|
|
|
|
Ėshtė vėshtirė tė pėrkufizohet "demokracia". Ajo ėshtė zhvilluar nė gjatė historisė dhe ka sot ka marrė forma tė ndryshme. Shpesh flitet pėr tipet e demokracisė. Parimisht bėhet dallimi mes dy llojeve tė teorive tė demokracisė: teoria e identitetit dhe teoria e konkurrencės. Nė vaszhdim do tė kufizohemi nė tri pėrkufizime:
[greqisht, "sundim i popullit"],
formė shtetėrore, nė tė cilėn pushteti del nga populli dhe
(apo) ushtrohet direkt apo indirekt prej tij. Nė
Evropė, demokracia u zhvillua nė fillim nė qytet-shtetet
greke si demokraci direkte apo e drejtpėrdrejtė.
(...) Demokracia moderne doli nė fillim nga
luftėrat besimtare kalviniste tė shek. VII, posaēėrisht nė Skoci,
Angli dhe nė Holandė, vende kėto, nė tė cilat
komuna u bė mbajtėse e jetės fetare dhe politike, si dhe
nga doktrina iluministe, kryesisht nga pikėpamjet e tij
mbi lirinė dhe barazinė e tė gjithėve dhe nga rėndėsia
normative e mendimit tė arsyeshėm tė ēdonjėrit mbi shtetin dhe
shoqėrinė. Mėsimet e Zh. Zh. Rusosė mbi
sovranitetin e popullit si e drejtė e drejtpėrdrejtė dhe
e patjetėrsueshme e popullit. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(...) Dallim tjetėr i rėndėsishėm ėshtė ai mes demokracisė parlamentare dhe
asaj joparlamentare. Me parlamentarizėm nuk duhet tė nėnkuptohet
ekzistenca dhe funksionimi i
parlamentit, por varėsia e qeverisė nga besimi
i pushtetit legjislativ. Tipi i kundėrt janė SHBA. Atje, presidenti, i cili ushtron njėkohėsisht
edhe funksionin e kryetarit tė shtetit dhe tė shefit tė qeverisė,
nuk ėshtė i varur nga besimi i kongresit; Dhoma e Pėrfaqėsuesve
dhe Senati nuk mund ta detyrojnė presidentin tė japė dorėheqjen.
Kėto tipe themelore tė realizimit tė formės
shtetėrore demokratike bėjnė tė qartė ndryshimet e
pėrmendura mė lart. Larmia e traditave kombėtare
dhe marrja parasysh e tė dhėnave
tė tjera sociale, si dhe
gjykimi i ndryshėm i rrethanave tė caktuara e shndėrrojnė
demokracinė nė njė sfidė tė kohės sė re. Prapa pohimit bazė,
sipas tė cilit pushteti qėndron nė duart e popullit (e jo nė
duart e njė shtrese tė privilegjuar, njė klase apo
grupi tė caktuar), hapet njė mori rrugėsh dhe mundėsish pėr
trajtime tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, demokracia mbetet detyrė dhe sfidė
pėr ēdo kohė dhe ēdo popull. [Materiale tjera: Citate, fot. eksp., demokracia, termat e paqartė shpjegohen nė fjalorth] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
[Hans-Helmuth Knütter] Pse angazhohemi me temėn Demokracia? Qė nga viti 1945, nė Evropė dhe nė pjesėt tjera tė globit kemi njė pėrhapje tė formės perėndimore liberale tė demokracisė kundrejt rregullimeve autoritare sunduese. Nė vitin 1945, pas katastrofės sė shkaktuar nga diktatura nacionalsocialiste dhe fashiste, u duk se u mposht kriza e demokracisė liberale, pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme tė periudhės nė mes viteve 1922 dhe 1939. Diktaturat e shumta - Spanja, Portugalia, Greqia, Kili, Argjentina, Uruguaji - u transferuan nė dhjetėvjetėshet e fundit nė demokraci. Fitorja e demokracisė u duk me rėnien e sistemeve "real-socialiste" tė Evropės Lindore dhe asaj tė Mesme qė nga viti 1989. Mirėpo, pikėrisht ky shembull e bėn tė qartė domosdoshmėrinė e njė angazhimi kritik me demokracinė. A nuk e quanin kėto sisteme veten "Demokraci popullore" apo "socialiste"?. Qė nga koha kur atje u bė marksizėm-leninizmi baza e vetme ideologjike e pluralizmit dhe ekonomia e planifikuar u shkėput nga ekonomia e tregut, u bė e qartė edhe lidhja nė mes demokracisė, lirisė personale dhe sigurisė sociale. Shumė njerėz kanė vėshtirėsi tė mundin shpirtėrisht ndryshimin dhe ta pranojnė formėn e re tė demokracisė. Nė kėtė mėnyrė, pikėrisht nė kohėn e triumfit u paraqitėn rreziqe tė reja, tė cilat duhet tė kihet parasysh. Kjo bėhet mė sė miri duke analizuar historinė e lindjes sė demokracisė, e cila, nė rrjedhėn e ekzistencės sė saj iu nėnshtrua njė serė ndryshimesh dhe ballafaqimesh. Asaj gjithherė i kanoset rreziku, sepse asnjė rend tjetėr politik nuk ėshtė aq i varur si ajo nga konsensusi i qytetarėve. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(...) Mirėpo jo vetėm padija, por edhe kuptimi i gabuar dhe i idealizuar i njė
demokracie harmonike e cila
funksionon pa probleme mund tė qojnė deri tek kthimi i dėshpėruar,
nėse nuk arrihet tė bėhet dallimi mes idealit
dhe realitetit. Demokracia ėshtė
shndėrruar nė diēka historike. Ajo ėshtė zhvilluar deri nė formėn e tanishme dhe
me siguri se do tė ndryshojė edhe
mė tutje. Kėtu duhet tė bėhet pėrpjekja pėr tė paraqitur zhvillimin
e demokracisė dhe tė bėhet e qartė, se nuk bėhet
fjala kėtu pėr njė rend ideal shtetėror dhe shoqėror,
por pėr faktin, se duke u nisur nga pėrvoja e
historisė, sot ėshtė e mundur vetėm njė rend i tillė
dinjitoz shtetėror dhe juridik. Rreziku pėr demokracinė
nuk qėndron nė rend tė parė nė rrėzimin e saj nga
diktatura. Ajo rrezikohet mė tepėr nga
ēmenduria masive e verbėr ideologjike. Demokracia mund tė mposhtet nė
mėnyrė "demokratike" dhe tė
drejtohet nė drejtim tė kundėrt, nė njė sundim tė vetėarsyetuar me
padrejtėsi. Ky rrezik ėshtė bėrė i qartė
qysh nė antikė. Fjala "demokraci" ėshtė e njohur
pėr
ēdonjėrit. Mirėpo definimi mė i saktė i saj ėshtė i
vėshtirė. Thėnia sipas sė
cilės fjala demokaci rrjedh nga greqishtja dhe pėrkthehet me "sundim
tė
popullit" nuk na ndihmon
shumė, duke pasur parasysh faktin
se rrethanat shoqėrore dhe politike kanė ndryshuar qė nga
antika. Pėrveē kėsaj nuk ėshtė e qartė
sa duhet thėnia "sundim
i popullit". [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Problemi themelor i demokracisė ėshtė kontrdikta mes lirisė sė individit dhe
lidhjes sė tij nė shtet apo shoqėri.
Edhe pse liria kufizohet pėrmes lidhjes nė rend, rendi mundėson nė
anėn tjetėr shpalosjen e lirisė. Koncepti i
"sundimit tė popullit" niset nga ideja, sipas sė cilės
populli i vetėsundueshėm ėshtė i lirė - pėr dallim nga sundimi i
njė apo disa sunduesve mbi tė tjerėt. Abraham
Lincoln (1809 bis 1865, presidenti i 16-tė i SHBA-ve 1861 bis
1865) pėrmblodhi kėtė parim nė librin e tij
Gettysburg-Address tė 19 nėntorit 1863: "government of
the people, by the people, for the people..."
Legjitimitetin e saj, demokracia e gjen nė konceptin e
sovranitetit tė popullit. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Kusht tjetėr i demokracisė ėshtė barazia e tė gjithė qytetarėve. Ėshtė
problematike tė thuhet se ēfarė
nėnkupton fjala barazi dhe sa larg mund tė shkojė ajo pa kufizuar lirinė. E
padiskutueshme ėshtė barazia e qytetarėve para
ligjit. Nuk guxon tė ekzistojnė tė drejta dhe gjyqe tė
veēanta pėr grupe, shtresa apo klasa pėrkatėse. Shteti
juridik duhet ta siguroj barazinė e shansave, sepse ne tė
kundėrtėn, nėse kushtet
ekonomike dhe sociale ndryshojnė nė njė masė tė madhe,
liria rrezikohet. Kritikėt shprehen
nė kėtė kontekst, se pėrpjekja pėr
barazinė e zgjeruar apo tė plotė ėshtė nė kundėrshtim me
ndryshimet natyrore nė mes njerėzve, kėshtu qė ajo, sipas
tyre ėshtė e mundur vetėm me pėrdorimin e mjeteve jo
demokratike. [Nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992] [Materiale tė tjera: Citate, fot. eksp., llojet e demokracisė, kursi themelor 2: Zhvillimi i demokracisė, terme tė panjohura, shpjegohen nė faqen Fjalorth] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Dinjiteti i njeriut dhe liria e tij (...) Ajo qė ne sot nėnkuptojmė me termin
demokraci, megjithė pėrdorimin e shpeshtė, akoma mbetet e
pakuptueshme. Edhe pse ne nė fakt
jemi tė bindur se demokracia ka
tė bėjė me lirinė e individit dhe tė qeverisjes sė
popullit, ne akoma nuk e dijmė saktėsisht nėse dhe si
mund tė realizohen sot konceptet e tilla tė demokracisė.
I larmishėm dhe kontradiktor ėshtė edhe ajo qė nė botė
kuptohet si demokraci apo demokratike. Kjo
ndodh sepse interpretuesit pėrkatės pėrdorin nė mėnyrė tė pareflektuar
njėrin pas tjetrit definicionet e demokracisė nga
periudhat dhe rregullimet e ndryshme shoqėrore, nė
vend qė tė nisen nga thelbi parimor i mendimit
demokratik dhe tė kenė parasysh trajtimet e kushtėzuara
nga periudha pėrkatėse kohore. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] (...) Liria e njejtė pėr tė gjithė qytetarėt ėshtė kusht i pashmangshėm i demokracisė. Pėr kėtė arsye, edhe vlefshmėria e pėrkufizimit klasik tė demokracisė varet nga pyetja, se sa e respektojnė dhe mundėsojnė format konkrete tė demokracisė, tė dala nga ky definicion, lirinė e njejtė tė tė gjithėve. Se a do tė mund tė na shėrbejnė dukuritė historike tė demokracisė si shembuj nė tė ardhmen, kjo do tė varet nga masa e plotėsimit tė kėtyre kushteve themelore. Demokracia niset nga njė pikėpamje pėrkatėse mbi njeriun. Sipas saj, njerėzit duhet tė jenė tė lirė, dmth. ata duhet tė kenė mundėsinė e zhvillimit dhe tė shpalosjes sė personalitetit tė tyre sipas vendimeve vetjake. Prapa kėsaj - pa marrė parasysh se a bėhet fjala pėr argumentime krishtere apo idealiste-humaniste - qėndron mendimi, se ēdo njeri jeton nė dinjitet, i cili atė e bėn person dhe e dallon nga kafshėt. (...) Nė fjalorin politik kjo do tė thotė se i gjithė pushteti duhet tė ketė kufinjtė e tij nė pacėnueshmėrinė e dinjitetit tė ēdonjėrit. Parimisht, pushtetit i duhen kufinjtė dhe kontrolli. Pėrveē kėsaj, ai duhet tė themelohet mbi pajtueshmėrinė e tė nėnshtruarve, sepse nė tė kundėrtėn, mundėsia e pakufizuar e ndėrhyrjes do ta cėnonte lirinė dhe dinjitetin e individit. Sepse ēdo gjė, e posaēėrisht pushteti, duhet t`i shėrbejė sigurimit dhe pėrmirėsimit tė mundėsive dhe shanseve pėr njė jetė nė dinjitet tė tė gjithė pjesėtarėve tė njė shoqėrie. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Liria nė kėtė kontekst nuk duhet kuptuar si
diēka abstrakte. Ajo nėnkupton konkretisht lirinė e
zhvillimit tė jetės private, lirinė e
besimit dhe lirinė e
ndėrgjegjes. Liria e zgjedhjes sė profesionit, mundėsia e
lirė e zhvillimit tė jetės private, liria e pronėsisė sė
pasurisė private, liria dhe pacėnueshmėria e banesės, e
komunikimit postal dhe telefonik. Liri do tė
thotė edhe sigurim nga arrestimi arbitrar dhe mundėsimi i procesit
juridik para gjyqit, si dhe kontrolli mbi informatat tė
cilat shteti mbledh mbi qytetarėt. (...) Kėtu bėn
pjesė edhe e drejta e shprehjes sė lirė tė mendimit,
liria e shtypit, liria e tubimit dhe e bashkimit,
e drejta pėr pjesėmarrje tė barabartė nė jetėn politike e ēdo pjestari tė
njė shoqėrie. Tė gjitha tė drejtat
e lirisė, tė cilat kėtu nuk u numėruan deri nė fund, duhet tė
shėrbejnė si kusht i ēdo themelimi shoqėror.
Thelbi i kėtyre tė drejtave, dinjiteti i njeriut, nuk
ėshtė dhuratė e shtetit pėr individin, por ai duhet tė
njihet nga shteti si i dhėnė, i garantuar,
i pacėnuar dhe i
pashmangshėm. Sigurimi i dinjitetit tė njeriut ėshtė
qėllim i ēdo kushtetute demokratike. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] (...) Karakteri i demokracisė bėhet i
kuptueshėm vetėm pas definimit tė tillė tė njeriut.
Njė bashkėsi shoqėrore mund tė quhet demokratike nėse
ajo duke njohur dinjitetin e njeriut, synon nė mėnyrė tė
njėjtė garantimin e lirive tė tė gjithė qytetarėve pėr
shpalosjen e personalitetit dhe zhvillimin e ndėrgjegjshėm tė
jetės dhe e cila siguron kushtet pėr arritjen e
kėsaj. Demokracia pra nuk ėshtė shuma e rregulloreve
formale, por ajo pėrbėhet nga qėllimi i saj
pėrmbajtėsor pėr mundėsimin e masės mė tė madhe tė
mundur tė lirive, vetėpėrgjegjėsisė dhe barazisė sociale, natyrisht
gjithnjė duke u nisur nga rrethanat historike dhe
shoqėrore. [Nxjerrė nga: Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, Bonn 1990]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|