Zhvillimi
Lart Sfond Athina Zhvillimi Kronologji

 


 

Demokracia

Lindja dhe zhvillimi i demokracisė antike

2 tekste: I) Polisi antik II) Demokracia nė Antikė

Athina konsiderohet si djep i demokracisė. Para afro 2500 vjetėve atje u formua rendi kushtetues, i cili u bė shembull i tė gjitha kushtetutave demokratike. Dy tekstet nė vijim pėrshkruajnė hapat kryesor tė kėtij zhvillimi.

Buchauszug

Polisi antik

Fjala "politikė" rrjedh nga polis (qytet), me tė cilėn nėnkuptohet parasėgjithash bashkėsia e qytetarėve, e nė rend tė dytė edhe territori mbi tė cilin ėshtė themeluar shteti. Nė mbretėrinė arkaike, kalaja mbretėrore paraqet thelbin e shtetit, rreth tė cilit tubohet e gjithė pjesa tjetėr. Pėr dallim nga kjo, pikė qendrore nė Polis paraqet Agora, tregu si pikė tubimi i qytetarėve. Vendimi politik bartet nga mbreti nė tubim; vendimet merren nė mėnyrė publike; ato duhet tė arsyetohen para qytetarėve dhe janė tė varura nga miratimi i tij. Me kėtė fillon procesi i racionalizimit tė vendimeve politike:

"Sistemi Polis, para sė gjithash bazohet nė parasundimin e fjalės sė folur mbi tė gjitha instrumentet tjera tė pushtetit. Ajo bėhet mjet politik par excellence, ēelės i ēdo lloj autoriteti nė shtet, vegėl e ndarjes sė pushtetit dhe e urdhėrimit mbi tė tjerėt... Ajo pėr tė cilėn flitet kėtu nuk ėshtė mė fjalė rituali, formulė e drejtė, por fjalė e debateve kontroverse, e diskutimit, e argumentimit. Ajo vė si kusht ekzistimin e publikut, para sė cilit ajo paraqitet si gjykatės, dhe sė fundi, pėrmes ngritjes sė dorės, merret vendimi mes partive, tė cilat janė paraqitur para tij; ky vendim tipik njerėzor vlerėson fuqinė bindėse tė tė dyja fjalimeve dhe i ndan njėrit nga fjaluesit fitoren mbi kundėrshtarin e tij.

Ēėshtjet qė kishin karakter tė pėrgjithshėm, rregullimi i tė cilave mė parė ishte nėn kompetencėn e sunduesit sovran, tani bėhen objekt diskutimi dhe vendosen duke u debatuar. Ato duhet tė jenė tė mundshme tė formulohen nė formė diskursive dhe tė marrin trajtėn e argumentimeve antitetike tė sjelljeve tė provave. Nė mes politikės dhe logos (fjalimit tė arsyeshėm) lind nė kėtė mėnyrė njė lidhje e ngushtė e ndėrsjelltė. Arti i tė
vepruarit politik pėrbėhet nė masė tė madhe nga aftėsia e pėrdorimit tė gjuhės, ndėrsa logos, nė fillim, pėrmes funksionit tė tij politik, kėrkonndėrgjegjen, rregullin dhe ndikimin e tij" (Jean-Pierre Vernant, Die Entstehung des griechischen Denkens, Frankfurt/Main 1982, 44f.).

[Kreu i faqes]

Vernant, lindjen e veprimit politik nė Athinė e lidh me dy kritere kryesore, tė lidhura ngushtė njėra me tjetrėn: nė karakterin publik tė vendimeve politike dhe nė presionin nė rritje pėr argumentim racional. Kriteri i tretė ėshtė demokratizimi. "Ky proces i dyfishtė i demokratizimit dhe i tė bėrit publik do tė ketė konsekuenca vendimtare nė fushėn e tė menduarit" (Vernant 1982, 46).

Bota homeriane e Heronėve dhe epoka atike e demokracisė perikleike kanė dėshtuar nė
bazėn e tyre. E si mundi tė lindė njėra nga tjetra? Shtresa fillestare sociale dukej pėrafėrsisht si vijon: Nė kreun e kierarkisė sociale ishin eupatridai, fisnikėt dhe tė pasurit, autoktonėt, fisnikėt pronarė tė tokave. Mandej vinin georgoi, bujqit me mė pak pronė, dhe demiurgoi, zanatlinjtė dhe mjeshtėrit. Pėrveē kėsaj, ekzistonin edhe thetėt, punėtorėt sezonal pa pronė dhe familje dhe skllevėrit.

[Kreu i faqes]

Shtresa fisnike nė Greqi ia doli shpejtė ta mund sundimin e mbretit (basileus); Posti i mbretit nuk u shkri por vetėm iu reduktuan funksionet dhe kompetencat e tij nė sferėn e kultit dhe fesė, si dhe nė disa kompetenca gjyqėsore. Fjalėn kryesore, tanimė e kishin fisnikėt e mėdhenjė. Ata zgjidhnin nga radhėt e tyre Archontėt, qeveritarėt, tė cilėt pas skadimit tė mandatit tė tyre bėheshin anėtarė tė pėrjetshėm tė Kėshillit, Areopags.
Arhontėt dhe Areopagėt drejtonin punėt e qytetit. Kėtė sundim aristokrat, shpejt e kaploi njė krizė e thellė. Presioni i shkaktuar nga shtimi i tepėrt i popullsisė ēoi nė shek. VIII lėvizjen koloniale; Grekėt populluan viset bregdetare tė Mesdheut nė Azi tė Vogėl, Afrikė tė Veriut, Sicili, Itali tė poshtme, Francė tė Jugut, e deri nė Spanjė, dhe formuan bashkėsi tė reja shoqėrore, tė cilat, nga qyteti amė, ose ishin tė pavarura plotėsisht, ose kishin vetėm lidhje tė dobėta. Bujqit e vegjėl u bėnė gjithnjė e mė tė varur nga pronarėt e mėdhenj; ata hynė nė borxhe, njė pjesė e tyre edhe u shit si skllevėr. Marėdhėniet tregtare u intensifikuan. Lindi njė formė e re e tė pasurve, tė cilėt tė tillė u bėnė pėrmes pėrmes tregtisė me metale, poēari, drithėra, vaj dhe verė. Shndėrrimi i mallėrave zgjerohej gjithnjė e mė tepėr; u shtypėn monedhat e para. Shkurt: tensionet sociale nė Athinė u rritėn jashtėzakonisht. Nė kėtė mėnyrė u iniciua procesi, rezultat i tė cilit ishte heqja e pushtetit tė fisnikėve trashėgues. Lindi edhe jeta publike, nė tė cilėn merrnin pjesė qytetarėt.

[Kreu i faqes]

Ky ishte momenti vendimtar i ligjdhėnėsit tė parė tė madh tė Athinės, Solonit (rreth 640-560 p. e. s.). Soloni vinte nga shtresa fisnike, ndėrsa pasurinė e tij e kishte fituar pėrmes tregėtisė. Nė vitin 594/3 p. e. s., ai u emėrua arhon, qeveritar mė i lartė nė Athinė dhe u pajis me kompetenca tė shumta, me qėllim qė tė rregulloj bashkėsinė komunale si njeri i mesit. Soloni hoqi shėrbėtorinė me borxh, mirėpo nuk i dha lejen ndarjes sė re tė tokave. Futi njėsi tė reja tė masės dhe peshės, si bazė e pashmangshme e kėmbimit tė mallėrave, dhe riorganizoi sistemin e monedhave. Me kėtė, e drejta e lėshimit tė monedhave u bė monopol i dorės publike. Ligjet aktuale i shkroi mbi shtyllat e vendosura publikisht. Bėri ndarjen e re tė tėrėsisė sė qytetarėve. Pikė vendimtare nuk ishte mė prejardhja, por pasuria, sasia e korrjeve apo e tė ardhurave nė para. Nga pėrkatėsia nė njėrėn nga katėr klasat - pentakosiomedimnoi (pronarėt e sė paku 500 njėsive matėse grurė nė vit), hippei (kalorėsit, ata tė cilėt posedonin kalė), Ceugitėt (ata qė posedonin paisje tė rėnda luftarake tė ushtarit tė infanterisė) dhe Thetėt (tė papronėsuarit) - rrjedhnin edhe tė drejtat e pjesėmarrjes politike dhe kontributi pėr sistemin luftarak.
Nė reformėn e tij kushtetuese, Soloni formoi dy organe tė reja: Kėshillin Katėrqind (bule), si barazpeshė kundėr areopagut aristokrat dhe gjyqin e popullit, heliaia, si instancė referimi i qytetarit kundėr masave tė organeve shtetėrore. Soloni zėvendėsoi aristokracinė e vjetėr tė fisnikėve trashėgimtarė me Timokratinė, sundimin e nderit tė arsyetuar me pasuri. Soloni vetė, kushtetutėn e tij e quajti eunomia ("rend i mirė"), sundim i ligjit tė mirė, tė dalė nga njeriu
.

[Kreu i faqes]

Soloni kishte krijuar sferėn e veprimit politik dhe publik, e cila bazohej nė pjesėmarrjen e qytetarit. Megjithatė, ai nuk ia doli t`i zgjidhė pėrgjithmonė problemet sociale. Tridhjetė vjet pas reformės sė tij u paraqit Peisistratosi, gjithashtu pjestar i shtresės fisnike (rreth 600-528 p. e. s. ) dhe u bė tiran i Athinės. Ai thirrej posaēėrisht nė pjesėn e varfėr tė popullsisė attike. Tiranis ėshtė forma shtetėrore, e cila nė Greqi kishte emėr shumė tė
keq. Ai konsiderohej si sundim i dhunės pa kurrfarė legjitimiteti, sepse nuk respektonte ligjin (nomos), rendin kushtetues dhe me kėtė shkatėrronte hapėsirėn publike, bazėn substanciale tė politikės nė Polis. Tiranis ka luajtur megjithatė rol tė rėndėsishėm nė procesin e demokratizimit: pėrmes mobilizimit tė popullit u kufizua edhe mė tej pushteti i shtresės fisnike.

Bazėn politike Polisit attik e ka themeluar Kleisthenes. Koha nė tė cilėn ka jetuar ai nuk dihet. Reformėn e tij kushtetuese, ai duket ta ketė nisur pak pas vitit 510 p. l. K.    Edhe ai vinte nga shtresa fisnike. Motivi i reformės sė tij duhet kėrkuar nė konfliktin me njė pjestar tjetėr tė shtresės fisnike. Ai guxon tė quhet krijues i vėrtetė i njė demokracie tė tillė, e cila bazohet mbi tė drejtat e njejta pėr tė gjithė qytetarėt. Me kėtė reformė, Kleisthenesi filloi heqjen e pushtetit tė grupeve tė dala nga intereset e shtresės fisnike. Ai ristrukturoi territorin attik nė tri zona (qytet, fshat dhe bregdet) dhe popullsinė nė dhjetė Phyle, ēdonjėra prej tė cilave kishte tė drejtė tė dėrgojė 50 delegatė nė "Kėshillin Pesėqind". Ēdonjėri nga Phylet udhėhiqte 36 ditė (njė e dhjeta e vitit) punėt e qytetit dhe kishte kryesinė nė kėshill. Siē shihet, ishte Kleisthenes ai i cili sė bashku me Ostrakismusin themeloi gjyqin, tė cilin qytetari mund ta thėrriste nė rast se e ndjente veten tė rrezikuar nga vakuumi ligjor i rendit demokratik.

[Kreu i faqes]

Dyzet vjet pas reformės sė Kleisthenesit, rendi demokratik i Athinės pėrkrahet nga Periklesi. Njėkohėsisht, shtresės fisnike i hiqet pushteti. Nė vitin 462 p. e. s., me kėrkesėn e Periklesit, "kėshillit pesėqind", gjyqit tė popullit dhe asamblesė popullore (ekklesia) iu bart e gjithė kompetenca e vendimeve politike. Njė vit mė vonė u fut pagesa e meditjeve pėr pjesėtarėt e Kėshillit dhe tė gjyqit, me qėllim qė qytetarėve mė tė varfėr t`ju mundėsohet marrja e detyrave politike. Nė vitin 458 p. l. K.   , e drejta pėr ushtrimin e detyrave mė tė larta politike iu dha edhe Ceugitėve, klasės sė tretė qytetarėve tė obliguar pėr pagimin e taksave.

Nė kėtė mėnyrė u pėrkrye kushtetuta e Polisit, e cila konsiderohet si shembull i tė gjitha kushtetutave demokratike. Nė tė u orientua filozofia politike e grekėve, e posaēėrisht veprat e Platonit dhe Aristotelit, prijėsve mendimit politik evropian. Qė tė dy ndikuan (...) nė shekullin IV p. e. s., nė njė kohė, nė tė cilėn rendi klasik i Periklesit ishte nė rėnie e sipėr. Nė kėtė krizė tė demokracisė filloi refleksioni politik. Ajo qė nė fazėn e lulėzimit tė
demokracisė konsiderohej si vetkuptueshmėri e pamundėsisė dhe e paaftėsisė sė argumentimeve tė mėtejshme, tani u bė objekt i mendimit shkencor. Kriza e bashkėsisė shoqėrore pėrshpejtoi gjetjen e rrugės sė bashkėsisė shoqėrore pėr evidentimin dhe zhvillimin e mundėsive tė saj.

[Nxjerrė nga: Eberhard Braun/Felix Heine/Uėe Opolka, Politische Philosophie. Ein Lesebuch. Texte, Analysen, Kommentare, Reinbek 1984]

[Kreu i faqes]

Demokracia nė antikė

Vėshtrim:

1) Hyrje 4) Lindja e demokracisė
2) Nocioni Polis 5) Reformat e Kleisthenesit
3) Procesi i formimit tė Polisit 6) Zhvillimi i demokracisė

Hyrje

Demokracia moderne ka lindur si rezultat i teorive tė mbledhura me shekuj tė tėrė, nė periudhėn kur bėhej pėrpjekja e zėvendėsimit tė klasave fisnike tė botės sė vjetėr me njė shoqėri moderne. Nė kėtė kohė lindi Pate antik. Ndryshe nga demokracia moderne, demokracia antike nuk ėshtė gjetur me ndihmėn e teorive, pra me ndihmėn e sistemeve teoriko-filozofike, por ėshtė zhvilluar nė rrjedhėn e praktikės politike.

Ngaqė demokracia antike ishte formė e Polisit, ajo mund tė kuptohet vetėm duke u parė nė procesin e krijimit tė Polisit. Zhvillimi, stabilizimi dhe rėnia e Polisit reflektojnė nė kėtė mėnyrė edhe zhvillimin pėrkatės tė demokracisė. Nė tekstin nė vijim do tė bėhet pėrpjekja pėr pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve: Ēfarė ėshtė Polisi? Si u duk procesi i themelimit tė Polisit? Si lindi demokracia? Si u zhvillua demokracia?

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Nocioni "Polis"

Janė bėrė pėrpjekje tė shumta pėr pėrkthimin e nocionit Polis. Shpesh, nė kėtė kontekst hasim nocionet qytet apo qytet-shtet. Mirėpo asnjėri nga kėto nocione nuk e shpjegon sa duhet atė. Polisi nuk ishte i definueshėm si territor qyteti, sepse ai pjesėrisht pėrfshinte edhe rrethinėn; nė anėn tjetėr ai nuk ishte as shtet, sepse nuk i kishte tiparet e shtetit, si psh. sovraniteti nga brenda dhe jashtė.

Polisi duhet kuptuar si tėrėsi tė qytetarėve, politikisht dhe ekonomikisht tė pavarur, pra autarkė, e cila ndikohej dhe qeverisej nga tėrėsia e qytetarėve tė lirė dhe tė barabartė tė gjinisė mashkullore.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Procesi i krijimit tė Polisit

Vetėm pas heqjes sė pushtetit tė fisnikėve tė vjetėr dhe pėrmes politizimit tė tėrėsisė sė qytetarėve u arrit pėrmes "bashkėsisė sė betimit" Polisi antik. Nė vijim, qytetarėt duhej tė administroheshin vetė dhe kėrkohej krijimi i detyrave shtetėrore, institucioneve, drejtėsisė dhe gjyqėsisė. Nė kėtė kohė u ndikua edhe nocioni klasiko-grek i politikės, i cili bazohej nė aktivitetet e shumllojshme tė qytetarėve tė cilat kanė lidhje me Polisin, si p.sh. themelimi, organizimi, mbajtja dhe aktivizimi i tij. 

Politika e Grekėve bazohej nė ndarjen e sferės publike nga ajo private. Ēėshtje tė tėra materiale dhe ekonomike u bartėn nė sferėn private (oikos). Nė tė gjendeshin marėdhėniet sunduese: kryetarėt e shtėpisė sundonin si despotė mbi gratė, tė cilat ishin tė pėrjashtuara nga vendet dhe ēėshtjet publike, si dhe mbi fėmijėt dhe skllevėrit.

Ndėrsa fusha politike karakterizohej nga bashkimi i qytetarėve tė lirė dhe tė barabartė; pra pa shtresa nėshtruese apo tė nėnshtruara. Ata mblidheshin nė tubime popullore dhe diskutonin rreth qėllimeve dhe aktiviteteve kolektive, formave dhe institucioneve tė bashkėsisė komunale, etj. Politika bazohej nė pjesėmarrjen e qytetarėve nė organizimin dhe vetėadministrimin e Polisit, i cili ishte i ndarė nė sektore (Dem, Tritty, Phratri) dhe institucione tė ndryshme si asambleja popullore, Kėshiili Pesėqind apo Arhontati.

Me rėndėsi ėshtė tani pyetja se si dhe pse lindi Polisi, e bashkė me tė edhe demokracia. Kėtė pyetje do ta shtjellojmė nė pjesėn e mėposhtme. Meqenėse deri nė mesin e shek. V demokracia ekzistoi vetėm nė Athinė dhe tė gjitha kushtetutat e mövonshme u ndikuuan nga ky shembull, si model do rta marrim zhvillimin nė Athinė. 

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Lindja e demokracisė

Nismėtarė tė politizimit tė shtresės sė gjerė tė popullsisė ishin nga njėra anė ndryshimet ekonomike, dhe nga ana tjetėr luftėrat pėr pushtet brenda shtresės fisnike.
Nė shek. VII u arrit njė pėrparim i madh ekonomik qė shkaktoi lulėzimin e tregtisė dhe zanatit, si dhe lindjen e njė shtrese tė gjerė tė mesme. Njėkohėsisht erdhi shtimi i madh i popullsisė, shtim ky qė shkaktoi mjerimin e shtresave tė varfėra, e nė kėtė mėnyrė shėrbėtorėt me borxhe. Shtresa e forcuar e mesme ishte mėrzitur nga arbitrarizmi i aristokratėve dhe kėrkonte sundimin e ligjit (eunomia). Bujqit e vegjėl kėrkonin lirimin nga shėrbimi i detyruar pėr shkak tė borxheve dhe njė reformė tė gjerė agrare.

Shtresa fisnike u zhyt nė armiqėsi dhe luftėra. Kėshtu u formuan grupet dhe fraksionet. Situata politike u tensionua dhe u shfaq nevoja e uljes sė tensionit dhe e krijimit tė formave tė qėndrueshme tė rendit. Mė pas njė numėr pjesėtarėsh tė shtresės fisnike dolėn para popullit dhe pėrkrahėn kėrkesat e tij.

Nė vitin 594 p. l. K. Soloni u zgjedh arkont i Athinės. Detyra e tij ishte reformimi i Polisit, pėr tė shmangur luftėn qytetare dhe pėr tė zbutur luftėn e klasave. Edhe pse Soloni hoqi shėrbimin e detyruar pėr shkak tė borxheve, ai dėshtoi me reformat e tjera tė pėrgjithshme. Shpejt nisėn sėrish luftėrat e reja. Shtresat e ulta dhe ato tė mesme e ndjenė nevojėn e angazhimit tyre dhe e fituan me luftė ndikimin.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Reformat e Kleisthenes-it

Kėrkesat pėr formimin e institucioneve tė reja, Klaistenesi i realizoi nėpėrmjet reformave tė tij (508/7 p. l. K.).  U zbatuan kėto masa:

bullet

Reformimi i rendit fileve (sipas parimeve tė pastra territoriale): Nė vend tė katėr fileve tė vjetra u krijuan dhjetė file tė reja sipas shortit nga tri rajonet e Atikės.

bullet

Kalimi i kompetencave mė tė rėndėsishme tė vendosjes nga institucionet e vjetra tė dominuara nga shtresa fisnike (areopag, filet e vjetra, fratri) nė institucionet e reja demokratike (asambleja popullore, Kėshilli i tė 500-ve, Demet, Tritty, filet e reja)

bullet

Zgjedhja me short

bullet

Pagesa pėr detyrat

Rrjedhojė e reformave ishte heqja e plotė e pushtetit tė shtresės fisnike. Tani, ata ishin tė detyruar tė merren me "popullin e ulėt" nė bashkėsitė lokale (Demet). Pėrveē kėsaj u bė e mundur edhe pjesėmarrja e tė varfėrve nė jetėn politike. Kjo pjesėmarrje u bė obligim dhe detyrė e tė gjithė qytetarėve. Atyre qė nuk e bėnin kėtė, u hiqeshin tė drejtat qytetare dhe pėrjashtoheshin nga shoqėria. Nėpėrmjet reformave tė Kleisthenesit u arrit institucionalizimi i vetadministrimit qytetar dhe futja e formės sė moderuar tė demokracisė nėpėrmjet barazisė ligjore.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Zhvillimi i demokracisė

Nė rrjedhėn e kryengritjes Ioniste (500-494 p.l.K.) dhe tė luftėrave persike (490-479 p.l. K.) u forcua identiteti qytetar. Fitorja ndaj persėve tė fuqishėm siguroi jo vetėm lirinė, por edhe tregoi se Polisi ishte i aftė tė mbijetonte dhe se ishte i organizuar mirė. Nė kėtė mėnyrė, qytetarėt u angazhuan edhe mė tepėr, kėshtu qė politika u bė fushė e rėndėsishme e angazhimit ku njohja, fama dhe nderi arrihej mė lehtė se nė fushat e prodhimit material.

Duke i hequr pėrfundimisht pushtetin kėshillit tė vjetėr tė shtresės fisnike (Areopag) nėn Efialtin (462 p.l. K.) u hap rruga pėr njė demokraci radikale. Me Perikliun, pasardhėsin e Efialtit, u stabilizua edhe mė tej sundimi i popullit dhe Athina u ngrit pikėn kulminante tė ndikimit tė saj.

Qytetarėt e lirė jetonin jetė tė dyfishtė: pėrveē jetės private ata kishin zhvilluar edhe jetėn politike, nė tė cilėn pėrfaqėsohej mirėqenia e qytetit dhe respektoheshin interesat e shoqėrisė. Futja e kufizimit tė kohės sė ushtrimit tė detyrės dhe e parimit tė shortit mundėsuan qė shumica e qytetarėve, nė jetėn e tyre tė kenė mundėsinė e marrjes sė funksionit, ose mė saktė ishin tė detyruar ta bėnin kėtė.

Demokracia dhe forma e saj Polis u rrezikua vetėm me fillimin e luftės qytetare ndėrmjet Athinės dhe Spartės. Me vdekjen e Perikliut dhe me ardhjen nė pushtet tė Epigonėve, udhėheqėsve tė rinj "tė popullit", tė cilėt kishin parasysh vetėm interesat e tyre personale pėr pushtet, humbi besimi nė ligjin e sjellė nė mėnyrė demokratike. Respekti ndaj Polisit u rrezikua, gjė qė shkaktoi mosinteresimin e pėrgjithshėm tė qytetarėve pėr politikė. Brenda vetėm tetė vjetėsh, kushtetuta e Athinės u ndryshua katėr herė. Nė vitin 411/10 p.l. K., demokracia u zėvendėsua me oligarkinė
.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Lindi nevoja e reflektimeve teorike, tė cilat kėrkonin angazhimin e ri, argumentonin domosdoshmėrinė dhe arsyen e pjesėmarrjes dhe kėrkonin forma tė reja qė do ti jepnin impulse tė reja jetės individuale dhe sociale. Nė mėnyrė tė veēantė, Platoni dhe Aristoteli bėjnė pjesė nė grupin e atyre qė u pėrpoqėn tė "ringjallnin" Polisin. Ne nuk do tė thellohemi nė mėsimet e tyre. Nė vend tė kėsaj do tė skicojmė fatin e mėtejshėm tė demokracisė.

Lufta dhe shkatėrrimet dominuan kohėn nė polise nė dy shekujt vijues, kur mbreti i Maqedonisė, Filipi, mori sundimin nė Greqi dhe i integroi nė vitin 338 p. l. K. me fitoren nė betejėn e Haironeias poliset e vjetra nė perandorinė e mėvonshme tė Aleksandrisė. Me kėtė u mund demokracia. Nė vend tė saj u zhvillua oligarkia e honoracioneve.

Pushteti i popullit qė kishte shėnuar fitore tė mėdha, tashmė ishte shndėrruar nė fatalitet tė vetė popullit. Synimi i egėr pėr zgjerimin e pushtetit i ēoi athinasit nė luftėn e tmerrshme me Spartėn, duke shkaktuar nė kėtė mėnyrė edhe rėnien e tyre. Nga skena botėrore, demokracia u zhduk pėr 2000 vjet tė tėra, pėr t'u thirrur sėrish nė kujtesė nė shek. XVII nga teoricienėt nė luftėn pėr demokracinė moderne.

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.