Funksionet
Lart Funksionet Ndėrmjetėsit Mediat Kufizim Parakushtet

 

Ligji Themelor


 

Partitė 

Teksti i mėposhtėm ndriēon funksionet e partive nė sistemin politik, funksione kėto tė cilat i bėjnė ato tė pashmangshme pėr demokracinė. Njė tekst tjetėr i shkurtėr nė kuadrin e kėsaj pjese citon ligjin gjerman mbi partitė dhe pėrshkrimin e dispozitės kushtetuese dhe tė detyrave tė partive [kalo nė tekstin e ligjit].

Funksionet e partive nė sistemin politik

Edhe pse nė demokracitė parlamentare i gjithė pushteti del nga populli, duhet pasur parasysh se populli mund ta ushtrojė pushtetin vetėm nė mėnyrė tė organizuar. Sistemi pėrfaqėsues ka nevojė pėr partitė si ndėrmjetėse mes popullit dhe qeverisė. Ato janė bėrė pjesė tė domosdoshme tė demokracisė moderne, e cila shpesh quhet "demokraci e partive". Nga ana tjetėr, formula problematike e "shtetit tė partive" tėrheq vėmendjen pėr monopolizimin e formimit tė vullnetit politik nga ana e partive. Qė kjo nuk i pėrket realitetit, kėtė e dėshmon qartė pjesėmarrja e aktorėve jopartiakė tė procesit politik (mediat, iniciativat qytetare dhe shoqatat e interesave) dhe tė fushave institucionale (administrata publike, gjyqėsia), tė cilat janė tė pavarura nė njė masė tė konsiderueshme nga ndikimi i partive.

Nocioni "shtet i partive" megjithatė pėrmban nė vetvete elemente pėr kritikė, saktėsia e tė cilave nuk mund tė mohohet: ai tėrheq vėrejtjen p.sh. nga tendenca e partive "tė pozicionuara", tė cilat si organizata tė alimentuara publikisht sillen sikur tė jenė pjesė e vetė administratės. Ai pėrmend pėrveē kėsaj edhe pėrpjekjet e partive pėr tė hyrė nė tė gjitha fushat e jetės (nė komunė, administratė, media publike), pėr t'i anashkaluar nė mėnyrė tė centralizuar strukturat federale tė shtetit.

Diskutimi rreth "shtetit tė partive" dhe "mosinteresimit pėr politikė" trajtohet gjerėsisht nė kursin bazė 5 (me ēfarė problemesh ballafaqohet demokracia e partive?)

... kalo nė kursin bazė 5

Formini i vullnetit politik zhvillohet nė radhė tė parė nėpėrmjet partive. Ato marrin vendimet mė tė rėndėsishme politike dhe bėjnė tė mundur orientimin politik tė qytetarėve. Vendimet politike mund tė ndikohen sidomos pėrmes veprimit nė parti.

Para zgjedhjeve, partitė politike, nė pėrputhshmėri me parimin e sovranitetit tė popullit, i prezantojnė opinionit kandidatėt e tyre. Nė kėtė mėnyrė zhvillohet njė "parazgjedhje" para se votuesit tė vendosin rreth pėrbėrjes sė parlamentit, tė pėrbėrė nga anėtarėt e partive. Kjo ėshtė e pashmangshme, sepse nė tė kundėrtėn qytetarėt nuk do tė kishin mundėsinė e zgjedhjes sė arsyeshme mes partive dhe personave. Nė kėtė mėnyrė partitė parapėrgatisin qytetarėt pėr zgjedhje.

"Malli" i njė partie ėshtė programi i saj politik, tė cilin ajo ua ofron votuesve pėr zgjedhje. Programet partiake tė partive kryejnė kryesisht dy funksione kryesore. Nga njėra anė, ato duhet tė artikulojnė interesat e qytetarėve (partitė si "zėdhėnėse" tė popullit), ndėrsa nga ana tjetėr ėshtė detyrė e programeve partiake ndikimi i formimit tė vullnetit politik tė qytetarėve (partitė si "formuese" tė vullnetit tė popullit).

Partitė ndihmojnė nė seleksionimin politik. Personat tė cilėt angazhohen politikisht me pėrgjegjėsi, zakonisht janė anėtarė tė njė partie. Personalitetet e pavarura nė aspektin partiak nuk luajnė mė ndonjė rol tė rėndėsishmėm nė jetėn politike.

Partitė qė pėrbėjnė qeverinė, kanė pėr detyrė ta udhėheqin shtetin politikisht. Me anėtarėt e tyre ato plotėsojnė pozitat udhėheqėse. Mundėsitė e tyre tė "diskriminimit" tė pakicave (pėrveē barrierave kushtetuese) janė tė kufizuara edhe me kohėn e kufizuar tė mandatit tė tyre. Partitė opozitare kuptojnė si detyrė tė tyre kritikėn ndaj qeverisė, kontrollimin e saj si dhe paraqitjen e alternativave, nė mėnyrė qė tė ndodhin sa mė shpejt ndryshime.

Partitė bashkojnė, zgjedhin dhe shprehin interesat e orientimeve tė ndryshme nė shoqėri. Tė gjitha pikėpamjet nuk mund tė pėrfaqėsohen nė mėnyrė tė pafiltruar. Pėr tė parandaluar tensionimin e konflikteve, partitė duhet tė pėrpiqen tė krijojnė njė barazpeshė mes grupeve tė ndryshme tė shoqėrisė.

[Kreu i faqes]

Teoria e demokracisė dhe partitė 

NDėrkohė qė shumėllojshmėria e opinioneve, nevojave dhe e konflikteve sociale ėshtė pėrvojė e rėndomtė nė ēdo shoqėri, pėrvoja e pėrditshme, ideja e vullnetit tė bashkuar tė popullit dhe e mirėqenies sė pėrgjithshme pėrbėn idenė fikse. Realiteti nė shoqėri karakterizohet nga interesat e rivalizuara, tė cilat jo rrallė pėrplasen fuqishėm kundėr njėra-tjetrės. Me qėllim zgjidhjen nė mėnyrė paqėsore tė problemeve tė paraqitura, formimi i vullnetit politik duhet tė zhvillohet nė njė proces tė hapur pėrballjeje mes interesave tė grupeve tė ndryshme. Gjatė kėtij procesi ėshtė i domosdoshėm njė minimum bindjesh tė pėrbashkėta ("teoria e konkurrencės e domokracisė"). Partitė pėrfaqėsojnė nė kėtė proces interesa tė veēanta dhe bashkėpunojnė me grupe tė ndryshme interesash. Mundėsia drejt zgjidhjes sė rregulluar tė konflikteve dhe drejt kompromisit mund tė hapet vetėm nė momentin kur qarqet divergjente tė interesave kanė mundėsinė e shprehjes sė lirė dhe kur partitė i njohin njėra-tjetrės tė drejtėn e pėrfaqėsimit tė kėtyre interesave ("pajtimi nė ēėshtjet themelore"). Natyrisht,nė kėtė rast duhet tė sigurohet liria e themelimit dhe e angazhimit nė parti; qytetarėt kanė tė drejtė tė anėtarėsohen dhe tė angazhohen tė lirė nė parti. Ajo pėrjashton edhe detyrimin e anėtarėsimit apo qėndrimit nė njė parti pėrkatėse. Pohimi i pluralizmit partiak ėshtė rezultat i teorisė sė konkurrencės sė demokracisė, e cila i pėrshtatet kuptimit perėndimor mbi demokracinė.

Ndėrsa pėrkrahėsit e konceptit tė filozofit francez shtetėror Zhan Zhak Ruso tė teorisė sė demokracisė (teoria e identitetit e demokracisė), teori kjo e cila bazohet nė homogjenitetin e "vullnetit tė popullit", janė tė mendimit se demokraci do tė thotė identitet mes qeveritarėve dhe tė qeverisurve. Partitė trajtohen si legjitime, sepse ato shtrembėrojnė domosdoshmėrisht  vullnetin e pėrgjithshėm, tė njohur mė parė si tė drejtė. Nuk tolerohen devijimet nga mirėqenia e pėrgjithshme e dhėnė dhe e obligueshme.

[Uwe Backes/Eckhard Jesse; nga: Informationen zur politischen Bildung 207, Parteiendemokratie, BpB 1996]

[Informacione mė tė zgjeruara mbi demokracinė, teorinė e konkurrencės dhe atė tė identitetit tė demokracisė dhe mbi Zh.-Zh. Rusonė mund tė gjeni nė D@dalos kompleksin tematik Demokracia. Klkikoni nė fund tė kėsaj faqeje mbi linkun "Demokracia"]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.