|

EDC Newsletter
_________________________________________________
Nr. 1, datė 5 tetor
2004 (Version i aktualizuar, prill 2005)
Parathėnie
e botueses
Tė
dashura lexuese dhe tė dashur lexues tė kėsaj rubrike tė re informative,
duke nisur nga 1 tetori 2004 dėshirojmė tJu ofrojmė cdo dy muaj njė rubrikė
tė re informative. Kjo rubrikė u drejtohet tė gjithė atyre, qė janė tė
interesuar pėr edukimin e demokracisė, tė drejtėn qytetare, edukimin e paqes
dhe tė drejtave tė njeriut. EDC ėshtė shkurtimi pėr Education for
Democratic Citizenship. Ky shkurtim EDC pėrfshin, sipas gjykimit tonė, tė
gjitha fushat e edukimit, tė cilat kanė njė qėllim tė pėrbashkėt tė
mbivendosur: motivimin dhe aftėsimin pėr pjesėmarrje shoqėrore dhe politike.
Fillimisht do tė doja tė prezantohesha shkurtimisht: unė quhem Ingrid
Halbritter, jam me origjinė nga Frankfurti. Pas maturės kam punuar dy vjet nė
Francė, mė pas mėsova profesionin e pėrkthyeses pėr gjuhėn frėnge dhe nė
pėrfundim kam studiuar shkenca politike dhe retorikė nė Universitetin e
Tübingen-it. Pas studimeve fillova tė punoj nė organizatėn gjermane Kinderberg
e.V. si drejtuese projekti pėr projekte nė fushėn e pedagogjisė pėr paqen. Qė
prej vitit 1998 drejtoj programe edukimi nė Evropėn Juglindore dhe jam
bashkėthemeluese e organizatės D@dalos nė Sarajevė.
Qė prej vitit 1999 jetoj nė pjesėn e vjetėr tė qytetit Sarajevė, i cili
ndėrkohė ėshtė bėrė atdheu im i dytė.
Unė jam thellėsisht e bindur, qė secili prej nesh mund tė japė njė kontribut
tė rėndėsishėm shoqėror dhe politik. Besoj gjithashtu, se gjithsecili mbart
njė pjesė pėrgjegjėsie - pėr veten, pėr tė tjerėt qė e rrethojnė, pėr
shoqėrinė nė tė cilėn jetojmė, dhe pėr planetin tonė.
Ēfarė Ju ofron kjo rubrikė informative? - Ne duam t'Ju pajisim me teori dhe
praktikė. Nė pjesėn e titulluar Pėr shembull
do t'Ju ofrojmė artikuj shkencorė dhe tė fushave pėrkatėse, tė rėndėsishme pėr
qėllimet tona. Kėtu dėshirojmė gjithashtu t'Ju informojmė, p.sh. nė numrin
tjetėr rreth vendimit tė Kėshillit tė Evropės qė viti i ardhshėm 2005 tė jetė
Viti evropian i qytetarisė demokratike pėrmes edukimit.
Ekzistojnė shumė organizata dhe individė, qė realizojnė projekte madhėshtore
nė fushėn e tė mėsuarit tė demokracisė. Ne duam t'Ju informojmė edhe nė lidhje
me kėto projekte dhe njerėz, dhe pikėrisht nė pjesėn me mbishkrimin
Ju prezantojmė. Nė kėtė numėr do t'Ju
njohim me projektin tonė.
Nė web diskutohet rreth faqeve tė
internetit.
Edhe kėtu do tė fillonim me ofertėn tonė,
Serverin e Edukimit D@dalos.
Data dhe orare Ju informon rreth
mundėsive tė kualifikimit ose aktiviteteve, qė mund tė jenė me interes pėr Ju.
Kėtu bėjmė dallimin mes aktiviteteve tė hapura dhe atyre tė mbyllura. Tek
aktivitetet e hapura mund tė marrė pjesė ēdo njeri, ndėrsa ato tė mbyllurat i
adresohen njė rrethi tė pėrcaktuar mė parė. Edhe nė ato raste ku Ju nuk mund
tė kontribuoni, pėr ne ėshtė gjithsesi e rėndėsishme, qė Ju tė mėsoni me anė
shembujsh konkretė, se ēfarė ofrohet nė rajon.
Do tė jetė njė kėnaqėsi e veēantė pė mua tė zhvilloj biseda me Ju dhe tė mund
t'Ju mbėshtes nė punėn Tuaj nė fushėn e tė mėsuarit tė demokracisė dhe tė
civilizimit..
 |
Shumė pėrshėndetje tė pėzemėrta
E Juaja Ingrid Halbritter
|
PĖRMBAJTJA
Ju prezantojmė: Organizatėn pėr Pedagogjinė e Paqes D@dalos nė
Sarajeve
Autore: Ingrid Halbritter, Drejtuese projekti
Pėr shembull
Edukimi politik nė Gjermani
Autor: Ragnar Mueller, agora-wissen Stuttgart
Nė web: www.dadalos.org (Serveri ndėrkombtar i
edukimit pėr edukimin politik, edukimin e tė drejtave tė njeriut dhe
pedagogjia e paqes)
Autore: Ingrid Halbritter
Data dhe orare:
Aktivitet i hapur: Mbrėmje evopiane (duke nisur nga 21 tetori 2004 nė
Sarajevė)
Aktivitet i mbyllur: Formim moderatorėsh pėr metodėn Betzavta
(12.-16.10.2004 nė Zagreb)
Impressum
_________________________________________________
Ju prezantojmė:
D@dalos Sarajevė Organizata pėr Pedagogjinė e Paqes
Ingrid Halbritter
D@dalos Sarajevė ėshtė krijuar nė verėn e vitit 1999 nė Sarajevė.
Qėllimi i organizatės ėshtė tė japė njė kontribut nė procesin e
demokratizimit nė Evropėn Juglindore. Projektet, qė realziohen nga D@dalos,
i pėrkasin fushės sė edukimit: nė shkollė, universitet, por edhe nė
organizata joqeveritare (OJQ). Kėtu organizata pėrqendrohet kryesisht nė
edukimin demokratik politik. Ajo dėshiron tė pėrēojė ABC-nė e politikės,
pra termat bazė te demokracisė si forma mė e keqe e njė shteti
pėrjashtuar gjithė tė tjerat (Winston Churchill).
Qėllimet e tij D@dalos i realizon me anė projektesh tė ndryshme, tė
cilat realizohen zakonisht nė nė tė gjithė rajonin e Evropės Juglindore
(Ish-Jugosllavi, Shqipėri, Bullgari, Rumani, Moldavi). Pjesa mė e
rėndėsishme e punės ėshtė Serveri Ndėrkombėtar i Edukimit
www.dadalos.org. Atje janė vėnė ndėrkohė nė dispozicion nėntė
manualė online me tė gjitha materialet shtesė dhe ato mėsimore. Temat:
tė drejtat e njeriut, demokracia, partitė politike, Bashkimi Evropian,
udhėrrėfyesit, didaktika politike, pedagogjia e paqes, globalizimi dhe
Kombet e Bashkuara. Gjuhėt: shqip, bullgarisht, gjuha boshnjake,
gjermanisht, anglisht, kroatisht, maqedonisht, rumanisht dhe serbisht (shih
detajet ne fragmentin "nė
web").
Kėto libra online publikohen ēdo
vit nė CD-ROM dhe u shpėrndahen mė pas gratis tė interesuarve. Mund tė
porositen tek:
Enda.Pecenkovic@dadalos.org
Qė prej vitit 1999 D@dalos ka inkuadruar pothuaj 2.200 mėsues nė kurset
e fundjavave pėr pėrdorimin e serverit te edukimit. Mbi kėtė bazė
organizata ka zhvilluar njė produkt tė ri: konceptin e trainimit
Fit@school. Me anė tė njė CD-ROM vihen nė dispozicion pėr kualifikimin
e mėsuesve prezantime nė Powerpoint.
Pėr
mė shumė informacione drejtohuni te
Haris.Muhic@dadalos.org. CD-ROM mund ta kėrkoni gratis; deri tani
Fit@school ekziston nė gjuhėt boshnjake / kroate / serbe, shqip,
bullgarisht dhe gjermanisht.
Mė tej D@dalos ofron kualifikime pėr multiplikatorė (mėsues, docentė,
bashkėpunėtorė organizatash joqeveritare). Pėr momentin ka dy programe:
Mėsimdhėnia e politikės nė Evropėn Juglindore dhe Betzavta me
njėri-tjetrin.
Programi
i parė pėrbėhet nga njė kurs, i cili kombinon seminaret e mėparėshme me
e-learning. Pjesėmarrėsit vijnė nė tre seminare-fundjave dhe nė
periudhat midis punojnė detyra, gjatė tė cilave shoqėrohen me anė
e-mail-esh nga drejtuesi i kursit. Ne shpjegojmė kėtu parimet mė tė
rėndėsishme tė edukimit demokratik politik dhe pjesėmarrėsit mėsojnė tė
zhvillojnė dhė tė pėrgatisin nė mėnyrė tė pavarur njėsi mėsimore dhe
orė shkollore rreth temave politike. Kemi kėnaqėsinė, qė pėr vitin 2005
tė mund tė ofrojmė dy kurse.
Pėr
mė tepėr informacione drejtohuni te
Ingrid.Halbritter@dadalos.org.
Betzavta ose Me njėri tjetrin ėshtė njė metodė pėr mėsimin e
demokracisė, zhvilluar nga instituti Adam nė Jeruzalem. Te kjo metodė
pėrjetohet dhe ndihet direkt si diēka e kuptuar nė mėnyrė racionale
rėndėsia e vlerave themelore tė demokracisė. 15 moderatorėt e parė nga
Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbi-Mali i Zi mbarojnė nė vitin 2004
dy kurset e tyre tė para. Njė manual trainimi nė gjuhėt boshnjake /
kroate / serbe do tė vihet nė dispozicion pas pak kohėsh nė
www.dadalos.org/EDC.
Nė fillim tė dhjetorit 2004 u zhvillua njė seminar katėrditor
kualifikimi pėr gazetarė nga Serbia-Mali i Zi, Kroacia dhe
Bosnje-Hercegovina ne gjuhėn gjermane. Pėrgjithėsisht, popullsia nuk di
shumė nė lidhje mė BE-nė dhe zor se mund ti vlerėsojė drejt efektet e
njė anėtarėsimi tė vendit tė vet. Ky aktivitet kualifikues duhet tė
kontribuojė nė faktin, qė informimi rreth BE-sė nė rajon tė bėhet mė
profesional.
Njė fushė tjetėr e D@dalos ėshtė pėrpjekja pėr tė vendosur kontakte mes
njerėzve, organizatave dhe institucioneve, qė janė angazhuar me edukimin
politik, tė mundėsojnė shkėmbimin e informacioneve dhe tė pėrvojave si
dhe tė nxisin bashkėpunimin. Kjo rubrikė informative ėshtė njėra nga
iniciativat; tjetra ėshtė i ashtuquajturi Tregu EDC, njė faqe interneti
nė anglisht, e cila prezanton projekte tė mira, qė mund tu ofrojnė
diēka tė tjerėve.
(shih
www.dadalos.org/EDC).
Krejt i ri pėr D@dalos ėshtė i ashtuquajturi I.M.PACT Projekt. D@dalos
ėhtė njė nga gjashtė organizatat nė Evropėn Juglindore, e cila duke
nisur nga viti 2005 ofron kualifikime nė fushėn e planifikimit tė
projekteve dhe te vetėvlerėsimit pėr organizatat dhe institucionet e
tjera, qė merren me edukim politik. Informacione nė lidhje me projektin
do tė gjeni nė faqen
www.impact-see.org, pėr fat tė keq vetėm nė anglisht. Deri nė fund
tė vitit do tė ketė manualė nė tė dyja fushat, tė cilat do tė vihen nė
dispozicion online edhe nė gjuhėt Tuaja.
D@dalos ka dy zyra tė vogla nė Sarajevė me katėr bashkėpunėtorė kryesorė.
Partnerėt tanė mė tė ngushtė janė Prof. Dr. Wolfgang Schumann dhe
Ragnar Mueller nga Shoqata agora-wissen nė Stuttgart. Kėta dy
shkencėtarė politikė, ekspertė nė ēėshtje evropiane dhe specialistė nė
pėrēimin e dijeve pėrmes mediave tė reja (Internet, CD-ROM) zhvillojnė
pėrmbajtjet tona dhe drejtojnė pjesėn mė tė madhe tė kualifikimeve tė
multiplikatorėve tanė (pėr mė tepėr informacione shko nė faqen
www.gesellschaft-agora.de).
Ne bashkėpunojmė ngushtė me disa organizata tė pėrzgjedhura joqeveritare:
FAR nė Burgas/Bullgari, Sonnenberg nė Kroaci dhe D@dalos Mali i Zi. Pėr
projekte tė veēanta ne bashkėpunojmė me zyrat e Institutit pėr
Bashkėpunim Ndėrkombtar tė Shoqatės sė Shkollave tė Larta Popullore tė
Gjermanisė (IZZ DVV) nė Shqipėri, Bullgari, Serbi dhe
Bosnje-Hercegovinė, me Civitas@BiH, Gradjanske Inicijative Belgrad, me
Universitetin Niksic, me Shkollėn e Lartė Pedagogjike Rijeka dhe
ministritė e arsimit nė rajon si dhe me fondacionet politike gjermane.
Donatorėt tanė kryesorė janė: UNESCO (nė mėnyrė tė veēantė Komisioni
Gjerman i UNESCO-s), Ministria e Jashtme Federale Berlin, qeveria
norvegjeze dhe zviceriane, Shoqata e Fondacioneve Politike pėr Edukim
Politik. Linke mbi te gjithė donatorėt do tė gjeni nė faqen tonė tė
internetit
www.dadalos.org.
Ingrid Halbritter, e cila drejton programin nė D@dalos, ėshtė dėrguar nė
Bon nga EIRENE e.V. Neuwied me fonde tė Ministrisė Federale pėr
Bashkėpunimin Ekonomik (BMZ) si specialiste nė ēėshtje tė paqes nė
kuadėr tė Sherbimit Civil pėr Paqen (maj 2004 deri nė prill 2007).
[shko te pėrmbajtja]
_________________________________________________
Pėr shembull ...
Edukimi politik nė
Republikėn Federale tė Gjermanisė
Ragnar Müller
Duke qenė se asnjėherė "demokratėt nuk kanė rėnė nga qielli", demokracia,
si njė formė shtetėrore dhe shoqėrore veēanėrisht e vėshtirė, vazhdon tė
mbetet e varur nga edukimi politik, mbi tė cilin, duke u nisur nga
planet e kursimit, ėshtė vėnė fuqimisht theksi kėto vitet e fundit.
Teksti i mėposhtėm tenton tė pėrmbledhė nė mėnyrė konēize bazat mė tė
rėndėsishme tė edukimit politik. Ai ndahet nė dy pjesė:
Detyrat dhe qėllimet e edukimit politik: Kėtu prezantohen bazat kryesore
tė edukimit politik, mėnyra se si ato kanė marrė formė nė debatin
didaktik gjerman. Ėshtė hequr dorė nga njė prezantim i historisė sė
edukimit politik, nė qendėr vendosen deyrat dhe qėllimet e edukimit
politik.
Parimet didaktike tė edukimit politik: Duke u nisur nga Konsensusi bazė
i Beutelsbach-ut nė vitin 1976 janė pėrcaktuar njė sėrė parimesh
didaktike, tė cilat pėrbėjnė edhe thelbin e didaktikės politike.
Detyrat dhe qėllimet e edukimit politik
Qėllimi i edukimit politik ėshtė qytetari/ja madhor/e dhe i/e
pėrgjegjshėm/shme. Fakti, qė kjo gjendet praktikisht nė ēdo publikim mbi
kėtė temė, nuk duhet tė na gėnjejė nė lidhje me paqartėsinė e
pėrmbajtjes sė termit, ēka vihet re nė mėnyrė tė dhimbshme, kur bėhet
fjalė pėr pėrkthimin e tij nė gjuhė tė tjera. Diagrama e mėposhtme
liston qėllime tė tjera tė pėrmendura shpesh tė edukimit politik, qė i
japin jetė formulės sė shkurtėr tė qytetarit madhor e tė pėrgjegjshėm.
Thelbėsore ėshtė: "Politika dhe edukimi, pra edhe edukimi i politikės
janė forma tė tė vepruarit tė qėllimshėm; ato orientohen drejt qėllimesh
apo vlerash tė caktuara
Shteti modern nuk mund ti japė pėrgjigje
pyetjes se cila ėshtė pasuria mė e vyer nė bashkėsinė e vlerave
pluraliste. Nė fakt ne mund tė biem dakord, duke thėnė qė ai duhet tė
ndalojė tė keqen si dhe, duke qenė shtet social dhe kulturor, duhet tė
orientojė veprimtarinė e tij nė mėnyrė pozitive pėr nga vlerat. Po ne
nuk mund ta kuptojmė politikėn si 'realizim' tė vlerave mė tė larta por
si rregullator konfliktesh dhe si njė garė luftarake pėr rendin mė tė
mirė duke mbajtur parasysh objektivat e njohura pėrgjithėsisht si tė
tilla, tė cilat, si vlera orientuese, mbeten detyra tė pėrherėshme
Pikėrisht kėtė duhet tė realizojė edukimi politik."
Detyra konsensuale tė edukimit politik
Se cilat janė saktėsisht detyrat e edukimit politik, kjo mbetet njė
ēėshtje e diskutueshme nė detaje dhe e ndryshueshme. Gjithsesi fragmenti
i mėposhtėm pėrmend disa fusha detyrash, qė aktualisht do tė mund tė
cilėsoheshin si konsensuale:
"1. Arsimimi dhe pėrforcimi i njė komponenti thelbėsor vlerash tė lira
dhe demokratike,
2. Tė kuptuarit e strukturės bazė tė politikės si zgjidhje tė problemeve
aktuale pėrmes marrjes sė vendimeve tė detyrueshme pėr ēėshtje tė
diskutueshme shoqėrore,
3. Pėrēim dijesh orientuese nė fusha tė rėndėsishme tė politikės aktuale
me rėndėsi pėr tė ardhmen, si p.sh. demokracia dhe rreziqet e saj,
raporti mes ekonomisė dhe ekologjisė, e ardhmja e njė shoqėrie
konsumatorėsh, globalizimi, Bashkimi Evropian,
4. Fitimi i disa aftėsive tė caktuara si p.sh. pėrdorimi i kompjuterave,
mediat etj. Sė kėtejmi rrjedhin pastaj edhe dy fusha detyrash me
tematika tė domosdoshme, te kategorizuara: 1. Konkretizimi i vlerave
themelore ... 2. tė kuptuarit e procesit vendimmarrės me tė dyja
aspektet:
- Instancat vendimmarrėse dhe legjitimimi i tyre (parlamenti, qeveria,
votimet dhe zgjedhjet, federalizmi);
- Pėrmbajtjen e vendimeve dhe burimet e tyre: interesat dhe vepruesit e
tyre (iniciativat qytetare, shoqatat, partitė, mediat)."
Qėllimet e edukimit politik
Edukimi politik synon tė zgjojė interes pėr politikėn dhe tė krijojė
parakushtet e duhura, qė personat e synuar tė shndėrrohen nė qytetarė
madhorė dhe tė pėrgjegjshėm, duke u pėrpjekur tė pėrēojė tek ata
aftėsinė pėr analizė dhe gjykim tė pavarur politik.[7] Natyrisht qė pėr
kėtė duhen dije bazė. Ndaj nė detyrat e edukimit politik bėn pjesė edhe
pėrēimi i "ABC-sė sė vogėl" tė politikės, me fjalė tė tjera njohja me
konceptet bazė si demokracia, ndarja e pushtetit, zgjedhjet, partitė,
paqja, pushteti etj.
Por edukimi politiko-demokratik nuk mjaftohet vetėm me pėrēimin e dijeve
bazė kjo ėshtė vetėm baza e domosdoshme pėr qėllimet e mėtejshme tė
mėsimit tė politikės. Pasi ata qė nuk njohin sistemin politik, ata qė
nuk kuptojnė funksionet dhe varėsitė e tij, nuk mund tė shfrytėzojnė
mundėsitė pėr pjesėmarrje, qė u ofrohen, u mungon kompetenca demokratike,
duke mbetur kėshtu qytetarė jomadhorė e jo tė pėrgjegjshėm. Qė kėtej
rrjedh njė sėrė qėllimesh, tė varura ngushtė nga njėra tjetra.
Tre shkallėt e para gjenden praktikisht nė njė formė apo nė tjetrėn nė
tė gjitha publikimet rreth kėsaj teme, i diskutueshėm vazhdon tė mbetet
fakti, nėse edhe shkalla e katėrt angazhimi politik duhet llogaritur
nė qėllimet kryesore tė edukimit politik. Ky aspekt diskutohet p.sh. i
lidhur ngushtė me konceptin e qytetarit model..[8] Ka arsye tė mira pėr
tė sjellė nė vėmendje, se mund tė ketė qytetarė "madhorė dhe tė
pėrgjegjshėm", tė cilėt nuk angazhohen politikisht.
Pėrēimi i kompetencės demokratike
Njė mėnyrė alternative, parė nga pikėpamja e terminologjisė, pėr
pėrcaktimin e qėllimeve tė edukimit politik vendos nė qendėr konceptin e
kompetencės. Joachim Detjen dallon tre forma koncepti, qė plotėsojnė
njėra tjetrėn:
"Me kompetencė konjitive kuptohet domosdoshmėria e njė niveli tė caktuar
dijesh dhe aftėsie pėr tė mėsuar, ku dijet i referohen rendit
institucional tė sistemit politik, lidhjeve funksionale brendapėrbrenda
kėtij sistemi deri edhe varėsive tė tij politike dhe ekonomike nė rrafsh
ndėrkombėtar. Por duke u nisur nga pėrmbajtjet e vendimeve politike
aktuale, qytetari duhet tė zotėrojė edhe njohuri tė pėrēuara
objektivisht.
Kompetenca proceduriale janė ato njohuri dhe aftėsi, qė nevojiten pėr tė
perceptuar konkretisht mundėsitė e ndikimit politik dhe shanset e
pjesėmarrjes nė tė. Pėr kėtė qėllim, qytetari duhet tė zotėrojė njohuri
mbi kompetencat administrative dhe proēedurat ligjore. Ai duhet tė kėtė
aftėsi strategjike, qė tė mundė tė realizojė qėllimet e veta ose qėllime
tė pėrgjithshme tė vlerėsuara si tė drejta.
Kompetenca zakonore (habituale) janė ato qėndrime
qė qytetari duhet
t'i dėshmojė komunitetit pėr ruajtjen e vazhdimėsisė sė kėtij tė fundit
Demokracitė moderne janė veēanėrisht kritike nė lidhje me kėrkesat e
tyre habituale. Duke qenė sistem shtetėror ato kanė nevojė jo vetėm pėr
bindjen ndaj ligjit por edhe pėr gatishmėrinė pėr t'u sakrifikuar, nė
rast se komuniteti duhet mbrojtur nga kėrcėnimet e jashtme. Duke qenė
sisteme komunitare liberale ato kanė nevojė pėr ndershmėri dhe tolerancė
nė ēėshtje botėkuptimesh. Si sisteme komunitare demokratike ato varen
nga pjesėmarrja, qė duhet tė jetė mundėsisht racionale, e pėrgjegjshme
dhe periodike. Si sisteme komunitare shtetesh sociale ato nuk mund t'ia
dalin mbanė pa konceptin e drejtėsisė sociale dhe solidaritetin"
Parimet didaktike tė edukimit politik
Parimet didaktike, sikurse ka rezultuar nga debati didaktiko-profesional
i dekadave tė fundit, pėrbėjnė thelbin e didaktikės politike. Ato
operacionalizojnė qėllimet e pėrgjithshme tė edukimit politik, tė cilat
shpesh pėrmblidhen me formulėn e shkurtuar "qytetar madhor dhe i
pėrgjegjshėm". Si pikėnisje pėr krijimin e kėtyre parimeve ka shėrbyer
zgjidhja e kundėrshtive tė fazės fillestare tė didaktikės politike
pėrmes konsensusit tė Beutelsbach-ut nė vitin 1976.
Konsensusi i Beutelsbach-ut
Nė vitin 1976 Zyra Qendrore pėr Edukimin Politik e Landit
Baden-Württemberg organizoi nė Beutelsbach njė konferencė tė kėsaj fushe.
"Duke hedhur vėshtrimin nė kėtė aktivitet njė pjesėmarrės, Hans-Georg
Wehling, formuloi tre parimet bazė tė edukimit politik, tė cilat
mbeteshin si tė pakundėrshtueshme." Protokolli i kėsaj konference njihet
si "Konsensusi i Beutelsbach-ut" nė historinė e edukimit politik jo
vetėm nė Gjermani; ai shėnon njė moment kthese drejt profesionalizimit
duke pėrbėrė kėshtu prej kėtij momenti bazėn e didaktikės politike.
"1. Ndalimi i imponimit. Nuk lejohet, qė nxėnėsi
tė atakohet me
pikėpamje personale tė qėllimshme duke e penguar kėshtu 'tė krijojė njė
gjykim tė pavarur' (Minssen). Pikėrisht kėtu shtrihet edhe kufiri mes
edukimit politik dhe indoktrinimit. Por indoktrinimi ėshtė i
papajtueshėm me rolin e mėsuesit nė njė shoqėri demokratike dhe me idenė
e synuar dhe tė gjithėpranuar tė pėrgjegjėsisė madhore tė nxėnėsit.
2. Ajo ēka ėshtė kontroverse nė politikė dhe shkencė, duhet tė duket
kontroverse edhe nė mėsim. Kjo kėrkesė ėshtė e lidhur shumė ngushtė me
ēka u tha mė sipėr, sepse kur pikėpamjet e ndryshme nuk merren nė
konsideratė, kur opsionet mbahen fshehur, kur alternativat mbesin pa u
diskutuar, ateherė ėshtė nisur udha e indoktrinimit...
3. Nxėnėsi duhet tė aftėsohet tė analizojė njė situatė politike dhe
tėrėsinė e interesave tė tij, si dhe tė kėrkojė mjete dhe rrugė pėr tė
ushtruar ndikim mbi situatėn e krijuar nė favor tė interesave tė tij..."
Parimet didaktike
Me parimet e "ndalimit tė imponimit" dhe tė "kontroversitetit" janė
pėrmendur dy parimet didaktike mė tė rėndėsishme dhe tė domosdoshme, tė
cilat vazhdojnė tė kenė vlefshmėri tė pakufizuar.Nė fund tė njė njėsie
mėsimore duhet, qė pėr njė problem politik tė jenė gjetur disa zgjidhje.
Nxėnėsi/ja nuk duhet privuar nga zgjedhja e rrugės "mė tė mirė", pra kjo
i duhet lėnė gjykimit tė tij/saj. Ndėrsa "orientimi pėr nga interesat"
si parimi i tretė i Konsensusit tė Beutelsbach-ut ka qenė gjithnjė
objekt diskutimi jo nė idenė e eliminimit, por tė plotėsimit tė tij.
Ēfarė funksioni pėrmbushin parimet didaktike tė paraqitura nė grafik?
Ato pėrfaqėsojnė njėsinė matėse dhe pikat e referimit nė hartimin dhe
realizimin e njė njėsie mėsimore nė fushėn e edukimit politik. Kėtu
bėhet fjalė pėr udhėzime tė vlefshme pėr tė gjitha temat, tė cilat kanė
rėndėsi vendimtare nė hartimin e programit tematiko-metodik, pasi ato
ndihmojnė qė nga njė tėrėsi mundėsish dhe aspektesh tė pėrzgjidhen prej
tyre nė mėnyrė tė argumentuar ato tė pėrshtatshmet pėr trajtimin nė
mėsim ose seminare.
Parimet mbivendosen dhe plotėsojnė njėri-tjetrin, ato varen ngushtė nga
njėri-tjetri. Pėr tematika dhe grupe tė ndryshme adresatėsh edhe parimet
marrin rėndėsi tė ndryshme, asnjė njėsi mėsimore nuk i merr tė gjitha
njėsoj nė konsideratė. Njė pozicion prioritar kanė nė kėtė kontekst dy
parimet e para bazė tė Konsensusit tė Beuelsbach-ut, tė cilat duhen
respektuar gjithmonė pavarėsisht nga tematika.Edukimi politik, qė shkel
parimin e ndalimit tė imponimit apo atė tė kontroversitetit nuk ėshtė i
nivelit profesional.
Orientimi shkencor: Edukimi politik duhet tė lidhet ngushtė me
shkencat referuese, nė mėnyrė tė veēantė me shkencat politike si shkencė
primare reference.
Orientimi pėr nga nxėnėsit: Edukimi politik ėshtė i lidhur me
pėrvojat dhe interesat e adresatėve (nė edukimin e tė rriturve ky parim
ėshtė i njohur si orientim pėr nga pjesėmarrėsit). Nė rastin ideal: "Se
ēfarė do tė pėrpunohet nga pėrmbajtja dhe se nė ē'mėnyrė duhet bėrė kjo,
kjo ėshtė diēka qė diskutohet nė mėnyrė tė barabartė mes mėsueve dhe
nxėnėsve."Ky parim kėrkon tė nxjerrė konkluzione nga fakti qė "nxėnėsit
tė mos kuptohen si objekte tė tė mėsuarit."
Orientim pėr nga problemi: Edukimi politik duhet tė niset nga
probleme reale dhe tė pėrcjellė nė rradhė tė parė dije dhe kompetencė,
tė cilat janė tė domosdoshme nė trajtimin e problemit. Aftėsia pėr tė
zgjidhur probleme ėshtė mė e rėndėsishme se sa grumbullimi i dijeve.
Ekzemplaritet: Edukimi politik nuk mund ti trajtojė temat
asnjeherė deri nė fund dhe duhet tė kufizohet vetėm nė disa aspekte tė
veēanta. Tė mėsuarit nė bazė shembujsh krijon njė strategji tė
reduktimit tė lėndės dhe tė kompleksitetit. Zgjedhja e temave pėr tu
trajtuar quhet, qė, sė pari, tė jenė tė orientuara pėr nga nxėnėsit dhe
problematika dhe sė dyti, tė jetė ekzemplare pėr nga tema. Kjo do tė
thotė nė veēanti, qė thelbi politik i temės vendoset nė qendėr. Tė
nxėnėt dhe tė mėsuarit nė bazė shembujsh "duhet tė mundėsojnė njohjen e
strukturave dhe ligjėsive nė problemin e zgjedhur pėr trajtim", dhe
kėshtu pra janė tė lidhur ngushtė si njė qėllim i rėndėsishėm drejt
plotėsimit.
Aktualitet/vizualizim: Edukimi politik duhet tė tematizojė, sipas
mundėsisė, probleme aktuale dhe propozime zgjidhjesh. Pėrmbajtjet e tė
mėsuarit duhet tė jenė sa mė pak abstrakte, tė vizualizuara dhe tė
fiksueshme:nė kėtė mėnyrė sė bashku mė kriteriet e pėrzgjedhjes, sikurse
janė pėrfshirja personale dhe rėndėsia e tematikės, mund tė arrihet njė
rritje e motivimit nga ana e nxėnėsve ose pjesėmarrėsve.
Procedurė induktive: Edukimi politik niset, sipas mundėsive, nga
e veēanta nga raste tė veēanta tė vizualizuara , punon mbi kėto
raste duke konkluduar mė pas nė tė pėrgjithshmen. Parimi i "induktim
pėrpara deduktimit" ėshtė i lidhur ngushtė me parime tė tjera si
orientimi pėr nga nxėnėsit, pėr nga problematika dhe ekzemplariteti.
Orientimi pėr nga veprimet: Edukimi politik duhet sė pari tė
lejojė dhe mbėshtesė tė mėsuarit e pavarur (p.sh. pėrmes metodave
pėrkatėse si puna me projekte). Sė dyti kėtu bėhet fjalė "pėr tė
ushtruarit e njė repertori individual veprimesh pėr debatet politike dhe
formimin e njė opinioni politik" (p.sh. tė ushtruarit e cilėsive
vendimtare si tė debatuarit dhe prezantuarit). Pra bėhet fjalė edhe pėr
kompetencė nė tė vepruar "si njė kompetencė metodike e nxėnėsve, e
rėndėsishme pėr politikėn". Ndėrkohė pothuaj i gjithė spektri i metodave,
duke nisur nga plotėsimi i njė flete informacioni deri nė udhėtimet e
studimit, po klasifikohet si "i orientuar pėr nga veprimet". Njė pamje
tė pėrgjithshme jep nė kėtė kontekst diagrama e mėposhtme.
Informacione mbi autorin: Ragnar Mueller shkencėtar politik dhe drejtor
ekzekutiv i shoqatės Agora (Shoqata pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė
reja dhe edukimit politik). Nė kuadėr tė programit D@dalos ai ėshtė
pėrgjegjės pėr zhvillimin e pėrmbajtjeve nė faqen e internetit
www.dadalos.org.
[shko te pėrmbajtja]
_________________________________________________
Nė web
Serveri
Ndėrkombėtar pėr edukimin politik, edukimin e tė drejtave tė njeriut dhe
paqes
www.dadalos.org
Kjo faqe interneti vė nė dispozicion nė njėfarė mase edhe nė formėn e
manualeve elektronike informacion dytėsore dhe materiale tė pėrdorshme
drejtpėrsėdrejti nė orėn e mėsimit tė edukimit politik, tė tė drejtave
tė njeriut dhe tė paqes nė nėntė gjuhė / variante gjuhėsore. Gjuhėt e
deritanishme janė: shqip, gjuha boshnjake, bullgarisht, kroatisht ,
maqedonisht, rumanisht, serbisht, gjermanisht dhe anglisht. Pėrbėrja e
kėsaj faqeje interneti publikohet njė herė nė vit nė CD-ROM dhe dėrgohet
gratis pasi tė jetė bėrė kėrkesa pėrkatėse.
Ideja bazė e kėsaj oferte ishte tė fillohej me ABC-nė e vogėl tė
edukimit politik, tė ofroheshin informacione bazė rreth temave kryesore
(Demokracia, tė drejtat e njeriut) si dhe tė ndihmohej nė sqarimin e
ēėshtjeve bazė. Partitė politike pėrbėjnė njė kompleks tematik tė
ngushtė, i cili shpjegon rolin e domosdoshėm tė partive nė njė sistem
demokratik dhe tregon me shembuj tipe tė ndryshme tė partive dhe
sistemeve partiake. Pėr ti bėrė disi mė tė kapshme demokracinė dhe tė
drejtat e njeriut, ne kemi pėrgatitur njė manual online mbi
personalitete model, tė cilėt si tė prekur drejtpėrsėdrejti janė
angazhuar pėr vendosjen e drejtėsisė dhe tė paqes dhe pėr kėtė kanė
marrė mė pas edhe ēmimin Nobel pėr Paqen.
Manuale tė tjera online ka edhe nė lidhje me temat e Bashkimit Evropian,
tė globalizimit dhe Kombet e Bashkuara. Bashkimi Evropian ėshtė
natyrisht njė temė ė rėndėsishme pėr tė gjitha vendet e rajonit. Ne vėmė
nė dispozicion zhvillimin historik, strukturėn e komplikuar tė
institucioneve dhe proceseve tė vendimmarrjes si dhe informacione tė
mėtejshme nė lidhje me problematikėn e zgjerimit. Ndėrkohė ky kompleks
tematik nuk ėshtė mė krejtėsisht aktual, megjithatė ne mendojmė ta
aktualizojmė menjėherė pas hyrjes n fuqi tė marrėveshjes sė Nicės.
Globalizimi na ofron gjithmonė pėrmbajtje, informacione dhe materiale
rreth njė teme, qė, si term, ėshtė gjithnjė e mė shumė nė gojėn e tė
gjithėve, por rreth sė cilės zor se dikush mund tė thotė me saktėsi, se
ēfarė ėshtė dhe ēdo tė thotė. Ne ofrojmė pėrkufizime tė ndryshme,
paraqesim dimensionet, pasojat dhe linjat e zgjidhjeve dhe i japim
mėsuesit ide praktike pėr zhvillimin e orės sė mėsimit.
Kompleksi tematik mbi Kombet e Bashkuara na shėrben nė tė njėjtėn kohė
si pėrmbajtje-bastion pėr kalimin nė dekadėn e Kombeve tė Bashkuara me
objekt edukimin pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm, e cila fillon nė vitin
2005 dhe rreth sė cilės ne duam tė ofrojme matriale dytėsore nė
pranverėn e 2005.
Pėrveē pėrmbajtjeve online nė formė manualesh ka edhe dy tė tilla
metodike: didaktika politike dhe pedagogjia e paqes. Didaktika politike
nė thelb ėshtė njė udhėzim praktik, se si mund tė planifikohen dhe
realizohen tema politike gjatė njė ore mėsimore. Nė qendėr tė kėsaj
vendosen kriteret didaktike, tė cilat shėrbejnė si njėsi matėse dhe
nivel reference.
Pedagogjia e paqes u zhvillua nė bashkėpunim me Shoqatėn e Tübingen-it
pėr Pedagogjinė e Paqes. Kompleksi pėrfshin sugjerime nė lidhje me
trajtimin e koncepteve tė luftės, paqes, konfliktit apo dhunės duke
sqaruar edhe sfondin shkencor. Ai tregon atė ēka bėjnė pedagogėt e paqes,
cilat janė detyrat e pedagogjisė sė paqes dhe si realizohet ajo.
Udhėzimet tona praktike shtrihen edhe te sporti. Atje mund tė gjenden
ide, se si mund tė shfrytėzohen sporti dhe ideja e fair-play nga
pikėpamja e pedagogjisė sė paqes.
Kėrkohet Feedback: mendimi Juan ne na intereson shumė, sepse sa mė shumė
feedback tė marrim, aq mė mirė do tė mundemi tė pėrshtasim ofertėn tonė
me nevojat Tuaja. Jeni tė lutur tė dėrgoni vėrejtjet Tuaj kritike, idetė
dhe komentet nė adresėn
Ingrid.Halbritter@dadalos.org.
[shko te pėrmbajtja]
_________________________________________________
Data dhe orare
Aktivitet
i hapur: Mbrėmje evropiane (duke nisur nga 21 tetori 2004 nė
Sarajevė)
Gjuha: boshnjake/kroate/serbe
D@dalos u ofron qytetarėve tė interesuar nga Sarajeva dhe mjedisi
pėrreth tre seri mbrėmjesh me aktivitete rreth Bashkimit Evropian. Kėtu
pėrcillen informacione bazė nė lidhje me lindjen e BE-sė, rreth
institucioneve dhe zgjerimit tė tij si dhe mbi gjendjen aktuale tė
Bosnje Hercegovinės. Pas ēdo referati pjesėmarrėsit ftohen tė vazhdojnė
diskutimet e tyre duke ngrėnė ose pirė diēka.
Vendi i aktiviteteve: Bosanski Kulturni Centar
Branilaca Sarajeva 24, Sarajevo
Tel: 033/201 513
Datat dhe oraret:
Seria e parė:tė enjten, mė 21 Tetor 28 Tetor 04 Nėntor 11 Nėntor
16 Nėntor 2004 (gjithmonė tė enjteve)
Seria e dytė:tė hėnėn, 22 Nėntor 29 Nėntor 06 Dhjetor 13 Dhjetor
dhe 20 Dhjetor (gjithmonė tė hėnave)
Seria e tretė: tė enjten, 25 Nėntor 02 Dhjetor 09 Dhjetor 16
Dhjetor 23 Dhjetor (gjithmonė tė enjteve)
Pėr regjistrime drejtohuni Ju lutem te z. Nihad Mesic, Telefon:
+387(0)33/441 268 ose 061/379 838, E-Mail:
Nihad.Mesic@dadalos.org ose Fax: +387(0)033/715 601
Donator: Grupi i punės pėr edukimin e gjerė politik nė fondacionet
politike, koordinuar nga Fondacioni Konrad-Adenauer, Beograd
Aktivitet i mbyllur: Kualifikim i moderatorėve pėr metodėn Betzavta(12.-16.10.2004
nė Zagreb)
Gjuha: Anglisht, pėrkthim simultan nė gjuhėt boshnjake/kroate/serbe
D@dalos dhe Sonnenberg Kroaci, nė bashkėpunim me Bashkėsinė Hebre nė
Zagreb ofrojnė njė kurs kualifikimi pėr mėsues/e dhe multiplikatore/ė
nga Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbi-Mal i Zi. Pjesėmarrėsit kanė
frekuentuar seminarin mbi Betzavta zhvilluar nė korrik 2004 nė
Sarajevė dhe tanimė ata do tė marrin kualifikimin e parė pėr tė mėsuar,
se si tė moderojnė vetė kurse mbi metodėn Betzavta (informacione mbi
programin Betazvta nė Gjermani gjeni te:
www.betzavta.de). Ky kurs mendohet tė ofrohet nė vitin 2005 pėr
pjesėmarrės tė rinj. Tė interesuarit janė tė lutur tė regjistrohen te
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Donator: Ministria e Jashtme Federale e Republikės Federale tė
Gjermanisė (Pakti i Stabilitetit)
[shko te pėrmbajtja]
_________________________________________________
impressum
Kjo
rubrikė informative publikohet nga D@dalos Sarajevo dhe financohet nga
Ministria e Jashtme Federale nė Berlin, Kėshillit tė Evropės nė
Strasburg dhe Ministria Federale pėr Bashkėpunimin Ekonomik (BMZ).
Redaktore: Ingrid Halbritter
Adresa: D@dalos Sarajevo
Aleja Lipa 57
71000 Sarajevo
Telefon: +387 33 715 600 (Buero Hrasno)
Telefon/Fax: +387 33 446 680 (Buero Vratnik)
Fax: +387 33 715 601
Cel. Ingrid Halbritter: +387 61 276 381
E-mail:
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Artikujt pėr rubrikėn informative jeni tė lutur tia pėrcillni direkt
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Lista e shpėrndarjes me e-mail: Nėse dėshironi, qė rubrika informative
tė mbėrrijė te Ju ēdo dy muaj, drejtohuni Ju lutem te
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
[shko te pėrmbajtja]
[lart]
|