Teori
Lart Foto eksp. 1 Citate Leksikoni Teori Llojet

 

Foto eksp. 2
Foto eksp. 3
Foto eksp. 4


 

Demokracia
Buchauszug

Teoria e identitetit dhe teoria e konkurrencės (I)

Rol tė rėndėssishėm nė doktrinėn perėndimore tė demokracisė luan dallimi mes teorisė sė identitetit dhe teorisė sė konkurrencės. Ky dallim ka nxitur pėr njė kohė tė gjatė diskutimet shkencore. Ai edhe sot ėshtė shumė i rėndėsishėm, edhe pse numri i atyre qė e kritikojnė ėshtė rritur, meqė pėrqasja e tij, sipas kėtyre kritikėve ėshtė tepėr naive dhe e ngarkuar ideologjikisht.

bullet

Teoria e homogjenitetit e ndikuar nga Ruso bazohet nė vullnetin e bashkuar (homogjen) tė popullit dhe nė mirėqenien e pėrgjithshme tė dhėnė (teoria e "identitetit" e demokracisė). Ajo mohon legjitimitetin e konflikteve tė interesave. Nė kėtė botėkuptim, demokracia nėnkuptohet si identitet i qeverisėsve dhe i tė qeverisurve. Parimi i pėrfaqėsimit mohohet parimisht: sipas tij, vullneti i popullit nuk mund tė pėrfaqėsohet. Pretendimi demokratik i modelit, i cili e sheh qytetarin politikisht aktiv, nuk diskutohet - ndėrsa rreziqet qė fsheh ai, po. Pėrpjekja pėr vendosjen e bashkimit tė popullit, ruajtja e kėtij bashkimi dhe shtypja e interesave tė ndryshme, nė raste ekstreme shndėrrohet nė sundim tė plotė. Nga
kjo ka ardhur edhe pėrkufizimi "demokraci totalitare". "Udhėheqėsi" apo "partia" zbaton nė praktikė vullnetin e pėrgjithshėm, tė shpallur mė parė si tė drejtė. Devijimet dhe rrymat opozitare konsiderohen si heretike. Njerėzit, sipas kėsaj teorie duhet tė detyrohen nė fatin e tyre.

bullet

Teoria e konkurrencės niset nga ekzistenca dhe argumentimi i interesave tė ndryshme. Sipas kėsaj teorie, formimi i vullnetit politik nė shoqėrinė pluraliste duhet tė dalė nga procesi i hapur i diskutimeve mes interesavegrupeve heterogjene, pėr tė cilėn nevojitet njė minimum bindjesh tė pėrbashkėta. Zgjidhje tė drejta absolute nuk mund tė ketė pėr shkak tė shumėllojshmėrisė sė mendimeve dhe konflikteve sociale.
Parimi i shumicės konsiderohet si bazė pėr marrjen e vendimeve. Natyrisht qė nuk duhet tė ushtrohet "tirania e shumicės", e cila shkel rregullat demokratike tė lojės dhe tė drejtat e njeriut, sepse as shumica nuk mund tė bėjė ēdo gjė. Mbrojtja e theksuar e pakicave pėrbėn pjesėn konstitutive tė kėtij botėkuptimi mbi demokracinė (...). Pėrfaqėsuesit e zgjedhur, gjatė kohės sė ushtrimit tė mandatit tė
tyre nuk janė tė lidhur me detyra tė caktuara dhe pas pėrfundimit tė periudhės legjislative i nėnshtrohen votimit tė zgjedhėsve. Nė kėtė mėnyrė, demokracia nuk kuptohet si pushtet i popullit, por pushtet me miratimin e popullit. Teoria e konkurrencės niset nga ideja e pėrfaqėsimit tė demokracisė.

[Eckhard Jesse, nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Parlamentarische Demokratie 1, Informationen zur politischen Bildung Nr.
227, 1993]

[Kreu i faqes]

Pėrveē tekstit nė vazhdim, nė dispozicionin tuaj janė edhe tri fotografi ekspozuese tė vėshtrimit grafik, tė cilat bėjnė qartė pikėnisjet e dy teorive tė demokracisė:

[Kreu i faqes]

Buchauszug

Teoria e identitetit dhe teoria e konkurrencės (II)

Teoria e identitetit niset nga koncepti i identitetit tė qeverisėsve dhe i qeverisurve. Ajo bazohet nė postulatin e Zhan Zhak Rusosė, sipas sė cilit, jo vullneti i shumicės (volonté de tous), por vullneti i pėrgjithshėm (volonté générale) duhet tė gjejė shprehje nė ligj.
Ky vullnet i pėrgjithshėm, sipas Rusosė ėshtė objektivisht i njohur dhe unik. Momenti vendimtar pėr praktikėn e teorisė sė identitetit qėndron nė thėnien se uniteti i qeverisėsve dhe i tė qeverisurve nuk lejon ekzistencėn e interesave tė veēanta e nė kėtė mėnyrė as tė grupeve tė veēanta. Pėrfaqėsuesit e botėkuptimit antipluralist mbi shtetin njohin si legjitimitet demokratik vetėm plebishitet (referendumet) dhe refuzojnė tė gjitha "pushtetet
ndėrmjetėsuese" si partitė dhe shoqatat. Ato konsiderohen si bartės tė interesave tė veēanta, ndikimi i tė cilave shkatėrron unitetin e qeverisėsve dhe tė qeverisurve. Aa synojnė realizimin e koncepteve tė tyre nė sistemin juridik tė varur nga mandati imperativ. Pėrmes mandatit imperativ, deputetėt janė tė varur drejtpėrdrejtė nga udhėzimet e votuesve, dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė nė ēdo kohė e mundur heqja e votėbesimit ("Recall"). Historia mė e re ka treguar se nė realitet, nėn udhėzimin mbi identitetin e qeverisėsve dhe tė tė qeverisurve, "vullneti unik i popullit" u zbatua nė mėnyrė tė dhunshme, gjė qė solli dy sistemet totalitare, sistemin nazist dhe atė komunist.
Nė dallim nga teoria e identitetit, teoria e konkurrencės nuk niset nga vullneti unik i popullit, por nga interesat dhe grupet e ndryshme tė interesave. Jozef A. Shumpeter (1883-1950) e pėrshkruan kėshtu teorinė nė fjalė: "Metoda demokratike ėshtė rregullimi i institucioneve pėr arritjen e vendimeve politike, nė tė cilat, individėt, pėrmes luftės konkurruese konkurrojnė pėr votėn e popullit."
Bėhet fjalė pėr njė metodė pragmatike, e cila bazohet nė pėrvojėn, sipas sė cilės popullsia e njė shteti territorial, pėr shkak tė madhėsisė dhe shumėllojshmėrisė, nuk ėshtė nė gjendje tė qeveriset vetė nė mėnyrė direkte, por ėshtė e varur nga pėrfaqėsimi nėpėrmjet partive nė formėn e njė parlamenti tė dalė nga zgjedhje tė lira. Thelbi pėrmbajtėsor i teorisė sė konkurrencės mbulohet nė njė masė tė madhe nga teoria mė e re e pluralizmit, thėniet kryesore tė sė cilės mund tė pėrmblidhen si mė poshtė:

bulletPranohen kontradiktat ekzistuese tė interesave nė shoqėri.
bulletE mira e pėrbashkėt nuk mund tė pėrkufizohet a priori.
bulletE mira e pėrbashkėt ėshtė rezultat i kompromisit tė arritur mė pas (a posteriori) nė luftėn e konkurrencės politike.
bulletBarazpeshimi i interesave tė ndryshme bėhet i mundur me arritjen e njė konsensusi minimal mbi rregullat e caktuara tė lojės (pėrgjegjėsia). Kjo do tė thotė qė grupet politike duhet tė jenė tė afta tė bėjnė kompromise. Nėse ato e kuptojnė politikėn si luftė botėkuptimesh dhe e konsiderojnė si kundėrshtarin e tyre politik armik dhe e luftojnė, atėherė kėtij rendi politik pluralist i ėshtė hequr baza.
bulletRoli i shtetit nė shoqėrinė pluraliste ėshtė nė pjesėn mė tė madhe krijimi i kushteve pėr ekzistencėn e kėtij ekuilibri dhe pėr respektimin e rregullave tė lojės.

[Hans-Helmuth Knütter, nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.