EDC Newsletter

___________________________________

Nr. 2, datė 31. Janar 2005

Parathėnie e botueses

Tė dashur kolegė dhe kolege,ndryshe nga ē'kishim njoftuar – dhe pėr fat tė keq me paksa vonesė – sot po merrni njė „Speciale“, pra njė numėr special tė rubrikės informative: bėhet fjalė pėr Kėshillin e Evropės. Ai ėshtė pak i njohur dhe shpesh ngatėrrohet me Bashkimin Evropian, por qė pėr fushėn e edukimit, dhe pikėrisht pėr edukimin e demokracisė, ėshtė institucioni mė i rėndėsishėm evropian. Dhe kjo nė njė pikėpamje tė dyfishtė: sė pari si objekt i edukimit politik dhe sė dyti si lobist pėr politikėn e edukimit, furnizues resursesh dhe sponsor aktivitetesh si dhe njė lloj organizate ombrellė gjithėevropiane.

 

Botimet e deritanishme:

> Rubrika informative EDC Nr.1

 

Shkak pėr kėtė numėr special ėshtė „Viti Evropian pėr Edukimin e demokracisė “,i cili filloi me njė Konferencė tė madhe nė mes tė dhjetorit 2004 nė Sofje. Megjithėse Kėshilli i Evropės politikisht, nė nivel global, ushtron njė ndikim shumė mė tė vogėl se BE, pėr Evropėn Juglindore pikėrisht nė fushėn e nxitjes sė demokracisė dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut ai merr njė rėndėsi shumė mė tė drejtpėdrejtė. Pėr kėtė arsye ai meriton vėmendje dhe unė do tė doja qė me kėtė rubrikė informative tė kontribuojė nė motivimin Tuaj, qė nė vitin 2005 aktivitetet Tuaja t'i shihni si aktivitete tė edukimit tė demokracisė dhe t'i bėni tė njohura si tė tilla!

Pra, kjo rubrikė informative ėshtė njė paketė servisi gjithėpėrfshirėse nė lidhje me Kėshillin e Evropės dhe u drejtohet para sė gjithash atyre, qė nuk kuptojnė anglisht apo qė nuk kanė mundėsinė tė vizitojnė me ditė tė tėra faqen voluminoze tė Kėshillit tė Evropės nė internet pėr tė gjetur informacione tė dobishme. Pėr tė mos Ju ngarkuar me shumė informacion nė numrin e ardhshėm do tė gjeni njė pjesė enkas rreth Konventės Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut dhe mbi Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Ato janė instrumentet mė tė efektshme tė Kėsillit tė Evropės.

Pėrshėndetje tė pėrzemėrta dhe urimet e mia mė tė mira pėr Vitin e Ri!

E Juaja Ingrid Halbritter
 


PĖRMBAJTJA

Ne Ju prezantojme: Kėshilli i Evropės ėshtė organizata ndėrshtetėrore mė e vjetėr dhe – pėrsa i pėket numrit tė shteteve anėtare – dhe mė e madhe nė Evropė. Nė kėtė kapitull bėhet fjalė pėr kontekstin historik tė themelimit tė tij, struktura, objektivat dhe fushat e veprimtarisė.

Per shembull … Viti Evropian pėr Edukimin e Demokracisė 2005: Edukimi i Demokracisė ose EDC (Education for Democratic Citizenship) ėshtė njėra nga detyrat kryesore tė Kėshillit tė Evropės nė fushėn e edukimit. 2005 ėshtė Viti Evropian pėr Edukimin e Demokracisė, njė shans i madh pėr tė tėrhequr vėmendjen e politikanėve, mėsuesve dhe qytetarėve nė mbarė Evropėn nė lidhje me faktin, se angazhimi aktiv nė politikė dhe shoqėri kėrkon aftėsi, qė pėrēohen nėpėrmjet edukimit. Nė kėė fragment Ju do tė gjeni gjithēka, qė duhet tė dini mbi Vitin Evropian si dhe linke direkte pėr nė publikimet e ndryshme, kjo edhe nė gjuhėn Tuaj.

nė internet: Faqja e internetit e Kėshillit tė Evropės www.coe.int – Kėshilli i Evropės ofron njė faqe interneti shumė tė mirė dhe voluminoze, e cila duke u nisur nga struktura dhe vėllimi, ėshtė e vėshtirė tė pėrdoret, veēanėrisht pėr ata, qė nuk kuptojnė anglisht. Ky kapitull ka pėr qėllim t’u shėrbejė tė gjithė tė interesuarve si njė lloj udhėzimi pėrdorimi dhe t’u mundėsojė atyre njė akses mė tė drejtpėrdrejtė nė informacione dhe dokumenta relevante, edhe nė gjuhėt e Evropė Juglindore.

impresum

_________________________________________________

Ju prezantojmė:

Kėshilli i Evropės
Ingrid Halbritter

Kėshilli i Evropės – A nuk ka tė bėjė kjo me Bashkimin Evropian? Nė mėnyrė indirekte po, vetėm se bėhet fjalė pėr dy institucione krejtėsisht tė ndryshme, ku Kėshilli i Evropės ėshtė qartėsisht mė pak i njohur se Bashkimi Evropian. Fakt ėshtė, qė Kėshilli i Evropės ėshtė organizata ndėrshtetėrore mė e madhe dhe mė e vjetėr nė Evropė. Numri i anėtarėve tė tij ka arritur tashmė 46. Sė fundmi janė anėtarėsuar Serbi - Mali i Zi dhe Monako. Tė gjitha shtetet e Evropės Juglindore janė tashmė anėtarė tė tij. Anėtarėsimin e parė nga ky rajon e ka shėnuar Bullgaria nė vitin 1992.



[46 shtetet anėtare tė Kėshillit tė Evropės]

Marrėdhėnia me BE-nė ekziston pėr shembull nė faktin, qė asnjė vend nuk ėshtė anėtarėsuar nė BE pa qenė mė parė anėtar i Kėshillit tė Evropės. Nė veprimtarinė praktike tė sė shkuarės sė vonė kėto dy organizata kanė iniciuar bashkėpunime dhe nė disa programe ato kanė ndarė pėr shembull shpenzimet dhe kanė bėrė plane tė pėrbashkėta. I tillė ėshtė p.sh. rasti i programit tė madh pėr kualifikimin e mėsuesve nė fushėn e edukimit pėr tė drejtat e njeriut nė Bosnjė-Hercegovinė.Kėshilli i Evropės ka selinė e tij nė Strasburg nė Lindje tė Francės, ku punojnė pothuaj 2000 nėpunės nga tė gjitha shtetet anėtare nė njė ndėrtesė madhėshtore dhe mbresėlėnėse nga pikėpamja arkitektonike „Palais d“Europe“ („Pallati i Evropės“) – pėr tė drejtat e njeriut, demokracinė dhe bashkėjetesėn e shteteve nė Evropė. Pėr ēdo vit shtetet anėtare japin rreth 80 milionė Euro pėr tė realizuar kėto vlera nė Evropė!

Pėr arsye tė njė lexueshmėrie mė tė mirė, vendosa qė nė fragmentet e mėposhtme tė mos paraqes mė linke nė lidhje me faqen nė internet tė Kėshillit tė Evropės. Linke direkte nė lidhje me tė gjitha temat, qė diskutohen kėtu ,do t’i gjeni nė pjesėn e tretė tė rubrikės informative (nė internet).

Themelimi i Kėshillit tė Evropės: sfondi, konteksti dhe motivet.

Qė pas mbarimit tė Luftės sė Parė, por para sė gjithash pas Luftės sė Dytė Botėrore, u mendua shumė pėr mėnyrėn se si duheshin ndaluar nė tė ardhmen katastrofa tė tilla. Kryeministri i atėhershėm britanik Winston Churchill e shprehu me kėto fjalė idenė e tij nė vitin 1946: „Ne duhet tė krijojmė njė lloj  Shtetesh tė Bashkuara tė Evropės!“

Atėherė pati lėvizje tė shumta me tė njėjtin qėllim, pikėrisht bashkimin e shteteve tė Evropės. Por kėto kishin gjithsesi motive tė ndryshme politike dhe ide tė ndryshme nė lidhje me faktin se sa pushtet politik duhej tė merrte njė organizatė e tillė mbishtetėrore.

SHBA kanė qenė pėr njė kohė tė gjatė kundėr Evropės sė Bashkuar ndaj edhe kanė mbėshtetur mė shumė njė bashkim ndėrkombėtar nė formėn e Kombeve tė Bashkuara (OKB). Vetėm pasi u ashpėrsua Lufta e Ftohtė, pra, konflikti mes Bashkimit Sovjetik (pėrfshirė kėtu edhe sferėn pėrkatėse tė ndikimit nė Evropėn Lindore) dhe Amerikės me „favoritėt“ e vet evropiano-perėndimorė, SHBA filluan tė pėrkrahnin kėtė ide.

Organizata tė tjera Evropiane

Nė tė njėjtėn kohė lindėn edhe organizata tė tjera evropiane, nė tė cilat vendet e Evropės (Perėndimore) bashkėpunonin ngushtėsisht me njeri-tjetrin, pikėrisht OEEC (Organisation for European Economic Co-operation, shqip: Organizata pėr Bashkėpunimin Evropian Ekonomik), NATO (North Atlantic Treaty Organisation, shqip: Organizata e Traktatit tė Atlantikut tė Veriut) dhe Komuniteti Evropian pėr Qymyr dhe Ēelik (EGKS) – hapi i parė drejt Bashkimit tė sotėm Evropian.

OEEC (sot: OECD, shqip: Organizata pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Zhvillim) u themelua pėr tė organizuar shpėrndarjen e donacioneve financiare nė kuadėr tė Planit Marshall.

NATO kishte pėr qėllim tė mbronte shtetet e veta anėtare kundėr „rrezikut komunist“. Komuniteti Evropian pėr Qymyr dhe Ēelik u themelua me pjesėmarrjen e Gjermanisė, Francės, Italisė, Belgjikės, Luksemburgut dhe Holandės dhe kishte pėr qėllim, qė pėrmes koordinimit dhe kontrollit tė Industrisė sė rėndė (prodhimit tė qymyrit dhe ēelikut), e cila pėr armatimin ėshtė elementi mė i rėndėsishėm, tė siguronte paqen dhe tė nxiste zhvillimin e ekonomisė.

Kongresi i Evropės nė Hagė

Por pėr t’u kthyer sėrish te ideja e vėrtetė e bashkimit tė Evropės: Pas njė pune tė gjatė parapėrgatitore, dhėndri i Winston Churchill organizoi nė fillim tė majit 1948 „Kongresin e Evropės“ nė Hagė, ku morėn pjesė mė shumė se 1000 mbrojtės prominentė tė idesė sė Evropės tė ardhur nga 20 vende dhe lėvizje tė ndryshme. Kongresi kishte pėr qėllim tė tregonte, se sa popullore ishte kjo ide por edhe t’u bėnte thirrje pėr veprim qeverive tė vendeve tė veēanta.

Pra, nė lidhje me qėllimet ishte rėnė tashmė dakord: ajo qė kėrkohej ishte garantimi i sigurisė nė Evropė pėrmes bashkimit politik nė tė ardhmen, krijimi i njė karte tė tė drejtave tė njeriut dhe ngritja e njė Gjykate, qė do tė zbatonte kėto vendime. Mospėrputhje mendimesh kishte nė lidhje me formėn dhe intensitetin e bashkėpunimit si dhe nė lidhje me mėnyrėn, se si duhet tė merren vendimet. Sipas disa shteteve duhet tė ishte njė Asamble Parlamentare, pėrbėrė nga anėtarė tė parlamenteve kombėtare. Pėr tė tjerė – veēanėrisht pėr Britaninė e Madhe - kjo shkonte shumė larg. Ata ishin  pėr njė bashkėpunim qeverish, dhe parlamentet duhet tė luanin kėtu vetėm njė rol kėshillues.

Mė nė fund u ra nė njė kompromis dhe 10 shtete formuan kėshtu mė 5 maj 1949 nė Londėr Kėshillin e Evropės. Vendimin pėr kėtė duhej ta merrte njė komitet ministrash dhe ky vendim duhej tė ishte unanim. Komiteti i ministrave pėrbėhet nga Ministrat e Jashtėm tė shteteve anėtare. Kjo do tė thotė, qė i dha njė fytyrė tė parė tė mjegullt idesė sė madhe tė „Evropės sė Bashkuar“. Por shpresat pėr njė organizatė politikisht tė plotfuqishme, qė shkon pėrtej shteteve kombėtare, u zhgėnjyen. Organizata mbeti nė duart e qeverive duke u nėnshtruar kėshtu ndaj interesave vetjake tė tyre.

Qėllimet: Paqja dhe Demokracia

Qėllimet e Kėshillit tė Evropės janė tė fiksuara nė statutin e tij. Neni 1 thotė: „Kėshilli i Evropės ka pėr detyrė, … tė vendosė njė lidhje mė tė ngushtė mes anėtarėve tė tij nė mbrojtje  dhe mbėshtetje tė idealeve dhe parimeve, qė pėrbėjnė trashėgiminė e tyre tė pėrbashkėt, si dhe tė nxisė mė tej progresin e  tyre ekonomik dhe social“.

Me fjalė tė tjera: Kėshilli i Evropės, pėrkatėsisht, anėtarėt e tij u kanė vėnė vetes si qėllim tė pėrbashkėt, qė nė Evropė tė mbizotėrojė paqja, demokracia, shteti ligjor dhe drejtėsia sociale si dhe qė shtetet e tjera tė mos mund t’u shkaktojnė padrejtėsi as njerėzve dhe as shteteve tė tjera pa marrė dėnimin apo shpagimin e caktuar pėr kėtė.

Struktura: Organet dhe Institucionet

Pėrpara se tė shohim, se si realizohen kėto qėllime fisnike, le tė hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr nė strukturėn e Kėshillit tė Evropės. Kėtu dallojmė organet e tij, institucionet dhe organizimin e punės praktike. Ka dy organe tė parashikuara nė Statut: Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare.

Komiteti i Ministrave pėrbėhet nga Ministrat e Jashtėm tė 46 vendeve anėtare apo nga pėrfaqėsuesit e tyre tė pėrhershėm, qė jetojnė nė Strasburg dhe takohen ēdo javė – madje edhe mė shpesh nė rastin e komisioneve tė ndryshme tematike. Ministrat e Jashtėm takohen sė bashku dy herė nė vit. Komiteti i Ministrave vendos p.sh. pėr pranimin e anėtarėve tė rinj, vendos konventa, marrėveshje dhe rekomandime, pėrcakton buxhetin si dhe programin e  punės sė Kėshillit tė Evropės.

Asambleja Palamentare pėrbėhet momentalisht nga 313 pėrfaqėsues nga 46 parlamentet kombėtare. Nuumri i tyre pėr vend pėrcaktohet nga madhėsia e popullsisė sė shtetit anėtar. Ka pesė fraksione tė mėdha politike. Seancat zhvillohen ēdo tre muaj nė Strasburg dhe janė tė hapura. Detyrat e Asamblesė janė si mė poshtė:
- Zgjedhja e Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe e Gjykatėsve tė Gjykatės pėr tė Drejtat e Njeriut;
- Vėzhgim, nėse shtetet anėtare janė duke respektuar detyrimet e tyre;
- Debatet rreth ēėshtjesh  dhe ngjarjesh evropiane;
- Propozime drejtuar Komitetit tė Ministrave (p.sh. nė lidhje me Konventėn Evropiane pėr Mbbrojtjen nga Torturat).
Nė 12 komisionet e ndryshme realizohen detyra tė rėndėsishme. Mund tė pėrmendet p.sh. Komisioni pėr barazinė mes burrave dhe grave.

Sekretari i Pėrgjithshėm dhe Zėvendėsja

Sekretari i ri i Pėrgjithshėm ėshtė britanik dhe quhet Terry Davis. Ai ka njė pėrvojė tė madhe si nė sektorin e ekonomisė private ashtu edhe nė politikėn britanike dhe ndėrkombtare. Ai ka qenė pėr shumė vite anėtar i delegacioneve dhe komisioneve britanike nė Kėshillin e Evropės  dhe nė organizata tė tjera evropiane dhe ndėrkombtare. Zėvendėsja e tij ėshtė hollandeze dhe quhet Maud de Boer-Buquicchio. Ajo punon nė Kėshillin e Evropės qė prej vitit 1969 dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės ka punuar pranė Gjykatės sė tė Drejtave tė Njeriut.

Sekretari i Pėrgjithshėm dhe zėvendėsi i tij zgjidhen nga Asambleja Parlamentare, me rekomandim tė Komitetit tė Ministrave, pėr njė periudhė pesėvjeēare. Ata mbajnė pėrgjegjėsi pėr arritjen e objektivave tė Kėshillit tė Evropės. Mė konkretisht kjo do tė thotė , qė ato i pėrcaktojnė rrugė strategjike  dhe mbajnė pėrgjegjėsi pėr veprimtarinė ditore.

Mė tej nė Kėshillin e Evropės ka tre institucione: Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, Komisari pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Kongresi i Komunave dhe Rajoneve.

Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e njeriut me seli nė Strasburg pėrbėhet nga 46 Gjykatės (njė nga ēdo shtet anėtar). Detyra e saj ėshtė tė vendosė, nėse ėshtė shkelur Konventa e tė Drejtave tė Njeriut. Njė pėrshkrim tė hollėsishėm do tė gjeni nė rubrikėn informative tė mėposhtme!

Institucioni i Komisarit pėr tė Drejtat e Njeriut  ėshtė relativisht i ri: ai ėshtė krijuar nė vitin 1999, mendohet si pėrgjigje ndaj numrit tė rritur vrullshėm tė ankesave, qė mbėrrinin te Gjykata. Komisari zgjidhet nga Asambleja Parlamentare pėr njė periudhė gjashtėvjeēare. Detyra e tij kryesore ėshtė tė mbėshtesė shtetet anėtare nė zbatimin e Konventės mbi tė Drejtat e Njeriut. Kjo do tė thotė p.sh. tė vėzhgojė, nėse respektohen tė drejtat e njeriut, tė zbulojė, nėse ka probleme nė legjislacionin kombėtar dhe tė bashkėpunojė me organizatat e tjera, tė cilat mbrojnė tė drejtat e njeriut.

Kongresi i Komunave dhe Rajoneve pėrbėhet nga 313 pėrfaqėsues tė zgjedhur tė kėshillave komunalė dhe bashkiakė, tė parlamenteve tė rajoneve dhe kantoneve tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Evropės. Ai mblidhet njė herė nė vit. Puna e pėrherėshme zhvillohet nga njė Sekretari me 40 punonjės nė Strasburg. Kongresi kėshillon Komitetin e ministrave dhe Asamblenė parlamentare nė tė gjitha ēėshtjet e politikės komunale dhe rajonale.

Demokracia nė nivel rajonal dhe komunal ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kėshillin e Evropės, sepse atje zotėron afėrsia mė e madhe mes politikės dhe qytetarėve! Puna e kėtij kongresi ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pikėrisht pėr „demokracitė e reja“ nė Evropėn Lindore dhe Juglindore dhe pėr kėtė ka shumė programe tė vendosura, para sė gjithash, nė Ballkan. Pėr shembull Karta Evropiane pėr vetėqeverisjen komunale (1985) u shėrben vendeve si model pėr reformat e tyre, nė Evropėn Juglindore ka edhe njė forum tė qyteteve dhe rajoneve, i cili mblidhet ēdo vit, si dhe njė bazė tė dhėnash, ku janė tė dokumentuara partneritetet mes qyteteve dhe rajoneve.

Kujdes rrezik ngatėrrimi!

Kėshilli i Evropės

Kėshilli Evropian

46 shtete anėtare, selia nė Strasburg

Takim i kryetarėve tė shteteve dhe qeverive tė BE-sė

Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės

Parlamenti Evropian

Organ parlamentar i Kėshillit tė Evropės, 313 deputetė nga 46 shtete anėtare

Organ parlamentar i BE-sė, 723 deputetė

Komisioni Evropian pėr tė Drejtat e Njeriut

Komisioni Evropian

Ekzistoi deri mė 1998. Deri nė kėtė moment verifikonte nėse ankesat ishin tė lejueshme sipas Konventės sė tė Drejtave tė Njeriut.

Organ Ekzekutiv i BE-sė. Pėrbėhet nga 25 komisarė nga shtetet anėtare tė BE-sė.

Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut

Gjykata Evropiane

Selia nė Strasburg. Kujdeset pėr zbatimin e Konventės mbi tė Drejtat e Njeriut.

Selia nė Luksemburg. Kompetente pėr interpretimin dhe zbatimin e marrėveshjeve tė BE-sė

Konventa Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut

Deklarat e Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut

Marrėveshje, pėrmes sė cilės shtetet anėtare marrin pėrsipėr tė respektojnė liritė dhe tė drejtat themelore. Hyrė nė fuqi prej 1953.

Lėshuar nga Kombet e bashkuara nė vitin 1948 (OKB) pėr tė mbrojtur mė mirė tė drejtat e njeriut.

Detyrat dhe fushat e veprimtarisė sė Kėshillit tė Evropės

Pėrmes pėrshkrimit tė organeve dhe institucioneve ėshtė bėrė tashmė disi e qartė, se ku qėndrojnė detyrat dhe fushat e veprimtarisė sė Kėshillit tė Evropės. Ėshtė pothuajse e pamundur, qė kėto tė pėrmblidhen nė pak faqe dhe ndėrkohė tė jesh aq konkret, qė Ju tė mund tė krijoni njė pėrfytyrim Tuajin nė lidhje me kėtė. Ndaj dėshiroj, qė nė kėtė fragment tė pėrmend shkurtimisht fushat mė tė rėndėsishme tė veprimtarisė pėr tė trajtuar pastaj mė konkretisht dy shembuj: fushėn e edukimit „Civilizimi  dhe Edukimi Demokratik“ dhe atė tė Konventės Evropiame mbi tė Drejtat e Njeriut (shih numrin e ardhshėm tė rubrikave informative).

Nė Kėshillin e Evropės dallohen katėr Fusha tė mėdha veprimtarie, pikėrisht: tė drejtat e njeriut, ēėshtjet juridike, bashkėpėrkatėsia sociale dhe edukimi/kultura. Kėto fusha veprimtarish janė tė organizuara nė katėr tė ashtuquajtura drejtori tė pėrgjithshme, pra nė sektorė tė mėdhenj, tė cilėt pėrbėhen gjithashtu nga shumė sekretari dhe nėnsektorė tė tjerė.

Ēėshtje juridike (Drejtoria e Pėrgjithshme I)

Detyra e kėsaj fushe veprimtarie ėshtė harmonizimi i sistemeve juridike tė shteteve anėtare sipas standarteve dhe normave tė Kėshillit tė Evropės, si dhe ushtrimi i ndikimit qė ligji tė jetė nė shėrbim tė demokracisė. Drejtoria e Pėrgjtihshme pėrbėhet nga zyra, drejtori dhe komisione tė shumta. Shėrbimi i konsulencės juridike p.sh. jep nė mėnyrė interne asistencė dhe kėshillim.  Zyra e marrėveshjeve ruan tė gjitha marrėveshjet origjinale, mbledh klauzolat, tėrheqjet dhe ndryshimet. Drejtoria pėr bashkėpunimin juridik punon me shtetet anėtare pėr modernizimin e sistemit tė tyre juridik si dhe pėr harmonizimin e tij me parimet e demokracisė, tė tė drejtave tė njeriut dhe tė shtetit ligjor. Veē tė tjerash ka edhe njė sėrė komitetesh dhe komisionesh tė ndryshme, tė cilat merren p.sh. me vetėqeverisjen lokale, tė drejtėn penale, bioetikėn dhe ēėshtje tė kushtetutės.

Tė drejtat e njeriut (Drejtoria e Pėrgjithshme II)

Nė fushėn e tė drejtave tė njeriut bėn pjesė Konventa Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut dhe Gjykata si dhe tė gjitha detyrat, qė lidhen me nxitjen dhe kontrollin e respektimit tė tė drejtave tė njeriut si dhe me mbikqyrjen e zbatimit tė vendimeve tė gjykatės. Nėse njė shtet anėtar nuk zbaton vendimin e Kėshillit tė Evropės, si p.sh. nuk i paguan paditėsit  dėmshpėrblimin, atėherė anėtarėsia e tij mund tė pezullohet ose tė pushojė sė ekzistuari. Kjo ėshtė njė gjė, qė shtetet, dhe nė mėnyrė tė veēantė demokracitė e reja, zor se do ta vinin nė rrezik, pasi kjo do tė kishte pasoja nė procesin e integrimit evropian.  Nė rubrikėn e ardhshme informative do t’Ju pėrshkruaj mė hollėsisht detyrat e veēanta tė kėsaj fushe veprimtarie dhe – sikurse njoftova mė sipėr – do t’i kushtoj njė vėmendje tė veēantė Konventės mbi tė Drejtat e Njeriut dhe Gjykatės pėr tė Drejtat e Njeriut..

Bashkėpėrkatėsia sociale (Drejtoria e Pėrgjithshme III)

Kjo fushė detyrash merret me aspektet e ndryshme tė bashkėpėrkatėsisė sociale dhe tė cilėsisė sė jetesės. Kėtu bėjnė pjesė tema tė tilla si pėrmirėsimi i sistemit tė siguracioneve pėr persona tė dobėt nga pikėpamja sociale, pra, tė papunė, tė moshuar dhe fėmijė, integrimi i personave me aftėsi tė kufizuar, raporti me romet dhe migrimi, kujdesi mjekėsor, aspekte etike si dhe abuzimi me drogat. Nė lidhje me temėn e drogės punon pėr shembull  grupi i ashtuquajtur Pumpidu, njė rreth ekspertėsh, qė ndėr tė tjera ka botuar njė manual, se si mund tė binden tė rinjtė tė mos konsumojnė drogė.

Edukimi, Kultura dhe trashėgimia kulturore, rinia dhe sporti (Drejtoria e Pėrgjithshme IV)

Nė kėtė fushė bėn pjesė njė spektėr i gjerė masash, qė shtrihen nga ekspozita elektronike fotosh rreth parandalimit tė drogės deri nė ofertat e kualifikimit pėr mėsues. Vetėm sektori i edukimit pėrfshin shkollat e larta, mėsimdhėnien e historisė, edukimin ndėrkulturor, gjuhėt, romėt, fėmijėt e ciganėve dhe reformat nė fushėn e edukimit nė pėrgjithėsi.

Nė fushėn e edukimit nė shkollat e larta bėhet fjalė, pėr shembull, pėr njohjen reciproke tė diplomave dhe realizimin e reformave. Mbėshtetja pėr mėsuesit e historisė jepet p.sh. nė formėn e manualeve dhe tė aktiviteteve tė trainimit. Kėshilli i Evropės mbėshtet kualifikimet ndėrkombėtare tė mėsuesve, tė cilat organizohen nga zbatues tė lirė projektesh nė bashkėpunim me ministritė e Arsimit. Nėse bėhet njė aplikim i suksesshėm atėherė merren pėrsipėr shpenzimet e udhėtimit dhe tė qėndrimit.
Edukimi i romėve mbėshtetet me anė konventash, studimesh dhe analizash tė ndryshme, me prodhimin e materialeve mėsimore si dhe me anė masash kualifikimi.

Edhe edukimi ndėrkulturor merr mbėshtetje nė nivele tė ndryshme: kėshtu nė nivelin e politikave tė edukimit duke miratuar deklarata dhe realizuar konferenca, me anė tė publikimit tė shembujve praktikė pozitivė si dhe me kualifikimin e praktikantėve.

[shko te pėrmbajtja]

_________________________________________________


Pėr shembull ...

2005: Viti Evropian pėr edukimin e demokracisė

Me anė tė kėtij shembulli dėshiroj t’Ju tregoj dy gjėra: nga njėra anė duhet krijuar njė ide e pėrgjithshme pėr mėnyrėn se si punon Kėshilli i Evropės dhe se ēfarė bėn ai konkretisht, nga ana tjetėr ky informacion ėshtė i rėndėsishėm dhe i dobishėm pėr punėn praktike.

Fillesat e programit pėr edukimin e demokracisė nė Kėshillin e Evropės

Kryetarėt e shteteve dhe qeverive tė shteteve anėtare gjatė takimit tė tyre nė tetor 1997 nė Strasburg konstatuan se vihet re njė ngurrim shqetėsues i qytetarėve ndaj politikės. Kjo duket pėr shembull nė pjesėmarrjen e ulėt nė zgjedhje. Pėr kėtė arsye ata vendosėn tė startonin njė iniciativė pėr edukimin e demokracisė. Kėshilli i Evropės u aktivizua nė dy nivele: nga njėra anė Komiteti i Ministrave, Asambleja Parlamentare dhe Ministrat e Arsimit miratuan deklarata dhe rekomandime, qė kishin pėr objekt edukimin e demokracisė,; nga ana tjetėr u fillua njė projekt konkret, njė ndėr pikat kulmore tė tė cilit ėshtė viti 2005 si „Viti Evropian pėr edukimin e demokracisė“.

Kuadri politik

Por le tė flasim fillimisht rreth disa deklaratave dhe rekomandimeve politike. Kėto nė fakt  nuk janė ligjėrisht tė detyrueshme pėr shtetet anėtare tė Kėshillit tė Evropės (si p.sh. Konventa mbi tė Drejtat e Njeriut), por pėrbėjnė njė kėrkesė politike nga e cila rrjedh autoriteti i tyre, qė vendimi pėr kėtė duhet tė merret nga vetė shtetet anėtare – pėrmes pėrfaqėsuesve tė tyre nė nivelin mė tė lartė.

Nė tė ashtuquajturėn Deklaratė tė Budapestit Ministrat e Jashtėm tė shteteve anėtare vendosėn nė vitin 1997, qė edukimin e demokracisė ta konsiderojnė si njė prioritet tė lartė, tė miratonin njė rekomandim nė lidhje me kėtė si dhe tė hartonin njė program.Nė vitin 2000 u takuan Ministrat e Arsimit tė Kėshillit tė Evropės dhe miratuan Vendimin e Krakovit. Nė kėtė vendim formulohet njė mirėkuptim i pėrbashkėt nė lidhje me edukimin  e demokracisė, i cili qė prej kėtij momenti u bė udhėrrėfyes.

Dokumenti mė i rėndėsishėm ėshtė
Rekomandimi i Kėshillit tė Ministrave (kėtu nė shqip) I tetorit 2002 drejtuar shteteve anėtare. Nė kėtė dokument u bėhet thirrje me forcė kėtyre shteteve, qė nė politikat e tyre tė edukimit t’i japin prioritet edukimit tė demokracisė, tė mbėshtesin iniciativa, qė do tė sillnin progresin e tij, si dhe tė realizonin aktivitete tė ndryshme.  Sė bashku me rekomandimin, jepen edhe qėllimet e mėsimdhėnies, metodat, direktivat pėr formimin dhe kualifikimin e mėsuesve si dhe me udhėzimet pėr pėrdorimin e mediave tė reja vihet theksi edhe te rėndėsia e teorive ndėrdisiplinore (p.sh. edukimi i demokracisė nė mėsimdhėnien e gjuhės), integrimi i edukimit formal, jashtėshkollor e joformal dhe pėrdorimi kreativ i mediave tė reja (komputer, internet, CD-ROM, multimedia). Rekomandimi ėshtė i disponueshėm edhe nė kroatisht. Nė kėtė faqe mund tė vizitoni dokumentet politike tė rėndėsishme pėr tė mėsuarit e demokracisė (t gjitha nė anglisht).

Programi pėr mėsimdhėnien e demokracisė

Qė prej 1997,kur Kėshilli i Evropės mori kėto vendime pėr tė mėsuarit e demokracisė, shumė nėpunės punojnė nė njė departament mė vete vetėm pėr kėtė fushė. Duke klikuar
kėtu mund tė shkoni drejtpėrdrejti nė fragmentin pėrkatės tė faqes sė internetit.

Prej atėherė janė realizuar shumė projekte, tė cilat kanė patur tė gjitha tė njėjtin qėllim: tė pėrēojnė mė tej rėndėsinė e edukimit tė demokracisė dhe tė tė drejtave tė njeriut, tė prodhojnė materiale tė dobishme dhe t’i bėjnė ato tė pėrdorshme, tė krijojnė partneritete dhe tė ofrojnė kualifikime. Dy shembuj konkretė mund tė ishin:

Rrjeti  mbarėevropian i koordinatorėve: Kėshilli i Evropės u ka kėrkuar shteteve anėtare tė emėrojnė njė person, i cili duhet tė jetė pėrgjegjės pėr edukimin e demokracisė. Qė atėherė ka pra 46 koordinatorė tė EDC-sė. Pjesa mė e madhe e tyre punon nė ministritė e arsimit, disa tė tjerė nė universitete apo organizata joqeveritare. Kėta koordinatorė takohen dy herė nė vit, shkėmbejnė mendime dhe eksperienca, pėrcjellin informacionet nga vendi i tyre nė Kėshillin e Evropės si dhe shpėrndajnė informacionet e Kėshillit tė Evropės nė vendin e tyre. Nė njė dokument pdf do tė gjeni njė listė me  koordinatorėt „Tuaj“ dhe me informacionet pėrkatėse tė kontaktit. Unė i njoh personalisht tė gjithė koordinatorėt. Ata janė shumė tė sjellshėm dhe tė angazhuar, pra, s’mė mbetėt gjė vetėm t’Ju rekomandoj tė kontaktoni me ta!

Studime tė vendeve mbi edukimin e demokracisė: Pėr tė krijuar njė ide mė tė mirė, nė lidhje me faktin se sa pėrpara ka ecur edukimi i demokracisė nė vende tė veēanta, Kėshilli i Evropės ka kėrkuar realizimin e studimeve lokale, tė cilat shqyrtojnė aspektet e mėposhtme: Si ėshtė e ndėrtuar politika e edukimit? Cili ėshtė kuadri ligjor pėrkatės? A ka edukim demokracie nė planet mėsimore? Ēfarė aktivitetesh private apo jashtėshkollore zhvillohen? Konkluzionet e kėtyre studimeve u pėrmblodhėn dhe pėr Evropėn Juglindore u konstatua sa mė poshtė: ligjet ekzistojnė, po kėshtu edhe qėllimet dhe dėshira e mirė, pjesėrisht edhe planet mėsimore dhe metodat pėrkatėse, por mungon realizimi nė praktikė!

Seminare mbi temėn e politikės sė edukimit dhe edukimit tė demokracisė: Kėshilli i Evropės ka reaguar dhe ka ftuar pėrfaqėsues tė shteteve anėtare nė njė seminar nė Strasburg, ku janė diskutuar pikėrisht kėto ēėshtje: si mund tė krijojmė njė lidhje mes teorisė dhe praktikės? Ai mbėshtet, pra, seminare, kualifikime dhe konferenca, tė cilat organizohen shpesh nė shtetet anėtare, dhe financon p.sh. shpenzimet e udhėtimit dhe honoraret e ekspertėve, qė mbajnė atje referate apo workshop-e.

Zhvillimi i materialeve pėr praktikuesit: Pėr tė mbėshtetur praktikuesit e edukimit tė demokracisė, Kėshilli i Evropės ka kėrkuar hartimin e njė
Fjalori
(gjermanisht), i cili shpjegon shkurtimisht termat, qė janė tė rėndėsishme pėr edukimin e demokracisė.  Veē kėsaj ka edhe njė libėr mė voluminoz, i cili shpjegon, se ēfarė aftėsish duhet tė ketė qytetari ideal. Linkun pėrkatės e gjeni nė pjesėn mė poshtė.

Viti Evropian pėr Edukimin e Demokracisė: tė mėsosh dhe tė jetosh demokracinė

„Projekti“ mė i ri ėshtė „Viti evropian pėr edukimin e demokracisė“. Kėtė vit, qė fillimisht e ka propozuar qeveria bullgare, e koordinon Kėshilli i Evropės.  Kjo do tė thotė, qė ai organizon takime mes grupeve tė punės, harton koncepte, ngarkon zhvillimin e njė logoje, publikon informacione tė rėndėsishme nė internet dhe organizon konferencėn e fillimit tė vitit.

Viti Evropian pėr Edukimin e Demokracisė  mund tė pėrshkruhet si njė lloj fushate mbarėevropiane ose si njė kornizė politike. Objektivi final i kėtij viti ėshtė tė bėjė tė qartė, se sa i rėndėsishėm edukimi nė motivimin dhe aftėsimin e qytetareve/-ėve pėr tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė organizimin e jetės sė pėrbashkėt. Kjo mund tė ketė shumė kuptime: tė shkosh nė zgjedhje, tė informohesh hollėsisht nė lidhje me programet e partive politike, tė themelosh njė iniciativė qytetare kundėr ndėrtimit tė njė rruge tė madhe, tė organizosh njė demonstratė, tė jesh aktiv nė kuadėr tė njė organizate joqeveritare, tė themelosh nė shkollė njė parlament tė rinjsh, tė ndihmosh refugjatėt dhe tė varfėrit e shumė e shumė tė tjera.

Nė vitin 2005,por edhe pas tij, duhet bėrė e qartė nė tė gjitha 46 shtetet anėtare tė Kėshillit tė Evopės  se sa i rėndėsishėm ėshtė edukimi pėr njė angazhim aktiv tė qytetarėve. Kjo do tė thotė nė mėnyrė konkrete: kėtė vit u bėhet apel tė gjithė pjesėmarrėsve, tė punojnė nė mėnyrė veēanėrisht intensive, qė pėr njė angazhim aktiv tė qytetarėve tė realizohen mė shumė masa edukimi dhe qė tė gjithė njerėzit nė Evropė tė kuptojnė, se demokracia nuk mund tė ekzistojė pa edukimin e demokracisė.

Pra politikanėt e edukimit duhet qė kėtė vit tė fillojnė tė integrojnė mė fort dhe mė shumė se deri tani edukimin e demokracisė nė planet mėsimore tė shkollave, duhen shkruar dhe shtypur libra shkollorė, mėsuesit duhet tė kualifikohen, rektorėt e shkollave duhet tė mendojnė, se si mund tė integrohen nė shkollėn e tyre aspekte tė „demokracisė sė jetuar“ (pra pjesėmarrja e nxėnėsve nė vendimmarrje), institucionet pėr edukimin e tė rriturve duhet tė ofrojnė kurse pėr edukimin e demokracisė e shumė tė tjera. Tė gjithė prindėrit, dhe nė pėrgjithėsi tė gjithė qytetarėt duhet tė mėsojnė nga televizioni, radioja apo gazetat, se nė tė gjithė Evropėn me 800 milionė banorėt e sajedukimi i demokracisė ėshtė tashmė njė temė e madhe e trajtuar nėn njė logo tė pėrbashkėt – tė cilėn Ju e shikoni nė pjesėn e sipėrme tė kėsaj rubrike informative.

Nėse nė njė fshat tė vogėl nė Bullgari mund tė zhvillohet njė seminar me 15 pjesėmarrės tė rinj, kjo nuk ėshtė njė veprimtari e izoluar dhe e vetme, por njė nga veprimtari masa tė tjera, qė do tė realizohen nė 2005-ėn nė tė 46 vendet. Vetė Kėshilli i Evropės ka ndėrmarrė njė pjesė tė pėrgatitjes, me qėllim qė ky projekt mbarėevropian jo vetėm tė dalė i suksesshėm, por qė nga i gjithė opinioni publik dhe pjesėmarrėsit tė perceptohet ajo, ēka ėshtė ai  nė tė vėrtetė: njė pėrpjekje e pėrbashkėt evropiane pėr demokracinė dhe tė drejtat e njeriut!

 Sekretaria, qė koordinon kėtė vit, ofron pėr mbėshtetjen e tė gjithė pjesėmarrėsve, dhe kėtu bėni pjesė edhe Ju, njė faqe nė internet pėr vitin, e cila pėr fat tė keq disponohet vetėm nė anglisht. Por pėr sa i pėrket pėrmbajtjes tė gjitha informacionet mund t’i gjeni edhe nė kėtė rubrikė informative. Mė poshtė jepen Linket pėrkatėse pėr te dokumentat, tė cilat mund tė gjenden edhe nė gjuhė tė tjera. Ajo, qė Ju mund tė pėrdorni nė ēdo rast ėshtė logoja, sllogani, posteri dhe materiale tė tjera
(Link direkt), tė cilat janė gati pėr t’u shkarkuar nga kompjuteri. Nėse dėshironi tė pėrdorni logon  pėr aktivitetet Tuaja mbi edukimin e demokracisė (sikurse po e bėjmė ne p.sh. pėr kėtė rubrikė informative), atėherė duhet tė informoni pėr kėtė koordinatorin e vendit Tuaj.

Materialet

Kėshilli i Evropės ka pėrgatitur njė sėrė materialesh dhe manualesh, tė cilat mund tė pėrdoren pėr tė mėsuarit e demokracisė dhe edukimin e tė drejtave tė njeriut:

COMPASS: njė manual voluminoz me udhėzime praktike, se si mund tė organizohet mėsimi mbi tė drejtat e njeriut. Versionin nė anglisht, frėngjisht dhe rusisht mund ta shihni nė internet dhe ta shkarkoni nga kompjuteri:
Compass anglisht frėngjisht rusisht
COMPASS ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėt boshnjake, bullgare, gjermane, kroate, maqedonase dhe rumune, por, sipas informacioneve tė mia, ende i papublikuar nė internet nė kėto gjuhė. Ju lutem pyesni koordinatorin Tuaj tė EDC-sė nė lidhje me informacionet e kontaktit tė organizatave pėrgjegjėse!

Karta Evropiane pėr njė shkollė demokratike pa dhunė: Kjo Kartė u skicua dhe miratua gjatė njė konference nė korrik 2004 me nxėnės nga e gjithė Evropa. Te rinjtė u bėnin thirrje tė gjitha shkollave, qė duke u nisur nga ky tekst tė mendonin, se si institucioni i shkollės mund tė ēlirohej nga dhuna dhe se si mund tė realizoheshin vlerat demokratike nė kuadėr tė sė mundshmes.
Karta nė tė gjitha gjuhėt

Valixhja e instrumenteve pėr edukimin e demokracisė („Paketa EDC“): Kėshilli i Evropės ka zhvilluar njė sėrė dokumentesh, tė cilat mendohet se do tė mbėshtesin nė veprimtarinė e tyre ata njerėz, qė kanė tė bėjnė me edukimin e demokracisė nė nivele tė ndryshme (politikanė nė ēėshtje tė edukimit, bashkėpunėtorė nė institucionet e kualifikimit, trajnues mėsuesish, mėsues, bashkėpunėtorė tė OJQ-ve etj.). Valixhja e instrumenteve ėshtė njė pamje e gjetur, sepse gjithkush mund tė kėrkojė aty atė instrument, pėr tė cilin ka nevojė. Ka 5 instrumente (kėtu mund tė shkoni drejtpėrsėdrejti nė faqen pėrkatėse, e cila pėr fat tė keq deri tani ėshtė e disponueshme vetėm nė anglisht dhe kėrkon shumė kohė pėr t’u shkarkuar nga kompjuteri!):

  • Instrumenti 1 pėrbėhet nga njė fjalor, nė tė cilin shpjegohen termat e fushės sė edukimit tė demokracisė, dhe njė studim, i cili tregon nė mėnyrė tė pėrmbledhur, se cila ėshtė gjendja e politikės sė edukimit nė fushėn e edukimit tė demokracisė nė Evropėn e Kėshillit tė Evropės.
    Fjalor gjermanisht
    , Fjalor anglisht, Fjalor frengjisht, Studim anglisht, Studim frengjisht
  • Instrumenti 2 i referohet  organizimit demokratik tė institucioneve arsimore dhe vė nė dispozicion njė studim, i cili tregon, qė nxėnėsit, qė kanė marrė edukim demokratik dhe angazhohen p.sh. nė parlamentet e rinisė, janė qytetarė mė aktivė edhe jashtė shkollės. Studimi nė anglisht
  • Instrumenti 3 ėshtė njė publikim mbi temėn „Kualifikimi i mėsuesve“. Ai pėrmbledh 43 faqe nė origjinalin nė anglisht dhe diskuton nė katėr kapituj kėto tema: domosdoshmėria e kualifikimit tė mėsuesve, strukturat dhe mekanizmat, ēfarė duhet tė mėsojė mėsuesi si dhe proceset dhe metodat, qeė nevojiten pėr kėtė: Kualifikimi i mėsuesve anglisht . Mendohet qė ky dokument tė pėrkthehet sė shpejti edhe nė gjuhė tė tjera.
  • Instrumenti 4 ėshtė njė publikim, qė trajton ēėshtjen e garantimit tė cilėsisė sė edukimit tė demokracisė. Ky instrument do tė jetė gati pėrfundimisht javėt e ardhshme dhe do tė vihet mė pas nė dispozicionin Tuaj pėr t’u shkarkuar nga interneti. Ne mendojmė, qė maksimumi nė vjeshtėn 2005 tė kemi gati edhe pėrkthimet pėrkatėse nė gjuhėt e Evropės Juglindore. Nė momentin e duhur do t’Ju informoj pėr kėtė.

Materiale tė tjera pėr pėrdorim praktik: D@dalos nė bashkėpunim mė Kėeshillin e Evropės ka vėnė nė dispozicion nė faqen e tij nė internet qė nė vitn 2000njė  Manual , i cili pėrmban udhėzime teorike dhe praktike pėr mėnyrėn se si mund tė trajtohen tė drejtat e njeriut nė mėsim. Nga ana gjuhėsore ky manual mund tė kuptohet vetėm nga pėrdoruesit nga Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi. Sektori i Rinisė pranė Kėshillit tė Evropės ka pėrpunuar njė tė ashtuquajtur paketė trainimi (Training Kit), nė tė cilėn mund tė gjeni ndihmė pėr tė mėsuarit ndėrkulturor dhe realizimin e aktiviteteve tė trajnimit nė pėrgjithėsi. Veē sfondit teorik pėr tė mėsuarit ndėrkulturor ofrohen udhėzime konkrete dhe tė detajuara pėr ushtrime (p.sh. lojė me role). Training Kit anglisht, Training Kit frėngjisht

Studime rreth temės tė mėsuarit e demokracisė:

  • Francois Audigier: Kompetencat kyēe tė njė qytetari demokratik; Titulli origjinal: Basic Concepts and Core Competencies for Education for Democratic Citizenship shqip anglisht kroatisht serbisht
  • Cesar Birzea: Tė mėsuarit e demokracisė – tė mėsuar pėrgjatė gjithė jetės; Titulli origjinal: Education for Democratic Citizenship. A lifelong learning experience. anglisht rumanisht serbisht
  • Karlheinz Duerr: Tė mėsuarit e demokracisė nė Evropė; Titulli origjinal: Strategies for Learning Democratic Citizenship. gjermanisht anglisht frengjisht kroatisht serbisht
  • Cesar Birzea: Studim mbarėevropian mbi politikat e edukimit tė demokracisė; Titulli origjinal: All-European Study on Policies for Education for Democratic Citizenship. anglisht dhe frėngjisht
  • Cesar Birzea: Studim mbarėevropian mbi politikat e edukimit tė demokracisė–Evropa Perėndimore gjermanisht

Bibliografi

Mitja Sardoc nga Sllovenia ka pėrmbledhur njė bibliografi voluminoze nė anglisht, tė pajisur edhe me komente tė shkurtra. Pjesa mė e madhe e veprave tė pėrmendura mund tė porositen nė Kėshillin e Evropės. Bibliografia e dytė nė anglisht prezanton publikime mbi temėn e strukturave demokratike (tė themi nė shkollė) dhe tė mėsuarit e demokracisė.
Link pėr te dy bibliografitė

Kėshilla praktike, se si mund tė merrni pjesė nė kėtė vit tė edukimit demokratik:

1)  Kontaktoni me koordinatorin Tuaj! Nė tė gjitha vendet e Evropės Juglindore janė krijuar komisione kombėtare, qė koordinojnė tė gjitha aktivitetet nė nivel kombtar. Koordinatori Juaj mund t’Ju informojė nė lidhje me planet kombėtare tė veprimit, ose Ju ndoshta mund edhe tė jepni kontributin Tuaj nė komision!

2)  Nėse jeni vetė aktiv nė edukimin e demokracisė, Ju mund tė jepni shpjegime rreth seminareve, kurseve dhe publikimeve Tuaja si njė kontribut pėr Vitin Evropian dhe kėtė ta theksoni edhe pėrpara opinionit publik – tė themi nė formėn e deklaratave tė shtypit ose nė biseda me gazetarė.

3)  Ju – pas rėnies dakord me koordinatorin Tuaj - mund tė pėrdorni logot nė publikimet Tuaja, nė dokumentet e seminareve apo dokumente tė tjera duke bėrė kėshtu tė qartė, se ky projekt nuk qėndron i vetėm, por ėshtė njė gur nė mozaikun e njė aksioni, qė zhvillohet nė 46 shtete.

4)  Ju mund tė organizoni aktivitete ose publikime pėr mėsuese dhe mėsues ose pėr multiplikatorė tė tjerė duke u pėrcjellė kėshtu atyre informacionet rreth kėtij viti.

5)  Nėse bashkėpunoni me autoritetet arsimore nė nivel rajoni apo komune Ju mund tė informoni nėpunėsit rreth kėtij viti, nėse ata nuk kanė dėgjuar ende pėr kėtė. Nė rast problemesh me ministritė, inspektoratet apo institucionet e kualifikimit tė mėsuesve mund tė ndihmojė udhėzimi, qė qeveria Juaj e konsideron si shumė tė rėndėsishėm edukimin e demokracisė dhe se ajo ėshtė angazhuar pėr realizimin e kėtij Viti Evropian.

6)  Nėse bėni kėrkesa pėr financim apo pėr miratim projekti citoni dokumentet politike! Personeli i atij autoriteti apo donatori duhet tė kuptojė, qė Ju po veproni nė pėrputhje me objektivat politike dhe vendimet e qeverisė suaj!

7)  Vizitoni Zyrat e Kėshillit tė Evropės nė vendin Tuaj ose shkruajuni personave tė kontaktit! Kėto zyra kanė ndoshta informacione tė rėndėsishme nė lidhje me vitin dhe mund tė jenė nė gjendje tė realizojnė pėrkthimin e dokumenteve, qė deri tani nuk ekzistojnė nė gjuhėn Tuaj.

8)  Takohuni me ofrues tė tjerė masash edukimi ose mblidhuni me koleget/-ėt Tuaj/a nė shkollė. Ndoshta keni ide tė mira nė lidhje me mėnyrėn se si mund tė merrni pjesė nė kėtė vit si institucion.

[shko tė pėrmbajtja]

_________________________________________________


nė internet


Faqja nė internet e Kėshillit tė Evropės www.coe.int

Ēfarė mund tė prisni prej kėsaj faqeje

Oferta nė internet e Kėshillit tė Evropės ka njė volum shumė tė madh dhe ėshtė shumė informative, por gjithsesi pėr shkak tė volumit dhe shumė versioneve gjuhėsore ėshtė mjaft e vėshtirė pėr tė gjetur pikėrisht atė, qė duam tė dimė. Kjo ofertė pėrmban jo vetėm tekste dhe informacione rreth Kėshillit tė Evropės por edhe njė sėrė dokumentesh, kopje tė vendimeve tė gjykatės, materiale mėsimore dhe shumė e shumė tė tjera.

Me kėtė fragment unė do t’Ju udhėheq pėrmes faqes dhe t’Ju tregoj se si Ju mund tė mbėrrini shpejt dhe nė mėnyrė tė orientuar nė informacione tė pėrgjithshme rreth Kėshillit tė Evropės – qoftė edhe nė gjuhėn e vendit Tuaj. Njė ndihmė pėr Ju do tė ishin kėtu edhe materialet mėsimore tė zhvilluara nga vetė Kėshilli i Evropės, qė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre mund t’i gjeni edhe nė gjuhėn Tuaj. Mė tej do t’Ju tregoj portalin gjerman dhe t’Ju shpjegoj dy funksionet e kėrkimit.

Veē kėsaj do tė merrni udhėzime, se ku mund tė gjeni informacione mbi organet e Kėshillit tė Evropės – pėrveē broshurave tė gatshme. Njė prezantim i hollėsishėm  i fushave tė veēanta tė detyrave mė duket jo shumė i rėndėsishėm, pėr mė tepėr, qė informacionet e detajuara janė tė disponueshme vetėm nė anglisht. Nė mbyllje do t’Ju udhėheq nė disa burime konkrete, tė cilat do t’Ju ndihmonin nė fushėn Tuaj tė edukimit si dhe t’Ju tregoj direkt adresėn prej nga mund tė porosisni dhe tė shkarkoni nga kompjuteri publikime tė ndryshme.

Versionet gjuhėsore nė faqen e internetit

Nėse nuk  dėshironi tė pėrdorni versionin nė anglisht, nėpėrmjet linkut SITE MAP mbėrrini te njė dritare, tek e cila mund tė zgjidhni ndėr 32 gjuhė tė tjera. Portale ka pėr gjuhėt anglisht, frėngjisht , italisht, rusisht dhe gjermanisht. Por gjithsesi nė gjuhėt pėrkatėse janė vetėm faqet hyrėse, tė gjitha dokumentet e tjera gjenden sėrish vetėm nė anglisht.

Ndėrkohė pėr Evropėn Juglindore ka njė ofertė tė reduktuar informacionesh nė gjuhėt shqipe, boshnjake, kroate, maqedonase dhe rumune: informacione tė pėrgjithshme rreth Kėshillit tė Evropės dhe materiale mėsimore pėr mėsuesit, me qėllim qė nxėnėsve t’u shpjegohet Konventa Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut.

Rreth Kėshillit tė Evropės dhe materiale mėsimore

Informacioni i pėrgjithshėm nė „Kėshilli i Evropės, 800 milionė evropianė“ (rreth 100 faqe) Ju mundėson Juve njė vėshtrim vėrtetė tė mirė nė historinė, strukturėn, mėnyrėn e funksionimit, fushat e detyrės  si dhe nė veprimtaritė konkrete tė Kėshillit tė Evropės. Veē kėsaj aty do tė gjeni informacione tė shumta mbi literaturėn, adresat e qendrave tė informacionit nė vendet pėrkatėse dhe linke pėr nė faqe tė tjera interneti, tė komentuara shkurtimisht.

Nė tė njėjtin vend do tė gjeni materiale didaktike. Versioni nė gjuhėn gjermane Ju ofron 10 fletė pune nė lidhje  me temėn „Demokracia nė mėsim“. Ēdo nėntemė pėrshkruhet shkurtimisht, formulohen  qėllimet mėsimore si dhe jepen ide pėr ushtrime dhe aktivitete tė ndryshme nė mėsim. Mbi temėn „Pėrgjigje ndaj njė shoqėrie multikulturore“ sugjerohet p.sh., qė ēdo nxėnės tė ndėrtojė njė pemė gjenealogjike tė familjes sė tij dhe tė zbulojė prej nga vijnė paraardhėsit e vet. Kėto fletė pune pėr fat tė keq nuk gjenden nė gjuhėt e Evropės Juglindore. Nė gjuhėn gjermane gjeni ndėr tė tjera edhe 10 fletė pune dhe 5 fletė-informacioni mbi temėn e tė drejtave tė njeriut.

Nė tė gjitha gjuhėt e Evropės Juglindore kenimundėsi tė gjeni informacione lehtėsisht tė kuptueshme rreth Kėshillit tė Evropės dhe Konventės mbi tė Drejtat e Njeriut si dhe udhėzime mbi ushtrimet, qė mund tė realizohen me nxėnėsit. Kėtu keni  linket direkte pėr nė gjuhėt e veēanta: shqipe, boshnjake, bullgare, gjermane, kroate, maqedonase, rumune, angleze

Vendi Juaj nė Kėshilin e Evropės

Nėse Ju dėshironi tė dini mė shumė rreth vendit Tuaj, mund tė gjeni kėtu profile tė shkurtra vendesh. Ju mund tė lexoni njė biografi tė shkurtėr tė Ministrit Tuaj tė Jashtėm, i cili ėshtė edhe anėtar i Komitetit tė Ministrave, si dhe tė mėsoni tė gjithė emrat, numrat e telefonit, adresat e e-mail-it deri edhe tė shihni fotografitė portret tė tė gjithė atyre, qė pėrfaqėsojnė vendin Tuaj nė Kėshillin e Evropės (pra pėrfaqėsuesit e pėrhershėm dhe deputetėt nė Asamblenė Parlamentare si dhe nė Kongresin e Komunave dhe Rajoneve). Veē kėsaj Ju mund edhe tė shihni, se cilat Konventa ka nėnshkruar dhe ratifikuar tashmė vendi Juaj.

Portali gjerman

Me qėllim qė t’Ju tregojmė njė ofertė tė zgjeruar Ju rekomandoj tė vizitoni portalin gjerman, pėrmes tė cilit unė do tė doja t’Ju udhėhiqja. Nė kėtė portal Ju mund t mbėrrini ose direkt nėpėrmjet linkut tė mėsipėrm ose mund tė ndiqni rrugėn normale  pėrmes variantit nė anglisht tė SITE MAP duke klikuar mė pas nė kutinė e „German portal“.

Pėr tė mbėrritur te njė vėshtrim pėrmbledhės i temave tė ofruara shkoni Ju lutem te linku SITE MAP. Nėse nuk doni tė thelloheni shumė dhe kėrkoni njė vėshtrim tė mirė gjithėpėrfshirės, jeni nė vendin e duhur. Kėtu do tė gjeni informacione tė sakta dhe tė pėmbledhura mbi lindjen, historinė, strukturėn dhe  fushat e detyrave. Tekstet janė aktuale, nga vera dhe vjeshta e vitit 2004, dhe qė kėtej mund tė mb
ėrrini logo dhe broshura tė gatshme nė volume tė ndryshme.

Tė kėrkoni dhe (shpressojmė) tė gjeni

Nėse kėrkoni informacione nė lidhje me njė temė shumė specifike, ka shumė mundėsi t’i gjeni te Indeksi tematik A – Z  . E meta ėshtė, qė mė tepėr se gjysma e faqeve janė nė anglisht. Ka edhe njė mėnyrė tė dytė pėr tė kėrkuar: nėpėrmjet funksionit „Search“ nė rreshtin e sipėrm horizontal tė komandave ose direkt kėtu. Por gjithsesi vetėm nė 5  „gjuhėt kryesore“. Rreth njoftimeve mbi aktivitetet e reja – dhe kėto mund tė jenė konferenca, publikime librash, shpjegime - Ju mund tė merrni informacione ose nė mėnyrė kronologjike pėrmes komandės sė kėrkimit tė tė rejave ose duke dhėnė njė term tė caktuar. Tekstet e shkurtra prej disa rreshtash rrallėherė tė ēojnė nė burime tė tjera nė internet.  Por ka njė mekanizėm tejet voluminoz pėr kėrkimin e  dokumenteve si dhe baza tė ndryshmetė dhėnash, te tė cilat mund tė mbėrrini edhe sė kėtejmi.

Mė hollėsisht rreth organeve dhe institucioneve

Nėse kėrkoni informacione tė detajuara mbi organe dhe institucione tė veēanta, ato mund t’i gjeni nė faqen SITE MAP.

Fushat e punės – vetėm nė anglisht

pjesėn e poshtme majtas nė faqen e SITE MAP do tė paraqiten katėr fushat e punės (veprimtarisė): tė drejtat e njeriut, ēėshtje juridike, bashkėpėrkatėsia sociale dhe edukimi/kultura/rinia/sporti. Vetėm tekstet hyrėse janė nė gjermanisht, gjithēka tjetėr  disponohet vetėm nė anglisht dhe frėngjisht.

Tė drejtat e njeriut – shumė informacione dhe materiale tė mira!

Sektori pėr Bashkėpunim dhe Ndėrgjegjėsim vė nė dispozicion njė sasi tė madhe materialesh informative nė lidhje me aspekte tė ndryshme tė tė drejtave tė njeriut, dhe kėtė pjesėrisht  nė gjuhė tė ndryshme. Kėtu do tė mund tė gjeni p.sh. njė guidė tė shkurtėr pėr Konventėn Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut nė gjuhėt shqip, kroatisht dhe rusisht. Hyrja ėshtė paksa e komplikuar, por ia vlen: nė kėtė faqe do tė mund tė gjeni tre mundėsi tė ndryshme hgyjrjeje pėr nė njė database. Tė parėn mė mirė injorojeni, sepse ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u pėrdorur.

mes tė faqes gjendet njė bazė tė dhėnash me 14 dokumente. Zgjidhni gjuhėn e dėshiruar dhe mbishkrimin „Subject“. Menjėherė do tė shfaqet para Jush njė listė me tė gjtiha dokumentet, qė ekzistojnė nė kėtė gjuhė.

Pikėrisht mė poshtė ėshtė edhe njė mundėsi e tretė me rreth 80 dokumente. Zgjidhni mbishkrimin nė anglisht tė dokumentit, pėr tė cilin interesoheni. Ju do tė shihni menjėherė se cilat janė dokumentet e disponueshme si dokument pdf dhe nė cilat gjuhė. Shembuj dokumentesh:

  • Manual mbi temėn „Mbrojtja e tė drejtave tė gruas“ (serbisht, maqedonisht)
  • Dokument rreth refuzimit tė shėrbimit ushtarak pėr motive ndėrgjegjeje (anglisht, serbisht)
  • Karta Evropiane pėr gjuhėt rajonale ose tė pakicave (serbisht, turqisht)

Kultura dhe edukimi

faqen hyrėse pėr edukimin, kulturėn, trashėgiminė kulturore, rininė dhe sportin bėhet njė prezantim i shkurtėr se nė cilat fusha ėshtė aktiv Kėshilli i Evropės. Megjithėse linket pėr pėrshkrimine  fushave tė veēanta tė detyrave, nė anėn e majtė tė faqes, janė nė gjermanisht, do tė zhgėnjeheni pasi tė gjitha faqet e tjera janė tė disponueshme vetėm nė anglisht. Mė poshtė gjeni disa linke tė rėndėsishme:

Burime tė pėrzgjedhura pėr fushėn e edukimit

poshtė po Ju prezantoj njė pėrzgjedhje me burime, publikuar pjesėrisht nė disa gjuhė, qė mund tė paraqesin interes pėr Ju:

Nėse Ju punoni si mėsues i edukimit fizik apo nė njė klub sportiv dhe dėshironi tė dini, se si mund tė trajtohen tema tė tilla si Doping dhe Fair Play, kėtu do tė gjeni Konventėn Anti-Doping dhe njė Manual – tė dyja nė anglisht.

Pėr mėsuesit e historisė mund tė jetė me interes nė organizimin e mėsimit tė historisė  Rekomandimi i Komitetit tė Ministrave (nė anglisht dhe nė disa gjuhė tė Evropės Juglindore). Mbi temėn „Mėsimdhėnia e historisė sė Evropės nė shek. e 20-tė“ mund tė gjeni kėtu manuale pėr mėsues, nė gjuhėt anglisht, shqip dhe serbisht. Jean-Michel Lecomte ka shkruar librin „Teaching about the Holocaust in the 21th Century” (anglisht).

Njė metodė e pazakontė e pėrēimit tė historisė ėshtė simulimi i ngjarjeve historike: kėtu gjeni njė raport nė anglisht, i cili pėrshkruan nė mėnyrė tė detajuar, se si u konceptua, organizua dhe realizua simulimi i bisedimeve tė paqes nė Versajė 1919.

Mbresėlėnės mė ėshtė dukur njė  publikim nė anglisht, i cili diskuton hollėsisht rreth 50 filmave mbi temat e nacionalsocialzmit, gratė, imigrimi dhe tė drejtat e njeriut dhe jep udhėzime se si mund tė pėrdoren ato pėr qėllime pedagogjike.

Tė gjitha linket e rėndėsishme mbi dokumente dhe materiale nė lidhje me fushėn e edukimit tė demokracisė u trajtuan nė paragrafin paraardhės mbi Vitin Evropian.

Publikime tė Kėshillit tė Evropės nė anglisht

Kėshilli i Evropės nxjerrnjė numėr tė madh publikimesh nė angisht, tė cilat Ju mund t’i shkarkoni ose si dokument pdf ose mund t’i porosisni pėrkundrejt njė shume tė caktuar shpenzimesh nė Strasburg.
Porosit publikime nė fushėn e edukimit tė demokracisė
Porosit publikime nė fushėn e edukimit

[shko te pėrmbajtja]

_________________________________________________

impressum

Kjo rubrikė informative publikohet nga D@dalos Sarajevo dhe financohet nga  Ministria e Jashtme Federale nė Berlin dhe Ministria Federale pėr Bashkėpunimin Ekonomik (BMZ).

Redaktore pėrgjegjėse: Ingrid Halbritter

Adresa: D@dalos Sarajevo
Aleja Lipa 57
71000 Sarajevo
Telefon: +387 33 715 600 (Buero Hrasno)
Telefon/Fax: +387 33 446 680 (Buero Vratnik)
Fax: +387 33 715 601
Cel.  Ingrid Halbritter: +387 61 276 381
E-mail: Ingrid.Halbritter@dadalos.org

Artikujt pėr rubrikėn informative jeni tė lutur t’ia pėrcillni direkt Ingrid.Halbritter@dadalos.org

Lista e shpėrndarjes me e-mail: Nėse dėshironi, qė rubrika informative tė mbėrrijė te Ju ēdo dy muaj, drejtohuni Ju lutem te Ingrid.Halbritter@dadalos.org

[shko te pėrmbajtja]

[lart]