Davos 1998
Lart Davos 1998 1984 1985

 


 

Udhёrrёfyesit

Intervistё me peshkopin Desmond Tutu gjatё forumit botёror ekonomik nё Davos (1998)

Jam ftuar kёtu pёr tё folur pёr Afrikёn e Jugut, nė mėnyrė tė veēantė nё lidhje me Komisionin e sё Drejtёs dhe Pajtimit, kryetar i tё cilit jam.

Le tė marrim si shembull thėnien, sipas sė cilės tregu ka tė bėjė me ofertėn dhe kėrkesėn. Por shumė vende perėndimore kanė prodhojnė me tepricė produkte bujqёsore. Nga frika se ky prodhim i tepruar do tė ulё ēmimin nё treg, ata e hedhin ushqimin. E nёse dihet se njёkohёsisht me miliona njerёz vuajnё nga uria, atёherё bёhet e qartё se kёtu ka diēka qė nuk shkon. Nuk mund tё jetё etik argumentimi: ne duam t'i stabilizojmё ēmimet nё kurriz tё njerёzve dhe unё mendoj se do tё kthehemi diku, sepse ky ėshtė njё univers moral.

[Kreu i faqes]

Kjo nuk duhet tё bёhet dёnim i tė gjithė i njerёzve. Njerёzit do tё bёhen tё pasur, tё tjerёt tё varfёr. Dhe prapё mё duhet tё them se diēka nё bazё nuk shkon nё rregull, kur dikush bёhet milioner nėpėrmjet spekulimeve. Pa bёrё fare punё. Pa bёrё kėmbimin e tё mirave. Kёto janё para, tё cilat duket se kanё rėnė nga qielli, dhe po me kaq shpejtёsi dёshtojnё kёto banka, nё tё cilat njerёzit kanё fituar me miliona para letre, pa rritjen pёrkatёse tё diēkaje qё mund tё matet.

Gjatё luftёs sonё kundёr aparteidit ne gjjithnjё kёrkonim strategji paqёsore dhe njė ndёr mё efektivet ishte kёrkesa pёr tё mos investuar, pra kёrkesa pёr sanksione, dhe unё isha njё ndёr pёrkrahёsit e kёtyre kёrkesave. Nё shtёpi dhe nё pjesё tё tjera tё botёs mё quajtёn duke shpifur Mister Sanctions. Tani ne e kemi arritur qёllimin, e ai ishte shkatёrrimi i apartedit dhe ngritja e njё shoqёrie normale nё vendin tonё. Tani ne na duhen investimet. Ekonomia jonё duhet tё rritet, sepse ne jemi pėrballur me trashёgiminė e tmerrshme tё aparteidit. Tani unё udhёtoj nёpёr botё dhe them: ju jemi lutur tё na ndihmoni duke mos investuar dhe duke vendosur sanksione. Me ndihmёn tuaj ne ishim tё suksesshёm. Faleminderit pёr ndihmёn tuaj. Na ndihmoni tani qё tё bёhemi edhe mё tё suksesshёm, sepse ne duhet tё bёhemi tё tillё. Investoni, dhe mua do tė mė pėlqente mė shumė tė mė thėrrisnin Mister Investment.

(Tė qeshura) Kjo tregon se fjalimet e arta tё disa pёrfaqёsuesve tё tregut tё lirё nuk janё edhe aq serioze. Sepse tekefundit shumё njerёz duan tё jetojnё duke shfrytёzuar tё tjerёt. Ata duan tё vendosen nё ato pjesё tё botёs, nё tё cilat njerёzit mund tё paguhen me paga vёrtetё ofenduese. Sipas tyre, ka njerёz, tё cilёve u duhet mё pak se tё tjerёve. Por ne duam tё na pranojnė ashtu siē jemi. Ne nё Afrikёn e Jugut nuk kemi luftuar vetёm pёr liri politike. Kemi luftuar pёr njё ndarje me vlera mё tё larta morale. Kjo ndarje thoshte se njerёzit, me tё vёrtetё janё mё tё rёndёsishёm se sa gjёrat, pėrfitimet. Shpresojmё se ne i ndjekim me tё vёrtetё pikёpamjet e njerёzve fisnikė, sipas tё cilёve pėrfitimet nga transaksionet e ndershme janё "mё tё mira".

[Kreu i faqes]

Rezultati i njё gjendjeje, nё tё cilёn do tё respektoheshin tё drejtat e njeriut, siē pёrpiqemi ta arrijmё nё Afrikёn e Jugut, ёshtё stabiliteti. Por nё njё gjendje tё tillё ku njerёzit trajtohen ende si baltё, ky stabilitet i rremė ёshtё vetёm iluzion. Sepse njё ditё kёta njerёz do tё marrin pjesё nё kryengritje. Kjo dilemё tё cilёn njeriu mbart me vete, mund tё them se ёshtё njё lloj skizofrenie. Aty njё pjesё e jotja qė do ta bёjė kёtё, atje pjesa tjetёr qė do tё bёjė diēka tjetёr, sepse kjo duket se ėshtė mё pragmatike. Pёr fat tё mirё, nё Afrikёn e Jugut ka njerёz, tё cilёt i kujtojnė vazhdimisht qeverisё se "bota e ka pёrkrahur luftёn, sepse ju u dukёt moralisht mё tё fortё." Ndёrsa ti Mandela, ti do tё ngrihesh nё botё si ikonё, si ikonё e sё mirёs dhe e guximit tё madh. Njerёzit ty nuk tё trajtojnё si politikan, por si dikё qė ёshtё angazhuar pёr moral dhe vlera etike. Mos e shkatёrro tё lutem kёtё kapital moral. Ekzistojnё njerёz nё vendin tonё, p.sh. nёse shihet shitja e armёve nё vende tё ndryshme, njerёz, tё cilёt ngrenė zёrin kur mendojnё se qeveria i injoron kriteret, tё cilat shprehet se i mbron. Habi qё ende ka njerёz, tё cilёt ngrenė zёrin. Ne tё gjithё e kemi tё qartё qė ambivalenca ekziston, se jeta ёshtё shumё mё komplekse dhe se njeriu nuk mund tё ofrojė vetёm pёrgjigje tё thjeshta.

Mendoj se ne nuk duhet tё jemi aq pesimistė dhe tё dorёzohemi. Unё jam i bindur, se ky ёshtё njё univers moral, nё tё cilin e mira, si gjithmonё, ёshtё e rёndёsishme. E vёrteta ngre peshё. Korrupsioni ngre peshё. Mendoj, ata dhe ne e kemi parё, se pėrse kanё falimentuar disa institucione tё financave nё Tajlandё dhe Indonezi. Nё fakt pёr shkak tё mospёrfilljes sё rregullave etike. Unё pёr vete nuk kam hamendje apo frikё se do tё shndёrrohemi pёrnjёherё njё njё shoqёri amorale, nё njё shoqёri botёrore, pёr shkak tё globalizimit. Asnjё drejtor firme nuk do tё pranojė qė ёshtё i gatshёm tė pёrkrahё shkeljet e tё drejtave tё njeriut. Pse? Sepse ka frikё se kjo nuk do tё miratohet nga njerёzit.

Sipas mendimit tim ēdo njeri ndjen njё lloj nostalgjie pёr diēka qё na ёshtё mёsuar, se ne jemi krijuar pёr diēka tjetёr, se ne me tё vёrtetё jemi krijesa metafizike. Mirёsia, dashuria, ndjeshmėria, butёsia nuk janё vetёm tipare tё tė dobёtit. Ato janё tipare, nevojėn e  tė cilave tekefundit e ndjen gjithė bota. Pёr kёtё arsye angazhohen tё rinjtё nё grupet e lirisё. Tё rinj, tё cilёve nё fakt nuk u duhet kjo, punojnё nё vende tё ēuditshme, sepse besojnё nё mirёsi. Sepse besojnё se ēlirimi i botёs nga pengjet si varfёria dhe lufta nuk ёshtё i paarritshёm. Ata ёndёrrojnё. Do tё ishte njё botё e tmerrshme ajo ku ёndrrat nuk do tё kishin domethёnie. Aty ku Betoveni nuk do tё ēonte mё peshё, njeriu do tё kujdesej vetёm pёr sesa do tё merrte pёr kёtё.

[Kreu i faqes]

Do tё varfёroheshim tmerrёzisht po tё mos kishte kritere, rregulla. Po tё mbretёronte ligji i xhunglёs, i gllabėrimit apo i tё qenit i gllabėruar, i ligёsisё sё tё fortit. Kjo nuk ёshtё mёnyra e funksionimit tė botёs qė dėshirojmė shumica prej nesh. Pёr kёtё arsye njerёzit detyrohen tё japin llogari. Kёtё kam menduar kur thoja se parimisht nuk kam frikё: tekefundit e di se mirёsia do tė fitojė. Kёtё i kemi thёnё vetes kur luftonim kundёr aparteidit. Kёtё, po, kur qeveria e apartedit dukej se kishte gjithė fuqinё, ushtrinё, forcat e sigurimit, ndёrsa ne jo mё shumё se fuqinё pёr t'iu lutur botёs pёr ndihmё. Por edhe nё kohёn kur shtypja e tmerrshme e apartedit kishte arritur pikёn e saj kulminante, i thonim vetes se do tё fitojmё. Do tё fitojmё, sepse mirёsia ёshtё mё e fortё se e kundёrta e saj. Pёr kёtё arsye, e tёrё bota duhet tё vihet pёr hir tė ekzistencės sė saj nё anёn e mirёsisё. Nё anёn e vlerave, tё cilat synon tė arrijė secili prej nesh.

Tekefundit, tё gjithё, p.sh. edhe firmat e naftёs do ta kuptojnё, se ёshtё shumё mё mirё tё gjendesh nё anёn e njerёzve, nё anёn e drejtёsisё, tё lirisё, se sa tё zvarritesh para tё fortёve. Para tё fortёve, tё cilёt janё tė tillė vetёm pėr njё ēast, pėrpara se tё shndёrrohen nё mbeturina tё historisё.

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.