 |
Bazat e filozofisė
politike tė kohės sė re
|
Teksti nė vazhdim trajton bazat dhe elementet
kryesore tė filozofisė politike tė kohės sė re. Ēfarė ka ndryshuar me
fillimin e kohės sė re? Cilat figura tė reja mendimtare janė shtuar?
Ēfarė botėkuptimi karakterizon kohėn e re?
Vėshtrim:
[Kreu
i faqes]

Nga kozmosi nė
kantierin e ndėrtimit
Aristoteli e ka cilėsuar filozofinė politike si
disiplinė tė pavarur. Ndikimi i tij vėrehet edhe nė
ditėt e sotme. Shumė nga konceptet e Aristotelit janė
kthyer nė pėrdorim edhe nė kohėn tonė. Megjithatė nuk
duhet harruar se filozofia politike e kohės sė re ka
pėrjetuar njė transformim vendimtar. Me tė ka ndryshuar
edhe rėndėsia e politikės.
Pėr Aristotelin, njeriu, nga natyra ėshtė
qenie e gjallė politike; sepse vepra mė e mirė e
veprimit tė njeriut ėshtė Polisi,
shteti. Qenien e njeriut, Aristoteli e lexon nė veprėn e
pėrkryer tė ndikimit njerėzor. Kjo vepėr ėshtė qėllimi
pėrfundimtar i synimit njerėzor, synim pėr hir tė tė cilit
ai ekziston. Aristoteli e pėrcakton
veprimin njerėzor nga fundi i tij. Ai nuk pyet: Ēfarė
dėshiron tė arrijė njeriu? Ku qėndrojnė kufijtė e kapacitetit tė tij
tė arritjes? Pyetja e tij ėshtė: Ēfarė vepre i
ėshtė paracaktuar njeriut nga fuqia e natyrės sė tij? Ēfarė kushtesh
nxisin apo pengojnė arritjen e kėtij qėllimi pėrfundimtar? Aristoteli
niset pra nga vepra e veprimi i paracaktuar si
qėllim i fundit i angazhimit njerėzor. Nga kjo ai
pėrcakton kapacitetin e njeriut, i cili ėshtė i domosdoshėm
pėr arritjen e kėtij qėllimi.
[Kreu
i faqes]
Procedura e kundėrt niset nga
analiza e mundėsisė sė njeriut, pėr tė pėrcaktuar mė
pas
qėllimin, i cili paraqitet si i rėndėsishėm dhe i
arritshėm. Nė rastin e parė, duke u nisur nga veprimi i paracaktuar pėrcaktohen
edhe mundėsitė e dhėna; nė rastin e dytė, kapaciteti
njerėzor matet nga mundėsia, jo pėr njė veprim
specifik, por pėr t'ia kufizuar rrethin,
kufijtė e sė arritshmes. Qenia e njeriut nuk pėrcaktohet mė nga
veprimi qė ai kryen nga fuqia e natyrės sė tij, sepse ai nuk kufizohet mė
nė njė veprim specifik. Ajo pėrcaktohet
mė tepėr nga mundėsitė e arritshme; ato duhen
kufizuar kundėr tė paarritshmes, e cila mbetet e
paarritshme.
Pyetja e parė supozon se bota ėshtė njė shtėpi e rregulluar mirė,
sipas sė cilės, ēdo gjė qė
ekziston nė tė ka vendin e vet. Ky vend natyror i ėshtė
paracaktuar njeriut pėr shkak tė veprimit tė tij, tė cilin
ai e kryen me ndihmėn e fuqisė sė qenies sė tij. Ky ėshė
nė fakt koncepti i Aristotelit mbi kozmosin.
Nga anėn tjetėr, pyetja e dytė niset nga supozimi se
mundėsia njerėzore nuk lidhet me asnjė veprim specifik;
ajo ėshtė gjithnjė e kufizueshme dhe pėr kėtė
arsye ajo mund edhe tė tejkalohet, tė pėrmirėsohet dhe tė
zgjerohet. Bota, sipas saj nuk ėshtė mė shtėpi e
kryer, e pėrkryer, por njė kantier ndėrtimi, nė tė cilėn punohet
gjithnjė, jo vetėm pėr pėrkryerjen e saj, por para sė gjithash pėr
pėrmirėsimin e pėrhershėm tė projektit. Kufijtė e kėsaj
pune duhen kėrkuar nė kufijshmėrinė e aftėsive tė njeriut dhe nė
ligjshmėrinė e materialit ndėrtimor. Brenda
kėtyre kufijve ėshtė i mundur njė zhvillim i pėrhershėm
dhe pėrmirėsime tė pėrhershme. Shefi i ndėrtimit ėshtė nė
njė gjendje tė ngjashme me atė tė pushtuesit, i cili
lėviz nė vend tė huaj: Ēdo kufi i ri qė ai
e arrin me fitore, pėrbėn pėr tė vetėm njė barrierė tė re tė veprimit tė
tij, sfidė pėr tejkalimin e saj duke luftuar - pikėpamja
themelore e filozofisė sė kohės sė re. Pėr Aristotelin ėshtė afekti
themelor ai qė i jep shkak filozofisė, shtangies, habia mbi rendin e mirė dhe tė bukur botėror. Ndėrsa
nė kohėn
e re ėshtė dyshimi nė aftėsitė vetjake tė njeriut,
sundimi i mundėsive dhe kufijve tė tij tij pėr t'u
vetaktualizuar gjithnjė e mė shumė.
[Kreu
i faqes]
Cogito ergo sum:
Filozofia e subjektivitetit
René Dekart (1596-1650) e ka
paraqitur pėr herė tė parė mėnyrėn e arsyetimit nė kohėn
e re tė filozofisė nė veprėn e tij "Meditime
mbi filozofinė e parė" (1641).
(...) Pėr kėtė arsye, e gjithė dija ekzistuese e njeriut
duhet t'i nėnshtrohet njė provimi kritik. Metoda e kėtij
provimi ėshtė dyshimi nė tė qenit real dhe tė sigurtė tė
pretendimit tė dijes ekzistuese. Por cili ėshtė thelbi
i tė qenit i sigurtė dhe real i dijes
njerėzore? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje mundohet ta gjejė Dekarti.
(...) Nė vazhdim vetėm njė shembull. Nėse unė p.sh. them se rrethi ėshtė
katėrkėndėsh, atėherė unė me arsye tė
mirė mund tė dyshoj nė vėrtetėsinė e kėtij pohimi.
Ajo qė nuk mund tė jetė e palogjikshme nė kėtė pohim, ėshtė fakti qė
jam unė ai qė e ka bėrė kėtė pohim. Uni, i cili bėn pohimin, pa marrė parasysh
nėse ai
ėshtė real apo joreal, ėshtė pikėnisja dhe shkaku i tė gjitha
pohimeve dhe nė kėtė mėnyrė edhe i sigurisė apo
pasigurisė, realitetit apo jorealitetit. Me kėtė ėshtė zbuluar thelbi,
themeli i palėvizshėm i gjithė dijes:
vetėsiguria e unit qė mendon. Kjo vetėsiguri e qenies sė kuptuar si un
qė mendon ėshtė, sipas Dekartit, i padyshueshėm; sepse
ajo ėshtė baza, kushti i mundėsisė sė ēdo dyshimi. Thėnia "Mendoj, pra jam"
(cogito, ergo sum) ėshtė parimi i ēdo dije njerėzore
e nė kėtė mėnyrė edhe i filozofisė.
Metoda e vendosjes sė bazės sė filozofisė ėshtė kthimi i njeriut nė vetvete, matja e
aftėsive dhe e kapacitetit tė tij,
pėr tė vendosur nė kėtė mėnyrė kufijtė mes tė arritshmes dhe tė
paarritshmes, veprim ky, i cili quhet rikthim nė
vetvete.
Uni qė e konsideron veten si njė qenie qė mendon, qėndron nė thelb tė ēdo
njohjeje.
Njė qenėsi e tillė nė thelb nė
latinisht quhet sub-iectum. Filozofia e kohės sė re, e cila niset
nga uni qenėsi thelbėsore, quhet filozofia e
subjektivitetit.
[Kreu
i faqes]
Eksperimenti mendor i gjendjes
natyrore
(...) Nė qendėr tė teorisė sė
Dekartit qėndron filozofia teorike, metafizika. Forma e re e arsyetimit nė
frymėn e filozofisė sė subjktivitetit prek edhe filozofinė praktike.
Duke u nisur nga
njeriu si "unė", i cili reflektohet vetė duke
pasur parasysh mundėsitė e tij, duhet tė argumentohet
edhe
filozofia praktike dhe ajo politike.
(...) Filozofia politike e subjektivitetit kthehet prapė te njeriu dhe e pyet
atė se ēfarė i duhet atij pėr ta
rregulluar nė shtet bashkėjetesėn me njerėzit e tjerė. Kėsaj pyetjeje ajo i
pėrgjigjet me njė eksperiment mendor. Ajo lė mėnjanė
gjithēka njeriu ka pėrfituar nga bashkėjetesa shtetėrore dhe e vendos atė nė
njė pozitė pa shtet, nė njė gjendje
natyrore. Nė kėtė gjendje, njeriu ėshtė i lirė nga tė gjitha kufizimet dhe
detyrimet shtetėrore; kėtu, ai tregon qenien e tij tė
vėrtetė, instinktin e tij tė vetėruajtjes. Si qenie qė mund tė vetėmbrohen,
tė gjithė njerėzit janė tė barabartė me
njėri-tjetrin. Nė dallim nga Aristoteli, i cili merr
parasysh dallimet natyrore tė njerėzve dhe lė
tė vlefshme vetėm barazinė mes qytetarėve tė tė njėjtit shtet, koha e re
pranon si tė vėrtetė se tė gjithė njerėzit nga
natyra janė tė njėjtė; fakti qė individėt nuk janė tė pajisur nė
masė tė barabartė me aftėsi fizike dhe mendore nuk ndryshon
asgjė nė barazinė parimore tė gjendjes jetėsore, nė
pėrpjekjet pėr t'u vetėmbrojtur. Nėse tė gjithė njerėzit pa
dallim pėrpiqen tė sigurojnė dhe tė pėrmirėsojnė
mbrojtjen e tyre, atėherė kjo konkurrencė pa caqe tė
ēon nė njė gjendje pasigurisė tė plotė dhe rreziku. Ata e ndiejnė
veten tė detyruar ta kthejnė kėtė pėrpjekje tė
tyre nė kufijtė e ndėrvarėsisė, me qėllim qė tė arrijnė gjendjen e
sigurisė dhe tė paqes: gjendjen shtetėrore.
[Kreu
i faqes]
Pikėnisja e pėrcaktimit tė
shtetit e pėrbėn pra pėrcaktimi i qenies sė njeriut, ndėrsa nė qendėr tė vėmendjes qėndron
vetėmbrojtja. Nė varėsi tė faktit nėse njeriu konsiderohet nė
mėnyrė pesimiste agresiv apo nė mėnyrė
optimiste si qenie e shoqėrueshme, qėndron edhe koncepti i shtetit. Sidoqoftė,
shteti duhet tė pėrmbushė marrėveshjet e arritura mė
parė, edhe nėse pėr kėtė ėshtė e nevojshme dhuna fizike. Antropologjia
pesimiste niset nga njė shtet, i cili ėshtė i pajisur
me pushtet tė plotė. Antropologjia optimiste nga ana
tjetėr bazohet nė besimin e qytetarėve nė shtetin e tyre, i cili qeverisė nė
mėnyrė tė drejtė, kėshtu qė konsiderohet i nevojshėm
vetėm njė minimum i shtetit.
Filozofia politike e subjektivitetit niset nga pėrcaktimi i qenies sė njeriut
nga antropologjia politike. Me tė argumentohet domosdoshmėria e shtetit si
garanci e sigurisė sė vetėmbrotjes, garanci e bashkėjetesės nė paqe tė
njerėzve, ndėrsa shkalla e pajisjes sė shtetit me pushtet varet drejtpėrdrejtė
nga supozimi bazė antropologjik.
Ndėrkohė qė Aristoteli e konsideronte jetėn e mirė tė njerėzve si qėllim tė shtetit,
qėllimi i bashkėjetesės sė njerėzve
tė organizuar nė formė shtetėrore ėshtė sigurimi i vetėmbrojtjes
individuale, sigurimi i paqes. Ky sigurim i paqes ėshtė
arsyeja thelbėsore legjitimuese e shtetit nė kohėn e re: sė pari
sigurimi i paqes sė brendshme, derisa sigurimi i paqes
jashtė tij bėn pjesė vetėm nė mėnyrė tė kushtėzuar nė
kompetencat e shteteve tė veēanta.
[Kreu
i faqes]
Marrėveshja
shoqėrore
Por si arrihet kalimi nga
gjendja natyrore nė gjendjen shtetėrore? Pėrgjigja e filozofisė
politike tė kohės sė re ėshtė: nėpėrmjet lidhjes sė
marrėveshjes. Nė kėtė marrėveshje kufizohet liria e
pakufizuar e vetėmbrojtjes sė individit nė njė
mėnyrė, sipas sė cilės liria individuale e tė gjithėve
mund tė ruhet sė bashku. Secili heq dorė nga e drejta e
tij e pakufizuar, pranon kufizimet dhe fiton nė kėtė
mėnyrė sigurinė dhe paqen e bashkėjetesės. Ēdo njeri ka
njė tė drejtė natyrore pėr t'u vetėmbrojtur. Askujt nuk mund t'i mohohet
kjo e drejtė;
sepse kjo do tė nėnkuptonte shkatėrrimin e
ekzistencės. Megjithatė, kjo e drejtė mund tė kufizohet, nė mėnyrė qė tė
ekzistojnė tė drejtat e patjetėrsueshme tė tė gjithė njerėzve. Kėto kufizime
kodifikohen nė ligje. Nga natyra ekziston njė e drejtė e
patjetėrsueshme e njerėzve, por nuk ekziston ligj natyror; sepse
ligji, kufizimi i lirisė bazohet nė miratimin e lirė dhe tė barabartė, shkurt - nė marrėveshje.
Nė gjendjen natyrore, secili synon sigurimin vetėmbrojtjen optimale tė tij,
gjė qė shkakton konfliktin mes pjesėmarrėsve, sepse secili pėrfaqėson vetėm
ēėshtjen e vet.
Pjesėmarrėsit nuk mund t'i zgjidhin drejtpėrdrejtė
konfliktet e tyre tė interesave. Pėr kėtė arsye e shohin veten tė detyruar qė tė
pajtohen pėr kėtė gjė:
sė pari pėr rregullimin e zgjidhjes, pėr ligjet;
sė dyti pėr njė instancė tė pavarur, e cila ėshtė
nė gjendje tė marrė vendim neutral gjyqėsor, vendim ky i cili merr
parasysh palėt nė konflikt.
[Kreu
i faqes]
Nė kohėn e re, zanafilla e shtetit
mendohet sipas kėtij modeli gjyqėsor: Shteti themelohet si pushtet neutral, i
cili zgjidh problemet dhe garanton nė kėtė mėnyrė paqen nė
bashkėjetesė. Dy kushte janė tė nevojshme: Nga
njėra anė nevojitet pushteti i ligjit; nga ana tjetėr,
pushteti i ligjit duhet tė shndėrrohet nė institucion nė
formimin e monopolizimit tė sė drejtės pėr pėrdorimin e
dhunės fizike. Ky institucion ka pėr detyrė tė garantojė
sipas ligjit zbatimin e vendimit tė gjyqit; pėr arritjen e kėsaj janė tė
nevojshme masat e dhunės. Pėr kėtė arsye, ndėrtimi i
shtetit nė kohėn e re duhet
tė jetė njė konstruksion juridik: Filozofia politike shndėrrohet
nė doktrinė juridike, ndėrsa shteti legjitim, i bazuar nė arsye ėshtė shteti
juridik.
Themelimi i shtetit nėpėrmjet marrėveshjes bazohet nė dy akte juridike. Nė gjendjen
natyrore mbizotėron kaosi social, i cili nuk i nėnshtrohet
asnjė rregulli. Pėr kėtė arsye, njerėzit
duhet tė merren vesh nėse duan tė jetojnė nė njė bashkėsi
tė pėrbashkėt, tė rregulluar me anė tė ligjeve. E nevojshme ėshtė njė marrėveshje bashkimi (pactum
unionis), me tė cilėn njerėzit bashkohen nė njė trup politik.
Megjithatė, kjo nuk mjafton. Nevojitet edhe ngritja e
pushtetit, i cili i mbron dhe kujdeset qė tė zbatohen rregullat e marrėveshjes apo ligjet.
Marrėveshja
e bashkimit duhet tė ndiqet dhe plotėsohet edhe nga njė
marrėveshje nėnshtrimi (pactum subiectionis). Ėshtė vėshtirė tė
pėrmblidhet raporti i dy marrėveshjeve. Nė historinė e
filozofisė politike tė kohės sė re janė skicuar modele tepėr heterogjene pėr
zgjidhje, ndėrsa konstrukti mes theksimit tė
nėnshtrimit dhe marrėveshjes luhatet mes modelit mė tepėr autoritar dhe
atij mė tepėr demokratik tė shtetit.
[Nxjerrė nga: Eberhard Braun/Felix
Heine/Uwe Opolka,
Politische Philosophie. Ein Lesebuch. Texte, Analysen, Kommentare, Reinbek 1984]
[Kreu
i faqes]