Tiparet
Lart Zhvillimi Tiparet Funksionet Problemet Bilanc

 


 

Partitė 

SHBA

Tekstet nė vazhdim i kushtohen vetėkuptimit tė partive nė SHBA, pėrpiqenn pėrpunojnė tiparet kryesore tė sistemit partiak tė SHBA-sė dhe merren me organizimin e brendshėm tė partive nė SHBA [...kalo nė tekstin rreth organizimit tė brendshėm].

Tiparet dhe zhvillimi i sistemit dypartiak

Pėrveē karakterit tė veēantė tė partisė amerikane si parti patronazhi pa ideologji, mė vonė si organizatė pragmatike pėr koalicione tė interesave tė ndryshme, sistemi specifik partiak amerikan ka zgjuar interesimin e evropianėve kontinentalė jo vetėm pėr faktin se nė tė ata jo rrallė kanė parė alternativėn ndaj pluralizmit tė tyre. Nė "botėn e re" qė nė fillim u zhvillua sistemi dypartiak: aty ku pėrmes vendimit tė shumicės nė zonat njėpersonėshe elektorale u zunė pozitat e pushtetit, postet dhe qoshet e ngrohta, zhvillimi i partive tė shkėputura nuk kishte kurrfarė shansesh. Kombinimi i dy faktorėve, funksionit tė dhėnies sė pushtetit dhe e drejta relative elektorale, shkaktoi pėrqendrimin e sistemit partiak amerikan. Historia dyqindvjeēare e SHBA-sė ka treguar ekzistencėn pėrballė njėra-tjetrės tė vetėm dy partive tė mėdha. Ndėrkohė qė njėra prej tyre zakonisht fitonte zgjedhjet pėr Kongres gjatė disa periudhave legjislative, tjetra plotėsonte tė paktėn pėrkohėsisht me kandidatin e saj postin e presidentit tė shtetit. Grupimet pagane mund tė mbėshteteshin nė pėrkrahjen e rajoneve dhe dhe shtresave pėrkatėse tė zgjedhėsve, artikulonin pozicione relativisht tė ndryshme politike, pa u larguar shumė nga njėra-trjetra nė aspektin programor.

Njė realignment, njė transformim drastik nė strukturėn e partive ekzistuese u shfaqjes nė momentin e paraqitjes sė temave tė reja tė diskutimit nė shoqėri, tė cilat shembėn kufijtė tradicionalė mes partive. Kjo vlen p.sh. pėr ndarjen nė veri dhe jug nė ėėshtjen e skllavėrisė dhe tė Luftės Secesioniste. Ndėrsa deri nė vitet 50 tė shek. XVIII demokratėt dominuan politikėn e vendit, gjatė periudhės sė pėrfundimit tė luftės qytetare ata kaluan nė rol minoritar si "parti e jugut". Mes viteve 1868 dhe 1928 demokratėt fituan katėr, ndėrsa republikanėt dymbėdhjetė zgjedhje presidenciale.

Pėr njė realignment tė ri u kujdes nė fund tė viteve 20 tė shek. XX depresioni ekonomik nė vend. Republikanėt nė fillim u munduan ta nėnvlerėsojnė krizėn dhe mėnjanuan prekjen e hekurit tė nxehtė pėr shkak tė mosnjohjes sė reagimet tė bazės sė besueshme elektorale ndaj njė politike tė re. Kandidati demokrat pėr president, Franklin Delano Rusvelt, i cili angazhohej pėr njė rol mė aktiv tė shtetit nė fushėn ekonomike, paralajmėroi njė program pėr punėsim dhe njė politikė tė re sociale, duke larguar nė kėtė mėnyrė drejt demokratėve grupe tė ndryshme si punėtorėt industrialė, zejtarėt e vegjėl, zezakėt, katolikėt, pakicat etnike, tė cilat mė parė bėnin pjesė nė potencialin elektoral tė republikanėve. Sė bashku me shtetet jugore, tė cilat tradicionalisht votojnė pėr demokratėt, ky New-Deal-Koalition u dhuroi atyre njė bazė tė qėndrueshme pushteti, e cila ekzistoi disa dekada me radhė dhe u trazua masivisht nė vitet 70-80.

Vetėkuptimi i partive politike

Dy partitė e mėdha tė vendit kultivojnė mite tė ndryshme historike, nga tė cilat rrjedhin diferencat ideologjike dhe sociologjike.

Demokratėt, mitet e  tyre i lidhin me amerikanėt e mėdhenj si Xheferson, Xhekson, Uillson apo Rusveltin e Dytė, pėr ta prezantuar veten nė kėtė mėnyrė si parti e demokratizimit, lirisė dhe prosperitetit, si parti e vėrtetė »popullore«.

Kėtė imazh tė demokratėve republikanėt e quajnė mjegullim tė realitetit. Partia Demokratike pėr ta ėshtė  njė pėrmbledhje »grupesh radikale majtiste«, politika ekonomike dhe sociale e tė cilėve ka pasur gjithmonė konsekuenca negative pėr sistemin socio-politik tė SHBA-sė.

Republikanėt, tė cilėt e quajnė veten Grand Old Party (GOP), mitet e tyre i lidhin pėr Abraham Lincolnin (...)., 

Ata e pėrkufizojnė veten si parti tė first principles, tė vlerave dhe shembėlltyrave amerikane, individualizmit, frymės pioniere, tė ndėrmarrjeve tė lira, anticentralizmit dhe antiburokracisė, tė kuptimit familjar dhe fqinjėsor, etj. Pėr demokratėt kjo ėshtė njė karikaturė e njė realiteti tė ndikuar nga egocentrizmi i Grand Old Party, nga qėndrimi egoist dhe elitar i dhjetėmijėshit tė sipėrm nė vend.

[Nga: Hartmut Wasser: Politische Parteien in den USA; : W.P. Adams u.a. (Hg.), Länderbericht USA I, Bonn BpB 1990]

[Kreu i faqes]

Edhe partitė e treta, nganjėherė i kanė lėkundur relacionet ekzistuese tė pushtetit mes dy partive tė mėdha, duke prekur hekurin e nxehtė dhe duke mobilizuar pėr vete pjesė tė elektoratit demokrat apo republikan. Partive ekzistuese u duhej tė reagonin dhe tė zhvillonin modele alternative pėr zgjidhjen e problemeve dhe t'u pėrgjigjeshin sfidave tė reja me pozicione polarizuese, gjė qė vinte nė lėvizje grupet elektorale dhe ndryshimet nė pushtet.

(...) Parė nė pėrgjithėsi, sistemi dypartiak asnjėherė nuk u rrezikua seriozisht. Demokratėt dhe republikanėt arritėn t'i "thithnin" temat dhe programet e partive tė treta nė ato momente, kur kėto grupime dukej se kishin arritur t'i realizonin me sukses aktivitetet e tyre. Jo rrallė u integrua madje edhe personeli i tyre. Sistemi dypartiak i SHBA-sė arriti t'i plotėsonte kėto "funksione thithėse" pikėrisht pėr shkak tė fleksibilitetit, decentralizmit dhe gatishmėrisė sė tij pėr kompromise, duke i dhuruar nė kėtė mėnyrė sistemit tė qeverisjes njė masė tė madhe stabiliteti dhe duke mundėsuar nė fazat e realignment-it edhe transformimin politik apo duke ushtruar detyrėn kushtetuese tė balancimit dhe tė kontrollimit tė pushtetit pėrmes shkėmbimit tė personelit drejtues.

[Hartmut Wasser; nga: Informationen zur politischen Bildung 199, "Politisches System der USA", Bonn BpB 1997]

[Kreu i faqes]

Parimet e organizimit

Partitė amerikane zėnė vend tė posaēėm edhe pėr nga aspekti i organizimit tė tyre tė brendshėm. Anėtarėsia e organizuar dhe formalizimi i rreptė i procesit tė formimit tė vullnetit mes kreut partiak dhe sistemimeve tė ulėta. Ēfarė nėnkupton nė fakt nocioni i anėtarėsisė partiake?

"Personi A mund ta quajė veten demokrat dhe tė konsiderohet si i tillė; personi B si republikan dhe personi C si socialist, dhe shpesh me kėtė kuptohet 'anėtarėsimi' nė partinė pėrkatėse. Por pėr shumicėn e njerėzve, anėtarėsimi nė njė parti ėshtė njė nocion tepėr i papėrcaktuar dhe i vėshtirė pėr t'u pėrkufizuar. Nėse njė person i pėrket njė organizate tjetėr (njė kishe, kongregacioni apo organizate profesionale), atėherė supozohet se ai ėshtė anėtarėsuar nė tė pėrmes njė akti pozitiv, se paguan anėtarėsi apo subvencione tjera, se ėshtė i angazhuar nė njė komision, se ushtron njė pozitė tė caktuar apo nė ndonjė mėnyrė tjetėr merr pjesė aktive nė jetėn e brendshme tė organizatės. Nė rastin e partive tė mėdha nuk mund tė flitet me siguri pėr njė gjė tė tillė. Brenda tyre nuk ekzistojnė kurrfarė rregullash apo ceremonish anėtarėsimi. Zakonisht nuk ekziston as anėtarėsia. Partia nuk ka detyrime me shkrim pėr pranimin e programit tė saj, ajo nuk ngre kontribute financiare (edhe pse janė bėrė pėrpjekje pėr futjen e njė sistemi tė pagimit tė rregullt tė kontributeve), nuk ka statute, tė cilat ėshtė nė gjendje t'i realizoj dhe nuk ka mjete pėr dėnimin e njė anėtari, pėrveē rasteve kur partia refuzon ta pėrkrahė atė nė rast konkurrimi pėr post publik. Dikush ėshtė demokrat ose republikan nėse e quan veten tė tillė, tė paktėn, nėse i jep rregullisht pėrkrahjen e tij nė zgjedhje njėrės apo tjetrės parti. Dhe kjo ėshtė e tėra qė duhet thėnė nė kėtė kontekst. Pėrveē kėsaj, mendimi apo besimi ndaj njė partie mund tė ndėrrohet sipas qejfit. Mbetet ēėshtje private kokėēarja rreth numrit tė anėtarėve tė njė partie, e kjo vlen edhe nė rastet e ekzistencės sė kritereve rreth asaj se kush mund tė trajtohet anėtar partie e kush jo." (Ogg/Ray)

Tiparet e besueshmėrisė sė individėve dhe grupeve ndaj njė partie, nė tė kaluarėn kishin ndikim tė madh pėr karakterizimin dhe stabilitetin e sistemit politik. Shtresat e shoqėrisė, nė varėsi tė prejardhjes, shkallės sė arsimimit dhe profesionit, pėrkatėsisė etnike dhe fetare, vendbanimit dhe rajonit, zhvilluan simpati tė qartė pėr njėrėn nga dy partitė e mėdha, gjė qė shprehej nė mundėsinė e llogaritjes sė sjelljes sė tyre si votues. Ndėrsa shtete si Vermonti, Pensilvania apo Kanzasi u pėrkisnin kryesisht republikanėve, nė qendrat e qyteteve tė mėdha si Karolina e Jugut, Alabama apo Xhorxhia jetonin demokratėt "e lindur". Ndėrsa shtresa e pasur votonte tradicionalisht pėr Partinė Republikane (Grand Old Party) dhe tregtarėt identifikoheshin me tė, shtresat e varfėra votonin kryesisht pėr demokratėt dhe punėtorėt industrialė pajtohehin me rolin e gomarit, simbolit politik tė demokratėve. Ndėrsa prejardhja WASP pėrcaktonte pėrkatėsinė nė shtresėn e tė bardhėve, tė shtresės anglosaksone, tė votuesve republikanė (simboli i stemės sė republikanėve ėshtė elefanti), sllavėt katolikė, italianėt, irlandezėt, hebrejtė ndiehshin tradicionalisht tė lidhur me Partinė Demokratike. Intelektualėt dhe tė moshuarit kishin preferencat republikane, shtresa mesatare dhe tė rinjtė demokrate.

Ndėrkaq, realiteti i sotėm politik karakterizohet nga dobėsimi i lidhjeve tradicionale me partitė, nga paqėndrueshmėria e marrėdhėnieve mes partive, grupeve dhe individėve, nga rritja e votuesve tė paqėndrueshėm (floating vote) dhe independents, tė qytetarėve tė cilėt nuk pėrkrahin asnjėrėn nga dy partitė. Shkencat shoqėrore akoma nuk kanė arritur t'i zbulojnė plotėsisht shkaqet e njė transformimi tė tillė apo tė parashikojnė pa kontradikta efektet politike tė kėtij zhvillimi.

Veēantitė e partive amerikane vazhdojnė edhe nė rregullin organizativ. Shtresat pėrkatėse, nga baza lokale, niveli rajonal (county), e deri tek organizimi shtetėror, i cili shtrihet nė pėrfaqėsimin kombėtar, veprojnė nė komitete autonome, tė cilat zgjidhen nga anėtarėt e partisė pėrmes delegimit nė zgjedhjet paraprake brendapartiake apo tė organizuara nga shteti. Zinxhirėt e urdhrit nga lart drejt bazės janė tė panjohur. Meqenėse partitė veprojnė kryeshisht si shoqata elektorale, synojnė zėnien e posteve publike pėr kandidatėt e tyre (pėr kėtė arsye edhe organizimi i partive qysh nė vitin 1870 i ėshtė pėrshtatur ndarjes hapėsinore tė zonave elektorale [voting districts]), ndikimi i degėve lokale dhe i county committees ėshtė tepėr i madh, pėr arsye se numri mė i madh i pozitave plotėsohet nė nivelin komunal dhe atė county. Nė nivelin e shteteve federale partia e koordinon para sė gjithash ēėshtjen e zgjedhjeve pėr Kongres, pėrpiqet ta mbajė pėr komunikim shumicėn e komiteteve, pėrpilon konceptin e pėrgjithshėm politik tė partisė nė shtet dhe mbledh mjete financiare pėr financimin e aktiviteteve tė ndryshme.

Nė nivelin kombėtar, partitė amerikane kanė zhvilluar tri thelbe kristalizimi: kryetarin e partisė (national chairman), kryesinė e partisė (national committee) dhe kongresin e partisė (national convention). Megjithatė, ato nuk janė nė asnjė mėnyrė kreu i njė hierakie tė modelit evropiano-gjerman, ku urdhėrat jepen nga lart. Kryetari i partisė, zakonisht i emėruar nga kandidati pėrkatės i partisė pėr postin e presidentit, nė pajtim  me kryesinė e partisė, duhet tė koordinojė punėn e partisė nė nivelin federal, tė bėjė punė publike, tė mbajė kontakte me organizatat pėrkatėse shtetėrore dhe tė pėrgatisė zgjedhjet nė nivelin kombėtar. Nė punėn e tij, ai pėrkrahet nga kryesia e partisė, e cila mblidhet rrallė, pėrfshin delegatėt e tė gjitha 50 shteteve federale dhe ėshtė njė organizim shumė heterogjen.

Kongresi i partisė (national convention) ka pėr detyrė tė kryejė funksione tė rėndėsishme. Ai emėron kandidatėt e partisė pėr postin e presidentit dhe tė zėvendėspresidentit dhe e miraton programin e partisė (party platform) dhe statutet e saj. Kongreset e dy partive mblidhen ēdo katėr vjet dhe pėrbėhen nga delegatėt e shteteve pėrkatėse federale. Numri i pėrgjithshėm i tyre llogaritet sipas njė formule tė komplikuar ndarjeje: Nė vitin 1992, kuvendi federal i demokratėve numėronte 4282 delegatė (dhe 1170 zėvendėsdelegatė, tė ashtuquajtur alternaties), ai i republikanėve 2206 delegatė dhe po aq alternaties. Federalizmi pra ėshtė shumė i zhvilluar edhe nė fushėn e organizimit partiak. Po tė pėrjashtohet pėrfaqėsimi i pėrhershėm i fraksionit tė demokratėve dhe atij tė republikanėve nė Kongresin nė Uashington, mund tė thuhet se partitė amerikane, vetėm nė vitin e zgjedhjeve presidenciale dalin si fuqi mbirajonale.

Ligjet e shteteve pėrkatėse federale rregullojnė edhe kornizėn juridike tė sistemit partiak, shkallėn minimale tė demokracisė brendapartiake, procedurat e emėrimit tė kandidatėve pėr postet e partisė dhe sė bashku me rregulloret federale tė paktėn pjesėrisht fushėn e komplikuar tė financimit tė partive. Financimi i tyre, po tė pėrjashtohen subvencionet e shtetit gjatė zgjedhjeve presidenciale, bazohet plotėsisht nė donacionet vullnetare.

[Hartmut Wasser; nga: Informationen zur politischen Bildung 199, "Politisches System der USA", Bonn BpB 1997]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.