Ē'na duhet
shteti?
Debat televiziv ndёrmjet
Tomas Hobs, Xhon Lok dhe
Zhan-Zhak Ruso
Drejtuesi:
Tё nderuar zonja dhe zotёrinj,
mirёseerdhёt nё emisionin e sotёm tё rubrikёs "Forumi
i filozofisё". Kėtė herė bёhet
fjalё pёr ėėshtjen: Ēfarė na duhet shteti? Kam
nderin t'ju prezantoj tre filozofёt mё tё rёndёsishёm tё filozofisё
shtetёrore, francezin Zhan-Zhak Ruso, anglezin
Xhon Lok dhe bashkёatdhetarin e tij Tomas
Hobs.
Zoti Hobs, ju jeni themelues i
filozofisё moderne shtetёrore.
Kryeveprёn tuaj tё publikuar nё vitin 1651 e
titulluat "Leviathan". Ē'nёnkupton ky titull
enigmatik?
Hobs:
Njerёzit nё kohёn time e njihnin Dhiatёn e Vjetёr.
Nё kapitujt Jobi dhe Isaia, por
edhe te psalmet,
pёrmendet njё pёrbindёsh me emrin Leviathan, njё lloj gjarpёri apo
dragoi,
qė u kallte datėn njerėzve. Kёtё pёrbindёsh unё e kam pёrdorur si simbol tё pushtetit.
Shteti, si pushteti mё i lartё tokёsor pёrhap frikё
dhe tmerri dhe i nёnshtron nё kёtё mёnyrё tё gjitha
pushtetet e tjera.
Drejtuesi:
Kjo ėshtė njё pikёpamje krejtёsisht tjetёr mbi shtetin nga
ajo e filozofit antik Aristotel,
e cila vlente deri nё mesjetё. Pёr
Aristotelin, i cili e
sheh njeriun si krijesё sociale, shteti nuk
ėshtė diēka
tmerruese, por deri diku realizimi i tё qenit njeri.
Hobs:
Keni tё drejtё. Por , por nisem nga individёt dhe
liria e tyre individuale. Askush nuk ёshtё , kёshtu qё
kufizimet e ndryshme tё kёsaj lirie,
pra edhe pёrmes shtetit, janё vetёm
atёherё tё bazuara, nёse pёr to mund tё vendosё
ēdo qytetar. Me "Leviathan" doja
tё
tёrhiqja vёmendjen se shteti, i cili pёrhap frikё dhe
tmerr, tekefundit bazohet nё pёlqimin e tё gjithё
njerёzve.
Drejtuesi:
A mund t'i pёrsёrisni edhe njёherё argumentet tuaja?
Hobs: Shikoni,
pёr ta argumentuar ekzistencėn e shtetit
unё nisem nga gjendja natyrore, pra nga
e kundёrta e asaj qё unё dua tё tregoj.
Drejtuesi:
Nё gjendje e tillё nuk ekziston mё nё botё.
Ku jetojnё atёherё njerёzit nё kushte
tё tilla natyrore?
Hobs:
Me sa duket nuk mё keni kuptuar si duhet. Me gjendje natyrore
unё nuk mendoj njё gjendje primitive tё zhvillimit, nё
tё cilёn, njerёzit janё tё detyruar tё jetojnё pa ndihmёn e mjeteve teknike.
Me kёtё unё mendoj gjendjen nё tё cilёn ndodhen
njerёzit kur nuk ekziston shteti,
pra gjendjen pa pushtet, pa ligje etj.
Pёrveē kёsaj, kёtu bёhet fjalė pёr njё eksperiment
mendimesh. Unё nisem nga njё gjendje e tillё pa shtet,
pёr tё studiuar se ēfarė mangёsish do tё shfaqeshin
nė kёtё rast.
Prej kёsaj do pėrcaktohej mė pas nevoja e ekzistencės
sё
shtetit. Unё nisem nga presupozimi se tё gjithё
njerёzit do tё pranonin autoritetin shtetёror, nё rast
se ai do tё ishte nё gjendje ta mėnjanonte kёtё mangёsi.
Drejtuesi: Hmm,
kuptoj. Pёr ēfarё mangёsish bёhet
fjalė
atёherё?
Hobs:
Gjendja natyrore pёr mua karakterizohet nga "lufta
e ēdo njeriu kundёr tjetrit". Me kёtё dua tё
them se njerёzit, pa shtet, gjithnjё jetojnё nё gjendje
lufte. Megjithatė, nё njё rast tё tillё ata do tё jetonin nё mosbesim dhe
armiqёsi ndaj njёri-tjetrit dhe do tё ishin nё ēdo kohё
tё gatshёm t'i kundёrvihen me armё njёri-tjetrit. Pёr
tё qenё mё i qartё: njeriu pёr njeriun ёshtё ujk ...
Ruso: ...dokёrr!
Njeriu, nga natyra nuk ёshtё aspak egoist dhe i keq,
siē e kam thėnė edhe nё veprёn time: "Diskutim mbi
prejardhjen dhe bazat e pabarazisё sё njerёzve".
Drejtuesi:
Z. Ruso, ju lutem mos e ndёrprisni
z. Hobs.
Mё pas do ta keni edhe ju mundёsinё ta shprehni pozicionin tuaj.
Hobs:
z. Ruso, po tё shihet nё mёnyrё
reale, njerёzit nė radhė tė parė janё tё interesuar nё
zhvillimin e tyre vetjak,
ata janё egoistё. Kёtё pikёpamje -
nёse doni ta quani pesimiste mbi njeriun - unё e kam fituar gjatё kohёs
sё gjatё tё luftёs qytetare nё vendin tim,
luftё kjo e cila e rrezikoi ekzistencёn time dhe me detyroi nё
vitin 1640 ta lё vendlindjen dhe tё jetoj 10 vjet
tё tёra nё ekzil nё Francё. Pёrveē kёsaj,
natyra i ka
krijuar njerёzit pёrafёrsisht tё njėjtё. Edhe njeriu mё i dobёt
ёshtё mjaft i fortё sa ta vrasё tё fortin nёse ai
pёrdor dinakёrinё apo bashkohet me tё tjerёt.
Nga kjo
rrjedh se nё gjendjen natyrore askush nuk mund tė pretendojė njё pёrparёsi, tё
cilёn njё tjetёr nuk do tё ishte nё gjendje ta kёrkonte pёr vete.
Nё rast se nuk ekziston shteti,
atёherё kushdo ka tё drejtё tё
bёj gjithēka.
Nё kёtё mёnyrё lind konkurrenca dhe grindjet,
pra ajo, tё cilёn unё e quajta "luftё
tё ēdo njeriu kundёr tjetrit".
Drejtuesi:
Si ёshtё i mundur shmangia e njё lufte tё tillё?
Hobs: Rruga e vetme pёr
shmangien e kėsaj ёshtё krijimi i njё pushteti tё pёrgjithshёm, d.m.th.
themelimi i shtetit. Aktin e lindjes sё shtetit unё e
kam quajtur marrёveshje shoqёrore. Ajo nuk duhet tё
ngatёrrohet me marrёveshjen e sundimit, sepse ajo
lidhet mes princit dhe popullit.
Marrёveshjen shoqёrore e lidhin qytetarёt mes
tyre, jo me sunduesin. Nёse e drejta pёr
gjithēka ėshtė shkaku i luftёs, atёherё njerёzit,
pėr tė ruajtur paqen duhet tė lidhin njё marrёveshje, nё tё
cilёn deklarojnё se heqin dorё nga kjo e drejtё pёr gjithēka,
dhe ia kalojnė pushtetin njё njeriu,
pra
sovranit. Me ndihmёn e pushtetit tё tij,
sovrani ёshtё nё gjendje t'i mbrojё ata nga sulmet e ndёrsjella dhe nga sulmet
e tё huajve.
Kjo detyrё mund tё merret edhe nga njё bashkёsi njerёzish.
Drejtuesi:
Besoni me tё vёrtetё se njerёzit janё nё gjendje
tё heqin dorё vullnetarisht nga tё drejtat e tyre?
Hobs:
Po, sepse edhe vetё egoisti e ka tė qartė se
parė nё aspektin afatgjatё, pёr tё, mё shumё ia vlen tё jetohet nё paqe dhe
siguri, sesa nё njё gjendje permanente frike nga vdekja,
gjendje tё cilёn ai do ta kishte nё situatė lufte.
Ndėrsa egoisti dёshiron tё jetojė mundёsisht i qetё,
qetėsi pėr tė cilėn paqja ёshtё kusht paraprak.
Drejtuesi:
Ēfarė ndodh nё rast se njё pjesё e njerёzve nuk e nёnshkruajnё
marrёveshjen?
Hobs:
Kjo do tё pėrbėnte nё fakt njё problem. Njeriu ёshtё
nё gjendje tё heqё dorё nga diēka vetёm nёse tё gjithё
tё tjerёt bёjnё tё njėjtėn gjё dhe nёse heqja dorё nga e drejta e tij nuk
u sjell tё tjerёve
pёrparёsi. Por nga ana tjetёr
e dinё tё gjithё se
marrёveshja nuk do tё arrihej fare nёse tё gjithё - me pёrjashtim tё sovranit
- nuk heqin dorё nga tё drejtat e tyre. Mё duhet
t'iu kujtoj edhe njёherё se kёtu bėhet fjalė pёr njё eksperiment mendor.
Sepse nё realitet, marrёveshtja nё fjalё
nuk lidhet.
Shpresoj se kam arritur tё tregoj se tё gjithё njerёzit,
nё rast se do tё mendonin mirё, do ta pranonin njё marrёveshje
tё tillё. Nga kjo arrij nё pёrfundimin se
ekzistenca e
shtetit ёshtё e arsyeshme.
Drejtuesi:
Kuptoj. E sa e madhe ёshtё sipas
mendimit tuaj fuqia e shtetit?
Hobs:
Pёrgjigjja e kёsaj pyetje gjendet nё atё qё u tha deri tani.
Derisa shteti u garanton qytetarёve lirinё
dhe sigurinё, qytetarёt duhet t'i binden atij plotėsisht. Askush nuk ka tё drejtё
t'i bёjė rezistencё vullnetit tё
sovranit, madje as nё rastin kur ndihet i trajtuar pa tё drejtё.
Sovrani nuk mund tё detyrohet tё japё llogari pёr ekzekutimin
p.sh. tё njё njeriu tё pafajshёm nёse beson se
njė gjė e tillė ёshtё
e domosdoshme pёr ruajtjen e paqes. Detyrimi pёr
t'u
dhёnё llogari shtetasve mbaron vetёm atёherё kur shteti nuk ёshtё mё nё
gjendje ta kryejė detyrёn e sigurimit tё paqes.
Ruso: Skandal! Nė
kёtё mėnyrė do tё pėrligjej madje edhe monarkia absolute.
Pёr mua si demokrat kjo ёshtё e papranueshme.
Askush nuk mund tё pajtohet me gjendjen, nё tё cilёn qytetarёt
nuk kanё liri dhe tё drejta.
Hobs:
Njё gjё duhet ta kuptoni: vetёm shteti i fortё ёshtё nё
gjendje tė nxisё paqen. Ky tё paktėn ёshtё pёr mua
rezultati i luftёs qytetare nё vendin tim,
e cila u ndёrpre nё vitin 1649 vetёm me
anё tё diktaturёs sё Kromuellit.
Nё krahasim me terrorin e anarkisё, rreziku nga despotizmi mё
duket se ёshtё njё e zezё mё e vogёl.
Drejtuesi:
Unё nuk jam i sigurtё nёse ёshtё e mirё kjo alternativё. -
Tё kalojmё tek ju z. Lok.
Me veprёn tuaj "Dy trajtesa mbi qeverisjen"
tё vitit 1689/90, ju konsideroheni
themelues i liberalizmit dhe njёri ndёr pishtarёt e kushtetutёs amerikane.
Ēfarė mund tė thoshit ju pёr mendimet politiko-shtetёrore tё kolegut tuaj
Hobs?
Lok:
Unё e vlerёsoj mendimin e tij si tepėr pёrēarёs.
Pėrligjja e shtetit me anė tė marrёveshjes shoqёrore
ėshtė pёr mua ideja mё
gjeniale e filozofisё politike, deri kёtu pajtohem me
Hobsin. Por unё kam njё
pikёpamje krejt tjetёr mbi gjendjen natyrore - e
prej kėtej rezulton pёr mua njё pikёpamje krejtёsisht tjetёr mbi shtetin.
Madje edhe njё gjendje pa autoritet shtetёror pёr mua
nuk ėshtė
njё gjendje e shfrenuar,
sepse ekzistojnё tё drejtat dhe detyrat natyrore.
Arsyeja, nёse merret parasysh ajo, i
tregon njeriut se askush nuk ka tё drejtё ta vrasё, ta
plagosė, vjedhё apo t'i rrėmbejė lirinё dikujt tjetёr. Sepse kur tё gjithё
njerёzit janё tё barabartё, edhe mua mё duhet
t'i jap mundėsinė tė ketė atё qё unė pretendoj pёr vete, pra tё drejtёn
pёr jetё dhe pacenueshmёri fizike, tё drejtёn e lirisё
dhe tё drejtёn e pronёs.
Drejtuesi:
Tё drejtat e njeriut?
Lok:
Po, unё i kam quajtur ato "tё drejta natyrore".
Ato janё tё drejta tё patjetёrsueshme,
tё cilat i takojnё secilit si njeri, pra jo tё
huazuara nga shteti, por qė ekzistojnė qysh nё gjendjen
natyrore.
Drejtuesi:
E ku qёndrojnё atёherё problemet e bashkёjetesёs sё njerёzve,
nёse qysh nё gjendjen natyrore ekzistojnё kёto tё drejta dhe
detyrat e tyre pёrkatёse?
Lok: Shikoni!
Tё drejtat natyrore, ashtu siē na mёson
arsyeja, janё tё pёrgjithshme dhe abstrakte.
Meqenёse tё drejtat nuk janё formuluar nё mёnyrё tё qartё, gjatё
zbatimit tё tyre mund tё lindin probleme.
Mosmarrёveshjet mund tё lindin gjatё interpretimit konkret tё kёtyre tё
drejtave. Pёrveē kёsaj mund tё ketё probleme edhe gjatё
pёrdorimit tё tyre kundёr rezistencave,
nё rastin kur dikush ka tё drejtё, por nuk i jepet e drejta.
Drejtuesi:
Ēfarė detyrash tё shtetit dalin nga kjo?
Lok:
Kjo ёshtё e qartё: Shteti ka pёr detyrё
tė konkretizojė
tё drejtat natyrore nėpėrmjet ligjeve tё formuluara qartё.
Pёrveē kёsaj ai duhet tё kujdeset qё kёto ligje edhe tё
respektohen.
Nё raste tё diskutueshme atij i duhen gjykatёsit jopartiak.
Nёse pёrmblidhet e tёro kjo mund tё thuhet:
Shteti ka pёr detyrё tė sigurojė tё
drejtat natyrore.
Drejtuesi:
A duhet shteti t'i shkelё kёto tё drejta?
Lok:
Jo, nё asnjё mёnyrё. Edhe shteti ёshtё i
detyruar t'i
respektojė tё drejtat natyrore qė i takojnė njeriut qysh nė
gjendjen e tij natyrore. Monopoli i
pushtetit, sipas mendimit tim - e kёtu qёndron dallimi mes meje dhe z.
Hobs - pėrbėn njё rrezik tё madh pёr qytetarёt e lirё.
Pёr
kёtё arsye ёshtё i nevojshёm themelimi i shtetit
nё mёnyrё tė tillė qė do t'i mbronte qytetarėt nga
keqtrajtimi. Kjo ėshtė edhe njё nga kёrkesat kryesore tё liberalizmit.
Drejtuesi:
E si mendoni ta arrini kёtё?
Lok:
Nėpėrmjet ndarjes sё pushtetit. Legjislativi,
d.m.th. pushteti legjislativ dhe ekzekutivi, pushteti
qė i njeh ligjet, duhet tё jenё tё ndara,
ndėrkohė qė legjislativi duhet t'i nёnshtrohet kontrollit.
Kёtu e kam fjalėn pёr njё asamble ligjvёnёse,
e cila mund tё shpėrndahet dhe ndёrrohet nga populli nёse e
keqpёrdor besimin e dhёnё. Kolegu im francez
Monteskie e ka zhvilluar mё tej idenё e ndarjes sё
pushtetit, duke e zgjeruar me pushtetin gjyqёsor.
Nё kёtё mёnyrё ruhet nё mёnyrё tё efektshme liria e qytetarёve.
Ruso:
E pabesueshme! Ky i ashtuquajtur liberalizёm, nё fakt
nuk ka tё bёjė fare me lirinё. Ai nuk ёshtё gjё tjetёr
veēse njё
justifikim i klasёs borgjeze. Liria pёr ju z.
Lok do tё thotё vetёm liri pёr tё pasurit dhe pronarёt.
Shteti juaj nuk ёshtё asgjё tjetёr veēse njё shtet "roje
nate", i cili i ruan qytetarёt e pasur nga
vjedhjet. Pёr mua, njeriu nuk ka vetёm tё drejtёn qё
tё mos i merret diēka, por edh tё drejtёn pozitive tё pronёs.
Kjo do tё thotё se tё mirat shoqёrore
duhen ndarё nё
mёnyrё tё barabartė dhe te tё gjithё njerёzit,
sepse shteti ka
pёr detyrё tė heqё dallimin mes tё varfёrve dhe tё pasurve.
Drejtuesi:
Z. Ruso, me lejoni t'ju prezantoj
shkurt: Ju konsideroheni pishtar shpirtёror i
Revolucionit Francez ose tė paktėn revolucionarёt janё
mbėshtetur nё idetё tuaja.
Siē e dimё, ju i kundёrshtoni nё mёnyrё radikale mendimet e
Hobsit dhe Lokut. Pёr kёtё arsye edhe mё habit
fakti qė ju kryeveprёn tuaj
politike e keni titulluar "Mbi marrёveshjen
shoqёrore".
Ruso:
Kjo ėshtė e vetmja gjė e pėrbashkėt me kėta dy zotėrinj, pёrndryshe me ta nuk dua tё kem asgjё tё pёrbashkёt.
Mё duhet tё them se unё jam i vetmi qė e ka kuptuar
drejtё idenё e marrёveshjes shoqёrore. Siē e kam
thėnė
edhe mё parё, me rёndёsi pёr mua ёshtё liria e njerёzve.
Nё vitin 1762 kam arritur nё pёrfundimin
se njeriu, nё gjendjen e tij natyrore ёshtё plotёsisht i lirё.
Por kudo ku shkova, pashё se njeriu ishte
nё pranga. Pёr kёtё arsye, problemi themelor i
filozofisё politike ёshtё gjetja e njё forme tё tillё
shtetёrore, e cila e mbron individin dhe ku nuk ёshtё i detyruar
tė humbё lirinё e tij?
Hobs:
Njё gjё e tillё ёshtё e paarritshme!
Ruso:
Jo, njё gjё e tillё ёshtё e arritshme pas plotёsimit tё disa
kushteve, pёr tё cilat, pёr shkak tё
mungesёs sё kohёs nuk mund t'i sqaroj mё tepёr.
Kushti i parё ёshtё kёrkon qё njerёzit, para lidhjes sё marrёveshjes, tё trajtohen nё
mёnyrё tё barabartė, pa asnjё pёrjashtim.
Pёr kёtё arsye nuk guxon tё ekzistoj - siē ёshtё rasti me
Hobs-in
- sovrani,
i cili qёndron jashtё marrёveshjes shoqёrore,
i cili nuk heqė dorё nga tё drejtat e tij,
por tё cilit i barten tё gjitha tё drejtat.
Jo arbitrazhi i sovranit duhet ta drejtojė veprimin e shtetit,
por "vullneti i pёrgjithshёm".
Nё ēёshtjet politike, vullneti i popullit duhet tё jetё
vendimtar; ideja e marrёveshjes shoqёrore pra domosdoshmёrisht
sjellё demokracinё. Me kёtё unё kuptoj
pyetjen direkte tё tё gjithё qytetarёve nё tё gjitha vendimet politike.
Vetёm nё kёtё mёnyrё ёshtё i mundshёm sigurimi i lirisё
natyrore tё qytetarёve nё shtet: Nё rast se vullneti i
shtetit dhe vullneti i individёve pёrputhet njёri me tjetrin,
atёherё ēdonjёri ёshtё i lirё, sepse ai, pёr faktin qё i
bindet shtetit, kёtё e bёn vetёm nga vullneti i tij.
Lok:
Nёse qytetarёt pyeten nėpėrmjet votimit, nė
kёtё rast
dalin shumё mendime tё ndryshme, kёshtu qё
gjetja e njё vullneti unik ёshtё e arritshme. Kjo ёshtё e
vetёkuptueshme, sepse interesat e njerёzve nuk janё tё
njėjta.
Njё fabrikant p.sh. ka interesa krejtёsisht tё ndryshme nga
punёtori.
Ruso:
Nё kёtё pikё keni tё drejtё. Vullneti i pёrgjithshёm
nuk ёshtё identik me shumёn e vullneteve individuale.
Me kёtё arritёm nё kushtin tim tё dytё.
Nёse vullnetet e ndryshme me tё vёrtetё mbёshteten mbi
interesat e ndryshme, atёherё ne duhet tё kujdesemi
qё dallimet e interesave tё mos lindin fare.
Nёse kёto ndryshime tё interesave ndёrkaq preken nga rrethanat
e ndryshme tё pronёsisё, atёherё ne duhet tё kujdesemi qё tё gjithё tё
kenė tё njėjtat gjёra. Pёr kёtё arsye, kur bёhet
fjalė pёr
marrёveshje shoqёrore, ёshtё e domosdoshme qё njerёzve tё mos u hiqen
vetёm tё drejtat, por edhe prona e tyre.
Pёr shtetin nga kjo del detyra e
ndarjes sё barabartё e tё mirave shoqёrore. Nё kёto
kushte, ku tė gjithė kanė tė njėjtat gjėra, nuk do tё ekzistonin mё interesat e ndryshme,
por vetёm njё interes i pёrbashkёt pёr sigurimin e jetёs.
Nё kёtё mёnyrё do tё bėhej
i mundur sundimi i vullnetit tё
pёrgjithshёm, e kėshtu edhe ruajtja e lirisё natyrore brenda shtetit.
Hobs:
Kёto ide janё plotёsisht joreale! Rrjedha e
historisё ka treguar se ato nuk janё tё realizueshme.
Demokracia e drejtpėrdrtejtė ndoshta
mund tė realizohet nё njё shtet tё vogёl si vendlindja juaj, Gjeneva.
Nё shtetet e mёdha ndёrkaq, tё themeluara qё nga
fundi i shek. XVIII kudo nёpёr botё, ajo nuk ёshtё
e realizueshme. Ndarja e barabartё e tё mirave
mė kujton eksperimentin e komunizmit,
i cili nё vendet evropiane tё Bllokut Lindor dёshtoi nё mёnyrё
tё mjerueshme.
Ruso:
Mos harroni ju lutem faktin qė nё shtetet e mёdha, demokracia ёshtё futur
megjithatё nё formёn e demokracisё pёrfaqёsuese. Pa
kёrkesёn time pёr ndarje tё barabartё tё tё mirave, nё
shek. XIX,
nuk do tё kishte ndodhur fare lufta
pёr barazi sociale, luftё kjo qė bėri tė
mundur ngritjen
e shtetit social. Shteti nuk duhet tё jetё plotёsisht
indiferent ndaj mirėqenies sё qytetarёve tё tij. Kush
tjetёr do tё kujdeset pёr qytetarёt e dobёt nё aspektin social, tё
sёmurёt, tё papunёt?
Lok:
Nёse shteti kujdeset pёr tё gjitha rastet sociale, atёherё ai do tё
falimentojė (...).
Drejtuesi: Tё nderuar zotёrinj, pёr shkak tё
mungesёs sё kohёs, ne fatkeqёsisht nuk
mund ta vazhdojmё diskutimin tonё. Edhe pse nё pyetjen
pse na duhet shteti nuk kemi gjetur njё emёrues tё pёrbashkёt, unё kam krijuar
bindjen se idetё tuaja mbi shtetin nuk pёrjashtojnё plotёsisht njёra-tjetrёn.
Shteti padyshim ёshtё i nevojshёm sigurimin
e lirisё sё brendshme dhe tё jashtme,
siē e pėrmendėt edhe ju z. Hobs. Nёse i
hedhim njё vёshtrim shtetit modern (...),
ne shohim se ai, si shtet liberal
kushtetues i mbron edhe tё drejtat natyrore tё njerёzve,
siē keni kёrkuar ju z. Lok. Ai
kuptohet edhe si shtet i pёrkujdesjes sociale,
i cili si nё kuptimin tuaj z. Ruso kujdeset edhe pёr
mirėqenien e qytetarёve dhe pёr barazinё sociale. Tё nderuar zotёrinj, ju faleminderit pёr bisedёn!
[© Bernd Rolf, publikimi i
parё nё: Zeitschrift für
Didaktik der Philosophie und Ethik 4/1998]
[Kreu
i faqes]