|
|
|
|
Politikė? jo faleminderit!...
Shembull pėr mundėsinė e parė do tė ishte rasti kur njėri nga pjesėtarėt e familjes me bateritė e telekomandės do tė fitonte aq shumė pushtet, saqė do tė distancohej nga pjesėtarėt e tjerė tė familjes dhe nuk do t'i merrte nė konsideratė kėrkesat e tyre. Si shembull tjetėr mund tė shėrbejё dhėnia e telekomandės pėr njė kohė tė pacaktuar njėrit nga pjestarėt e familjes. Nė tė dyja kėto raste cėnohet parimi themelor demokratik i ndarjes sė pushtetit, i njohur nga kursi bazė 3. Pjesėtarėve tė familjes, pėrveē kėsaj u mungojnė edhe mundėsitė e kontrollit tė mbajtėsit tė telekomandės.
Kjo pjesė merret pra me problemet e sipėrpėrmendura, me tė cilat duhet tė konfrontohet ēdo demokraci. Ashtu si nė shembullin tonė me familjen para televizorit ndodh edhe nė shtetin demokratik. Pikėpamja ideale niset nga njė marrėdhėnie e cila funksionon mirė ndėrmjet zgjedhėsve dhe pėrfaqėsuesve tė zgjedhur, marrėdhėnie kjo, e cila bazohet nė veprime tė ndėrsjella, tė cilat bėjnė qė tė dyja grupet tė jenė tė varura nga njėra-tjetra. Megjithatė, edhe kėtu ngjvihen re devijime nga ideali. Shpesh ndodhė qė pėrfaqėsuesit tė mos i pėrmbahen marrėveshjeve. Nė kėtė mėnyrė zhgėnjehen pritjet e zgjedhėsve nga pėrfaqėsuesit e tyre tė zgjedhur. Te zgjedhėsit krijohet pėrshtypjen se ata nuk kanė mė ndikim mbi pėrfaqėsuesit e tyre tė zgjedhur e nė kėtė mėnyrė as nė politikė. Edhe politikanėt e korruptuar, tė cilėt nuk u pėrmbahen rregullave dhe veprojnė vetėm nė interesin e tyre e jo tė zgjedhėsve tė tyre, krijojnė nė popullsi ndjenjėn e mosbesimit (disa madje i konsiderojnė tė gjithė politikanėt kriminelė). Kėshtu mund tė ndodhė qė pjesė tė popullsisė tė mos interesohen mė pėr politikė, tė mos dalin mė nė zgjedhje dhe tė mos angazhohen as nė forma tё tjera me politikė. Nė kėso rastesh bėhet fjalė pėr mosinteresim pёr politikė. Demokracia ndėrkaq, nėse dėshiron tė funksionojё kėnaqshėm, ėshtė e varur nga pjesėmarrja e qytetarėve. Nė rastin e familjes sonė kjo do tė nėnkuptonte qė njėri apo mė shumė pjesėtarė tė familjes nuk do tė marrin mė pjesė nė zgjedhjen e programit televiziv dhe nė dhėnien e baterive pėr telekomandėn. Nėse pjesa e tė painteresuarve pėr politikė dhe e bojkotuesve tė zgjedhjeve nė popullsi ėshtė shumė e madhe, atėherė kjo pėrbėn problem pėr mbajtėsin e telekomandės nė kėtė rast pёr politikanin e zgjedhur, sepse kjo pjesė e popullsisė nuk e pėrkrah pushtetin apo politikėn e tė zgjedhurit. Nė kėtė mėnyrė bie legjitimiteti i tij. Me pakėsimin e numrit tė baterive keqėsohet edhe funksionimi i telekomandės. Problemet nuk qėndrojnė vetėm te tė zgjedhurit, por edhe te mospjesёmarrёsit, pёr arsyen e thjeshtė se ata nuk mund tė bashkėvendosin. Ata heqin dorė nga e drejta e tyre pėr tė bashkėvendosur rreth programit, e kjo me siguri nuk do t'i bėjė mė tė kėnaqur. Thėnė shkurt: Institucionet dhe rregullat nė demokraci duhet tė krijohen nė njė mėnyrė tė tillė, e cila jo vetėm qė mundėson pjesёmarrjen e qytetarėve, por edhe e lehtėson atė. Qytetarėt vetė duhet t'i shfrytėzojnė kėto mundėsi. Kėtė detyrė tė tyre nuk mund t'ua marrė asnjė konstruksion i rafinuar i demokracisė. ...Politikė? jo pa mua!
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|