|
|
|
|
Klasikёt e filozofisё politike
Edmund Burke: shkrimtar politik dhe parlamentar anglez (1729-1797); deri nė 1790 Ėhig nё grupin rreth lordit Rockingham; u angazhua pёr lirinё e kolonive amerikano-veriore. Burke kundёrshtoi ashpёr Revolucionin Francez dhe i parashikoi rreziqet e tij. Nё veprёn e tij "Reflections on the Revolution in France" (1790) u shpreh pёr shtetin e zhvilluar nё mёnyrё organike nё kundёrshtim me atё tё ngritur nё mёnyrё artificiale dhe u bё themelues i pikёpamjes konservatore mbi shtetin nё kohёn e re. [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm]
Thomas
Hobs:
filozof anglez (15881679), njёri ndёr
sistematizuesit e mёdhenj tё racionalizmit, njohёs i
filozofisё sё Dekartit. Pėr
tė shmangur Revolucionin Anglez, Hobs emigroi ne Paris
nė vitet 16401651
dhe u kthye prapё nё kohёn e Kromuellit. [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm]
Xhon
Lok:
filozof anglez (16321704), u shkollua nё shkollёn
Ėestminster,
studimet e mjekёsisё dhe shkencave natyrore i kreu nё Oxford;
sekretar, mjek dhe mėsues nё shtёpinё e
kontit Shaftesbury; qёndroi nё
Francё dhe Holandё dhe u kthye nё Angli me Vilhelmin (III)
ku punoi deri nё vitin 1700 nё
ministrinё koloniale. [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm]
Karl
Marks:
filozof dhe revolucionar (1818-1883),
themelues i marksizmit. Studioi shkenca juridike dhe
filozofi nё Bon
dhe Berlin. Nё Berlin u bashkua me
rrethin e hegelianёve tё
rinj. 1842/43
ishte redaktor i gazetёs liberale-opozitare "Rheinische Zeitung"
nё Köln; pas ndalimit tё saj shkoi nё
Paris. Nёn ndikimin
e Ludvih Fojerbahut erdhi krijoi idenė e materializmit filozofik, ndёrsa
nёn ndikimin e socialistёve utopikė francezė atё tё socializmit revolucionar.
Sё bashku me Frederik Engelsin zhvilloi
konceptin e tij historik materialist.
I dёbuar nga Parisi, Marksi
jetoi nga viti 18451848 nё Bruksel.
Mё 1847, sё bashku me
Engelsin u
anёtarёsuan nё Lidhjen Komuniste dhe pёrmblodhёn sё bashku pёr tё si program
partiak
"Manifestin e Partisё Komuniste" (1848),
i cili e sheh revolucionin e proletariatit si rezultat i njё
procesi historik tё ligjshёm. [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm]
Xhon
Stjuart Mill:
filozof britanik dhe ekonomist kombёtar (1806-1873); 18231858
sekretar nё Indian House, 18661868
deputet liberal nё Parlament. Mill mbante lidhje me
Auguste Komte, pozitivizmin e tё cilit e modifikoi nё
drejtim tё empirizmit anglez, d.m.th. nё kushtet psikologjike.
Filozofia sipas Mill bazohet te psikologjia.
Kryevepra e tij ёshtё "Sistemi i
logjikёs deduktive dhe induktive" (2 botime, 1843),
nё tё cilёn gjendet teoria e zgjeruar e induksionit dhe analizёs
sё konceptit tё kauzalitetit. Teorinё e tij tё njohjes
(sipa sё cilёs vetёm pёrvoja sjell
njohjen) e
ka paraqitur nё vitin 1865. [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm]
Sharl de Secondat Monteskie: Baron de La Brčde et de Montesquieu, shkrimtar francez, filozof i sё drejtёs dhe shtetit (16891755); 1714 anёtar i kёshillit parlamentar, 17161726 president i parlamentit nё Bordo; 1728 anёtar i Académie Franēaise. Kryevepra e tij ёshtё shkrimi shtetёror dhe filozofiko-kulturor "De l'Esprit des lois", nё tё cilin zhvilloi doktrinėn antropologjiko-socio-historike mbi ligjvёnien nё marrёdhёniet mes tri formave tё rendit shtetёror: republikёs, (demokracisё), monarkisё dhe despotizmit. Republika dhe monarkia bazohen mbi tё drejtёn, despotizmi (tirania) mbijeton vetёm me ndihmёn e frikёsimit dhe varet nga zakonet (e jo nga ligjet). Monteskieja pėrcakton duke u nisur nga kjo edhe kёrkesёn mbi ndarjen e pushtetit si parim i ndёrtimit tё brendshёm shtetёror, e cila ka si qёllim mėnjanimin e veprimeve arbitrare tё individёve apo grupeve. Kёtё ai e zhvilloi nёn shembullin e kushtetutёs angleze. Ky formulim u bё ide e bazave mё tё rёndёsishme tё kushtetutave tё para nё Amerikёn e Veriut (17761787) dhe tё kushtetutave tė tjera tё mёvonshme me ndarje tё pushtetit. Monteskie shkroi edhe romane dhe novela; konsiderohet si iluministi i parё francez. [Kreu i faqes] [Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm]
Zhan
Zhak Ruso:
shkrimtar dhe filozof francez me prejardhje zvicerane (17121778),
bėri njё jetё shtegtare, tё cilёn e pёrshkroi nё mёnyrё tё
hapur edhe nё veprёn e tij "Confessions"
(1782); bёn pjesё te enciklopedёt,
u bё i njohur nё vitin 1750 me
anė tė veprёs
sё tij mbi ndikimin (negativ)
tё arteve dhe shkencave nё normat morale ("Discours
sur les sciences et les arts", 1750). Kritika mbi kulturёn,
e cila i grabit njeriut gjendjen e vjetёr natyrore dhe tё lumtur dhe
qė i ka rrėmbyer atij tashmė pafajėsinė, lirinё dhe bujarinё,
shėnon fillimin e kritikёs moderne kulturore. |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|