Sovraniteti
Lart Sist. zgjedhor Kushtet Sovraniteti

 


 

Demokracia

Teksti i mėposhtėm trajton ēėshtjen e varėsisė mes zgjedhjeve dhe sovranitetit tė popullit. Sa mund tė quhet demokracia sundim i popullit nė kushtet e shoqėrisė moderne pluraliste? Me kėtė rast do tė shtjellohen ndėr tė tjera edhe kushtet e zgjedhjeve demokratike.

Demokracia si sundim i popullit? Kushtet pėr zgjedhje demokratike
Sovraniteti i popullit pėrmes zgjedhjeve Parimi i shumicės

[Kreu i faqes]

Buchauszug Sovraniteti i popullit: Legjitimimi i pushtetit pėrmes popullit

Demokracia si pushtet i popullit? Doktrina e sovranitetit tė popullit

Nėse shtrohet pyetja rreth elementeve tė veēanta, nga tė cilat pėrbėhet njė bashkėsi shoqėrore demokratike, arrihet domosdoshmėrisht te thėnia, sipas sė cilės demokracia ėshtė sundim i popullit. Tė njėjtėn gjė nėnkupton edhe pėrkthimi nga greqishtja i fjalės "demokraci". Nė ēdo kushtetutė demokratike, nė kėtė apo nė njė formė tjetėr gjendet thėnia, sipas sė  cilės populli ėshtė bartėsi i fundit i gjithė sovranitetit. Sipas saj, pushteti ėshtė i legjitimuar nė mėnyrė demokratike vetėm nė rast se ai ka dalė nga vullneti i lirė dhe me miratimin e popullit.

Doktrina e sovranitetit tė popullit hodhi poshtė pikėpamjen tradicionale, sipas sė cilės, mbretit apo princit i takonte pushteti pėr shkak tė prejardhjes nga dinastia e tij e dhuruar nga Zoti. Autoriteti shtetėror, nė dinastitė e "dhuruara nga Zoti" nuk vinte pra nga shoqėria, por nga kristalizimi, trashėgimia dhe pikėpamja fetare, tė  dala nga fuqitė mistike dhe themeluara sipas parimeve, tė cilat pėrjashtonin ndėrhyrjen e qytetarit. Nė kėtė ndarje themelore tė sunduesve dhe tė tė sunduarve qėndron thelbi i antagonizmit mes demokracisė dhe monarkisė. Demokracia nuk i njeh shtetit pushtetin e lartė tė ndarė nga fuqitė mbinatyrore, por e njeh atė si rezultat tė vullnetit tė tė gjithė individėve pjesėmarrės nė angazhimin e tyre pėr zgjidhjen e detyrave tė pėrbashkėta. Nė kėtė kontekst, forma dhe pėrmbajtja e shtetit nuk i janė paracaktuar popullit si tė tilla, por ato rrjedhin nga vetė ai. E tėrė kompetenca e tyre mbi kėto detyra, nga zgjidhja e tė cilave janė tė prekur tė gjithė, quhet me fjalė tė tjera sovranitet i popullit.

(...) Thėnia se i gjithė pushteti del nga populli nuk nėnkupton edhe qeverisjen dhe ushtrimin e ndikimit tė tij nė tė gjitha veēantitė e vendimeve politike, edhe pse kjo do t'i pėrshtatej konsekuencės formale tė mendimit politik. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė realizohej ideja, sipas sė cilės vetė qytetari duhet t'i respektonte ligjet dhe urdhėrat e veta, duke qenė nė kėtė mėnyrė vėrtetė i lirė. Por ky identitet i qeverisėsve dhe i tė qeverisurve nuk ka ekzistuar asnjėherė nė kuptimin e plotė tė fjalės, edhe pse format fillestare tė historisė sė demokracisė nė Greqinė antike bazoheshin nė parimet e "demokracisė sė drejtpėrdrejtė". Rusoi konsideronte demokraci vetėm kėtė formė tė  ushtrimit tė pushtetit.

[Kreu i faqes]

Sovraniteti i popullit pėrmes zgjedhjeve

(...) Nėse qeverisja e popullit pėrmes popullit, nė  kohėn tonė  ėshtė  e pamundur pėr shkak tė  arsyeve tė brendshme dhe tė  jashtme, atėherė  mbetet si konkretizim i sovranitetit tė  popullit para sė  gjithash zgjedhja e pėrfaqėsuesve apo reprezentantėve, tė  cilėt mė  pas e udhėheqin me pėrgjegjėsi qeverinė  sipas vullnetit tė  popullit dhe me miratimin e tij. Vendimi mbi ēėshtjet detale i lihet pėrfaqėsuesve tė  zgjedhur; zgjedhėsi vetėm duhet tė  vendosė  nė  mes kandidatėve tė  prezentuar nga partitė dhe t`i zgjedhė  ata, pėr tė  cilėt nė  kushte tė  rėndomta, pėr shkak tė  pėrkatėsisė  sė  tyre partiake mendon se do tė  bėjnė  politikė  nė  kuptimin e bindjeve dhe interesave tė  tij.

[Kreu i faqes]

Kushtet pėr zgjedhjet demokratike

Ai qė do t'i japė kuptim vullnetit tė popullit duke marrė nė konsideratė aktin e daljes nė zgjedhje duke i bėrė ato nė kėtė mėnyrė instrument vendimtar tė konkretizimit tė sovranitetit tė popullit,  duhet tė parashtrojė fillimisht disa kėrkesa. Tė zgjedhurit mund tė lidhen me vullnetin e zgjedhėsve vetėm nėse ata detyrohen tė zgjidhen rregullisht nė intervale periodike kohore, pėr tė marrė pėlqimin e zgjedhėsve pėr punėn e tyre tė deritanishme dhe pėr vazhdimin e saj nė tė ardhmen. Vetėm nė kėtė mėnyrė, tė zgjedhurit detyrohen tė respektojnė bindjet dhe interesat e zgjedhėsve tė tyre. Pėrveē kėsaj, populli zgjedhės duhet tė ketė mundėsinė e vėrtetė tė zgjedhjes. Zgjedhjet duhet t'i ofrojnė atij alternativa tė ndryshme tė pavarura dhe personale. Listat me kufij tė pėrcaktuar janė simptoma tė diktaturės.

(...) Njė sistem qeveritar, i cili synon t'u japė tė gjithė qytetarėve mundėsi tė barabartė pėr bashkėvendosje me pėrgjegjėsi gjatė zgjedhjes sė detyrave publike, pėrveē periodicitetit dhe mundėsisė sė vėrtetė pėr zgjedhje, duhet tė sigurojė edhe pėrgjithėsinė e zgjedhjeve. Nga ligji i barazisė, del domosdoshmėrisht edhe ligji i ndarjes sė tė drejtės sė votės pėr tė gjithė qytetarėt. Askush nuk duhet p.sh. tė pėrjashtohet nga e drejta e votės pėr shkak tė racės, fesė, nivelit tė tij arsimor apo pronės dhe rrethanave tė tij ekonomike. Tė pranueshme janė ndėrkaq vetėm disa kushte formale, si p.sh. arritja e moshės sė caktuar pėr tė gjithė dhe pa diskriminim e individėve apo grupeve tė caktuara, kusht ky i cili mund tė arrihet dhe tė pranohet pa i shkelur parimet demokratike.

I lidhur ngushtė me parimin e pėrgjithėsisė ėshtė parimi i barazisė sė zgjedhjeve.

[Kreu i faqes]

(...) Nė njė shoqėri tė hapur dhe pluraliste, pėrveē parimit tė ekzistencės sė grupeve nė parim tė barabarta, ndarja e tė drejtės sė barabartė ėshtė procedura e vetme e mundshme pėr ngarkimin e pėrfaqėsuesve dhe pėr plotėsimin e pozitave tė larta shtetėrore nė njė mėnyrė tė tillė tė pranueshme nga tė gjitha grupet. E drejta e pėrgjithshme dhe e barabartė e votės ėshtė realizuar jo ngaqė me ndihmėn e saj mundėsohet zgjedhja e qeverisė "mė tė mirė", por sepse ajo ėshtė provuar si
metoda mė e mirė dhe praktike pėr sigurimin e paqes sociale. Ajo i jep mundėsinė ēdo ēdonjėrit tė marrė pjesė nė themelimin e qeverisė dhe, nė parim, u jep pakicave tė mundura mundėsinė e shndėrrimit tė mėvonshėm nė shumicė qeveritare. Nė njė shoqėri tė ndarė nė grupe tė shumėfishta interesash dhe botėkuptimesh, kjo mėnyrė zgjedhjeje arriti tė bėjė tė mundur zgjidhjen e konflikteve nė rrugė paqėsore dhe tė mundėsojė, me gjithė presionet e brendshme, formimin e qeverisė sė aftė pėr marrjen e vendimeve, kryesia e sė cilės mund tė pranohet nga tė gjithė. E drejta e pėrgjithshme dhe e barabartė e votės ėshtė njė ndėr procedurat mė tė suksesshme pėr bashkimin e brendshėm tė njė bashkėsie politike dhe pėr aftėsimin e saj pėr veprim.

Me qėllim pėrmbushjen e kėrkesave demokratike, kjo e drejtė e pėrgjithshme dhe e barabartė e votės kėrkon edhe garanci plotėsuese. Duhet tė bėhet i pamundur ēdo presion mbi votuesin, i cili ka pėr qėllim ndikimin e votės sė tij nė njė drejtim tė caktuar. Kjo nuk nėnkupton ndalimin e propagandės dhe tė ndikimit politik. Nė kėtė mėnyrė synohet vetėm sigurimi i vėrtetė i lirisė sė vendosjes sė votuesit. Ky ėshtė njėherazi edhe qėllimi i votimit tė fshehtė. Derisa kjo tė jetė garantuar, derisa tė mbetet e panjohur vota e individit, deri atėherė ėshtė e mundur edhe shmangia e pasojave negative pėr shkak tė mėnyrės sė tij tė zgjedhjes.

Vetėm pas plotėsimit tė tė gjitha kėtyre kushteve, tė cilat vlejnė edhe pėr tė drejtėn pėr t'u zgjedhur - edhe e drejta dhe mundėsia e marrjes sė detyrave politike duhet tė jetė e hapur pėr kėdo - mund tė flitet pėr zgjedhje demokratike. Vetėm ajo mund ta bėjė tė aftė parlamentin pėr tė vepruar nė emėr tė popullit. Vetėm njė qeveri e tillė, e cila mund tė ndėrrohet pėrmes zgjedhjeve tė lira tė kėtij lloji ushtron pushtet tė legjitimuar nė mėnyrė demokratike.

[Kreu i faqes]

(...) Nė politikėn moderne flitet shpesh pėr vullnetin e popullit, pa qenė e qartė se ē'nėnkuptohet saktėsisht me kėtė nocion. Rusoi besonte se kishte arritur tė ndėrtonte vullnetin e pėrbashkėt tė popullit; sipas tij, ai duhet tė jetė identik me tė mirėn e pėrgjithshme. Megjithatė, edhe ai ishte i detyruar ta paraqiste nė teorinė politike vullnetin e shumicės si tė barabartė me vullnetin e pėrbashkėt dhe tė shtypte pakicėn devijuese, sepse, sipas tij, ajo ka vullnet tė gabuar.

Pas rrahjes sė mendimit tonė tė peshuar mbi karakterin e shoqėrisė pluraliste bėhet e qartė se njė vullnet i pėrbashkėt ėshtė po aq joekzistues nė realitet sa edhe njė pikėpamje e pėrbashkėt botėrore. Ajo qė kuptohet si vullnet i popullit, tėshtė gjithnjė vullneti i forcave mė tė fuqishme brenda tij. Ne nuk jemi mė aq optimistė si Rusoi kur bėhet fjalė pėr identifikimin e vullnetit tė shumicės me tė mirėn e pėrbashkėt. Pėrvoja ka treguar se edhe shumicat gabojnė. Pėr kėtė arsye ėshtė i nevojshėm njė sistem i tillė qeveritar, i cili nuk i shtyp, por i respekton pakicat dhe pėrfill njėkohėsisht vullnetin e shumicės, sepse ai i afrohet mė tepėr idesė tė sė drejtės pėr vetėvendosje, duke respektuar domosdoshmėrinė e bashkėjetesės.

Meqė veprimi politik ndodh gjithnjė duke planifikuar njė tė ardhme tė hapur, ai mbetet gjithnjė i ngarkuar me pasiguri, njė ndėrmarrje, e cila asnjėherė nuk mund tė parashikohet nė mėnyrė ekzakte nė tė gjitha konsekuencat. Kush mund tė thotė me siguri absolute se ky apo ai veprim i sjell mė shumė dobi tė mirės sė pėrgjithshme se sa njė veprim tjetėr? Kush mund ta pėrkufizojė pėrfundimisht tė mirėn e pėrgjithshme, nėse nuk dihet si do tė rrjedhė historia? Nė ēėshtjet themelore politike duhen pyetur tė gjithė, pasi ne nuk e njohim tė ardhmen. Pėr kėtė arsye, nė njė shoqėri demokratike mbetet vetėm orientim nė shumicėn, duke respektuar pakicėn e mundur, mundėsia pėr t'u bėrė shumicė qė duhet tė mbetet e e hapur.

[Kreu i faqes]

Parimi i shumicės

Ashtu si kėrkesa pėr tė drejtėn e pėrgjithshme tė votės, edhe parimi i shumicės ėshtė rrjedhoja e vetme e munshme nga pikėpamja demokratike mbi njeriun, e cila niset nga njeriu i pjekur nė njė botė tė lirė dhe merr parasysh konfliktet e mendimeve dhe tė interesave nė mes njerėzve. Pranimi i parimit tė shumicės nuk do tė thotė qė politikani pėrgjegjės duhet tė bazohet vetėm nė mendimin e masės. Megjithatė, parimisht parimi i sovranitetit tė popullit mund tė konkretizohet vetėm nėpėrmjet parimit tė shumicės, si bazė e veprimit politik.

Pėr kėtė arsye, demokracia moderne nuk ėshtė vetėqeverisje e popullit. Ajo sot mund tė realizohet si qeveri e pėrfaqėsuesve tė popullit, tė dalė nga zgjedhjet e pėrgjithshme, tė lira, tė barabarta dhe tė fshehta, tė cilėt mund tė detyrohen prej tij, tė marrin detyrat qeveritare dhe ta udhėheqin vendin sipas vullnetit tė shumicės pėrkatėse tė forcave politiko-shoqėrore tė njė kombi.

[Nxjerrė nga: Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, Bonn 1990]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.