|
|
|
|
Si njё kryq i purpurtё ngrihet nga masa prej disa mijėra vetėsh Desmond Tutu, peshkopi anglikanik i Johanesburgut. "Duam tё jemi tё lirё, duam tё jemi tё lirё" brohorasin pjesёmarrёsit zezakё tё njё ceremonie varrimi nё stadionin e pluhurosur tё sportit tё Kėathemas, tё lagjes zezake nё jug tё Johanesburgut. Kleriku i vogёl i thinjur dhe me zё tё thekshёm nuk ngurron ta provokojė qeverinё e bardhё dhe shefin e saj Piter Vilem Bota. Tutu u emёrua si i pari peshkop zezak i Kishės Anglikanike, e madje nё rrethin e saj mё tё rёndёsishёm tё Johanesburgut. Gjatё muajve tё shkuar ai ёshtё bёrё gjithnjё e mё tepёr zёdhёnёs i zezakёve. Ai qё prej kohёsh e ka lёnё nё hije figurёn e integrimit, udhėheqėsin e studentёve, tё vrarё nё vitin 1977, Steve Biko. Presidenti i bardhё Bota mesa duket tani ia ka frikėn klerikut si kundёrshtar. Pёr kёtё arsye ai e refuzoi ofertёn e peshkopit pёr bisedime reth mundёsisё sё kufizimit tё luftёs sė shkallėzuar tё racave. Parimisht jam i gatshёm tё bisedoj me kėdo qė , njoftoi shefi i aparteidit; mё 19 gusht, vazhdon Botha, unė mund tė takohem edhe kėshtu me njė delegacion tė Kishės Anglikane e atje mund tё vijё edhe Tutu. Edhe pse shumica e zezakёve e admirojnё guximin e Tutusė, shumё pёrkrahёs tё ANC-sё radikale e kritikojnё atё, sepse ai, sipas tyre, me predikimin e tij pёr tė hequr dorė nga dhuna, nuk ka arritur tё bёjė asnjё hap pёrpara pёr barazinё e zezakёve. "Habitem qё tё rinjtё e Afrikёs sё Jugut dёgjojnё njerё", shprehet peshkopi. "Mungesa e rezultateve e dёmton besueshmёrinё tonё."
Ky moment duket se ka ardhur. As Vorster nuk e kishte shfrytёzuar atėherė mundёsinё pёr tё biseduar me njё udhёheqёs tё zezakёve, i cili njihte edhe gjuhёn e tё bardhёve. Babai i 53-vjeēarit Tutu ishte mёsues, drejtor i shkollёs sё metodistёve nё Klerksdorp, Transvaal dhe kaloi mё vonё nё Kishёn Anglikanike. Familja e tij banonte nё njё shtёpi pa energji elektrike, por nё tё cilёn tё paktėn kishte tri dhoma me tualet dhe ujё tё rrjedhshёm pёr pesё persona. E ёma e tij ishte e detyruar ta ndihmonte familjen duke bёrё punё shtёpiake pёr tё bardhёt. Pas qėndrimeve si superintendent nё Johanesburg dhe peshkop nё Lesoto Tutu u emёrua nё vitin 1978 nё postin e sekretarit tё pёrgjithshёm tё Kёshillit tё Kishёs tsё Afrikёs sё Jugut (SACC) pozitё, e cila i dha edhe peshё politike: nё SACC pёrfaqёsohen 23 kisha dhe rreth 11 bashkёsi fetare. Tutu e shfrytёzoi pozitёn e tij pёr tė propaganduar kundёr ndarjes racore. "Nuk janė mos-et dhe ligjet qė mė bėnė njeri nė kuptimin e thellė tė kėsaj fjale, por jeta nė njė shoqri vėrtet tė lirė", u shpreh Tutu. Qёndrimet nё Angli kanё ndikuar nė temperamentin e klerikut. Kudo ku shfaqet, ai di tė ndihet mirė. Ai di t'i bėjė pėr vete dёgjuesit e tij nėpėrmjet fjalimeve tё pasura me gjeste. Kur u brohorit nga bashkёpunёtorёt e tij nwntorin e kaluar, nobelisti Tutu filloi tё tregonte njё barcaletё: "Gruaja ime ёshtё tronditur thellė. Para pak kohёsh ajo tha se nuk do tё habitej fare sikur njё ditё kur tё zgjohej nga gjumi, nё vendin tim nё shtrat tė shihte papёn." Shkёlqesia e tij, "komediant i Zotit", siē quhet ai pёr shkak tё pasionit tё tij pёr tė bėrė shaka, ka humor apo karizmё. Jo rrallё peshkopi Tutu, i veshur nё mёnyrё elegante, ёshtё futur nė radhėt e masёs dhe ka shpёtuar viktimat nga gjykimi i saj. Kur peshkopi Tutu, i cili shijon luksin e jetesёs tё njё "tё bardhi tё nderuar" (kёshtu shprehen armiqtё e tij), flet para zezakёve, ata e dёgjojnё: "Ju nuk jeni njerёz tё klasit tё dytё, siē ju shpallin tё bardhёt. Mos u besoni herezive tё tilla!"
Presidenti Bota e quajti kundёrshtarin e tij "tribunė demagogjike nё formёn e njė peshkopi". Tutu ėshtė tronditur thellė nga popullariteti i tij. Para shpalljes sё gjendjes sё jashtёzakonshme, qeveria u ndalonte kundёrshtarёve tё padёshiruar nėpėrmjet masave tё tilla pjesёmarrjen nёpёr mitingje dhe udhёtimet. Tutu u detyrua dy herё tė dorёzonte pasaportёn e tij: nё vitin 1980, pas thirrjes nё Danimarkё pёr bojkotimin e qymyrit tё Afrikёs sё Jugut dhe nё vitin 1981, kur kishte kёrkuar gjatё udhёtimit tё tij nё Evropё dhe SHBA ngritjen e sanksioneve ekonomike kundёr shtetit tė aparteidit. Me daljen e tij tё vendosur gjatё javёve tё fundit, Tutu ėshtė bėrė njė shoumen edhe mė i njohur se udhėheqėsi i popullarizuar i fiseve zulu, Gatsha Buthelezi. Udhėheqėsi i gatshёm pёr kompromise i grupit mё tё madh etnik tё Afrikёs sё Jugut preferon "politikёn e sё mundshmes" dhe refuzon bojkotin si mjet presioni. Strategji tė tilla, sipas udhėheqėsit tё fisit, do tё binin prapё mbi shpinёn e zezakёve.
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|