|
| |
 |
Pyetjes "ēfarė ėshtė
demokracia?" mund t'i pėrgjigjemi edhe duke
kufizuar sistemet jodemokratike nga ato
demokratike. Njė gjė e tillė do tė bėhet nė tekstin
nė vazhdim. Pas hyrjes sė shkurtėr rreth
parlamentarizmit nė pėrgjithėsi, teksti nё fjalё
u
kushtohet dallimeve ndėrmjet sistemeve
demokratike, totalitare dhe atyre autoritare: |
[Kreu
i faqes]

 |
Sistemet demokratike,
totalitare dhe autoritare
|
Parlamentarizmi
Parlamentarizmi
nё pamje tё parё duket njė koncept i
shumėllojshėm. Me konceptin e zgjeruar tė
parlamentarizmit bėhet e mundur pėrfshirja e tė gjitha sistemeve nė tė
cilat ekziston parlamenti - pa marrė
parasysh pozitėn e parlamentit pėrkatės dhe detyrat e tij.
Edhe nazizmi i pėrmbushte kriteret e kėtij
koncepti, njėlloj si Bashkimi Sovjetik nė kohėn
e Stalinit, Spanja nė kohėn e Frankos apo Rumania nėn Ēausheskun. Demokracitė
perėndimore bėjnė pjesė nė kėtė
koncept njėlloj si vendet autoritare nė zhvillim. Ky
koncept i parlamentarizmit ėshtė aq i zgjeruar, saqė ai
nuk mund tė pėrdoret.
Pėr parlamentarizėm do tė duhej tė flitej vetėm nė lidhje me sistemet
demokratike. Kjo kėrkon sė pari dallimin mes sistemeve demokratike dhe jodemokratike. Pėrpjekjet pėr
kufizimin e sistemeve politike nuk janė tė reja. Ato
janė bėrė qė nga periudha antike. Impulse tё rёndёsishme
nё kёtё drejtim ka dhёnё veēanėrisht
Aristoteli.Por gjatė
shek. XIX, e sidomos gjatė shek XX kanė ndodhur ndryshime, tė cilat i kanė
bėrė pjesėrisht tė papėrdorshme
tipologjizimet e vjetra. Dallimi tipik p.sh. ndėrmjet monarkive dhe
republikave, sot nuk ėshtė mė aq domethėnės.
Tė paktėn demokracitė e mėdha perёndimore
me nė krye Britaninё e Madhe, Belgjikёn,
Spanjёn, Holandёn apo vendet
skandinave, kanė ende monarkė,
tė cilėve u ėshtė marrė pushteti i mėparshėm. Ata
dallohen nga presidentėt nė sistemet e tjera parlamentare
pikėrisht nga trashėgimia e pozitave tė tyre. Nazizmi dhe stalinizmi
nga ana tjetėr - tė
ndihmuar nga mjetet moderne tė komunikimit - kanė
zhvilluar mekanizmat e tyre
shtypės dhe sundues, tė cilat nuk mund tė krahasohen lehtė me praktikėn sunduese
tė diktatorėve tė mėparshėm. Nė kėtė mėnyrė, nė
vitet 30 tė shek. XX u bėnė pėrpjekjet e para pėr trajtimin e veēantive
tė qeverive naziste dhe staliniste. Kjo solli dallimin e sistemeve totalitare, autoritare dhe atyre
demokratike.
[Kreu
i faqes]
[Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm]
Sistemet
demokratike
Sistemet demokratike karakterizohen
veēanėrisht nga konkurrenca politike. Zgjedhjet e
rregulllta, tė pėrgjithshme, tė fshehta dhe tė
lira mes partive me pikёpamje tė ndryshme politike
legjitimojnė mbajtėsit e pushtetit dhe ofrojnė mundėsinė e
shkarkimit tė partive qeveritare, edhe pse njė gjė e tillė nė praktikė mund tė
zgjasė pėr njė kohė tė
gjatė, siē ёshtё rasti me Japoninė, ku Partia Liberale
ėshtė nė pushtet qė nga viti 1946.
Garantimi i tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave qytetare e
kufizon nė kėto sisteme pushtetin dhe mundėson nė
kėtė mėnyrė strukturat pluraliste, tė domosdoshme pėr
marrjen nė konsideratė tė vullnetit tė popullit dhe interesave
tė tij tė ndryshme nė sistemin pushtetar.
Demokracia nuk ėshtė sistem i bazuar vetėm nė sovranitetin e popullit me
vendime tė shumicės. Ajo karakterizon edhe nga shteti juridik dhe ndarja e pushtetit, mbrojtja e
pakicave, pengesa ndaj arbitrarizmit shtetėror dhe
kufizimi i pushtetit tė bartėsve individualė tė tij.
E rėndėsishme pėr ekzistencėn e sistemeve demokratike, pėrveē pikėpamjeve dhe
interesave tė kundėrta, ėshtė edhe njė masė e
pranueshme e vlerave - si psh. tė drejtat themelore apo vetė forma demokratike
e qeverisjes - tė cilat nuk vihen nė pikėpyetje nga
grupet mė tė mėdha tė popullit.
[Kreu
i faqes]
[Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm]
Sistemet
totalitare
Nė kėtė tipologjizim, totalitarizmi pėrbėn polin e kundėrt tė sistemeve demokratike.
Sistemet klasike totalitare -
nazizmi dhe sistemi sovjetik i Stalinit - karakterizohen
nga tiparet qė vijojnė:
[Kongresi partiak i NSDAP-sė nė Nürnberg;
Gjermania nacionalsocialiste
paraqet shembullin klasik tė sistemit totalitar] |
 |
Ekzistenca
e njė partie tё vetme, e cila
legjitimitetin e saj nuk e pėrcakton nga
zgjedhjet dhe nuk e pranon vullnetin e popullit si barrierė tė
pushtetit tė saj. Nga
ana tjetёr, ajo kupton si detyrė tė saj ndikimin e vullnetit tė
popullit duke u bazuar nė pikėpamjet e saj
vetjake. |
 |
Bazė kėtu
ėshtė botėkuptimi i
ngjashėm me atė fetar. Ky botėkuptim merr tė
drejtėn ta quajė veten "tė
vėrtetė" dhe qė jo vetėm
qė e njeh stadin ideal pėrfundimtar
tė shoqėrisė, por qė edhe do ta
sjellė pas kalimit tė njė kohė tė caktuar.
Thelb i ideologjisė
naziste dhe asaj
komuniste ishte sundimi i botės
nga "raca ariane", mė saktė arritja e njė shoqėrie "pa
klasa". |
|
 |
Pranimi i pikėpamjeve
tё pushtetarёve, pёr qytetarёt
nė sistemet totalitare ёshtё i
detyrueshėm. Atyre
nuk iu lejohet tė qėndrojnė mėnjanė dhe tė tėrhiqen nė
sferėn e tyre tė lirė private. Ata janė tė detyruar tė pėrkrahin nė
mėmyrė aktive pikėpamjet sunduese. Aty ku
pėrkrahja aktive nuk bėhet vullnetarisht, ajo detyrohet
nga sunduesit me njė sistem tė pėrsosur tė
mjeteve tė ndryshme shtypėse. Meqenėse masmediat nė
kohėn e nazizmit dhe nё stalinizёm
ndodheshin nėn kontrollin e elitės pushtetare, ato nuk e kanė
kryer nė asnjėrin prej kėtyre dy sistemeve funksionin e pritur
prej tyre dhe
nuk patėn mundėsi ta detyrojnė identitetin nė mes
qeveritarėve dhe tė qeverisurve, u bė i nevojshėm
pėrdorimi i instrumenteve terroriste shtypėse.
Absolutimi brutal dhe jodinjitoz i botėkuptimeve personale arriti kulmin e tij simbolik nė
kampet e pėrqendrimit, nė shuarjen e jetėve dhe nė genocidin ndaj
mbi 6
milionė hebrenjve, si dhe nė spastrimet
staliniste, viktima tė tė cilave u bėnė me miliona
njerėz (...). |
[Kreu
i faqes]
[Kthehu nё vёshtrimin e pёrgjithshёm]
Sistemet
autoritare
Sistemet autoritare janė - e kjo
ėshtė njėherazi edhe pika e tyre e pėrbashkėt me sistemet
totalitare - sisteme jodemokratike tė qeverisjes.
Koncepti "sisteme autoritare" nuk mund tė pėrkufizohet lehtė, por ai pėrfshin njė sėrė qeverish tė
ndryshme. Nė sistemet autoritare bėjnė pjesė p.sh.
diktaturat majtiste apo djathtiste ushtarake,
karakteristike pėr shumė vende nė zhvillim, si dhe pėr
ish-diktaturėn spanjolle tė Frankos, Kilin nėn Pinoēetin
etj.
Nė kėto sisteme, zgjedhjet janė tė manipuluara. Nė dallim nga sistemet
totalitare, pėr to jo botėkuptimet, por ruajtja e
pushtetit luan rol vendimtar. Nė kushte normale lejohet
pluralizmi i kufizuar, me kusht qė ai tė mos
sjellė rrezik pėr sistemin. Mobilizimi i popullit nė tė
mirė tė njė botėkuptimi tė caktuar, i cili zėvendėson
rolin e besimit fetar nuk ėshtė tipike pėr kėto sisteme.
Pėr mė shumė, elita nё pushtet ėshtė nė
gjendje ta tolerojė sferėn private, e madje edhe pikėpamjet
e kundėrta politike tė banorėve, me kusht qė tė mos ushtrohet
kritikė publike ndaj qeverisė. Meqenėse nuk ekziston njė botėkuptim i
pėrgjithshėm dhe i vetėm i
vėrtetė, as partia shtetėrore nuk luan rol vendimtar dhe shpesh reduktohet nė
individė tė caktuar, ku rol
vendimtar luajnė raportet personale tė udhėheqėsve. Qytetari,
derisa nuk bėhet kundėrshtar aktiv i qeverisė, nė
sistemet autoritare i nėnshtrohet shumė mė pak masave
represive dhe terroriste se sa nė sistemet totalitare.
Kjo pėr arsye se nė sistemet autoritare, ai ėshtė i detyruar vetėm ta durojė, e
jo ta pėrkrahė qeverinė.
Ideologjitė dhe lėvizjet totalitare nuk janė tė rralla. Ato
konsiderohen - sigurisht me tė drejtė - si
karakteristike pėr shek. XX. Zhvillimet e kohėve tė
fundit kanė treguar forcėn tėrheqėse tė sistemeve demokratike
dhe na bėjnė tė shpresojmė se demokracia
parlamentare, nё tё ardhmen do tё shėnojė
fitore tė reja.
[Emil Hübner; nxjerrė
nga: Bundeszentrale für politische Bildung:
Parlamentarische Demokratie 1, Informationen zur
politischen Bildung Nr. 227, 1993]
[Kreu
i faqes]
|