|

Evropa Juglindore Rubrika Informative EDC
___________________________________
Nr.
6, gusht 2006
Parathėnie e botueses
Tė
dashura kolege
dhe tė dashur kolegė,
me siguri Ju duhet tė keni pyetur veten pėrse qė prej disa muajsh nuk
keni marrė asnjė Rubrikė Informative. Arsyeja pėr kėtė qėndron nė faktin,
qė donatori ynė e ka dhėnė miratimin e tij pėr financim nė
fund tė
pranverės
dhe mė pas
kishte
aq shumė punė, saqė vetėm tani mundėm tė bėnim gati numrin e gjashtė tė
kėsaj rubrike. Gjithsesi,
ne jemi shumė tė gėzuar, qė kėtė vit do tė mund tJu ofrojmė tre numra
tė rinj.
Pėr kėtė numėr special kam zgjedhur si temė Ujin, pasi me
siguri gjatė pushimeve tė verės
keni patur shpesherė kontakt me tė. Ėshtė nxehtė, kemi shumė etje, duam
tė bėjmė shpesh dush, apo tė notojmė nė det, lumė a liqen. Ndoshta Ju
keni qenė ndėrkohė nė njė vend pushimesh, ku uji papritur ėshtė
ndėrprerė, pasi nuk ka patur mjaftueshėm. |

|
Tani do tė
pyesni: po ēka tė bėjė kjo me edukimin e demokracisė? Epo, tė themi,
shumė mė
shumė
se ēmund tė mendohet nė njė vėshtrim tė parė! Tema e ujit ėshtė njė temė e
rėndėsishme,
madje njė temė e rėndėsishme politike! Uji ėshtė baza e ēdo ekzistence dhe
njėri nga problemet mė tė mėdha nė botė pėr faktin se ai ekziston nė sasi tė
pamjaftueshme dhe, krahas kėsaj, ėshtė shpėrndarė nė mėnyrė shumė tė
padrejtė.
Unė Ju ftoj, pra, tė merreni pak me kėtė temė, e cila, sipas gjykimit tim,
duhet tė ketė njė vend kryesor nė sistemin e edukimit, pasi ndėrgjegjėsimi
nė lidhje me problematikėn e ujit vazhdon tė jetė nė njė nivel tė ulėt.
Do tė dėshiroja tė falėnderoja shumė pėrzemėrsisht Elina Stock, praktikante
vullnetare pranė projektit tonė, e cila pėrgatiti pėr Ju kėtė temė dhe
shkroi kėtė rubrikė informative.
Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht duke
Ju
dėrguar urimet mė tė mira nė kėtė fillim tė ri pas pushimeve verore!
Ingrid Halbritter
PĖRMBAJTJA
Speciale-edc:
i pakėt,
shpėrndarė nė mėnyrė tė pabarabartė dhe i shumėkėrkuar: Uji njė temė e
domosdoshme nė kuadėr tė edukimit pėr zhvillim tė qėndrueshėm
Nė
fillim tė shek. XXI kriza e ujit nė mbarė botėn rėndohet pothuaj pa u vėnė
re nga njė pjesė e madhe e opinionit publik. Si pasojė e njė rritjeje
konstante tė popullsisė sė botės, e efekteve tė ndryshimit tė klimės dhe tė
administrimit tė papėrgjegjshėm tė burimeve ujore ndodh qė nė shumė rajone
tė botės tė ketė njė
zgjerim masiv
tė
fenomenit tė pamjaftueshmėrisė sė ujit. Ėshtė koha tė merremi me kėtė
problematikė, shkaqet dhe pasojat e saj, si dhe,
natyrisht, edhe me mundėsitė e tė vepruarit solidar.
nė internet:
Linklista mbi temėn e
ujit
Kėtu prezantohen
fushata dhe raporte organizatash ndėrkombėtare mbi problematikėn e ujit si
dhe organizata joqeveritare, qė merren me
trajtimin e kėsaj teme. Krahas kėsaj jepen edhe referenca faqesh tė ndryshme
interneti, tė cilat kanė materiale didaktike mbi kėtė temė.
impressum
_________________________________________________
speciale edc
I pakėt,
shpėrndarė nė mėnyrė tė pabarabartė dhe i shumėkėrkuar: Uji njė temė e
domosdoshme nė kuadėr tė edukimit pėr zhvillim tė qėndrueshėm
Elina Stock, M.A.
Pa ujė nuk ka
jetė.
Njerėzit, kafshėt dhe bimėt janė tė varur nga cikli natyror i ujit nė tokė.
Po kjo ėshtė duke dalė gjithnjė e mė shumė nga gjendja e ekuilibrit
kushtėzuar nga rritja e vazhdueshme e popullsisė, konsumimi dhe ndotja nė
rritje
e
rezervave tė ujit tė ėmbėl si dhe nga ngrohja e klimės globale. Numri i
njoftimeve nė lidhje me katastrofa pėrmbytjesh dhe thatėsirash ėshtė rritur,
po kėshtu shtimi
i numrit tė vendeve me probleme tė rėnda tė ujit po njeh
ritme shumė tė shpejta. Sipas informacioneve tė Kombeve tė Bashkuara nė
vitin 2025 njė ndėr tre njerėz do tė vuajė nga mungesa tė theksuara uji.
Madje sot 1,1 miliardė njerėz, pothuaj njė e gjashta e popullsisė botėrore,
nuk kanė asnjė mundėsi
shfrytėzimi tė ujit tė pastėr tė pijshėm. 2,6 miliardė njerėz nuk disponojnė
apo disponojnė nė njė masė tė pamjaftueshme
pajisje
sanitare. Ēdo ditė vdesin mė shumė se 6.000 njerėz (prej tė cilėve 4.000
fėmijė nėn moshėn 5 vjeē!) nga sėmundje diarreje dhe infeksionesh,
tė cilat kanė pėr shkak ujin e ndotur, mungesėn totale apo mangėsitė e
sistemit tė kanalizmeve tė ujėrave
tė zeza.
Pa ujė nuk ka
zhvillim.
Mundėsia e shfrytėzimit tė ujit tė pastėr tė pijshėm si dhe mundėsia pėr
pėrdorimin e ujit nė prodhimin e ushqimeve janė kushtet bazė pėr zhvillimin
ekonomik dhe social. Nėse uji ėshtė nė sasi tė pamjaftueshme dhe me njė
cilėsi tė mangėt,
atėherė kjo ka pasoja serioze nė mundėsitė e zhvillimit individual dhe
shoqėror. Duke filluar me gjendjen e keqe shėndetėsore
tė atyre, tė cilėve u duhet tė pinė ujė tė kontaminuar, duke vazhduar me
humbjen e kohės sė punės dhe tė kohės qė pėrdoret pėr edukimin e vajzave dhe
grave, qė duhet tė ecin nė kėmbė pėr orė tė tėra duke mbajtur ujė, e deri te
krizat e urisė pėr shkak tė sasive tė pakta apo edhe mungesės totale tė tė
korrave.
Mundėsia e
shfrytėzimit tė ujit ėshtė shpėrndarė nė mėnyrė shumė tė pabarabartė nė
nivel rajonal dhe social.
Ndėrsa pjesa mė e madhe e vendeve tė veriut janė pajisur me shumicė me kėto
burime jetėsore, janė veēanėrisht vendet e jugut,
qė vuajnė nga pamjaftueshmėria e ujit. Nė tė njėjtėn kohė,
brenda vendeve me rezerva tė pakta ujore konstatohet njė konkurrencė nė
rritje nė lidhje me kėtė mall tė kushtueshėm: ndėrsa ata,
qė kanė njė standard tė lartė mirėqenieje
notojnė nė ujė me plot kuptimin e fjalės,
shtresat e varfra tė popullsisė zor se mbulojnė nevojat e tyre dhe kanė rėnė
pré e njė rrethi vicioz mes mungesės sė ujit, varfėrisė, urisė, sėmundjeve
dhe vdekjes. Kjo ēon gjithnjė e mė shpesh nė pėrpjekje pėr tė
migruar
dhe, nė shumė
rajone, nė tensione dhe konflikte. Duke patur parasysh rritjen e shpejtė tė
popullsisė dhe tė konsumit gjithnjė e mė tė madh tė ujit lufta e
shpėrndarjes sė burimeve tė tij mes fshatit dhe qytetit dhe midis shteteve,
qė kanė
burime
tė pėrbashkėta ujore, do tė mprehet gjithnjė
e mė shumė. Uji ėshtė shndėrruar nė njė rrezik lufte. Parashikohet qė
pas 50 vjetėsh uji tė jetė mė i vlefshėm se ari dhe strategjikisht mė i
rėndėsishėm se nafta.
Komuniteti ndėrkombėtar i shteteve nė fillim tė shek.XXI e sheh veten tė
pėrballur me njė krizė serioze uji, pėr potencialin shpėrthyes tė sė
cilės raporti i parė i Kombeve tė Bashkuara mbi zhvillimet qė kanė tė bėjnė
me ujin nė botė, viti 2003, nuk lė vend pėr asnjė dyshim:
nga tė gjitha krizat lidhur me burimet natyrore dhe sociale
ėshtė kriza e
ujit ajo, qė kėrcėnon mė shumė mbijetesėn tonė dhe atė tė planetit tonė
Tokė.
Nė ditėn botėrore tė ujit kėtė vit, nė datėn 22 mars, kjo organizatė
botėrore ka prezantuar njė raport tė dytė me titullin Uji njė pėrgjegjėsi
e pėrbashkėt duke i vėnė theksin urgjencės sė problematikės mbarėbotėrore
tė ujit duke mbajtur parasysh zhvillimin e qėndrueshėm. Tė dy raportet mund
tė gjenden nė internet nė
adresėn
e mėposhtme:
http://www.unesco.org/water/wwap/wwdr/index.shtml
Pėrgjegjėsi e
pėrbashkėt
ėshtė
njė moto e mirė, pasi kur bėhet fjalė pėr tė ardhmen e planetit tonė,
atėherė jemi tė gjithė sė bashku tė pėrgjegjshėm si shoqėri botėrore.
Ndėrsa institucioneve politike u takon tė krijojnė
kushte tė pėrgjithshme tė pėrshtatshme pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm,
ėshtė detyra e insitucioneve tė edukimit tė zhvillojnė
vetėdijen pėr njė administrim tė pėrgjegjshėm tė burimeve natyrore nė tokė
si dhe pėr njė organizim mė tė drejtė dhe nė harmoni me mjedisin tė botės ku
ne jetojmė (shih pėr kėtė edhe
Rubrika informative EDC
Nr. 4).
Tė merresh nė
shkollė
nė mėnyrė intensive me temėn e ujit duket,
nė kėtė kontekst,
diēka
e domosdoshme. Dhe nė tė vėrtetė: nė shumė plane mėsimore qoftė nė lėndė
tė veēanta, qoftė si temė e tėrthortė shohim tė pėrmendet uji. Pėr fat tė
keq shpesh mungon aspekti i realizimit praktik, gjė qė shumė shpesh ka
tė bėjė me faktin, qė ekzistojnė shumė pak burime financiare dhe njerėzore
si dhe materialet pėrkatėse mėsimore. Por njė arsye tjetėr ėshtė edhe
ndėrgjegjėsimi shumė i pakėt i mėsuesve dhe nxėnėsve nė lidhje me krizėn e
ujit. Pikėrisht pėr kėto arsye unė kam mbledhur disa informacione, tė cilat
do tė lejonin njė vėshtrim tė pėrgjithshėm nė kėtė tematikė komplekse dhe,
shpresoj,
do
tJu nxisin qė
tė tematizoni mė shumė problematikėn e ujit nė fushėn Tuaj tė edukimit.
Planeti blu
Parė nga gjithėsia Toka duket si njė planet ngjyrė blu. Ajo ėshtė e mbuluar
nė njė masė 71% nga uji, pjesa mė e madhe e tė cilit ėshtė nė gjysmėn jugore
tė globit. Nga i
tėrė volumi i ujit, rreth 1.386 milonė kilometėr
kub, 96,5% e pėrbėn uji i kripur i detrave. Vetėm 3,5 pėr qind e ujrave nė
tokė janė ujra tė ėmbla, tė pėrshtatshme pėr ujė
tė pijshėm, ujitje nė bujqėsi apo pėr qėllime industriale. Gjithsesi,
pjesa mė e madhe e ujėrave tė ėmbla gjendet e
ngrirė nė Polin e Veriut nė formė akullnajash apo akujsh tė pėrjetshėm: Njė
pjesė tjetėr tė rėndėsishme pėrbėjnė ujėrat nėntokėsore. Ujėrat
e lumenjve, liqeneve tė brendshėm, tė atmosferės,
tokės dhe tė gjallesave janė relativisht tė parėndėsishme. Vetėm njė pjesė e
vogėl e ujrave tė ėmbla, rreth 0,3 pėr qind, ėshtė i disponueshėm si ujė i
pijshėm. Nėse rezervat ujore nė mbarė botėn do tė zinin vend nė njė vaskė
banjoje, kjo pjesė, qė do tė duhej tė pėrdorej nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr
njė vit tė tėrė, zor se do tė mbushte njė lugė ēaji.
dhe
jeta e tij e kėrcėnuar
Megjithėse rezervat e ujit tė ėmbėl pėrbėjnė vetėm njė pėr qind tė
sipėrfaqes sė tokės, ato u ofrojnė strehė rreth 12 pėr qind tė tė gjitha
specieve tė kafshėve, pėrfshirė kėtu rreth 41 pėr qind tė
tė gjitha specieve tė peshqve tė njohura deri mė tani. Por lumenjtė dhe
liqenet sa janė tė pasura me specie tė ndryshme,
aq janė edhe tė ndjeshme ndaj ndikimeve tė mjedisit. Mė shumė se njė e pesta
e tė gjitha llojeve tė peshqve tė ujrave tė ėmbla kėto vitet e fundit ėshtė
shuar ose kėrcėnohet nga shuarja totale, dhe nė disa rajone ėshtė zhdukur
madje e gjithė fauna e ujėrave tė ėmbla. Lista e
kuqe e specieve tė kafshėve dhe bimėve tė kėrcėnuara, publikuar nga
International Union for Conservation of Nature and Natural Resources ēdo dy
vjet, rritet nė mėnyrė tė vazhdueshme
(http://www.iucnredlist.org/)!
Kur fjala
ėshtė se cila ėshtė sasia e ujit tė ėmbėl nė dispozicion tė njerėzve, kėtu
nuk ka rėndėsi sasia e pėrgjithshme e ujrave tė ėmbėl tė tokės, por
shpejtėsia me tė cilėn cikli global i ujrave furnizon rezervat e ujėrave
tė ėmbla. Pra pėr njė shfrytėzim tė qėndrueshėm janė me rėndėsi vendimtare
tė ashtuquajturat burime tė rigjenerueshme
tė ujėrave tė ėmbla, tė cilat bien nė tokė nė
formė reshjesh. Nėse ujėrat nėntokėsore dhe liqenet lėshojnė mė shumė ujė
nga ēmarrin nėpėrmjet reshjeve, atėherė kėto burime gradualisht, nė terma
afatgjatė, do tė shuhen. Njė shembull i tillė
ėshtė liqeni Aral, vėllimi i tė
cilit qė nga viti 1950 ėshtė reduktuar nė njė masė 80 pėr qind, pasi
rrymave, qė e furnizojnė,
u ėshtė marrė shumė ujė pėr pėrdorim nė sistemet e ujitjeve nė sektorin e
bujqėsisė.
dhe
cikli i tij ujor

Cikli ujor
vihet nė lėvizje nga dielli. Pėrmes procesit tė avullimit, veēanėrisht nė
sipėrfaqen e detit, uji shkon nė atmosferė nė
formėn e ajrit tė lagėsht. Kėtu ajri i ngrohtė mund tė marrė
mė shumė lagėshtirė sesa ai i ftohtė.
Kur ajri i
ngrohtė ngrihet lart ai ftohet dhe kondensohet. Formohen kėshtu retė, prej
tė cilave uji del sėrish nė formė shiu, dėbore apo breshėri dhe i rikthehet
sipėrfaqes sė tokės. Njė pjesė e reve shndėrrohet nė reshje mbi dete, njė
tjetėr mbi tokė. Ndėrsa
njė pjesė e kėtij uji avullon nga sipėrfaqet pa bimėsi (evaporacioni), pjesa
tjetėr shkon nė brendėsi tė tokės dhe pėrmes transpirimit tė bimėve rivjen
sėrish nė atmosferėn e tokės (pėrmbledhtaz: evapotranspirimi). Uji i
reshjeve shkon sėrish nė dete pėrmes rrymave nėntokėsore, pėrrenjve dhe
lumenjve.
Nė vit bien mesatarisht rreth 113.000 km³ reshje mbi kontinentet dhe ishujt
e kėsaj toke. Prej kėsaj sasie 72.000 km³ avullojnė sėrish nė atmosferė.
Mbeten,
pra,
plot 41.000 km³ nė vit, tė cilat mund tė mbushin sėrish rezervat e ujrave
nėntokėsore apo mund tė kthehen nė det pėrmes lumenjve apo rrugėve tė tjera.
Mė shumė se gjysma
e kėsaj sasie
(28.000 km³) derdhet nė det e pashfrytėzuar nė raste pėrmbytjesh, 5.000 km³
tė tjerė derdhen nė territore, ku uji mund tė shfrytėzohet vetėm pjesėrisht
pėr
pėrdorim
njerėzor. Nė kėtė mėnyrė kufiri i sipėrm i sasisė sė shfrytėzueshme dhe tė
rigjenerueshme tė ujit qėndron mes 9.000 dhe 14.000 km³ nė vit. Njė pjesė e
konsiderueshme nevojitet pėr ruajtjen e ekosistemeve tė natyrshme.
Disponueshmėria, pamjaftueshmėria dhe mungesa e ujit
Megjithėse uji rigjenerohet nė mėnyrė tė vazhdueshme pėrmes ciklit tė
sipėr-pėrshkruar, ai mbetet njė burim i kufizuar. Mundėsia e ēkripėzimit tė
ujit tė detit ka zgjuar shpresat, pėr pėrdorimin e detrave si burime tė
pashtershme uji tė ėmbėl; por gjithsesi,
kjo teknikė ėshtė dhe mbetet e shtrenjtė, rėndon mjedisin dhe konsumon shumė
naftė, e cila gjithashtu po bėhet gjithnjė e mė pakėt.
Me rritjen e vazhdueshme tė popullsisė ulet edhe sasia e disponueshme e ujit
pėr person. Pėr njė numėr tė pėrgjithshėm popullsie tė botės prej 6,6
miliardė banorėsh llogaritet, qė ēdo personi nė vit ti takojė njė sasi
mesatare prej 1.500 deri 2000 m³. Kjo do tė thotė rreth 30 pėr qind mė pak
se nė vitin 1970, kur nė botė kishte vetėm katėr miliardė njerėz. Nėse do tė
shfrytėzohej nė mėnyrė tė kujdesshme uji i disponueshėm nė sasinė aktuale do
tė mjaftonte edhe sot pėr tė gjithė, madje teorikisht pėr plot 20 miliardė
njerėz. Por rezervat ujore tė natyrshme janė shpėrndarė nė mėnyrė tė
padrejtė, pasi shiu dhe reshjet e tjera bien nė mėnyrė tė parregullt
nga pikėpamja
kohore dhe rajonale.
Nė disa zona tė tokės bien sasi tė mėdha reshjesh, si pėr shembull mbi
ishujt e Paqėsorit (nė vit deri 11.500 mm nė Kanuai, Havai)
apo nė vende tė tjera nė Indi (Cherrapunji, nė vit 11.477 mm). Ndėrsa nė
zona thatėsire ka shumė pak reshje (Lima: 41 mm; El Golea nė Algjeri: 50 mm;
Khartoum nė Sudan: 160 mm) dhe ka zona,
sikurse ėshtė shkretėtira e Atakamės nė Kili,
ku
vėrtetė
nuk bie asnjėherė shi.
Si masė e disponueshmėrisė sė ujit pėr njė vend apo njė rajon merret sasia
vjetore
e ujit tė rigjenerueshėm pėr person. Nė Zvicėr pėr shembull, kėshtjellėn e
ujit tė Evropės, ēdo njeri ka nė dispozicion 6.520 m³ burime tė
rigjenerueshme
uji nė vit. Ndėrsa nė
Arabinė
Saudite, njėrin nga vendet mė tė varfra mė ujė, vetėm 160 m³. Aktualisht mė
shumė se njė gjysėm miliard njerėz jetojnė nė vende, ku zotėrojnė mungesa
apo pamjaftueshmėria e ujit.
Termat
"mungesė
uji"
dhe
"pamjaftueshmėri
uji"
janė pėrcaktuar nė mėnyrė fikse nė nivel ndėrkombėtar. Sipas pėrkufizimit tė
hidrologes suedeze Malin Falkenmark nė ato vende, ku sasia e disponueshme e
ujit tė ėmbėl tė rigjenerueshėm nuk i kalon 1700 m³ pėr person nė vit, kemi
tė bėjmė me pamjaftueshmėri uji. Ato vende, sasia vjetore e
ujit tė
tė cilave
pėr person ėshtė poshtė 1000 m³, janė tė prekura nga mungesa e ujit, ndėrsa
ato poshtė 500 m³ cilėsohen si vende me mungesa ekstreme. Nė vitin 1995,
12 vende kanė vuajtur mungesa ekstreme tė ujit, dhe tendenca ėshtė nė rritje
nė mėnyrė analoge me rritjen e popullsisė.
Njėzet shtetet
me disponueshmėrinė mė tė vogėl tė ujit nė vitin 1995
|
Vendi |
Popullsia
(nė mijė) |
Uji nė
m³
pėr person |
|
Malta |
367 |
82 |
|
Katar |
548 |
91 |
|
Kuvajt |
1691 |
95 |
|
Libi |
5407 |
111 |
|
Bahrein |
557 |
162 |
|
Singapor |
3327 |
180 |
|
Barbados |
261 |
192 |
|
Arabia Saudite |
18255 |
249 |
|
Jordania |
5373 |
318 |
|
Jemen |
15027 |
346 |
|
Izrael |
5525 |
389 |
|
Tunizi |
8987 |
434 |
|
Algjeri |
28109 |
527 |
|
Burundi |
6064 |
594 |
|
Ishujt Kapverdike |
386 |
777 |
|
Oman |
2207 |
874 |
|
Emiratet e Bashk. Arabe |
2210 |
902 |
|
Egjipt |
62096 |
936 |
|
Kenia |
27150 |
1112 |
|
Marok |
26524 |
1131 |
Njėzet shtetet me disponueshmėrinė mė tė vogėl tė ujit nė vitin 2050
|
Vendi |
Popullsia
(nė
mijė) |
Uji nė
m³
pėr person |
|
Libi |
19109 |
31 |
|
Kuvajt |
3406 |
47 |
|
Katar
|
861 |
58 |
|
Malta |
442 |
68 |
|
Arabia Saudite |
59812 |
76 |
|
Jemen |
61129 |
85 |
|
Bahrein
|
949 |
96 |
|
Jordani |
16671 |
103 |
|
Singapor
|
4190 |
143 |
|
Barbados |
306 |
163 |
|
Oman |
10930 |
177 |
|
Burundi |
16937 |
213 |
|
Izrael
|
9144 |
235 |
|
Tunizi
|
15907 |
245 |
|
Algjeri |
58991 |
251 |
|
Ishujt Kapverdike |
864 |
347 |
|
Somali |
36408 |
371 |
|
Ruanda |
16937 |
372 |
|
Kenia |
66054 |
457 |
|
Egjipt |
115480 |
503 |
Ndėrsa sot
rajonet mė tė prekura nga mungesa e ujit janė Lindja e Afėrt dhe e Mesme si
dhe Afrika e Veriut, nė 50 vitet e ardhshme mungesa tė mėdha uji do tė ketė
veēanėrisht nė Afrikė, nė jug tė shkretėtirės sė Saharasė. Njė shkak
thelbėsor pėr kėtė ėshtė fakti, qė popullsia e atjeshme nė kėtė periudhė do
tė jetė dyfishuar, pėr tė mos thėnė deri trefishuar.
Por mungesa e ujit ka prekur jo vetėm vende nė zhvillim por edhe vende
industriale tė pasura si Spanja, SHBA, Japonia dhe pjesė tė Britanisė sė
Madhe.
Kėtė
konstaton njė raport i
WWF
(World
Wide
Fund for Nature -
http://www.panda.org/).
Organizata pėr mjedisin kėrkon nė mėnyrė urgjente njė shfrytėzim mė tė
kursyeshėm dhe tė kujdesshėm tė ujit dhe me tė drejtė: nė vendet
industriale konsumohet nė ditė pėr person njė sasi mesatare rreth dhjetė
herė mė e madhe se ajo nė vendet nė zhvillim. Thėnė mė konkretisht: Nė
Amerikėn e Veriut dhe Japoni konsumi ditor i ujit pėr person arrin 350 litra,
dhe nė Evropė nga njė person konsumohet mesatarisht 200 litra ujė nė ditė,
ndėrsa
nė zonėn e Saharasė
sė Poshtme
njerėzve u duhet tė mbulojnė nevojat e tyre ditore elementare (pėr tė pirė,
ngrėnė, larė etj) me vetėm 10 deri 20 litra.
Edhe
konsumi i ujit,
pra,
varion nė njė masė tė
konsidureshme nga rajonet si dhe varet nė mėnyrė vendimtare nga stili i
jetės, niveli i zhvillimit dhe
zakonet
e tė ushqyerit nė rajonet pėrkatėse. Por pėr ēfarė konkretisht i nevojitet
njeriut gjithė ky ujė?
Konsumi i
ujit
Uji i
nevojshėm pėr konsum njerėzor pėrfshin konsumin e drejtpėrdrejtė tė ujit tė
pijshėm, atė pėr mbulimin
e nevojave tė jetės sė pėrditshme si tė ngrėnėt, higjenėn etj (konsumi i
ujit nė ekonomitė shtėpiake) si dhe pėr nevojat nė sektorėt e bujqėsisė,
industrisė
dhe shėrbimeve. Pra konsumi i ujit ėshtė jo vetėm njėsi matėse pėr sasinė e
ujit tė kėrkuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė por edhe pėr plotėsimin e
nevojave indirekte. Krahas kėsaj nė produktet e konsumuara prej nesh gjendet
edhe njė sasi uji e
fshehur ujė,
qė ėshtė dashur pėr prodhimin e ushqimeve dhe qė nė qarkullimin ndėrkombėtar
quhet ndryshe edhe si ujė virtual.
nė
bujqėsi
Pjesa mė e
madhe e ujit gjithsej 70 pėr qind e ujit tė disponueshėm nė mbarė botėn
konsumohet nė bujqėsi. Plot 250 milionė hektarė sipėrfaqe bujqėsore
ujiten me kėtė sasi uji. Kėto pėrbėjnė vetėm 17 pėr qind tė tė gjithė
sipėrfaqes bujqėsore, por qė prej tė cilave pėrftohet mė shumė se njė e
treta e tė korrave tė tė gjithė botės. Nė dy tė tretat e vendeve konsumin mė
tė madh tė ujit e shėnon bujqėsia. Veēanėrisht i
lartė
ėshtė ky konsum nė zonat me thatėsirė si pėr shembull nė Lindjen e Afėrt,
Afrikėn e Veriut dhe nė jugperėndim tė SHBA, ku gjatė pothuaj tė gjithė
vitit ujitet nė mėnyrė artificiale. Edhe shtete tė tjera, si Pakistani,
India, Indonezia dhe Kina janė tė varura nga ujitja e tokave bujqėsore; nga
kjo ata marrin mė shumė se gjysmėn e prodhimeve tė tyre ushqimore. Qė tė
mund tė ushqehet popullsia nė rritje, duhen pėrftuar e ujitur gjithnjė e mė
shumė
sipėrfaqe bujqėsore. Vitet e fundit ka shėnuar rritje edhe konsumi
i
ujit nė sektorin e rritjes sė gjedhėve.
Tabela e
mėposhtėme liston me anė shembujsh nevojat pėr ujė pėr njėsi pėr produkte tė
rėndėsishme ushqimore.
Nevojat pėr
ujė nė prodhimin e produkteve ushqimore (pėr
njėsi))
|
Produkti |
Njėsia |
Nevoja pėr ujė nė
m³ |
|
gjedhė |
kafshė |
4.000 |
|
dele dhe dhi |
kafshė |
500 |
|
mish lope/viēi,
i freskėt |
kilogram |
15 |
|
mish deleje / qengji, i freskėt |
kilogram |
10 |
|
mish shpendėsh, i freskėt |
kilogram |
6 |
|
drithėra |
kilogram |
1,5 |
|
limona dhe portokalle |
kilogram |
1 |
|
bishtaja, rrėnjė dhe zhardhokė |
kilogram |
1 |
nė industri
dhe energjitikė
22 pėr qind tė tė gjithė konsumit botėror tė ujit e shėnojnė industria dhe
energjitika. Kjo pėrqindje varion nė pėrputhje me strukturat pėrkatėse
ekonomike dhe ėshtė e lidhur ngushtė me tė ardhurat dhe mirėqenien.
Ajo shkon nga 10 pėr qind nė vendet me tė ardhura tė pakta dhe tė mesme nė
59 pėr qind nė vendet me tė ardhura tė larta. Nė Evropė mė shumė se gjysma e
ujit tė disponueshėm konsumohet nė sektorėt e industrisė dhe tė prodhimit tė
energjitikės.
Industria e pėrdor ujin pėr ftohje, pėrpunim, pastrim dhe heqje plehrash.
Mė poshtė do tė gjeni njė Tabelė pėrmbledhėse mbi konsumin e ujit nė
prodhimin e disa produkteve:
|
|
3 Liter |
|
1 kg PVC |
550 Liter |
|
1 kg
fije e ngjyrosur |
2.500 Liter |
|
1 xhinse pambuku |
8.000 Liter |
|
1 T-Shirt pambuku |
4.000 Liter |
|
1 t ēelik |
20.000 Liter |
|
1 PC |
30.000 Liter |
|
1 t benzinė |
70.000 Liter |
|
1 t celulozė
|
550.000 Liter |
|
1 t letėr
|
500.000 bis 1.500.000 Liter |
|
1 makinė |
100.000 bis 380.000 Liter |
Uji merr njė
rėndėsi tė veēantė nė prodhimin e energjisė, veēanėrisht pėr prodhimin e
rrymės elektrike nga fuqia hidrike si dhe nė pėrdorimin e tij pėr qėllime
ftohjeje nė termocentrale. Centralet atomike dhe ato me substanca djegėse
fosile janė konsumatorėt industrialė mė tė mėdhenj nė kėtė drejtim; ato
pėrdorin sasira tė paimagjinueshme uji pėr ftohje. Nė fakt pjesa mė e madhe
e
ujit tė
pėrdorur nė industri rikthehet nė ciklin ujor, por nė kėto raste ai ėshtė
shpesh i ndotur me substanca kimike apo metale tė rėnda apo ėshtė aq i
ngrohur, sa dėmton
edhe sistemet ekologjike tė ujit.
nė ekonomitė
shtėpiake
Konsumi i ujit nė ekonomitė private shtėpiake, nė struktura tė tilla si
restorante apo spitale pėrbėn pjesėn mė tė vogėl tė konsumit tė ujit nė
mbarė botėn. Mesatarisht ai kap vlerėn e tetė pėr qind. Qė kjo pjesė ėshtė
shpėrndarė nė mėnyrė tė padrejtė mendoj se nuk ka nevojė tė pėrmendet
rishtazi.
E megjithatė unė do ta bėj duke marrė pėr konkretizim disa shifra:
Nė Kaliforninė e Jugut me aq shumė lulishte, pishina apo sheshet e
stėrmėdha tė golfit konsumi ditor shkon nė 3.000 litra nė ditė pėr person.
Sipas informacioneve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetit
(WHO -
http://www.who.int/en/)
nevoja
minimale e njė njeriu pėr ujė nė ditė ėshtė 50 litra, qė ai tė mundė nė njė
farė mėnyre tė bėjė njė jetė tė denjė.
Por jo tė gjithė njerėzit e kanė nė dispozicion njė sasi tė tillė; 1,1
miliardė njerėz nė mbarė botėn nuk kanė as 20 litra nė ditė. Nė shumė rajone
tė Indisė,
gratė tė cilat duhet tė sigurojnė sasinė e nevojshme tė ujit nė ditė,
duhet tė ecin nė kėmbė deri nė dymbėdhjetė kilometra, pėr tu kthyer nė
fshatrat e tyre me (shpresojnė!) nja dy enė tė mbushura me ujė pusi mbi kokė.
Ndėrsa nga anėt tona shumica prej nesh ėshtė mėsuar tė ketė ujė vazhdimisht
tė rrjedhshėm nga rubineti nė njė tė zgjatur dore dhe vetėm pėr
njė tė
shplarė tualeti konsumohet e njėjta sasi uji, qė nė ndonjė vend tjetėr do
ti siguronte mbijetesėn njė familjeje tė tėrė. Krahasimi i mėposhtėm i
konsumit tė ujit nė njė familje austriake dhe indiane bėn tė qartė se ku
qėndrojnė potencialet e kursimit:
|
Konsumi ditor i ujit
pėr person prej 150 l nė njė familje austriake
ndahet si mė poshtė: |
Konsumi ditor i ujit
pėr person prej 25 l nė njė familje indiane
ndahet si mė poshtė: |
|
Shplarje e tualetit
|
48
litra |
Shplarje e tualetit |
0,25 litra |
|
banjo, dush |
43
litra |
banjo, dush |
8 litra |
|
larje rrobash |
18
litra |
larje rrobash |
0 litra |
|
kujdesi pėr trupin
|
9
litra |
kujdesi pėr trupin |
0 litra |
|
larje enėsh
|
6
litra |
larje enėsh |
9 litra |
|
ujitje e kopshtit |
6
litra |
ujitje e kopshtit |
0 litra |
|
pėr tė pirė, gatuar
|
3
litra |
pėr tė pirė, gatuar
|
3,75 litra |
|
larje e makinės
|
3
litra |
larje e makinės |
0 litra |
|
tė tjera |
14
litra |
tė tjera |
4 litra |
|
shuma
|
150
litra |
shuma
|
25 litra |
Shkaqet dhe
pasojat e mungesės sė ujit
Nėse e shohim nė mbarė botėn,
kėrkesa pėr ujė rritet me ritme dyfish
mė
tė shpejta se numri i popullsisė. Sipas njė vlerėsimi tė Kombeve tė
Bashkuara deri nė vitin 2035 tė paktėn 40% e popullsisė botėrore do tė
jetojnė nė ato vende, ku mbizotėron mungesa kronike e ujit. Krahas faktit
tė pandryshueshėm,
qė uji ėshtė njė burim i kufizuar dhe i shpėrndarė nė mėnyrė tė padrejtė nga
pikėpamja rajonale, dhe numrit nė rritje tė njerėzve qė jetojnė nė tokė,
pra,
edhe konsumit nė rritje tė ujit, ka njė sėrė arsyesh tė tjera pėr krizėn e
ujit, ndaj tė cilave mund tė luftohet. Kėtu bėjnė pjesė:
Shpėrdorimi i
ujit pėrmes
metodash
joefektive tė ujitjes nė bujqėsi
mėnyrave
tė praprambetura tė tė prodhuarit nė industri
humbjeve nė
linja
nevojave gjatė
kohės sė lirė apo turizmit
Ndotja e ujit
nga
mungesa e
kanalizimeve
pesticidet nga
bujqėsia
ujėrat
e mbetura
industriale
depėrtimi i
ujit tė kripur pėrmes largimit tė ujrave nėntokėsorė
Dėmtime tė
sistemit ekologjik
Shpyllėzimet,
erozioni i tokės, dyllosje e tokės
Ndyshimi i
klimės
Kėto shkaqe janė tė shumėllojshme dhe ndodhen nė njė raport varėsie
komplekse nga mėnyrat e ndryshme tė jetesės njerėzore, veēanėrisht me
sjelljet konsumatore nė shoqėritė moderne, tė cilat ia vlejnė tė
rishqyrtohen, nėse shohim pasojat e tmerrshme sociale dhe ekologjike (shih
http://www.dadalos.org/nachhaltigkeit_alb/index.htm).
Pasojat e mungesės sė ujit prekin para sė gjithash shtresat e varfra tė
shoqėrisė, tė cilave u mungojnė mjetet pėr tė siguruar mundėsinė e
shfrytėzimit tė ujit tė pastėr. Pėr njerėzimin varfėria ėshtė
njėkohėsisht simptomė dhe pasojė e krizės sė ujit, pėrmasat e tė cilave po i
pėrmbledh edhe njėherė mė poshtė:
-
Pothuaj 80%
e tė gjitha sėmundjeve nė vendet nė zhvillim shkojnė paralel me
mungesėn e ujit. Njė infrastrukturė e munguar apo e mangėt e furnizimit me
ujė tė pijshėm (p.sh. kur nuk ka puse ose linja ujėsjellėsi) dhe pėr
pėrpunimin e ujit (p.sh. kur mungojnė impiantet e pastrimit) u kushton
jetėn ēdo vit 12 milionė njerėzve dhe
shkakton njė vdekshmėri tė lartė te fėmijėt.
-
Si pasojė e
mungesės sė ujit lindin probleme tė konsiderueshme me ushqimet.
-
Mungesa e
ujit ėshtė shkaktar i largimeve nga fshati dhe rritjes sė vrullshme
tė metropoleve. Nė botė numėrohen rreth 25 milionė
njerėz tė larguar pėr shkak tė ujit.
-
Mungesa e
ujit ėshtė motiv i konflikteve kėrcėnuese ndėr- dhe
brendashtetėrore.
-
Mungesa e
ujit shkakton edhe shfrytėzimin e natyrės dhe shkatėrrimin e
burimeve natyrore.
-
Disponueshmėria e ujit pėrdoret si instrument pushteti dhe shtypjeje.
Eleminimi i
varfėrisė, ndryshimi i
zakoneve
jo tė qėndrueshme tė konsumit dhe mėnyrave tė prodhimit si dhe mbrojtja e
burimeve natyrore nga mbishfrytėzimi dhe ndotja janė kushtet paraprake
thelbėsore pėr zgjidhjen e krizės sė ujit, e cila edhe pse jo nė tė
njėjtėn masė na prek tė gjithė. Tė zhvilluarit e vetėdijes nė lidhje me
kėtė ėshtė
njė
ndėr detyrat mė tė rėndėsishme tė edukimit pėr zhvillim tė qėndrueshėm. Uji
ėshtė njė e mirė e pėrbashkėt e tė gjithė njerėzimit, e cila duhet ruajtur
nė respekt tė brezave tė ardhshėm. Andaj pjesė e pėrmbajtjes sė edukimit pėr
zhvillim tė qėndrueshėm duhet tė jetė edhe pėrēimi i mundėsive tė
shfrytėzimit tė ujit si njė e drejtė njerėzore.
E drejta e
njeriut pėr ujė
Filozofi grek Plato ka thėnė para pothuaj 2500 vjetėsh: Uji ėshtė gjėja mė
e nevojshme pėr tė ruajtur jetėn, dhe pikėrisht uji ėshtė shumė i lehtė pėr
tu prishur. Pėr kėtė arsye nevojitet njė ligj, qė ta mbrojė atė. Thėnia e
tij nuk e ka humbur aspak aktualitetitn. Proceset e sotme tė pakėsimit dhe
komercializimit tė ujit bėjnė, qė mundėsitė e shumė njerėzve pėr ta
shfrytėzuar atė tė jenė tė kufizuara, nėse ata nuk do tė mund tė paguajnė.
Kjo vlen edhe pėr
Evropėn,
kėshtu,
pėr shembull,
nė Britaninė e Madhe ku ēmimet e ujit nė kuadėr tė proceseve tė
privatizimmit tė Furnizimit me ujė tė pijshėm dhe kanalizimeve nė vitet 80
kanė shėnuar gjithnjė rritje. Kjo ka ēuar gjithnjė e mė shumė nė kėrkesa tė
lėvizjeve sociale pėr tė njohur tė drejtėn mbi ujin si tė drejtė njerėzore
dhe pėr tė garantuar plotėsimin e nevojave thelbėsore pėr ujė, mundėsinė e
shfrytėzimit tė ujit tė pijshėm dhe shpėrndarjen e drejtė tė tij.
E drejta pėr ujin nuk ėshtė pėrmendur nė mėnyrė specifike nė Deklaratėn mbi
tė Drejtat e Njeriut; kėshtu nė
Deklaratėn e Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut vtė
vitit 1948 kjo e drejtė ėshtė njohur vetėm nė mėnyrė indirekte si pasojė e
nenit 25: Ēdo njeri ka tė drejtė pėr njė standard jetese tė pėrshtatshėm me
shėndet dhe mirėqėnie.... Nė vitin 1976 e plotėsojnė kontekstin
edhe ardhja nė fuqi e dy pakteve
pėr
tė drejtat
civile dhe ato
politike (Pakti Civil) si dhe
pėr
tė drejtat,
ekonomike,
sociale dhe kulturore (Pakti Social) (shih
http://www.dadalos.org/alb/Menschenrechte/start_mr.htm).
Kėto tė drejta u vlerėsuan sėrish nė mbarė botėn nė vitet '90, pėr shembull
me anė tė analizave kritike nė raportet mbi tė drejtat e njeriut,
qė hartoheshin nga shtetet ēdo pesė vjet, ku tė drejtės mbi ujin i kushtohej
mė shumė vėmėndje. Njė hap i rėndėsishėm ishte edhe emėrimi nė vitin 2001 i
hartuesit tė njė raporti special mbi tė drejtėn pėr ujė nga Nėnkomisioni i
Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Njeriut.
Shumė progresiv nė kontekstin e konfirmimit zyrtar tė sė drejtės mbi ujin
nga ana e Kombeve tė Bashkuara ka qenė Komenti i Pėrgjithshėm i 15-tė rreth
tė drejtės mbi ujin nė nėntor 2002, i cili u miratua nga Komisioni i
Kombeve tė Bashkuara pėr tė
Drejtat
Ekonomike,
Sociale dhe Kulturore.
Duke u nisur nga fakti, se pa njė furnizim tė pėrshtatshėm me ujė nuk mund
tė ketė mbijetesė fizike dhe njė jetė tė shėndetshme, ky komision e sheh tė
argumentuar tė drejtėn pėr ujė para sė gjithash nė nenin 11 tė Paktit
Social (E drejta pėr njė standard tė pėrshtatshėm jetese). Sipas gjykimit
tė Komisionit e drejta pėr ujė i lejon ēdo njeriu tė pretendojė ujė tė
mjaftueshėm, tė sigurt, tė pranueshėm, fizikisht tė shfrytėzueshėm dhe tė
pagueshėm pėr pėrdorim personal dhe shtėpiak. Kėtu bėn pjesė para sė
gjithash uji pėr tė pirė, gatuar dhe ai,
qė pėrdoret nė higjenėn personale dhe tė shtėpisė.
Konkretisht
kjo do tė thotė qė uji duhet
-
tė jetė i
disponueshėm nė sasi tė mjaftueshme. Nuk jetet njė shifėr e saktė nė
lidhje me sasinė. Gjithsesi,
mund tė merret si e mirėqenė, qė tė paktėn 20 litra nė ditė pėr person
janė tė domosdoshme pėr tė qenė mėnyrė tė vazhdueshme i mbrojtur nga
mangėsitė dhe sėmundjet, qė rrezikojnė shėndetin.
-
tė jetė jo
shumė larg dhe i arritshėm pa rrezikuar trupin dhe jetėn (fizikisht i
shfrytėzueshėm). Edhe kėtu nuk mund tė pėrcaktohet nė mėnyrė tė
njėkuptimtė, se cila duhet tė jetė gjatėsia maksimale e rrugės deri te
burimi i ujit. Gjithsesi vėzhgime kanė traguar, se nėse rruga ėshtė mė e
gjatė se gjysėm ore, nė shtėpi zor se sillet njė sasi e mjaftueshme
uji. Nė pėrkufizimin e shfrytėzueshmėrisė
sė ujit"
flitet pėr njė distancė
maksimale
tė mundshme deri nė njė kilometėr.
-
tė
dėshmojė njė cilėsi tė caktuar, e cila nuk do tė dėmtonte shėndetin
(i sigurt), si dhe tė jetė i pranueshėm lidhur me elementet
e erės, pamjes etj (i pranueshėm).
-
tė jetė i
pagueshėm, pra tė mos jetė aq i shtrenjtė, sa sasia e nevojshme tė
mos mund tė sigurohet apo tė sigurohet vetėm nė dėm tė elementeve
tė tjerė jetėsorė, sikurse janė ushqimi, banesa, veshja etj.
Komentet
janė sqarime nė lidhje me marrėveshje ndėrkombėtare mbi tė drejtat e njeriut,
tė cilat nė tė vėrtetė nuk kanė status juridik, por ndikojnė sė tepėrmi nė
intepretimin e pakteve. Nė pėrballjet konfliktuale lidhur me furnizimin me
ujė tė tė varfėrve dhe brezave tė ardhshėm komenti ėshtė njė pikė e
rėndėsishme referimi.
Kėshtu pėr shembull njė Gjykatė nė rajonin e Cordoba-s nė Argjentinė dėnoi
qytetin dhe provincėn ndėr tė tjera edhe pėr shkelje tė sė drejtės sė
njeriut pėr ujė duke iu referuar Paktit. Ato u detyruan qė tė furnizonin
gratis me ujė paditėsit nga pjesėt e prekura tė qytetit pėr aq kohė sa
problemi tė zgjidhej. Si rezultat i kėtij vendimi personat pėrgjegjės nė
qytet dhe provincė filluan punimet pėr pėrmirėsimin dhe zgjerimin e sistemit
tė furnizimit me ujė dhe kanalizimeve.
Ky shembull tregon se sa tė rėndėsishme janė kėto dokumente, nėse kėrkohet
tė ushtrohet presion mbi qeverinė nė rast shkeljeje tė sė drejtės pėr ujė.
Gjithsesi, e drejta pėr ujė deri tani nuk ėshtė pėrfshirė nė detyrimet e njė
shteti, pasi nuk ėshtė pjesė pėrbėrėse eksplicite e ndonjė marrveshjeje
ndėrkombėtare. Propozimi mė i shpeshtė nė lidhje me kėtė ėshtė njė konventė
ndėrkombėtare mbi tė drejtėn pėr ujė. Njė konventė e tillė do tė vendoste
standarde tė detajuara nė tė drejtėn ndėrkombėtare lidhur me tė drejtėn pėr
ujė, tė cilat do tė kapėrcenin kufijtė e Komentit tė Pėrgjithshėm dhe krahas
kėsaj do tė ishin tė juridikisht tė detyrueshme.
Kėrkesa pėr njohjen e tė drejtės sė njeriut pėr ujė po gjen njė mbėshtetje
gjithnjė e mė tė madh nė nivel ndėrkombėtar. Nė njė kohė kur miliona njerėz
duhet tė luftojnė pėr mundėsinė e shfrytėzimit tė ujit, pra pėr mbijetesėn e
tyre, organizata shtetėrore dhe jo-shtetėrore i kanė shpallur luftė kėsaj
situate. Edhe kjo ėshtė njė luftė e ashpėr nėse kemi parasysh interesat
kontradiktore politike dhe ekonomike!
[shko te pėrmbajtja]
_________________________________________________
Nė internet
Linklista mbi temėn e ujit
Fushata,
raporte dhe masa tė nivelit ndėrkombėtar
http://www.un.org/waterforlifedecade/
Faqja zyrtare e internetit mbi Dekadėn Uji
pėr jetėn, tė shpallur nga Kombet e Bashkuara
mė 22 mars 2005, e cila
vė nė dispozicion informacione nė pesė gjuhėt zyrtare tė Organizatės
(gjuhėt arabe, kineze, angleze, frėnge dhe spanjolle).
http://www.unwater.org/
Faqe interneti nė anglisht nga UN-Water,
njė mekanizėm brenda Kombeve tė Bashkuara, i cili u
krijua nė vitin 2003 - pas Samitit pėr zhvillim tė Qėndrueshėm nė
Johannesburg. Qėllimi i tij ėshtė mbėshtetja e shteteve nė arritjen e
Objektivave tė Mijėvjeēarit pėr Zhvillim nė sektorin e ujit deri nė vitin
2015.
http://www.worldwaterday.org/
Kėtu gjen informacione nė lidhje me ditėn botėrore tė
ujit nė 22 mars nė anglisht, frėngjisht, portugalisht dhe spanjisht.
Krahas kėsaj ka edhe shumė linke nė lidhje me oferta tė tjera informacionesh
mbi temėn e ujit.
http://www.wateryear2003.org/
Faqja zyrtare e internetit tė UNESCO-s rreth
Vitit tė ujėrave tė ėmbla 2003 nė
anglisht, frėngjisht dhe spanjisht.
http://www.iydd2006.org/
Faqja zyrtare e internetit tė UNESCO-s rreth
Vitit ndėrkombėtar tė shkretėtirave dhe formimit tė shkretėtirave
2006 nė anglisht, frėngjisht dhe spanjisht.
http://www.unesco.org/water/wwap/wwdr1/
Nė kėtė faqe interneti tė UNESCO-s ka informacione
tė ndryshme nė lidhje me raportin e parė tė OKB-sė mbi zhvillime botėrore nė
fushėn e ujėrave Uji ėshtė jetė
nga viti 2003 nė anglisht, frėngjisht dhe spanjisht.
Versioni i plotė i raportit ėshtė i disponueshėm nė tė pesė gjuhėt zyrtare
tė Kombeve tė Bashkuara si dokument pdf.
http://www.unesco.org/water/wwap/wwdr2/
Nė kėtė faqe interneti tė UNESCO-s ka informacione
tė ndryshme nė lidhje me raportin e dytė tė OKB-sė mbi zhvillime botėrore nė
fushėn e ujėrave Uji njė pėrgjegjėsi e pėrbashkėt
nga viti 2006 nė anglisht, frėngjisht dhe spanjisht.
Edhe vetė raporti mund tė shkarkohet nga interneti si njė
dokument pdf; pėrkthimet nė gjuhė tė tjera do tė
vijojnė.
http://assets.panda.org/downloads/rich_countries_poor_water_final_170706.pdf
Kėtu mund tė gjeni raportin nė anglisht tė organizatės mjedisore
WWF (World Wide Fund for Nature) me
titulli Rich Countries Poor Water.
http://www.iucnredlist.org/
Faqe e Bashkimit Ndėrkombėtar pėr mbrojtjen e natyrės (International
Union for Conservation of Nature and Natural Resources),
e cila publikon ēdo vit listėn e kuqe me llojet e kafshėve dhe bimėve tė
kėrcėnuara.
http://www.helvetas.ch/
Faqe interneti e Shoqatės Zviceriane pėr Bashkėpunim
Ndėrkombėtar nė gjuhėt gjermane, angleze, frėnge dhe italiane.Tema e ujit
ėshtė njė ndėr sektorėt kryesorė tė punės sė Helvetas.
http://www.menschen-recht-wasser.de/
MenschenRechtWasser (e drejta e njeriut pėr ujė)
ėshtė njė fushatė e njė organizate joqeveritare gjermane Bukė pėr Botėn.
Shumė informacione tė kėsaj faqeje voluminoze janė nė gjuhėt gjermane,
angleze dhe spanjolle, si pėr shembull Komenti i Pėrgjithshėm mbi tė Drejtėn
pėr Ujė.
Materiale didaktike mbi temėn e ujit
http://ga.water.usgs.gov/edu/watercycle.html
Diagrami i Ciklit Ujor
nė 33 gjuhė (ndėr tė
tjera shqip, bullgarisht, kroatisht, maqedonisht, serbisht, sllovenisht,
rumanisht); pjesėrisht me tekst sqarues.
http://www.wasser2003bildung.ch/
Faqe interneti voluminoze me materiale mėsimore nė gjermanisht, frėngjisht
dhe italisht.
http://www.visumsurf.ch/wasser2003/
Pyetėsor i shkurtėr dijeje rreth vitit tė ujit 2003 nė gjermanisht, anglisht
dhe frėngjisht.
[shko te pėrmbajtja]
_________________________________________________
impressum
Kjo
rubrikė informative publikohet nga D@dalos Sarajevė dhe financohet nga
Ministria e Jashtme Federale nė Berlin
dhe nga
Ministria Federale pėr Bashkėpunim Ekonomik
(BMZ).
Redaktore pėrgjegjėse: Ingrid
Halbritter
Adresa: D@dalos Sarajevo
Aleja Lipa 57
71000 Sarajevo
Telefon: +387 33 446 680 (Buero Vratnik)
Fax: +387 33 715 601
Cel. Ingrid Halbritter: +387 61 199 742
E-mail: Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Artikuj
dhe propozime nė lidhje me temat si dhe feedback jeni tė lutur t'i dėrgoni
direkt te Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Lista e
mail-eve: Nėse dėshironi, qė rubrika informative tė mbėrrijė te Ju nė mėnyrė
automatike, shkruani,
Ju
lutem nė adresėn Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Nėse e
keni marrė kėtė rubrikė informative automatikisht dhe NUK e dėshironi mė nė
tė ardhmen, shkruani Ju lutem shkurtimisht gjithashtu nė tė njėjtėn adresė.
[shko
te pėrmbajtja]
[shko
lart] |