Koha e re
Lart Antika Mesjeta Koha e re Klasikėt

 

Bazat
Problemet
Ideologji


 

Demokracia

Zhvillimi i demokracisė nė kohėn e re

Zhvillimi i demokracisė nė kohėn e re ėshtė vendimtar pėr kuptimin e formave dhe problemeve tė sotme tė demokracisė. Nė kėtė pjesė shtjellohet nga perspektivat e ndryshme lindja e demokracisė moderne:

Buchauszug Teksti nė vazhdimjep njė vėshtrim hyrės mbi momentet vendimtare tė kėtij zhvillimi. Duke u nisur nga ideja e iluminizmit, do tė shtjellohen mendimet e Lokut, Monteksiesė dhe Rusoit. Se si janė realizuar nė realitet idetė nė fjalė, kėtė e tregon vėshtrimi mbi zhvillimin e kushtetutės amerikane dhe tė drejtave tė njeriut dhe atyre qytetare.
Buchauszug Teksti 2 merret me bazat dhe elementet e filozofisė politike tė kohės sė re. Ēfarė ka ndryshuar me fillimin e kohės sė re? Cilat figura mendimtare janė shtuar? Ēfarė botėkuptimi karakterizon kohėn e re? Pėrballė filozofisė sė subjektivitetit tė Dekartit, do tė shtjellohen edhe eksperimentet e mendimit tė gjendjes natyrore, si dhe teoria e marrėveshjes shoqėrore.
Buchauszug Teksti 3 pėrpiqet tė zbulojė problemet kryesore, rrėnjėt dhe fillimet e mendimit politik tė kohės sė re. Pėrveē ideve tė Makiavelit, nė tekstin nė fjalė, ndėr tė tjera bėhet fjalė edhe pėr transformimin e konceptit tė shtetit.
Buchauszug Teksti 4 merret me idenė e demokracisė sipas periudhės vendimtare tė historisė politike tė Evropės, Revolucionit Francez, i cili filloi nė vitin 1789. Me ndihmėn e teorikėve pėrkatės tė rėndėsishėm, nė veēanti do tė shtjellohen tri ideologjitė kryesore tė shek. XIX: Konservatorizmi (Burke), liberalizmi (Mill) dhe Socializmi (Marksi).

ABC...

Leksikoni: Pėrveē kėsaj, nė njė faqe tė veēantė gjenden informacione themelore fjalori mbi klasikėt e mendimit politik.
Unterrichtsidee Diskutim televiziv: Njė ide tė mirė pėr mėsimdhėnie e gjeni nė faqen Debat televiziv. Bėhet fjalė pėr njė diskutim tė simuluar televiziv ndėrmjet Lokut, Hobsit dhe Rusoit rreth ideve tė tyre mbi shtetin.

Vendimtare pėr filozofinė politike tė kohės sė re ishte mendimi mbi tė drejtat e njeriut dhe ato qytetare. Kjo tematikė shtjellohet mė gjerėsisht nė kompleksin tematik Tė drejtat e njeriut.

[Kreu i faqes]

Vėshtrim:

Iluminizmi Ruso: Marrėveshja shoqėrore
Xhon Lok Kushtetuta amerikane
Monteksie: Ndarja e pushtetit Tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat qytetare

[Kreu i faqes]

Buchauszug

Zhvillimi i demokracisė: Koha e re

Iluminizmi

Emancipimi i njeriut nėpėrmjet lidhjeve shoqėrore dhe fetare filloi nė shek. XVII. Nė "epokėn e arsyes", filozofia merrej me ekzistencėn e njeriut si qenie e aftė pėr arsye (René Dekart [1596 - 1650]: cogito ergo sum, mendoj, pra jam). Ideja e re mbi njeriun solli domosdoshmėrisht deri tek pyetja, se si duhej tė duket rendi politik i cili do ta lidhte nė atė mėnyrė lirinė e individit dhe rendin publik, nė tė cilėn do tė menjanohej shtypja nga pushteti dhe shoqėria. Posaēėrisht nė veprat e Xhon Lok (1632 - 1704), Sharl de Sekondat Monteksie (1689 - 1755) dhe Zhan Zhak Ruso (1712 - 1778) gjejmė pėrgjigjet qė i shėrbejnė tė njėjtit qėllim, por tė nė mėnyrė tė ndryshme mbi rendin politik tė bazuar nė arsye.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Xhon Lok

Nė shkrimin e tij "Two Treatises of Government" (Dy trajtime tė qeverisė civile, 1690), Lok kundėrshton justifikimin e monarkisė absolute. Rendi politik bazohet sipas tij mbi gjendjen e barazisė dhe lirisė sė plotė, e cila kufizohet pėrmes pėrfilljes sė domosdoshmėrive tė tjera tė bashkėjetesės paqėsore. Njerėzit bashkohen nė shtet pėr tė siguruar pronėn e tyre.

John Locke Detyrat e pushtetit janė tė kufizuara dhe mjetet e pėrdorura tė qeverisė nuk duhet tė jenė tė pakufizuara. Pushteti duhet ndarė pėr kėtė arsye nė bartės tė ndryshėm: Nė legjislativ (parlamenti), si instancė ligjvėnėse, ekzekutiv, si instancė zbatuese dhe nė federativ, kompetent pėr sigurinė e jashtme. Dy pushtetet e fundit janė nė duart e monarkut dhe qeverisė sė tij. I tėrė pushteti, kufijtė e tij i gjen nė pajtimin e qytetarėve. Pushteti qė ėshtė kundėr tė drejtės sė pacenueshmėrisė sė individit dhe pronės sė tij, ėshtė tirani dhe nxit rezistencėn.

Ndikimi i Xhon Lokut nė idenė politike tė shekujve pasues ende nuk mund tė vlerėsohen sa duhet. Koncepti i zhvilluar nga ai mbi kufizimin e pushtetit dhe kontrollit, pėrgjegjėsia e bartėsve tė pushtetit ndaj popullit, rėndėsia e pronės private, e bėjnė Lokun pishtar tė demokracisė liberale, edhe pse kėto nocione nuk ishin tė njohura pėr tė dhe pėr kohėn kur ai jetoi. 

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Monteksie: Ndarja e pushtetit

Monteksie e merr Anglinė si shembull kur shkruan se: "Ėshtė populli... ai qė si qėllim tė drejtėpėrdrejtė tė kushtetutės sė tij ka lirinė politike". Nė kryeveprėn e tij "De l'Esprit des Lois" (Nga fryma e ligjeve, 1748) ai e cilėson despotizmin si formėn mė tė keqe nga tė gjitha format shtetėrore. Sipas tij, forma mė e mirė ėshtė ajo formė e lirė shtetėrore, nė tė cilėn qytetarėt kanė tė drejtė tė bėjnė ēdo gjė qė lejon ligji. Sipas tij, kjo liri edhe nė demokraci mund tė rrezikohet. Pretendimi i njeriut pėr keqpėrdorimin e pushtetit - ashtu si te Xhon Lok - duhet tė shmanget me anė tė ndarjes sė pushtetit dhe kontrollit.

Charles de Secondat Montesquieu Teoria e Monteksiesė mbi ndarjen e pushtetit ndryshon nga ajo e Xhon Lokut. Pėrveē pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, ai njeh edhe pushtetin gjyqėsor. Ndikim tė jashtėzakonshėm pati koncepti i tij i pėrfaqėsimit. Sipas tij, populli si tėrėsi, as nė shtetet e vogla e as nė ato tė mėdha nuk mund ta ushtrojė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pushtetin legjislativ. Pėr kėtė arsye, gjithnjė sipas Monteksiesė, populli, atė qė s'mund ta bėjė vetė, duhet ta bėjė nėpėrmjet pėrfaqėsuesve (delegatėve). Teoria e Monteksiesė ka ndikuar shumė zhvillimin e kushtetutės sė SHBA-sė dhe qė nga Revolucioni Francez edhe krijimin e shtetit modern kushtetues.

Ndėrsa Lok dhe Monteksie konsiderohen si udhėheqėsit shpirtėrorė tė demokracisė pėrfaqėsuese, Ruso ka themeluar teoritikisht demokracinė e drejtpėrdrejtė. Ai ėshtė njė ndėr mendimtarėt mė kontradiktorė, ndikimi i drejtpėrdrejtė i tė cilit vėrehet edhe sot e kėsaj dite. Kritikėt e demokracisė parlamentare, kur kėrkonin futjen e demokracisė direkte dhe luftonin interesat grupore, qysh nė vitet 60 tė shek. XX  janė mbėshtetur nė veprėn e tij. Tė tjerėt kanė gjetur te Rusoi njėrin ndėr pararendėsit e totalitarizmit modern, i cili synon  t'i detyrojė njerėzit pėr fatin e tyre.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Ruso: Marrėveshja shoqėrore

Teoria e tij politike bazohet nė supozimin se njeriu ėshtė nga natyra i mirė, dhe se ai ēėshtjet publike duhet tė veprojė nė mėnyrė tė vyrtytshme. Shoqėria njerėzore, sipas tij, e pengon njeriun qė tė veprojė sipas dhuntive tė tij, dhe njeriu, nėpėrmjet shoqėrisė, institucioneve dhe konventave tė saj, e ka bėrė veten "tė huaj". Edhe pse Rusoi akoma nuk e pėrdor konceptin e tė bėrit "tė huaj", tė ndikuar nga Hegeli dhe tė popullarizuar nga marksizmi, kjo ide ka dalė nga ai. Me shkrimet e tij politike dhe pedagogjike, Rusoi synoi arritjen e njė rendi lirisė, barazisė dhe drejtėsisė.

Jean-Jacques Rousseau
Nė veprėn e tij mė tė rėndėsishme nė kėtė kontekst "Du contrat social" (marrėveshja shoqėrore, 1762), Rusoi zhvilloi rendin qė bazohet nė marrėveshje. Tė gjithė bashkohen sė bashku pėr t'u mbrojtur. Meqenėse secili e bėn kėtė nė mėnyrė vullnetare dhe tė gjithė janė tė barabartė, askush nuk ėshtė nė disfavor. Secili e vė veten nėn udhėheqjen e lartė tė vullnetit tė pėrgjithshėm (volonté générale). Nė kėtė mėnyrė lind njė trup shpirtėror i pėrgjithshėm. Pasi zhvillimi i vullnetit tė veēantė ēdo qytetari kundėr vullnetit tė pėrgjithshėm ėshtė i mundur, kjo nėnkupton pėrfaqėsimin e interesave tė veēanta; pėr shtypjen e kėsaj, shteti duhet tė pėrdorė dhunė deri nė dėnimin me vdekje.

Partitė, sindikatat dhe shoqatat e tjera nuk do tė pajtoheshin mėsimet e Rusoit. Njerėzit, sipas tij, nėse ėshtė e nevojshme, edhe duhet tė detyrohen qė ta duan tė mirėn dhe tė vėrtetėn, pasi ata nuk janė gjithnjė nė gjendje ta vėrejnė kėtė. Vendimin e tyre, ata duhet t'ia pėrshtasin arsyes, nė mėnyrė qė nga pikėpamja e pėrgjithshme tė lindė njė ndikim i pėrbashkėt. Koncepti ideal i Rusoit ėshtė demokracia e drejtpėrdrejtė pa ndarje tė pushtetit dhe pėrfaqėsim, tė cilat, sipas tij e pengojnė lirinė. Njė konceptim i tillė ėshtė shumė i diskutueshėm pėr kohėn tonė. Nga njėra anė kėrkohet njeriu i lirė, i cili i nėnshtrohet vetėm ligjit qė ka nxjerrė vetė, nga ana tjetėr nga ideja e Rusoit mund tė determinohet njė rend politik, nė tė cilin qytetarėt shfrytėzohen totalisht nga shteti nė tė cilin kontrollohet edhe predispozita "e vėrtetė".

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Kushtetuta amerikane

Teoritė e shtetit dhe ato shoqėrore tė shek. XVII dhe XVIII - pėrkundėr kundėrthėnjeve tė tyre - i kanė stimuluar dhe u kanė vėnė bazat lėvizjeve demokratike. Ato gjetėn shprehjen e tyre sė pari nė Deklaratėn Amerikane tė Pavarėsisė tė 4 korrikut 1776. Tomas Xheferson (1743-1826), mė vonė president i SHBA-sė, Deklaratėn e Pavarėsisė e formuloi duke u mbėshtetur nė idetė e Xhon Lokut. Ideja, sipas sė cilės asnjė qeveri nuk duhet tė ekzistojė pa pėlqimin e qeverisurve, u bė bazė e kushtetutės sė SHBA-sė tė vitit 1787/91.

Ideja e mbėshtetur nė tė drejtat themelore doli nga filozofia e tė drejtės natyrore tė shek. XVII dhe XVIII. Xhon Lok solli pikėpamjen e autonomisė njerėzore, tė arsyetuar me moral dhe vlerėn vetjake tė njeriut pėr synimin e sferės ligjore dhe private tė individit, tė liruar nga pushteti. Parlamenti britanik, qysh nė vitin 1679 kishte arritur ta realizonte me ndihmėn e ligjeve Habeas-Corpus mbrojtjen e lirisė personale kundėr arbitrarizmit shtetėror.
Stacione tė tjera nė rrugėn e realizimit ishin "Declaration of Rights" nė Angli (1689), Deklarata Amerikane e Pavarėsisė (1776), kushtetuta e SHBA-sė (1787/91) dhe "Deklarata e tė Drejtat e njeriut dhe tė Drejtat Qytetare", e miratuar nga Asambleja Kombėtare Franceze (1789).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat qytetare

Deklarata e tė Drejtave tė Njeriut u hartua me kėrkesėn e Lafajet (1757 - 1834), komandantit tė Gardės Kombėtare, i cili kishte fituar popullaritet nė luftėn amerikane tė pavarėsisė. Kjo deklaratė shėnon njėrėn nga bazat kryesore tė pikėpamjeve liberale dhe demokratike tė shek. XIX dhe XX.

bullet

Tė drejtat e njeriut qė i takojnė secilit nga vetė fakti i ekzistencės sė tij si qenie njerėzore, 

bullet

Tė drejtat qytetare, tė dala nga pėrkatėsia e tij shtetėrore.

Nėse synohet njė ndarje pėrmbajtėsore, tė drejtat themelore mund tė renditen nė tri grupe kryesore:

bullet

Tė drejtat e lirisė apo tė drejtat themelore liberale janė e drejtė negative subjektive. Ato i japin secilit tė drejtėn pėr mbrojtje nga ndėrhyrja e shtetit nė sferėn e tij personale.

bullet

Tė drejtat e nėnshtetasve apo tė drejtat themelore politike janė e drejtė pozitive subjektive. Ato i sigurojnė secilit tė drejtėn e bashkėndikimit nė shoqėri (e drejta pėr nėnshtetėsinė me tė drejtėn pėr tė zgjedhur dhe pėr t'u zgjedhur, e drejta pėr marrjen e detyrave publike).

bullet

Tė drejtat e shprehjes sė afrėsive apo tė drejtat themelore sociale janė gjithashtu e drejtė subjektive dhe dalin nga zhvillimi i shtetit liberal juridik nė shtet social. Ato garantojnė tė drejtėn e pjesėmarrjes nė prosperitetin ekonomik dhe social (psh. e drejta pėr punė dhe pagesė tė drejtė, e drejta pėr pėrkujdesje publike nė raste urgjente, e drejta pėr banesė).

Tė drejtat themelore, sot gjenden tė formuluara si e drejtė pozitive nė shumė dokumente kombėtare dhe ndėrkombėtare. (...) Tė vlefshme nė aspektin ndėrkombėtar janė "Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut" e Kombeve tė Bashkuara e vitit 1948, si dhe "Konventa pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore" e vitit 1950. Garantimi i tė drejtave themelore nė kėto dokumente nuk thotė asgjė pėr realizimin e tyre nė aspektin ndėrkombėtar. Pėrvoja ka treguar shpesh se e drejta ndėrkombėtare nuk njeh sanksion tė efektshme kundėr shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut.

[Hans-Helmuth Knütter, nxjerrė nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992]

[Informacione mė tė detajuara mbi tė drejtat e njeriut, tė drejtat qytetare dhe tė drejtat natyrore mund tė gjeni nė D@dalos nė kuadėr tė kompleksit tematik Tė drejtat e njeriut; Atje gjendet nė dispozicion edhe pėrmbledhja e dokumenteve, ndėr tė tjerash edhe "Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė njeriut" e KOmbeve tė Bashkuar e vitit 1948]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.