Pikёpamjet mbi
demokracinё pas Revolucionit Francez:
konservatorizmi, liberalizmi
dhe socializmi
Teksti nё vijim
merret me pikёpamjet mbi demokracinё pas fazёs vendimtare tё historisё politike
tё Evropёs, Revolucionit Francez,
i cili filloi nё vitin 1789. Do tё shtjellohen tri
ideologjitё qendrore tё shek. XIX sё bashku
me teorikёt mё tё njohur pёrkatёs: Konservatorizmi (Burke), liberalizmi (Mill)
dhe socializmi (Marks).
Vёshtrim:
[Kreu
i faqes]

Hyrje
Revolucioni
Francez pėrbėn ngjarjen vendimtare politike tё Evropёs sё kohёs sё re.
Pёr disa, ai solli fatkeqёsi, ndёrsa pёr tё tjerё
ishte shtysė pёr veprim. E pёrbashkёt pёr tё gjithё ёshtё se ata, pa marrё parasysh se ku
gjendeshin, u detyruan tė riorganizonin pozicionet e tyre.
Shtetet evropiane
nё pjesёn e dytё tё shek. XVIII ishin tepėr heterogjene.
Nё Angli ekzistonte qё nga Revolucioni Glorious (1688)
monarkia parlamentare, e cila ishte nё
rrugё tё mirё drejt demokracisё. Franca, para
revolucionit ishte shtet i centralizuar i qeverisur nё mёnyrё
absolute
me ekonomi kryesisht bujqėsore tё drejtuar nё mёnyrё merkantiliste. Nё shtetet gjermane, pjesa mё e madhe e
popullsisё fshatare jetonte e varur nga princat
feudalė tё tokave dhe ēifligarёt
dhe qeverisej nga monarku. Prandaj edhe mёnyra
e zgjidhjes sё problemeve pёrkatёse nё kёto shtete,
ishte e ndryshme.
Shtrirja e
rigorozitetit tё lёvizjeve praktike politike dhe e formulimeve pёrkatёse
teoriko-filozofike, tё cilat sot quhen konservatorizёm, liberalizёm dhe socializёm
respektivisht komunizёm,
kanё ndikuar nё masё tё madhe pikёpamjet moderne mbi demokracinё.
Nё vazhdim do tё prezantohen shkurt
doktrinat e klasikёve pёrkatёs Edmund Burke, Xhon
Stjuart Mill dhe Karl Marks, duke u
pёrqendruar me kёtё rast nё rėndėsinė teoriko-demokratike tё ideve dhe argumenteve tё tyre.
[Kreu
i faqes]
Edmund Burke
Nё veprёn e tij
Reflections on the Revolution in France tё vitit
1790 Edmund Burke kritikon Revolucionin Francez dhe parashikon terrorin jakobin.
Sipas tij, populli francez, i ndikuar nga "500
avokatё dhe priftёrinj fshati",
pёrbuzi mbretin e tij, tёrё rendin e trashёguar, traditёn e tij dhe
inskenoi rifillimin e plotё, nё vend qё t'i
merrte seriozisht pёrvojat e tij. Pёr ta
kuptuar kёtё deklaratё janё tё nevojshme disa sqarime mbi teorinё e Burkes.
Shtetin ai e
paraqet si njё njёsi tё zhvilluar historikisht,
tё bazuar nė traditat, doket dhe zakonet specifike.
Rendi politik ёshtё shprehje e kёtyre trashёgimive dhe kёrkon
legjitimimin prej tyre. Ai niset nё kёtё kontekst nga
nocioni i "paragjykimeve",
bindjeve nё kuptimin e pikёpamjeve ekzistuese tё pёrbashkёta dhe tё domosdoshme
pёr ēdo shoqёri mbi vlerat dhe rendin, tё cilat pasqyrohen nё simbolet, mёnyrёn
e sjelljes dhe nё institucionet saj.
Ky paragjykim mundёson shndёrrimin e virtytit tё njeriut nё
mёnyrёn e tij tё jetesёs.
[Kreu
i faqes]
Kjo shёnoi kthimin
nga teoritё e marrёveshjes tё shek. XVII dhe XVIII.
Kёtu mё nuk ekziston gjendja natyrore si tek Hobsi
dhe Loku. Pёr mё tepёr, ēdo shoqёri
e cila ruan traditёn e saj ёshtё nё mёnyrё
tė vazhdueshme nё "gjendjen e saj natyrore".
Natyra e njeriut pra ёshtё tё qenit qenie e determinuar
historike dhe sociale; ai nuk ёshtё as i mirё e as i keq,
por rezultat i socializimit tё tij.
Jashtё shtetit nuk
ekzistojnё liria dhe tё drejtat. Vetёm nё shtet, si
pёrfaqёsim i pikёpamjeve tё zhvilluara nё mёnyrё historike mbi vlerat dhe
rendin, mund tё sigurohet liria e njeriut. Qёllimi i
shtetit, sipas Burkes, ёshtё shumёzimi i mbjellė nё krijesёn e
Zotit i dobisё sё
qytetarёve tё tij, me anė tė sė cilės arrijmё nё thelbin e
konservatorizmit tё Burkes. Ai ёshtё
fetar i bindur,
i cili niset nga supozimi se njeriu ёshtё krijesё e Zotit dhe shteti mjet i
Zotit pёr pёrsosjen e ngadalshme
tё qenies njerёzore. Revolucioni nё Angli, sipas tij, nuk
ishte risi, por njё rindėrgjegjėsim pёr traditat, restaurim
i rendit tё mёparshёm.
Rendi shtresor ėshtė
pёr Burken baza e rendit tё mirё. Thyerjen e tij
ai e refuzon kategorikisht, gjё qё implikon besimin e tij
nё ekzistencėn e njё aristokracie "tё dhёnё nga
Zoti",
njё rend shtresor, i pёrbёrё nga mё tё mirёt.
Fryma e risisё ёshtё, duke pasur parasysh
mendimin e tij, e vetёkuptueshme, cilёsi e karaktereve tё vogla dhe e kokave tё
kufizuara. Me kёtё bёhen tё qarta
arsyet qё e shtynė reformatorin konservator, tradicionalist dhe iluminist tё shprehet
nё atё mёnyrё mbi Revolucionit
Francez.
Argumentet e
Burkes nuk janё pranuar vetёm
nga konservatorёt, por edhe nga
kundёrrevolucionarёt katolikё apo romantikёt,
e madje edhe
vetё vepra e Hegelit "Dinakёria e arsyes" mund
tё ketё qenё e nxitur nga Burke. Temat e tij edhe sot
janё pjesёrisht aktuale dhe pёrmenden shpesh nё debatet
demokratiko-teorike. Por pozicionet e tij janё tё tejkaluara.
[Kreu
i faqes]
Xhon
Stjuart Mill
Shenjat e para tё
liberalizmit anglez dhe evropian kanё lindur nё diskutimin mes Edmund Burke
dhe rivalit tё tij Ēarls Xhejms Foks. Ndėrkohė qė
Burke bazohet te traditat, duke themeluar kёshtu
konservatorizmin, tё tjerёt interesoheshin pёr lirinё e
individit nga reagimet e shtetit dhe tё gjitha format e shtypjes. Liberalizmi
arriti tė realizohej nё njё periudhё afatgjatė,
pikėrisht ngaqė Burke
ishte plotёsisht i verbёr pėrsa u pёrket ēёshtjeve ekonomike.
Themelues tё liberalizmit politik ishin edhe Xhejms
Mill, i ati i Xhon Stjuart Mill
dhe Xheremi Bentam. Megjithatė formёn e tij
tё fundit, liberalizmit ia dha Xhon Stjuart Mill.
Xhon Stjuart Mill
niset nga supozimi se njeriu dallohet nga gjallesat e tjera pёrmes aftёsisё sё
tij pёr shmangie racionale dhe vendimin mbi mjetet dhe qёllimet e veprimet e tij.
Pёrmes ngritjes sё njeriut si qenie spontane dhe krijuese,
Mill e paraqet individualizmin si ideali qė duhet
ndjekur. Pёr ta arritur kёtё gjendje ideale
ёshtё i nevojshёm sigurimi i lirisё:
liria e shprehjes sё mendimit dhe dёshirave si dhe liria e rishqyrtimit tё tyre.
Qёllimi i pёrmirёsimit tё individit ёshtё pёrmirёsimi i
shoqёrisё, sepse sa mё e lartё tё jetё
shkalla e
individualitetit, aq mё e lartё ёshtё edhe shkalla e civilizimit tё shoqёrisё
dhe me kёtё edhe "lumturia mё e madhe
e numrit mё tё madh". Fati i njeriut nuk
bazohet nё lumturinё vetjake, por nё
lumturinė e tё tjerёve e nė kёtё mėnyrė tё
gjithё
njerёzimit. Pasi ky moral nuk (ende) ёshtё universal, pёrmes edukimit dhe
ligjeve duhet tё krijohet njё gjendje, nё tё cilёn
tė mbizotėrojė liria dhe ku masa tė pranojė tё drejtohet nga virtytet.
Pёrmes shumёzimit tё virtyteve, shoqёria pёrmirёsohet gjithnjё e
mё tepёr, derisa njё ditё udhёheqja tё mos jetё mё e nevojshme.
Interesi kryesor i Mill lidhet me pyetjen
se si duket ky shtet kalimtar, relativisht mё i
mirё.
[Kreu
i faqes]
Problemin kryesor
tё shoqёrisё moderne angleze Mill e sheh nё konformitetin
e saj, tё shprehur nё interesat e njėjta,
shpresat e njėjta dhe angazhimet e njėjta. Pėr tė
penguar tiraninė e shumicёs, njё ndёr problemet kryesore tё demokracisё
sipas Mill,
duhet tё merren masa prandaluese pёr mbrojtjen e pakicёs dhe
lirisё sё saj. Mill
beson nё demokraci, por pėrderisa
shoqёria nuk arrin gjendjen e saj ideale,
ai beson nё demokracinё pёrfaqёsuese,
si shtet relativisht mё i mirё. Pėr tė bėrė tė mundur pėrmirėsimin
e individėve dhe tė shoqėrisė, pjesėmarrja dhe
kompetenca duhen lidhur me njёra-tjetrin. Tё gjithё duhet
tё marrin pjesė nėpėrmjet zgjedhjeve, pavarёsisht nga gjinia
dhe gjendja sociale. Megjithatė kompetencёn ai
ua beson vetёm
tё bardhёve,
tё virtytshmёve dhe tё arsimuarve,
pavarёsisht nga prona e tyre. Vetёm ata duhet ta
pёrfaqёsojnё popullin nё parlament, nё vendet e
diskutimeve publike, mendimeve tė kundėrta dhe tё gjetjes sё tё vёrtetёs.
Qeveria pёrfaqёsuese e Mill ėshtė
pra sundim i elitёs, e cila ёshtё njёkohёsisht e
kufizuar. Pёrveē kёsaj, ai shprehet edhe pёr njё tё
sistem pluralist zgjedhjesh, ku tė arsimuarit pёr shkak tё
kompetencёs sё tyre, mund tё japin mё
shumё vota.
Ky mendim ёshtё
kritikuar shpesh, para sё gjithash pёr shkak tё besimit nё
plotёsimin e shenjtё brenda botёs. Ndryshe nga shumё
liberalё tё mёvonshёm, Xhon Stjuart Mill ka vёrejtur
faktin se ideologjia liberale, e cila ēdo pikёpamje mbi
njё jetё mё tё mirё e bёn tё drejtё private, ka hapur
rrugёn pёr vetėndėrgjegjėsimin e reduktuar nё eficiencёn teknike dhe ekonomike.
[Kreu
i faqes]
Karl
Marks
Edhe
Karl Marksi merret pёr
lirinё e njeriut, por ai nuk pёrqendrohet si Mill
nё lirinё individuale tё imponuar nga jashtё por nё
heqjen pёrfundimtare tё bėrjes sė njeriut tė huaj pėr vetveten dhe kalimin nё njё
shoqёri tё drejtё. Marksi nuk ёshtё
teoricien i
demokracisё nё kuptimin e ngushtё. Edhe pse aspektet kryesore tё kritikёs sё tij
i drejtohen kapitalizimit dhe borgjezisё, vepra e tij
ёshtё me interes edhe pёr teoritё demokratike. Ndёr
veprat mё tё njohura tё tij janė Manifesti
i Partisё Komuniste, i shkruajtur
sё bashku me Frederik Engelsin nё vitin
1848 me porosinё e Lidhjes sё Komunistёve,
si dhe kryevepra e tij Kritika e Ekonomisё Politike,
me tё cilёn u mor deri nё fund tё jetёs sё tij nё vitin
1883. Engelsi, i cili jetoi
12 vjet mё shumė se Marksi,
u pёrpoq ta plotėsonte nё mёnyrё sistematike "socializmin
shkencor" tё Marksit,
gjё qё ėshtė edhe baza e interpretimeve tё gabuara tё
shkrimeve marksiste. Me kёtё bёhen tё qarta problemet
themelore tё angazhimit me teorinё marksiste: Nga njёra
anё edicioni i pakompletuar dhe natyral, ndёrsa nga ana
tjetёr thithja kreative nga socialistёt dhe komunistёt
e mёvonshёm. Pёrveē kёsaj, shkrimet
e Marksit nuk pėrbėjnė njё sistem tё mbyllur
filozofiko-teorik, por tregojnё zhvillimet dhe thyerjet.
Paraqitja e shkurtёr mund tё japё vetёm njё vёshtrim mbi
temat dhe pozicionet e tij kryesore.
|

|
Marksi kёrkon qysh
nё hyrjen e veprё sё sё tij Mbi kritikёn e filozofisё
hegeliane mbi tё drejtёn tё vitit 1844
reformimin e rrethanave gjermane nё aspektin shoqёror,
material dhe filozofik. Me kёtё rast ai arrin
nё
pёrfundim se feja, njerёzve u shёrben si ngushёllim dhe
argumentin pёr botёn e largėt, si "opium
pėr popullit".
Nga filozofia
e tij dolёn armёt shpirtёrore
tё njё revolucioni radikal. Problemi themelor qёndron nё
faktin se premisa pёr kёtё
klasё me "nevoja radikale"
nuk ekziston ende. Ajo do tё lindё nё
prapaskenёn e zhvillimit tё revolucionit
industrial.
|
[Kreu
i faqes]
Kёtu, vetёtija e
njeriut akoma qёndron nё plan tё parё. Marksi
u drejtohet gjithnjё e mё tepёr premisave materiale tё reformimit tё
rrethanave. Nё veprёn e tij Manifesti
i Partisё Komuniste ai shkruan
se "historia e tё gjitha shoqёrive tё deritanishme
ёshtё histori e luftёs sё klasave", e cila "ēdo
herё ka pёrfunduar me transformimin e tёrё shoqёrisё ose me rёnien e
pёrbashkёt tё klasave ndёrluftuese". Ashtu
si edhe
historia e shpirtit e Hegelit, edhe historia marksiste e
luftёrave tё klasave do tё arrijė nё pёrfundimin: reformimi revolucionar i formёs
sё fundit antagoniste - kapitalizmit.
Marksi dhe Engelsi e
shpjegojnё rёnien e kapitalizmit nё kёtё mёnyrё:
Npėrmjet . Me zhvillimin e industrializimit, njё pjesё e madhe e shoqёrisё
nuk merret nė konsideratė dhe "proletariati"
i shndėrruar nё klasё revolucionare
zgjerohet deri nё momentin kur kontradiktat rriten aq shumё,
saqё fillon revolucioni i proletariatit, si revolucioni i
fundit i historisё njerёzore. Komunistёt, interesi i
tё cilёve ёshtё vёshtrimi i
kushteve, i rrjedhёs dhe i rezultateve tё pёrgjithshme tё lёvizjes sё proletariatit,
janё vetёm nxitёsit dhe katalizatorėt e kёtij zhvillimi tё
domosdoshёm historik. Nё asnjё shkrim marksist
nuk flitet ndёrkaq se si do tё duket shoqёria e re pas revolucionit tё fundit.
I zhgёnjyer nga
zhvillimi i revolucionit tё vitit 1848, Marksi i drejtohet
ekonomisё dhe pёrpiqet tė krijojė ligjet e zhvillimit tё kapitalizmit,
nё tё cilat dominojnё nocionet si kapitali,
prona, puna,
paratё, malli apo tregu. Nё plan
tё parё vazhdon tė qėndrojė edhe mё tej problemi i largimit
tė njeriut nga vetvetja dhe kёrkesa pėr ēlirimin e tij npėrmjet heqjes
sė pronės.
Marksi
nuk ka tё drejtё me disa nga supozimet e tij si p.sh. me filozofinё e tij
historike materialiste, tё pёrqendruar nё luftёn e klasave ose
nё paraqitjen e revolucionit tё proletariatit si pёrgjigje ndaj antagonizmave tё
shoqёrisё kapitaliste. Megjithatė, teza e tij mbi zgjerimin e
pandėrprerė tё tregjeve dhe
problematikёn e tёhuajsimit janё tё
rёndёsishme edhe sot e kёsaj dite.
[Kreu
i faqes]