Antika
Lart Antika Mesjeta Koha e re Klasikėt

 

Sfond
Athina
Zhvillimi
Kronologji


 

Demokracia

Demokracia nė antikitet

Pėr fillimet e demokracisė nė Greqinė antike, keni nė dispozicion disa tekste dhe shpjegime kronologjike:

 

 

Kronologji

Tekstin hyrės me titull "Fillimet e demokracisė nė polisin grek".

Tekstin e shkurtėr mbi "kuptimin shtetėror" nė antikitet.

Tekstin e zgjeruar lindjen dhe zhvillimin e polisit nė Athinė, i cili shpjegon zhvillimin e demokracisė pėrmes reformave tė Solonit, Kleisthenesit dhe Perikliut.

Dy tekste mbi lindjen dhe zhvillimin e demokracisė antike.

Kronologjia mbi lindjen e demokracisė.

[Kreu i faqes]

Buchauszug Fillimet e demokracisė nė polisin grek

Fillimet e demokracisė janė tė lidhura ngushtė me lindjen e poliseve greke. Meqė koncepti modern i shtetit nuk mund tė krahasohet me antikitetin, me termin polis duhet tė nėnkuptohet bashkėsia, ndėrsa me politikė rregullimi i ēėshtjeve. polisi pėrbėhet nga bashkėsitė primare burrė-grua, zotėrues-rob. Shumica e familjeve pėrbėjnė bashkėsinė gjjinore, ndėrsa shumė prej tyre pėrbėjnė polisin. Nė kėto shoqėri qytetare, tė formuara nė shek. IX p.e.s. u zhvillua qytetaria (demos), e cila pėrfshinte tė gjithė qytetarėt e lirė me tė drejta tė barabarta politike.

Tempel Qeveria, e cila ndryshonte nė polise tė ndryshme, dilte nga kuvendi popullor. Nė periudhėn e lulėzimit tė demokracisė greke nė shek. V dhe IV p.e.s, kuvendi popullor vendoste mbi ligjvėnien, politikėn e brendshme dhe tė jashtme, politikėn financiare dhe atė ushtarake. Demokracia antike bazohej nė barazinė e plotė para ligjit tė tė gjithė qytetarėve, nė lirinė e shprehjes sė mendimit dhelirinė e pjesmarjes nė detyrat publike. Kuvendi popullor zgjidhte nga radhėt e tij jurinė, e cila funksiononte si gjyq. Detyrat publike ndaheshin pėr njė kohė tė caktuar, ndėrsa personat qė merrnin detyrat nė fjalė i nėnshtroheshin pėrgjegjėsisė publike.

[Kreu i faqes]

Njė sy kritik nuk mund tė mos vėrė re tė metat e kėsaj forme qeverisėse. Tė gjitha tė drejtat dhe detyrat vlenin vetėm pėr "qytetarėt e plotė", pra vetėm pėr njė pakicė tė popullsisė. Femrat, tė huajt, skllevėrit dhe banorėt tė cilėt nuk konsideroheshin si qytetarė me status tė plotė (metokėt), ose nuk gėzonin fare tė drejtash, ose tė drejtat e tyre ishin tė kufizuara. Ata nuk kishin tė drejtėn e pronės, tė ushtrimit tė detyrave publike dhe tė drejtė vote. Nė tė vėrtetė, nė polis mbretėronte pushteti i pakicės. Meqenėse kuvendi popullor sundonte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ekzistonte rreziku i marrjes sė vendimeve tė gabuara si rezultat i gjendjes sė ēastit apo demagogjisė.

Pavarėsisht nga tė metat e lartpėrmendura, polisi antik ka meritat e veta nė lindjen e demokracisė, pasi nė tė, pėr herė tė parė u njoh rėndėsia e njeriut si individ, u praktikua dhe u arsyetua nė mėnyrė filozofike vetėqeverisja dhe liria nga tirania (...).

Format demokratike ekzistonin edhe jashtė kufijve tė Greqisė. Megjithatė, ato nuk arritėn tė zbatoheshin nė tė njėjtėn formė dhe nuk gjetėn bazėn filozofiko-shtetėrore.

[Kreu i faqes]

Romakėt dhe gjermanėt e vjetёr

Pushteti nė Republikėn Romake ishte nė duart e particianėve. Fjala bėhet pėr njė sundim aristokrat. Pas luftėrave tė ashpėra sociale, parimi demokratik u bė gjithnjė e mė i rėndėsishėm, u pėrmirėsua gjendja materiale dhe rėndėsia politike e pjesės sė varfėr tė popullatės (plebejėve), kuvendi popullor fitoi mė shumė pushtet, edhe pse nuk ia arriti tė dominojė.

Organizimi shtetėror i popujve gjermanė evropiano-veriorė bazohej gjithashtu nė parimin e barazisė sė tė gjithė qytetarėve tė lirė. Kuvendi popullor ishte organi mė i lartė. Megjithatė edhe kėtu vlente e drejta e kufizuar e pronės e kryefamiljarėve. Anėtarėt e lirė tė familjeve, shtresa e gjerė e gjysmė tė lirėve dhe e jo tė lirėve nuk kishin ndikim nė politikė.

[Hans-Helmuth Knütter, nxjerrė nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.