|
|
|
|
Njė kapitull tjetėr nė kėtė kurs themelor i pėrkushtohet mediave dhe raportit tė tyre me partitė politike [... kalo nė kapitullin mbi mediat].
Partitė dhe shoqatat e interesave pėrbėjnė dy llojet kryesore tė organizatave politike, tė cilat brenda strukturės institucionale tė formimit tė vullnetit dhe tė vendimeve perceptojnė shansin dhe funksionet e pėrfaqėsimit tė interesave. Pėrballė partive, shoqatat e interesave pėrbėjnė, nė fushėn e aktorėve kolektivė, njė lloj tjetėr organizimi me kritere specifike organizimi, veti funksionale dhe shembuj tė veēantė raportesh me llojet e tjera tė aktorėve nė sistemin politik (institucionet shtetėrore, mediat etj.) dhe me partitė politike. Shoqatat e interesave organizojnė dhe artikulojnė interesat shoqėrore tė qytetarėve, grupeve sociale apo njėsive tė tjera sociale (ndėrmarrjet, lidhjet etj.) dhe dallohen nga partitė zakonisht nė bazė tė tri elementeve: 1. Ato nuk marrin pjesė drejtpėrdrejtė nė konkurrencėn e mandateve parlamentare. 2. Fusha e tyre e veprimit (shkaku, qėllimet, programet), nė aspektin sektorial-shoqėror (sipas fushave tė funksioneve dhe grupeve sociale) ėshtė mė e diferencuar dhe e specifikuar, ndėrsa partitė pretendojnė njė funksion mė tė pėrgjithshėm tė krijimit dhe njė pėrfaqėsim apo integrim tė grupeve tė ndryshme sociale. 3. Ato janė tė lidhura mė ngushtė nė kontekstet specifike sociale tė grupeve pėrkatėse tė interesave, pra edhe nė aspektin organizativ tė lidhura mė ngushtė me shembujt shoqėrorė tė strukturave dhe tė veprimit, deri nė raporte tė vazhdueshme konfliktuale ose bashkėpunimi me shoqatat e tjera tė interesave (p.sh. sistemi i marrėveshjes tarifore). Aktivitetet politike, marrėdhėniet dhe funksionet e shoqatave tė interesave duhen parė sė bashku me afėrsinė e tyre ndaj bazės shoqėrore (strukturave sociale, grupeve dhe fushave tė veprimit) dhe orientimit tė tyre nė fushat pėrkatėse politike. Kjo lidhje sektoriale e shoqatave ėshtė nė kontrast me bazėn pėrfaqėsuese territoriale dhe tė pėrgjithėsuar politikisht tė partive. Nė kuadrin e pėrcaktimit, shoqatat nuk janė homogjene, por ato pėrbėjnė njė spektėr mė tė gjerė sipas orientimit tė interesave dhe qėllimit, shkallės sė pėrgjithshmėrisė apo veēantisė sė vėnies sė qėllimeve, madhėsisė, strukturės organizative, bazės sė pushtetit, potencialit tė ndikimit, strategjive etj. (...) Radhitja pėrmbajtėsore bėhet shpesh sipas fushave tė mėdha tė aktivitetit dhe tė konflikteve: 1. sistemi ekonomik dhe sistemi i punės, 2. fusha sociale, 3. kultura, feja dhe shkenca, 4. fusha e tėrthortė shoqėrore, p.sh. tė drejtat e njeriut, ambjenti dhe paqja (shpesh shoqata publike si shoqatat prijėse komunale) (...). Nė aspektin e rėndėsisė politike tė shoqatave tė interesave duhet llogaritur njė ndikim mė i gjerė; edhe nė aspektin e raporteve me partitė politike paraqitet njė situatė shumė shtresash. Shenjat e para dalin nga pikėrėndesa e mundshme e funksionit dhe e fushės sė veprimit tė sistemit institucional shtetėror. Shoqatat e interesave mund t'i orientojnė qėllimet e tyre nė katėr pika kyēe: a) nė vetėndihmėn dhe vetėrregullimin e anėtarėve tė tyre, b) nė raportet horizontale tė konflikteve me kundėrshoqatat, c) nė ndikimin politik kundrejt aktorėve institucionalė dhe d) nė prodhimin vetjak tė shėrbimeve nė dobi tė njė klienteli tė caktuar (i cili mund tė pėrzihet me anėtarėt). Kėto pika mund tė kenė logjika tipike organizative tė realizimit tė qėllimeve (logjika e anėtarėve, logjika e konflikteve dhe e marrėveshjes, logjika e ndikimit, logjika e prodhimit). Edhe pse funksioni i ndikimit tek shoqatat e interesave paraqitet si i njė rėndėsie tė veēantė, nuk duhen anashkaluar as pikat e tjera kyēe tė funksionit, siē tregojnė shembujt e palėve tė tarifave (raportet e konfliktit) dhe tė shoqatave bamirėse (prodhimi i shėrbimeve sociale). Ēdo lloj shoqate, pėrveē funksionit tė saj kryesor, duhet t'i kushtojė rėndėsinė e duhur edhe ēėshtjeve tė tjera, sidomos ēėshtjes sė integrimit tė anėtarėve dhe tė ndikimit politik. (...) Korniza e veprimit tė ndikim politik tė shoqatave pėrbėhet nga sistemi shtetėror institucional, d.m.th. parlamentet, qeveritė, administratat dhe drejtėsia (...). Nė kėtė hapėsirė veprimit janė njėkohėsisht tė integruara si aktorė kryesorė partitė, tė cilat nė konkurrencė pėr pushtet dhe si pronarė tė funksioneve publike ushtrojnė ndikim tė madh politik nė proceset e vendim-marrjes. Nė pėrfaqėsimin e interesave, partitė pėrgjithėsisht ushtrojnė njė rol tė dyfishtė: nga njėra anė ato janė adresat i kėrkesave tė interesave tė organizuara nga shoqatat (tė paktėn si parti qeveritare), nga ana tjetėr, ato veprojnė vetė si pėrfaqėsuese tė interesave nė procesin e marrjes sė vendimeve politike dhe kundrejt partive tė tjera. Partitė dhe shoqatat, pra, i nėnshtrohen nė funksione tė ndryshme deri nė njė farė mase kushteve tė pėrbashkėta tė veprimit. Si funksione themelore tė shoqatave nė demokraci llogariten artikulimi i interesave, grumbullimi i interesave, selektimi i interesave dhe kontributi i tyre pėr integrimin politik, njė ndarje pra funksionale me partitė nė kuptimin e njė modeli disa shkallėsh tė pėrfaqėsimit tė interesave politike (...). Roli i dyfishtė i partive dhe dallimet kryesore nė spektrin partiak dhe nė atė tė shoqatave rezultojnė shembuj tė shumėllojshėm tė marrėdhėnieve mes shoqatave dhe partive. Partitė dallohen nė radhė tė parė nga madhėsia dhe pozita nė pushtet, p.sh. njė parti e madhe dhe e qėndrueshme qeveritare paraqet pėr njė shoqatė interesash njė pikėnisje krejtėsisht tjetėr se njė parti e vogėl opozitare. Nga ana tjetėr, shoqatat mund tė ndryshojnė shumė edhe pėr nga numri i anėtarėve, funksioni shoqėror dhe fuqia financiare dhe tė mos hyjnė nė marrėdhėnie vetėm me partitė, por (drejtpėrdrejtė) edhe me administratat ministrore, tek tė cilat mund tė fitojnė ndikim mė tė madh se njė parti. Shembullin mė tė thjeshtė tė raportit mes shoqatave dhe partive e paraqet modeli pluralist i ndikimit, sipas tė cilit, njė numėr i madh interesash tė organizuara (pjesėrisht konkurrente me njėra-tjetrėn) mundohet tė ushtrojė ndikim mbi njė apo disa parti nė dobi tė kėrkesava tė caktuara. Njė pamje tjetėr, gjithashtu pluraliste del nga modeli i bashkėpunimit, sipas tė cilit shoqatat dhe partitė bashkėpunojnė vazhdimisht dhe pėr qėllime tė pėrbashkėta, mundėsisht madje edhe me integrim tė lartė ideologjik dhe organizativ (p.sh. nė njė krah shoqėror tė konfliktit tė tipit tė lėvizjeve tipike tė punėtorėve). Si variant i katėrt trajtohet njė model i ndėrvarėsisė, tek i cili (p.sh. nė kuadrin e njė lidhjeje korporative drejtimi), shoqatat e interesave dhe partitė qėndrojnė nė njė raport tė ndėrsjellė kėmbimi dhe ndikimi, edhe nė rastet kur ato nuk janė "organizata mike" nė kuptimin e modelit tė bashkėpunimit. [Theo Schiller; nga: O. Gabriel u.a. (Hg.), Parteiendemokratie in Deutschland, Bonn BpB 1997]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|