Perspektivat
Lart E ardhmja Mosinteresimi Parimi i shumicės Perspektivat

 


 

Demokracia

Teksti nё vazhdim diskuton perspektivat e demokracisё nё shek. XXI, duke u nisur nga
tezat e Tokvil dhe Bryce. Me kёtё rast do tё flitet pėr problematikёn e demokracisё
sё mediave dhe tё demokracisё "pa konkurrencё" pas rёnies sё alternativёs socialiste.

Vёshtrimi:

Hyrje Perspektivat e demokratizimit
Aleks de Tokvil Demokracia pa konkurrencё?
Xhejms Brajs Demokracia vetёkritike
Demokracia e mediave Domosdoshmёria e debatit rreth demokracisё

[Kreu i faqes]

Buchauszug

Perspektivat e demokratizimit

Hyrje

Spekulimet rreth perspektivёs sё shtetit demokratik kushtetues mund tё shёrbejnё pёr   njohjen mё tё mirё tё gjendjes sё saj tё tanishme. Ato mund tё hapin shtegunёsive qё gjenden para ēdo zhvillimi tё mёtejshёm tё historisё. Ato ofrojnё njёkohёsisht njё pikё referimi pёr hyrje nё tё ardhmen, njё lloj parmaku, nё tё cilin mund mbėshteten tё gjithё ata, tё cilёt merren me parashikimin e tё ardhmes (...).

Aleks de Tokvil 

Kriterin e parё tё trajtimit spekulativ tё idesё sё madhe dhe tё komplikuar tё kohёs sё re e ka vendosur nё shek. XIX Aleks de Tokvil. Vepra e tij mbi demokracinё nё Amerikё  ėshtė mё tepёr se njё analizё e botёs sё re. Ajo i magjepsi dhe njёkohёsisht i bёri skeptikė  evropianёt konservativė gjatё rrugёs pёr atje nё vitet 30 tё shek. XIX. Tokvil mendonte se kishte parё nё Amerikё njё figurё tё re tё demokracisё sё  pastёr, figurё kjo, e cila nё periudhёn nё vazhdim, sipas tij, do tё pёrhapej edhe nё shtetet e Evropёs. Ai kishte parashikuar tё ardhmen e demokracisё disa shekuj mё parё, bashkė me tё edhe ё cilat u bėnё realitet.  

De Tokvil nuk e pёrshkroi natyrёn e demokracisё duke u nisur nga strukturat e   rendit kushtetues apo procedurat nё institucionet politike, por duke u nisur nga premisat e tij antropologjike. Imazhi qė njeriu bёn veten, sipas Tokvil ёshtё bazё konstitutive e epokёs demokratike. Nё kёtё epokё, njeriu i pėrkushtohet me pasion lirisё dhe kёrkon njёkohёsisht njohjen pёrmes barazisё me tё tjerёt. Normat, tё cilat nё antikitet pёrshkruheshin si "mores", sipas tij pёrbёjnё frymёn e demokracisё: Fryma e demokracisё ёshto po aq e mirё apo e keqe, sa edhe normat e qytetarёve tё saj dhe nё raport me parimet demokratike. Aty ku ēdonjёri do tё ndihet njёlloj i lirё, e nё kёtё liri edhe i veēantё dhe i barabartė, sipas Tokvil, njё mekanizёm i veēantё pushton individin dhe ēdo popull tё demokratizuar. Mosbesimi rritet dhe njёkohёsisht rritet tendenca pёr t'iu nёnshtruar mendimit publik, apo asaj qё paraqitet si i tillё. Nё kёtё mёnyrё pёrhapet njё lloj konformiteti, i cili i kundёrvihet gjithnjё e mё tepёr idealit tё njerёzimit tё lirё. Nga shtytja pёr liri, sipas Tokvil, lind nёnshtrimi para ligjeve tё barazisё me njё "presion tё jashtёzakonshёm tё frymёs sё masёs mbi mendjen e individit".

[Kreu i faqes]

Sipas tij, kuptimi mbi virtytin qytetar dhe detyrёn e institucioneve politike bie, ndёrsa rritet njёkohёsisht "animi pёr mbarёvajtje", tё cilat sё bashku shkaktojnė ndjesinė e arritjes sė qėllimit plotёsimit tё tё gjitha nevojave. Ndėrsa paraardhėsit njihnin vetёm egoizmin, nё demokracinё e tė barabartėve pёrhapet njё fenomen i ri: individualizmi (...).

Njerёzit, sipas Tokvil, nё pёrgjithёsi nuk janё mё egoistё se paraardhėsit e tyre. Por, ndikimet e mentalitetit demokratik shkaktojnё njё pёrshtatje tё madhe ndaj kushteve tё tij dhe formave tё tij tё shprehjesve tё tij dhe formave tё tij tё shprehjesve tё tij dhe formave tё tij tё shprehjes: Shoqёria lёviz gjithnjё e mё tepёr, pёr tё pёrparuar nё tё vёrtetё gjithnjё e mё pak. Nocioni i virtyteve republikane qytetare zhduket nё dobi tё njё pretendimi individual tё fatit.

Retrospektiva e fundit tё shek. XX tregon se ēfarё rreziku politik i parashikoi de Tokvil demokracisё sė barazisė sё masёs: njё diktaturё tё tipit tё ri, tё cilёn pёr shkak tё mungesёs sё njё pėrkufizmi tё pёrshtatshёm e quajti despotizёm dhe qė sot mund tё krahasohet me totalitarizmin. Predispozita e shoqёrisё sё individualizuar dhe tё ērrёnjosur tё masёs pёr njё diktaturё tё sё vёrtetёs, e cila mundohet tё transformohet nё mekanizmat e detyrimit kolektiv tё konformitetit tė barabartė nё kontroll botёkuptimor, sot ёshtё e njohur dhe vuajtjet e saj  duhet t'i kenё pёrjetuar shumё njerёz gjatё shek. XX (...).

[Kreu i faqes]

Xhejms Brajs

Tri gjenerata pas Aleks de Tokvil dhe nėn ndikimin e Luftёs sё Parё Botёrore, Xhejms Brajs mori pendёn nё dorё pёr tė reflektuar pėr tё ardhmen e demokracisё nga thesaret e pёrvojёs sё njё jete tё gjatё shkencore dhe politike. Presidenti amerikan Wilson synonte ta bёnte botёn e pasluftёs "tё sigurtё pёr demokracinё". Pas pёrfundimit tё garёs shumёvjeēare luftarake kishin rёnė perandoritė monarkiste tё Gjermanisё, Austro-Hungarisё, Rusisё dhe, faktikisht, tё Perandorisё Osmane. Demokracia u duk se nisi rrugėn e njё fitoreje tё pandalshme. Nё kёtё situatё, Bryce shkruan mendimet e tij mbi kampet e shteteve kushtetuese demokratike dhe mbi perspektivёn e demokracisё (...).

Bryce nuk kishte iluzione mbi idetё e demokracive tё sotme pjesėmarrėse tё modёs. Parimin e sovranitetit tё popullit nё kuptimin klasik tё pikёpamjeve angleze mbi pėrfaqėsimin dhe kontrollin e pushtetit ai nuk e nxori nga trajtimi i drejtpёrdrejtё i politikёs sё njё bashkёsie shoqёrore. Pёr mё tepёr ai diti me argumente tё mira tё mbajё distancё nga iluzioni i mundёsisё sё arritjes sё njё demokracie tё pastёr: Demokracia, sipas Bryce, nuk ėshtė "pushtet pёrmes popullit", por pёr popullin. Populli shpreh si qёllim tё pushtetit mirёqenien e tёrё shoqёrisё e jo tё njё pjese tё privilegjuar. Ai ia lё mjetet pёr arritjen e kёtij qёllimi bashkёqytetarёve, tё cilёt janё tё pёrshtatshёm pёr kёtё detyrё. Populli i kontrollon kёta qytetarё tё zgjedhur, me qёllim qё kёta tё mos e keqёpёrdorin autoritetin e besuar." Bryce, ashtu si de Tokvil, pёrmendi rёndёsinё vendimtare tё lirisё sё shtypit, tё mendimit tё publikuar. Empiriku i demokracisё i bazoi shpresat e tij nė fuqinё kontrolluese tё mediave.

[Kreu i faqes]

Demokracia e mediave

Mediat janё shndёrruar prej kohёsh nё njė forcё plotёsisht tradicionale nё shtetet kushtetuese demokratike, pa u tematizuar aspak, tё paktėn nё kushtetuta. Ato nuk kontrollojnё vetёm qeveritё si zёri i popullit, por ndikojnё rendin e ditёs sё politikёs dhe marrin pjesё nё proceset e gjetjes sё mendimit, tё cilat sjellin vendimet politike. Me kёtё parashtrohet nё demokracitё e viteve tё fundit tё shek. XX  — ndryshe nga fakti se sa de Tokvil dhe Bryce do tё kishin qenё nё dijeni pёr kёtё — pyetja se kush i kontrollon kontrolluesit, d.m.th. pyetja pёr pozitёn kushtetuese-juridike dhe kushtetuese-politike tё mediave, tё drejtat, detyrat dhe pёrgjegjёsinё e tyre. Tematika e mediave ёshtё bёrё njё ndėr problematikat qendrore tё demokracisё sё sotme; ajo niset p., por edhe nga efektet e mediave nё aspektin e kursit tё diskutimeve politike dhe aftёsinё e veprimit tё institucioneve politike nёn presionin e kohёs, tё inskenuar nga mediat.

Duke pasur parasysh rёndёsinё e mediave tё lira gjatё ndjekjes dhe forcimit tё studimeve tё vitit 1989 atyre u ёshtё shprehur nga tė gjithė njё admirim dhe respekt i madh. Viti revolucionar i sulmit dhe i epokёs 1989 ishte njёherazi edhe vit i mediave, e sidomos i mediave elektronike. Kёto pёrvoja nuk fshehin kritikёn e pёrhapur, shpesh tė shpėrndarė pėr rolin, ndikimin dhe arrogancёn e mediave nё shtetet kushtetuese perёndimore, e cila u pёrhap me tё madhe nё pjesёn e dytё tё shek. XX, me zhvillimin e masmediave, parasёgjithash radios dhe televizionit (...).

[Kreu i faqes]

Perspektivat e demokratizimit

Kemi arritur kёshtu te ēėshtja e perspektivёs sё demokratizimit. Pikat e saj tė referimit janё nga njёra anё rrethanat dhe raportet nё demokracitё ekzistuese perёndimore. Nga ana tjetёr janё shpresat dhe frikat, atmosfera e largimit dhe pёrvojat e kufijve, tё cilat u shprehėn nё revolucionin paqёsor tё vitit 1989 nё ato vende, tё cilat me dekada tё tёra ishin tё detyruara tё ekzistonin nёn qeveritё totalitare dhe tё vonshme totalitare.

Por a u zёvendёsua njё herё e pёrgjithmonё totalitarizmi qė e mbushi me dhunė fytyrёn politike tё shek. XX, duke e bėrė tё depёrtueshёm dhe tё ēoroditur nё variacionet e tij majtiste dhe djathtiste, a u zėvendėsua me konsensusin demokratik, gjithnjё nё zhvillim dhe universal. Duke pasur parasysh vendet e ndryshme post-totalitare, pak vjet pas vitit "1989", ka ende njё dozё dyshimi. Edhe nё botёn e perёndimit tё vjetёr, nё fund tё shek. XX ёshtё mё pak e qartё, sesa nё kohёn e kёrcёnimeve nga totalitarizmi, se ēfarė e bёn tė mundur  ekzistencёn e demokracisё dhe si tё sillet ajo me deficitet e saja tё brendshme, me qёllim qё tё mbetet e aftё nё tё ardhmen.

Nё njё vёshtrim tjetёr, nё demokracitё e qėndrueshme tё perёndimit janё kapėrcyer nga fenomenet dhe mentaliteti, tё cilat Aleks de Tokvil i kishte parashikuar si tё pashmangshme. A nuk kishte edhe Xhejms Brajs tё drejtё me prognozėn se demokracisё i mungon "oksigjeni shpirtёror", nga i cili jetojnё, kur dihet fakti se gjithnjё e mё shumё qytetarё tёrhiqen nga bashkёpёrgjegjёsia politike dhe u lёnё politikanёve profesionistė fushёn e Res Publica (...)?

[Kreu i faqes]

Qё nga ditёt e teorisё demokratike antike kanё mbetur tё pa  pёrgjige dy pyetje rreth sė ardhmes sё demokracisё nё kontekstet dinamike kohore dhe objektive:

A ёshtё demokracia nё rёnie — nёse po: nё ē'mёnyrё? A ёshtё ajo shprehje e linjės sё ngritjes shoqёrore dhe politike, pёr tё ndryshuar nё vazhdim aq shumё karakterin e saj si rezultat i shterimit tё brendshёm dhe shndёrrimit nё formё dhe pёrmbajtje, saqё pёrshkrimi si "demokraci" tё mos jetё mė aq i lehtё? A do t'i duhet t'iu lёrё vendin koncepteve tjera, me sa duket mё tepёr oligarkike tё organizimit tё politikёs dhe pushtetit tё njё shoqёrie?

Nga plotёsimi i cilave kushte shoqёrore jetojnё institucionet dhe procedurat e demokracisё sё zbutur nga shteti juridik? Ēfarё kontributi jep shoqёria qytetare pluraliste pёr ruajtjen e konsensusit themelor shpirtёror dhe moral, i cili duhet ripёrtrirё dhe aktivizuar vazhdimisht, nё mёnyrё qё pluralizmi tё mos shndёrrohet nё njё relativizёm vetёshkatёrrues?

[Kreu i faqes]

Demokracia pa konkurrencё?

Kёto pyetje nuk e kanё humbur rёndёsinё as nё fund tё shek. XX. Pėrkundrazi ato shfaqen sėrish dhe nё formё mё tё ashpёr qё nga shkatёrrimi i alternativave totalitare. Nё demokraci duhet mёsuar rishtas ideja e diktimit e Aristotelit, sipas sё cilёs e mira duhet tё pėrcaktohet nga vetvetja. Siē e dimё, kjo ёshtё tepėr e vёshtirё.

Perspektivat optimiste nё lidhje me tё ardhmen e demokratizimit nuk janė shuar. Pёr "revolucionin botёror demokratik", Martin Kriele ka folur qysh para rёnies sё murit tё Berlinit dhe byrove politike nё pjesё tё ndryshme tё botёs dhe e ka argumentuar kėtё duke u nisur nga idealizmi kategorik iluminist i Imanuel Kantit dhe vrulli moral i idesё sё tё drejtave tё njeriut. Pas rёnies sё alternativave socialiste, Francis Fukuyama paralajmёroi madje edhe "fundin e historisё" duke u nisur nga Hegeli dhe teoria e tij spekulative historike e pёrparimit tё pandalshёm dhe permanent nё vetёdijen e lirisё. Tanimё ёshtё i njohur fakti se pavarėsisht nga  thirrjet e mendimtarёve tё mёdhenj gjermanė, zhvillimi botёror po merr njё rrjedhё mё komplekse dhe tё veēantё.

Ndёrkohё janё ftohur kokat e nxehta. Janё pёrhapur dyshime tё reja nё varganin triumfues tё demokracisё. Teorikisht janё bёrё mё tё qarta kontradiktat e saj tё brendshme. Praktikisht nuk duket se realizimi i saj ёshtё mbarёbotёror dhe i pashmangshёm. Nё prag tё she. XXI, nga kjo situatё lind para sё gjithash nevoja e njё kuptimi tė kulluar dhe realist tё kushteve tё realizimit dhe tё ruajtjes sё demokracisё (...).

[Kreu i faqes]

Demokracia vetёkritike

E ardhmja e demokratizimit, parė nga sfondi i kёtyre kushteve dhe raporteve do tё varet nga gёrshetimi pёrkatёs, i cili nga vendi nё vend, nga rajoni nё rajon, nga kultura nё kulturё do tė jetё i ndryshёm. Shumёllojshmёria e zhvillimeve reflekton shumёllojshmёrinё e pozicioneve nisёse. Pas njё shekulli joshjeje totalitare dhe rёniesh barbare, ky pёrfundim i njё tё ardhmeje parimisht tё hapur dhe disashtresėshe duket tё jetё gjёja mё pozitive qё mund tё thuhet nё prag tё shek. XXI. Mundėsitė gjenden kudo pёrballё pasigurive. Nё pernёndim ndёrkaq, nё djepin e demokracisё moderne, ёshtё pёrhapur njё kuptim i ri pёr refleksionin e arsyeshёm dhe vetёkritik tё idesё sё demokracisё. Kёtu bёjnё pjesё nė mėnyrė tė veēantė pyetjet:

bullet

a ёshtё demokracia aq pa kontradikta siē thuhet dhe a do tё mbetet nё vendet e perёndimit gjithnjё e aftё pёr t'u ripёrtrirё;

bullet

a janё tё forta sa duhet kushtet shoqёrore dhe politike tё vendeve tё transformuara postkomuniste — sidomos nё Rusi  — pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm, i cili do tė bėnte tė mundur demokracinё shtetёrore-juridike, pa frikėn e rёnies nё regjime neo-autoritare;

bullet

a ёshtё i mundur ekuilibri nё konfliktet mes pikёpamjeve tradicionale tё llojeve tё ndryshme dhe pikёpamjes perёndimore mbi njerёzit, shoqёrinё dhe shtetin, ekuilibėr ky i cili do tё siguronte se nё rajonet jashtёperёndimore tё botёs do tё realizohen tё paktėn elementet kryesore tё demokracisё, ndёrsa nё vende si Japonia dhe India, nё tё cilat ёshtё arritur ky realizim, do tё vazhdonte tё ruhej?

[Kreu i faqes]

Domosdoshmёria e debatit mbi demokracinё

Nё vendet perёndimore ёshtё bёrё i nevojshėm njё debat i ri i gjerё mbi demokracinё, bazat e saj themelore dhe kushtet, mundёsitё dhe kufijtё e saj. E ardhmja e demokracisė varet para sё gjithash nga fakti se ēfarё konsensusi rreth ēfarё koncepti tё demokracisё mund tё arrihet sot. Teoritё e shumta tё demokracisё lёvizin mes idesё klasike tё demokracisё pёrfaqёsuese, nё tё koncepti i aftёsisё sё veprimit politik luan rol qendror, dhe idesё ideale tё demokracisё pjesėmarrėse, nё tё cilёn sundon koncepti i zgjerimit, mundёsisht nё shumё fusha i bashkёjetesёs shoqёrore tё bashkёndikimit tė barabartė mbi rrezen e veprimit e institucioneve politike. Duke pasur parasysh kёto mundėsi, nё kushtet e konkurrencёs pluraliste, do tё jetё i nevojshёm kёrkimi i vazhdueshёm i konsensusit. Por gjatё ēdo kёrkimi tё konsensusit demokratik ёshtё e pashmangshme pёrgjigjja e dy pyetjeve elementare:

bullet

Nё ēfarё botёkuptimi mbi njeriun bazohen pёrpjekjet politike nё demokraci, kjo d.m.th. ku bazohen tё drejtat dhe detyrat e individit nё bashkёjetesёn politike dhe shoqёrore?

bullet

Ēfarė qёllimesh duhen synuar nё rendin demokratik, d.m.th. kujt i shёrben bashkёjetesa politike dhe shoqёrore, ēfarė qёllimesh synon tė arrijё?

[Kreu i faqes]

Nё shtetet e sotme demokratike ekziston njё konsensus me kufij tё ngushtё rreth tё dyja pyetjeve tё lartpёrmendura. Sidoqoftė ai duhet tё ripėrkufizohet dhe pёrhapet, nёse ёshtё e nevojshme edhe nё formёn e zgjidhjes sё konflikteve tё interesave dhe mendimeve. Nё tё kundёrt, demokracia do tё zhvillohet nё mёnyrё tё pashmangshme nё njё demokratizim pa formė. Kjo do tё ishte rrjedhoja mё e keqe e triumfit tė demokracisё mbi sistemet totalitare tё shek. XX. Demokracia mё sё shumti ёshtё zhvilluar nё perёndim. Ajo ёshtё bёrё aq e vetёkuptueshme, saqё pyetja rreth kushteve tё ruajtjes sё saj nuk dёgjohet me dёshirё. Por pikёrisht nё perёndim duhet tё pėrqendrohet diskutimi mbi tё ardhmen e demokracisё. Nё tё kundёrt paraqitet rreziku qё ekzagjerimet ta dёmtojnё idenё e demokracisё perёndimore. Nё konfliktin rreth kёtyre pyetjeve duhet tё rritet njё konsensus i ri demokratik. Rajonet e tjera tё botёs, gjatё diskutimeve tё tyre mbi tė ardhmen e demokracisė do tё bazohen nё mёnyrёn e realizimit dhe arsyetimit tё demokracisё sё perёndimit. Nё fillim tё shek. XXI duhet konstatuar, se shumё prognoza skeptike mbi tё ardhmen tё Xhejms Brajs dhe Aleks de Tokvil e kanё kapėrcyer prej kohёsh tё tashmen e demokracisё.

[Nxjerrё nga: Ludger Kühnhardt, Die Zukunft der Demokratisierung, in: Karl Kaiser/Hans-Peter Schwarz (Hrsg.), Weltpolitik im neuen Jahrhundert (Bundeszentrale für politische Bildung 364) Bonn 2000, 233-242]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.