Opinioni publik
Lart Modeli 1 Modeli 2 Modeli 3 Modeli 4 Opinioni publik

 


 

Partitė 

Formimi i lirė i opinionit publik:
kusht dhe shprehje e formės demokratike tė jetesės

(...) Demokracia (...) jeton nga konkurrenca e opinioneve. Nė tė gjitha fushat e shoqėrisė, nė familje dhe nė shkollė, nė shoqata dhe ndėrmarrje, demokracia ka nevojė pėr njė klimė sociale, e cila tė stimulojė diskutimin e hapur mbi dallimet e mendimit. Pėrfaqėsimi i mendimit personal duhet lejuar dhe nxitur njėlloj si pyetjet kėmbėngulėse Pse dhe Pėr ē'arsye. Jo urdhėrat e padiskutueshėm dhe tė paargumentuar, por argumentet e arsyeshme duhet tė pėrcaktojnė veprimin, i cili asnjėherė nuk duhet tė jetė i pakritikueshėm (...).

Sigurisht qė njė konfrontim i tillė shpirtėror duhet tė zhvillohet publikisht. Pėr opozitėn nuk do tė ishte aq dobiprurėse nėse kritikėn e saj do tė mund ta shprehte vetėm prapa dyerve tė mbyllura. Argumentet e saj nė njė rast tė tillė do tė mbeteshin pa ndikim, sepse ajo, vetėm pėrmes presionit tė saj tė kritikės publike ndaj qeverisė ka mundėsi tė ndikojė te zgjedhėsit. Vetėm nė momentin e rrezikimit tė pozitės sė saj nė zgjedhje, qeveria do ta marrė seriozisht veprimin e opozitės dhe zgjedhėsi do tė ketė mundėsinė e ushtrimit me sukses tė rolit tė gjyqtarit mes qeverisė dhe opozitės. Partitė duhet tė kenė mundėsinė e arritjes sė zgjedhėsit, sepse ai ėshtė adresati i vėrtetė i konkurrencės sė partive. Kusht pėr njė opozitė tė kuptimtė ėshtė mundėsia e pėrfaqėsimit tė lirė publik tė bindjeve personale. Nga ana tjetėr, edhe qeveritė dhe partitė, nėn presionin e pandėrprerė tė konkurrencės pėr pozitė, janė tė detyruara tė bashkėveprojnė intensivisht nė formimin e opinionit publik nė kuptimin e bindjeve tė tyre personale.

Funksioni i kontrollit, kritikės dhe nxitjes nuk ushtrohet vetėm nga opozita parlamentare, por parimisht ai i takon gjithė opinionit publik. Publik nė radhė tė parė do tė thotė ekzistenca e mundėsisė sė pjesėmarrjes nė formimin e njė opinioni tė tillė, e jo formimi i tij pas dyerve tė mbyllura. Secili duhet tė ketė mundėsinė e mbledhjes sė informacioneve dhe tė dhėnies sė kontributit tė tij nė formimin e opinionit publik. Nga ana tjetėr, nocioni opinion publik do tė thotė qė element i trajtimit tė tij janė gjėrat publike e jo ato private. Ai pra merret me »res publica« nė kuptimin e gjerė. Nė opinionin publik nė kėtė kontekst bėjnė pjesė tė gjithė qytetarėt e njė shteti apo bashkimet e qytetarėve tė shteteve, tė cilėt interesohen pėr mirėqenien e pėrgjithshme dhe e shprehin publikisht kėtė interesim tė tyre nė formėn e kritikės dhe kundėrshimit, propozimit dhe pajtimit, duke u pėrpjekur nė kėtė mėnyrė tė ndikojnė nė formimin e vullnetit politik. Nė kėtė mėnyrė, ata formojnė opinionin publik. Por meqė nė shoqėritė pluraliste parimisht ekzistojnė mendime tė ndryshme pėr ēėshtjet publike, nė realitet asnjėherė nuk ekziston njė opinion i vėrtetė publik, por disa opinione publike.

[Kreu i faqes]

Pikėrisht nė pavarėsinė kundrejt aparatit shtetėror tregohet struktura demokratike e opinioneve tė tilla, tė hapura pėr kėdo. Nė demokraci, ēdokush ka tė drejtė tė ketė mendim privat nė fushėn politike, tė formuar nė mėnyrė tė lirė. Kjo nuk nėnkupton vetėm mundėsinė e pasjes sė mendimit personal, por ai shėrben edhe si bazė pėr pjesėmarrje aktive nė ēėshtjet publike (...).

Nė kėtė pikė, e drejta e formimit dhe e shprehjes sė lirė tė mendimit ėshtė e lidhur ngushtė me lirinė e mbledhjes dhe tė bashkimit, si dhe me lirinė e shtypit. Rėndėsinė e tyre politike kėto tė drejta e fitojnė nga fakti se pa to e drejta e bashkėndikimit nė formimin e opinionit publik nuk do tė ishte e realizueshme. Sepse individi nuk ka mundėsi tė shprehė me sukses dhe ti japė rėndėsinė e duhur me propagandėn e tij personale gojore mendimit tė tij nė procesin e formimit tė opinionit publik. Mendimi i tij bėhet publik vetėm nėse ai pėrdorė si pėrforcues pamflete dhe gazeta, radio dhe televizione. Nė shtetet e mėdha moderne, zhvillimi i diskutimit publik ėshtė i parealizueshėm pa ndihmėn e instrumentit tė masmediave. Pėrballė tė drejtės individuale pėr pjesėmarrje nė opinionin publik qėndron kėrkesa pėr lirimin e masmediave nga detyrimi shtetėror. Qeveria nuk duhet tė ketė mundėsi tė ndėrhyjė nė pėrpilimin e mediave apo programeve radiofonike dhe televizive. Edhe pse qeverisė nuk mund t'i mohohet e drejta e prezantimit tė politikės sė saj pėrmes masmediave, ajo kėtė duhet ta bėjė njė gjė tė tillė vetėm si njė partner mes aktorėve tė tjerė nė procesin e formimit tė opinionit publik dhe pa pretenduar njė pozitė tė privilegjuar nė kėtė proces. Pas shprehjes sė qeverisė, opozita duhet tė ketė gjithmonė mundėsinė e reagimit.

Megjithatė liria e shtypit nuk sigurohet vetėm pėrmes tėrheqjes sė qeverisė dhe ndalimit tė censurės. Instancat publike duhet edhe tė sigurojnė qė tė bėhet i pamundur krijimi i monopoleve tė mendimit nė shoqėri, sepse rreziku qė mund tė vijė nga keqpėrdorimi i masmediave ėshtė i madh. Ato bėjnė tė mundur arritjen e njė numri tė madh dėgjuesish, shikuesish apo lexuesish, pa pasur tė gjithė hyrje tė njėjtė nė kėto mjete komunikimi. Vetėm njė pakicė kanė kapitalin e nevojshėm pėr botimin e njė gazete. (...) Kushtet teknike kanė bėrė qė pėrqendrimi i shtėpive botuese tė gazetave tė rritet gjithnjė e mė tepėr, duke kufizuar nė kėtė mėnyrė pluralizmin e mendimeve nė organet e ndryshme tė shtypit.

Ky proces ėshtė pothuajse i pakthyeshėm. Botuesit e suksesshėm tė gazetave duhet tė kenė njė madhėsi tė caktuar. Sidoqoftė ligjvėnėsi duhet tė pengojė formimin e monopoleve; ndėrsa atje ku ekzistojnė, ato duhet tė kontrollohen. Shteti duhet tė kujdeset nėpėrmjet statuteve apo rregulloreve pėr sigurimin e lirisė sė mendimit dhe bashkėvendosjen e redaktorėve. (...) Me ndihmėn e procedurave tė reja tė botimit dhe tė kopjimit, shumėllojshmėria e organeve botuese rajonale dhe lokale, fatmirėsisht ėshtė rritur shumė. Nė kėtė mėnyrė janė pėrmirėsuar mundėsitė e informimit dhe tė komentimit politik. Pėrhapja e automateve tė kopjimit nė kėtė mėnyrė pėrbėn njė politikum tė rangut tė parė (...).

[Kreu i faqes]

Edhe mė i vėshtirė ėshtė pengimi i monopoleve nė fushėn e mediave elektronike. Nevoja financiare dhe teknike e kėtyre mediave e vėshtirėson mundėsinė e pėrfaqėsimit tė ēdo grupi nė radio apo televizion, mundėsi kjo e cila nė fushėn e mediave tė shkruara ėshtė mė e madhe. Pėr kėtė shkak, kudo nė fushėn e mediave elektronike janė ngritur rregullore ligjore, me ndihmėn e tė cilave synohet tė realizohet njė pėrfaqėsim sa mė real i tė gjitha pikėpamjeve tė njė shoqėrie. Sepse veēanėrisht nė radio dhe nė televizion, formimi i  mendimit duhet tė rrjedhė nė mėnyrė pluraliste dhe tė ruhet me kujdes nga manipulimet e grupeve pėrkatėse dominuese (...).

Ai qė dėshiron tė praktikojė tė drejtėn e shprehjes sė lirė tė mendimit, duhet tė ketė mundėsinė e marrjes sė informacioneve tė duhura. Gjykimi personal mund tė krijohet vetėm me njohuritė nė njė ēėshtje tė caktuar. Ai qė pohon rolin e qytetarit madhor si pjesėtar nė procesin e formimit tė mendimit dhe e njeh atė si bartės sovran tė pushtetit shtetėror, duhet edhe ta njohė atė me tė gjitha vendimet e synuara politike. Kjo ėshtė ana tjetėr e lirisė sė shprehjes dhe shtypit. Tė gjitha ēėshtjet me interes publik dhe tė rėndėsishme pėr qytetarin nė aspektin e formimit tė gjykimit tė arsyetuar politik duhet tė kenė mundėsinė tė diskutohen publikisht.

Pyetja se ēfarė ėshtė konkretisht me interes publik anjėherė nuk mund tė pėrgjigjet nė mėnyrė ekzakte dhe tė pėrkufizohet paraprakisht. Mė tė rėndėsishme se pėrcaktimet ligjore nė kėtė kontekst janė shija, stili dhe vetėdisiplina e gazetarėve. Natyrisht qė ndodhin edhe keqpėrdorime, si p.sh. nė rastet kur publikohen detajet e jetės private tė politikanėve. Rastet mė flagrante u nėnshtrohen procedurave penale pėr mbrojtjen e nderit, por qė nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė shndėrrohen nė censurė ndaj shtypit, radios apo televizionit. Ai qė i kushton rėndėsi informimit tė gjerė duhet tė marrė parasysh edhe devijimet e mundshme qė vijnė nga keqpėrdorimi i lirisė. Keqpėrdorime tė tilla nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė luftohen me anė tė censurės, sepse me kėtė rast mund tė tronditet lehtė nė bazėn e saj liria e shtypit. Sipas Karl Jaspers "ėshtė e pasigurtė nėse drejtėsia mund tė arrihet nė liri. Por ėshtė e sigurt se ajo tjetėrsohet nė censurė".

(...) Vetėm nė kushte tė tilla mund tė formohet opinioni i lirė publik dhe tė sigurohet kritika, kontrolli dhe nxitja. Vetėm brenda njė opinioni publik fuksionues individi mund tė krijojė njė gjykim tė argumentuar dhe tė jetė i aftė tė peshojė brenda dhe jashtė zgjedhjeve rėndėsinė e tij politike. Demokracia dhe diskutimi publik i lirė i mendimeve tė ndryshme janė dy anė tė sė njėjtės ēėshtje.

(...) Opinionet pothuajse asnjėherė nuk formohen vetvetiu dhe nė mėnyrė spontane. Qeveria, partitė dhe shoqatat bėjnė »punė publike«. Shoqėria pluraliste pėr kėtė arsye njeh vetėm shumė opinione publike, zakonisht tė kundėrta me njėra-tjetrėn. Ai qė pretendon se pėrfaqėson opinionin e vėrtetė publik dhe synon pėrmes kėsaj t'i japė politikės njė drejtim tė caktuar, pėrhap dyshimin se pėrmes thėnieve tė tij mbi opinionin e vėrtetė, nė fakt synon t'u japė peshė tė pamatur interesave personale. Opinioni publik mund tė formohet vetėm nė dialogun e vėrtetė mes mendimeve tė ndryshme dhe kontroverse me njėra-tjetrėn.

[Kreu i faqes]

Drejtimet politike nė shoqėritė pluraliste nuk formulohen nė diskutime publike dhe nuk krijohen nga njė mendim i shenjtė publik, por lindin si shprehje e njė sėrė kompromisesh, tė cilat duhen gjetur mes forcave shoqėrore-politike.

Parlamenti sot nuk paraqet mė (siē parashihej nga teoria qytetare) mbledhjen e individėve qė diskutojnė, tė cilėt nė procesin e diskutimeve tė lira gjejnė mė tė mirėn e pėrgjithshme, por instancėn e fundit, nė tė cilėn fiksohen kompromiset mes forcave shoqėrore dhe domosdoshmėrive tė bashkėsisė shoqėrore (...). Opinioni publik sot nuk sundohet mė nga diskutimet e individėve tė angazhuar politikisht, por nga qėndrimet e qeverisė, partive dhe shoqatave tė ndryshme. Vendimet kryesore nuk merren nė tregun e shfaqjeve tė tilla publike, por pėr to diskutohet prapa dyerve tė mbyllura, kėshtu qė opinioni publik ka vetėm mundėsinė e njohjes sė rezultatit pėrfundimtar tė tyre. Sidoqoftė nuk duhet tė nėnvlerėsohet pesha shpesh e madhe e politikanėve individualė (...) apo e publicistėve dhe komentatorėve tė rėndėsishėm.

(...) Madhorinė e qytetarėve tė tij e merr seriozisht vetėm regjimi qė paraqitet para opinionit publik. Dhe meqenėse partitė dhe shoqatat e sotme janė pjesėmarrėse tė pushtetit publik, ato duhet tė detyrohen tė paraqiten publikisht. E rėndėsishme tė diskutohet sot nuk ėshtė vetėm nė nivelin e elektoratit dhe nė parlament, por sė pari mes dhe brenda partive dhe shoqatave, iniciativave qytetare dhe lėvizjeve sociale (...). Shumė gjėra brenda partive dhe shoqatave tė ndryshme do tė rridhnin ndryshe nėn dritėn e opinionit publik. Kuptohet qė demokracia moderne nuk mund tė sigurohet vetėm pėrmes detyrimit tė publicitetit.

(...) Demokracisė, partive dhe shoqatave u duhet pėr kėtė arsye njė opinion publik i hapur pėr tė gjithė dhe njė mendim publik i sprovuar brenda tij. Kėtu gjendet edhe roli kryesor nė demokraci i shtypit, radios dhe televizionit, rol tė cilin ato mund ta plotėsojnė vetėm nėse brenda tyre shprehen qartė kontradikat publike dhe shumėllojshmėria e ideve tė mundshme. Nė njė publik tė tillė, qytetarėt formojnė shoqėrinė dhe demokracia e gjen lidhjen e saj nė popull. Opinioni publik ėshtė instrumenti qė bėn tė mundur kontrollin e tėrė pushtetit politik. Shoqėria qė ka fatin tė pėrjetojė pajtueshmėrinė parimore tė instancave publike tė marrjes sė vendimeve dhe opinionit publik, ka gjetur bazat demokratike, tė cilat mundėsojnė ushtrimin e njė politike paqėdashėse dhe tė vazhdueshme.

[Nga: Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, BpB Bonn 1990]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.