|
|
|
|
Prifti Desmond Tutu, qysh nё fillim tё viteve 70 filloi tė tėrhiqte vёmendjen pёr situatёn nё Afrikёn e Jugut. Nёpёr konferenca, nё meshat e tij, gjatё vizitave jashtё vendit, nё shtyp Tutu shfrytёzoi ēdo rast pёr tё pёrshkruar karakterin amoral, tё egёr, diabolik dhe tё papajtueshёm me mesazhin e Jezu Krishtit tё idesё sё aparteidit. Me rastin e emёrimit si dekan i Johanesburgut nё vitin 1975, Tutu i shkroi njё letёr dёshpёruese kryeministrit tё atёhershёm Voster, nё tё cilёn i tёrhoqi vėmendjen pёr gjendjen e tensionuar dhe gati pėr tė shpėrthyer nё Afrikёn e Jugut. Letra mbeti pa pėrgjigje dhe gjendja nё Afrikёn e Jugut u keqёsua edhe mё shumё. Tutu kuptoi shpejt se qeveria e bardhё nuk ishte e gatshme pёr bisedime dhe se rruga e vetme e mundshme pёr mposhtjen e aparteidit ishte presioni ndёrkombёtar. Emёrimi nё postin e sekretarit tё pёrgjithshёm tё Kёshillit tё Kishave tё Afrikёs sё Jugut, nё tё cilin ishin tё pёrfaqёsuara gati tё gjitha kishat e Afrikёs sё Jugut, i hapi dyert e botёs dhe i dha peshёn e duhur politike. Pёrkrahja e peshkopёve tё kishave tё tjera bėri tė mundur thirrjen pёr mosbindje qytetare tё popullsisё sё Afrikёs sё Jugut dhe pёr bojkotim ekonomik tё vendit nga jashtё. Nё shenjё njohjeje tё luftёs, nё vitin 1984 iu dha Ēmimi Nobel pёr Paqe, i cili e vuri Afrikёn e Jugut nė fokusin ndёrkombёtar dhe i dha Tutusė edhe mё shumё rёndёsi dhe mundёsi ndikimi [fjalimi falёnderues i Tutusė]. Kur nė mesin e viteve 80, nė Afrikėn e Jugut u arrit njė gjendje e ngjashme me atė tė luftės dhe u shpall gjendja e jashtėzakonshme dhe u ndaluan tė gjitha organizatat kundėr aparteidit, nisi edhe fillimi i fundit tė kėtij regjimi. Falё aktivizmit tё palodhur tё Tutusė u rrit presioni ndёrkombёtar mbi Afrikёn e Jugut nё formёn e sanksioneve dhe bojkotit. Nё kёtё mёnyrё u hap rruga e Afrikёs sё Jugut nga apartedi drejt demokracisё. Cili ishte shkaku qё i lidhi dhe i magjepsi aq shumё njerёzit me Tutunė, qofshin kėta zezak apo tё bardhё? Ēfarё e dalloi Tutunė nga udhёheqёsit e tjerё zezakё? Ēfarё e bёri atё udhёrrёfyes? Njё ndёr faktorёt mё tё rёndёsishёm ishte padyshim edhe "daltonizmi" i tij i ngjyrave dhe i racave tё njeriut. Si prift, Desmond Tutu, qysh nё vitet 60 ishte marrė me "teologjinё e zezё", sipas sё cilёs, Zoti ka ardhur nё botё si njeri e jo si kafshё apo gjallesё tjetёr. Njeriu ёshtё shėmbėllesa e Zotit, pa marrё parasysh ngjyrёn apo racёn. Kjo teori ka si si rrjedhojė dy gjёra: nga njёra anё ajo mund tё kuptohet si teori ēlirimi, e cila e argumenton teologjikisht luftёn kundёr aparteidit. Nga ana tjetёr ajo nёnkupton gjithashtu se njerёzit e tё gjitha ngjyrave dhe racave janё njёsoj tё vlefshёm. Tutu pёrsёriti gjithnjё se nё luftёn e tij kundёr aparteidit nuk angazhohej vetёm pёr popullsinё zezake por edhe pёr atё tё bardhё. Sepse pajtimi mund tё arrihej vetёm nėpėrmjet dialogut mes tё barabartёve. Pėr sa kohė zezaku tё mos fitojė lirinё, as i bardhi nuk mund tё jetё i lirё, sepse ai jeton me frikё nga zezaku. Kusht themelor pёr paqe dhe demokraci nё Afrikёn e Jugut ishte pra krijimi i dinjitetit tё zezakėve. Interesimin pёr popullsinё e bardhё e dallonte Tutunė nga udhёheqёsit shpesh radikalė tё bardhё. Ai ishte mё i moderuar se ata dhe e zotёronte gjuhёn e popullsisё sё bardhё. Kjo bėnte tė mundur qė nė anėn e tij tė ishin jo vetėm i shumё zezakё, tё cilёt identifikoheshin me qёllimin e Tutusė pėr Afrikёn shumёngjyrёshe tё Jugut, ku tё gjithё njerёzit do tё jetonin sё bashku nё paqe. Kjo e ndihmoi atё tė arrinte tė pranohej dhe tė fitonte edhe besimin e popullsisё sė bardhё tё Afrikёs sё Jugut dhe jashtё vendit dhe e bёri atё nё njёrin nga partnerёt e paktė zezakė nė bisedime. Dashuria e Tutusė pёr tё gjithё njerёzit njёlloj nis qysh nё fёmijёrinё e tij. Nё moshёn 14 vjeēare Tutu ishte sёmurё nga tuberkulozi. Nё kёtё kohё, prifti i bardhё Trevor Hudleston, nё spitalin ku ishte shtruar e kishte vizituar dy vjet me radhё ēdo ditё. Ndikim patėn edhe qёndrimet e gjata tё Tutusė nё Angli, gjatё tё cilave tё bardhёt, pёr herё tё parё e kishin trajtuar si njeri e jo si zezak dhe tё cilat i kishin dhёnё shpresёn dhe fuqinё nё luftёn pёr realizimin e "Afrikёs shumёngjyrёshe tё Jugut". Rёndёsi tё veēantё k ishte edhe bindja e Tutusė pёr transformimin paqёsor dhe pa dhunё tё shoqёrisё sё Afrikёs sё Jugut. Tutu shfrytёzoi tё gjitha mjetet e rezistencёs paqёsore: protesta, demonstrata, mitingje, mosbindje qytetare dhe thirrje pёr bojkot. Tutu e ftoi popullsinė zezake tė hiqte dorė nga dhuna edhe nė ēastet mė tė pashpresa. Gjithnjё kur i jepej rasti distancohej nga sulmet e dhunshme tё popullsisё zezake. Kёtё e bёnte duke theksuar se dhuna e zezakёve duhej dёnuar njėlloj si dhuna e tё bardhёve. Edhe pse shpesh i vetmuar nė qёndrimin e tij, sidomos ditёt e fundit tё aparteidit, vija konsequente e Tutusė i solli atij njohje jo vetёm nėpėrmjet Komisoinit tё Ēmimit Nobel, por i solli respekt dhe emėr edhe jashtė vendit, ēka ishte thelbėsore nė luftёn kundёr aparteidit.Ajo qё i lidh edhe sot tё bardhёt dhe zezakёt me Desmond Tutunė ёshtё personaliteti i tij i madh. Tutu i gjatё vetёm 160 cm konsiderohet si predikues brilant i shkollёs sё vjetёr afrikane dhe njёkohёsisht edhe si orator neutral dhe partner serioz bisedimi; si "Komediant i Zotit", i cili i bėn tė tjerėt tė qeshin nё situata tё tensionuara, por qė ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe njė dёgjues i mirё dhe i ndjeshėm. Popullaritetin e tij e ka arritur nėpėrmjet karizmёs dhe dashurisё sё tij tё palёkundur pёr njeriun. Ky popullaritet ka bёrё qё kundёr tij tё ndihet e pafuqishme edhe qeveria e Afrikёs sё Jugut, armiku mё i madh i sё cilёs ishte. Detyrёn e tij, Desmond Tutu e kuptoi nё pajtimin e popujve tё Afrikёs sё Jugut. Arritjen e kёtij qёllimi ai ishte nё gjendje ta paguante edhe me jetёn e tij. Por lufta e tij e palёkundur u shpėrblye. Sot aparteidi ka rёnё dhe Afrika e Jugut ka njё qeveri tё zgjedhur zezake. Guri i themelit pёr pajtimin e popujve u vu nga Komisioni i tё Drejtёs dhe Pajtimit, kryetari i tё cilit, Desmund Tutu, vazhdon tё angazhohet pёr tё drejtat e njeriut anembanё botёs.
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|