|
|
|
|
I nderur z. Kryeministёr! Kjo ёshtё letra ime e dytё drejtur juve. Nё vitin 1972, nё kohёn kur mu refuzua dhёnia e pasaportёs sё udhёtimit, gjё qė bёri qё tё mos kisha mundёsi tė pranoja postin e drejtorit jo tё rregullt tё Fondit Edukativ Teologjik, ju jam lutur qё tё ndёrhyni pёr mua nё zyrёn kompetente. Ndėrhyrja juaj ishte e suksesshme, sepse pas kёsaj, ministri i atёhershёm i brendshёm e rishikoi vendimin e tij dhe na dha mua dhe familjes sime pasaportat e udhёtimit. Shpresoj qė edhe kjo letёr imja tё ketё rezultate tё ngjashme pёr ne tё gjithё. Ju shkruaj me plot bindje dhe mirёsjellje nga posti im si dekan i Kishёs Anglikane nё Johanesburg, e nё kёtё mёnyrё edhe si udhėheqės fetar i mijёra tė krishterёve tё tё gjitha racave nё dioqezёn e Johanesburgut. Ju shkruaj si njė njeri, tė cilin e pranojnė si zёdhёnёs tė tyre njё numёr jo i vogёl zezakёsh (d.m.th. afrikanё, indianё dhe mulatё), si zёdhёnёs i dėshirave tё tyre, si njeri, i cili tё gjitha kėto bindje i ndan me besim tė plotė. Ju shkruaj juve, sepse e di qė jeni baba dhe bashkёshort i kujdesshёm, gjysh i arsyeshёm, i cili e njeh gёzimin dhe vuajtjen e jetёs familjare, tė qeshurat dhe harenё nё tё, por . Ju shkruaj si njė njeri, i cili me pasion angazhohet pёr njё jetё tё lumtur dhe tё fortё familjare, si bazё e pashmangshme pёr njё shoqёri tё shёndoshё dhe tė qėndrueshme. I keni hapur krahёt pёr tė pёrqafuar fёmijёt dhe nipat tuaj, pёr t'i gёzuar ata me puthjet tuaja. Keni dashuruar, keni vajtuar, jeni zgjuar nё shtratin e njё tё sёmuri, tё cilin e keni dashur, jeni zgjuar nё shtratin e vdekjes sё njё tё afёrmi tuaj tё dashur, keni marrё pjesё si baba krenar nё martesat e fёmijёve tuaj, keni derdhur lotё mbi varrin e personit, vdekja e tё cilit ju ka thyer zemrёn. Shkurt, ju shkruaj siē i shkruan njeriu njё njeriu tjetёr, i krijuar nё mёnyrё madhёshtore sipas pėrfytyrimit tё tё njėjtit Zot, i shpėtuar nga i njėjti bir i Zotit, i cili dhe ёshtё ringjallur si fitimtar, i udhёhequr nga Zoti, si krahu ie djathtё e tё Atit; i shenjtėruar nga i njёjti shpirt i shenjtё, i cili vepron nё secilin prej nesh, pёr transformimin e zemrave tona nga guri nё zemra gjaku. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja qė ju drejtohem, si i krishterё, sepse nėpėrmjet pagёzimit tonё tё pёrbashkёt jemi bashkuar nё trupin e Zotit tonё tё shenjtё Jezu Krisht. Ky Jezu Krisht, pa marrё para sysh se ēfarё kemi bёrё ne, ka thyer gjithēka qё na ndan, si raca, gjinia, kultura, statusi etj. Nё kёtё Jezu Krisht jemi lidhur pёrgjithmonё sё bashku si njё njerёzim i barabartė, i shpėtuar, tė zinj dhe tė bardhё bashkё. Ju shkruaj si njeri, pjesėtar i njё race, e cila e di se ē'ėshtė zhgёnjimi dhe fyerja, vuajtja dh poshtёrimi, nёnshtrimi i njё populli. Historia e racёs suaj tregon se dёshira e njё populli pёr liri dhe vetёvendosje mund tё shuhet apo zbutet vetёm nėpėrmjet lirisё dhe vetёvendosjes. Populli juaj u ka vėnė gjoksin rezistencave tё tmerrshme dhe iu ėshtė kundёrvėnė sfidave tё mbifuqishme dhe rreziqeve tё shumta vetėm e vetėm qė tė mos mbetej shёrbёtor i tjetrit. Nё fund ai doli fitimtar. Populli juaj duhet ta dijė mё mirё se ēdo grup tjetёr i shoqёrisё sё bardhё - nė qoftė se nuk presin leksionet e historisё sё vjetёr dhe tё re - se njё popull nuk mund tё pengohet nё asnjё mёnyrё nё luftёn e tij pёr liri; liria pёr tё qenё njё popull qė mund ta mbajė kokёn lart, dinjiteti i tё cilit respektohet, i cili mund tė marrё pёrgjegjёsi dhe detyra, tё cilat janė edhe rrethanat shoqėruese tё lirisё, tё cilёn njeriu e dėshiron me gjithё qenien e tij. Pёr shumicёn e zezakёve, kjo nuk mund tё realizohet asnjёherё nёpёr rezervate, sepse ata janё tё mendimit se kanё kontribuar nё njё masё tё madhe nё rritjen e mirёqenies tё njё Afrike tё Jugut, e cila u pėrket tё gjithёve. Popullsia zezake e ka tė vėshtirė tė kuptojė pėrse tё bardhёt trajtohen si njё komb i vetёm, edhe pse mes tyre ka grekё, italianё, portugezё, francezё, gjermanё, anglezė etj., ndėrsa zezakёt ndahen me dhunё nё kombe tё ndryshme nё kombet xhosa, zulu, Tsuana etj. Xhosat dhe zulutė p.sh. janё etnikisht shumё mё tё afёrt me njёri-tjetrin se italianёt dhe gjermanёt. Ne tё gjithё i pėrkasim Afrikёs sё Jugut, zezakё dhe tё bardhё, dhe zezakёt kurrё nuk do tё heqin dorё nga ndonjё pjesё e kёtij vendi tё dashur, pёr shkak tё dashurisё sё zjarrtё qё kanё pёr tё. Para pak kohėsh, njё ekip i pёrbёrё nga pjesėtarё tё racave tё ndryshme tё Afrikёs sё Jugut u takua kundёr njё ekipi nga Argjentina, e cila vizitonte Afrikёn e Jugut. Ekipi i Afrikёs sё Jugut fitoi bindshёm, ndёrsa afrikanojugorёt e tё gjitha racave, ndoshta pёr herё tё parё nё historinё e sportit tё vendit, e pёrkrahёn me brohoritje tё njėjtin ekip nё lojёn e tij kundёr kundёrshtarit tё pёrbashkёt.Nga kjo nuk u pėrmbys bota. A ёshtё vallё iluzion tё mendosh se do tё ndodhё, nёse tё gjithё afrikanojugorėt sё bashku do ta ruajnё pjesёn qё u takon nga vendi i tyre, duke u bёrё nё kёtё mёnyrё tё gatshёm ta mbrojnё atё nga armiku i pёrbashkёt, duke luftuar tё lumtur pёr mirёqenien e tij? Ju drejtohem juve, sepse pёrfaqёsuesi jonё pranё Kombeve tё Bashkuara, z. Bota, ka deklaruar se Afrika e Jugut po largohet nga diskriminimi i racave. Kjo deklaratё e tij nuk na ka gёzuar vetёm ne, por gjithё botёn. Fatkeqёsisht, deri tani nuk shihen dёshmitё e kёtij largimi. Heqja e shenjave nga bankat e parqeve nuk do tё thotё distancim nga diskriminimi. Kёto janё vetёm ndryshime sipёrfaqёsore, tё cilat nuk e prekin parimisht jetёn e popullsisё zezake. Burrat dhe baballarёt akoma mbahen tё ndarё nga tё dashurit e tyre, sepse janё tё detyruar tё punojnё si punёtorё shtegtarё; ky ёshtё njё sistem i tmerrshёm, tё cilin kisha e reformuar holandeze njёherё e ka quajtur plagё kanceri nё shoqёrinё e Afrikёs sё Jugut, i cili ka pasoja tё paparashikuesshme pёr jetёn familjare tё popullsisё zezake dhe qė shkatёrron stabilitetin e shoqёrisё sё Afrikёs sё Jugut, pёr tё cilin fola mё lart. Ne nuk e vёmė re kёtё ndryshim tё pritur gjatё kur shohim shkollat e stёrmbushura nё township-et zezake, me kushte tё pamjaftueshme banimi dhe linja tё dobёta transporti. Ju drejtohem juve pёr tё ēmuar lart pёrpjekjet tuaja pёr shtensionim dhe dialog. Shumё nga ne duan t'ju ndihmojnё nё pёrpjekjet tuaja, por nuk mundemi derisa tё mos plotёsohet shtensionimi nga jashtё me njё shtensionim po aq energjik nga brenda. Popullsia zezake u ёshtё mirёnjohёse pёr gjithё atё qё ёshtё bёrё pёr tё, mirёpo ata, tani kёrkojnё tё drejtёn e tyre tё patjetёrsueshme, vetėvendosjen nё bashkёpunim me bashkёvendasit e tyre tё tё gjitha racave. Ju drejtohem juve, sepse unё, njёsoj si ju, angazhohem pёr njё pajtim tё vёrtetё me drejtёsi pёr tё gjithё dhe pёr njё transformim drejt njё shoqёrie tё hapur tё Afrikёs sё Jugut, nё tё cilёn pasuritё e mrekullueshme dhe mirёqenia do tё ndahet nё mёnyrё mё tё drejtё. Ju shkruaj juve, pёr t'ju thёnё me tёrё gojёtarinё time se siguria e vendit tonё nuk varet vetёm nga fuqia ushtarake dhe zgjerimi gjithnjё e mё i madh i kompetencave tё policisё sё sigurimit shtetёror, pёr tё pasur mundёsinё tё bёjnё praktikisht ēfarё tё duan, pa vėnė nė pėrdorim gjyqet e vendit tonё, gjyqet, tё cilat nё tёrё botёn gёzojnё emёr tё shkёlqyer pёr shkak tё punёs sё tyre tё paanshme dhe me pёrgjegjёsi. Pёr kёtё arsye ne vazhdojmė tė kёrkojmё lirimin apo sjelljen para gjyqit tё tё gjithё tё burgosurve, tė cilėt . Nё vendin tonё mbizotėron njё shqetёsim i madh pёr shkak tё mbajtjes aq tё gjatё tё njerёzve nёpёr burgje, pёr t'u liruar apo dёnuar mė pas ose pa qenё tё paditur fare, ose, nё rast se paditen, tё shpallen tё pafajshёm. Sidoqoftė . Sepse edhe nё rastet kur gjyqet i shpallin tё pafajshёm, ata shpesh dёnohen me internim, arrest shtёpiak apo me arrestim tё sёrishёm. Edhe sa kohё mund tё duroj sipas mendimit tuaj njё popull njё padrejtёsi dhe vuajtje tё tilla tё tmerrshme? Njё pjesё e madhe e popullsisё sё bardhё, me gjithё pasurinё e saj, privilegjet, shtёpitё e bukura, shёrbёtorёt dhe kohёn e lirё, ėshtė pėrfshirė nga njё ndjenjё pasigurie. Kjo do tё mbetet kёshtu deri sa tё gjithё afrikanojugorёt e tė gjitha racave tё jenё tё lirё. Liria ёshtё e pandalshme. Popullsia e bardhё e kёtij vendi nuk do tё jetё e lirё para se tё jenё tё lira tё gjitha pjesёt e shoqёrisё sonё. Vetёm atёherё do tё mund ta shijojmё sigurinё edhe pa shpenzime astronomike pёr ruajtjen e saj; shuma gjigante, tё cilat do tё ishte shumё mё e logjikshme tё pёrdoreshin pёr mirёqenien e gjithё shoqёrisё sonё, duke marrё nё kёtё mёnyrё rolin e merituar udhёheqёs nё Afrikё dhe nё rajone tё tjera dhe do t'i tregonte botёs se njerёzit e racave tё ndryshme mund tё jetojnё tё barabartё sё bashku. Ne kemi nevojė pėr njėri-tjetrin dhe zezakёt janё munduar t'i bindin tё bardhёt se nuk duan tё hidhen nё det. Deri kurё duhet ta pёrsёrisin kёtё gjё, para se tё ēlirohen nga mospёrfillja? Njё fjalė e urtė thotё se edhe njeriu mё i duruar e humbet njė herė toruan. Ju drejtohem juve, sepse kam frikё se nė rast mosreagimi pёr ndryshimin drastik tё gjendjes nё Afrikёn e Jugut, gjakderdhjet dhe pёrdorimi i dhunёs do tё bёhen tė pashmangshme. Njё popull mund tё durojё vetёm deri nё njё kufi tё caktuar. Pёrvojat e popullit tuaj, tё cilat i pёrmenda mё lart, e kanё treguar kёtё. Vjetnami, lufta kundёr Portugalisё e kanė treguar kėtė. I lutem Zotit tё mos kem tё drejtё dhe qё edhe unё ta kem kuptuar keq historinё, ashtu siē ёshtё bёrё pėr njё kohё tё gjatё nё vendin tim tё dashur, nё atdheun tim, Afrikёn e Jugut. Njё populli, i cili me padrejtёsi dhe shtypje shtyhet nė dёshpёrim, nuk i mbetet asgjё tjetёr veēse mbrojtja me mjete dёshpёruese. Kam frikё, kam shumė frikё se sё shpejti do tė arrijmё pikёn ku nuk do tё ketё mё kthim prapa, ku ngjarjet do ta marrin tatėpjetёn, ku askush nuk do tё mund ta ndalё mё vendosjen e pėrgjakshme, e cila, pёr t'ju cituar ju, ёshtё "tepёr e tmerrshme pёr t'u pёrshkruar". Frikёsohem, sepse i kam vuajtur vetė tmerret e dhunёs. Gruaja ime dhe unё qёndruam bashkё me dy fёmijёt tanё tё vegjёl nё vitin 1966 pёr dy muaj nё Jeruzalem, ku pёrjetuam dhunёn gjithnjё nё rritje dhe tensionin mes hebrenjve dhe arabёve gjatё luftёs gjashtёditёshe. Isha nё Adis Abeba kur shpёrthyen trazirat, tё cilat iniciuan rrёzimin e dinastisё sё Haile Selassie. Qёllova nё Ugandё pak para dёbimit tё aziatikёve nga vendi, jam kthyer atje dhe e kam pёrjetuar frikёn dhe zhvillimet e tmerrshme. Kam vizituar Sudanin pas pёrfundimit tё luftёs shtatёvjeēare civile, por edhe atёherё mund tё shihja qartė se ēfarё pasojash kishte lёnё lufta te njerёzit dhe prona e tyre. Kam qenё nё Nigeri, kam vizituar Biafranё dhe kam parё shkatёrrimet e luftёs sё tmerrshme qytetare tė biafranёve tё mundur. Vitin e kaluar kisha nderin tё flisja para Asamblesė sё Pёrgjithshme tё Kishёs Presbiteriane tё Irlandёs nё Belfast. Ajo qё pashё atje mё tronditi thellё. Nё Angli shihnim ēdo ditė nё televizor fotografi tё tmerrshme nga vjedhjet dhe shkatёrrimi i shtёpive, tė cilat ishin bėrė tė pėrditshme nё Vjetnam: fёmijё, tё cilёt bёrtisnin nga dhimbjet e tmerrshme nga djegiet e bombave nė Nepal; njё popull i tёrё nё ikje, njerёz, nё fytyrat e tё cilёve shihej vetmia dhe dёshpёrimi, njerёz, tё cilёt dukej se bёrtisnin: "vallё, a nuk ka Zot nё qiell tё na ndihmojė?" Jo, unё e njoh dhunёn dhe gjakderdhjen, por si unё ashtu edhe shumё njerёz tanёt nuk duam tё dёgjojmё pёr kёtё. Megjithatė, ne zezakёt jemi jashtёzakonisht tё durueshёm dhe paqёsorė. Ne e dimё se politika ėshtė arti i sё mundshmes. Ne nuk mund tё presim nga ju qё tё largoheni aq shumė nga votuesit tuaj, sa ta humbni pёrkrahjen e tyre. Ne jemi tё gatshёm t'i pranojmё disa gjeste tё rёndёsishme, tё cilat do tё tregonin se ju, qeveria juaj dhe tё gjithё tё bardhёt e kanё seriozisht kur shprehen pёr njё transformim paqёsor. Sё pari: pranoni zezakun e qytetit si qytetar tė pėrhershėm tё rajonit, i cili pa tё drejtё quhet Afrika e Jugut e bardhё, sё bashku me tё drejtёn pёr pronё tё lirё tё tokёs. Nё kёtё mёnyrё ai do ta kishte pjesёn e tij tё tokёs dhe nuk do tė bashkohej aq lehtё me njerёzit qė synojnё shkatёrrimin e vendit tё tij. Nё tё vёrtetё ai me kёtё rast do tё ishte nё gjendje tё pёrpiqet pёr mbrojtjen e vendit dhe tё drejtёn e tij tё lindur. Sё dyti: Hiqni ligjet e pasaportave, tё cilat u tregojnė zezakёve mё tepёr se ēdo gjё tjetёr se trajtohen si qytetarё tё dorės sё tretё nё vendin e tyre tё dashur. Sё treti: Ёshtё i pashmangshёm formimi i njё asambleje kombёtare, e cila do tё pёrbёhej nga udhėheqėsit e vёrtetё tё grupeve tё ndryshme (d.m.th. nga udhėheqėsit qė njihen si tė tillė nga pjesa e tyre e shoqёrisё). Nё kёtё mёnyrё do tё bėhej i mundur fillimi i pёrpjekjes pёr njё zhvillim tё mirёfilltё tё Afrikёs sё Jugut, me njё shoqёri jo raciste, tё hapur dhe tё drejtё. Unё jam thellё i bindur se pozita juaj udhёheqёse ёshtё plotёsisht e padiskutueshme dhe se popullsia e bardhё u ka dhėnė praktikisht njё ēek tė bardhė, gjё qė bёn tё mos keni frikё nga i ashtuquajturi krahu djathtist. Nё rast se masat e propozuara nga unё nuk fillojnё sё shpejti dhe nёse nuk ndёrpritet keqёsimi i gjendjes, sё shpejti nuk do tё ketё mё fare krah djathtist, sepse nuk do tё ketё mё asgjё.Ju drejtohem juve me kёtё letёr gjatё qёndrimit tim treditor fetar nё Johanesburg, ku nё njё atmosferё tё qetёsisё sё thellё, pёrmes meshave, lutjeve dhe festimeve tё pёrditshme po pёrpiqemi tё jemi sa mё afёr Zotit dhe tё zbulojmё se ē'ёshtё vullneti i Zotit pёr ne dhe cilat janё kёrkesat dhe shpjegimet e Shpirtit tё Shenjtё. Gjatё kёsaj kohe, mё duket mua, mё shtyu ta shkruaj kёtё letёr. Shpresoj tė marr njё pёrgjigje sa mё tё shpejtё nga ju, sepse kam ndёrmend ta bёj publike kёtё korrespondencё, shpresoj nė pėlqimin tuaj, me qёllim qё tё gjithё njerёzit tanё, zezakё dhe tё bardhё, tё shohin se kemi bёrё ē'ёshtё e mundur pёr apelimin, jo vetёm tё njerёzve tё thjeshtё tё shoqёrisё sё bardhё, por edhe nё figurёn mё tё lartё politike nё vend, dhe pёr tё tė tėrhequr pėr herė tė parė vėmendjen, siē ėshtė pėrmendur nė letrėn time. Kjo e tёra del nga dashuria dhe brenga e thellё pёr vendin tim. Sё shpejti do tё bёhem peshkop i Lesotos dhe do tё qėndroj nё dioqezёn time. Megjithatё unё jam shumё i vendosur, gruaja ime mё pёrkrah nė vendimin tim, qё ta ruaj nёnshtetёsinё e Afrikёs sё Jugut, pa marrё parasysh se sa kohё do tё qёndrojmё nё Lesoto. Dhėntė Zoti qё ju ta shihni tё arsyeshme tё na dёgjoni para se tё jetė vonё. Zoti ju bekoftё ju dhe qeverinё tuaj, sot dhe pёrgjithmonё. Nёse mendoni se ёshtё e nevojshme, atёherё unё jam i gatshёm tё takohem me ju pёr tė biseduar kokė mė kokė ēёshtjet qё pėrmenda nё kёtё letёr, siē thuhet nё gjuhёn afrikaans. Qё nga koha e ardhjes sonё nё kёtё katedrale vitin e shkuar, ēdo tё premte mbajmё rregullisht meshё, nё tё cilёn lutemi pёr drejtёsi dhe pajtim nё kёtё vend. Nё tё gjitha meshat nё katedrale lutemi gjithashtu: Zot bekoje Afrikёn, Me nderime Desmond Tutu [nxjerrё nga: Desmond Tutu, Gott segne Afrika. Texte und Predigten des Friedensnobelpreisträgers, Ro wohlt, Reinbek, 1984]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|