Evropa Juglindore Rubrika Informative nga EDC

___________________________________

Nr. 5,  Dhjetor 2005

Parathėnie e botueses

Tė dashua kolege dhe tė dashur kolegė,

a e keni dėgjuar ndonjėherė termin „qytetar disanivelesh“? Unė personalisht jo, ndaj edhe referati i Prof. Dr. Schumann nga Universiteti i Tübingen, mbajtur prej tij nė kuadėr tė njė seminari nė muajin nėntor nė Tiranė, mė ėshtė dukur tejet interesant.

Unė munda ta bind Prof. Schumann ta pėrpunojė referatin e tij si njė artikull pėr rubrikėn tonė informative dhe kam kėnaqėsinė qė kėtė herė tė mund t’Ju ofroj njė temė jo krejt tė thjeshtė tė quajtur „Sfidat e edukimit politik nė shek. XXI.“ – nė njė farė mėnyre si njė material – impuls meditimi gjatė pushimeve dimėrore.

 

 


Krahas kėsaj do tė doja t’Ju prezantoja njė iniciativė nga Bosnjė-Hercegovina: OJQ-nė Independent nga Zenica. Kjo organizatė ėshtė me rėndėsi edhe pėr vende tė tjera nė Evropėn Juglindore, pasi ajo ka pėrkthyer manualin „Kompass“ (Edukimi i tė drejtave tė njeriut pėr adoleshentė), njohur nė nivel ndėrkombėtar, si dhe trajnon multiplikatorė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Pra, Independent ka se ē’tė ofrojė edhe pėrtej kufijve tė Bosnje-Hercegovinės. Ata qė nuk e njohin „Kompass“, janė pėrzemėrsisht tė ftuar ta shohin kėtė libbėr metodik mė me hollėsi me anė tė internetit. Ia vlen vėrtet!

Nė vazhdėn e kėrkimeve tė mia ndesha edhe nė Iniciativėn 21 nga Tuzla dhe rastėsisht zbulova njė portal tė tė drejtave tė njeriut, i cili sigurisht mund tė jetė i dobishėm dhe me vlerė. Se  ēfarė mund tė gjeni atje, kėtė do ta pėrshkruaj nė pjesėn e tretė tė kėtij numri.

Ju uroj tė gjithėve gjithė tė mirat pėr Vitin e Ri dhe Ju pėrshėndes shumė pėrzemėrsisht.

Ingrid Halbritter


PĖRMBAJTJA

Ju prezantojmė:
OJQ Independent
Independent ėshtė emri i njė organizate nė Zenica nė Bosnjėn Qendrore, e cila kėtė vit feston pėrvjetorin e saj tė dhjetė. Specialiteti i saj ėshtė puna me „Kompass“ – manuali i mirėnjohur i Kėshillit tė Evropės mbi tė Drejtat e Njeriut.

Pėr shembull …
Sfidat pėr edukimin politik nė shek. XXI.
Qytetari demokratik duhet tė marrė pjesė nė jetėn politike – por a ka ai vėrtet aq ndikim sa mendohet? Nė njė kohė, kur edukimi i demokracisė nė kuadrin e debatit evropian diskutohet nė nivelet mė tė larta, Dr. Schumann nga Universiteti i Tübingen na vė pėrballė njė fakti  tė komplikuar: shteti kombėtar po humbet gjithnjė e mė shumė ndikimin e vet politik, duke bėrė qė qytetarėt tė humbasin mundėsitė e pjesėmarrjes.


internet:
drejtat e njeriut nė internet: www.ljudskaprava.com
OJQ-ja Iniciativa 21 nga Tuzla ka ndėrtuar nė kuadrin e njė projekti pėr tė rinjtė njė portal tė vogėl pėr edukimin e tė drejtave tė njeriut, nė tė cilin mund tė gjendet versioni online i „Kompass“ si dhe njė listė voluminoze linkesh.


impressum

_________________________________________________


Ju prezantojmė:

Organizata Independent nė Zenica/Bosnje-Hercegovinė

Ingrid Halbritter


Nėse hyjmė nė zyrėn e  Independent nė Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike tė Zenicės menjėherė mendon: kėtu duket qė punohet! Muret janė tė mbushur me kartolina, fotografi seminaresh, postera dhe certifikata. Zyra tepėr tė rregullta janė disi tė dyshimta, po ashtu ato tejet kaotike, por kėtu zotėron njė pėrzierje e shėndetshme.

Independent ėshtė – sikurse shumė organizata joqeveritare – frut i angazhimit tė individėve. Qė nė fillim tė trazirave tė luftės nė Bosnjė-Hercegovinė disa jursitė tė qytetit tė Zenicės nė Bosnjen Qendrore filluan tė mbėshtesnin me kėshillim juridik gratis bashkėqytetarėt, tė cilėt, pėr shkak tė pėrkatėsisė fetare dhe kombėtare, luftonin pėr banesat, shtėpitė, vendet e punės dhe tė drejtat e tyre sociale.

Nė mars tė vitit 1995 ata krijuan Independent dhe dy vjet mė pas morėn prej pėrfaqėsisė sė Komisionit Evropian dhe Fondacionit SOROS mbėshtetjen e parė financiare pėr projektin. Nė tė njėjtin vit ata morėn me qera njė zyrė tė vogėl nė Universitetin e Zenicės duke filluar kėshtu gradualisht tė zgjeronin veprimtarinė e tyre me temėn e tė drejtave tė njeriut. Kėshtu Independent ėshtė qė prej vitit 1998 pjesė e pėrhershme e njė grupi OJQ-sh, tė ashtuquajturit „Rrjeti Syri“, i cili nė Bosnje-Hercegovinė merret me vėzhgimin dhe raportimin e zgjedhjeve.

Nė tė njėjtin vit Independent filloi tė organizonte nė mbarė Bosnje-Hercegovinėn bisedime nė formė tryezash tė rrumbullakta, nė tė cilat merrnin pjesė politikanė lokalė, pėrfaqėsues tė OJQ-ve lokale, tė mediave, tė autoriteteve tė policisė dhe tė drejtėsisė si dhe pėrfaqėsues tė komunitetit ndėrkombėtar, tė cilėt diskutonin rreth temave tė tilla si kthimi i refugjatėve dhe kthimi i pronave tė dėbuarve.

Nga njė kurs mbi tė drejtat e njeriut rezultoi ideja e mobilizimit tė tė rinjve. Independent mblodhi njė grup prej rreth 20 tė rinjsh, tė cilėt u vetėquajtėn Independent Junior dhe filluan tė bashkėpunonin dhe realizonin projekte tė vogla si vullnetarė apo praktikantė , si p.sh. themelimi i njė reviste pėr tė rinj, organizim bisedash me tė rinj tė tjerė, apo angazhime tė ndryshme pėr mbrojtjen e mjedisit. Sot vazhdojnė tė jenė ende aktivė 6 tė rinj nga ky rreth personash, tė cilėt herė pas here angazhohen si vėzhgues zgjedhjesh dhe trajnues mbi bazė honoraresh.

Nga ky projekt lindi njė strukturė rezistente e quajtur „Teledom“ nė njė qytet tė vogėl me emrin Nemila pranė Zenicės, pra njė institucion, qė mbėshtet qytetarėt dhe OJQ-tė me pajisje pėr zyrash, lidhje interneti dhe oferta arsimimi (shih
http://www.teledom.org/nemila/).

Megjithatė, nė qendėr tė aktivitetit tė Independent vazhdojnė tė jenė tė drejtat e njeriut nė kuptimin e ngushtė tė fjalės. Kjo ėshtė duke u realizuar pėr momentin pėrmes dy projektesh nė praktikė. Nga njėra anė, Independent ėshtė njėri nga gjashtė partnerėt e njė projekti rajonal disavjeēar, qė janė tė angazhuar me pėrmirėsimin e tė drejtave tė minoriteteve nė Evropėn Juglindore.
Ky projekt po realizohet nėn kujdesin e organizatės Minority Rights Group International (www.minorityrights.org) dhe po financohet nga qeveria britanike. Aktivitetet e veēanta shkojnė nga raportimi rreth situatės ligjore tė pakicave deri nė pėrkthimin e librave metodikė dhe seminareve  me anė tė tė cilave tregohet se si mund tė angazhohemi pėr tė drejtat e minoriteteve.

Projekti i dytė i madh ėshtė trajnimi i multiplikatorėve pėr edukimin e tė drejtave tė njeriut, pikėrisht me ndihmėn e librit „Kompas“. Ky libėr me mė shumė se 400 faqe ėshtė publikuar nė vitin 2002 nga Kėshilli i Evropės dhe vlen si njė nga veprat mė gjithėpėrfshirėse pėr praktikantėt, qė punojnė me adoleshentė apo tė rinj.

Pjesa  kryesore e kėtij libri me pesė kapitujt e vet janė 49 udhėzime tė detajuara pėr njėsi mėsimore nė lidhje me tema tė ndryshme, tė cilat kanė njė gjė tė rėndėsishme: ato janė tė rėndėsishme pėr edukimin e tė drejtave tė njeriut. Krahas udhėzimeve praktike mutiplikatori kėtu do tė gjejė edhe burime informacioni, kėshilla praktike, fletė pune tė gatshme pėr t’u kopjuar dhe materiale tė tjera tė nevojshme. Nė kapitujt e tjerė ka informacione dytėsore rreth tė drejtave tė njeriut, temave tė pėrzgjedhura si dhe rreth tė gjitha instrumenteve tė tjera ndėrkombėtare pėr tė drejtat e  njeriut.

„Kompas“ ėshtė pėrkthyer tashmė nė shumė gjuhė dhe gjendet nė internet nė anglisht, frėngjisht, rusisht dhe arabisht si version online dhe i gatshėm pėr t’u shkarkuar nga interneti (www.coe.int/compass). Atje mund tė gjeni edhe njė listė me informacione kontakti tė atyre organizatave, qė e kanė pėrkthyer dhe e shpėrndajnė librin (http://eycb.coe.int/compass/other.html). Krahas njė versioni gjuhėsor pėr Bosnjė-Hercegovinėn nė Evropėn Juglindore tanimė ky libėr ėshtė edhe nė kroatisht, rumanisht dhe sllovenisht. Sipas informacioneve tė Independent njė version tjetėr nė serbisht ėshtė duke u pėrgatitur.

Independent ka pėrgatitur pėrkthimin pėr Bosnjė-Hercegovinėn si dhe ka shtypur 750 kopje tė kėtij libri nė pranverė tė vitit 2005.
Njė kopje kushton nė vlerė tė konvertuar 20 euro dhe mund tė porositet direkt tek Independent http://www.ljudskaprava.com/kompas/index.htm. Nuk ka asnjė version tė gatshėm pėr t’u shkarkuar nga interneti; por nė rast nevoje mund tė printohet edhe versioni online. Nė verėn e vitit 2005 „Kompas“ u  pėrfshi nga Ministria Federale pėr Arsimin e Bosnje-Hercegovinės nė listėn e librave metodikė tė autorizuar pėr shkollat fillore dhe ato tė mesme/gjimnazet duke u lejuar kėshtu zyrtarisht tė pėrdoret nė shkolla.

Njė vit mė parė organizata kroate „Europski Dom“ nė Slavonski Brod e kishte pėrkthyer nė kroatisht librin „Kompass“ dhe ofron nė faqen e internetit
http://www.europski-dom-sb.hr/clanak1000-0-0006.htm kapituj tė veēantė si dokumente gati pėr t’u shkarkuar nė format pdf.

Independent organizon ēdo vit me katėr trajnerėt e saj me pėrvojė kurse kualifikimi dy deri treditore pėr multiplikatorė, qė kėrkojnė tė punojnė me „Kompass“ nė shkollė dhe nė fushėn e edukimit jashtėshkollor tė tė rinjve. Trainimi nga ana metodike bazohet nė parimin „learning by doing“, qė do tė thotė me fjalė tė tjera, qė pjesėmarrėsit futen me symbyllur: ata pėrgatisin gjatė kursit nė mėnyrė tė pavaruar njėsi tė ndryshme mėsimore dhe i realizojnė ato sė bashku  me grupin e pjesėmarrėsve. Nė fazėn pėrmbyllėse, atė tė reflektimit, ata marrin njė feedback konstruktiv nga trajnuesit dhe pjesėmarrėsit.

Nė mbyllje edhe njė herė njė vėshtrim pėrmbledhės nė atė ēka u ofron Independent nė Zenica organizatave tė tjera nė Evropėn Juglindore:

Nė fushėn e edukimit tė tė drejtave tė njeriut:

·    Informacione rreth bashkėpunimit me Kėshillin e Evropės nė pėrkthimin e Kompas dhe nė kualifikimin e trajnuesve. Ata, qė duan tė pėrkthejnė librin Kompas ose tė pėrgatisė trajnues, duhet tė lidhet mė Qendrėn Evropiane tė tė Rinjve nė Budapest. Link: http://eycb.coe.int

·         Shitja e librit Kompas pėr njė vlerė prej 20 eurosh

·         Kualifikimi i multiplikatorėve pėr pėrdorimin e Kompas

·    Kėshillimi i multiplikatorėve, qė janė tė angazhuar apo duan tė angazhohen nė fushėn e edukimit tė tė drejtave tė njeriut

fushėn e tė drejtave tė njeriut:

·         Kualifikime pėr anėtarė minoritetesh nė lidhje me tė drejtat e minoriteteve

·         Publikime

fushėn e kualifikimit pėr Organizatat Joqeveritare:

·         Kualifikime dhe publikime

Informacione kontakti:

Independent - Zenica
Fakultetska 1
72000 Zenica, BiH
Telefon: +387 (0)32 440 390
Fax: +387 (0)32 440 391
e-mail (1):
indep@gmx.net
e-mail (2): indepze@yahoo.com
Faqe nė internet: http://indep.cjb.net
Kompass versioni online: http://www.ljuskaprava.com

Person kontakti: Gordana Cicak, Drejtuese projketi (flet anglisht)

[shko te lista e pėrmbajtjes]
_________________________________________________


Pėr shembull ...

Sfidat pėr edukimin e demokracisė nė shek.XXI

Prof. Dr. Wolfgang Schumann

Projekti i sjellė nė jetė nga Kėshilli i Evropės nė vitin „Education for Democratic Citizenship“ (EDC) u ka dhėnė pa dyshim impulse tejet tė rėndėsishme edukimit politik dhe atij tė demokracisė. Qėllimi i kėtij artikulli ėshtė tė tregojė, se modeli, qė qėndron nė bazė tė kėtij koncepti, pikėrisht qytetari i njė shteti kombėtar demokratik, kėshtu siē ėshtė nuk i pėrgjigjet mė realitetit, pasi kushtet e pėrgjithshme kanė ndryshuar nė mėnyrė thelbėsore  pėrmes ekzistencės sė BE-sė dhe globalizimit. Kėto dy fenomene pėrbėjnė sfidat qendrore tė edukimit politik tė shek.XXI, nė lidhje me tė cilat duhet tė reagojmė, nėse duam tė jemi tė suksesshėm nė punėn tonė.  Por cilat janė detajet e kėtij procesi?

1.    1) Nė njė hap tė parė do tė doja tė zgjoja mė shumė mirėkuptim pėr kontekstin nė tė cilin punon EDC. Unė do ta bėj kėtė me ndihmėn e njė modeli tė thjeshtė, i cili e pėrdor shkencėn e politikės pėr tė pasqyruar varėsitė nė sistemet politike (demokratike).

2.    2) Mbi kėtė bazė dua tė tregoj, se cilat janė supozimet kryesore, qė shėrbejnė si bazė nė kuadėr tė modelit tė iniciativės EDC tė Kėshillit tė Evropės.

3.    3) Mė tej dėshiroj tė demonstroj, qė pikėrisht kėto supozime janė pjesėrisht tė gabuara, dhe, qė, nė lidhje me to, konstatohen ndryshime rrėnjėsore.

4.    4) Nė mbyllje do tė nis disa analiza nė lidhje mė rėndėsinė e kėtyre ndryshime pėr punėn tonė nė edukimin politik dhe atė tė demokracisė.

1. Qytetari nė sistemin politik demokratik — njė model

Le tė fillojmė, pra, me modelin tim tė vogėl, i cili ilustron nė formė skicash, se pėr ēfarė bėhet fjalė nė thelb nė rastin e njė sistemi politik (diagrama 1). Kėtu bėhet fjalė qė ky sistem politik sė bashku me institucionet e veta tė dekretojė ligje, tė cilat rregullojnė nė mėnyrė tė detyrtueshmė bashkėjetesėn nė njė shoqėri (pjesėt e kuqe tė diagramės brenda drejtkėndorit tė kuq).  Pėrse ėshtė e nevojshme kjo? Epo, shumė thjeshtė, sepse bashkėjetesa paqėsore nuk do tė ishte absolutisht e mundur pa rregullore tė tilla. Por kėshtu, sikurse e tregojnė edhe pjesėt e kuqe, mund tė paraqitet dhe tė funksionojė edhe njė sistem politik autoritar.

Se ēfarė e bėn tė jetė demokratik njė sistem politik kėtė e tregojnė pjesėt blu brenda drejtkėndorit me vizė anėsore tė kuqe. Pra pikėrisht fakti, qė qytetarėt bashkėpėrcaktojnė nė mėnyra tė shumėllojshme vendimet e shumėllojshme, qė ndikojnė jetėn e tyre dhe qė ata duhet tė ndjekin.

·      - Pėr shembull duke zgjedhur qeveritė / parlamentet dhe – nėse nuk janė tė kėnaqur me punėn e tyre – duke ua hequr atyre sėrish mandatin.

·      - Duke i drejtuar kėrkesat e tyre sistemit politik – zakonisht pėrmes partive polittike, shoqatave dhe mediave – dhe duke patur mundėsinė tė reagojnė kundrejt ligjeve jo tė kėnaqshme.

Por pamja nuk ėshtė ende krejt e plotė, pasi brenda tė gjithė sistemit, i cili kufizohet nga jashtė me njė drejtkėndor me kėnde tė rrumbullta nė ngjyrė tė kuqe, ne natyrisht nuk kemi vetėm qytetarė, parti politike, shoqata dhe media, por edhe tė tjera tė ashtuquajtura nėnsisteme. Nė diagramė, pėr hir tė thjeshtėsisė, unė jam mjaftuar me njė tė vetėm, gjithsesi shumė tė rėndėsishėm, pikėrisht me ekonominė.

tej sigurisht, duhet mbajtur parasysh, qė ky sistem nuk ėshtė sistemi i vetėm, por qė ekzistojnė edhe rreth 200 tė tjera, tė cilat do tė pėrbėnin „mjedisin ndėrkombėtar“. Kufiri i njė sistemi nga jashtė rezulton nga fakti, qė ligjet ekzistuese brenda sisteme e tė ndryshme janė tė vlefshme vetėm pėr sistemin pėrkatės.

Diagrama 1

Por pėrse vlen e gjithė kjo? Kjo na ndihmon tė njohim nė mėnyrė sistematike njė bazė tė edukimit tė demokracisė, pikėrisht sistemet politike demokratike, mėnyrėn e tyre tė funksionimit dhe mjedisin e tyre, Kjo do tė na vlejė kur tė duhet tė tregojmė ndryshimet. Por na ndihmon edhe nė vėzhgimin dhe analizėn e grupit qendror tė synuar tė EDC, pikėrisht tė qytetarit dhe qytetares, nė mėnyrė jo tė izoluar por nė njė varėsi tė caktuar – si pjesė e njė sistemi politik demokratik.

2. Modeli EDC

Si model i iniciativės EDC tė Kėshillit tė Evropės shėrben qytetari kritik, i pėrfshirė dhe i politizuar. Krahas kėsaj demokracia nuk shihet vetėm si njė parim rendi, i cili kufizohet vetėm nė rendin politik; idetė shkojnė mė shumė nė drejtim tė demokratizimit tė tė gjitha fushave tė jetės: shkollės, familjes, komunitetit, por edhe tė ekonomisė.

tej po analizohet nė mėnyrė intensive, por pjesėrisht edhe po kėrkohet me forcė zgjerimi i mėtejshėm i mundėsive tė ndikimit tė qytetarėve  nė elemente tė drejtpėrdrejta demokratike, sikurse janė referendumet. Edukimi politik ka zbuluar qytetarin kritik dhe bashkėveprues, pėr tė cilin ka rėndėsi demokracia nė tė gjitha fushat. E megjithatė, modeli bazė pėr EDC ka mbetur nė mėnyrė implicite i pandryshuar. Kėtė e ilustron edhe diagrama e mėposhtme, nė tė cilėn mund tė gjeni edhe disa sentenca tė rėndėsishme mbi EDC marrė nga faqja e internetit tė Kėshillit tė Evropės.

Diagrama 2

Atje ndėr tė tjera thuhet:

  • nė rastin e EDC, e rėndėsishme ėshtė qė tė rinjtė dhe tė rriturit tė vihen njėsoj nė lėvizje pėr tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė jetėn demokratike tė shoqėrive tė tyre duke perceptuar drejt tė drejtat e tyre si dhe duke pėrmbushur detyrimet demokratike qė u takojnė;

  • e rėndėsishme ėshtė tė krijohen kultura tė gjalla demokratike, qė qytetarėt tė kultivojnė ndjenjėn e pėrkatėsisė nė shoqėritė dhe sistemet e tyre demokratike etj.

Me fjalė tė tjera: baza pėr tė gjitha analizat nė fushėn e edukimit tė demokracisė mbetet shtetasi i njė shteti kombėtar demokratik, ra vetėm ata aktorė dhe ato procese, qė nė diagramėn 2 janė tė vendosura brenda drejtkėndorit tė kuq.

3. Deficite tė Modelit EDC

pjesėn e tretė tė kėtij referati do tė doja tė tregoja, qė ky model ėshtė i pamjaftueshėm, pasi ai lė jashtė ndryshime shumė tė rėndėsishme duke shtrembėruar kėshtu perspektivėn mbi varėsitė vendimtare shkak-pasojė. Ku qėndrojnė kėto ndryshime?

Brejtja e shtetit kombėtar pėrmes themelimit dhe zhvillimit tė mėtejshėm tė Komunitetit Evropian / Bashkimit Evropian

Ndryshimi i parė ėshtė i lidhur ngushtė me themelimin dhe zhvillimin e mėtejshėm tė Komunitetit Evropan / BE-sė. Kjo nuk do tė thotė vetėm, qė, fillimisht, gjashtė shtete lidhen nė njė bashkėpunim veēanėrisht tė ngushtė me njėri-tjetrin. Parė nė vetvete, kjo nuk do te ishte diēka e re; nė fund tė fundit aleanca ndėrkombėtare ka pasur gjithmonė. Por kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė bashkėpunim tradicional ndėrkombėtar, gjė qė duket nė faktin, qė kėto gjashtė shtete kanė krijuar institucione tė reja tė pėrbashkėta dhe u deleguan kėtyre institucioneve kompetenca tė pavarura. Krahas kėsaj ato morėn pėrsipėr  qė nė raste mosmarrėveshjesh nė lidhje me kėto kompetenca vendimmarrjeje tė kėrkonin ndėrhyrjen e Gjykatės Evropiane ngritur pėr kėtė qėllim. Ndaj edhe kėtu flitet pėr bashkėpunim mbikombėtar.

Ē’ka tė bėjė kjo mė atė, qė ėshtė thėnė deri tani, me EDC-nė, me qytetarin? Kėtė e bėn tė qartė diagrama e mėposhtme.

Diagrama 3

Ngritja e strukturave mbikombėtare do tė thotė sė pari, qė ligjet e detyrueshme pėr qytetarėt/et nuk bėhen mė ekskluzivisht vetėm nga sistemi i tyre politik, por edhe nga Komuniteti Evropian – dhe kjo fillimisht nė aspekte te kufizuara. Nė kėtė mėnyrė fushat qė mund tė rregullohen nė mėnyrė autonome nga  sistemi i vet politik, bėhen gjithnjė e mė tė vogla. Qytetari mund dhe natyrisht do tė vazhdojė tė zgjedhė parlamentin kombėtar dhe nė kėtė mėnyrė do tė ndikojė nė formimin e qeverisė, e cila nga ana e saj nuk mund t’i marrė (e vetme) tė gjitha vendimet e rėndėsishme pėr qytetarin. Dhe kjo, e thėnė mė qartė, do tė thotė qė ai humbet kėshtu mundėsi ndikimi dhe bashkėveprimi, pasi nė nivel Komuniteti Evropian ai nuk ka (ende) tė njėjtat mundėsi pjesėmarrje tė krahasueshme me nivelin kombėtar – dhe madje nė shumicėn e rasteve pa qenė krejtėsisht i vetėdijshėm pėr kėtė.

Nėse hidhemi nė vitin 2005 dhe shohim diagramėn 4 mund tė shquajmė, se si historia ka ndryshuar sėrish nė mėnyrė dramatike. Cilat janė kėto ndryshime mė hollėsisht?  Sė pari nga ai boshllėk fillimisht i vogėl  nė kufijtė e jashtėm tė sistemit politik tanimė shohim njė portė tė madhe hambari. Lart nuk ka mė praktikisht asnjė kufi.

Arsyeja ėshtė fakti, qė BE sot (bashkė)pėrcakton pak a shumė tė gjitha fushat e politikės. Dy tė tretat e legjislacionit nė shtetet anėtare tė BE-sė bashkėpėrcaktohen nga Bashkimi Evropian. Kėtė ndikim tė jashtėzakonshėm e simbolizon mė sė miri Bashkimi Monetar; as edhe nė kėtė fushė qendrore tė politikės shtetet pjesėmarrėse kombėtare nuk mundėn tė bėnin njė politikė autonome!

Krahas kėsaj zona e  pėrfshirjes sė kėtij konstelacioni tė veēantė madje unik nė historinė e politikės ėshtė zgjeruar ndėrkohė deri nė 25 shtete. Pas jo shumė kohėsh do tė bėhen 27 dhe nė njė afat tė mesėm edhe mė shumė.

Po ēfarė do tė thotė kjo pėr qytetarin e BE-sė? Mund tė ndodhė qė ai p.sh. tė pėrforcojė angazhimin e vet politik dhe, tanimė, jo vetėm tė zgjedhe por edhe tė aderojė nė njė parti. E megjithatė sipas situatės sė sapo pėrshkruar ndikimi i tij i drejtpėrdrejtė mbi politikanėt dhe politikėn, qė pėrcaktojnė jetėn e tij, parė nė njė bilanc  krahasues, ka rėnė nė mėnyrė drastike!

Diagrama 4

Tani dikush mund tė argumentojė, se e gjithė kjo ėshtė njė veēanti e BE-sė dhe shteteve tė anėtare tė tij ndaj edhe nuk duhet tė ketė asnjė lloj ndikimi nė pėrpjekjet tona nė kuadėr tė EDC-sė.  Por besoj qė ėshtė e qartė, qė pikėrisht kjo – duke u nisur nga fakti qė nė rastin e BE-sė bėhet fjalė pėr 25 sistme politike demokratike – ėshtė problematikja nė kėtė mes. Por kėtu shtohet edhe njė aspekt tjetėr.

Pikėrisht fakti, qė BE-ja ndikon nė tė njėjtėn mėnyrė masive politikėn e jo vetėm shteteve tė veta anėtare por edhe tė tė gjitha atyre vendeve – edhe pse nė njė mėnyrė tė ndryshme – qė kėrkojnė tė bėhen anėtarė tė tij, madje kėta tė fundit edhe mė fuqishėm. Kėrkesat e bazuara nė kriteret e Kopenhagenit tė vendosura nga BE-ja nė vitin 1993, kėrkesa kėto drejtuar vendeve kandidate, janė sa voluminoze aq edhe tė detajuara, dhe nė fund tė tė gjitha kėtyre kėrkesave rezultantja ėshtė njė ndėrrim sistemi me shumė efekte dhe pasoja, por edhe nė kėtė rast qytetari/ja zor se mund tė ndikojė vėrtetė nė rrjedhėn dhe rezultatin e bisedimeve mes qeverisė sė tij/saj dhe BE-sė; mundėsitė e bashkėpėrcaktimit kufizohen nė „po“-nė ose „jo“-nė e njė referendumi pėr anėtarėsimin -  kėshtu e pėrcakton qeveria.

Pasoja pėr qytetarėt dhe qytetaret

Pra konkluzioni i pėrkohshėm ėshtė, qė ekzistenca e BE-sė, sado konsekuente, e dobishme dhe e vlefshme – deri edhe e domosdoshme - tė jetė ajo pėr shumė arsye, kufizon nė njė masė shumė tė madhe mundėsitė e qytetarėve tė shteteve anėtare dhe tė shteteve potencialisht kandidate pėr anėtarėsim pėr tė ndikuar nė politikė. Kjo do tė thotė, qė mekanizmi bazė i sistemeve demokratike – fakti qė populli merr pjesė nė hartimin dhe pėrpunimin e rregullave tė detyrueshme pėr tė nėpėrmjet zgjedhjeve dhe instrumenteve tė tjera – vlen vetėm nė njė masė tejet tė kufizuar.

Dhe tani pėrfytyroni njė qytetare, qė ka marrė pjesė nė njėrėn nga aktivitetet tona mbi edukimin e  demokracisė dhe sė cilės ne i kemi mėsuar, qė duhet tė bashkėveprojė si dhe i kemi bėrė tė qarta mundėsistė e shumėllojshme tė bashkėveprimit brenda pėr brenda htetit kombėtar. Ēfarė do tė thotrė ajo, nėse

  • si qytetare e BE-sė konstaton, qė qeveria qė ajo zgjedh, mund tė vendosė nė fakt vetėm pėr njė pjesė shumė tė vogėl tė fushave, qė janė tė rėndėsishme pėr tė dhe jetėn e sajtė pėrditshme, ose

  • nėse ajo si qytetare  e njė vendi kandidat pėr nė BE pėrjeton se si sistemi politik dhe shoqėria ndryshohen me  rrėnjė vetėm nė mėnyrė revolucionare, s’ka rėndėsi nėse do apo jo ajo?

Ekziston rreziku qė ajo tė zhgėnjehet, sepse ne nuk e kemi pėrgatitur atė pėr kėtė realitet; pėrkundrazi nė aktivitetet tona tė EDC ne kemi paraqitur njė pamje, qė i pėrket tashmė prej kohėsh tė shkuarės. Madje disa do tė jenė aq tė zhgėnjyer sa, tė nėnshtruar, nuk do tė duan tė kenė tė bėjnė mė me politikėn.

Gėrryerja e shtetit kombėtar nga globalizimi

Por kėto ndryshime nuk janė gjithēka nė kontekstin e integrimit evropian. Kėtu shtohen edhe dy tė tjera, tė cilat e rėndojnė situatėn edhe mė shumė. Sė pari pėrmendim fenomenin e globalizimit.

Diagrama 5

Pėr kontekstin tonė janė tė rėndėsishme para sė gjithash dy pasoja tė globalizimit (Diagrama 5). E para qėndron nė faktin qė, pėrmes globalizimit tė ekonomisė,  sistemi kombėtar politik humbet masivisht ndikimin mbi ekonominė, pasi ligjet e tij kombėtare nuk vlejnė nė kuadrin jashtėshtetėror dhe global, nė tė cilin lėvizin bashkimet e sipėrmarrjeve tė mėdha ekonomike.

dyti ekonomia globale ėshtė duke marrė gjithnjė e mė shumė vendime tė rėndėsishme pėr qytetarėt, pa u kontrolluar nga politika, vendime kėto, tė cilat pėr nga efekti i tyre vendimtar nė jetėn e individit janė tė ngjashme me vendimet e detyrueshme tė politikės.

Pasojat pėr qytetarėt/et

Ēfarė bėn qytetari kur ai konstaton, qė zhvillimi i ekonomisė sė globalizuar ndikon nė mėnyrė dramatike jetėn e tij dhe se qeveria e zgjedhur prej tij nuk mund tė bėjė asgjė kundėr kėsaj – e ku ėshtė pjesėmarrja e tij?; ku janė rregullat demokratike, qė ai ka njohur nė kuadėr tė edukimit politik?

Qytetari, nė pjesėn mė tė madhe, ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė situatė vetėm nė njė masė shumė tė kufizuar. Kjo ėshtė e lidhur ngushtė mė njė ndryshim tjetėr, me njė efekt tejet tė madh, i cili nė gjykimin tim nuk njihet (ende) mjaftueshėm nė tė gjitha efektet e tij nė fushėn e edukimit tė demokracisė: fjala ėshtė pėr tė ashtuquajturin medializim.

Medializimi mbulon realitetin kompleks

Pėr ēfarė bėhet fjalė kėtu? Edhe kėtu, sikurse nė rastin e globalizimit, bėhet fjalė pėr njė fenomesh shumėshtresor. Unė sėrish do tė pėrqendrohem nė dy aspekte qendrore.  Medializimi do tė thotė sė pari, qė mediat pėrcaktojnė jetėn tonė shumė mė tepėr se mė parė. Ne nuk njohim mė realitetin e vėrtetė (politik) por vetėm atė qė pėrēohet nga mediat. Kjo bėhet edhe mė fatale kur – dhe ky ėshtė aspekti i dytė – mediat nė raportet e tyre politike u binden vetėm ligjeve tė tyre. Duke qenė se lajmet kanė nevojė pėr pamje, dhe nėse mundet duhet tė jenė zbavitėse pra joi  shumė tė gjata dhe komplekse, pasi pikėrisht duhet qė tė „shiten“ ato shkojnė nė drejtimin e kundėrt me politikėn reale. Ndėrkohė qė politika reale bėhet gjithnjė e mė e komplikuar dhe me proceset e veta, gjithnjė e mė e vėshtirė, mediat mundohen tė japin lajme sa mė tė thjeshta, zbavitėse, tė personalizuara etj.

Pasojat pėr qytetaret/ėt

Kjo ēon nė tendencėn drejt njė situate, sikurse e bėn tė qartė edhe diagrama, nė tė cilėn qytetarėve u sugjerohet qė politika kombėtare dhe persona tė eksponuar individualisht, sikurse Kancelari Federal nė Gjermani, janė me rėndėsi vendimtare, mund tė pėrcaktojnė politikėn kombėtare, tė zgjidhin problemet e tyre mė urgjente, dhe mė e rėndėsishmja ėshtė, pjesėmarrja nė tė gjithė kėtė – pra, nė politikėn kombėtare.

Me fjalė tė tjera: problemi i tematizuar mė sipėr, pikėrisht qė qyutetari nuk ėshtė absolutisht i qartė nė lidhje me efktet dhe zhvillimet e anėtarėsimit nė BE dhe tė globalizimit, nė kėtė rast bėhet edhe mė i mprehtė.

Diagrama 6

4. Implikime pėr edukimin e demokracisė dhe edukimin politik

Kaq nė lidhje me ndryshimet, pra edhe me sfidat para tė cilave gjendet EDC nė fillim tė shek. XXI. Dhe nė kėtė mėnyrė kam mbėrritur tashmė nė pjesėn e katėrt dhe tė fundit tė artikullit tim, pra, nė pyetjen, se cilat janė pasojat qė rrjedhin nga e gjithė kjo.

Diagrama 7

Nga nėnshtetasi te qytetari disa-nivelesh

Si pikė e parė duhet kuptuar qė premisat nuk qėndrojnė mė. Shtetasi ynė, i kuptuar si pjesėtar i njė shteti kombėtar, i cili pėrcakton edhe kushtet e pėrgjithshme politike qendrore,  ėshtė shndėrruar tashmė nė njė qytetar disa-nivelesh (diagrama 7). Qytetar disa-nivelesh do tė thotė qė rregullat e detyrueshme pėr jetėn  e tij vijnė tanimė nga niveli global, tė themi nga ekonomia e globalizuar, nga Bashkimi Evropian dhe shteti i tij kombėtar, por edhe nga njėsia e tij rajonale dhe nga komuna, ku duhet thėnė se pjesa e dy elementėve tė parė rritet vazhdimisht.

Duke hedhur vėshtrimin te qytetari aktiv, pėr tė cilin ėshtė propaganduar nė kuadėr tė projektit EDC ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet, qė mundėsitė pėr njė angazhim tė tillė dallojnė mes tyre nė njė masė tė konsiderueshme nga njėri nivel nė tjetrin.  Ndėrsa ato nė nivel komunal janė ende qartėsisht tė dallueshme – kėtu bėhet fjalė pėr ēėshtje tė tilla si vendosja e njė pike tė depozitimit tė plehrave apo ēėshtje tė tjera tė ngjashme — ato qė janė nė nivelet e tjera mė lart vijnė gjithnjė e duke u zvogėluar derisa nė nivelin global priren pėr nga zeroja.

Koncept i ri i demokracisė

Detyra qendrore nė kuadėr tė edukimit tė demokracisė nė vitet e ardhshme, jam krejtėsisht i bindur qė duhet tė jetė, qė krahas pėrpjekjeve ekzistuese tė mundohemi tė vendosim nė mendjet e njerėzve edhe idenė e qytetarit disa-nivelesh. Tė bėjmė qė ata – pėrkundėr tendencės sė mediave pėr thjeshtėzim – tė kuptojnė, sė ēfarė pėrcakton jetėn e tyre dhe pėrse ndodh kėshtu. Sepse vetėm ai qė kupton mund tė mos ndihet mė i pafuqishėm, tė mos ketė mė atė ndjesinė e tė qenit i ekspozuar i vetėm dhe pa ndihmė ndaj forcave krejt tė panjohura.

Dhe ai ose ajo do tė kenė mė pas edhe mundėsinė tė marrin pjesė nė diskutimin se cila do tė ishte forma e demokracisė nė kėto kushte tė reja dhe krejtėsisht tė ndryshuara. Sepse pikėrisht pėr kėtė arsye, pėr njė mėnyrė tė re tė konceptimit tė demokracisė, ne nuk po ia dalim dot!

Si tė pėrēojmė idenė e qytetarisė-disanivelesh?

Edhe mė urgjente ėshtė t’u pėrēojmė njerėzve idenė e kėtij realiteti tė ri disanivelesh. Por kjo pėr shkak tė kompleksitetit tė kėtij realiteti ėshtė tejet e vėshtirė. Si mund tė realizohet? Diskutimi i kėsaj pyetjeje do tė bėnte tė domosdoshėm njė referat mė vete. Pėr kėtė arsye do tė mė duhet t’u referohem pėrvojave tė mia personale.

Ajo, qė ėshtė provuar si diēka e suksesshme ėshtė pėrqendrimi nė njė fushė, tė themi nė politikėn e mjedisit, dhe nė njė rast konkret, i cili nė rastin ideal do tė prekte drejt pėr sė drejti vetė nxėnėsit. Diskutojeni kėtė rast dhe proceset e vendimmarrjes lidhur me tė dhe lėrini nxėnėsit tė gjejnė vetė nė mėnyrė induktive, qė – pėr tė mbetur nė shembullin e politikės sė mjedisit – p.sh. nė rastin e  Gjermanisė BE-ja me referencat e veta ligjore luan njė rol qendror, por nė aspektin e realizimit dhe zbatimit praktik marrin pjesė edhe nivelet e tjera, ai i shtetit kombėtar, i landit federal dhe i komunės. Perspektiva, qė hapet nė kėtė kontekst ėshtė pėr t’u vėnė re dhe lė pas njė mbresė tė pėrhershme.

Me kėtė pjesė mbėrrita nė fundin e sqarimeve tė mia, tė cilat synonin tė jepnin njė skicė tė sfidave pėr edukimin e demokracisė nė fillim tė shek. XXI. Duke u nisur nga fakti qė ndodhemi nė njė kohė ndryshimesh rrėnjėsore, nė atė tė ripėrcaktimit tė demokracisė, kėto sfida janė madhore. E megjithatė ėshtė diēka e domosdoshme dhe urgjente, por edhe njė detyrė tepėr joshėse dhe ngacmuese, tė pėrballesh me to.

[shko te lista e pėrmbajtjes]

_________________________________________________


nė internet


Portal i vogėl pėr tė drejtat e njeriut: www.ljudskaprava.com

Ingrid Halbritter M.A.

Organizata Iniciativa 21 nga Tuzla nė Bosnje-Herzegovinė punon kryesisht nė edukimin jashtėshkollor tė tė rinjve dhe nė vitet 2003 dhe 2004 ka organizuar njė seri seminaresh pėr adoleshentė mbi temėn e tė drejtave tė njeriut. Pjesėmarrėsit nuk mjaftoheshin vetėm me njohuri tė reja, por kėrkonin qė t’i pėrcillnin ato mė tej: ata prodhuan njė film video, shkuan nė shkolla tė mesme dhe drejtuan workshop-e pėr bashkėmoshatarėt e tyre, krijuan faqen e internetit pėrmendur mė sipėr, nė mėnyrė qė t’u lehtėsonin tė rinjve tė tjerė aksesin nė temėn e tė drejtave tė njeriut. Ky projekt i pėrbashkėt u financua nga Komisioni Evropian.

Kjo faqe interneti nė parim ėshtė njė portal i vogėl nė njė gjuhė, qė mund t kuptohet nė Bosnje-Hercegovinė, Kroaci, Serbi-Mal i Zi, Kosovė dhe Maqedoni duke u shndėrruar kėshtu me siguri nė diēka tė rrallė nė rajonin e Evropės. Ajo ka dy elemente kryesore: versionin online tė librit „Kompas“ nė gjuhėn lokale (shih pjesėn mbi  organizatėn Independent) dhe njė link-listė shumė voluminoze. Termat e link-listės janė mė sė shumti nė gjuhėn lokale, por vizituesi duhet tė dijė gjithsesi edhe anglisht pasi shumica e faqeve tė internetit dhe e dokumenteve, ku tė ēojnė linket, ėshtė nė anglisht.

Linklista ėshtė renditur sipas institucoineve dhe temave (p.sh. „Persona me aftėsi tė kufizuar“, „Refugjatė dhe azilantė“, „Pakicat“, „Edukimi“ etj.). Joshės ėshtė vėllimi i tyre: kėtu mund tė gjesh vėrtet gjithēka nė njė vend tė vetėm. Pra kush di anglisht, kupton „serbokroatisht“ dhe kėrkon dokumente ndėrkombėtare mbi tė drejtat e njeriut kėtu me siguri do tė gjejė njė thesar.

[shko te lista e pėrmbajtjes]
_________________________________________________


impressum

Kjo rubrikė informative publikohet nga D@dalos Sarajevo dhe financohet nga  Ministria e Jashtme Federale nė Berlin, Ministria Federale pėr Bashkėpunimin Ekonomik (BMZ) dhe Kėshilli i Evropės.

Redaktore pėrgjegjėse: Ingrid Halbritter

Adresa
: D@dalos Sarajevo
Aleja Lipa 57
71000 Sarajevo
Telefon: +387 33 715 600 (Buero Hrasno)
Telefon/Fax: +387 33 446 680 (Buero Vratnik)
Fax: +387 33 715 601
Cel. Ingrid Halbritter: +387 61 276 381
E-mail: Ingrid.Halbritter@dadalos.org

Artikuj apo sugjerime nė lidhje me temėn si dhe pėrgjigjet Tuaja jeni tė lutur t’ia pėrcillni direkt Ingrid.Halbritter@dadalos.org

Lista e shpėrndarjes me e-mail: Nėse dėshironi, qė rubrika informative tė mbėrrijė te Ju ēdo dy muaj, drejtohuni Ju lutem te  Ingrid.Halbritter@dadalos.org

Nėse e keni marrė automatikisht rubrikėn informative dhe NUK e dėshironi mė nė tė ardhmen, drejtohuni me njė e-mail tė shkurtėr sėrish nė tė njėjtėn adresė.

[shko te lista e pėrmbajtjes]

[lart]