|
|
|
|
Elementet themelore tė shtetit demokratik (II): Parlamenti
Nė demokraci, i gjithė pushteti del nga populli. Nė parim ai ushtrohet ndėrkaq nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė popullit, tė mbledhur nė parlament. Detyra e tyre mė e rėndėsishme ėshtė (bashkė)vendosja pėr kahun politik tė shtetit, duke e pėrcaktuar atė pėrmes ligjit (funksioni ligjvėnės). Pėr kėtė arsye, parlamenti quhet edhe pushtet ligjvėnės (legjislativ).
Pėrveē kėsaj, parlamenti ushtron kontroll mbi organet e tjera (funksioni kontrollues), nė mėnyrė qė ato tė mos kenė mundėsinė e veprimit kundėr vullnetit tė popullit. Megjithatė, fillimisht duhet tė zbulohet se cili ėshtė vullneti i popullit. Pėr kėtė ekzistojnė nga njėra anė zgjedhjet e rregullta, ndėrsa nga ana tjetėr ėshtė detyrė e parlamentarėve tė drejtimeve tė ndryshme politike qė tė pėrfaqėsojnė nė bisedime dhe debate mendimin e votuesve tė tyre (funksioni artikulues) dhe tė njihen me vullnetin e shumicės sė popullit (tė pėrfaqėsuar pėrmes shumicės nė parlament). Deputetėt kujdesen qė problemet politike qė lindin nė shtet, tė perceptohen nga popullsia, si dhe pėr hapjen e diskutimeve publike rreth tyre (funksioni i formimit tė vullnetit). Nė mbledhjet publike tė parlamentit bėhet shkėmbimi i argumenteve me qėllim qė tė informohen qytetarėt e interesuar.
Teksti nė vijim sqaron funksionet e veēanta tė parlamentit:
Parlamenti nė shtetin demokratikNė kuadrin e funksionit ligjvėnės,
parlamenti mund tė sjellė projektligje
(e drejta iniciuese). Pėr kėtė mund
tė autorizohen organe tė ndryshme. Nė demokracitė
parlamentare, kjo e drejtė parimisht i takon qeverisė. Meqė ajo ka shumicėn
nė parlament,
projektligjet e saj kanė mė shumė mundėsi pėr
t'u realizuar. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Nė demokracitė parlamentare,
deputetė zgjedhin shefin e qeverisė, e nė disa raste edhe tė gjithė
qeverinė. Qeveria bėhet kėshtu e varur nga shumica nė parlament dhe deputetėt, pėrmes zgjedhjes sė tyre, fitojnė mė shumė
influencė mbi drejtimin politik tė qeverisė. Pėrveē kėsaj,
ata, nė shumicėn e rasteve kanė edhe mundėsinė e
shkarkimit tė qeverisė apo tė shefit tė saj. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Nė kuadrin e doktrinės klasike pėr ndarjen e
pushtetit, parlamenti, pėrmes qeverisė (ekzekutivit)
kontrollon nxjerrjen e ligjeve (legjislativin).
Pėr ushtrimin e kėtij kontrolli, ai zotėron instrumente tė ndryshme,
tė cilat ndryshojnė nė shtete tė
ndryshme. Ai mund tė urdhėrojė hetime, t'i drejtohet Gjykatės sė
Lartė - pushtetit tė tretė [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Funksioni artikulues dhe funksioni i formimit tė vullnetit Parlamentarėt kanė pėr detyrė
tė
artikulojnė synimet politike, mendimet e zgjedhėsve tė
tyre. Nė rastin ideal, tė gjithė votuesit ndihen tė
pėrfaqėsuar nga njėri grup apo tjetri nė parlament dhe distanca ndėrmjet
zgjedhėsve dhe tė zgjedhurve ėshtė e vogėl.
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|