|
|
|
|
(...) Shkenca politike dhe edukimi politik shpesh kanё tёrhequr vёmendjen nё varёsinё e ndёrsjellё tё kёtyre dy komponentėve. Sipas saj, tё drejtat themelore (...) janё baza e demokracisё sonё, ndёrsa sistemi ynё demokratik nga ana tjetёr bėn tė mundur tё drejtat themelore. Ndёrvarёsia mes demokracisё dhe tё drejtave themelore nuk ёshtё parė gjithnjё nё njё mёnyrё kaq tё vetёkuptueshme. Thelbi i kёsaj shtytjeje qёndron nё faktin se tё drejtat themelore pengojnё ndёrhyrjen e shtetit nё fusha tё gjera tё jetёs private dhe shoqёrore, ndėrsa sovraniteti, pra vetёvendosja e gjerё e popullit konstituohet pikėrisht nё veprimin e shtetit. Qysh nё Revolucionin Francez janё bёrё pёrpjekje pёr zёvendёsimin e Deklaratės sё tё Drejtave tё Njeriut dhe Tё drejtave Qytetare me anė tė njё pёrcaktimi mbi vullnetin e pёrgjithshёm dhe sovran tё popullit. Nė kёtё rast hyjnė nė konflikt mes tyre dy parime: e drejta e lashtё demokratike e vendosjes pėr ēёshtjet shoqёrore dhe kёrkesa e tё drejtave themelore pёr heqjen e tyre nga dispozicioni i shtetit. Nё tё vёrtetё nuk ekziston njё rrugё e lehtё pёr daljen nga kjo mosmarrёveshje (...). Pёr tё bёrё tё kuptueshёm diferencimin e ndёrvarėsisė mes demokracisё dhe tё drejtave themelore ёshtё i domosdoshёm kuptimi nё shumё dimensione i nocionit "demokraci". [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm] Demokracia si formё e ushtrimit tё pushtetit Nёse nisemi nga konstatimi se demokracia nuk paraqet heqjen e pushtetit, por legjitimimin e tij nėpėrmjet popullit, atёherё edhe tё drejtat themelore nё kёtё formё tё ushtrimit tё pushtetit tё njerёzve mbi njerёz janё nё radhё tё parё tё drejta mbrojtjeje, sepse edhe vetё pushteti i legjitimuar nga populli mund tё keqpёrdoret. Meqenёse edhe qeveria apo administrata e ngritur nё mёnyrё legale mund tё bёjė padrejtёsi, qytetari ka nevojė pėr njė mbojtje tė mundshme. Pasi pikёrisht nё demokraci, procesi politik stimulohet pёrmes kontradiktave tё interesave, ёshtё krejtёsisht e vetёkuptueshme qė realizimi i njёkohshёm i sovranitetit tё popullit dhe i lirisё individuale ёshtё i lidhur me tensionime, nё tё cilat kjo e fundit shpesh del e rrezikuar. Demokracia si formё e ushtrimit tё pushtetit nёnkupton realizimin pёrmes zgjedhjeve tё interesave tё shumicave pėrballė pakicave. Pikёpamjet dhe grupet e mundura, nė varёsi tė gjendjes sė tyre kanё tё paktėn kёto tё drejta (themelore): ato duhet tё vazhdojnė tė ekzistojnё nё kuadёr tё tё drejtave tё lirisё dhe tё merren nė konsideratė nё interes tё mirёqenies sё pёrgjithshme. Pёrveē kёsaj atyre u takon edhe mundėsia pёr shndёrrim nё shumicё. Kusht pёr kёtё janё liria e shprehjes sё mendimit dhe liria e bashkimit. Mbrojtja e pakicave, e quajtur shpesh si shenjё e demokracisё, sipas kёsaj paraqet rezultatin e drejtёpёrdrejtё tё tё drejtave themelore. Pёrfundimet e ndryshme tё kёsaj, mbrojtja e thjeshtё e ekzistencёs, lidhja nё mirёqenien e pёrgjithshme dhe krijimi i parakushteve pёr ndёrrimin e pushtetit dhe tё pikёpamjeve, tregojnё se tё drejtat themelore, veēanёrisht nё demokraci shndёrrohen nga tё drejtat e mbrojtjes nё elemente konstitutive. Nё rast se demokracinё e konsiderojmё si formё shtetёrore tё ushtrimit tё pushtetit, tё kufizuar nё aspektin kohor (pёrmes kohёs sё caktuar tё ushtrimit tё pushtetit) objektiv dhe hapėsinor (nėpėrmjet federalizmit), atёherё tё drejtat themelore janė nё fillim shenjat kufizuese nё rast tё rrezikimit tё lirive. Por funksioni i tyre shkon edhe mё larg pёr faktin se ato, paraprakisht, d.m.th. nėpėrmjet kushtetutёs pёrcaktojnё procedurёn qė kufizon pushtetin. Kёtu bёjnё pjesё p.sh. ndarja e pushtetit, bazimi nё kushtetutё apo garantimi i procedurёs ligjore. Tё drejtat themelore, nё kёtё kuptim nuk janė diēka ndryshe nga demokracia, d.m.th. ato nuk qёndrojnё nё "raport" me tё, por janё pjesё pёrbёrёse e saj. [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm] Demokracia si metodё e legjitimimit tё pushtetit Pёrballё kuptimit si formё e ushtrimit tё pushtetit, demokracia ėshtė nё njё dimension tё dytė edhe njё "procedurё e legjitimimit, kontrollit dhe kritikёs sё pushtetit politik". Demokracia nuk pёrbёhet vetёm nga zgjedhjet, por nё tё bёjnё pjesё edhe proceset e komunikimit, tё quajtura formim i vullnetit politik dhe nё tё cilat ftohen tё marrin pjesё grupet shoqёrore. Nё kёtё mёnyrё, tё drejtat themelore, tё cilat ruajnё dhe nxisin kёtё proces komunikimi, marrin njё detyrё konstitutive tё demokracisё. Nё anёn tjetёr, nё mesin e tё ashtuquajturave tё drejta themelore tё komunikimit, liria e shprehjes sё mendimit ka rёndёsi vendimtare, pa tё cilёn nuk mund tё paramendohet demokracia. Sipas mendimit tё mёsuesve tё teorisё sё tё drejtёs shtetёrore, niveli i saj shndёrrohet nё kriter tё zhvillimit demokratik posaēёrisht nё "demokracitё e reja" ёshtё i mundur matja e nivelit nё fjalё. Ajo bėn tė mundur kritikёn ndaj vendimeve politike, tё konsideruara si tё padrejta, transporton kёrkesat shoqёrore nё fushёn e vendimeve politike dhe kёrkon arsyetim pёr vendimet e marra. Kёto tё drejta tё komunikimit nuk mbrojnё vetёm liritё e shprehjes sё mendimit tё individёve, por edhe tё grupimeve, nё tё cilat bashkohen qytetarёt pėr tė realizuar mė mirė interesat (liria e mbledhjes) (...). [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm] Demokracia si procedurё pёr tė fituar pushtetin Rendi politik ngritet nё radhė tё parё pёrmes shndёrrimit gjatё rrugёs sё ligjёsimit tё interesave tё ndryshme shoqёrore nё rregulla tё detajuara pёr tё gjithё. Mёnyra se si zhvillohet ky ligjёsim ёshtё vendimtare pёr karakterizimin e rendit p.sh. si demokratik, absolut apo totalitar. Brenda procedurёs demokratike bёhet dallimi mes demokracisё plebishitare dhe asaj pёrfaqёsuese (...). Nё lidhje me raportin e tё drejtave themelore dhe demokracisё, parlamentet si instanca ligjvёnёse mund tё vlerёsohen nё mёnyrё kontradiktore: nga njёra anё, ato krijojnё bazёn ligjore pёr realizimin e tё drejtave themelore, nga ana tjetёr ato janё institucione qė kufizojnё nё mёnyrё ligjore tё drejtat themelore. Kёtu shfaqet nevoja e ekuilibrimit tё vёshtirё nё demokraci mes besimit dhe mosbesimit kundrejt pushtetit. Kёtu qёndron roli i rёndёsishёm i sigurimit tё tё drejtave themelore pёrmes procedurave. Si shembuj mund tё shёrbejnё politika energjetike dhe ajo e komunikacionit. Nё tё dyja bёn pjesё sigurimi i nevojёs themelore p.sh. pёr t'u ngrohur apo mundėsia pėr tė lėvizur nё fushёn e gjerё tё sigurimit tё tё drejtave themelore. Nё anёn tjetёr ekzistojnё kufijtё, prapa tё cilёve plotёsimi i nevojave tё tjera pёr energji apo rrugё shkaktojnё kufizimin e tё drejtave themelore, psh. tё sё drejtёs pёr pacenueshmёri fizike. Njё rrugё pёr tė dalė nga kjo dilemё ėshtė, tė paktėn teorikisht, procedura e pjesёmarrjes, sepse personat e prekur apo pėrfitues nga njё masё mund tё vendosin vetё, si edhe sa ajёr tё ndotur pёr sa ndёrtime tё tjera tё rrugёve janё tё gatshёm tė pёrballojnё (...). [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm] Demokracia si pjesёmarrje dhe bashkёvendosje Historia e tё drejtave themelore bёn tё qartё zhvillimin e kёtyre tё drejtave, tё paraqitura nё fillim si tё drejta tё lirisё, mė pas si tё drejta tё pjesёmarrjes kundrejt mbretit dhe aristokracisё. Ato pёrmbanin qё nga fillimi edhe detyrёn pёr pёrgjegjёsi politike. Me kalimin nё sovranitetin e popullit pjesёmarrja u shndёrrua nё vetёsundim, por edhe kёtu secilit i takon vetёm pjesa e tij e pushtetit. Nё demokraci ka ndryshuar kuptimi i pjesёmarrjes: jo njё "pjesё e mishėruar" nё pushtet, por bashkёvendosja e pėrcaktuar nė bazė tė sė drejtёs themelore pёr barazi siguron mundёsitё politike tё individit. Nё kёtё mёnyrё, tё drejtat themelore nuk kanё vetёm rёndёsi funksionale, por ato shndėrrohen nё "tё drejta statutore demokratike", tё cilat, duke siguruar vetёvendosjen individuale dhe bashkёvendosjen politike tё qytetarёve, e shndёrrojnё rendin politik nё "shoqёri". Meqenёse tё drejtave themelore si tё drejta tё pjesёmarrjes nё demokraci u jepet njё rёndёsi aq e madhe, edhe nxitja e tyre te personat, tė cilėt nė njė mėnyrė tjetėr do ta kishin tė vėshtirė perceptimin e tyre, fiton njё kuptim tё ri: Demokracia vazhdon tё mbetet e gjallё si formё e rregullimit shtetёror vetёm nё rast se tё drejtat statutore nuk kuptohen nga tё gjithё qytetarёt vetёm si mundёsi, por edhe shfrytёzohen realisht nё pёrditshmёrinё politike dhe shoqёrore. Rreziku i heqjes sё ligjshmёrisё sё tё drejtave themelore (...) sot ёshtё mё i vogёl (ndoshta edhe i pёrjashtuar) se sa kёrcёnimi nga mosnxitja nga ana e shtetit dhe mospёrfillja nga ana e qytetarёve. Detyra e tyre kritike shtetёrore dhe ruajtёse shtetёrore i bёn ato tё pashmangshme pёr njё formё shtetёrore demokratike. Shteti dhe qytetarёt duhet ta kuptojnё se kёto detyra janё tё pandashme nga njёra-tjetra dhe se ēdo vlerёsim i njёanshёm mund tė rrezikojė si tё drejtat e qytetarit, ashtu edhe ekzistencėn e shtetit. [Hans-Otto Mühleisen; nxjerrё nga: Bundeszentrale für politische Bildung (Hrsg.), Grundrechte, Informationen zur politischen Bildung Nr.239, Bonn 1998]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|