|
|
|
|
I veshur me mantel tё mbyllur, kapelё tё zezё mbi kokё dhe me fjalё tё rёnda, Desmond Tutu doli para publikut: nuk kam luftuar me dekada kundёr njёrёs tirani pёr t'iu dorёzuar njё tiranie tjetёr, u shpreh kishtari para tё gjithё atyre, tё cilёt para tetrit kombёtar nё Pretoria prisnin momentin e sё vёrtetёs pėr Afrikёn e Jugut. Mllefi u drejtohej kolegёve tё vjetёr ish-luftёtarёve tё lirisё tё Kongresit Kombёtar tё Afrikёs sё Jugut (ANC), sot sundues tё pakundёrshtueshёm nё vend. Nё bisedimet e gjata me pёrfaqёsuesit e regjimit tё bardhё, para marrjes sё pushtetit nё vitin 1994, ANC-ja ia kishte ndaluar formimin e njё komisioni tё pavarur, i cili kishte pёr detyrё hetimin e shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut gjatė viteve tė aparteidit. Pёr tё penguar gjykimet e padrejta, keqbёrёsve qё pranonin fajin, u sigurohej amnestia. Por katёr vjet mё vonё, udhėheqėsit shpirtёrorė tё komisionit, nё njё pajtueshmёri tё ēuditshme me shtypёsit e dikurshёm, nuk duan tё dёgjojnё mё pёr tё vёrtetat e zbuluara nёn kryesinё e Desmond Tutu. Vetёm pak orё para dorёzimit tё raportit tё komisionit presidentit Nelson Mandela, ANC-ja u pёrpoq ta ndalonte me gjyq publikimin. Nё dokumentin prej 3500 faqesh, tё hartuar pas intervistave tё 20 000 viktimave dhe tё afёrmve tё tyre, akuzohen nė radhė tė parė policёt, ushtarёt dhe politikanёt e ish-qeverisё sё aparteidit, por edhe ANC-ja dhe organizata tё tjera tё rezistencёs. Sipas ANC-sё, nё kёtё mёnyrё kriminalizohet lufta e drejtё kundёr njё regjimi tё padrejtё. ANC-sё i vjen keq pёr viktimat qytetare, por ёshtё e mendimit se kjo nuk pėrbėn shkelje tё sё drejtёs ndёrkombёtare pёr tё drejtat e njeriut. Tё gjitha partitё e tё gjitha rrymave politike, tё bardhё dhe zezakё, i kundёrshtuan rezultatet e komisionit. Nё vend qё ta pajtonin kombin, ata hapёn fronte tё reja. Pёrpjekja e ANC-sё pёr detyrimin me ligj tё Tutusė dhe bashkёpunёtorёve tё tij pёr hapjen e debatit mbi legjitimitetin e akteve tё veta tё dhunёs kaloi nё njё krizё besueshmёrie. Gjykatёsi Vilfrid Thring u tregua neutral dhe bėri tė mundur publikimin pa censurё dhe vonesё tё raportit. "Njё fitore e drejtёsisё dhe e tё drejtave tё njeriut", u shprehёn bashkёpunёtorёt e Tutusė. Sipas peshkopit janё nxjerrё nё dritё nё njё mёnyrё tё detajuar akribike "tё gjitha tmerret" qė ёshtё nё gjendje tė bёjė njeriu: torturimi i gjoja terroristёve me thasё tё lagur dhe elektroshok, hedhjet e etiketuara si vetёvrasje nga dritarja tё kundёrshtarёve tё qeverisё pas marrjes nё pyetje nga ana e policisё, veprimet arbitrare dhe gjakftohta tё komandove vrasёse shtetёrore qė pinin birrė mbi grumbullin e personave qё digjeshin. Vend tё pakёt nё kёtё katalog tё tmerreve zё edhe kritika mbi metodat e rezistencёs sё ANC-sё. Funksionarёve tё lartё tё ANC-sё, sot anėtarė tё qeverisё, megjithatё iu desh t'i dёgjonin akuzat pёr lejimin e torturave dhe ekzekutimeve tё tё dyshuarve si tradhtarё nё radhёt e veta dhe tё atentateve mbi caqe civile. Raporti kritikon rёndё nė mėnyrė tė veēantė figurёn qendrore grua tё luftёs ēlirimtare: Vini Madikizela Mandela nuk arriti ta bindё komisionin pёr pafajёsinё e saj gjatё intervistёs sё inskenuar nё fund tё vitit tё kaluar. Ish bashkёshortja e Nelson Mandelёs dhe grupi i saj, tё etiketuar si klub futbolli, akuzohet pёr 18 raste shkeljesh tё rёnda tё tё drejtave tё njeriut, ndёr tё tjera edhe pёr 8 vrasje. "Ata qё vepronin kundёr Madikizela Mandelės dhe klubit tё saj quheshin spiunё, ndiqeshin dhe vriteshin nga prej saj", thuhet nё raport. Tani "nёna e kombit" duhet tё llogarisё ndjekjen penale, sepse ajo ka paraqitur kёrkesё pёr amnisti.
Pararendёsi i Mandelёs Frederik Uillem de Klerk, presidenti i fundit i bardhё i vendit doli i pafajshėm kundёr pasazheve akuzuese. Ashtu si shokёt e tij politikė, edhe ai u distancua nga tmerret e ushtruara nga qeveria e tij dhe deklaron se ёshtё informuar mė pas pёr keqtrajtimet. Megjithatė Tutu nuk dorёzohet: "Nё fund do tё figurojė edhe emri i tij." Raporti i komisionit ka nxjerrė nё dritё vetёm njё pjesё tё sё vёrtetёs nga koha kur ngjyra e lёkurёs ishte vendimtare pёr lirinё apo heqjen e lirisё. Shumё kёrkesa pёr amnisti kanё mbetur ende tё pashqyrtuara, tepёr pak ёshtё bёrё e njohur mbi strukturёn e vёrtetё komanduese tё shtetit tё apartedit, dhe gati tё gjitha dёshmitё janё shkatёrruar nga ushtria dhe shёrbimi i sigurimit shtetёror para dorёzimit tё pushtetit. Afrika e Jugut gjendet pёr kёtё arsye nё fillim tё mposhtjes sё tё kaluarёs sё saj. Zёvendёspresidenti Tabo Mbeki dha tё premten e kaluar tonin pёr trajtimin nё tё kaluarёn tё zёrave kritikė. Sipas ish-udhёheqёsit tё ANC-sё dhe pasardhёsit tё Nelson Mandelёs, komisioni nuk ka tё drejtё gjatё vlerёsimit tё rezistencёs. Vetёm Mandela, i cili pas zgjedhjeve tё pranverёs dha dorёheqje, tregoi prapё madhёshti tё vёrtetё. Sipas tij, tё gjithё afrikanojugorėt mё nё fund u bёnё "vёrtetё tё lirё".
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|