|
|
|
|
Desmond Mpilo Tutu lindi nё vitin 1931 nё njё botё tё padrejtёsive tё mёdha. Familja e tij, njёsoj si shumica e zezakёve nё Afrikёn e Jugut, nuk ishte nė gjendje tė mirё. Ajo jetonte nё njё kasolle tё vogёl, pa energji elektrike dhe ujё tё rrjedhshёm. Tё gjithё zezakёt ishin tё detyruar tė mbanin me vete njё pasaportё me tё dhёna tё detajuara personale, madje edhe i ati, i cili ishte mёsues i respektuar. Policia e bardhё i ndalonte zezakёt nё rrugё pёr t'u kontrolluar pasaportat. Kjo ishte vetёm njё nga pasojat e politikёs sё tё bardhёve nё Afrikёn e Jugut, sepse qysh nė vitin 1910 ishin pёrhapur ideja e ruajtjes nėpėrmjet shtypjes sё dominimit tё pakicёs sё bardhё ndaj shumёcёs zezake. Gjendja e popullsisё zezake nё Afrikёn e Jugut u keqёsua nё mёnyrё dramatike nё vitin 1948, me mbajtjen e zgjedhjeve, nё tё cilat tё drejtёn e votės e kishte vetёm popullsia e bardhё. Fituese nė kėto zgjedhje doli Partia Kombёtare, qёllim i shprehur i sё cilёs ishte apartedi, d.m.th. ndarja racore. Pėr tė ruajtur dominimin e tё bardhёve, ajo premtoi shpalljen e ligjeve kundёr zezakёve. Qёllimi kryesor i partisё sё re qeveritare ishte ndarja racore, diskriminimi dhe shtypja. Ligjet e para tё qeverisё sё re synonin ndarjen sistematike tё racave tё ndryshme nё jetёn e pёrditshme dhe nё politikё. Tё gjithё qytetarёt e Afrikёs u ndanё nё bazё tё ngjyrёs sё lёkurёs: nё tё bardhё, mulatё, aziatikё dhe zezakё. Kjo ēёshtje u komplikua shumё, sepse nё grupin e mulatёve ekzistonin shtatё ndёrsa nё atё tё zezakёve nė varёsi tė gjuhės tetё nёngrupe. Marrёdhёniet dhe martesat mes tё bardhёve dhe jo tё bardhёve u ndaluan me ligj. U ndalua edhe ēdo lloj mbledhjeje i jo tё bardhёve. Nё kёtё mёnyrё u bė e pamundur lindja e opozitёs politike. Ёshtё pothuajse e tepёrt tё pёrmendet se popullsia jo e bardhё u diskriminua edhe nё fushёn ekonomike. Kjo shfaqej p.sh. nё shfrytёzimin e punёtorёve jo tё bardhё me paga tё ulёta, nё ndalimin e organizimit nё sindikata dhe nё heqjen e tё drejtёs e grevёs. Por njё nga ligjet mё diskriminuese ishte i ashtuquajturi Bantu Education Act, nga i cili ishte prekur drejtpёrdrejt edhe Tutu gjatё kohёs sё aktivitetit tё tij si mёsues. Ai parashikonte diskriminimin e nxёnёsve jo tё bardhё. Kryeministri i atёhershёm i Afrikёs sё Jugut, Vervoerd, ishte i mendimit se vendi i tij nuk kishte nevojė pėr zezakё tё menēur dhe tё shkolluar mirё. Nё vend tё kёsaj, ata duhet tё bёheshin skllevёr tё popullsisё sё bardhё.
Por planet e qeverisё sё bardhё nё Pretoria nuk u realizuan pa vёshtirёsi. Qysh herёt filloi formimi i rezistencёs nё Afrikёn e Jugut, e cila nё fillim udhёhiqej nga African National Congress (ANC), partia e Nelson Mandelёs. Sot kjo parti pёrbёn qeverinё dhe udhёhiqet nga Thabo Mbeki. ANC-ja ftoi popullsinё zezake pёr mosbindje qytetare, e cila u shua me dhunё nga policia dhe solli edhe ndalimin e ANC-sё nё vitin 1960 dhe burgosjen e Nelson Mandelёs dhe shokёve tё tij nё vitin 1964. Nё vitin 1968 u formua njё lёvizje e re udhёheqёse e rezistencёs nёn udhёheqjen e studentit Steve Biko, e quajtur Black Consciousness Movement. Qёllimi i saj ishte forcimi i vetёdijes sё zezakёve. Pёr arritjen e kёtij qёllimi, lёvizja nuk pёrjashtonte as pёrdorimin e dhunёs. Pas kthimit nё Johanesburg si dekan i Kishёs Anglikane tё Johanesburgut nё vitin 1975, Tutu vёrejti me keqardhje njё keqёsim drastik tё gjendjes: vendin ndodhej nė rrethana tė ngjashme me ato tё luftёs qytetare dhe nё vitet 70 - 80 kjo ishte bёrё thuajse normale. Nё rrugё vёreheshin djegiet e veturave dhe dyqaneve, u vranё me qindra njerёz; nё vend qё tё vazhdonin shkollėn, fёmijёt ishin nё radhėt e para tё protestuesve, "informatorėt zezakё" u vranё madje publikisht. Afrika e Jugut ishte shndёrruar nё njё shtet policor, rinia zezake ishtė radikalizuar. Pёr t'i shpёtuar katastrofёs, vendi kishte nevojė pėr njė transformin tė shpejtё. Edhe qeveria nė Pretoria u pushtua nga frika. Rezistenca zezake nuk pėrbėhej mё vetёm njё grup i vogёl, i lehtё pёr ta eliminuar, por ajo ishte shndėrruar nё njё fuqi tё madhe. Edhe presioni ndёrkombёtar ishte rritur dukshёm, dhe kjo pёr shkak tё angazhimit tё pashoq tё Desmond Tutusė. Dhėnia e Ēmimit Nobel pёr Paqe nё vitin 1984 mund tё shihet edhe si shenjё e bashkёsisё ndёrkombёtare, si pohim politik se aparteidi nё Afrikёn e Jugut ishte i padrejtё dhe pėrbėnte rrezik pёr paqen.
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|