Skandalet
Lart Foto eksp. Skandalet

 


 

Demokracia
Presseartikel

Skandalet nuk flasin kundėr demokracisė

"Skandalet bėjnė pjesė nė demokraci", ka thėnė njė gazetar me pėrvojė nė fillim tė kėtij viti nė lidhje me zbulimet dramatike tė donacioneve dhe financimeve ilegale pėr partinė e ish-kancelarit federal gjerman Helmut Kohl dhe funksionarėve tė tjerė tė Partisė Kristian-Demokrate Gjermane CDU. Sa ėshtė e vėrtetė kjo thėnie?

Duke vėzhguar arrijmė nė pėrfundimin se skandalet, me rezonancė tė madhe - jo rrallė edhe me konsekuenca mė konkrete politike - ndodhin mė tepėr nė demokracitė e dėshmuara. Kjo vlen pėr aferėn "Watergate"Amerikė, nė pikėn kulminante tė sė cilės presidenti republikan i zgjedhur dy herė me radhė Nixon shpėtoi nga shkarkimi i  sigurtė nga ana e kongresit vetėm me anė tė dorėheqjes nga posti i tij. Kjo vlen edhe pėr aferėn e ashtuquajtur "Spiegelaffäre" nė vitet 60 nė republikėn e vjetėr tė Bonit, nė kohėn kur ministri i atėhershėm i mbrojtjes Franc Jozef Shtraus u detyrua tė largohej pėrkohėsisht nga qeveria. Shembuj tё tjerė tė njohur tė pasluftės janė e ashtuquajtura afera "Flick" (edhe kėtu bėhej fjalė pėr financime tė fshehta partiake) apo skandali i perandorisė sė pasurive tė patundshme "Neue Heimat", pronė e sindikatave gjermane.

[Kreu i faqes]

Me rėndėsi pėr t'u pėrmendur do tė ishte edhe ēėshtja e fundosjes sė anijes sė vėzhgimit tė organizatės pėr mbrojtjen e ambientit "Greenpeace" nga agjentėt e shėrbimit tė fshehtė francez - njė sulm vrasёs, nė tė cilin kishte dorė edhe qeveria e presidentit Mitteran. Mė tė freskėta nė aspektin kohor janė zbulimet rreth praktikės sė korruptuar tė financimit nė partitė mė tė mėdha italiane - si rezultat i sė cilės erdhi thyerja e strukturave tradicionale partiake tė pasluftės. Interes tė madh anembanė botės shkaktuan edhe hetimet gllabėruese tė prokurorit special Starr kundėr presidentit Klinton, tė cilat sollėn nė fund zbulimin e aferės sė turpshme tė seksit dhe procedurėn e pasuksesshme pėr shkarkimin nga detyra kundėr shefit tė Shtėpisė sė Bardhė. Edhe Zvicra, e cila konsiderohet si demokraci e dėshmuar, nuk ėshtė kursyer nė tė kaluarėn e afėrt nga tronditjet - nga afera "Fichen" e rastit Kop, e deri tek kontradiktat e brendshme dhe tė jashtme rreth llogarive bankare ilegale.

Ėshtė vėshtirė tė hidhet poshtė teza, sipas sė cilės, aferat e sipėrpėrmendura i kanė forcuar edhe mė tepėr demokracitė pėrkatėse. Skandalet e vėrteta (nė dallim nga ato tė fabrikuara nė mėnyrė artificiale) dhe mundja politike dhe shtetėrore-juridike janė dėshmi pėr funksionimin e kontrolleve demokratike. Pėr kėtė arsye, afera tė tilla, nė kushte normale nuk paraqesin siē thuhet shpesh krizėn e demokracisė, por janė . Njė demokraci pa skandale do tė ishte e dyshimtė pėr tė gjithė ata qė nuk besojnė nė ekzistencėn utopike tė njė shoqėrie me qytetarė dhe politikanė tė pėrsosur. Deformimet politike tė bėra publike nė anėn tjetėr ofrojnė nė demokraci mundёsinё pėr ndėrmarrjen e korrigjimeve me anė tė votimit dhe gjykatave, apo pėrmes institucioneve tё tjera shtetėrore-juridike.

[Kreu i faqes]

Qė nga shpėrbėrja e bllokut komunist tė lindjes, edhe opinioni nė vendet e ndikimit tė ish-Bashkimit Sovjetik nuk ėshtė kursyer nga skandalet politike dhe financiare. Nė dallim nga gjendja nė pushtetet e vjetra njėpartiake, kjo ėshtė padyshim shenjė e hapjes sė madhe. Sidoqoftė, nė "gjysmėdemokracinė" ruse nuk ka kaluar shumė kohė qė nga ndėrhyrjet politike apo juridike kundėr keqpėrdorimit tė pushtetit dhe korrupsionit. Pėrmirėsimet janė tė varura nga zhvillimi ekonomik, i cili do tė pėrmirėsonte edhe kushtet e mjerueshme tė jetesės sė masės sė gjerė. Pa pėrparime tė tilla, manipuluesit e mendimit publik nė rrethin e Kremlinit do tė arrijnė t'i pengojnė konsekuencat e kėrkuara nė demokracitė "mė tė pjekura" tė kėtyre skandaleve - sqarimin e tyre dhe heqjen apo zvogėlimin e pushtetit tė aktorėve. Nga jashtė mund tė kontribuohet kundėr skandaleve tė tilla pėrmes zbulimit tė intrigave financiare tė grupeve tė ndryshme oligarkike. Si shembull nė kėtė drejtim shėrbejnė rasti "Mabetex" apo dėnimi para pak kohėsh nė Gjenevė i ish-kryeministrit ukrainas Lazarenko.

Skandalet politike janė tė pashmangshme nė demokracitė funksionale, edhe pse pasojat e tyre, pėr personat e prekur nuk janė gjithnjė njėlloj tė rėndėsishme me gjykimin e gjendjes historike. Skandalet janė ngacmime teporale publike, pėr tė cilat ėshtė i nevojshėm shkaku real. Me rritjen e distancės kohore bėhet gati automatikisht realtive edhe domethėnia e skandalit, ai bėhet vetėm njė nga shumė aspektet  e vlerėsimit tė njė kapitulli historik. Nė rast se nė valėt emocionale tė njė afere politike ngrihen mallkime tė njėanshme ose tė pakundėrshtueshme, atėhetė i prekuri mund tė shpresojė, pas qetėsimit tė rrėmujės, nė njė verdikt mė tė mėshirshėm dhe mė tė peshuar. Richard Nixon, "maskarai" nė aferėn "Watergate", pas largimit disavjeēar nga jeta politike, pėrveēse si autor, nė moshė tė thyer u trajtua me respekt edhe si «burrė shteti fisnik». Ēėshtja e spiunit tė ish-Gjermanisė Lindore DDR, Guillaume, e cila e shtyu kancelarin gjerman Willy Brandt tė jepte dorėheqjen, sot konsiderohet si njė episod gjysmė i harruar nė jetėn politike tė politikanit tė njohur socialdemokrat.

[Kreu i faqes]

Helmut Kohl, i njohur pėr kujtesėn e tij tė zhvilluar, me siguri shpreson nė shuarjen ad acta tė reagimeve rreth skandalit tė manipulimit ilegal me donacionet e partisė sė tij, skandal ky i cili nė tė ardhmen do ta errėsojė veprėn e jetės sė tij. Historianėt e mėvonshėm, pas kalimit tė kohės, sjelljet e Koh-it me llogaritė e zeza dhe donacionet ilegale, nė veprat e tyre mbi epokėn prekėse tė ribashkimit tė Gjermanisė, do t'i pėrmendin mbase vetėm si shėnime tė rėndomta nė fund tė faqes. Sjelljet e tij me financimet partiake, nė tė ardhmen, ndoshta edhe do tė vlerėsohen si manovrime tė menēura tė njė njeriu praktik tė ushtrimit tė pushtetit. Kush i kritikon sot mė fondet e fshehta tė "zvarranikėve" tė Bismarkut, me anė tė sė cilave ai e detyroi mbretin  Bavarisė Ludvigun II i cili ishte zhytur nė krizė financiare, tė pranonte themelimin e perandorisė gjermane? Natyrisht nė kohėn e Bismarkut mbizotėronin ende rrethana parademokratike.

Helmut Kohl, megjithatė do tė duhej tė bėnte pyetjen: A do tė ngulte kėmbė nė kushtet e sotme njė realist si Bismarku kur bėhet fjalė pėr mospublikimin e emrave tė donatorėve ilegalė, me argumentin e mosthyerjes sė fjalės sė dhėnė - duke e zgjatur nė kėtė mėnyrė pa nevojė debatin e dėmshėm pėr tė dhe pėr partinė e tij  rreth "sistemit Kohl".

[Kreu i faqes]

Skandalet politike janė njė kėrkesė e madhe nė adresė tė opinionit demokratik. Mediat shpesh luajnė rol qendror gjatė zbulimit tė tyre. Sidoqoftė, pėr shkak tė rritjes sė tirazhit, ato jo rrallė i trajtojnė aferat nė mėnyrė tė tepruar dhe tė pandėrgjegjshme. Gjatė skandaleve shpesh nuk shprehet vetėm morali i dyfishtė i politikanėve tė prekur. Pėr qytetarin e ndėrgjegjshėm ky nuk ėshtė shkak pėr t'u larguar me abuzim nga skena tė tilla. Pėrkundrazi, me qėllim zbulimin e sė vėrtetės, ai duhet t'i shohė mundėsisht mė nga afёr ato.

[R. M., Neue Zürcher Zeitung, 8 korrik 2000]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.