Kursi bazė 3
Lart Kursi bazė 2 Kursi bazė 3 Kursi bazė 4 Kursi bazė 5

 

Funksionet
Ndėrmjetėsit
Mediat
Kufizim
Parakushtet


 

Partitė 

Kursi bazė 3: Cilat janė funksionet e partive?

Pa partitė, tė cilat nė shumė aspekte luajnė rolin e ndėrmjetėsit mes qytetarėve dhe organeve kushtetuese, demokracia moderne nuk mund tė mendohet. Si duket atėherė nė praktikė ky ndėrmjetėsim? Ēfarė funksionesh kryejnė partitė si pjesė e sistemit ndėrmjetės nė sistemin politik? Kjo pyetje ėshtė nė qendėr tė kursit bazė 3.

Diagrami dhe teksti i mėposhtėm paraqesin funksionet kryesore tė partive politike:

Rekrutimi i personelit: Partitė i zgjedhin personat dhe i prezantojnė ata nė zgjedhje pėr plotėsimin e funksioneve politike.

Artikulimi i interesave: Partitė formulojnė kėrkesat, pritjet publike dhe kėrkesat e grupeve tė shoqėrisė ndaj sistemin politik.

Funksioni programor: Partitė integrojnė interesat e ndryshme nė njė pėrfytyrim tė pėrbashkėt pėr politikėn, nė njė program politik, pėr tė cilin mundohen tė fitojnė pėlqimin dhe votat e shumicės.

Funksioni pjesėmarrės: Partitė vendosin lidhjen mes qytetarėve dhe sistemit politik, ato bėjnė tė mundur pjesėmarrjen politike tė individėve dhe grupeve me shpresė pėr sukses.

Funksioni legjitimues: Duke vendosur lidhjen mes qytetarėve, grupeve shoqėrore dhe sistemit politik, partitė ndihmojnė sanksionimin e rendit politik nė vetėdijen e qytetarėve dhe grupeve shoqėrore.

[Bernhard Sutor; nga: Politik. Ein Studienbuch zur politischen Bildung, Paderborn 1994]

[Kreu i faqes]

Kėto funksione qendrore pėr ēdo demokraci partitė i kryejnė nė bashkėpunim me aktorėt e tjerė tė sistemit ndėrmjetės: shoqatat dhe mediat. Mėnyra e bashkėpunimit nė fjalė ėshtė temė e tekstit vijues dhe e teksteve tė tjera tė kursit bazė 3:

Diagrami dhe teksti: Dallimi mes partive dhe shoqatave

[Kreu i faqes]

Partitė politike mes "shtetit" dhe "popullit"

Partitė nuk janė aktorėt e vetėm nė sistemin ndėrmjetės. Detyrėn e pėrfaqėsimit tė interesave dhe tė formimit tė vullnetit politik ato e ndajnė me shoqatat, iniciativat qytetare dhe lėvizjet sociale si dhe me mediat. Kėto tė fundit ndėrkohė nuk luajnė mė vetėm rol pasiv ndėrmjetės, por janė bėrė (...) »medium dhe faktor« nė procesin e komunikimit. Megjithatė vetėm partitė plotėsojnė »rolin e veēantė tė dyfishtė« tė legjitimuar nga zgjedhjet »jo vetėm tė afrimit tė opinioneve dhe interesave nga populli nė shtet, rol ky tė cilin e luajnė edhe instancat e tjera ndėrmjetėse, por edhe formimim e vullnetit tė pėrgjithshėm nė organet shtetėrore. (...) Ato pra zgjidhin problemin e paraqitur nė tė gjitha demokracitė pluraliste pėrfaqėsuese tė ndėrmjetėsimit mes pluralizmit ekzistues shoqėror dhe unitetit shtetėrorKy status i veēantė dhe i pėrzier kushtetues, i pėrbėrė nga liria dhe varėsia, tė cilat u japin partive, nė kufizim me organet shtetėrore rangun e organit kushtetues, synon tė pengojė qė ato »tė mos futen aq thellė nė fushėn institucionale tė shtetit, sa tė humbin rolin e tyre tė vėrtetė nė shoqėri, udhėheqjet e tyre tė fitojnė pavarėsinė nga anėtarėt dhe tė shpėrbėhet lidhja e pėrhershme me pluralizmin shoqėror tė ideve dhe interesave«.

Partitė, sipas asaj qė u tha mė lart, janė ato qė duhet tė kujdesen pėr funksionimin e »qarkullimit tė komunikimit politik« mes organeve shtetėrore dhe opinionit, mes »formimit tė vullnetit tė popullit« dhe »formimit tė vullnetit shtetėror«, ndėrsa ēėshtja nėse ato »i takojnė shoqėrisė apo shtetit ėshtė e padiskutueshme. Pėr t'u diskutuar mbetet vetėm se nė ē'masė duhet tė integrohen nė tė dyja kėto sfera«. Si asnjė aktor tjetėr nė procesin politik tė sistemit demokratik partitė kanė njė rol tė veēantė komunikativ.

[Nga: Ulrich Sarcinelli: Parteien und Politikvermittlung: Von der Parteien- zur Mediendemokratie?; in: ders. (Hg.), Politikvermittlung und Demokratie in der Mediengesellschaft, Bonn BpB 1998]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.