|
|
|
|
Tekstet nė vazhdim shtjellojnė epokėn nė tė cilėn u shfaq demokracia, bashkė me zhvillimin e saj, epokё kjo e cila njihet me emrin "Mesjetė". Teksti i parė i shkurtėr bėn tė qartė ekzistencėn e koncepteve mbi demokracinė para sė gjithash nė qytetet mesjetare, ndėrsa teksti tjetėr merret me problematikėn e nocionit "Mesjetė".
Nė periudhėn mesjetare evropiane,
nė tė gjitha organizimet politike vėrehej ekzistenca
paralele e parimeve monarkiste, aristokrate dhe
atyre demokratike. Bashkėvendosje
demokratike kishte veēanėrisht nė qytetet me kushtetuta
aristokrate. Nė luftėra tė ashpra, zejtarėt dhe
korporatat e tyre zejtare luftuan
pėr marrjen e pushtetin mbi qytetin e
patricёve, shumica e tė cilėve ishin tregtarė.
Shtresat e papronėsuara mbeten edhe nė kėtė kohė pa
influencė politike. [Hans-Helmuth Knütter, nxjerrė nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992]
Rektori gjimnazial Kristof Celarius (1634-1707) ka botuar dy herė manualin e tij mbi historinė e vjetėr; herėn e parė (1675), ai kthehet deri nė kohėn e lindjes sė Krishtit, herėn e dytė (1685) deri nė kohėn e Konstandinit. Celarius ndoqi fillimisht periodizimin e historisė sė botės, e cila u zhvillua nė Patristik dhe u bė vendimtare nė "Mesjetė", e cila edhe sot e kėsaj dite ndikon llogaritjen tonė tė kohės "pas lindjes sė Krishtit". Nė vitin 1685, Celarius pėrdori ndarjen periodike tė arsimit historik tė kuptuar si humaniste nė Antikitet, Mesjetė dhe nė Kohėn e Re dhe i projektoi ato - pėr herė tė parė nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar universalo-historike nė historinė shtetėrore. Periudhėn nga Konstandini deri nė pushtimin e Konstandinopojės, Celarius e pėrshkroi (1688) si "shekuj barbarė" tė medium aevum. Nga kjo ai arriti nė pėrfundimin(1693) e paraqitjes sė historia nova. Me kėtė ndarje profane tė epokave tė historisė botėrore, Celarius bėri vetė histori nė shkrimin e historisė sė tė njėjtės epokė. Triptiku i tij arriti sukses, edhe pse jo me plotė tė drejtė. Kjo pėr shkak se vepra e tij nuk i merr parasysh tri fushat sunduese dhe kulturore, tė cilat shkrinė botėn mesdhetare antike, pra atė greko-bizantine, islamiko-arabe dhe atė latino-franke. Ajo vlenė vetėm pėr tė fundit; e para nuk njeh "tė renė" dhe i dyti nuk njeh epokėn "antike", kėshtu qė "e mesmja" nuk ėshtė mesjeta e saj. Nё kёtё mёnyrё, nocioni Mesjetė nuk e plotėson kushtin e tė qenit i qartė. Nė kėtė Mesjetė profano-historike, secila nga kulturat pasardhėse ka numėruar sipas mėnyrės sė vet nė epoka tė shenjta vitet e historisė, duke marrė parasysh fundin e tyre: Bizanti, vitet e ekzistencės sė botės dhe qeverisė sė mbretit pėrkatės, tė sundimit tė botės nga Zoti dhe zėvendėsit e tij; perėndimi, zgjatjen e lidhjes sė re si kohė e mesme mes periudhės sė krijimit tė njeriut dhe rilindjes sė Krishtit; Islami, vitet e ekzistencės sė bashkėsisė fetaro-politike tė myslimanėve, tė cilat filluan me emigrimin (hegjra) tё profetit nė Medinė. Kuptimi i shenjtė historik pėrcakton kėtu, njėlloj si atje, ekzistencėn historike dhe paraqet pėr kėtė arsye bazat e veprimit dhe tė mendimit politik. Politika, tekefundit, si praktikė dhe teori, bazohet te feja. Feja i parashtron politikės detyrėn e saj prioritare historike tė shenjtё: mbrojtjen dhe pėrhapjen e besimit tė vėrtetė. Bashkėsitė politike formohen njėkohėsisht si bashkėsi fetare, tė cilat duhet tė durojnė nė rrethin e tyre besimtarėt e tjerė, por nuk mund t'i lėjnė tė sundojnė. Nga ana tjetėr, politika ndjek detyrėn botėrore misionare tė fesё monoteiste (shih edhe Mat. 28,19f.; Kuran 34,27) nėpėrmjet idesė sė sundimit monarkist tė botės, si e drejtė dhe fiksion. Megjithatė, nga kėto premisa teologjike tė politikės nuk u nxorėn tė njėjtat pėrfundime nė sferėn kulturore bizantine, islame dhe atė latine. [Dieter Mertens; nxjerrė nga: Hans Fenske u.a., Geschichte der politischen Ideen. Von Homer bis zur Gegenwart, Frankfurt/Main 1987]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|