E ardhmja
Lart E ardhmja Mosinteresimi Parimi i shumicės Perspektivat

 


 

Demokracia
Buchauszug

E ardhmja e demokracisė

Vėshtrim:

Fitore botėrore e demokracisė? Demokracia dhe ekspertokracia
Demokracia nė shek. XX — kėrcėnimet dhe sukseset Simptomat e krizės
Shembulli nė Algjeri Shteti juridik dhe demokracia janė tė pandashme

[Kreu i faqes]

Fitore botėrore e demokracisė?

Nė Mars tė vitit 1985, Mihajl Gorbaēov u zgjodh sekretar i pėrgjithshėm i PK tė BS. Menjėherė pas zgjedhjes sė tij, ai filloi politikėn reformuese pėr tė shpėtuar federatėn sovjetike nga kriza ekonomike dhe stanjacioni. Qėllimi i tij nuk ishte futja e demokracisė perėndimore, por me anė tė reformave (Perestrojkės) dhe qartėsimit tė vendimeve tė marra (Glasnost), ai synonte freskimin e federatės sovjetike dhe pėrgatitjen e saj pėr sfidat e kohės sė sotme dhe tė ardhme.  

Zhvillimi i shpejtė solli - padashur - shkatėrimin e sistemit tė "socializmit ekzistues" dhe fitoren e dukshme demokracisė liberale.

Por duke u nisur nga ky triumf, ėshtė me rėndėsi tė thuhet se ka pasur dhe do tė ketė edhe nė tė ardhmen deformime tė idesė sė demokracisė.

[Kreu i faqes]

Demokracia nė shek. XX — Kėrcėnimet dhe sukseset

Tekstet nė vazhdim paraqesin njė pasqyrė tė vogėl historike tė zhvillimit tė demokracisė nė shek. XX – kėrcėnimet dhe sukseset e saj:

Reth vitit 1930, nė mbarė Evropėn u vendosėn sisteme autoritare, ndėrsa pas vitit 1945 filloi njė renesansė (rilindje) demokratike, sė cilės nuk arritėn t'i shmangen as sistemet e mbetura autoritare si ato tė Spanjės, Portugalisė dhe Greqisė. Demokracia liberale perėndimore u kontestua nga demokracia socialiste e Bllokut Lindor, e cila pas vitit 1968 filloi tė gjejė pėrkrahės edhe nė vendet perėndimore. Me thyerjen ekonomike dhe politike gati tė gjitha rendeve tė sistemit ekzistues socialist u duk se pėrfundoi fitorja e modelit tė demokracisė perėndimore mbi sistemet ekzistuese.

Lind pyetja: a ka mundur fitorja e sistemeve "tė paqėndrueshme" demokratike mbi sistemet "e qėndrueshme" revolucionaro- totalitare (Musolini, Hitleri, Stalini) apo burokratiko-totalitare (Brezhnjevi, Ulbricht/Honecker) dhe atyre autoritare (Spanja, Portugalia, Greqia) tė arrijė deri nė atė masė qė nė kėto vende, demokracia liberale tė njihej dhe tė pranohej si forma mė e sukseshme e qeverisjes? Aleksander Jakovljev, njėri nga reformatorėt kryesorė tė ish-Bashkimit Sovjetik, pėrparėsinė e demokracisė e shpjegon si mė poshtė:

bullet

Qėllimi i saj ėshtė ripėrtrirja e sistemit politik, duke pasur si qėllim ngritjen e standardit tė jetesės dhe garantimin e sigurisė sociale. Duhet penguar stanjacioni i rendit politik dhe duhet pėrmirėsuar aftėsia e funksionimit dhe aftėsia pėr konkurrencė ndėrkombėtare.

bullet

Metoda pėr arritjen e kėtij qėllimi ėshtė pluralizmi partiak, i cili duhet tė sigurojё fleksibilitetin e sistemit.

bullet

Arsyeja e ristrukturimit qėndron nė stabilitetin dinamik tė sistemit demokratik, tė hapur pėr ndryshime.

Vetėkėnaqja mbi triumfin e demokracisė nuk duhet tė na shpėrqendrojё nga fakti se ai nuk ėshtė pėrfundimtar. Ndryshimet mund tė ndikojnė edhe negativisht, siē tregon fati i demokracisė sė shek. XX.

[Kreu i faqes]

Shembulli i Algjerisė

Si shembull nė kėtė drejtim shėrben fati i demokracisė nė Algjeri, ku mė 26 dhjetor 1991, zgjedhjet parlamentare pėrfunduan me fitoren e Frontit tė Shenjtė Islamik. Qėllimi i tyre i deklaruar ishte heqja e tė gjitha elementeve tė demokracisė perėndimore nė tė mirė tė shtetit islamik tė Zotit. Ky zhvillim u pengua pėrmes ndėrhyrjes sė ushtrisė, duke arrestuar fituesit e zgjedhjeve dhe duke penguar nė kėtė mėnyrė me mjete jodemokratike "sovranin", pra popullin zgjedhės nė zėvendėsimin nė mėnyrė demokratike tė demokracisė me njė sistem totalitar.

Kėtu bėhet fjalё natyrisht pėr njė veprim problematik, arsyetimi i sė cilit qėndron nė pėrvojėn historike, sipas sė cilės, vlerat themelore tė lirisė nuk duhet tė bien nė dispozicionin e zgjedhėsve. (...) Shembulli i Algjerisė tregon njėkohėsisht se siguria sociale ėshtė premisė e rėndėsishme pėr njė demokraci funksionale.

[Kreu i faqes]

Demokracia dhe ekspertokracia

Nė rendet demokratike perėndimore akoma vėrehen dy tendenca: Nga njėra anė tendenca demokratike: Vullneti pėr bashkėvendosje dhe pjesėmarrje tė tė gjithėve nė parimin e qytetarėve tė barabartė tė shtetit; nga ana tjetėr tendenca oligarkike. Kompleksiteti i strukturės shoqėrore politike kėrkon ekspertė pėr pėrgatitjen dhe marrjen e vendimeve nė fushat e kufizuara ngushtё.

Me organizatat masive dhe partitė u zhvillua njė formė e demokracisė, nė tė cilėn u bashkuan bashkėvendosja dhe "ekspertokracia". Partitė u shndėrruan nė mjet tė pashmangshėm pėr aftėsimin pėr aktivitet tė popullit tė vetorganizuar. Vullneti i popullit mund tė paraqitet vetėm te partitė, si njėsi politike veprimi (...).

Nė demokraci, procesin politik mund ta nxisin dhe ta ēojnė pėrpara edhe pakicat. Kritika drejtohet kundėr mbizotėrimit tė mosbesimit mes pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nė sistemet parlamentare-pёrfaqёsuese dhe sovranit, popullit. Ky fakt e gjen shpjegimin e tij nė zgjerimin e aktivitetit tė shtetit dhe nė ndёrlikimin gjithnjė e mė tė madh tё shoqėrisė. Ndjenja e mosprekjes nga veprimet politike apo nėnshtrimi para tyre shkakton apati politike. Nė kėtė mėnyrė, pėrballė shumicės pasive dalin ekspertėt e informuar, tė cilėt mbajnė shumė pak kontakt me tė prekurit. Si rrjedhojė e kėsaj, nė njė pjesё tė popullsisė ndodhin reaksione, tė cilat shtrihen qė nga pakėnaqėsitė dhe refuzimi, e deri te pėrdorimi i dhunės. Ky zhvillim natyrisht paraqet rrezik pėr konsensusin e domosdoshėm nė demokraci.

[Kreu i faqes]

Simptomat e krizės

Ndryshimet botėrore kanė lidhje me kėtė. Ne jetojmė nė njė kohė transformimesh tė vazhdueshme dhe tė zhvlerėsimit tė vlerave. Kontradiktat e kohės shprehen nė vetėdijen e pėrgjithshme mbi krizėn, e cila e bėn tė domosdoshėm karakterizimin e sė tashmes. Pėrgjigjja e pyetjes nga vijmė, ku ndodhemi dhe ku dėshirojmė tė arrijmė, nė kohėn e krizės sė vlerave dhe kritereve, nuk ėshtė e vetėkuptueshme, por duhet kėrkuar me mund tė madh. Kriza e vetėdijes sė shtetit dhe e shtetit juridik ėshtė pėrfshirė nė vetėdijen globale tė krizės sė kohės sonė. Optimizmi pėr prosperitetin e viteve 60 dhe 70 ėshtė zėvendėsuar me njė pesimizėm mbarėbotėror.

Kėtu bėhet fjalė pėr frikėn:

bullet

Nga rreziqet ekstremiste nga shteti dhe shoqėria.

bullet

Nga dėshtimi i efikasitetit ekonomik, shterimi i burimeve tė natyrės, gjė qė sjell fundin e mirėqenies dhe tė sigurisė sociale. Kėtu bėn pjesė edhe frika nga lėvizjet botėrore tė popullsisё nga rajonet e krizave ekonomike nė shtetet e pasura tė perėndimit dhe tė veriut tė industrializuar.

bullet

Nga lufta dhe garat e armatimit. Shembja e rendit botėror tė Jaltės dhe Potsdamit shėnoi fundin e njė sistemi relativisht tė qėndrueshėm ndėrkombėtar afro 50-vjeēar. Vijat e mėdha botėrore tė thyerjeve politike si ai lindje-perėndim dhe konflikti veri-jug shndėrrohen nė vatra eksplozive tė pakontrolluara tė krizės.

bullet

Nga katastrofa ekologjike.

bullet

Nga rėnia e moralit. Kriminaliteti dhe terrori jo vetėm qė ekzistojnė, por argumentohen madje moralisht si rezistencė.

bullet

Si rezultat i kėsaj, demokracia dhe shteti juridik konsiderohen tė rrezikuara.

[Kreu i faqes]

Shteti juridik dhe demokracia janė tė pandashėm nga njėri- tjetri

(...) Ēdo qytetari tė shtetit i duhet bėrė e qartė arsyeja e angazhimit tonė pėr ruajtjen e demokracisė parlamentare pėrfaqėsuese. Duke u nisur nga pėrvoja historike duhet bėrė me dije se shteti juridik sot nuk mund tė mendohet pa demokracinė. Kompleksiteti i shoqėrisė kėrkon njė kontroll publik, sepse nė tė kundėrt shfaqet rreziku i paraqitjes sė sundimit tė pakontrolluar, i ushtrimit diktatorial tė pushtetit. Sot, kjo nuk ėshtė e thėnė tė shprehet nė formėn e njė diktatori tė vetėm, por ajo mund tė jetė sundimi i njė ekspertokracie tė pakontrolluar, ose, e kjo paraqet rrezik edhe mė tė madh, , tё emocionalizuar dhe tė manipuluar. Edhe nė shek. XX mund tė mendohej ekzistenca e shtetit juridik pa ekzistencėn e demokracisė. Sot, shteti juridik dhe demokracia janė tė pandashėm nga njėri- tjetri. Pluralizmi botėkuptimor duhet tė ketė mundėsinė e shprehjes sė lirė, ndėrsa shteti duhet tė jetė neutral nė kuptimin botėkuptimor. Ēdo njėanshmėri botėkuptimore do tė thotė shtypje e atyre qė mendojnė ndryshe(...).

Me kėtė mendim mbyllet rrethi i mėnyrės sonė tė tė parit tė demokracisė (...). Rreziku nuk shfaqet vetėm nga diktatorėt, por e rrezikshme dhe e dėmshme ėshtė edhe tirania e shumicės, e bazuar nė pasion dhe nė mungesėn e arsyes. Instrumenti kundėr kėsaj duhet kėrkuar nė sigurimin institucional tė demokracisė pėrfaqėsuese, ku pushtetet e ndryshme kontrollohen nė mėnyrė tė ndėrsjellė, dhe rendi efikas juridik i kundėrvihet mungesės sė arsyes dhe pasioneve. Me rėndėsi ėshtė pranimi i kėtyre elementeve nga shumica e popullsisė, me qėllim qė tė zgjedhurit tė mos largohen nga zgjedhėsit e tyre (...). Njė pjesėmarrje e dozuar me kujdes e popullsisė me qėllim shmangien e "demokracisė sė spektatorėve" dhe shpėrthimin e pakontrolluar tė pakėnaqėsisė dhe forcimin e vetėdijes pėr tėrė kėtė, mund tė jetė rruga drejt zhvillimit tė mėtejshėm tė demokracisė dhe pėrshtatjes sė saj ndaj sfidave tė kohės.

[Hans-Helmuth Knütter; nxjerrė nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.