|

Evropa Juglindore Rubrika Informative nga EDC
___________________________________
Nr. 3,datė 15
maj 2005
Parathėnie e botueses
Tė dashur kolege dhe kolegė,
pėr kėnaqėsinė tonė Kėshilli i Evropės nė Strasburg u deklarua para pak
kohėsh i gatshėm tė financonte pėrkthimin e kėsaj rubrike informative nė
pesė gjuhė tė Evropės Juglindore! Kėshtu ne do tė mund tė kontaktojmė
shumė tė interesuar, mėsues e multiplikatorė nė rajon. Ndaj njė
falėnderim i pėrzemėrt pėr Strasburgun!
Sikurse kemi njoftuar edhe nė numrin e fundit, sot do tė merremi me
njėrėn prej detyrave qendrore tė Kėshillit tė Evropės: me mbrojtjen dhe
respektimin e tė drejtave tė njeriut, siē parasheh edhe Konventa
Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Ju do tė shikoni nė kėtė rubrikė informative: tė drejtat tona pėr jetėn,
pėr lirinė etj nuk janė vetėm nė letėr; ato janė tė drejta nė lidhje me
tė cilat ne mund tė ngremė pretendimet tona, nė rast se ato cėnohen nga
njė autoritet apo gjykatė nė shtetet tona. |

 |
Kėshilli i
Evropės si institucion dhe Konventa e tė Drejtave tė Njeriut janė jo
vetėm objekte tė rėndėsishme tė edukimit tė demokracisė, por e
rėndėsishme ėshtė gjithashtu edhe qė tė shpėrndahen informacione nė
lidhje me efektin praktik tė tyre dhe me aksesin nė informacione tė
rėndėsishme. Kėtu mund tė pėrmendet p.sh., se cilat janė hapat, qė mund
dhe duhet tė merren pėr tė ngritur njė padi pranė Gjykatės Evropiane pėr
tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg.
Nė pamje tė parė kjo mund tė ketė njė efekt disi shokues te njė qytetar
i thjeshtė dhe tė duket tejet e komplikuar, por tė jeni tė sigurt: ēdo
vit mijėra njerėz ecin nė kėtė rrugė dhe fitojnė drejtėsi, dhe shteti i
tyre pėrmes njė vendimi tė Gjykatės dėnohet p.sh. me dėmshpėrblim!
Mosbesimi ndaj Drejtėsisė dhe sistemit gjyqėsor nė Evropėn Juglindore
ėshtė shumė i pėrhapur dhe ka rrėnjė tė thella, pėr kėtė jam e sigurt.
Kjo ėshtė vėrtet diēka logjike dhe e kuptueshme nėse kemi parasysh
pėrvojat shumė negative me gjykatėsit partiakė dhe korrupsionin. E
megjithatė unė do tė doja t'Ju inkurajoja Ju si multiplikatorė, tė
trajtoni temėn e tė drejtave tė njeriut dhe mundėsinė, deri mė tani
unike, pėr t'iu drejtuar njė gjykate ndėrkombėtare!
Kjo rubrikė informative do t'Ju mbėshtesė tė informoheni rreth gjėrave
mė kryesore dhe tė gjeni nė internet informacionet mė tė rėndėsishme tė
disponueshme nė gjuhėn Tuaj.
Do tė ishte pėr mua njė kėnaqėsi shumė e madhe, nėse Ju do tė mė jepni
njė feedback rreth mėnyrės se si perceptohet kjo temė gjatė trajtimit nė
shkollėn, universitetin apo organizatėn Tuaj.
Pėr sot mbetem me urimet e mia mė tė mira dhe pėrshėndetje tė pėrzemėrta
E Juaja Ingrid Halbritter
Pėrmbajtja
Ne Ju prezantojmė: Kėshilli i Evropės
(II): Fusha e veprimtarisė Tė Drejtat e Njeriut
Kėshilli i Evropės ėshtė organizata ndėrshtetėrore mė e vjetėr dhe mė e
madhe nė Evropė. Nė kėtė kapitull do tė prezantohet nė njė mėnyrė disi
mė tė hollėsishmė fusha e detyrave tė tė drejtave tė njeriut.
Pėr shembull
Konventa Evropiane pėr tė
drejtat e njeriut dhe Gjykata Evropiane pėr tė drejtat e njeriut
Nė Bullgari vdes njė rom nė burg. E drejta e tij pėr jetėn ishte cėnuar:
njė ēėshtje pėr Gjykatėn pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kėshillin e Evropės!
Ēfarė tė drejtash kanė 800 milionė evropianė? Ku dhe nė ē'mėnyrė mund tė
kėrkohen ato?
Nė kėtė kapitull do tė merrni informacionet mė tė nevojshme nė lidhje me
njė instrument juridik ndėrkombėtar, deri tani unik nė llojin e vet, i
cili ndodhet nė dispozicionin e tė gjithėve ne!
Nė Web: Tė drejtat e njeriut nė internet: njė
pėrzgjedhje
Ku mund tė gjeni ēfarė nė faqen e internetit tė Kėshillit tė Evopės nė
gjuhėn Tuaj?
Njė guidė e vogėl me linke tė shumta tė drejtpėrdrejta pėr te burimet
informative mė tė rėndėsishme mbi temėn e tė drejtave tė njeriut,
Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut dhe Gjykaėn pėr tė Drejtat
e Njeriut
Impressum
_________________________________________________
Ne Ju prezantojmė:
Kėshilli i Evropės (II): Tė drejtat e
njeriut
Ingrid Halbritter
Ēdo njeri ka tė drejta, qė nuk janė tė lidhura nė kushte tė tjera
perveē se me tė qenėt e tij si njeri. Pra, nuk ka rėndėsi se ēfarė
gjinie, ngjyrė lėkure apo besimi fetar ka ky njeri.
Kėto janė tė Drejtat e Njeriut sikurse janė pėrcaktuar edhe nė
Deklaraten e Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut 1948 miratuar nga
Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara. Kėshilli i Evropės u
ėshtė referuar pikėrisht kėtyre tė Drejtave tė Njeriut kur miratoi
Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Sikurse mund ta shihni nė
fragmentin e mėposhtėm shkėputur nga statuti tema e tė Drejtave tė
Njeriut ėshtė njė temė qendrore nė veprimtarinė e Kėshillit tė Evropės.
Nė statutin e Kėshillit tė Evropės tė vitit 1949 thuhet:
Kėshilli i Evropės ka detyrėn e realizimit tė njė lidhjeje mė tė
ngushtė mes anėtarėve tė tij, me qėllim qė tė mbrojė dhe nxisė mė tej
idealet dhe parimet, qė janė pronė e pėrbashkėt e tyre, si dhe pėr tė
favorizuar progresin e tyre ekonomik dhe social.
Ky objektiv synohet tė realizohet me ndihmėn e organeve tė Kėshillit,
pėrmes shqyrtimit tė ēėshtjeve me interes tė pėrbashkėt, pėrmes lidhjes
sė marrėveshjeve dhe veprimeve tė njėjta nė fushat e ekonomisė, jetės
sociale, kulturės, shkencės, drejtėsisė dhe administratės si dhe pėrmes
mbrojtjes dhe zhvillimit tė mėtejshėm tė tė drejtave tė njeriut dhe
lirive tė tij themelore.
Pėrveē tė drejtave tė njeriut dhe lirive tė tij themelore sikurse janė
p.sh. e drejta pėr jetėn dhe e drejta pėr liri dhe siguri ka edhe tė
drejta specifike pėr grupe njerėzish nė nevojė tė veēantė pėr tu
mbrojtur (si p.sh. minoritetet, gratė, fėmijėt dhe tė burgosurit) dhe
fusha veēanėrisht tė rėndėsishme tė jetės (si p.sh. edukimi, shėndeti).
Nė fushėn mė tė madhe tė veprimtarisė sė tij tė drejtat e njeriut
nga katėr gjithsej, Kėshilli i Evropės merret pra sė pari me tė drejtat
e pėrgjithshme dhe universale tė njeriut. Pikėrisht pėr kėtė
instrumentat kryesorė janė Konventa Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut
dhe Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Sė dyti, ai trajton edhe
kėto grupe njerėzish nė nevojė tė veēantė pėr mbrojtje dhe fushat e
sipėrpėrmendura tė jetės. Mė poshtė do tė pėrmendja disa shembuj pėr tė
treguar se si angazhohet Kėshilli i Evropės nė kuadėr tė misionit tė tij
pėr tė ruajtur dhe mbėshtetur mė tej tė Drejtat e Njeriut:
Karta Sociale Evropiane
(1961) garanton tė drejta krejt specifike tė njeriut, siē janė e drejta
sociale dhe ajo ekonomike. Kėtu bėhet fjalė p.sh. pėr tė drejtėn pėr tė
patur njė banesė, pėr pėrkujdesje mjekėsore si dhe e drejta pėr tė
frekuentuar shkollėn,ndalimi i punės sė fėmijėve, e drejta pėr bashkim
familjar dhe shumė e shumė tė tjera. Kėtė Kartė e kanė nėnshkruar dhe
ratifikuar pothuaj tė gjitha shtetet anėtare. Kėshilli i Evropės
monitoron respektimin e Kartės pėrmes raporteve, qė shtetet anėtare
duhet tė shkruajnė dhe dorėzojnė. Ankesa mund tė dorėzohen gjithashtu
edhe nėpėrmjet Organizatave tė lejuara Joqeveritare, ankesa kėto qė do
tė shqyrtohen nga Komitetit pėr tė Drejtat Sociale e mė pas jepet edhe
reagimi pėrkatės.
Komiteti pėr mbrojtjen
nga torturat viziton burgje nė shtetet anėtare dhe publikon raporte
nė lidhje me mėnyrėn se si trajtohen tė burgosurit.
Njė sekretari e veēantė
merret me monitorimin e Konventės pėr mbrojtjen e minoriteteve.
Nė kėtė konventė kanė hyrė tashmė 35 shtete. Ajo pėrmban pėr shembull
ndalimin e diskriminimit, tė drejtėn pėr tu arsimuar nė gjuhėn tėnde,
aksesin nė media e shumė tė tjera. Shtetet anėtare duhet tė shkruajnė
raporte, rreth tė cilave Kėshilli i Evropės bėn komentet e veta dhe
diskuton mė pas me qeveritė gjatė vizitave nė vendet pėrkatėse se si
mund tė pėrmirėsohet mbrojtja e minoriteteve.
Sekretaria, qė merret
me temėn e barazisė mes burrave dhe grave, kujdeset pėr njė akses tė
barabartė tė grave nė vendimet politike, si dhe trajton problemet e
dhunės kundėr grave dhe atė tė trafikimit. Ajo bėn publikime tė ndryshme,
mbėshtet realizimin e rekomandimeve tė Komitetit tė Ministrave dhe
organizon seminare dhe konferenca.
Komisioni Evropian
kundėr racizmit dhe intolerancės pėrbėhet nga expertė tė shteteve
anėtare tė Kėshillit tė Evropės njė pėr secilin dhe ka njė sekretari
tė vogėl. Pėr secilin vend bėhen analizat pėrkatėse pėr tė identifikuar
problemet dhe mė pas parashtrohen sugjerimet pėr tė ndihmuar dhe
zgjidhur kėto probleme. Perveē kėsaj nė lidhje me tema tė veēanta, si
p.sh. racizmi, dhe intoleranca kundrejt romėve u jepen qeverive
rekomandime politike dhe shembuj tė mirė praktikė.
Trafikimi i qenieve
njerėzore ėshtė njė shkelje e pastėr e tė drejtave tė njeriut. Ndaj
enkas pėr kėtė fushė ėshtė ngritur njė sekretari mė vete. Ka tre
rekomandime politike tė Komitetit tė Ministrave dhe tė Asamblesė
Parlamentare, qė hedhin dritė mbi kėtė fenomen nga perspektiva tė
ndryshme (ajo juridike, mundėsitė e parandalimit, trajtimi i viktimave
etj.) Pėr grupe tė ndryshme adresatėsh (p.sh. OJQ, policia) organizohen
kurse trainimi, konferenca dhe fushata informative me qėllim mprehjen e
vetėdijes publike pėr kėto probleme globale.
Programi Policia dhe
tė Drejtat e Njeriut synon arsimimin e punonjėsve tė policisė nė
shtetet anėtare, me qėllim qė kėta tė respektojnė standardet e tė
drejtave tė njeriut gjatė ushtrimit tė profesionit tė tyre.
[shko te pėrmbajtja]
_________________________________________________
Pėr shembull ...
Konventa Evropiane mbi tė
Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut
Rasti i njė hajduti bullgar viēash
Nė shtator 1994 njė rom
49-vjeēar vodhi nė komunėn Pleven nė Bullgari nėntė viēa dhe u arrestua
menjėherė. Dymbėdhjetė orė mė vonė ai vdiq nė zyrat e policisė pėr shkak tė
njė hemoragjie tė rėndė tė brendshme. Bashkėshortja e tij, e cila kishte patur
me tė tre fėmijė dhe kishte dymbėdhjetė vjet qė jetonin bashkė, u pėrpoq me
vite tė tėra tė hidhte dritė mbi ngjarjen, pasi ajo ishte e bindur se i shoqi
kishte vdekur si pasojė e keqtrajtimeve dhe goditjeve tė shkaktuara nga
policėt.
Duke qenė se pėrpjekjet e saj pranė autoriteteve bullgare nuk patėn rezultat,
ajo iu drejtua nė fund Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe ngriti
padi pėr shkeljen e nenit 2 (e drejta pėr jetėn), nenit 6 (e drejta pėr njė
proces tė ndershėm brenda njė periudhe tė caktuar), nenit 13 (e drejta pėr njė
ankimim efektiv) dhe nenit 14 (ndalimi i diskriminimit).
Gjykata Evropiane i dha asaj tė drejtė nė tė gjitha pikat e kėrkesė-padisė dhe
e dėnoi shtetin e Bullgarisė me pagimin e njė dėmshpėrblimi nė vlerėn e
100.000 frangave franceze, apo 8.000 levave bullgare si dhe marrjen pėrsipėr
tė shpenzimeve tė krijuara.
Tė drejtat tona nė Konventėn Evropiane mbi tė
drejtat e njeriut
Nė kėtė shembull mbresėlėnės mund tė vėrejmė disa
aspekte: tė drejtat themelore, tė cilat fillimisht tingėllojnė si diēka shumė
abstrakte, bėhen tepėr praktike, kur i zbatojmė nė situata konkrete. Neni 2
quhet: e drejta pėr jetėn. Nė rastin e hajdutit tė viēave punonjėsit e
policisė, pra pėrfaqėsuesit e shtetit tė Bullgarisė, e kanė goditur kėtė njeri
derisa i kanė shkaktuar vdekjen. Pėrveē kėsaj, ata nuk u kujdesėn, qė t'i
jepnin ndihmėn mjekėsore pėr plagosjet e shkaktuara ēka ndoshta do tė mund
t'i kishte shpėtuar jetėn. Veē kėsaj ėshtė e qartė, qė arsyeja pse hajduti i
viēave u trajtua nė njė mėnyrė tė tillė ishte pėrkatėsia e tij ndaj grupit tė
popullsisė rome. Pra kemi tė bėjmė me njė shkelje tė nenit 14, i cili ndalon
diskriminimin e njerėzve pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės, racės, besimit fetar
etj.
Sė dyti, te ky shembull qė ėshtė njė rast, i cili ka ngjarė vėrtetė shohim
qė te kjo Gjykatė kanė akses jo vetėm njerėz me nivel tė lartė arsimimi apo tė
pasur, por edhe tė gjithė ata qė, kanė dijeni dhe nuk kanė druajtje t'i hynė
kėsaj rruge! Kėshtu pra bėhet e qartė se sa e rėndėsishme ėshtė tė njohėsh dhe
tė dish, se si mund tė drejtosh njė ankesė tėnden pranė Gjykatės Evropiane pėr
tė Drejtat e Njeriut.
Sė treti, kuptojmė, qė kjo gjykatė trajton tė gjitha rastet me tė njėjtin
seriozitet, pavarėsisht nėse bėhet fjalė pė njė viktimė tė pafajshme apo
sikundėr nė kėtė rast pėr njė punėtor ditor dhe hajdut tė dehur (shih
protokollin). Tė drejtat e njerėzve janė tė pandashme dhe i takojnė
gjithėsecilit!
Por cila ėshtė struktura e Konventės Evropiane mbi
tė Drejtat e Njeriut?
Neni 1 i Konventės mbi tė Drejtat e Njeriut quhet:
Detyrimi pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut. Palėt kontraktuese pra,
tė gjitha shtetet anėtare tė Kėshillit tė Evropės, qė e kanė nėnshkruar dhe
ratifikuar kėtė konventė u garantojnė tė gjithė qytetarėve tė shtetit tė
tyre tė drejtat dhe liritė e mėposhtme.
Disa shembuj nga gjithsej 18 nenet janė:
Neni 2: E drejta pėr tė jetuar
Neni 3: Ndalimi i torturave
Neni 5: E drejta pėr liri dhe siguri
Neni 6: E drejta pėr njė proces tė pastėr gjyqėsor
Neni 7: Asnjė dėnim pa ligj
Neni 9: Liri mendimi, vetėdijeje dhe besimi fetar
Neni 14: Ndalimi i diskriminimit
Tė 18 nenet gjenden nė pjesėn e parė tė Konventės. Poshtė secilit nen
pėrshkruhet saktėsisht, se cili ėshtė kuptimi i tij dhe nė cilat raste nuk
ėshtė i vlefshėm. Le tė marrim pėr shembull nenin 2.
Shteti ėshtė i detyruar tė mbrojė jetėn e ēdo njeriu. Askush nuk lejohet tė
vritet, pėrveē rasteve kur atij i ėshtė dhėnė ligjėrisht dėnimi kapital ose nė
rast se vdes gjatė njė arrestimi ligjor ose gjatė neutralizimit tė njė trazire.
Dėnimi kapital ėshtė hequr me anė tė njė protokolli shtesė nr.13 dhe kjo ėshtė
bėrė nė mėnyrė tė plotė, pa pėrjashtime apo kufizime. Ky protokoll ka hyrė nė
fuqi nė 1 korrik 2003. Vetėm tre janė shtetet, qė nuk e kanė nėnshkruar ende:
Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia. Pra pėr nenin 2 tė Konventės mbi tė Drejtat
e Njeriut kjo do tė thotė: edhe nė ato raste kur njė shtet duhet me ligj tė
respektojė Konventėn mbi tė Drejtat e Njeriut, tė dėnuarit mund tė ekzekutohen,
nėse ky shtet nuk ėshtė palė nė Protokollin Shtesė nr.13.
Nė Gjykatėn e Strasburgut mbėrrijnė shpesh ankesa nė lidhje me nenin 6: E
drejta pėr njė proces tė pastėr gjyqėsor. Mė konkretisht kjo do tė thotė:
secili ka tė drejtėn, qė ēėshtja e tij tė gjykohet nga njė gjykatė, qė bazohet
nė ligj dhe brenda njė afati tė caktuar; qė njė i paditur deri nė demonstrimin
ligjor tė fajėsisė sė tij vlen si i pafajshėm, qė ai tė mund tė kuptojė gjuhėn
nė tė cilėn zhvillohet procesi, tė ketė njė avokat dhe tė lejohet tė pyesė
dėshmitarėt.
Shumė procese gjyqėsore zgjasin pėr njė kohė tepėr tė gjatė dhe pikėrisht kjo
ėshtė shpeshherė edhe objekt i Gjykatės. Njė austriake, e akuzuar dhe dėnuar
pėr shkak tė njė mashtrimi, ngriti padi ndaj Republikės sė Austrisė, pėr
faktin se procesi i saj kishte zgjatur mė tepėr se 15 vjet. Gjykata i dha tė
drejtė dhe e dėnoi Austrinė me pagesėn e njė dėmshpėrblimi nė vlerėn e
gjithsej 11.000,00 Euro pėr shqetėsimet dhe vėshtirėsitė qė i ishin krijuar
kėsaj gruaje ndėrkohė.
Ju mund tė ngrini padi kundėr shtetit Tuaj!
Veēoria e Konventės mbi tė Drejtat e Njeriut
ėshtė fakti, qė Ju si qytetar/e mund tė ngrini padi kundėr shtetit Tuaj, nėse
Ju mendoni se ju janė shkelur tė drejtat Tuaja! Kjo Gjykatė nuk ėshtė
kompetente, nėse Ju Ju ka dėmtuar njė person
tjetėr. Pra, Ju mund tė ngrini padi vetėm kundėr
zyrave shtetėrore pra pėr shembull kundėr autoriteteve, gjykatave ose
pėrfaqėsuesve tė shtetit Tuaj , padi kėto, qė trajtohen mė pas nė Strasburg.
Ky ėshtė njė progres vėrtet i madh, sepse pėrpara se tė ekzistonte kjo
konventė dhe Gjykata, qė i pėrket asaj, evropianėt ishin tė ekspozuar pa
shpėtim kundrejt shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut! Pra, thjesht nuk ka
patur asnjė instancė juridike mbi shtetet tona. Pra terrori dhe arbitrariteti
shtetėror nuk janė mė tė mundshme duke presupozuar, qė ne i njohim tė
drejtat tona dhe mund tė luftojmė pėr to.
Gjykata e tė drejtave tė njeriut bėn gjithēka tė mundur, qė t'Ju mundėsojė
Juve dorėzimin e ankesave. Nė internet (shih linket nė rubrikėn e ardhshme Nė
internet) mund tė gjeni informacione dhe formulare, qė mund tė kuptohen lehtė
dhe qė mund t'i plotėsoni nė gjuhėn Tuaj e mė pas t'i dorėzoni.
Natyrisht, pėr njė padi duhen pėrmbushur kushte tė caktuara. Ju mund tė
ankoheni nė lidhje me shkeljen e tė drejtave, qė pėrmenden nė Konventė ose nė
njėrin prej protokolleve shtesė. Shteti Juaj duhet jo vetėm t'i ketė
nėnshkruar por edhe ratifikuar kėto dokumenta. Ratifikimi do tė thotė, qė
parlamenti kombėtar i shtetit duhet tė japė miratimin e tij dhe nė kėtė mėnyrė
tė deklarojė nė mėnyrė tė detyrueshme, qė do t'i pėrmbahet marrėveshjes. Qė
prej kėtij momenti duhet tė zbatojė dispozitat e marrėveshjes.
Kusht tjetėr paraprak ėshtė ezaurimi i tė gjitha mjeteve juridike
brendashtetėrore. Ēfarė do tė thotė kjo? Nėse Ju nuk jeni dakord me vendimin e
njė gjykate dhe nėse ekziston njė instancė tjetėr mė e lartė gjyqėsore ose
deri edhe njė gjykatė kushtetuese, e cila ėshtė kompetente pėr ēėshtje tė tė
drejtave tė njeriut, duhet qė Ju fillimisht tė shkoni te kjo gjykatė, pėrpara
se tė kėrkoni ndėrmjetėsinė e Gjykatės sė tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg.
E rėndėsishme ėshtė, qė Ju brenda gjashtė muajve pas marrjes sė vendimit tė
instancės sė fundit nė vendin Tuaj tė dorėzoni ankesėn Tuaj.
Nėse Ju dorėzoni njė ankesė nė Gjykatė dhe nėse ajo cilėsohet si e lejueshme,
atėherė do tė keni nevojė pėr njė avokat. Nėse nuk keni mjete tė mjaftueshme
financiare, Kėshilli i Evropės ėshtė i gatshėm t'Ju mbėshtesė me tė
ashtuquajturin sistem ndihmės nė shpenzimet e njė procesi. Nėse ankesa Juaj
ėshtė e lejueshme, ajo do tė trajtohet sipas rastit nga njėra prej dy
dhomave. Vendimi i dhomave merret sipas parimit tė shumicės dhe ėshtė
pėrfundimtar. Vendimet janė tė detyrueshme pėr shtetet anėtare dhe Komiteti i
Ministrave ėshtė pėrgjegjės pėr garantimin e realizimit tė tyre pra, pėr
shembull, pėr pagesėn e dėmshpėrblimit paditėsit.
Gjykata Evropiane pėr
tė Drejtave tė Njeriut dhe Liritė Themelore

Me pak forcė imagjinate Ju mund tė shihni peshoren simbolin e drejtėsisė -,
figurė, qė ka dashur tė paraqesė arkitekti i ndėrtesės sė Gjykatės.
Konventa Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut pėrbėhet nga dy pjesė: nga njė
katalog i tė drejtave dhe lirive themelore si dhe nga pėrcaktimi, se cila
ėshtė struktura e Gjykatė Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe si funksionon
ajo. Kjo ėshtė pra e veēanta dhe unikja e Konventės mbi tė Drejtat e Njeriut:
ajo pėrmban njė sistem pėr zbatimin e saj, pikėrisht njė gjykatė, e cila
aktualisht mund tė gjykoje dhe dėnojė ligjėrisht 45 shtete evropiane, nėse
autoritetet shtetėrore apo gjykatat kanė shkelur tė drejtat e njeriut te
qytetarėve tė tyre.
Kėshilli i Evropės momentalisht ka 46 anėtarė. Nė vjeshtėn e vitit 2004 u
shtua edhe Monako, qė mendohet se nuk ka nėnshkruar dhe ratifikuar ende
konventėn dhe protokollet e saj supozohet pėr arsye kohe. Tė gjitha shtetet
e tjera janė shtete kontraktuese tė Konventės mbi tė Drejtat e Njeriut duke
njohur kėshtu autoritetin e kėsaj Gjykate.
Gjykata Evropiane pėr Tė Drejtat e Njeriut ekziston nė formėn e saj aktuale qė
prej vitit 1998. Deri nė kėtė moment pėr zbatimin e detyrimeve tė shteteve
anėtare ishin pėrgjegjėse tre organe tė Kėshillit tė Evropės: Komisioni
Evropian pėr tė Drejtat e Njeriut (prej 1954), Gjykata Evropiane pėr tė
Drejtat e Njeriut (prej 1959) dhe Komiteti i Ministrave tė Kėshillit tė
Evropės (i pėrbėrė nga Ministrat e Jashtėm tė shteteve anėtare). Ankesat i
parashtroheshin fillimisht Komisionit, i pėrcilleshin mė pas Komitetit tė
Ministrave dhe, sipas rrethanave, i dėrgoheshin nga njėri prej tė dyve
gjykatės pė vendimmarrje. Nė atė periudhė individėt e kishin tė pamundur tė
dorėzonin ankesėn e tyre direkt nė gjykatė.
Me Protokollin shtesė nr. 11 procedura u rirregullua dhe qė prej nėntorit tė
vitit 1998 ka vetėm njė instancė, qė mund tė marrė vendime gjyqėsore: Gjykata
e Pėrherėhme Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Prej atėherė numri i padive
tė dorėzuara ėhtė rritur vrullshėm: nė vitin 2001 u shėnuan 13.858 ankesa!
Nė Gjykatė punojnė po aq Gjykatės sa janė edhe shtete anėtare, pra, pėr
momentin 45, ku posti i gjykatėsit nga Letonia ėshtė vakant. Monako nuk e ka
ratifikuar ende protokollin shtesė ndaj edhe nuk ka caktuar asnjė gjykatės.
Nga secili prej shteteve anėtare vjen njė gjykatės, por duhet thėnė se ai nuk
ėshtė pėrfaqėsues i vendit tė tij, pra ėshtė i pavarur dhe neutral. Gjykatėsit
zgjidhen nga Asambletė parlamentare tė Kėshillit tė Evropės pėr njė periudhė
gjashtėvjeēare.
Struktura e Gjykatės ėshtė shumė komplekse me Dhomat, Seksionet dhe Komitetet
e ndryshme tė saj, ndaj kjo nuk do tė jetė temė e diskutimit tonė. Por nė
rubrikėn e mėposhtme do tė gjeni udhėzime, se ku mund tė lexoni informacione
tė hollėsishme nė faqen e internetit tė Kėshillit tė Evropės.
[shko te pėrmbajtja]
_________________________________________________
Nė internet
Nė kėtė rubrikė dėshiroj nė plotėsim tė rubrikės sė
fundit informative - t'Ju bėj tė ditur informacione tė reja mbi temat e
kėtij numri dhe t'Ju shpjegoj, se ku mund t'i gjeni ato edhe nė gjuhėn
Tuaj nė faqen e internetit tė Kėshillit tė Evropės. Prezantimi nė
internet i Kėshillit tė Evropės ėshtė njė burim i pashtershėm
informacionesh, por qė gjithsesi ėshtė e vėshtirė tė gjesh pikėrisht atė,
qė kėrkohet.
1. Tė pėrgjithshme rreth Kėshillit tė Evropės
dhe materiale mėsimore rreth Konventės mbi tė Drejtat e Njeriut
Informacioni i pėrgjithshėm nė Kėshilli i
Evropės, 800 milionė evropianė (rreth 100 faqe) Ju jep njė tablo
vėrtet tė mirė nė historinė, strukturėn, mėnyrėn e funksionimit, fushat
e detyrave dhe veprimtaritė konkrete. Ndėr tė tjera aty do tė gjeni edhe
udhėzime pėr literaturėn, adresa qendrash informacioni nė vende tė
veēanta si dhe linke tė sqaruara shkurtimisht nė lidhje me faqe tė tjera
interneti.
Do tė gjeni informacione, lehtėsisht tė kuptueshme nė tė gjitha gjuhėt e
Evropės Juglindore, mbi Kėshillin e Evropės dhe Konventėn mbi tė Drejtat
e Njeriut si dhe udhėzime mbi ushtrimet, qė mund tė realizohen me
nxėnėsit. Mė poshtė gjeni linket direkte nė gjuhė
tė veēanta:
Shqip,
Boshnjake,
Bullgarisht,
Gjermanisht,
Anglisht,
Kroate,
Maqedone,
Rumanisht
2. Konventa Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut
Varianti aktual i Konventės gjendet nė tė
gjitha gjuhėt e shteteve anėtare, pra ėshtė nė Tuajėn! Ndiqni Ju lutem
kėtė udhė:
www.echr.coe.int, mė pas Basic Texts dhe shkoni te The European
Convention on Human Rights ose pėrdorni kėtė Link
direkt ...
3. Informacione mbi dorėzimin e njė padie
Tė gjitha fletė-informacionet, pra udhėzimet
pėr mbushjen e njė formulari dhe vetė formulari janė nė dispozicion nė
tė gjitha gjuhėt. Shkoni te faqja e internetit
www.echr.coe.int zgjidhni mė pas Linkun Basic texts dhe nė faqen
qė shfaqet zgjidhni Linkun e pestė na lart Informations for Persons
wishing to Apply to the European Court for Human Rights.
Nė mes tė dokumentit, qė hapet, ėshtė njė tabelė me gjuhėt e ndryshme.
Klikoni mbi gjuhėn Tuaj dhe mė pas do tė mbėrrini nė njė listė me linke
nė rend alfabetik. Dokumentat e tipit pdf janė nė dispozicionin Tuaj.
Kėtu keni
Linkun direkt.
Ju lutem, mos u shqetėsoni! Kjo faqe, nė pjesėn e sipėrme tė saj ėshtė
formuluar nė gjuhėn angleze. Tabela me gjuhėt gjendet pak mė poshtė!
4. Konventa dhe Gjykata nė pesė gjuhė:
Nėse zotėroni njėrėn prej pesė gjuhėve kryesore tė Kėshillit tė
Evropės (anglisht, frėngjisht, gjermanisht, italisht, rusisht), do tė
keni mundėsi tė shfrytėzoni njė sasi mė tė madhe informacioni. Shkoni
nga faqja e fillimit tė Kėshillit tė Evropės
www.coe.int te Linku Site Map dhe zgjidhni kėtu njėrėn prej kėtyre
pesė gjuhėve.
Nė anėn e majtė do tė shihni tė listuara veprimtaritė e Kėshillit tė
Evropės (Tė Drejtat e Njeriut, Ēėshtje Juridike, Kohezioni Social dhe
Edukimi, Kulturė...). Nėse klikoni mbi Linkun Tė Drejtat e Njeriut, do
tė hapet djathtas njė dritare me fusha tė ndryshme detyrash. Pėr temėn
tonė janė tė rėndėsishme linke tė tilla si Konventa dhe Gjykata
Evropiane. Nėn Linkun Konventa do tė gjeni jo vetėm tekstin origjinal,
por edhe tekste tė tjera sqaruese, njė pėrmbledhje tabelare, se cili
shtet e ka nėnshkruar dhe ratifikuar kur konventėn, si dhe detaje nė
lidhje me rezervat e formuluara nga shtete tė veēanta.
Nėse shkoni nė Linkun Gjykata Evropiane, do tė gjeni tekste dytėsore
nė lidhje me kėtė organ, informacione nė lidhje me ata, qė kėrkojnė tė
paraqesin njė padi si dhe tė gjithė formularėt dhe adresat e nevojshme
pėr kėtė.
Nė anėn e majtė Linku vendimet gjyqėsore dhe vendimmarrja ju ēojnė nė
njė bazė, ku tė gjitha rastet pėshkruhen saktėsisht nė mėnyrė akribike.
Gjuha e vėshtirė juridike e bėn leximin jo krejt tė thjeshtė pėr
amatorėt, por kjo ėshtė njė mundėsi madje shumė interesante pėr tė
krijuar njė pėshtypje, se cili person i ėshtė drejtuar nė cilėn ēėshtje
Gjykatės. Pėr fat tė keq, tė gjitha dokumentet nė kėtė bazė tė dhėnash
janė vetėm nė anglisht, rrallėherė edhe nė frėngjisht.
5. Njė shėrbim i shkėlqyer: tė gjitha konventat e Kėshillit tė
Evropės
Nė rast se interesoheni tė dini se cilat janė kėto konventa, ēfarė
pėrmbajnė ato, cili i ka nėnshkruar apo ratifikuar ato, shkoni nė faqen
(anglisht):
http://conventions.coe.int. Kushti paraprak ėshtė, qė Ju tė kuptoni
njėrėn prej pesė gjuhėve kryesore, qė mund t'i zgjidhni lart djathtas
faqes.
Nėn Linkun full list do t'Ju shfaqet njė listė, qė duket pa mbarim, me
pothuaj 200 konventat dhe protokollet e miratuara dhe tė hyra nė fuqi nė
peridhėn maj 1949 deri nė janar 2005. Nėse Ju klikoni nė titullin e njė
marrėveshjeje do tė gjeni njė shėrbim tė shkėlqyer: Ēfarė dėshironi tė
mėsoni rreth kėsaj marrėveshjeje?, pas kėsaj pyetjeje, Ju mund tė
shikoni tekstin e plotė, tė thelloheni nė sqarime, tė njihni stadin e
nėnshkrimit dhe ratifikimit si dhe tė shihni se cili shtet ka njoftuar
cilat rezerva (nėse kuptoni gjuhėn e juristėve dhe nėse mund tė
depėrtoni nė pyllin e dendur tė paragrafeve).
Shumė i dobishėm nė mėnyrė tė veēantė pėr qėllime mėsimore - ėshtė
kėtu fjalori (Linku i katėrt nga lart). Atje shpjegohen mirė dhe nė
mėnyrė tė kuptueshme konceptet kyēe tė Konventės.
Nėse dėshironi tė dini, se cilat janė konventat qė ka ratifikuar vendi
Juaj, shkoni, Ju lutem, tė Linku i tretė nga poshtė (Shtetet) dhe
pėrdorni database. Ju mund tė zgjidhni p.sh. vendin Tuaj dhe tė listoni
tė gjitha marrėveshjet ose tė zgjidhni tema tė veēanta. Prej kėtej mund
tė hyni pastaj sėrish nė hollėsitė e secilės marrėveshje.
6. Gjykatėsit e Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut
Nėse jeni tė interesuar tė dini se si quhen gjykatėsit, qė punojnė
aktualisht nė Gjykatė, shkoni te Linku:
http://www.echr.coe.int/BilingualDocuments/LISTEDEPRESEANCE.htm
7. Tė drejtat e Njeriut shumė informacione dhe
materiale tė mira!
Seksioni pėr Bashkėpunimin dhe Formimin e
Vetėdijes vė nė dispozicion njė sasi tė madhe informacionesh mbi aspekte
tė ndryshme tė tė drejtave tė njeriut, dhe kjo pjesėrisht nė gjuhė tė
ndryshme. Kėtu do tė gjeni p.sh. njė guidė tė shkurtėr pėrmes Konventės
Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė shqip, kroatisht dhe rusisht.
Hyrja kėtu kėrkon pak kohė por ia vlen: Nė
kete faqe do tė gjeni tre hyrje tė ndryshme nė njė bazė tė dhėnash.
Tė parėn ėshtė mė mirė ta injoroni sepse ėshtė e vėshtirė pėr tu
pėrdorur.
Nė mes tė faqes gjendet njė database me 14 dokumenta. Zgjidhni
gjuhėn e dėshiruar dhe titullin Subject. Menjėherė do tė shfaqet njė
listė me tė gjitha dokumentet nė kėtė gjuhė.
Pikėrisht poshtė saj ėshtė edhe njė hyrje e tretė me rreth 80 dokumente.
Zgjidhni titullin nė anglisht tė dokumentit, pėr tė cilin interesoheni.
Menjėherė do tė shihni se cilat dokumente tė tipit pdf janė tė
disponueshme dhe nė cilėn gjuhė.
Materiale tė shumta nė lidhje me temėn e tė drejtave tė njeriut e gjeni
edhe nė serverin tonė tė edukimit
www.dadalos.org (nė tė gjitha gjuhė e Evropės Juglindore)
[shko te pėrmbajtja]
_________________________________________________
impressum
Kjo rubrikė informative publikohet nga D@dalos Sarajevė dhe financohet
nga Ministria e Jashtme Federale nė Berlin, nga Ministria Federale pėr
Bashkėpunim Ekonomik dhe Kėshilli i Evropės.
Redaktore pėrgjegjėse: Ingrid Halbritter
Adresa: D@dalos Sarajevo
Aleja Lipa 57
71000 Sarajevo
Telefon: +387 33 715 600 (Büro Hrasno)
Telefon/Fax: +387 33 446 680 (Büro Vratnik)
Fax: +387 33 715 601
Cel. Ingrid Halbritter: +49 173 65 35 031
E-mail:
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Artikujt dhe propozime nė lidhje me temat si dhe feedback jeni tė lutur
t'i dėrgoni direkt te
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Lista e shpėrndarjes me e-mail: Nėse dėshironi, qė rubrika informative
tė mbėrrijė te Ju nė mėnyrė automatike shkruani Ju lutem nė adresėn
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Nėse e keni marrė kėtė rubrikė informative automatikisht dhe NUK e
dėshironi mė nė tė ardhmen, shkruani Ju lutem shkurtimisht gjithashtu nė
tė njėjtėn adresė.
[shko te pėrmbajtja]
[lart]
|