Sist. zgjedhor
Lart Sist. zgjedhor Kushtet Sovraniteti

 


 

Demokracia

Sistemi mazhoritar dhe ai proporcional i zgjedhjeve 

Teksti nё vazhdim sqaron dy variantet themelore tё sё drejtёs zgjedhore, numёron pёrparёsitё dhe tё metat e tyre dhe merret me rёndёsinё e sistemit zgjedhor pёr sistemin politik.

Hyrje

Sistemi proporcional: pёrparёsitё dhe tё metat

Sistemi mazhoritar: pёrparёsitё dhe tё metat

[Kreu i faqes]

Buchauszug

Sistemi zgjedhor dhe demokracia

Hyrje

(...) Gjatё zbatimit praktik tё zgjedhjeve janё zhvilluar dy sisteme tё ndryshme, sistemi mazhoritar dhe ai proporcional. Ndёrsa nё praktikё, nё shumicёn e rasteve gjejmё forma tё pёrziera (...). Struktura politike e njё vendi dhe procesi i formimit tё vullnetit politik mund tё ndikohen nё mёnyrё vendimtare nėpёrmjet pёrpunimit tё sistemit zgjedhor, sepse sikurse rendi brendapartiak, edhe raporti mes partive dhe marrёdhёniet ndёrmjet qeverisё dhe parlamentit varen nga sistemi zgjedhor. Nga ana tjetёr, traditat e caktuara politike, gjendjet historike dhe kushtet shoqёrore lejojnё vetёm sisteme tё caktuara zgjedhore. Aplikimi universal i ēdo sistemi zgjedhor nuk ёshtё i mundshёm. Manipulimi i sistemit zgjdhor pa marrė parasysh strukturat konkrete tё dhёna politike dhe sociale rrezikon humbjen e funksionit tё vёrtetё tё zgjedhjeve; nёse sistemi zgjedhor nuk pranohet dhe nuk njihet nga e gjithё popullsia, atёherё edhe pushteti i tё zgjedhurve nga shumica nuk pranohet si i ligjshėm nga pakica.

[Kreu i faqes]

Sistemi proporcional: pёrparёsitё dhe tё metat

Se sa i ndikueshёm ёshtё stili politik dhe struktura politike e njё shoqёrie nga pёrpunimi i sistemit zgjedhor, kёtё e tregon pėrmbledhja e dallimeve kryesore. Sistemi proporcional bazohet nė parimin, sipas tё cilit vendet nё parlament ndahen saktёsisht nё proporcion tё drejtė me votat qė iu janė dhёnė partive nё tё gjitha qendrat zgjedhore. Nёse njё parti pёrkatёse fiton 10 % tё votave, asaj i jepen 10 % tё mandateve. Nё kёtё mёnyrё, parlamenti shndёrrohet nё njё lloj pasqyre politike tё rrymave tё ndryshme tё zgjedhёsve. Ēdo pakicё dhe ēdo drejtim politiko-pragmatik ёshtё i pёrfaqёsuar dhe mund tė paraqesė nё parlament pikёpamjet e veta. Sistemi proporcional i zgjedhjeve bėn tė mundur edhe themelimin e lehtё dhe me sukses tё partive tё reja, sepse pёr pёrfaqёsimin e tyre nё parlament mjafton tė fitojnė vetёm nga njё vote nё ēdo zonė elektorale, sepse ato mblidhen nё fund sё bashku, kёshtu qё fitimi p.sh. i njё pёrqind tё votave nga njė parti e re, i jep asaj mundёsinė tė fitojė disa vende nё parlament. Joshja pёr themelimin e partive tё reja padyshim qė sjell me vete elemente tё reja, nxit degёzimin e partive dhe grupeve tё interesave tё kufizuara. Pёr kёtё arsye, sistemit proporcional tё zgjedhjeve i pёrgjigjet shpesh parlamenti i ndarё nё shumё grupe parlamentare, nga tё cilat dalin qeveri tė paqėndrueshme koalicioni me dobёsi tё njohura tё udhёheqjes dhe me kriza.

[Kreu i faqes]

Votuesi, me votёn e tij mund tė ndikojė nė formimin e qeverisё, sepse partitё nё raste tё zakonshme nuk pёrcaktohen nё fushatat elektorale pёr koalicione tё caktuara. Meqė sukseset e qeverisё ēdo anėtar i koalicionit i konsideron tё vetat, ndёrsa mossukseset ua dedikon partnerėve, votuesi e ka edhe mė tё vёshtirё tė njohė kompetentёt, si nё aspektin pozitiv, ashtu edhe nё atё negativ. Kandidatёt pёr deputet, nё sistemin proporcional pёrcaktohen nё kongreset vendore apo tё qarqeve, e jo nga komisionet partiake lokale, gjё qė iu jep mundёsi mё tё madhe ndikimi kryesive tё partive. Votuesi nuk zgjedh kandidatin pёrkatёs, por duhet t'ia japё votёn listёs sё partive pёrkatёse, nё tё cilёn kandidatёt janё tё renditur sipas njė radhe tё caktuar. Edhe pse votuesi nuk ka njё pёrfaqёsues tё njё zone tё caktuar elektorale, ai u jep mundёsinė partive qё gjatё pёrpilimit tё listave tė kenė nė konsideratė tё gjitha grupet relevante tё partisё dhe shtresat e synuara tё votuesve. Nga ana tjetёr, kjo u jep mundėsi shoqatave tё interesave tė premtojnė pёrkrahje ndaj partisё, nėse ato sjellin anёtarёt e kėyre tė fundit nё listёn e kandidatёve.

[Kreu i faqes]

Sistemi mazhoritar: pёrparёsitё dhe tё metat

dallim nga sistemi proporcional, nё sistemin mazhoritar, zona elektorale ndahet nё po aq qendra zgjedhore, sa ёshtё edhe numri i ofruar i vendeve nё parlament. I zgjedhur konsiderohet ai qė nё zonat elektorale ka fituar ose shumicёn absolute ose shumicёn relative tё votave. Kёtё, nё kushte normale, e arrijnė vetёm kandidatёt qё mbёshteten nga partitё e mёdha apo partitё e bashkuara rajonale. Nga ana tjetёr, ato duhet tё heqin dorё nga pёrfaqёsimi vetёm i interesave tё veēanta dhe duhet tё bёhen atraktive pёr shumё grupe tё mёdha tё popullsisё, me qёllim qė tё arrijnė shumicёn e votave. Sistemi mazhoritar i zgjedhjeve  i detyron nё kёtё mёnyrё partitё tё modernizohen dhe tё heqin dorё nё programet dhe veprimet e tyre nga pёrfaqёsimi i grupeve ekstreme.

Nė perspektivėn historike, zgjedhja e mazhorancёs dhe sistemet dypartiake janё tё lidhura ngushtė me njёra-tjetrёn. Edhe pse sistemi mazhoritar nuk mund t'i prodhojė sistemet dypartiake, ai i ruan dhe i siguron ato. Nё kushte tё tilla, votuesi nё zgjedhje vendos mes dy programeve dhe grupeve tё ndryshme qeveritare. Zgjedhja e parlamentit fiton tendencёn e shndёrrimit nё zgjedhje tё qeverisё. Grupi fitues qeveritar mund tё shpresojё nё kёtё mёnyrё nё njё shumicё tė qėndrueshme parlamentare tё partisё sё tij. Nga ana tjetėr, njė gjė e tillė e ndimhon votuesin qė nё zgjedhjet e ardhshme tė kёrkojė pёrgjegjёsisё e qeverisё, sepse nё rrethana tė qarta mazhoritare suksesi apo mossuksesi politik mund tё identifikohet qartё. Pėr mossukseset eventuale nuk mund tė fajėsohen partnerёt e koalicionit. Ndikimi i votuesve nё formimin e qeverisё dhe mbi efektin e qeverisё sё mbёshtetur te shumica pėrbėjnė pёrparёsinё e sistemit dypartiak tё stabilizuar nga sistemi mazhoritar i zgjedhjeve. Pёrveē kёsaj, sistemi mazhoritar krijon ingranim relativisht tё ngushtё mes parlamentit dhe zonės elektorale, pёrcakton deri nё njё farё mase deputetėt nё zona tё caktuara dhe pengon nё kёtё mёnyrё krijimin e distancave tё mёdha mes elektoratit dhe tё zgjedhurve. Njёkohёsisht, organizimi i ulёt lokal, gjatё pёrcaktimit tё kandidatёve fiton rёndёsi tё madhe, gjё qё ёshtё e dёshirueshme nё procesin e demokratizimit tё brendshёm tё partive.

[Kreu i faqes]

Megjithatė nuk duhen anashkaluar tё metat e sistemit mazhoritar. Pёrcaktimi i kandidatёve vetёm nga kёndvёshtrimi i interesave lokale bёn shpesh qё pakicat pёrkatёse apo grupet e ndryshme tё popullsisё tё mos pёrfaqёsohen. Shembull nё kёtё aspekt janё ndėr tė tjera femrat, tё cilat, duke pasur parasysh rrethanat ekzistuese, sot e kanё mё lehtё tё arrijnё nё parlament se sa tё fitojnё votat e njё zone pёrkatёs elektorale.

Pёrveē kёsaj, ngaqё nё zonat elektorale merren nё konsideratё vetёm votat qė i janė dhёnė kandidatit tё suksesshёm, grupet e tjera tё zgjedhёsve mbeten tё papёrfaqёsuara nё parlament. Sistemi mazhoritar i zgjedhjeve i jep shpesh mundёsinė njё shumice pёrkatёse tё ngushtё tė ketė njė pёrfaqёsim tepёr tё lartё nё parlament. Nё Angli ka ndodhur qё Partia Konservatore tё fitojė me 38,2 % tё votave mbi 56 % tё vendeve nё parlament. Shkaku pёr kёtё qёndron pjesёrisht nё ndarjen e zonave elektorale, tё cilat ёshtё e pamundur tё mbahen njёlloj tё mёdha dhe tё strukturohen nё atё mёnyrё qё tё mos dёmtohet apo pёrfitojė asnjё parti. Njё "gjeometri" e tillё e zoanve elektorale zgjedhore hap njё mundёsi tjetёr tё manipulimeve. Pёrveē kёsaj, ky sistem zgjedhor pengon realizimin e pёrfaqёsimit parlamentar tё pakicave, nё rast se ato nuk janё nё shumicё tё paktėn nё disa zona elektorale. Lindja e partive tё reja ёshtё praktikisht e pamundur. Pёrveē kёsaj, edhe stabiliteti i qeverisё me shumicё absolute vihet nё pikёpyetje, nё rast se beteja e partive pёrfundon me fitore tё ngushtё.

[Kreu i faqes]

Pёr kёtё arsye, suksesi i sistemit mazhoritar tė zgjedhjeve parashikon qё tё dy partitё tё jenё tё hapura nga tё gjitha anёt dhe tё mos qёndrojnё nё opozitё parimore ndaj njёra-tjetrёs. Nё tё kundёrt, ndryshimet mes partive do tё nёnkuptonin pёrmbysjen totale tё bashkёsisё. Pёrveē kёsaj, sistemi dypartiak i stabilizuar pёrmes sistemit mazhoritar tё zgjedhjeve kёrkon njё konsensus tё fortё nё popullsi. Duhet tё ekzistojė ndjenja e tё qenit nё tё njėjtėn anё, toleranca dhe gatishmёria pёr tё mos e konsideruar pёrfaqёsuesin e palёs sё kundёrt si armik. Nё njё popull tё pёrēarё nё aspektin social dhe nё ēёshtjet kryesore tё bashkёjetesёs politike, sistemi mazhoritar do tё kishte jo rrallё efekte negative, sepse ndёrrimi i pushtetit nuk do tё ishte i mundur pёr shkak tё ngurtёsisё sё fronteve dhe pakicat e mёdha nuk do tё pёrfaqёsoheshin nё parlament. Jo maturia por radikalizimi dhe polarizimi do tё ishte rezultati i kёsaj. Nё disa raste tё tilla do tё paraqitet nevoja e modifikimit tё sistemit proporcional tė zgjedhjeve (...).

Ёshtё vёshtirё tё thuhet parimisht se cili sistem zgjedhor ёshtё mё demokratik. Nė varёsi tė traditės historike, sistemit ekzistues partiak dhe rrethanave sociale nё njё shoqёri duhet zgjedhur njė sistem apo njė tjetёr. As pёr kёtё element konstruktiv tё demokracisё nuk ekziston njё recetё e pёrgjithshme, por forma tё ndryshme, nё tё cilat mund tё realizohet demokracia. Pёrshtatshmёria varet nga shkalla e realizimit tё pjesёmarrjes politike tё qytetarёve dhe aftёsia e qeverisjes sё personave tё zgjedhur.

[Nxjerrё nga: Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, Bonn 1990]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.