Shteti juridik
Lart Zgjedhjet Parlamenti Qeveria Opozita Ndarja e pus. Shteti juridik

 

Tė drejtat them.


 

Demokracia

Elementet themelore tė shtetit demokratik (VI): Shteti juridik

Zgjedhjet Parlamenti Qeveria
Opozita Ndarja e pushtetit Shteti juridik

TV

kursin bazė 1 kemi pёrmendur se qeverisėsi mund ta "ndezė" programin qeveritar vetėm atėherė, kur tė ketė marrė bateritė pėr telekomandėn e tij nga tė qeverisurit.

Por me qėllim qė qeverisėsi tė mos ketė mundėsi tė bėjė ēfarė tė dojё gjatė kohės qė ka bateritė, shteti demokratik ndėrmerr disa masa pėrkatėse. Nė to bėjnė pjesė ndarja e pushteteve dhe sidomos bazimi i pushtetit tek e drejta dhe ligji, pra te shteti juridik, pėr tė cilin bėhet fjalё nė tekstin e mėposhtėm:

1 Ēfarё do tė thotė "shtet juridik"? 7 Siguria juridike
2 Bazimi tek e drejta dhe ligji 8 Ligjshmėria e administratės
3 Parimet themelore 9 Gjykata administrative
4 Pavarėsia e gjyqėsorit 10 Vėshtirėsitė e shtetit juridik
5 Monopoli i juridiksionit 11 Gjykata kushtetuese
6 Zhvillimi i shtetit juridik 12 Sovraniteti dhe shteti juridik

Njė tekst tjetėr merret me temėn "Tė drejtat themelore dhe demokracia":

Justitia Tė drejtat themelore qėndrojnė nė rapot tė tensionuar me demokracinė, ngaqė ato e kufizojnė sovranitetin e popullit. Ato shėnojnė kufijtė e pushtetit, edhe pse ai del nga populli. Tė fituara me luftė dhe tė menduara nė fillim si tė drejta mbrojtėse tė qytetarit ndaj qeverisėsit (mbretit, princit), ato sot pėrfshijnė edhe tė drejtat e pjesėmarrjes dhe tė drejtat sociale. Demokracia nuk mund tė pėrfytyrohet pa tė drejtat themelore

[informacione mė tė zgjėruara dhe materiale mbi temėn Tė drejtat themelore dhe tė drejtat e njeriut mund tė gjeni nė kompleksin tematik Tė drejtat e njeriut tė kėtij serveri edukues]

[Kreu i faqes]

Buchauszug

Shteti juridik: Bazimi i tė gjithė pushtetit nė drejtėsi dhe ligj

Ēfarё do tė thotė "shtet juridik"?

Njė demokracie liridashėse, e cila pohon bashkėvendosjen e shoqėrisė nė procesin e formimit tė vullnetit politik, i duhet pėrpunimi juridik. Demokracia dhe shteti juridik pėrbėjnė njė njėsi tė pandarshme. Nėn nocionin "shtet juridik" duhet nėnkuptuar tė gjitha parimet dhe mėnyrat procedurale, tė cilat garantojnė lirinė e individit dhe mundėsojnė pjesėmarrjen e tij nė jetėn politike. Shteti juridik paraqet tė kundėrtėn radikale tė shtetit policor apo tė shtetit arbitrar. Nė kėta tė fundit, individi jeton pandėrprerė i kontrolluar "nga lartė", nėn kėrcėnimin permanent tė ndėrhyrjes policore pėrmes aparatit tė gjithėpranishėm tė sigurimit shtetėror. Ai ndjehet gjithnjё i kontrolluar dhe i vėzhguar nė mėnyrė dyshuese, nė ē`mėnyrė helmohet e gjithė bashkėjetesa njerėzore. Qytetarėt asnjėherė nuk mund t`i ikin dorės sė shtetit. Ai i cili ngacmon mospėlqimin e pushtetmbajtėsit i kёrcёnohet arrestimi dhe dёnimi, humbja e vendit tė punės apo internimi, pa pasur mundėsinė e realizimit tė kėrkesės pėr njė proces tė drejtė gjyqėsor. Nė rast se ai vihet para gjykatėsit, atij, gjykatėsi i paraqitet nė rolin e funksionarit tė udhėheqjes politike, pasi qė pavarėsia e jurispudencės nuk ekziston. Nė sisteme tė tilla juridiksioni paraqet vetėm njė nga nga shumė teknikat organizative me qėllim tė bėrjes tė disponueshėm tė "materialit njeri". Nė kėtė mėnyrė, qytetari i thjeshtė nuk ka njohuri nėse qysh prej kohėsh ka rėnė nė sy tė pushtetarėve. Vetė kjo pasiguri e bёn atё tё varur dhe i jep ndjenjėn e tė qenit jo tė lirė. Nė anėn tjetėr, drejtėsia nė fushėn private mund tė funksionoj nė mėnyrė normale — edhe nė diktaturė dėnohen shkeljet e rregullave tė komunikacionit apo vjedhjet. Mirėpo as kjo nuk ėshtė e sigurtė. Sepse tė gjitha kėto norma ligjore zbatohen vetėm me urdhėr. Tek e fundit vetё diktatori apo partia shtetėrore vendosё se ēfarё ėshtė ligjore e ēfarё jo.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Bazimi nė drejtėsi dhe ligj

Nė shtetin demokratik ndėrkaq edhe bartėsit e detyrave publike tė lidhur nė drejtėsi dhe ligj. Tė gjithė janė tė njejtė para tyre. Secili ka mundėsi t'i mbrojė tė drejtat e veta edhe kundėr pushtetarėve, edhe nėse instancat politike mundohen t'ia heqin kėtė tė drejtė. Kjo vlen posaēärisht pėr tė drejtėn e shpalosjes sė lirė tė personalitetit. Ruajtja dhe sigurimi i kėsaj tė drejte paraqet kuptimin kryesor tė shtetit juridik. Pėr kėtė shkak ai kufizon tėrė aktivitetin e shtetit nė dobi tė lirisė sė qytetarėve. Zyrat duhet tė veprojnė vetėm nėse atyre u ėshtė dhėnė mė parė kompetenca pėr veprim. Kėtė kompetencė ato nuk mund t'ia japin vetė vetes. Njė gjė e tillė duhet t'iu jetė dhėnė atyre nga kushtetuta dhe ligji. Nė kėtė mėnyrė, shteti juridik ėshtė njėkohėsisht edhe shtet ligjor dhe kushtetues. Bazimi i autoritetit shtetėror nė drejtёsi siguron hapėsirėn e lirisė sė qytetarit, sepse ky autoritet duhet tė ndėrhyjė vetėm nėse ėshtė i autorizuar. Njė autorizim tė tillė mund ta miratojė vetėm pėrfaqėsia e popullit nė njė procedurė formale dhe nė pėrputhje me kushtetutėn. Zbatimin e saj e ruan drejtėsia e pavarur. Nė kėtė mėnyrė ndarja e pushtetit dhe shteti juridik bėhen tė pandashėm nga njėri-tjetri.

Por ajo qė vlen pėr ndarjen e pushtetit, nuk vlen domosdoshmėrisht edhe pėr shtetin juridik. Ai nė asnjė mėnyrė nuk duhet kuptuar vetėm si institucion i kufizimit tė kontrollit tė shtetit. Ashtu si ndarja e pushtetit, e cila e bėn shtetin mė tė kapshёm dhe mė tė hapur pėr qytetarin, edhe shteti juridik i jep shtetit vėllimin dhe formėn, tė cilat i japin mundėsinė qytetarit tė bėjė njė llogaritje paraprake  tė veprimit tė shtetit dhe tė pėrgatitet pėr njė gjė tė tillė. Individi mund tė ndikojė nė mėnyrėn e vet dhe tė padetyrur nė rregullimin e jetės politike vetėm nė rendin shtetėror tė rregulluar nga kushtetuta dhe ligjet.

Qė tė dyja qėllimet, mundėsimi i aktivitetit demokratik dhe sigurimi i tė drejtave tė njeriut janė tė varura nė tė njėjtėn masė nga synimet e shtetit juridik. Tė dyja kėto aspekte duhen mbajtur gjithnjё parasysh kur argumentohen procedurat e shtetit juridik, tė cilat mund tė pėrmblidhen nė katėr parime themelore.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Parimet themelore

Pavarėsia e drejtėsisė

Kushtetuta shtetėrore-juridike e njė shoqėrie bazohet sė pari posaēėrisht mbi pavarėsinė e institucionale tė zbatimit juridik. Nė raportin e tij me pushtetet e tjera duhet tė mbizotėrojė ndarja mė strikte e pushteteve. Ekzekutivit, njėlloj si legjislativit duhet t'i jepet mundėsia e ndėrhyrjes apo e ushtrimit tė presionit nė punėn e gjykatėsve. Pavarėsia individuale pėr gjykatėsin do tė thotė se ai nuk mund tė largohet apo tė ndėrrohet nga funksioni i tij pa dėshirėn e tij. Ai mund tė largohet nga detyra e tij vetėm nė rast tė largimit tė qartė nga drejtėsia apo nė rast tė korrupsionit, dhe atė vetėm pėrmes njė procedure tė veēantė gjyqėsore. Pavarėsia objektive i garanton gjykatėsit qė gjatė kryerjes sė detyrės sė tij, tė mos jetė i nėnshtruar ndaj asnjė direktive. Ai ka pėr detyrė t'i shėrbejё vetėm ligjit dhe drejtėsisė, e kėtė ai duhet ta interpretojё pa qenė i urdhėruar gjatė marrjes sė vendimeve tė tij nga prokuroria, qeveria apo nga njė gjykatė tjetėr e lartė.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Monopoli i juridiksionit

Pavarėsia e gjykatėsve sjell pavarėsinė e juridiksionit vetėm pas sigurimit tė monopolit tė gjykatėsve gjatė zbatimit juridik. Sepse vendimi pėr pafajėsi i njė gjykate nuk ngre peshė nėse personi i liruar mund tė arrestohet dhe burgoset prapė nga policia, siē ka ndodhur shpesh gjatė sundimit tė Hitlerit dhe siē ndodh ende nė pjesė tё tjera tė botės. Nė kėtė mėnyrė, qeveria ushtron praktikisht njė pushtet tė vetin penal pėrballė gjyqėsorit. Nė shtetin juridik nga ana tjetėr, ēdo heqje lirie dhe ēdo ndėrhyrje e policisė nė sferėn ėshtė e kushtėzuar me autorizimin gjyqėsor. Pėr kėtė arsye, shteti funksional juridik, gjatė arrestimeve dhe bastisjeve tė shtėpive njeh vetėm vendimet gjyqėsore, dhe i jep ēdo tė akuzuari tė drejtėn e rregulluar qartė pėr marrje nė pyetje nga ana e gjykatėsit dhe tё drejtёn pёr dėgjim juridik.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Zhvillimi i shtetit juridik

Nė shtetin modern juridik askush nuk duhet tė gjykojė nė dobi private. Pėr kėtė arsye, palėt nė konflikt, qė prej kohėsh janė munduar qė mbi konfliktin e tyre tė gjykojnė gjykatės tė pavarur. Kjo vlente veēanėrisht pėr kundėrshtimin mes qeverisė dhe nėnshtetasve tė saj. Kėrkesa pėr pavarėsinė e gjykatėsve dhe monopolin e tyre gjatė zbatimit juridik, historikisht ka qenė njė ndėr kėrkesat e para dhe mė urgjente, me tė cilėn nėnshtetasit u ngritėn nė luftėn e tyre pėr liri individuale kundėr pėrpjekjeve tė princėrve pėr krijimin e njė gjykate tė varur prej tyre. Nė kėtė angazhim u vunė bazat e shtetit tė sotėm juridik. Dokumentet mė tė reja tė historisė kushtetuese britanike, jo rastėsisht merren me vėrtetimin e pėrsėritur tė tė drejtave pėr liri tė shtresave dhe me sigurimin e tyre pėrmes tė ashtuquajturit "rule of law". Me kėtė synohej mundėsimi i sundimit tė ushtruar pėrmes gjykatėsve tė pavarur i drejtėsisė kundrejt pretendimeve apsolutiste pėr pushtet tė mbretit. Kėtij qėllimi i shėrbyen edhe e ashtuquajtura Magna Charta Libertatum e vitit 1215 dhe para sė gjithash Habeas Corpus Act e vitit 1679, e cili parasheh nė mėnyrė rigoroze marrjen nė pyetje tė tė arrestuarve nga ana e gjykatėsve brenda njė afati tė caktuar kohor.

[Kreu i faqes]         [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Siguria juridike

Me pavarėsinė e gjykatėsve pėrshkruhet vetėm njė nga kushtet e shtetit juridik. Ai bazohet nė parimin e pėrgjithshėm, sipas tė cilit i gjithė aktiviteti i shtetit ėshtė i matshėm dhe i pėrllogaritshėm. Siguria juridike mund tė ekzistojё vetėm atje, ku qytetarėt janė plotėsisht nė dijeni se ēka guxon tė bėj shteti dhe pėr ēka janė vetė pėrgjegjės. Kėtu bėn pjesė parimi themelor i shtetit juridik, sipas sė cilit askush nuk guxon tė dėnohet pa bazė ligjore — nulla poena sine lege — dhe ndalimi jo mė pak fundamental i lidhur me kėtė i ligjeve me ndikim prapaveprues. Pėrkrah ndallimit tė ligjeve me ndikim prapaveprues paraqitet pėr tė njejtin shkak edhe parimi i qartėsisė sė ligjeve. Nenet e paqarta janė tė palejueshme nė shtetin juridik sepse ata shkatėrrojnė sigurinė juridike.

Nevojat e shtetit juridik kėrkojnė pėr kėtė arsye njė kujdes tė caktuar kundrejt tė gjitha tė ashtuquajturave nocione tė papėrcaktuara juridike. Edhe pse nė fakt asnjė ligjvėnie nuk mund t`i shmanget ballafaqimit me nocionet e pėrgjithshme si "besnikėri dhe mirėbesim" apo "normat e mira morale", nocioni i njohur tragjik "ndjenja e shėndoshė e popullit", i pėrdorur nė tė legjislacionin nazist tregon se ēfarė roli tė tmerrshėm mund tė luajnė nocione tė tilla tė paqarta nė juridiksionet arbitrare. Njė ligjvėnie e detyruar ndaj shtetit juridik do tė pėrpiqet pėr kėtė arsye gjithnjё pėr arritjen e njė precizioni sa mė tė madh. Pėr tė plotėsuar kėrkesat e kėtij precizioni, shpesh do tė hiqet dorė nga formulat e shkurtra, nėse pėrmes tyre do tė rrezikohet qartėsia. Sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mundėsohet ruajtja e sigurisė juridike. Nga kjo nuk mund tė heqė dorė asnjė shtet demokratik, i cili dėshiron t'u mundėsojё qytetarėve tė tij njė veprim tė lirė maksimal.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Ligjshmėria e administratės

Matja dhe mundėsia e llogaritjes paraprake e veprimit shtetėror si parakusht elementar i shtetit juridik kėrkon lidhjen e qeverisė dhe administratės nė ligje. Ēdo akt shtetėror duhet tė ketė bazė ligjore, bazė kjo e cila nga ana e saj duhet tė jetė e legjitimuar nė mėnyrė demokratike. Sipas parimit tė ligjshmėrisė sė administratės, kjo e fundit guxon tė veproj vetėm brenda kornizave, tė cilat asaj ia ka hapur shumica parlamentare. Kjo natyrisht se nuk do tė thotė, se ēdo akt i veēantė i administratės duhet argumentuar me njė vendim tė prerė ligjor. Ndėrtimet nė qytet tė njė prefekti tė zellshėm apo kryetarit tė komunės, apo puna krijuese e njė udhėheqėsi tė njė qendre rinore nuk urdhėrohen nga asnjė ligj. Por korniza e autorizimit ligjor dhe e kompetencave duhet tė jetė e pėrcaktuar. Shteti juridik nuk pėrjashton vetėpėrgjegjėsinė krijuese tė administratės. Por nė rastin e njė pėrplasjeje, pėrparėsi kanė ligjet, jo dinamika individuale.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Gjykata administrative

Parimi i ligjshmėrisė sė administratės kėrkon dėshminė e pėrhershme tė respektimit tė ligjit. Fillimisht, kėtė detyrė kontrolluese Monteskie ia dha parlamentit. Ky kontroll ndėrkaq mė vonė u tregua edhe mė i efektshėm nėpėrmjet gjyqėsorit. Zgjerimi aq i madh i administratės nė shtetin modern social e bėri tė domosdoshėm edhe zgjerimin dhe pavarėsimin gjithnjė e mė tė madh tė Gjykatsė administrative. Asaj mund t'i drejtohet me ankesė ēdo qytetar i cili ndihet i dėmtuar nga njė akt i caktuar administrativ dhe ta detyrojё nė kėtė mėnyrė rishqyrtimin e tij (...). Qėllimi i kėsaj rregulloreje qėndron nė faktin se preokupimi i zyrtarit administrativ pėr rishqyrtimin e mundshėm gjyqėsor pengon mendjelehtėsinė e tij gjatė marrjes sė vendimeve. Nė rast se ndodh njė gjė e tillė, atėherė nisin procese, tė cilat shpesh vazhdojnė gjatė, sepse konflikti mund tė kalojė si nė gjyqėsinė e rregullt nė tri instanca.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Vėshtirėsitė e shtetit juridik

Ky zhvillim i shtetit modern juridik ėshtė kritikuar shpesh nėpėrmjet etiketimit tė tij si "shtet i rrugės gjyqėsore", duke synuar nė kėtė mėnyrė vёnjen nė pah tė plogėshtisė sė mėnyrės procedurale tė shtetit juridik, e cila, sipas kritikave nė fjalė, i hapė derėn sherreve dhe pengon harenė e zyrtarėve gjatė marrjes sė vendimeve. Kėto kritika duhen marrė parasysh, sepse ato e bėjnė tė qartė kufijtė dhe ēmimin e shtetit juridik: Kontrolli gjyqėsor i veprimit administrativ bazohet nė kushte tė rėndomta para sė gjithash mbi kontrollin e rregullave tė pėrcaktuara tė procedurės dhe kompetencave. Respektimi i afateve, pjesėmarrja e tė gjithė tė prekurve apo marrja parasysh e rregullave tjera formale qėndrojnė nė plan tė parė tė proceseve gjyqėsore, ndėrsa pėrmbajtjet faktike tė rastit nė radhė janė tė rishqyrtueshme vetėm nė kuptimin e njė keqpėrdorimi tė rėndė tė lirisė sė vlerėsimit. Nė shumė procese p.sh. kundėr vendimeve nė shkollė pėr notat apo pėr tė kaluar klasėn, nga gjykatėsit gjithnjё ėshtė marrė parasysh liria pedagogjike e mėsuesit gjatė vlerėsimit tė dijeve tė nxėnėsve, ėshtė kontrolluar pėrdorimi formal, plotėsimi i konferencės pėr vlerėsimin e notave, parashtrimi me kohė i detyrave shkollore me shkrim apo mėnyra, si mėsuesi ka arritur nė vėnien e njė note tė tillė. Tendenca nё rritje e prindėrve pėr sjelljen para gjyqit tė vendimeve shkollore ka shkaktuar formalizimin dhe ligjėsimin e vlerėsimeve shkollore, tė cilat, parė nė kėndvėshtrimin pedagogjik, janė shpesh kontraproduktive, por qė tekefundit janė ēmimi i domosdoshėm i nėnshtrimit tė tė gjitha vendimeve shtetėrore ndaj kontrollit gjyqėsor - e notat nė shkollė pėrcaktojnė shpesh edhe mundёsitё e tjera nė jetė.

Shteti i rrugės ligjore dhe ligji mbizotėrojnė edhe gjatė proceseve tė diskutueshme pėr ndėrtimin e aeroporteve, centraleve bėrthamore apo autostradave, impianteve pėr pėrpunimin e mbeturinave apo zonave industriale. Ato shpesh kanė shkaktuar zvarritje dhe jo rrallė edhe shtrenjtimin e dukshėm tė projekteve apo edhe dėshtimin e tyre. Kėtu nuk duhet pėrmendur se procese tė tilla, shpesh janė tė lidhura me shpenzime tė mėdha pėr pjesėmarrėsit, kėshtu qė "qytetari i thjeshtė" qė nuk ka mundėsi tė paguajё avokatė tė mirė apo vlerėsues tė shtrenjtė, bie shpesh nė pozita tepėr tė disfarvorshme, nė rast se pretendimi i tij i ligjshėm nuk ėshtė absolutisht i qartė. Natyrisht qė shteti diktatorial mund tė veprojė mė shpejt dhe nė mėnyrė mė tė pėrshtatshme. Gjatė vendosjes sė ndėrtimit tė rrugėve, atij nuk i duhet tė dėmshpėrblejё nė bisedimet e mėrzitshme dhe procedurat formale pronarėt e tokės. Por pikёrisht ky efektivitet mė i madh pėrmban nė vete rreziqe masive pėr lirinė e qytetarit. Ai qė dėshiron mbrojtjen e shtetit juridik e nė kėtė mėnyrė edhe sigurimin e lirisė dhe barazisė, duhet tė pajtohet me plogėshtinė, e madje edhe me ekzistencėn e mundėsisė sė keqpėrdorimit tė shtetit tė rrugės ligjore dhe ta paguajė ēmimin pėr ligjėsimin e raporteve tona tė pėrditshme. Me kėtė pra nuk duhet kėrkuar heqja e shtetit juridik, por sė uljen e ēmimit tė tij.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Gjykata kushtetuese

Shteti juridik, per hirė tė demokracisė pėrcakton njė serė mėnyrash procedimi dhe mundėsi kontrollimi, tė cilat instancave publike i japin pėrmasat dhe formėn. Ai lidh politikėn nė ligjin dhe tė drejtėn, vė tė gjitha shprehjet e pushtetit nėn kontroll gjyqėsor  dhe siguron nė kėtė mėnyrė lirinė e qytetarėve. Ata ai nuk i detyron tė nėnshtrohen, por llogaritė nė bashkėpunimin e tyre vullnetar. Kjo shpesh mund tė jetė e papėrshtatshme pėr qeverinė dhe administratėn, megjithatė procedurat e komplikuara tė shtetit modern juridik nuk duhet tё refuzohen dhe tё diskreditohen si diēka formale, edhe pse, siē shkruan Tokvil, "njerėzit jetojnė nė kohėra demokratike... nuk e vėnė re lehtė dobinė e formave; ata i trajtojnė ato me njė pėrbuzje instiktive ... Format nxisin pėrēmimin, e shpesh edhe urrejtjen e tyre. Tė orientuar mė tepėr nė shijim tё lehtė dhe tė shpejtė, ata i pengon ēdo barrierė qė pengon realizimit e shpejtė tė dėshirave tė tyre; edhe zvarritja mė e vogėl i pengon. Ky qėndrim qė reflektohet edhe nė jetėn politike, i nxit ata kundėr formave, tė cilat shtyjnė apo pengojnė realizimin e planeve tė tyre. Por pikёrisht ajo qė njerėzit e konsiderojnė si tė metė tė formave tė demokracisė e bėn atė aq tė dobishme pėr lirinė, sepse merita e saj kryesore ėshtė se ajo shёrben si shtyllė kalimi mes tė fuqishmёve dhe tё dobtėve, mes qeveritarėve dhe tė qeverisurve, duke e ndaluar njėrėn palė dhe duke i dhėnė palės tjetėr kohė pėr tė menduar. Format bėhen edhe mė tė domosdoshme sa mė i madh dhe i fortė qė tė jetė sovrani dhe sa mė i papėrfillshёm dhe i dobėt tė bėhet individi. Nё kёtё mёnyrё, pёr popujt demokratikė, format janё vetvetiu mė tė rėndėsishme se sa pėr popujt e tjerė."

Sidoqoftė do tė ishte gabim po tė bėhej pėrkufizimi i shtetit demokratik duke u nisur vetėm nga rregullat dhe parimet e tij formale. Sepse derisa ligjvėnėsi tė mund tė inkuadrohet nė mėnyrė tė pakufizuar, edhe ligjėsia e administratės mbetet vetėm njė parim formal. Kjo bėn qė p.sh. qė njė ligj i aprovuar nė mėnyrė tė drejtė formale tė heqė tė drejtat themelore dhe parimet themelore tė shtetit juridik, siē ishte rasti me ligjin e autorizimit tė vitit 1933. Nė kėtė mėnyrė do tė hiqeshin nė fakt tė gjitha garancitė e shtetit juridik. Pėr kėtė arsye, keqpėrdorimi i mundshėm i tė drejtės ligjvėnėse tė parlamentit duhet penguar duke i dhėnė pėrparėsi kushtetutės pėrballė ligjit. Edhe legjislativi bazohet nė vlerat themelore tė rendit kushtetues. Nė shtetin juridik, respektimin e tyre e kontrollon gjykata kushtetuese. Nė kėtė mėnyrė ajo pėrbėn thelbin e ēdo shteti juridik. Ekzistenca e saj tregon se hapėsira e veprimit e vendimeve politike duhet tė pėrputhet me tė drejtat e shoqėrisė. Sidoqoftė edhe bazimi i instancės ligjvėnėse nė kushtetutė nėn kontrollin e gjykatės kushtetuese do tė mbetej pėr aq kohė formal, sa kohė ligjvėnia pėrpiqet tė ndryshojė kushtetutėn (nė kushte tė rėndomta shumica prej dy tė tretave tё votave nė parlament), pėr shkak tё kompetencave tė saj nė ndėrrimin e kushtetutės do tė ishte nė gjendje tė shfuqizonte parimet dhe mėnyrėn e procedimit tė shtetit juridik dhe bashkė me to edhe tė drejtat themelore tė qytetarėve.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Sovraniteti i popullit dhe shteti juridik

Por ai qė te shteti juridik sheh mė shumė se sa personifikimin e procedurave formale, e kupton atė edhe si madhėsi vlerash, si shtet tė barazisė dhe lirisė, do ta lidhė edhe ligjvėnėsin qė pėrpiqet tė ndryshojė kushtetutėn e nė kėtė mėnyrė edhe vetė sovranitetin e popullit me vlerat themelore tė ēdo rendi paqėdashės kushtetues. Sepse edhe njė shumicė aq e madhe duhet tė njohė kufijtė e saj. Nė idenė mbi shtetin juridik, parimit dinamik, sipas sė cilit vlen vullneti i popullit, parimit demokratik tė vendosjes sė shumicės, i shtohet njėkohėsisht edhe njė parim tjetėr statik, vetėm pas plotėsimit tė tė cilit sigurohet realizimi i lirisė sė individit dhe mbrojtja e pakicave, e kėshtu edhe e demokracisė. pėrmes shtetit juridik dokumentohet qė demokracia bazohet mbi botėkuptimet e pėrbashkėta dhe pajtimin e tė gjithė qytetarėve pėr respektimin dhe ruajtjen e tė drejtave themelore. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė sigurohet ekzistenca e saj afatgjatė.

[Nxjerrė nga: Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, Bonn 1990]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.