Jeta
Lart Jeta Citate Sfond Materiale Linklista

 

Biografi
Rėndėsia


 

Udhёrrёfyesit

Desmond Tutu - jeta dhe vepra

Desmond Mpilo Tutu lindi mё 7 tetor 1931 Klerksdorf, nё qytetin e minierave tё arit, 120 milje nё perёndim tё Johannesburgut. Nё moshёn 12 vjeēare u vendos sё bashku me familjen nё Johannesburg, ku edhe fitoi paratё e para duke shitur sё kikirikė nё stacione dhe si Caddy nё fushat e golfit.
Dёshira e tij ishte tё bёhej mjek, por pёr shkak tё kushteve jo tё mira materiale tё familjes u bё mёsues. Pak pas fillimit tё punёs si mёsues, qeveria e Afrikёs sё Jugut nxori njё ligj diskriminues ndaj nxёnёsve zezakё.

Tutu qė dёshironte qё nxёnёsit e tij tё bėheshin persona tё lirё dhe tё pavarur, tani ishte i detyruar t'ua kufizonte njohuritė. Kjo ishte e papranueshme pёr tё. Pёr kёtё arsye e la punёn si mёsues dhe vendosi tё bёhej prift.

Peshkopi Tutu u shpreh nё emёr tё tё gjitha kishave tё Afrikёs sё Jugut kundёr aparteidit. Aparteid u quajt politika ēnjerёzore e qeverisё e ndarjes racore. Kjo politikё u vendos nё vitin 1948 nga Partia Kombёtare dhe kishte pёr qёllim dominimin e 4.5 milionė tё bardhёve mbi 23 milion zezakё.

Informacione mё tё hollёsishme mbi sistemin e aparteidit nё Afrikёn e Jugut mund tё gjeni nё kompleksin tematik Tё drejtat e njeriut nё njё temё tё veēantё shtjelluese

 

   

Zezakёt diskriminoheshin nё aspektin arsimor. Ata u dёbuan nё tё ashququajturat Homelands, nuk mund tё lёviznin dhe tё mblidheshin tё lirё dhe burgoseshin pa proces gjyqёsor. Pёrveē kёsaj, ata ishin tё detyruar tė mbain gjithnjё me vete njё pasaportё, nё tё cilėn ishin tё shėnuara gati tё gjitha tё dhёnat mbi personin pёrkatёs.

Nё vitin 1984 Tutu u dekorua me Ēmimin Nobel pёr udhёheqjen e luftёs paqёsore pёr ēlirimin e shumicёs sё shtypur zezake nё Afrikёn e Jugut. Nё fjalimin e tij falёnderues ai apeloi pёr paqe, dashuri dhe vёllazёrim mes tё gjithė popujve tё botёs. Pёr kёtё ide ai angazhohet edhe sot e kёsaj dite (kalo nё tekstin e fjalimit falёnderues).

Festimet ishin edhe mё tё mёdha nё vitin 1986. Nё kёtё vit, Tutu mori titullin mё tё lartё tё Kishёs Anglikanike, kryepeshkop. Megjithatė pika kulminante jo vetёm pėr Tutunė ishte me siguri mposhtja e aparteidit nё fillim tё vitit 1990 dhe mbajtja e zgjedhjeve tё para tё pёrgjithshme nё vitin 1994, nga tё cilat presidenti i parё zezak i shtetit tё Afrikёs sё Jugut u zgjodh miku i tij i ngushtё Nelson Mandela. Nelson Mandela ishte ai qė nė vitin 1995 i ofroi Tutusė postin e kryetarit tё Komisionit tё sё Drejtёs dhe Pajtimit. Komisioni ishte formuar pėr tė kapėrcyer sė bashku tė kaluarėn e rėndė tė tё Afrikёs sё Jugut. Ideja e tij ishte ndёrtimi i sё ardhmes nėpėrmjet faljes.

Komisioni kishte pёr detyrё mbledhjen e dёshmive mbi shkeljet e tё drejtave tё njeriut nё Afrikёn e Jugut gjatė viteve 1960 - 1994 dhe faljen e personave, tё cilёt pranonin vullnetarisht fajin e bёrё. Tutu ėshtė angazhuar shpesh pėr barazinė e tė gjithė popujve tė botės edhe pas pėrfundimit tė aparteidit dhe fillimit tė procesit tė pajtimit.

Informacione tё tjera:

Biografia tabelarike nё faqen Biografi e shkurtёr

Roli Tutusė nё luftёn kundёr aparteidit i ёshtё kushtuar edhe njё tekst tjetёr

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.