1985
Lart Davos 1998 1984 1985

 


 

Udhёrrёfyesit

"Vendi ynё digjet, ai derdh gjak pёr vdekje"

Peshkopi anglikan i Johanesburgut, Desmond Tutu, mbi luftёn kundёr aparteidit

[Der Spiegel, 49/1985]

SPIEGEL: Peshkop Tutu, para pak kohėsh ju jeni kёrcёnuar me emigrim nё rast se nuk ndёrpriten vrasjet mes zezakёve. Ndёrsa nё vendbanimet zezake vdesin thuajse ēdo ditё bashkėpunėtorė tё regjimit tё bardhё: kundёrshtarёt revolucionarė, nganjёherё edhe kriminelё, vrasin policё zezakё dhe nėpunės, tё cilёt quhen tradhtarё. Bёni gati bagazhin?

TUTU: Nё atё kohё kam folur gjatё njё ceremonie emocionale varrimi. Ajo ishte njё deklaratё e papёrgatitur. Me tё unё doja tė theksoja neverinё time kundёr dhunёs. E dua kёtё vend me aq pasion, saqё nuk mund tё largohem prej tij, aq mё pak nё gjendjen e tij tė tanishme.

SPIEGEL: Vrasjet vazhdojnё, edhe ju jeni i pafuqishёm pёr t'i ndalur?

TUTU: Unё shpresoja qė apeli im tė pėrfillej. Por siē duket ne kemi arritur nė njė pikё, nga ku nuk mund tё kthehemi mė prapa. Trajtimi i kuislingёve ёshtё po aq i tmerrshёm sa hakmarrja ndaj tradhtarёve tė IRA-s nё Irlandёn e Veriut. Derisa tё mos jetё zhdukur apartedi, kam frikė se do tё jemi tё detyruar tё jetojmё nė kёto rrethana.

SPIEGEL: Jeni parimisht kundёr dhunёs, apo pranoni forma tё caktuara tё rezistencёs sё dhunshme?

TUTU: Nuk do tё isha nderuar me Ēmimin Nobel po tё mos kisha qenё kundёr ēdo lloj forme tё pёrdorimit tё dhunёs – kundёr dhunёs sё njё regjimi shtypёs, ashtu si kundёr dhunёs sё njerёzve tё cilёt luftojnё njё sistem tё tillё.

SPIEGEL: Presidenti Bota ka pёrmendur vetёm njё parakusht pёr fillimin e bisedimeve me kundёrshtarё tё aparteidit si ju: premtimi pёr tė hequr dorё nga dhuna. Ēfarё ju pengon atėherė tё takoheni me tё?

TUTU: Bota ka refuzuar tё mё takojė. Nё fillim ai tha se premtimi pёr tė hequr dorė nga dhuna ėshtė kushti e tij. Mė pas shtoi se duhet tė ndėrprisnim edhe mosbindjen qytetare. Unё i jam pёrgjigjur: kurrё, sepse ēfarё mjeti tjetёr u mbetet njerёzve si unė, tё cilёt me mjete paqёsore duan t'i japin fund aparteidit?

SPIEGEL: Bota ju ka ftuar tё shkoni tek ai me njё delegacion kishtar?

TUTU: Kёtё e kam pёrjetuar edhe njёherё para pesё vjetёsh. Atёherė ne shkuam tek ai, por ai nė tė vėrtetė nuk donte tė diskutonte. Nė raste tė tilla, Bota dёshiron vetėm tė shprehė bindjen e tij, ndёrsa nga ne pret qё tё pajtohemi me mendimin e tij.

SPIEGEL: Kjo do tё thotё se nuk shihni pse duhet tё takoheni mė me presidentin?

TUTU: Kёtё nuk e thashё. Unё dua tё takohem me tё, por ose e shumta nė njё grup tё vogёl, tё zgjedhur. Sё pari ai duhet tė heqё gjendjen e jashtёzakonshme dhe tė tёrheqё ushtrinё e tij nga vendbanimet zezake.

SPIEGEL: Janё kёto kushtet tuaja?

TUTU: Po. Nё parim jam ende i gatshёm pёr bisedime.

SPIEGEL: Pёrfaqёson lёvizja militante revolucionare ēlirimtare African National Congress (ANC) njё pjesё tё madhe apo pjesёn mё tё madhe tё popullsisё zezake tё Afrikёs sё Jugut?

TUTU: Pa dyshim, dhe unё e pranoj shefin e ANC-Nelson Mandela si udhёheqёsin tim.

SPIEGEL: Megjithatё nuk do ta kёrkonit para takimit me presidentin Bota lirimin e Mandelёs dhe legalizimin e ANC-sё?

TUTU: Unё nuk do tё kisha mandat bisedimesh po tё flisja me presidentin Bota. Nё njё rast tё tillё unё do tё isha vetёm njё ndёrmjetёs, i cili do tё pёrpiqej sillte nё bisedime pushtetarёt e tanishёm me udhёheqёsit e vёrtetё tё popullit.

SPIEGEL: A nuk ėshtė njė ndėr kėta udhёheqёs edhe kryetaro i fisit Zulu Gatsha Butelez? Ai nuk i pёrket ANC-sё, por ka megjithatё pёrkrahje tё madhe.

TUTU: Ai ka sigurisht pёrkrahje, por studimet tregonjё se numri i pёrkrahёsve tё tij ёshtё shumё mё i vogёl se sa numri i pёrkrahёsve udhёheqёsve tė tjerё.

SPIEGEL: Rezistenca zezake kundёr aparteidit ёshtё shpёrndarё. United Democratic Front (UDF), i afёrt me ANC-, Azanian People Organisation (Azapo), e cila i pёrket Lёvizjes Zezake tё Vetёdijes dhe pranon tё bardhё radhёt e veta, dhe Buthelezis Inkatha shpesh kanё arritur nё konflikte tё armatosura ndėrmjet tyre. A nuk e dobёson kjo luftёn kundёr aparteidit?

TUTU: Unė natyrisht dua bashkim tё plotё. E ardhmja qёndron nё koalicionin e gjithё kёtyre forcave. Momentalisht ne duhet tė arrijmė vetėm . Kёtё jemi pёrpjekur ta arrijmё para pak kohėsh, kur bashkuam forcat e grupeve tё ndryshme. Dhe unё mendoj se e kemi vёnё gurin e themelit pёr bashkёpunim.

SPIEGEL: Edhe pa bashkimin e zezakёve?

TUTU: Bashkimi do tё ishte i rёndёsishёm, por tё presėsh tani njё pajtim ideologjik do tё ishte sikur tё mundohesh tė arrish yjet nё qiell.

SPIEGEL: A nuk mund tё bёheni ju ju njeriu qė bashkon zezakёt, sikur tė zgjidhnit  karrierёn politike? Apo dёshironi tё mbeteni prifti qė luan njė rol tė madh nė politikė?

TUTU: Unё kurrё nuk kam pasur ambicie politike. Para disa ditёsh i thashė zonjёs Mandela : "Mundohuni qё burri juaj tё dalё nga burgu sa mё parё tė jetė e mundur, nё mёnyrё qё tė kryejė punёt qё duhen kryer."

SPIEGEL: A e keni takuar ndonjёherё Mandelёn personalisht?

TUTU: Njё herё, nё fillim tё viteve 60, para se tё dёnohej me burgim pёrjetshёm. Unё isha student nё Johanesburg, kurse Mandela ishte moderator nё njё diskutimi, nё tё cilin merrja pjesё edhe unё. Ai mё mbeti nё kujtesё si njё burrё i madh dhe i pashёm, si njё personalitet i cili rrezaton diēka.

SPIEGEL: A keni kontakte tё rregullta me ANC-nё nё mёrgim?

TUTU: Unё pas ēdo udhёtimi them se jam takuar me pёrfaqёsuesit e ANC-sё. Jo rrallё ne shkёmbejmё informacione tё shenjta. Unё nuk do tё lejoj qё qeveria tė mė caktojė shokёt apo vёllezёrit e mi Krishtin.

SPIEGEL: Jo vetёm pёr qeverinё e Afrikёs sё Jugut, ANC-ja konsiderohet si lёvizje, e cila ndikohet shumė nga komunistёt. Si e argumentoni ju dhe kisha afёrsinё tuaj me kёtё lёvizje pjesёrisht ateiste?

TUTU: Mё duhet tё them se kёto janё vetёm trillime. Gati e gjithё kryesia e ANC-sё ёshtё e pagёzuar. Albert Lutuli, ish presidenti i ANC-sё, i cili gjithashtu u nderua me Ēmimin Nobel pёr Paqe, ka qenё udhėheqės edhe nё kishё. Ka edhe drejtues tё tjerё tё ANC-sё mendojnё njėlloj si ai si p.sh. kryetari zyrtar Oliver Tamboa, i cili njёherё deshi tё bёhej madje edhe prift anglikan.

SPIEGEL: Kjo ka qenё dikur...

TUTU: Njerёzit si Nelson Mandela, pėr njė kohė tė gjatё ishin kundёr komunistёve nё ANC. Por nё kohёn kur ata ishin nё Afrikёn e Jugut, kryesuesit e ANC-sё kanё vėnė re se tё vetmit tё bardhё i trajtonin me respekt dhe si njerёz, ishin anėtarėt e Partisё Komuniste. Pėr mė tepėr, pёrvoja e ANC-sё nё mёrgim tregoi se pёrkrahja pothuaj gjithnjė vinte nga vendet prapa Perdes sė Hekurt.  

SPIEGEL: Ndihmё ushtarake me siguri. Por edhe anėtarėt e Partisё Komuniste tё Afrikёs sё Jugut janё tё pёrfaqėsuar nё komitetin qendror tё ANC-sё?

TUTU: Nuk besoj. Kjo ёshtё njё nga trillimet qė mundohen ta shkatёrrojnё imazhin e lёvizjes. Meqenёse shteti s'ka asnjё arsye pėr tė refuzuar kёrkesat e ANC-sё, ai, si gjithmonё, nxjerr komunizmin si argument. Perёndimi nuk u bё komunist vetёm pse luftoi me ndihmёn e Rusisё kundёr nazizmit. Pse athёre po pёrsёritet me kėmbėngulje pohimi se populli ynё do tё bёhet komunist vetёm pse pranon ndihmё, pa marrё parasysh se nga vjen ajo? Ne luftojmё pёr tё drejtat e njeriut, pёr njё sistem politik, nё tё cilin njerёzit duhet tė jenё tё lirё tё zgjedhin ideologjinё e tyre. Shpresojmё qё demokracia tё jetё aq atraktive, saqё alternativat e tjera tė mos kenė shanse. Edhe nё Britaninё e Madhe dhe nё Republikёn Federale tё Gjermanisё ka parti komuniste, pa bёrё kjo qё qeveria tё jetё gjithashtu komuniste.

SPIEGEL:A nuk keni frikё se kishtarёt si ju do t'i humbnin shanset nё momentin kur fjalёn kryesore nё Afrikёn e Jugut do ta kishin komunistёt?

TUTU: Kushdo qё ёshtё kundёr aparteidit, nё Afrikёn e Jugut etiketohet si komunist. Edhe mua mё quajnё komunist. Por populli im thotё: armiku i armikut tim ёshtё miku im.

SPIEGEL: Ekzistojnё dy shembuj nё historinё mё tё re tё Afrikёs sė Jugut, tё cilёt tё bёjnё tё mendosh: kishtarёt nё Mozambik dhe Agolё, janё angazhuar pėr ēėshtjen e popullit deri nё pavarёsi nё vitet 70, pa pasur frikё nga pushtetarёt kolonialё portugezėMegjithatё, pushtetarёt e sotёm nuk e fshehin armiqёsinё e tyre kundёr kishёs. A nuk mund tё pёrsёritet diēka e tillё edhe nё Afrikёn e Jugut?

TUTU: Pse flisni pёr Mozambikun dhe Angolёn e jo pёr Zimbabven? Edhe atje kisha katolike u angazhua me guxim kundёr tmerreve tё regjimit kolonial dhe pas marrjes sё pushtetit nga zezakёt, kishat nuk u mbyllёn? Pse nuk flisni pёr Kenian, e cila pas kryengritjeve Mau-Mau u bё nnga shtetet mё tė qėndrueshme tё Afrikёs, me kishё tё fortё? Shumica e shteteve afrikane nuk janё marksiste dhe kanё popullsi kryesisht besimtare.

SPIEGEL: Kur nё Mozambik dhe  Angolё fitoi revolucioni, tё bardhёt u detyruan tё ikin nga vendi me anijet e fundit. Nё Rodezinё e dikurshme nё anёn tjetёr gjithashtu erdhi deri tek lufta e pёrgjakur, por ndёrrimi i qeverisё u bё nё tavolinёn e bisedimeve: tё bardhёt dhe zezakёt rodezian u takuar me ndёrmjetёsi angleze nё Lancaster House tё Londrёs. Cilёn nga kёto mundёsi e e trajtoni si mё tё mundshme pёr Afrikёn e Jugut?

TUTU: Unё nuk jam profet, por shpresoj se nuk do tё ketё vdekje tё tjera tё panevojshme. Aparteidi mori mjaft jetё njerёzish. Qё nga dhjetori i vitit 1984, nё trazira kanё vdekur mbi 800 vetё. Dhe numri i tyre mund tё rritet shumė mė tepėr. 

SPIEGEL: Qё nga momenti kur qeveria e Afrikёs sё Jugut ashpёrsoi cenzurёn pёr gazetarё, veēanёrisht pёr pёr reporterёt, informimi objektiv mbi ndodhitё e pёrgjakura nёpёr viset zezake. Me kёtё qeveria shpreson qetёsimin e gjendjes. Me tё drejtё?

TUTU: Ky ёshtё njё truk i vjetёr i regjimeve tё padrejta: ato pёrjashtojnё lajmėtarin, sepse nuk iu pėlqen lajmi qė sjellin ai. Pёr mua, kjo ёshtё e tmershme. Situata ka qenё mjaft e keqe edhe nё kohёn kur informimi i lirё ishte sadopak i mundur. Mund tё merret me mend, e kjo tё lё pa fjalё, se ēfarė do tё ndodhё tani me dyer tė mbyllura. 

SPIEGEL: Peshkop Tutu, pёr dhjetёra qindra zezakė tё rinj radikal, tё cilёt mundohen ta rrёzojnё me dhunė sistemin dhe qė e quajnė njёri-tjetrin e "shok" e qё me muaj nuk shkojnё nё shkollё, pёr kёta revolucionarё ju jeni vetёm njё xha Thoma, njё i pёrshtatur, i cili jeton me sistemin. Edhe sa kohё do tё mund tё ndikoni sadopak pёr qetёsimin e gjendjes?

TUTU: Po tё kisha qenё i ri, edhe unё nuk do ta kisha kursyer veten. Mua mё befason fakti qė tё rinjtё, ende dёgjojnё njerёz si unė.

SPIEGEL: A nuk ju frikёson njё gjё e tillё? Ju mund tё bini lehtė nё frontin e mbrojtёsve tё aparteidit dhe tё kundёrshtarёve radikalė tё aparteidit.

TUTU: Para pak kohėsh takova gruan e njё miku tim. Njё kalimtar i bardhė mё kёrcёnoi se do tė mё fuste njё bombё nё xhep. Keni tё drejtё, ёshtё e mundur qё unё tё jem qėllim i sulmeve nga tё gjitha anёt e mundshme. Ka kohё qё marr letra kёrcёnuese. Kur atentati ka qenё i suksesshёm mbi presidentin amerikan, ēfarё shansesh mund tė ketė atėherė njė njeri i rėndomtė si unė.  Sidoqoftė, unė nuk mund t'ia lejoj vetes qė tė ēmendem pėr kėtė shkak. 

SPIEGEL: Ju merrni menjёherё mundёsinё mё tё keqe. Ka mundėsi tė burgoseni si mijёra kundёrshtarё tė tjerё tё aparteidit gjatё muajve tё kaluar.

TUTU: Ēfarё pёrfitimi dokem nёse mendoj pёr burgosjen e mundshme? Edhe pse ёshtё e saktё se tё gjithё ata zezakё, tё cilёt kanё pas vetes njё grup sado tё vogёl pёrkrahёsish, ose janё burgosur ose kanё ikur nё mёrgim. Qeveria mundohet shkatёrrojė udhёheqёsit e popullit, por faktikisht ajo shkatёron vetveten. Merrni parasysh vetёm sukseset e bojkoteve tё tregjeve edhe nё pjesёt mё tё largёta tё vendit. Qё nga koha kur u zhdukёn luftёtarёt pёr tё drejta tё njeriut, tregtarёt nuk kanё me kё tё merren vesh pёr gjetjen e ndonjё zgjidhjeje.

 

SPIEGEL: Bota tregtare para do kohёsh e kuptoi se zezakёt, luftёn kundёr  aparteidit e kuptojnё si luftё kundёr kapitalizmit. Pёr kёtё shkak, udhёheqёsit e dikurshёm industrialė shndёrrohen nё predikues tё transformimit; disa prej tyre zhvillojnё madje edhe bisedime me ANC-nё nё Zambia. A mund tё ndikohet mendimi zezak akoma me aksione tё tilla?

Nёse bёhet e qartё se kapitalistёt vёrtet bёjnё diēka pёr zgjidhjen e problemeve tona, atёherё kjo do ta zbuste vёrtetё opozitёn zezake kundёr kapitalizmit.

SPIEGEL: A nuk vjen paksa me vonesė pikёpamja e disa pjesёve tё botёs afariste?

TUTU: Unё pёr vete e mbaj kundёrshtimin tim ndaj kapitalizmit. Pёrvoja ime mё mёsoi se ai ёshtё i egёr dhe jonjerёzor. Ai nxit mendimin konkurrues dhe ndjell disa nga vetitё mё tё kёqija njerёzore. Unё  do ta kisha parё mė me dėshirė njё shoqёri mё tё pёrzemёrt, e cila do tё ishte mё shumё nё gjendje tё jepte sesa tё rёmbente. Nё thelb, unё jam socialist.

SPIEGEL: Cilin socializёm mendoni ju? Mund ta merrni si shembull njё sistem socialist ekzistues?

TUTU (qesh): Jo, unё jam utopist, dhe i tillё dua tё mbetem. Shpresoj tė jem edhe njė vizionar dhe idealist. 

SPIEGEL: Peshkop Tutu, a mund tё kujtoni ndonjė ndodhi nga fėmijėria juaj qё ju ka bėrė pėr herė tė parė tė qartė se ē'ėshtė diskriminimi?

TUTU: Kjo ka ndodhur nё qytezёn Ventersdorp, nё vendin ku jam rritur dhe nga i cili kam shumё kujtime tё lumtura. Nё shkollёn fillore mёsonim historinё dhe nё mёnyrё tё ēuditshme zezakёt pёrmendeshin nё luftёn kundёr kolonilizatorėve ēdo herё si hajdutė kafshёsh, ndėrsa tё bardhёt i fitonin kopetё e tyre nё gjah.

SPIEGEL: SPIEGEL: Kur jeni bёrё kundёrshtar i vendosur i aparteidit?

TUTU: Kjo erdhi me emёrimin tim nё postin e kryetarit tё kishёs nё Johannesburg. Nё maj 1976 i shkrova kryeministrit tё atёhershёm Johanes Vorster dhe ia tёrhoqa vёrejtjen pёr zemёrimin i cili rritej ndёr zezakёt. Vorster parapёlqeu injorimin e letrёs sime [Teksti i letrёs tё vitit  1976]. Njё muaj mё vonё shpёrthyen trazirat e pёrgjakshme, u vranё shumё qindёra njerёz. Kёto ngjarje akoma kanё ndikim. Unё jam mё i bindur se asnjёherё, se aparteidi paraqet njё rrugё tё keqe tё gabuar.

SPIEGEL: SPIEGEL: Si kundёrshtar prominent i regjimit ju vuani mё pak nga aparteidi sesa shumё persona pa emёr.

TUTU: Unё nuk guxoj tё votoj.

SPIEGEL: Ju gjithashtu nuk mund tё banoni ku tё doni. Kёshtu rezidenca juaj zyrtare e peshkopёve ndodhet nё njё lagje tё Johannesburgut, tё banuar kryesisht nga tё bardhёt...

TUTU: Veproj kundёr ligjit nёse banoj atje.

SPIEGEL: Ju mund tė rrezikoni, ngaqė nuk kanё guxim t'ju prekin. Apo kaloni mё shumё kohё nё shtёpinё tuaj private nё Soueto?

TUTU: Ne kalojmё pothuajse tė njėjtėn kohё nё tё dy shtёpitё. Dhe sipas ligjit nё fuqi tё aparteidit unё duhet ta mbaj gjithmonё me vete pasaportёn e urryer, edhe pse unё pёr veten time kam vendosur ta injoroj kёtё pikё. Nё vendlindjen time mua mё duhet tё marr leje nёse ndёrroj adresёn. Kur udhёtoj pёr nё Soueto, mua mё duhet tё kaloj nёpёr barrikada. Shumё tё bardhё mё trajtojnё si zezak e jo si qenie njerzore.

SPIEGEL: A ka ndyshuar gjatё viteve pikėpamja juaj ndaj tё bardhёve?

TUTU: Sot jam mё i shqetёsuar pёr ta sesa mё parė. Kёtё tё bardhёt shpesh nuk ma besojnё.

SPIEGEL: Si peshkop i Kishės Anglikane nё Johanesburg, ju jeni njёsoj i angazhuar si pёr tė krishterёt e bardhё, ashtu edhe pёr ata zezakё. Megjithatё, shumё anėtarė tё bardhё tё bashkёsisё suaj nuk ju pranojnё, ngaqė nuk duan tė kenė revolucionarė si udhėheqės shpirtėrorė. A ju keqkuptojnё?

TUTU: Fatkeqёsisht duket se ėshtė kėshtu. Kujdesi im ёshtё drejtuar nё gjithė Afrikёn e Jugut. Unё jam pёr njё vend ku tё bardhёt dhe zezakёt tё jetojnė nё paqe pranё njёri-tjetrit. Pėr sa na pėrket neve, vetёm njё numёr i vogёl tё bardhёsh e ka braktisur bashkёsinё – shumё mё pak seē kemi pasur frikė ne.

SPIEGEL: Sipas mendimit tuaj, sa nga 4,8 milionё tё bardhё janё tё gatshёm tё jetojnё nё njё njё vend me pushtet me shumicё zezake?

TUTU: Ashtu siē paraqiten gjёrat, momentalisht nuk mbeten shumё. Mirёpo e njėjta gjё u mendua se do tė ndodhte edhe me rodezianėt e bardhė.  

SPIEGEL: Megjithatё, nё fillim, mbi gjysma e gjithё tё bardhёve rodezianėu larguan nga vendi.

TUTU: Shumica e tё bardhёve qё sot jetojnё nё Zimbabve e pyesin veten se pse kanё luftuar pёr Ian Smithin. Ish rodezianёt e parё tё larguar po kthehen prapё kohёt e fundit. Ata tani po shohin se asgjё s'ka ndryshuar, pёrveē faktit se nuk ju kanoset rreziku i dёbimit nga vendi.

SPIEGEL: Megjithatė ky rrezik u kanoset tё bardhёve tё Afrikёs sё Jugut?

TUTU: Kam frikё se keni tё drejtё, por Afrika e Jugut ёshtё nё shumё gjёra ndryshe nga Zimbabve. Ka mё pak tё bardhё qё dёshirojnё tё shkojnё nё Angli.

SPIEGEL: Veē kёsaj, reth 2,5 milionё tё bardhё tё Afrikёs sё Jugut nuk kanё vendlindje ku mund tё kthehen.

TUTU: Pikёrisht ashtu. Nёse boerёt do tё trokisnin nё dyert vendeve tė tjera, ato sipas tё gjitha gjasave do tё kishin rezerva tё pranonin kёso emigrantёsh, tё cilёt do t'iu sillnin racizmin.

SPIEGEL: Pak pas marrjes sё Ēmimit Nobel pёr Paqe para njё viti, keni kёrkuar nga qeveria e Afrikёs sё Jugut njё plan tё kohёs. Me kёtё rast u shprehёt se aparteidi duhet tё pёrfundonte brenda dy vitesh. Ka kaluar vetёm gjysma e kёtij afati. Ju japin shpresё zhvillimet e fundit?

TUTU: Jo. Ndёrkohё pajtohem me afatin e pėrmendur para ca kohёsh nga Komonuelthi, qё do tė thotė qė qeveria ka kohё deri nё mesin e vitit qё vjen. Pastaj do tё angazhohem pёr sanksione ndёshkuese nё mbarё botёn.

SPIEGEL: Komonuealthi, kёto sanksione i parashikon si vullnetare, d.m.th. nuk parashikohen dёnime tё menjёhershme pёr tejkalimin e afatit.

TUTU: Kjo fatkeqёsisht ёshtё e saktё. Do tё kёrkoj aksione tё detyrueshme, sepse fitili digjet dita ditёs mё shumё. Nuk na mbetet edhe shumё kohё, ndёrsa gjendja ёshtё tepёr serioze. megjithatė, qeverisё i vijnė nė kokё vetёm fjalё dhe formula, tё cilat nёse analiziohen mё mirё, tregojnė se Pretoria flet pёr njё aparteid tё veshur me shkёlqim.

SPIEGEL: Ēfarё roli mund tё luani ju personalisht dhe kisha pёr tё parandaluar rrёshqitjen e Afrikёs sё Jugut nё katastrofёn qė siē duket po i kanoset

TUTU: Ne pėrfaqėsuesit e kishės jemi ata qё duhet tё gjejnё rrugёn pёr pajtimin e zezakёve dhe tё bardhёve. Ne duhet tё flasim pёr ata, tё cilёve nuk iu dёgjohet zёri, duhet tё angazhohemi pёr drejtёsi, sepse ky ёshtё parakushti pёr paqe. Dhe ne shpresojmё se do jemi aty kur tё mblidhen copat e thyera dhe kur vendi tё ndёrtohet sёrisht.

SPIEGEL: Ju besoni se Afrika e Jugut do tё pёrfundojė nё paēavure?

TUTU: Vendi ynё digjet. Ai derdh gjak pёr vdekje dhe unё kam frikё se jemi nё prag tё njё katastrofe tё tmerrshme, nёse aparteidi nuk ndёrpritet menjёherё. Kjo ndėrkohė mund tё ndodhё vetёm me ndihmёn e bashkёsisё ndёrkombёtare.

SPIEGEL: Nga politikanёt e perёndimit dhe udhёheqёsit industrialistė prisni qё tё bёjnё presion pёr dorёheqjen e presidentit Bota. Bankierёve ndёrkombёtarė, tё cilёt diskutojnё rreth pamundёsisё sё pagimit tё Afrikёs sё Jugut, i keni kёshilluar qё tё mbeten tė rreptė, pėr sa koė Bota tё jetё nё pushtet.

TUTU: Po, unё kam tёrhequr vėmendjen se nё kёtё mёnyrё jo tё dhunshme mund tё bёhet presion.

SPIEGEL: Ju nuk besoni se reformat e ndёrmarra hap pas hapi nga presidenti Bota mund mund tё sjellin njё tranformim paqёsor nё shtetin e aparteidit?

TUTU: Gjuha e vetme pёrveē dhunёs, qė kupton kjo qeveri dhe tё bardhёt ёshtё presioni nga jashtё. Biznesmenёt kryesues sё pari kanё shkuar nё Zambia tek ANC-ja nё momentin kur ra valuta e vendit. Bankierёt ndёrkombёtarė tani kanё mundёsi ta kushtёzojnё ndihmёn e tyre me kritere tė ashpra pёr qeverinё.

SPIEGEL: Ēfarė kriteresh?

TUTU: Pёr shkaqe politike ne ndodhemi nё krizё ekonomike. Pra po u jap bankierёve njё kёshillё tё mirё: aparteidi duhet hequr nёse ata duan stabilitet dhe siguri pёr investimet e tyre.

SPIEGEL: Nė fakt, bisedimet rreth shlyerjes sё borxheve, pёr shkak tё gjendjes sė paqėndrueshme nuk kanё bėrė asnjё hap pёrpara. A duhet tё japё dorёheqjen presidenti Bota para se tё lёvizin gjёrat?

TUTU: Ai mund tё mbetet nёse heq aparteidin.

SPIEGEL: Edhe sa kohё mund tё mbijetojė qeveria minoritare?

TUTU: Pėr sa kohė Kohl, Theēer dhe Regan ta mbёshtesin atё.

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.