Athina
Lart Sfond Athina Zhvillimi Kronologji

 


 

Demokracia
Buchauszug

Lindja dhe zhvillimi i Polisit nё Athinё

Vёshtrim:

1) Lindja e Polisit 4) Tyrannis Peisistratos
2) Sundimi i aristokracisё 5) Klaistenes
3) Solon 6) Perikliu

[Kreu i faqes]

Lindja e Polisit

Nё kohёn e ashtuquajtur "periudhё kalimtare" apo "dark ages" tё kohёs sё migrimeve tё fiseve greve nё vitin 12 dhe 11 p.l.K. ishte formuar struktura etnike e Greqisё me fiset dhe dialektet Eolė, lonė dhe Dorė. Nё kёtё kohё ishin zhvilluar edhe feja dhe mitet e pёrbashkёta. Fillimi i periudhёs "arkaike" (rreth 800-500) u karakterizua posaēёrisht nga lindja e literaturёs greke, kalimi nga sundimi i mbretit nё sundimin e aristokracisё, zhvillimi i Polisit dhe kolonizimi grek.

Karakteristike pёr fenomenin "Polis" ("qytet-shtet") ishte lidhja e pjesёve tё qytetit dhe e rrethit agrar, pavarёsia shtetёrore dhe ekonomike me jashtё (Eleutheria, Autarkia) dhe struktura e brendshme e Polisit, e cila pėrbėnte njё bashkёjetesё politike, ekonomike, fetare dhe kulturore. Kolonёt e Polisit vendoseshin veēanёrisht nė lartёsitё e
  Akropolit dhe nё vendet e mёparshme kolone mikene.

[Kreu i faqes]

Sundimi i aristokracisё

Gati njёkohёsisht me lindjen e Polisit, nё shumicёn e bashkёsive shoqёrore greke nё shek. VIII p. l. k.  ishin futur monarkitё e sundimit tё aristokracisё, e cila ushtronte detyrat mё tё larta tё shtetit. Nё Athinё qeveriste qё nga viti 683/82 kolegjiumi i arkontёve, i cili ndёrrohej ēdo vit, i pёrbёrё nё fillim nga arkonti Eponymos, i cili mori detyrat kryesore tё mbretit dhe tё zyrtarit tё lartё Basileus. Kёto poste tё larta u zgjeruan mё vonё edhe me postet e Polemarhos, udhёheqёsit tё lartё tё fushёs dhe me gjashtё zyrtarёt gjykatės, tesmotetёt, kёshtu qё numri klasik prej nёntё arkontėsh athinas u arrit pas njё zhvillimi tё gjatё. Pas marrjes sё detyrave tё tyre, arkontёt u anёtarёsuan nё kёshillin e aristokratёve (Areiopag), i cili pёrveē mbikqyrjes sё pёrgjithshme tё shtetit kishte edhe kompetenca nё fushёn penale.

Masa e popullit tё lirё (Demos) zotėronte tё drejtёn politike tё pėrfshirjes nėpėrmjet asamblesё popullore (Ekklesia), e cila vepronte nё shek. VIII dhe VII, edhe pse ende nё mёnyrё sporadike dhe qė e fitoi karakterin institucional mё vonё nё vitin 600 dhe deri nё shek.V u shndėrrua nё organin qendror tё Polisit, i cili pёrcaktonte politikёn e brendshme dhe atё tё jashtme. Ndėrkohė, tё pёrjashtuar nga shoqёria juridike dhe politike e Athinёs ishin skllevёrit.

[Kreu i faqes]

Sundimi politik i aristokracisё, i bazuar nё pёrparimin ekonomik e ushtarak, filloi tё lёkundej nё shek. VII si rezultat i transformimit tё shpejtё tė shoqёrisё. Faktorё tё kёtij procesi ishin nё njёrёn anё humbja e rolit dominues qё luante aristokracia nё udhёheqjen e luftёrave pёrmes falanksёve, rrethit tё mbyllur tё qytetarёve tё armatosuar rёndё dhe nga ana tjetёr mjerimi, heqja e tё drejtave dhe skllavёrimi i shumё bujqve tё vegjёl nga aristokratёt, gjё qё shkaktoi shfaqjen e kёrkesave pёr shlyerjen e borxheve, rindarjen e tokave dhe kodifikimin juridik.

Nё kёtё fazё tё rёnies sё pushtetit tё aristokracisё dhe tё rritjes sё tensioneve sociale, nё disa nga poliset greke u vendos tirania, ndёrsa nё tė tjerat u instaluan gjyqet e paqes apo ligjvёnёsit. Pas dёshtimit tё Kylonit nё pёrpjekjet pёr ngritjen e tiranisё (rreth vitit 635), detyrёn e rivendosjes sё ligjvёnies dhe tё krijimit tё barazisё juridike e mori Drakoni (624). Nё sistemin e ri u trashėgua vetёm njё pjesё e tё drejtёs penale. Ndryshimet kryesore nё aspektin pёrmbajtёsor ishin dallimi mes vrasjes dhe vrasjes pa paramendim, ndёrsa nё atё formal heqja e gjakmarrjes sё pёrgjithshme. Edhe pse ndekja e shkelёsve tё ligjit mbeti nё kompetencёn e palёs sё dёmtuar, pёr kёtё tani nevojitej leja nga gjyqi. Ndjekja shtetёrore penale u shfaq nё shek.V.

Kritikimi i mёvonshёm i ligjeve "drakoniane" si tepėr tё ashpra ёshtё i pavend. Ligjvёnia e Drakonit ėshtė njё hap drejt sigurisё mё tё madhe juridike, edhe pse ajo nuk i zgjidhi problemet politike dhe sociale.

[Kreu i faqes]

Soloni

Nё situatёn politike tё brendshme qė vazhdonte tė tensionohej tё Athinёs, frika e aristokracisё nga ndryshimet revolucionare, kushtet e jetesёs tё shumё bujqve tё varfёruar dhe kёrkesa e parealizuar e qytetarёve tё aftё pёr luftё nga radhёt e shtresave qё nuk i takonin aristokracisё pёr tё drejta politike shkaktuan sjelljen nё pushtet nga ana e palёve tё konfrontuara nё vitin 594/93 p.l.K. tё Solonit, pasardhёs i fisit aristokrat tё medontidёve, i cili udhёhiqte drejtёsinё (Dike) dhe "rendin e mirё" (Eunomia). Problemeve tё mёdha: rritjes sё borxheve dhe skllavёrimit tё bujqve tё vegjёl, Soloni iu kundёrvu me shlyerjen e pёrgjithshme tё borxheve. Pёrveē kёsaj, pёrmes ndalimit tё sekuestrimit tё personit u hoq edhe robёria e borxhit, skllevёrit e borxhit, tё shitur jashtё vendit u blenё prapё dhe u liruan. Kjo heqje e skllavёrisё vlente vetёm pёr qytetarёt e Athinёs.

Pёrkrah ligjeve tjera, tё cilat duhej t'i shёrbenin nxitjes sё zanatit dhe aktivizimit politik tё qytetarёve, forma kushtetuese e Solonit (e quajtur mё vonё timokraci dhe nё tё cilёn tё drejtat politike vareshin nga pasuria) ishte me rёndёsi tё veēantё. Tri klasave kushtetuese ekzistuese ushtarake dhe sociale, Hippeis ("kalorёsit"/pronarё tё pasur tё tokave), Ceugitёt (hoplitёt/bujqё mesatar dhe zanatlinjё) dhe Thetёt (bujqё dhe zanatlinjё tё vegjёl dhe tё armatosur lehtё, rrogёtar), Soloni u ndau rendimete tё korrjeve (tё matura nё babune afro 52 litёrshe). Ai i kushtёzoi tё drejtat politike tё qytetarёve nga kёto rendimente, duke trajtuar klasёn Hippeis si klasёn mё tё ngritur, tё quajtur Pentakosiomedimnoi (klasa 500 babunshe), tё cilёs nё vazhdim i mbeti kompetenca mbi Arhontatin.

Pёrveē kёsaj, Soloni i krijoi popullit mundёsi tė tjera ndikimi pёrmes themelimit tё institucioneve politike si Kёshilli Katёrqindёsh (Boule) dhe Gjyqi Popullor (Heliaia). Rendi timokratik nuk ndryshoi asgjё nё aspektin e ndarjes faktike tё pushtetit, dhe atё pёr shkak tё epёrsisё ekonomike tё aristokracisё. Ai ishte megjithatё premtues, sepse duke i kontribuuar mobilitetit tё shoqёrisё lidhi ndryshimet shtetёrore me ato ekonomike dhe sociale. Reformat e Solonit i kanё kontribuuar konsolidimit tё polisit Athinё, edhe pse nuk i ndryshuan nё mёnyrё radikale strukturat shoqёrore dhe politike.

[Kreu i faqes]

Tirani Peisistratos

Nёse vlerёsohen reformat e Solonit me shkallёn e arritjes sё qёllimit tё tyre, konsolidimit tё brendshёm politik tё Athinёs, atёherё duhet konstatuar se ato kanё dёshtuar. Deformimet sociale si mjerimi i bujqёve tё vegjёl nuk ishin hequr, lufta pёr pushtet mes aristokratёve dhe Arhontёve ishte ashpёrsuar nё pjesёn e parё tё shek. VI p. l. k.  mё shumё se asnjёherё mё parё. Nё betejёn politike tё brendshme qёndronin pёrballё njёri-tjetrit tri grupe: ai aristokrat Lykurg, Megakles dhe Peisistratos. I ndihmuar nga pёrkrahёsit e tij, bujqit e vegjёl dhe meditёsit nga Ostattika, si dhe nga njё pjesё e madhe e popullit tё Athinёs, tё cilёt nё asamblenё popullore i miratuan njё truprojё, Peisistratos 561/60 mori pushtetin mbi Athinёn, tё cilin, pas dy rrёzimeve ia doli ta siguroj prapё vetёm me ndihmёn e mercenarёve tё huaj (539/38). Peisistratos u popullarizua pёrmes luftёs kundёr Megara (565).

Tirani nuk e ndryshoi kushtetutёn e Polisit dhe pjesёn mё tё madhe tё posteve, tё cilat ua kishte dhėnė pjesёtarёve tё familjes sё tij dhe aristokratёve qė i ishin nёnshtruar sundimit tё tij. Aristokratёt kundёrshtarё u internuan apo u ēuan nё ekzil. Pushteti faktik i Peisistratosit bazohej nė trupat mercenare dhe aleatёt e huaj. Arritjet e tij mё tё rёndёsishme ishin: instalimi i gjykatёsve lokalё me qёllim tё heqjes sё gjyqёsisё sё mbetur aristokrate, pёrkrahja bujare e bujqёve tё vegjёl pёrmes dhёnies sё huave, krijimi i kolonive tё reja dhe ndёrtimet e mёdha. Edhe pse kёtu sipas tё gjitha gjasave bёhet fjalė pёr ndёrmarrjen e masave pėr tė siguruar pushtetin, roli historik i tiranit Peisistratos nё konsolidimin social dhe ekonomik tё Athinёs, e cila kulmin e lulёzimit ekonomik e arriti nё pjesёn e dytё tё shek. VI, ёshtё i pakontestueshёm.

[Kreu i faqes]

Pas vdekjes sё Peisistratos nё vitin 528 apo 527 sundimin e morёn bijtё e tij Hiparkos dhe Hipias. Hipparkos u vra pёr shkaqe personale nё vitin 514 nga Harmodi dhe Aristogeito ndёrsa i vėllai Hipias u rrёzua nga pushteti nё vitin 510.

Tiranitё u pёrhapёn edhe nё poliset e tjera greke nё shek. VII dhe VI, si rezultat i tensioneve gjithnjё nё rritje sociale dhe pёrpjekjeve pёr emancipim tё shtresёs sё mesme tё bujqve. Mё tё njohurit janё tiranёt Kypselos (660-28) dhe Periander (rreth 628-587) Korintit, Klaistenesi i Sikyonit (nё fillim tё shek. VI), Lygdamis i Naksos (rreth 545-24) dhe Polikrati i Samosit (538-22).

Krahasimi mes kёtyre "tiranёve tё vjetёr" dhe ,"tiranёve mё tё rinj" tё shek. IV dhe III ёshtё i mundur vetёm nёse tirani nuk shikohet vetёm si aristokrat i etur pёr pushtet, por edhe si instrument i rezistencёs sё popullit. Funksioni historik i tiranёve ishte mundёsimi i kalimit nga sundimi i aristokracisё nё shtetin kushtetues tё Hoplitёve, tё qytetarёve tё aftё pёr luftё. Vlerёsimi negativ i tiranisё si sundim i dhunёs dhe si mё i keqja nga tё gjitha kushtetutat, ёshtё historikisht i padrejtё dhe bazohet nё pjesё tё madhe mbi trashёgimitё, tё cilat kjo formё e sundimit la nё demokracitё e shek. V.

[Kreu i faqes]

Klaistenesi

Nё Athinё, pas rrёzimit tё Peisistratidit tё fundit nё vitin 508 p. l. k.  filloi sėrish lufta pёr pushtet nё arhontet e  aristokracisё. Fitues kundёr kundёrshtarit tё tij Isagoras, pas premtimeve pёr reforma doli alkmeionidi Klaistenes, arkont 525/24 kundёr.

Thelbi i reformёs sё Klaistenesit, kushtetutёs sё parё pėrfaqėsuese tё botёs mbi baza lokale, ishte rendi i ri i fileve. Tri filet e vjetra, shoqatat e personave qё i shёrbenin organizatёs politike dhe ushtarake Atikas, i ruajtёn detyrat e shenjta. Klaistenes themeloi edhe dhjetё file tё reja, tё cilat bazoheshin nё ndarjen e Atikёs nё tri rajone: nё qytetin e Athinёs (Asty), brendёsinё e vendit (Mesogeion) dhe bregdetin (Paralia). Secila nga kёto rajone ndahej nё dhjetё nёnnjёsi (Tritty). Nёntё filet, tё formuara nga njё tritty nga Athina, brendёsisё sё vendit dhe bregdetit, pёrbёnin njёsinё themelore tё pёrfaqёsimit politik (ēdo fil dёrgonte 50 pёrfaqёsues pёr kёshillin e ri, tё quajtur Kёshilli i tė 500-ve) dhe organizimin ushtarak. Rendi i ri i fileve u plotёsua nėpėrmjet ndarjes sё Atikės 139 komuna (Deme), si korporata tё vetёqeverisura.

[Kreu i faqes]

Ёshtё e paqartё nёse qёllimi i reformёs sё fileve ishte nё radhė tё parё zgjerimi i ndikimit tё Klaistenesit apo demokratizimi i jetёs shtetёrore, akoma tё mbizotėruar nga klikat aristokrate me ndikim tё madh. Megjithatё, rezultat i saj ishte nga njёra anё dobёsimi i pushtetit lokal politik i aristokracisё dhe pengimi i themelimeve tё partive rajonale, si dhe aktivizimi politik i shtresave tё gjera tё popullit pёrmes institucionit tё Kёshillit, 500 anёtarёt e tё cilit ndёrroheshin ēdo vit.

Risi tjetёr e rёndёsishme ishte gjyqi pjesё-pjesё (Ostrakismos), i cili ёshtё mbledhur pёr herё tё parё nё vitin 487. Nё asamblenё popullore, ēdo vit shtrohej pyetja nёse do tё vazhdonte tė funksiononte apo jo Ostrakismos; nё rast se pёrgjigjja ishte pozitive, atёherё dy muaj mё vonё, nё asmablenё popullore, ēdo qytetar kishte mundёsinё tė shkruante emrin e njё politikani mbi njё copё argjili. Ai qė fitonte shumicёn e votave, largohej pёr dhjetё vjet  nga Atika pa e humbur pasurinё. Ka shumė tė ngjarė qė nė kėtė mėnyrė tė pengohej zgjerimi i pushtetit tё aristokratёve.

[Kreu i faqes]

Perikliu

Lidhja atike e kishte shndёrruar Athinёn nё njё fuqi detare. Paralelisht me ngritjen e qytetit filloi lindja e tё ashtuquajturave demokraci radikale. Pёrfundimin e kёtij procesi e paraqet parasёgjithash vepra e Ephialtesit dhe Perikliut. Vepra e tyre duhet konsideruar si reaksion ndaj politikёs sё aristokratit konservativ Kimon dhe partisё sё tij oligarkike, e cila me Areiopagun kontrollonte nё vitet 60 - 50 institucionet mё tё rёndёsishme nё Athinё. Nё vitin 462 p. l. K. Ephialtesit shfrytёzuan abstenimin Kimonit pёr pёrmbysje. Areiopagut iu hoq pushteti. Atij iu la vetёm kompetenca mbi gjyqёsinё e gjakut. Funksionet politike tё kёshillit tё aristokratёve i morri Asambleja Popullore (Ekklesia), Kёshilli 500 (Boule) dhe Gjyqi i Paqit (Heliaia). Rezultat i ndryshimeve demokratike nё Athinё ishte fakti se demot (pra numri i pёrgjithshёm i qytetarёve me tё drejta tё plota tё pjesёmarrjes politike, jo i metoikёve dhe skllevёrve), morёn nё parim kontrollin mbi tёrё jetёn publike.

Pas vrasjes sё Efiliatesit (461), siē duket, Perikliu (495/90-429) vazhdoi ta demokratizonte vendin. Pėr tė nxitur njė pjesėmarrje sa mė tė madhe tė qytetarėve nё jetёn politike, bartёsve tё funksioneve, gjykatёsve dhe tё pranishmёve nė Ekklesia iu dhanė dieta (pagё ditore). Kjo ishte masё e domosdoshme si shumё zёvendёsuese e fitimit qė vlente nė mėnyrė tė veēantė pёr pjesėtarёt e shtresёs sё katёrt. Kjo pjesё e varfёr e thetёve, duke ndarė "paratė e ekspozimit" (Theorikon) fitoi mundёsinё e ndjekjes sё festave dhe pjesёve teatrale, tё cilat shpesh zgjasnin pėr ditё me radhё.

[Nxjerrё nga: Helmut M. Müller u.a., Schlaglichter der Weltgeschichte, Bundeszentrale für politische Bildung, Bonn 1992]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.