|
Megjithė kritikat e justifikuara kundrejt burokracive tė tepruara,
me shpenzime dhe shpesh apatike tė organizatave ndėrshtetėrore
sikurse ėshtė edhe UNESCO, tė cilat pėrpijnė ēdo vit qindra milionė
euro tė taksapaguesve, unė personalisht mbushem herė pas here me
gėzim kur shoh, qė komuniteti ndėrkombėtar
shtetėror jep fonde dhe angazhon forca politike, nė mėnyrė qė tė
punojmė bashkarisht pėr njė botė mė tė mirė! Pėr kėtė arsye ia vlen
tė hedhim njė vėshtrim nė organizatėn mė tė madhe ndėrkombėtare
nė sektorėt e edukimit, shkencės dhe kulturės.
Ju uroj njė fillim tė mbarė pas pushimeve verore dhe shpresoj, qė nė
kėtė
rubrikė
tė re informative tė gjeni ngacmime tė mėtejshme pėr punėn Tuaj.
Pėrshėndetje miqėsore
E Juaja Ingrid Halbritter
PĖRMBAJTJA
Ju prezantojmė:
UNESCO
UNESCO
ėshtė organizata mė e rėndėsishme nė fushat e edukimit, shkencės dhe
kulturės. Asaj i ėshtė ngarkuar koordinimi i Dekadės sė Kombeve tė
Bashkuara Edukim pėr zhvillim tė qėndrueshėm 20052014.
Pėr shembull
Dekada
e OKB-sė Edukim pėr zhvillim tė qėndrueshėm 2005-2014
Dekada mė e re e Kombeve tė Bashkuara ka nisur nė fillim tė vitit
2005. Nė
lidhje me rrethanat, qėllimet dhe realizimin e tyre duke marrė
shembullin e Gjermanisė na flet Alexander Leicht nga Komisioni
Gjerman i UNESCO-s.
nė
internet:
Libri
metodik online nė lidhje me Edukimin pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm nė
serverin e edukimit D@dalos
http://www.dadalos.org/
D@dalos
ka zhvilluar si njė kontribut tė parė pėr dekadėn e Kombeve tė
Bashkuara njė libėr metodik online, i cili u jep mėsuesve dhe
multiplikatorėve informacione dytėsore si dhe
ofron
shembuj praktikė, se si gjithsecili prej nesh mund tė kontribuojė nė
njė zhvillim tė qėndrueshėm.
impressum
_________________________________________________
Ju prezantojmė:
UNESCO
Organizata e Kombeve tė Bashkuara pėr Edukim, Shkencė dhe Kulturė
(http://www.unesco.org/)
Ingrid Halbritter
UNESCO
ėshtė organizata mė e madhe ndėrqeveritare e cila ėshtė e angazhuar
nė nivel ndėrkombėtar
nė sektorėt e edukimit, shkencės dhe kulturės. Ajo ėshtė njė
organizatė e veēantė, qė i pėrket familjes sė madhe tė Kombeve tė
Bashkuara. Ndėrqeveritare do tė thotė: ajo ėshtė krijuar me
iniciativėn e shteteve dhe shtetet janė anėtarėt e saj. UNESCO ka
sot 191 shtete anėtare, tė cilat
ndajnė edhe shpenzimet mes tyre. Buxheti i zakonshėm pėr vitet 2004
dhe 2005 arrin te diēka mė
shumė
se 600 milionė dollarė. Selia e saj qendrore ėshtė nė Paris dhe nė
tė gjithė botėn kjo organizatė ka mbi 50 zyra tė vetat dhe,
natyrisht, projekte tė panumėrta.
Njė vėshtrim i pėrgjithshėm dhe i plotė rreth kėsaj organizate
gjigante do tė ishte i pamundur nė kėtė kontekst. Por do tė doja t
Ju udhėhiqja drejt UNESCO-s, tJu hapja paksa derėn duke mundėsuar
kėshtu tė hidhni njė vėshtrim dhe ndoshta tė hyni nė njė botė, qė
edhe pse e huaj dhe e largėt ndan me ne tė njėjtat qėllime dhe vlera
bazė dhe qė me siguri mund tė jetė e dobishme nga pikėpamja praktike
pėr punėn tonė, edukimin demokratik. UNESCO ėshtė e pranishme nė
Evropėn Juglindore, megjithėse jo nė masėn e dėshiruar. Pra mė
poshtė do tė doja tJu shpjegoja shkurtimisht, ēfarė pėrfaqėson
UNESCO, si dhe tJu tregoj me anė shembujsh konkretė, se nė cilat
fusha vepron dhe si punon kjo organizatė e si mund tė kontaktoni me
UNESCO-n.
UNESCO njė organizatė e veēantė e Kombeve tė Bashkuara
Nė dallim nga organet e veēanta tė Kombeve tė Bashkuara (p.sh.
UNICEF und UNHCR) UNESCO ėshtė njė organizatė e veēantė me njė
profil juridik dhe me njė
buxhet tė
vetin.
Por
mes saj dhe kombeve tė
Bashkuara ka njė
lidhje kontraktore.
Historia e UNESCO-s filloi qė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė vitin
1942 kur Ministrat e Arsimit te Aleatėve u takuan me njėri-tjetrin
dhe shkėmbyen mendime nė lidhje me mėnyrėn se si do tė mund tė
rindėrtoheshin sistemet e edukimit tė vendeve tė tyre pas mbarimit
tė luftės. Nė nėntor tė vitit 1942, pra,
pak pas mbarimit tė luftės, 37 vende morėn vendimin e krijimit tė
UNESCO-s. Kjo organizatė e re do tė duhej tė kontribuonte para sė
gjithash nė nxitjen e kulturės sė paqes. Kohė
pas kohe shtoheshin anėtarė tė rinj. Sot numri
i
anėtarėve ėshtė 191, dhe kėta janė tė gjithė anėtarė tė Kombeve tė
Bashkuara.
Veēoria e kėsaj organizate ėshtė struktura e saj demokratike: tė
gjitha shtetet anėtare kanė tė ashtuquajturat Komisione Kombėtare.
Pėrfaqėsuesit e tyre mblidhen ēdo
dy vjet nė
Paris
nė Asamblenė e Pėrgjithshme, ku merren edhe vendimet mė tė
rėndsishme sipas parimit njė vend njė votė.
Ju mund tė gjeni nė Internet nė adresėn
http://erc.unesco.org/cp/nclist_portal.asp?language=E
informacionet e plota tė kontaktit me tė gjitha Komisionet Kombėtare.
Zakonisht ato kanė zyrat, personelin, buxhetin dhe realizojnė
projekte nė vendet e tyre. Me siguri qė do t'ia vlente, nėse do tė
informoheshit rreth kėtyre aktiviteteve nė vendin Tuaj ose, tė
paktėn, nėse do tė vizitonit faqen e internetit, adresėn e sė cilės
e gjeni gjithashtu nė informacionet e kontaktit.
Ēfarė dėshiron tė arrijė UNESCO?
Nė Preambulėn e Kushtetutės sė saj thuhet: Meqenėse luftrat lindin
nė shpirtrat e njerėzve, ėshtė pikėrisht nė shpirtrat e njerėzve, ku
duhet ankoruar paqja." Ndėrsa neni 1 i Kushtetutės thotė: "Qėllimi i
UNESCO-s ėshtė, qė pėrmes nxitjes sė bashkėpunimit mes popujve nė
fushėn e edukimit, shkencės dhe kulturės tė kontribuojė nė ruajtjen
e paqes dhe tė sigurisė, me qėllim pėrforcimin nė mbarė botėn tė
respektit ndaj ligjit dhe drejtėsisė, tė drejtave tė njeriut dhe
lirive bazė, qė u janė konfirmuar tė gjithė popujve tė botės pa
dallim race, gjinie, gjuhe apo besimi fetar nga Karta e Kombeve tė
Bashkuara." Qėllimi i saj, pra, ėshtė krijimi i besimit pėrmes
bashkėpunimit paqėsor.
Sektorėt e detyrave
Ka gjithsej katėr sektorė tė mėdhenj, ku UNESCO ėshtė aktive:
edukimi, shkenca, kultura si dhe komunikimi dhe informacioni.
Nė sektorin e kulturės p.sh. mbrohen, ruhen apo rindėrtohen
objekte natyrore apo ndėrtesa me vlera. Kėshtu UNESCO kontribuoi nė
rindėrtimin e urės sė vjetėr nė Mostar. Nė internet mund tė gjeni
njė listė tė plotė tė sė ashtuquajturės trashėgimi kulturore
botėrore:
http://whc.unesco.org/en/list/. Kėtu pėrshkruhet shkurtimisht
secili prej monumenteve, gjithsesi vetėm nė gjuhėt e UNESCO-s,
anglisht, frėngjisht dhe spanjisht. Pėr kėtė arsye faqja zyrtare, e
cila ofron njė sasi tė paimagjinueshme informacionesh, pėr fat tė
keq ėshtė e shfrytėzueshme vetėm nga njė pakicė njerėzish nė tė 191
shtetet anėtare.
Nė sektorin e shkencave tė natyrės UNESCO angazhohet p.sh.
pėr njė shfrytėzim efikas tė burimeve mė tė rėndėsishme natyrore pėr
njeriun: Uji i pijshėm! Nė Link-un
http://www.unesco.org/water/ do tė gjeni njė portal mė vete nė
lidhje me temėn UJI, pėr fat tė keq sėrish vetėm nė gjuhėt e
sipėrpėrmendura. Por Komisioni i vendit Tuaj mund tė ketė ndoshta
informacione nė gjuhėn Tuaj amtare.
Shkencat sociale janė njė fushė tjetėr e rėndėsishme. Kėtu
bėhet fjalė pėr ēėshtjen: Si mund tė ndryshohet diēka nė shoqėritė
tona, nė mėnyrė qė idealet dhe objektivat tona tė idealizuara tė
tregojnė ndryshime apo pėrmirėsime konkrete? Detyrat formulohen nė
njė faqe interneti mė vete shkurt dhe nė mėnyrė tė pėmbledhur:
- tė pėrcaktojė se ēfarė duhet tė jetė etike (Etika dhe tė drejtat e
njeriut);
- tė paraprijė se ēfarė mund tė jetė (filozofi);
- tė vėzhgojė ēfarė ėshtė (studime empikrike tė shkencave sociale).
Sektori i katėrt - komunikimi dhe informacioni - kujdeset nė
rradhė tė parė pėr faktin, qė - me ndihmėn e masmediave dhe tė
mediave tė reja sikurse ėshtė interneti - tė mund tė shfrytėzohen mė
mirė informacione nga e gjithė bota. Krijimi i mundėsisė pėr
shfrytėzimin e kompjuterave dhe tė internetit nė institucionet
arsimore do tė ishte njė projekt tipik nė kėtė sektor. Mė poshtė
shihni Link-un, qė Ju ēon nė faqen pėrkatėse tė internetit:
http://portal.unesco.org/ci/en/ev.php-URL_ID=1657&URL_DO=DO_TOPIC&URL_SECTION=201.html
Edukimi - detyra mė e rėndėsishme!
Edukimi ėshtė sektori mė i rėndėsishėm i UNESCO-s. Pjesa mė e madhe
e buxhetit jepet pėr programe, qė mbėshtesin dhe nxisin nė mėnyrė tė
shumėllojshme edukimin.
Nėse dėshironi tė dini, se cilin koncept edukimi kanė nė bazė tyre
programet e UNESCO-s, Ju rekomandoj serverin tonė tė edukimit
http://www.dadalos.org/. Kėtu ne kemi pėrmbledhur konceptin e tė
mėsuarit gjatė gjithė jetės, i cili mbėshtetet nė katėr kolona: 'Tė
mėsojmė sesi tė pėrftojmė dije', 'Tė mėsojmė tė veprojmė', 'Tė
mėsojmė tė bashkėjetojmė', 'Tė mėsojmė pėr jetėn'. Nėse Ju do tė
vizitoni librin tonė mėsimor online mbi didaktikėn politike, qė nė
faqen hyrėse do tė shihni link-un Edukimi. Atje ne prezantojmė nė
mėnyrė tė hollėsishme konceptin e edukimit, i cili bazohet nė tė
ashtuquajturin Raporti i Delors me titull aftėsia pėr tė mėsuar,
pasuria jonė e fshehur, i cili ėshtė ngarkuar pėr t'u punuar dhe
pėrbėn njė dokument tė rėndėsishėm reference.
Nė librin tonė mėsimor online Pedagogjia e paqes do tė gjeni edhe
njė fragment tjetėr nė lidhje me tė njėjtėn temė, por tė pėrqendruar
nė kolonėn Tė mėsojmė pėr tė bashkėjetuar. Nė kėtė fragment Ju
mund tė shkoni edhe nėpėrmjet faqes hyrėse dhe tė shkoni mė pas te
Link-u UNESCO. Sikurse e dini, tė gjitha materialet nė kėtė server
edukimi janė tė pėrkthyera nė gjuhėt e Evropės Juglindore.
Edukimi pėr njė kulturė paqeje
Serveri i edukimit D@dalos
http://www.dadalos.org/ ėshtė mbėshtetur financiarisht nė mėnyrė
tė gjerė dhe pėr shumė vite me rradhė duke pėrfaqėsuar kėshtu njė
shembull, se ēfarė bėn konkretisht kjo organizatė nė Evropėn
Juglindore. Me materialet mbi edukimin demokratik dhe edukimin e
paqes, qė vihen nė dispozicion nė kėtė server, nxitet edukimi pėr
njė kulturė tė paqes.
Koncepti dhe termi Kulturė paqeje u formulua fillimisht nė vitin
1989 gjatė njė kongresi ndėrkombtar mbi temėn Paqe nė shpirtin e
njerėzve nė Cote d“Ivoire (Bregun e Fildishtė). Kongresi atėherė
rekomandoi, qė UNESCO tė zhvillonte konceptin e njė kulture paqeje,
i cili tė mbėshtetej nė vlera universale si dinjiteti njerėzor,
liria, drejtėsia, solidariteti, toleranca, tė drejtat e njeriut dhe
barazia ginore.
Nė vitin 1998 Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara
shpalli Dekadėn Ndėrkombėtare pėr njė kulturė paqeje dhe jetė pa
dhunė pėr fėmijėt e kėsaj bote 2001-2010 si dhe miratoi njė vit mė
vonė njė deklaratė tė pėrbashkėt dhe njė plan veprimi. UNESCO u
ngarkua tė ishte lead agency, pra, organizata udhėheqėse dhe
koordinuese nė nivel ndėrkombėtar. Nė kėtė faqe interneti do tė
gjeni informacione rreth Dekadės:
http://portal.unesco.org/education/en/ev.php-URL_ID=24073&URL_DO=DO_TOPIC&URL_SECTION=201.html
Kombet e Bashkuara e pėrkufizojnė kulturėn e paqes si njė strukturė
vlerash, pozicionesh dhe mėnyrash sjelljeje, qė refuzojnė dhunėn dhe
synojnė parandalimin e dhunės, duke i trajtuar qė nė rrėnjė arsyet e
dhunės si dhe duke i zgjidhur problemet pėrmes dialogut dhe
mirėkuptimit. Programi i bėn apel gjithėsecilit tė marrė pėrsipėr
pėrgjegjėsitė nė kėtė kontekst.
Plani i veprimit pėrbėhet nga tetė fusha, nė tė cilat duhet tė
merren masa konkrete. Kėtu bėjnė pjesė p.sh. barazia e tė drejtave
mes burrave dhe grave dhe zhvillimi i qėndrueshėm, por edhe nxitja e
pjesėmarrjes demokratike. Ky ėshtė qėllimi i mbivendosur dhe mė i
rėndėsishmi i fushės, ku ne zhvillojmė aktivitetin tonė, pikėrisht i
edukimit tė demokracisė. Nė kėtė kontėkst me gjithēka, qė ne bėjmė,
kontribuojmė nė dekadėn e OKB-sė, por para sė gjithash nė kulturėn e
paqes.
Edukim pėr tė gjithė!
Nė verėn e vitit 2004 UNESCO financoi blerjen e njė autobuzi shkolle
pėr njė komunė tė vogėl rurale nė Bosnjen lindore. Shumė fėmijė nė
kėtė vend nuk e pėrballonin dot biletėn mujore tė autobuzit publik
deri nė shkollėn, qė ndoshej rreth 25 km larg. Veēanėrisht vajzat
duhej tė rrinin nė shtėpi pas klasės sė katėrt. Ky ėshtė njė
shembull praktik pėr tė treguar sesi UNESCO ofron mbėshtetjen e saj
me programin Edukim pėr tė gjithė.
Edukimi pėr tė gjithė ėshtė njė prej programeve mė tė rėndėsishme
tė UNESCO-s. Ai kontribuon nė kėtė mėnyrė nė tė ashtuquajturit
objektiva tė mijėvjeēarit, arritja e tė cilėve nė vitin 2015 ėshtė
marrė pėrsipėr nga tė gjitha 191 shtetet anėtare. Njėri nga kėto
objektiva ėshtė, qė deri nė vitin 2015 tė gjithė fėmijėt e kėsaj
bote tė kenė mundėsinė e tė paktėn arsimit fillor. Ata, qė
interesohen pėr objektivat e mijėvjeēarit, mund tė gjejnė
informacione nė kėtė faqe disagjuhėshe interneti:
http://www.un.org/millenniumgoals/
Edukimi pėr tė gjithė ėshtė, natyrisht, njė projekt shumė ambicioz,
veēanėrisht kur mendohet, se 115 milionė fėmijė sot nuk kanė mundėsi
tė shkojnė nė shkollė. Edhe mė i tmerrshėm tingėllon numri prej 862
milionė njerėzve, qė sot nuk dinė tė shkruajnė dhe tė lexojnė. Pėr
fushėn tonė tė veprimtarisė - edukimin e demokracisė - edukimi pėr
tė gjithė ėshtė natyrisht njė problem qendror, pasi kush nuk di tė
shkruajė dhe lexojė, zor se mund tė marrė pjesė nė formimin e
vullnetit politik dhe bėhet shumė lehtė viktimė e manipulimit.
Si mund tė bashkėpunoni me UNESCO-n?
njė shembull ėshtė dhėnia e bursave pėr projekte kėrkimore. Kėtu
mund tė gjeni tė gjitha informacionet pėr procedurat e aplikimit, i
cili duhet tė realizohet pėrmes Komisionit Tuaj kombėtar:
http://portal.unesco.org/en/ev.php-URL_ID=7972&URL_DO=DO_TOPIC&URL_SECTION=201.html
Me qėllim qė Ju tė mund t'u jepni njė kontekst tė pėrshtatshėm dhe
njė motiv konkret projekteve Tuaja tė edukimit mund tė shfrytėzoni
p.sh. ditėt e shpallura nga Kombet e Bashkuara si Ditė
Ndėrkombėtare. 8 Marsi ėshtė tashmė i njohur pėr Ju: Festa
Ndėrkombėtare e Gruas. Meqė ra fjala, kjo ditė ėshtė futur si e
tillė nė vitin 1909 nga Partia Socialiste nė Amerikė - atėherė
gjithsesi festohej mė 28 shkurt. Mė pak e njohur ėshtė tė themi dita
Ndėrkombėtare pėr Viktimat e Torturave mė 26 qershor. Njė listė me
tė gjitha ditėt ndėrkombėtare nė kuadėr tė ofertės online tė
UNESCO-s do tė gjeni nė faqen e mėposhtme:
http://portal.unesco.org/en/ev.php-URL_ID=7588&URL_DO=DO_TOPIC&URL_SECTION=201.html.
Ēdo Ditė Ju ēon mė tej nė informacione dytėsore, njoftime shtypi ose
faqe tė veēanta interneti.
Pėr punėn Tuaj do tė mund tė ishin tė rėndėsishme shkollat e
ashtuquajtura tė asociuara tė UNESCO-s, tė cilat ndodhen nė pothuaj
ēdo vend, pra edhe nė vendin Tuaj. UNESCO ka njė rrjet prej 7662
shkollash nė 175 vende, tė cilat cilėsohen ndryshe edhe si
shkollat-projekt tė UNESCO-s. Kėto shkolla angazhohen me projekte
konkrete, veēanėrisht me realizimin e qėllimeve, qė UNESCO i ka vėnė
vetes, dhe zakonisht janė tė hapura pėr bashkėpunimin me organizata
joqeveritare. Nė ēdo vend ka njė koordinator, qė ndjek ecurinė e
shkollave, fton personat e kontaktit tė kėtyre shkollave nė
konferenca dhe shėrben si qendėr koordinimi mes UNESCO-s dhe jetės
sė pėrditshme tė shkollave. Nė faqen e mėposhtme do tė gjeni njė
listė me tė gjithė koordinatorėt nė vende tė veēanta:
http://portal.unesco.org/education/en/ev.php-URL_ID=14706&URL_DO=DO_TOPIC&URL_SECTION=201.html.
Nėse do tė kishit interes pėr punėn e UNESCO-s, me siguri qė do t'ia
vlente njė kontakt me ta.
Nė internet do tė gjeni sikurse thamė pėr fat tė keq vetėm
informacione nė gjuhėn angleze, franceze ose spanjolle. Se ēfarė bėn
saktėsisht UNESCO nė vendin Tuaj, kėtė mund t'Jua thotė mė mirė
Komisioni KOmbėtar nė vendin Tuaj.
[shko te lista e pėrmbajtjes]
_________________________________________________
Pėr shembull ...
Tė mėsojmė qėndrueshėm
Dekada e OKB-sė Edukim pėr zhvillim tė qėndrueshėm 2005-2014
Alexander Leicht
Njė inciativė ndėrkombėtare pėr edukimin
Ne tė gjithė e dimė: modeli i shoqėrisė industriale nė formėn e tij
tė tanishme nuk mund tė ketė tė ardhme. Ne konsumojmė burimet tona
tė natyrshme jetėsore pa menduar fare se kėshtu rrezikohet
seriozisht jeta e brezave tė ardhshėm. Pėrveē kėsaj shanset pėr njė
jetė tė denjė njerėzore nė botėn e sotme janė shpėrndarė nė mėnyrė
shumė tė padrejtė. Ne tė gjithė e dimė kėtė tė paktėn qė nga
Konferenca Botėrore pėr mjedisin dhe Zhvilimin e vitit 1992 nė Rio
de Janeiro (http://www.un.org/geninfo/bp/enviro.html).
- Por ne nuk e kemi parasysh kėtė nė veprimet tona. Ndaj ajo, qė na
nevojitet neve, ėshtė njė ndryshim gjithėpėrfshirės i ndėrgjegjes -
pėrmes edukimit. Kjo ėshtė ideja bazė e Dekadės Botėrore Edukim pėr
zhvillim tė qėndrueshėm, e cila ka filluar kėtė vit dhe do tė
zgjasė deri nė vitin 2014. Shtetet anėtare tė Kombeve tė Bashkuara
kanė marrė pėrsipėr detyyrimet e tyre nė kuadėr tė Dekadės Botėrore
pėrmes Rezolutės sė Dhjetorit 2002 dhe iu lutėn UNESCO-s -
Organizatės Botėrore pėr Edukim, Kulturė dhe Shkencė - tė marrė
pėrsipėr koordinimin ndėrkombėtar.
Dekada e OKB-sė Edukim pėr zhillim tė qėndrueshėm u propozua nga
Samiti pėr zhvillim tė qėndrueshėm nė Johannesburg (http://www.johannesburgsummit.org/).
Kur pėrfaqėsues tė qeverive dhe shoqėrisė civile u takuan nė atė
samit nė vitin 2002, pra, 10 vjet pas Konferencės sė rėndėsishme tė
Rio-s, ata ishin tė njė mendjeje nė njė pikė qendrore: nėse ne duam
tė bėjmė hapa pėrpara nė njė shoqėrie botėrore tė drejtė dhe tė aftė
pėr tė ekzistuar, atėherė duhet qė edukimi tė luajė njė rol
shumė mė tė fuqishėm se deri tani nė kontekstin e qėndrueshmėrisė.
Edukim pėr zhvillim tė qėndrueshėm
Dekada e OKB-sė synon, qė nė dhjetė vitet e ardhshme tė arrijė, qė
qeveritė, institucionet arsimore, organizatat joqeveritare, ekonomia
private dhe ēdo individ tė integrojnė idenė e zhvillimit tė
qėndrueshėm nė tė gjitha fushat e sistemit edukativ. Rėndėsia e
zhvillimit tė qėndrueshėm ėshtė dhėnė mė sė miri nė pėrkufizimin e
tė ashtuquajturit Komisioni Brundtland: Zhvillim i qėndrueshėm
ėshtė ai zhvillim, qė plotėson nevojat e sė tashmes, pa vėnė nė
rrezik mundėsitė e brezave tė ardhshėm pėr tė plotėsuar nevojat e
tyre. Pėr kėtė duhen sjellė nė harmoni tre dimensionet e
zhvillimit: ekonomia, shoqėria dhe mjedisi. Pra zhvillmi ekonomik i
njė shoqėrie nuk duhet tė deklarohet si qėllimi i vetėm. Kjo do tė
kishte pastaj kostot e veta nė burimet natyrore apo nė drejtėsinė
shoqėrore.
Pra, ēfarė do tė thotė Edukim pėr zhvillim tė qėndrueshėm?
Nėse njerėzit edukohen nė kuptimin e qėndrueshmėrisė, ata duhet tė
mėsojnė kompetenca, tė cilat u mundėsojnė atyre, tė organizojnė tė
ardhmen e tyre nė mėnyrė aktive dhe tė pėrgjegjshme. Kėtė shkenca e
edukimit e cilėson si pėrftim tė kompetencės sė organizimit.
Kėtu bėjnė pjesė: Tė menduarit paraprirės dhe nė perspektivė; dije
tė gjalla, komplekse dhe ndėrdisiplinore; tė vepruar i pavarur;
pjesėmarrje nė proceset e vendimmarrjes shoqėrore. Pra nė edukimin
pėr zhvillim tė qėndrueshėm nuk ėshtė fjala thjesht pėr ndjeshmėri
ndaj mjedisit, sikurse supozohet shpeshherė. Pėrkundrazi, kėtu bėhet
fjalė mė shumė qė njerėzit nė tėrėsi tė aftėsohen pėr veprime, tė
cilat orientohen pėr nga ideali i njė zhvillimi tė qėndrueshėm.
Ky koncept edukimi duhet tė gjejė zbatim nė kopshtet e fėmijėve,
shkolla, formimin profesional, universitete, institute kėrkimore,
institucione kėrkimore jashtėshkollore si dhe nė tė mėsuarit
joformal jashtė institucioneve tė edukimit. Edukimi pėr zhvillim tė
qėndrueshėm duhet tė realizohet pėrmes projektit ndėrkombėtar tė
Dekadės sė OKB-sė si dhe tė shndėrrohet nė njė koncept integrues
edukimi, me tė cilin tė mund tė identifikohen tė gjtihė ata
aktorė, qė problemet e qėndrueshmėrisė deri tani i kanė trajtuar nė
mėnyrė tė shkėputur. Kjo ka tė bėjė me edukimin pėr ēėshtje tė
mjedisit, edukimin nė lidhje me politikat pėr zhvillim apo edhe
edukimin pėr ēėshtje tė konsumatorit. Nėse kėto fraksione do tė
lidheshin mė ngushtė me njėri-tjetrin, kjo do tė ēonte edhe nė njė
rritje tė rėndėsisė politike tė edukimit pėr zhvillim tė qėndrueshėm.
Nė kėtė kontekst edhe Dekada e OKB-sė mund tė kontribuojė qė nė
edukimin pėr zhvillim tė qėndrueshėm tė marrin pjesė tema dhe aktorė,
tė cilėt deri tani kanė luajtur gabimisht njė rol dytėsor. Kėshtu,
p.sh., bėhet gjithnjė e mė e qartė, qė sektori i pėrkujdesit nė
raste katastrofash si dhe ai i kėrkimeve shkencore tė rreziqeve janė
me rėndėsi esenciale pėr edukimin pėr zhvillim tė qėndrueshėm. Diēka
e ngjashme mund tė thuhet edhe pėr mbrojtjen e shumėllojshmėrisė
kulturore, e cila po kėrcėnohet nga liberalizimi i tregjeve botėrore.
Si realizohet Dekada e OKB-sė? Gjermania si shembull praktik
Edukimi pėr zhvillim tė qėndrueshėm ka shėnuar nė Gjermani njė
traditė tė gjallė. Krahas kėsaj, ne nė Gjermani jemi aktualisht nė
gjendjen fatlume, ku Dekada e OKB-sė Edukim pėr zhvillim tė
qėndrueshėm gėzon njė mbėshtetje tė gjerė tė politikės. Nė datėn 1
korrik 2004 tė gjitha partitė e Bundestag-ut Gjerman i kanė kėrkuar
Qeverisė Federale njėzėri tė mbėshtesė Dekadėn e OKB-sė si dhe tė
pėrpunojė njė plan veprimi nė lidhje me tė. Sipas vendimit tė
Bundestag-ut Komisioni Gjerman i UNESCO-s duhej tė merrte pėrsipėr
njė funksion koordinues nė realizimin e Dekadės nė Gjermani.
Edukimi pėr zhvillim tė qėndrueshėm nuk mund tė urdhėrohet nga
lart. Sikurse bėhet e qartė nė slloganin e mirėnjohur mendo
globalisht vepro lokalisht decentralizimi ėshtė pothuaj njėri nga
parimet bazė tė qėndrueshmėrisė. Vetėm me pjesėmarrjen e sa mė shumė
aktorėve tė ndryshėm bėhet i mundur realizimi i plotkuptimtė i
Dekadės sė OKB-sė. Ndaj Komisioni Gjerman i UNESCO-s ka krijuar me
ndihmėn dhe mbėshtetjen e Ministrisė Federale pėr Arsim dhe Kėrkime
Shkencore njė strukturė organizative, e cila duhet tė bashkojė nė
mėnyrė efikase sa mė shumė aktorė, tė mbledhė sa mė shumė
profesionalizėm dhe tė gjenerojė efekt publik.
Komiteti Qendror Drejtues pėr Dekadėn e OKB-sė nė Gjermani ėshtė
Komiteti Kombėtar i thirrur nga Komisioni Gjerman i UNESCO-s. Ky
komitet mbledh tridhjetė ekspert dhe institucione dhe synon tė
pėrfaqėsojė tė gjithė spektrin e qėndrueshmėrisė: Anėtarė janė
Ministritė Federale si p.sh. ajo e Edukimit, e Zhvillimit dhe e
Mjedisit, pėrfaėsues tė Parlamentit, tė Landeve Federale, tė
organizatave joqeveritare, si dhe tė mediave dhe tė ekonomisė
private. Kjo pėrbėrje e gjerė garanton, qė veprimet programuese dhe
organizative pėr realizimin e Dekadės tė mbėshteten nė konsensin mė
tė gjerė tė mundshėm. Kryetar i Komitetit ėshtė ekspertii mirnjohur
gjerman pėr edukimin dhe zhvillimin e qėndrueshėm, Shkencėtari pėr
ēėshtje tė edukimit Gerhard de Haan nga Freie Universität Berlin.
Pėr ta zgjeruar edhe mė tej rrethin e aktorėve pjesėmarrės Komiteti
Kombėtar ka thirrur njė tryezė tė rrumbullakėt mbi Dekadėn e
OKB-sė duke bashkuar atje 100 iniciativa tė tjera.
Ēfarė duam tė arrijmė gjatė kėsaj Dekade? Kėsaj pyetjeje i jep
pėrgjigje Plani Kombėtar i Veprimit pėr Gjermaninė nė lidhje me
Dekadėn e OKB-sė Edukim pėr zhvillim tė qėndrueshėm, tė cilin
e kanė hartuar Komiteti Kombėtar dhe Tryeza e Rrumbullakėt. Ai iu
prezantua njė publiku tė gjerė nė janar tė vitit 2005. Plani i
Veprimit pėrcakton katėr objektiva, pėr nga duhet tė orientohen
aktivitetet e Dekadės nė Gjermani: 1. Zhvillimi i mėtejshėm dhe
grupimi i aktiviteteve si dhe transferim i praktikės pozitive nė
dimension horizontal; 2. Krijimi i rrjetit tė aktorėve nė fushėn e
edukimit pėr zhvillim tė qėndrueshėm; 3. Pėrmirėsimi i perceptimit
publik tė Edukimit pėr zhvillim tė qėndrueshėm; 4. Pėrforcimi i
bshkėpunimeve nė nivel ndėrkombėtar. (Plani i Veprimit mund tė
shihet nė gjuhėn angleze nė adresėn
http://www.dekade.org/).
Kėto qėllime, sikurse ndodh shpesh nė rastet e dokumentave tė
miratuara me konsensus, janė ende shumė tė pėrgjithshme. Nė mėnyrė
qė aktorėt pjesėmarrės tė nxiten drejt masave sa mė konkrete tė
mundshme, ky dokument politik plotėsohet nga i ashtuquajturi
Katalog Masash. Katalogu i masave pėrmban njė listė, nė tė cilėn
pasqyrohet kontributi, qė mund tė japė njė aktor i caktuar nė njė
periudhė tė caktuar pėr tė realizuar njėrin prej qėllimeve. Ai
pėrcakton indikatorėt duke mundėsuar kėshtu njė vlerėsim tė
progresit. Katalogu i masave duhet plotėsuar mė tej gjatė gjithė
Dekadės. Momentalisht ai pėrmban mė shumė se 60 masa tejet konkrete,
tė cilat duhet tė kontribuojnė nė ndryshimin e kursit tė sistemit tė
edukimit nė drejtim tė qėndrueshmėrisė.
Pėr shembull: Ministria e Edukimit planifikon, qė brenda vitit tė
ardhshėm tė ngrihet njė portal qendror interneti nė lidhje me
Edukimin pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm. Zyra Qendrore pėr Edukimin
Politik synon tė prezantojė Qėndrueshmėrinė nė ofertat e veta si
temė tė tėrthortė.
Programi Transfer 21
kėrkon qė brenda tre viteve tė ardhshme tė verė nė dispozicion
materiale speciale mėsimore mbi Edukimin pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm
si dhe masat pėrkatėse kualifikuese pėr mesuesit nė 10% tė te gjitha
shkollave gjermane. Landet Federale pėrpunojnė njė Curriculum model
pėr edukimin nė kuptimin e politikave pėr zhvillim nėpėr shkolla.
Krahas kėtij niveli tė edukimit politik Dekada e OKB-sė nė Gjermani
ėshtė edhe nė njė mėnyrė tjetėr aktive. Projekte tė veēanta, pėrmes
tė cilave realizohet nė vend nė mėnyrė inovative Edukimi pėr
zhvillim tė qėndrueshėm, kanė mundėsinė tė njihen dhe vlerėsohen
pranė Komitetit Kombėtar si Projekt Zyrtar Gjerman i Dekadės sė
OKB-sė. Pėr dy vjet projektet mund tė pėrdorin logon e Dekadės
dhe tė prezantohen si shembull i mirė praktik nė opinionin publik.
Kjo kontribuon nė perceptimin e gjerė viziv tė Dekadės nė Gjermani.
Deri mė tani janė dalluar si tė tilla rreth 100 projekte.
Pėr shembull: Nė projektin shkollor Chat me botėn adoleshentė nė
gjermani kėmbejnė mendime me adoleshentė tė vendeve tė jugut nė
lidhje me tema, qė kanė tė bėjnė me mjedisin dhe politikat pėr
zhvillim. Java e Aksionit Transfair tė Qendrave Tregtare Karstadt
nxisin produkte tė trgtuara nė mėnyrė tė ndershme. Nė Landin Federal
Baden-Württemberg arsimohen Kujdestarė nxėnėsish pėr mbrojtjen e
natyrės dhe mjėdisit, tė cilėt u sqarojnė bashkėmoshatarėve tė tyre
ēėshtje shfrytėzimit tė qėndrueshėm tė energjisė. Ekspozita Re-Art
One tregon se si bėhet art me materiale tė ricikluara. Veē kėtyre
rreth 100 projektev afatgjata kėtė vit janė zhvilluar aktivitete tė
shumta si p.sh. konferenca mbi Dekadėn e OKB-sė.
Edukimi pėr Zhvillim tė qėndrueshėm nė nivel ndėrkombėtar
Zor se arritja e ndonjė qėllimi tjetėr politik varet kaq shumė nga
njė bashkėpunim i arrirė ndėrkombėtar sikurse qėndrueshmėria. Por
kushtet e pėrgjithshme tė Edukimit pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm
ndryshojnė nga njėri-tjetri nė mbarė botėn nė mėnyrė dramatike. E
njėjta gjė vlen edhe pėr pėrmbajtjet. Aftėsi perspektive nė njė vend
tė ashtuquajtur nė zhvillim do tė thotė diēka krejt tjetėr nga
kuptimi qė mund t'i jepet nė njė vend industrial. Nė tė parin bėhet
fjalė fillimisht pėr sigurimin e kushteve elementare tė jetesės,
ndėrsa nė vendet industriale pėr ēėshtje tė njė sjelljeje tė
qėndrueshme konsumatori. Krahas kėsaj shtohet sfida, qė pėrfaqėson
industrializimi i tė ashtuquajturave vende pragu pėr zhvillimin e
qėndrueshėm tė shoqėrisė botėrore.
Kėtu lindin shumė pyetje, qė prekin thelbin e problematikės sė
globalizimit. Cilat struktura tė global governance na nevojiten,
pėr tė garantuar aftėsinė perspektive tė botės? Si do tė bėjmė tė
mundur industrializimin e vendeve nė zhvillim pa vėnė nė rrezik
klimėn botėrore? Cili ėshtė raporti mes burimeve gjithnjė e mė tė
pakta dhe garantimit tė paqes? Dekada e OKB-sė duhet tė jetė edhe
njė mundėsi pėr t'i pėrsėritur kėto pyetje gjithnjė e mė shpesh, pėr
tė marrė kontakt me aktorėt e njė edukimi pėr zhvillim tė
qėndrueshėm si dhe pėr tė mėsuar nga njėri-tjetri nė kuptimin e njė
dialogu ndėrkulturor.
Sigurimi nė mėnyrė afatgjate i mundėsive tė zhvillimit pėr brezat e
sotėm dhe tė ardhshėm kėrkon guxim, kreativitet dhe durim tė madh.
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Kofi Annan e ka
cilėsuar dikur si sfidėn mė tė madhe tė shek. XXI, pėrpjekjen
pėr tė bėrėidenė ende shumė abstrakte tė zhvillimit tė qėndrueshėm
realitetin e gjithė njerėzve tė kėsaj bote . Realizimi i idesė nė
dukje abstrakte tė njė koncepti zhvillimi, qė pėrfshin breza tė tėrė,
shndėrrimi i ndėrgjegjes sė secilit prej individėve drejt
qėndrueshmėrisė - kjo ėshtė detyra, qė ēdonjėri duhet t'i vėrė vetes
nė kuadėr tė Dekadės sė OKB-sė Edukim pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm.
Rreth autorit:
Alexander Leicht koordinon aktivitetet nė kuadėr tė Dekadės pranė
Komisionit Gjerman tė UNESCO-s.
Informacione tė mėtejshme mbi Dekadėn nė internet:
Faqe interneti e UNESCO-s mbi Dekadėn:
http://portal.unesco.org/education/en/ev.php-URL_ID=27234&URL_DO=DO_TOPIC&URL_SECTION=201.html
(anglisht, frėngjisht, spanjisht)
Faqe interneti nė gjermanisht mbi Dekadėn e OKB-sė:
http://www.dekade.org/
Faqe interneti e Komisionit Gjerman tė UNESCOz-s, nė tė cilėn mund
tė gjeni informacione nė gjermanisht, anglisht dhe frėngjisht nė
lidhje me kontributin gjerman nė kėtė Dekadė:
http://www.unesco.de/
[shko te lista e pėrmbajtjes]
_________________________________________________
nė internet
Libri i ri mėsimor
mbi edukimin pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm nė Serverin e Edukimit
D@dalos
http://www.dadalos.org/
Edukim pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm do tė thotė
pėrftim kompetencash pėr tė organizuar tė ardhmen nė menyrė aktive
dhe tė pėrgjegjshme. Ju me siguri do tė pyesni: Si bėhet kjo
praktikisht? Cilat pėrmbajtje duhet tė
pėrēoj unė dhe me anė tė cilave metoda?
Kėto pyetje e kanė bėrė skuadrėn tonė tė
D@dalos tė mendojė,
se ēfarė kontributi do tė mund tė jepnim ne nė kėtė fushė (tejet)
ekzistenciale tė sektorit tė edukimit dhe tė Dekadės sė OKB-sė. Nė
fillim tė vitit 2005 ne zhvilluam njė libėr tė ri mėsimor online nė
lidhje me temėn Qėndrueshmėria,
i cili ndėrkohė ėshtė vėnė nė dispozicion nė tė
gjitha gjuhėt e Evropės Juglindore dhe qė Ju mund ta gjeni nė gjuhėn
Tuaj nėn adresėn URL tė sipėrpėrmendur nė internet.
Unė dėshiroj t'Ju udhėheq tashmė pėrmes kėsaj
oferte tė re dhe t'Ju pėrshkruaj pėrmbajtjet mė tė rėndėsishme.
Sikurse tė gjithė librat e tjerė mėsimorė online edhe ky libėr
pėrbėhet nga pesė kurse bazė, tė cilat Ju ofrojnė pėrgjigje pėr
pyetje tė rėndėsishme rreth kėsaj teme.
Gjatė zhvillimit tė kėtij libri ne u nisėm nga fakti qė Ju vetė
dėshironi t'u bėni tė qartė tė tjerėve arsyen, pse zhvillimi i
qėndrueshėm ėshtė e vetmja mundėsi mbijetese e planetit tonė. Por
kjo nuk mjafton. Ju me siguri doni t'u
tregoni nxėnėsve apo kursantėve se cilat janė rrugėt dhe mėnyrat, qė
individi tė mund tė veprojė dhe kontribuojė nė kuptimin e njė
zhvillimi tė qėndrueshėm. Pra, ne kemi mbledhur shembuj shumė
praktikė dhe tė afėrt me jetėn, tė cilėt Ju mund t'i pėrdorni mjaft
mirė nė mėsimin Tuaj apo nė punėn Tuaj edukative.
Megjithatė, Ju keni nevojė edhe pėr njohuri
dytėsore, nė mėnyrė qė tė argumentoni nė mėnyrė tė efektshme. Mė tė
rėndėsishmet i gjeni te Kursi bazė 1.
Aty Ju tregojmė, se si ka lindur fillimisht termi
dhe Ju ofrojmė pėrkufizime tė ndryshme. Krahas klėsaj gjeni edhe njė
listė me link-e tė pėrzgjedhura nė internet dhe dy faqe pėrmbledhėse,
tė cilat paraqesin ofertėn e pltė ne formė grafike dhe
listė-pėrmbajtjeje.
Kursi bazė 2
shkon menjėherė nė praktikė dhe trajton ēėshtjen:
Si mund tė veproj nė pėrputhje me zhvillimin e
qėndrueshėm? Shumica e njerėzve ankohen:
Unė si individ nuk mund tė ndryshoj gjė!
Politikanėt janė fajtorė pėr gjithēka!
Por ne mendojmė tė kundėrtėn: secili dhe secila
mund tė bėjė diēka! Nė kėtė kapitull ne Ju
tregojmė mundėsi praktike pėr tė vepruar nė mėnyrė tė pėrgjegjshme.
Ju do tė mėsoni, qė kurseni 350% energji, nėse
tenxheren ku zieni ujin e keni mbyllur me kapak. Dhe kjo ka njė
efekt pozitiv jo vetėm pėr mjedisin por edhe pėr kuletėn Tuaj!
Ju do tė mėsoni, qė ekziston njė lėvizje
mbarėbotėrore, e cila mbėshtet tregtinė e ndershme.
Tregti e ndershme do tė thotė, qė fermerėve tė vegjėl nė vendet nė
zhvilim tė mund t'u paguhen ēmime tė pėrshtatshme pėr prodhime tė
mira, me qėllim qė shfrytėzimi tė marrė fund. Nėse ne blejmė
pikėrisht kėto prodhime dhe shmangim tė tjerat, atėherė ndihmojmė
dhe kujdesemi pėr mė shumė drejtėsi. Njė fragment i tėrė i Kursit
bazė 2 orientohet nga ne si konsumatorė. Ne vendosim, ēfarė tė
blejmė. Ne duhet tė jemi tė vetėdijshėm, qė vendimi ynė pėr tė blerė
diēka ka njė efekt, qė nuk na prek vetėm ne.
Nė njė fragment tjetėr tė Kursit bazė 2 do tė
mėsoni, se ēfarė do tė thotė turizėm i qėndrueshėm:
nuk janė vetėm udhėtimet me avion ato, qė
dėmtojnė mjedisin, por ne duhet edhe tė pyesim:
Cilėt fitojnė nga udhėtimet e mia tė pushimeve?
Ju me siguri e keni dėguar termin Axhenda
21. Se ēfarė fshihet pas tij, kėtė e bėn tė
qartė Kursi bazė 3. Mendo
globalisht vepro lokalisht!
Ky ėshtė parimi thelbėsor i njė Axhende Lokale
21, pra p.sh. i njė iniciative lokale tė komunės sonė, e cila merret
me ēėshtjen: Si mund tė prodhohet, tė hiqen plehrat, tė ndėrtohet,
tė arsimohen fėmijėt, tė merren vendime politike etj. kėtu te ne -
dhe si mund tė bėhen kėto nė pėrputhje me zhvillimin e qėndrueshėm?
Kursi
bazė 4
trajton atė pėr ēka ne njerėzit kemi mė shumė nevojė: Ajrin pėr tė
marrė frymė dhe njė temperaturė nė tė cilėn tė mund tė jetojmė.
Bėhet fjalė pėr klimėn tonė. Ka shumė probleme mjedisore. Mė tė
mėdhatė ndėr to janė ndryshimi i
motit
dhe
rezervat e pakta ujore. Nė kėtė kurs bazė do tJu shpjegojmė, pėrse
ndryshon klima si dhe cilat janė pasojat e kėtij fenomeni. Ēfarė do
tė ndodhte p.sh. nėse Rryma e Gjirit tė Meksikės nuk do tė
ekzistonte mė? Cilat do tė ishin arsyet e pushimit tė ekzistencės sė
saj? Ēfarė ka ndėrmarrė deri tani politika dhe ēfarė mund tė bėj unė
personalisht pėr tė mbrojtur klimėn tonė? Tė gjitha kėto gjenden nė
Kursin bazė 4.
Kursi bazė 5 trajton problemet parimore nė kontekstin e
qėndrueshmėrisė. Ēfarė na ndalon ne si komunitet ndėrkombėtar tė
jetojmė dhe veprojmė nė mėnyrė tė tillė, qė tu lėmė fėmijėve dhe
nipėrve tanė njė botė tė denjė pėr tė
jetuar
nė tė?
Ky kurs bazė jep impulse mendimi. A mund tė ketė pajtueshmėri mes
parimit tė ekonomisė sė tregut, e cila funksionon vetėm nėse blen
dhe konsumon sa mė shumė tė jetė e mundur, dhe zhvillimit tė
qėndrueshėm?
Do tė dėgjojmė, se ēfarė na tregon fizikanti dhe filozofi Fritjof
Capra rreth idesė sonė mbi botėn, pėr tė cilėn ne
mendojmė se ėshtė realiteti i vetėm i mundshėm. Ai tregon, se si ne
mund ta shohim botėn ndryshe dhe se kjo do tė mund tė hapė rrugėn
pėr njė raport tė qėndrueshėm me tė.
Mė tej mėsojmė, se ēdo tė thotė tragjedia e pasurisė sė pėrbashkėt:
Ne, njerėzit, pėr fat tė keq nuk jemi nė gjendje tė shfrytėzojmė
burimet tona tė pėrbashkėta nė mėnyrė tė tillė tė arsyeshme, qė tė
ketė mjaftueshėm
dhe pėr njė kohė tė gjatė pėr tė gjithė, nėse kjo nuk do tė ishte nė
interesin tonė tė ngushtė personal. Pėr kėtė arsye nevojitet njė
instancė kontrolluese (p.sh. njė ligj ose dikush, qė tė vendosė).
Por kjo ėshtė e vėshtirė nė rastin e problemeve globale me pėrmasa
ndėrkombėtare. Dhe kėtu vijme te tema e globalizimit, rreth sė cilės
ne ofrojmė njė libėr mėsimor online mė vete nė serverin
e
edukmit.
Ndoshta gjatė leximit tė kėtyre rreshtave do tė provoni ndjesi tė
pėrziera. Unė ndihem
ashtu sikurse edhe Ju, ndaj do tė doja ta mbyllja me njė citat nga
Fritz Schumacher, i cili hap kursin e parė bazė dhe,
sipas mendimit
tim, pėrmbledh me fjalė nė mėnyrė shumė tė gjetur, atė ēka shumica
prej nesh mbajnė nė zemėr:
"A
mund tė jemi tėrėsisht tė sigurt, qė kthesa e njė shumice tė
mjaftueshme njerėzish mund realizohet aq shpejt sa tė shpėtojė botėn?
Kjo ėshtė njė pyetje,
qė bėhet shpesh, dhe sido qė tė jetė pėrgjigjja,
do tė na ēorientojė. Njė 'po' si pėrgjigje do tė na bėnte euforikė,
ndėrsa njė pėrgjigje 'jo' do tė shkaktonte mėdyshje. Duhet tė
kėrkojmė t'i lėmė pas vetes kėto komplikime dhe tė fillojmė punėn."
[Fritz Schumacher, Eko-Filozof dhe pararendės i Lėvizjes Ekologjiste,
Autor i librit tė publikuar nė vitin 1975 "Small is Beautiful"]
[shko
te lista e pėrmbajtjes]
_________________________________________________
impressum
Kjo
rubrikė informative publikohet nga D@dalos Sarajevo dhe financohet
nga Ministria e Jashtme Federale nė Berlin, Ministria Federale pėr
Bashkėpunimin Ekonomik (BMZ) dhe Kėshilli i Evropės.
Redaktore pėrgjegjėse: Ingrid Halbritter
Adresa: D@dalos Sarajevo
Aleja Lipa 57
71000 Sarajevo
Telefon: +387 33 715 600 (Buero Hrasno)
Telefon/Fax: +387 33 446 680 (Buero Vratnik)
Fax: +387 33 715 601
Cel. Ingrid Halbritter: +387 61 276 381
E-mail:
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Artikuj apo sugjerime nė lidhje me temėn si dhe pėrgjigjet
Tuaja jeni tė lutur tia pėrcillni direkt
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Lista
e shpėrndarjes me e-mail: Nėse dėshironi, qė rubrika informative tė
mbėrrijė te Ju ēdo dy muaj, drejtohuni Ju lutem te Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Nėse e
keni marrė automatikisht rubrikėn informative
dhe NUK
e
dėshironi mė nė tė ardhmen,
drejtohuni me njė e-mail tė shkurtėr sėrish nė tė njėjtėn adresė.
[shko
te lista e pėrmbajtjes]
[lart] |