Fushat
Lart

 


 

Demokracia

Gjashtė fushat e ndarjes sė pushtetit  - njė riinterpretim i doktrinės tradicionale

Teksti nė vazhdim pėrpiqet tė bėjė njė riinterpretim tė doktrinės tradicionale tė Monteskiesė dhe bėn dallimin ndėrmjet gjashtė fushave tė ndarjes sė pushtetit nė shtetin modern. Ai ndahet nė kėta kapituj:

1

Monteskie — teoricieni mė i keqkuptuar

6

Epėrsia e pushtetit tė qeverisė

2

Pa ndarje strikte tė pushteteve

7

Vendimet e pėrbashkėta

3

Riinterpretim i ndarjes sė pushtetit

8

Qeveria dhe shumica parlamentare kundėr opozitės

4

Gjashtė fushat e ndarjes sė pushtetit

9

Shumica e qeverisė

5

Elementet e kombinimit tė pushtetit

[Kreu i faqes]

Buchauszug

Sistemi parlamentar i qeverisjes dhe ndarja e pushtetit

Monteskie — teoricieni mė i keqkuptuar

Diskutimi mbi ndarjen e pushtetit nuk fillon me Monteskienė. Fillimet e tij datojnė qysh nė Greqinė e lashtė dhe ai nuk pėrfundon nė mesjetė. Pararendės i Monteskiesė ishte Xhon Lok (1632-1704), pjesė tė rėndėsishme tė teorisė tė sё cilit gjenden edhe nė teorinė e tij sё cilit gjenden edhe nė teorinė e tij. Megjithatė ishte Monteskie qė ndihmoi depėrtimin e idesė sė ndarjes sė pushtetit. Ai bėn pjesė nė radhėt e mendimtarėve, idetė e tė cilėve, nė rrjedhėn e kohės kanė qenė pikėnisje e diskutimeve rreth vėshtirėsive tė ndarjes sė pushtetit. Pikėpamjet e Monteskiesė mbi rregullat e ndarjes sė pushteteve shprehen veēanėrisht nė kapitullin VI tė vėllimit XI tė veprės sė tij "Mbi frymėn e ligjeve", e cila u botua pėr herė tė parė nė Gjenevė nė vitin 1748. Kėtu gjendet edhe thelbi aq shumė i cituar i doktrinės sė tij: "Ēdo gjė do tė humbiste

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Pa ndarje strikte tė pushteteve

Mendimi mė i pėrhapur ndėrkaq, sipas sė cilit Monteskie synon varėsinė totale tė tri pushteteve (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqėsorit) nuk mund tė dėshmohet. Pėrkundrazi, nė kapitullin e gjashtė tė lartpėrmendur gjendet njė numėr i madh i rregullave "tė shpёrndarjes" dhe tė "kombinimit" tė pushteteve. Monteskie i jep psh. mbretit si pėrgjegjės i ekzekutivit tė drejtėn absolute tė vetos kundėr vendimeve tė legjislativit, pėr tė penguar kėshtu "despotizimin" e saj. Parlamentit, Monteskie i jep tė drejtėn e kontrollimit tė mėpasshėm tė ekzekutivit gjatė zbatimit tė ligjeve. Pėrveē kėsaj, parlamenti ka tė drejtė tė ēojė para gjyqit ministrat dhe zyrtarėt e mbretit, nė rast se kėta tė fundit kryejnė veprime tė jashtėligjshme. Njė shembull nė kėtė drejtim: Monteskie i jep Dhomės sė Lartė pėrveē autorizimit ligjvėnės edhe autorizime nė zbatimin juridik. Ndėrsa aristokratėt nuk duhet tė gjykohen nga gjykatat e zakonshme, por nga Dhoma e Parė e parlamentit, nė mėnyrė qė ata tė mos gjykohen nga ziliqarėt por nga njerėzit e sėrės sė tyre.

Kėta shembuj dėshmojnė se Monteskie nuk ngul kėmbė nė njė ndarje strikte tė pushteteve dhe se ai nuk bazohet vetėm nė mekanizmat institucionale, por fut nė mendimet e tij mbi balancimin e pushteteve edhe grupimet shoqėrore tė kohės sė atėhershme. Doktrina e Monteskiesė mbi ndarjen e pushtetit ėshtė vetėm atėherė e kuptueshme, nė rast se pėrveē rregullave institucionale merren parasysh edhe pikėpamjet e tij mbi fushat shoqėrore tė ndarjes sė pushteteve. Se sa tė rėndėsishme janė kėto fusha tė ndarjes sė pushteteve pėr Monteskienė, kjo shihet shumė qartė "lėninjen pas dore" (Martin Draht), qė gjendet po ashtu nė kapitullin VI tė vėllimit XI tė librit: "Kėto pra janė tiparet themelore tė kushtetutės, pėr tė cilėn folėm. Legjislativi pėrbėhet nga dy pjesė, tė cilat nėpėrmjet tė drejtės sė tyre penguese varen nga njėra-tjetra nė mėnyrė tė ndėrsjellė. Qė tė dyja janė tė lidhura nėpėrmjet pushtetit ekzekutiv, i cili gjithashtu ėshtė i lidhur nė anėn tjetėr nėpėrmjet legjislativit. Kėto tri pushtete ..." Edhe pse Monteskie, nė kėtė kontekst nuk e pėrmend fare gjyqėsorin, ai megjithatė flet pėr tri pushtete, me tė cilat mendon mbretin, i cili paraqet kokėn e ekzekutivit, Dhomėn e Dytė tė pėrbėrė nga aristokracia dhe Dhomėn e Tretė tė pėfaqėsuar nga borgjezia. Rėndėsia e madhe e fushave shoqėrore tė ndarjes sė pushtetit bėhet e qartė edhe nė trajtimin qė Monteskie i bėn gjyqėsorit, ndėr tė tjera nė pėrpjekjet e pėrmendura pėr mbrojtjen e aristokracisė gjanė proceseve gjyqėsore.

Monteskiesė nuk i intereson ndarja funksionale dhe personale e tri pushteteve nė veēanti. Ai interesohet nė radhė tė parė pėr lirinė dhe dinjitetin e njeriut. Monteskie synon t'i mbrojё ato kundėr anarkisė dhe despotizmit nėpėrmjet rendit gjyqėsor, i cili e bėn tė pamundur keqpėrdorimin e pushtetit. Pėr tė penguar keqpėrdorimin e pushtetit, sipas tij (citat nga kapitulli IVXI) ėshtė i nevojshėm "pengimi i njė pushteti nga njė pushtet tjetėr", gjė qė ėshtė e mundur vetėm nėse pushtetet nuk vetizolohen. Monteskie — formuluar nė mėnyrė tė tepruar — mė tepėr ėshtė njė teoricien i pengimit dhe kombinimit tė pushteteve se sa teoricien i ndarjes sė pushteteve.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Riinterpretimi i ndarjes sė pushteteve

Qė nga Monteskieja, doktrina ei ndarjes sė pushteteve ėshtė bėrė pikė e pėrhershme shqyrtimi gjatė diskutimeve rreth njė ndarjeje sa mė kuptimplotė tė sistemeve tė qeverisjes.

Nė rastin e analizimit tė elementeve fushėn institucionale. Pėr mė tepėr duhet kujtuar ekzistenca e Monteskiesė. Ky fakt e bėn tė pamundur bartjen e ideve tė Monteskiesė nė kohėn e sotme. Shoqėria e shtresave, e cila ndikoi veprėn e Monteskiesė, i pėrket sė kaluarės, ndėrkohė qė me kalimin e kohės janė shfaqur elemente tė reja tė kufizimit tė pushtetit. Tė kujtojmė nė kėtė kontekst vetėm mėnyrėn federative tė rregullimit shtetėror, tė aplikuar pėr herė tė parė nė kushtetutėn amerikane, rėndėsinė e tė drejtave tė njeriut nė partitė dhe grupet moderne tė interesave, pėr Monteskienė plotėsisht tė panjohura. Faktorėt Monteskiesė. Kjo edhe ka qenė tejet e domosdoshme, sepse shteti modern ka fituar njė rritje tė pushtetit dhe tė detyrave, pėr tė cilat njė mendimtar i shek. XVIII as qė do tė kishte ėndėrruar ndonjėherė. Njė katalog tė pėrshtatshėm tė atyre faktorėve, tė cilėt gjatė realizimit tё ideve themelore tė Monteskiesė — ruajtja e lirisė dhe dinjitetit tė njeriut si dhe shmangia e keqpėrdorimit tė pushtetit — luajnė njė rol tė rėndėsishėm,  e ka zhvilluar Vinfrid Stefani. Ai bėn dallimin mes kėtyre fushave:

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Gjashtė fushat e ndarjes sė pushteteve

bullet

Fusha shtetėrore-juridike, horizontale e ndarjes sė pushteteve: Ajo bazohet kryesisht nė dallimin e rėndomtė mes pushtetit ligjvėnės, pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqėsor dhe ėshtė modifikuar nė masė tė madhe me shfaqjen e sistemit parlamentar tė qeverisjes dhe sistemeve moderne partiake.

bullet

Fusha kohore e ndarjes sė pushteteve: Nė ēdo demokraci perėndimore, kohėzgjatja e mandateve parlamentare dhe e funksioneve qeveritare ėshtė e kufizuar. Ato pėrfundojnė ose vazhdohen pėrmes zgjedhjeve. Ndėrsa partitė nė sistemin parlamentar tė qeverisjes, nė aspektin shtetėror-juridik, kontribuojnė pjesėrisht nė kombinimin e pushteteve, nė aspektin kohor ato pėrbėjnė garantin kryesor pėr pengimit e keqpėrdorimit tė pushtetit, sepse u ofrojnė zgjedhėsve alternativa, duke penguar nė kėtė mėnyrė lindjen e diktaturės njėpartiake.

bullet

Fusha federative e ndarjes sė pushteteve: Kushtetuta federative kufizon pushtetin e institucioneve politike tė shtetit centralist. Nga ana tjetėr, krahinat federale kanё ndikim tė pėrcaktuar me ligj mbi shtetin centralist, dhe kjo nė varėsi tė sistemit pėrkatės politik, p.sh. nėpėrmjet kėshillit federativ apo senatit amerikan. Duhet kujtuar se zvogėlimi i kompetencave tė federalizmit nga ana e shtetit modern social, deri para pak kohe i vetėkuptueshėm, edhe mė nga afėr nuk zhvillohet nė mėnyrė aq automatike, siē ishte parashikuar mė parė. Pėrpjekjet e Ronald Reganit nė SHBA pėr dhėnien e kompetencave shteteve pėrkatėse, edhe pse jo aq tė suksesshme, bėnė tė qartė se kalimi i pushtetit nga shtetet pėrkatėse nė shtetin qendror nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė njė proces i automatizuar.

bullet

Fusha konstitucionale e ndarjes sė pushtetit: Kėtu duhet tėrhequr vėmendja pėr kushtetutėn. Ajo kufizon, nė shumicėn e demokracive perėndimore, kompetencat e vendosjes sė shumicave pėrkatėse parlamentare, sepse pėr ndryshime kushtetuese kėrkohen shumica absolute - dy tė tretat e votave (...).

bullet

Fusha decidive (fusha e vendimit) e ndarjes sė pushteteve: Procesi i formimit tė vullnetit politik dhe i vendosjes sot nuk zhvillohet vetėm nė fushėn shtetėrore. Nė kėtė mėnyrė ai as nuk mund tė pėrshkruhet vetėm me kategoritė shtetėrore-juridike. Pėrfshirja e ndikimit tė pushtetit tė pengimit tė pushtetit tė partive, shoqatave tė interesave dhe e mendimit publik ėshtė nė kėtė kontekst i pashmangshėm.

bullet

Fusha sociale e ndarjes sė pushtetit: Pėrkundėr shkrirjes sė shtetit shtresor, shoqėria e ditėve tė sotme nuk ėshtė shndėrruar nė njė "shoqėri tė niveluar tė shtresės sė mesme" (Helmut Schelsky). Interesat e ndryshme tė shtresave tė ndryshme shoqėrore kėrkojnė nga partitė oferta dhe mėnyra tė ndryshme zgjidhjeje pėr probleme tė caktuara politike.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Elementet e kombinimit tė pushteteve

Pėrpilimi i njė liste tė elementeve tė kapėrcimit tė pushtetit [nė sistemet liberale demokratike] nuk ėshtė i vėshtirė. Nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se nė demokracitė perėndimore, asnjė kushtetutė nuk mund t'i shmangė elemente tė tilla tė tejkalimit tė pushteteve. Kjo vlen edhe pėr kushtetutėn e SHBA-sė, e cila nė botėn perėndimore konsiderohet si kushtetuta e cila i pėrmbush mė tepėr kriteret e ndarjes sė pushteteve. Amerikanėt rrallė flasin nė mėnyrė tė izoluar pėr ndarjen e pushteteve ("separation of powers"). Ata pėrmendin nё kёtё kontekst edhe parimin "checks and balances" dhe tregojnė nė kėtė mėnyrė elementet e pėrzierjes sė pushteteve pėrballė elementeve tė ndarjes sė pushteteve tė kushtetutės sė tyre.

Fakti se tė gjitha demokracitė perėndimore pėrmbajnė elemente tė pėrzierjes sė pushteteve nuk mjafton si argument kundėr kėrkesės pėr njė ndarje tė sforcuar tė pushteteve. Nėse anashkalohet pavarėsia e padiskutueshme e gjyqėsorit, mund tė thuhet se kėrkesa pėr ruajtjen, mė saktė pėr forcimin e ndarjes sė pushtetit jo rrallė zbatohet nė mėnyrė tė njėanshme nė dobi tė njė institucioni pėrkatės(...).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Epėrsia e pushtetit tė qeverive

Duhet kujtuar fakti se demokracitė e sotme perėndimore karakterizohen nga epėrsia e qartė e pushtetit tė qeverive kundrejt parlamentit. Transformimi i shtetit liberal si "roje nate" i shek. XIX nė shtetin modern ka shkaktuar njė rritje tė madhe tė detyrave tė shtetit, tė cilat duhen pėrballuar nė radhė tė parė nga qeveritė.

"Internacionalizimi i politikės shtetėrore" (Wilhelm Hennis), rritja e pandėrprerė e ndikimit tė organizatave internacionale dhe supranacionale, sjell me vete probleme jo tė vogla pėr parlamentet, sepse ato, nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare rrallėherė e kapėrcejnė funksionin e ndihmėsit tė qeverisė. Edhe planifikimi gjithnjė nė rritje politik forcon nė radhė tė parė qeveritė dhe burokracitė.

Dėshmi mė e qartė pėr kėtė epėrsi tė pushtetit tė qeverive janė aparatet e tyre gjigante tė zyrtarėve, tė cilat i lėnė pas shėrbimet e ndihmės tė parlamenteve. Edhe nė SHBA, ku kongresi ka pėrkrahjen mė tė madhe nė krahasim me tė gjitha parlamentet tjera tė vendeve perėndimore, kėrkesa pėr ndarje mė tė qartė tė pushteteve ēon nė radhė tė parė nė ruajtjen e qeverisė si institucioni mė me ndikim i sistemit tė qeverisjes nga ndėrhyrjet e parlamentit.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Vendimet e pėrbashkėta

Njė parlamenti tė cilit i hiqet mundėsia e bashkėndikimit nė fushėn e politikės sė jashtme apo tė planifikimit politik, dhe kompetencat e tė cilit reduktohen nė ratifikimin e vendimeve pėrkatėse tė qeverisė, nė njė sistem parlamentar tė qeverisjes, faktikisht i hiqet edhe mundėsia e refuzimit tė vendimeve pėrkatėse, sepse shumica pėrkatėse e qeverisė, e cila ėshtė edhe pjesė e tij, me njė veprim tė tillė do tė merrte nė mėnyrė indirekte njė votė mosbesimi. Hapėsira e veprimit gjatė marrjes sė vendimeve tė qeverisė nė politikėn e jashtme, nė fushėn e planifikimit apo nė kompetencat e tjera, duke u justifikuar me kėrkesat pėr ndarje tė pushtetit me qėllim mbrojtjen nga "ndėrhyrjet" e parlamentit nuk mund tė pranohet. Rėndėsi ka sforcimi i njė kundėrpeshe sa mė tė efektshme kundrejt qeverisė. Kjo ėshtė vetėm atėherė e mundur, nėse vendimet themelore merren bashkarisht nga qeveria dhe parlamenti.

Argumenti vendimtar kundėr njė pėrfundimi tė tillė thotė se nė kėtė mėnyrė shlyhet pėrgjegjėsia pėr vendime politike. Pėr shkak tė kompetencės sė organeve tė ndryshme shtetėrore, sipas kėtij argumentimi, mbetet e paqartė pėrgjegjėsia pėr vendime tė caktuara. Me gjithė peshėn e kėsaj teze, ajo nuk ėshtė e padiskutueshme.

Njė ndarje e qartė e pushteteve dhe e pėrgjegjėsive pėr vendime politike do tė ēonte nė shtetin modern industrial dhe social deri nė njė epėrsi tė tillė tė qeverisė, e cila do tė cėnonte thelbin e idesė sė Monteskiesė, pengimin e ndėrsjellė tė pushteteve. Pėrveē kėsaj votuesi, tė cilit nė radhė tė parė duhet t'i mundėsohet ndarja e pėrgjegjėsive pėr vendime politike, nė sistemin parlamentar tė qeverisjes dhe nė shtetin modern partiak, me votėn e tij, nuk vendos mes qeverisė dhe parlamentit, por mes shumicės qeveritare dhe qeverisė nga njėra anė dhe opozitės nga ana tjetėr. Nė shumė vendime tė rėndėsishme, votuesit i ofrohen alternativa tė qarta. Shumica qeveritare dhe qeveria p.sh. pėrkrahin njė reformė taksash, ndėrsa opozita e refuzon atė. Pėrgjegjėsinė pėr kėrė reformė votuesi mund ta ndajė nė mėnyrė tė qartė. Nė rast se qėndrimi i partisė deri tani tė preferuar nuk e bind, atėhetė ai mund tė sillet nė mėnyrė konsekuente nė zgjedhjet e ardhshme.

Ndarja e pėrgjegjėsisė ėshtė shumė mė e vėshtirė nė qeveritė presidenciale si ajo e SHBA-sė, tė cilat janė mė shumė tė ndikuara nga elementet e ndarjes sė pushtetit. Sistemi presidencial i qeverisjes ёshtё vetė shkaktar kryesor pėr faktin se pėrfaqėsuesit e kongresit amerikan, nė shumicėn e rasteve votojnė nė mėnyrė tė tėrthortė, jashtё detyrimeve tė fraksioneve. Vendimet pėrkatėse politike merren nga shumicat e arritura nė mėnyra tė ndryshme. Nė sistemin partiak tė SHBA-sė, votuesi nuk mund t'ua lėrė pėrgjegjėsinė demokratėve apo republikanėve pėr marrjen e njė vendimi pėrkatės. Gjatė vendimit tė tij nė zgjedhje, ai mund tė bazohet vetėm nė sjelljet e deputetit pėrkatės tė zonės sė tij elektorale nė ēėshtjet pėrkatėse. Pėr kėtė shkak nuk ėshtė befasuese fakti se diskutimi pėr reformat qė bėjnė tė mundur ndarjen e qartė tė pėrgjegjėsisė politike, nuk  ka pėrfunduar ende qė nga vitet 50.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Qeveria dhe shumica parlamentare kundėr opozitės

Sistemi parlamentar i qeverisjes, formalisht nė fakt nuk e prek pavarėsinė e parlamentit. Megjithatė pikėpamja e bazuar nė idenė e ndarjes sė pushtetit, sipas sė cilės parlamenti i pavarur, si i tėrė qėndron pėrballė qeverisė sė pavarur prej tij, kalon nė fiksion. Linja politike e kufirit nuk zhvillohet mė nė radhė tė parė mes parlamentit nga njėra anė dhe qeverisė nga ana tjetėr. Linja vendimtare ndarėse qėndron nė sistemin parlamentar nė mes shumicės qeveritare ose mė saktė parlamentare dhe qeverisė nga njėra anė dhe opozitės nga ana tjetėr. Shumica qeveritare, e cila sot zgjedh shefin e qeverisė, nesėr nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė dhe nuk e lidhė asgjė me personin e tij apo qeverinė. Duke refuzuar bashkėpunimin me shefin e qeverisė qė e ka zgjedhur vetė, ajo do ta vėrtetonte gabimin e bėrė — pra tė zgjedhjes sė personit tė gabuar (...). Ura qė nė sistemet e sotme parlamentare lidh shumicėn parlamentare dhe qeverinė, janė partitė. Kjo megjithatė nuk do tė thotė domosdoshmėrisht se qeveria dhe shumica parlamentare janė nė unitet absolut. Intensiteti i ndryshėm i marrėdhėnieve ndėrmjet kėtyre dy organeve varet nė radhė tė parė nga numri i partive tė domosdoshme pėr formimin e qeverisė.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Shumica parlamentare

bullet

Uniteti aq i pėrfolur ndėrmjet qeverisė dhe shumicės parlamentare shprehet sdiomos atėherė kur qeveria pėrbėhet nga njė parti e vetme. Kjo ndodh nė sistemet dypartiake, e nė raste tė jashtėzakonshme edhe nė sistemet shumėpartiake (...). Edhe nė rastet kur qeveria pėrbėhet nga njė parti e vetme, do tė ketė pikėpamje tė ndryshme ndėrmjet partisė qeveritare apo pjesėve tė partisė qeveritare dhe qeverisė. Edhe pse ata do tė pėrpiqen t'i fshehin diferencat e tyre para publikut, grindjet megjithatė do tė ekzistojnė. Qeveria mund tė mbėshtetet nė besnikėrinė e anėtarėve tė shumicės parlamentare ndaj saj, mirėpo ajo nuk duhet ta mbivlerėsojё kėtė besnikėri, nėse nuk dėshiron tė nxisė shfaqjen e revolucionarėve partiakė.

bullet

Jo uniteti ndėrmjet qeverisė dhe shumicės qeveritare, por njė bashkėpunim relativisht i mirė mes tė dyja palėve mund tė pritet nė rastet kur pėr formimin e qeverisė janė tė domosdoshme disa parti dhe para zgjedhjeve ėshtė e qartė se cilat parti janė tė gatshme tė formojnė bashkёrisht qeverinė nė rast fitoreje. Pėrmes kėtij pėrcaktimi para zgjedhjes, partitė lidhin veten pėrballė zgjedhėsve tė tyre. Kjo ėshtė e lidhur me rreziqe nė rast se ato gjatė periudhės legjislative heqin dorė nga ky premtim (...).

bullet

Njė sistem shumėpartiak, nė tė cilin para zgjedhjeve nuk ėshtė e qartė se kush me kė do ta formojё qeverinė mund tė shkaktojė qė parlamenti dhe qeveria tė qėndrojnė, nė pėrputhje me pikėpamjen klasike, pėrballė njėri-tjetrit. Qėndron nė logjikėn e njė situate, nė tė cilėn pėr formimin e qeverisė janė tė domosdoshme mė shumė se tri parti, qė partitė pėrkatėse, para zgjedhjeve tė pėrcaktohen shumė turbullt, nė mėnyrė qė tė mos e bėjnė tė pamundur qё nё fillim formimin e qeverisė. Nė sisteme tė tilla (si shembull shėrben Republika IV e Francės apo Italia pas Luftės sė Dytė Botėrore), shkrirja e qeverisė ėshtė rast i zakonshėm. Sa mė parė qė nė njė sistem parlamentar tė qeverisjes parlamenti tė mund tė konsiderohet si institucion pėrballė qeverisė, aq mė i paqėndrueshėm do tė jetė ai sistem.

[Emil Hübner; nxjerrė nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Parlamentarische Demokratie 1, Informationen zur politischen Bildung Nr. 227, 1993]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.