|
SPIEGEL:
Peshkop Tutu, sё pari duam
t'ju
urojmё pёr Ēmimin Nobel pёr Paqe... |
TUTU:
Falemnderit. |
|
SPIEGEL:
Presidenti i vendit tuaj, Piter Bota,
pėr nderimin tuaj u shpreh me njё "no comment".
Ju dhemb kjo? |
TUTU:
Mё mёrzit. Qeveritё
dhe kryetarėt e shteteve tė huaja mё kanё uruar. Ndёrsa
vendi im nuk e gjeti tё paktėn njё fjalė konvencionale si "pėrgėzime". Kjo
nuk do tё ishte aq
e vёshtirё pёr ta. |
|
SPIEGEL:
Qeveria juaj ju quan prift politik.
Pajtoheni me kёtё cilёsim? |
TUTU:
Mendoj se njё i krishterё duhet tё jetё edhe politik,
por jo partiak. |
|
SPIEGEL:
Jeni "prift revolucionar",
siē ju quan shtypi? |
TUTU:
Komiteti i Ēmimit Nobel mė ka gjykuar mua dhe "South
African Council of Churches" (SACC), sekretar i
pёrgjithshёm i tё cilit jam unё, me tё drejtё na
ka vlerёsuar si ndihmёs tё pajtimit dhe paqes.
Ne natyrisht duam ndryshime thelbёsore. E nёse kjo
ėshtė revolucion, atёherё edhe unё jam
revolucionar. Edhe Jezu Krishti ishte i tillё,
ai deshi tё mirёn, barazinё dhe faljen. |
|
SPIEGEL:
Nё vitin 1960, Ēmimin Nobel pёr
Paqe e ka marrё njё qytetar tjetёr i Afrikёs sё Jugut,
udhėheqėsi Albert Lutuli, kryetar i
"African National Congress" (ANC). Me
rastin e vdekjes sё tij u tha se ai ishte udhėheqėsi i fundit i moderuar
zezak. ANC-ja kaloi nё ilegalitet dhe qё atёherё
e luftoi me dhunё sundimin e tё bardhёve. E
krahasoni ju veten me Lutulin? |
TUTU:
Ne tё dy synuam ndryshimin e Afrikёs sё Jugut nё mёnyrё
paqёsore. Por ai ishte politikan,
ndёrsa unё jam udhėheqės fetar. |
|
SPIEGEL:
Si mendoni, a mund tё burgoseni sipas ligjit pёr
ruajtjen e sigurisё sё brendshme. Nuk
keni frikё ndonjėherė? |
TUTU:
Jo, me tё vёrtetё jo. Mendoj se
unё nuk them dhe nuk bёj asgjё qё mund tё quhet
armiqėsore. Kjo natyrisht nuk tё jep siguri, aq mё pak
po tė kemi
parasysh veprimet e qeverisё gjatё viteve tё fundit.
Por Zoti ёshtё mbrojtёsi im. |
|
SPIEGEL:
Nё shkrimin e komitetit thuhet se jo
vetёm ju dhe SACC-ja ёshtё nderuar, por tё gjithё
individёt dhe grupet nё Afrikёn e Jugut,
tё cilёt "me angazhimin pёr
dinjitet, vёllazёrim dhe demokraci gёzojnё
admirim nё botё", dhe kjo pёrveē tё tjerash
pёr shkak tё metodёs sё tyre paqёsore. Pyetje:
Edhe pėr sa kohё mund tё mbahet paqёsore rezistenca? |
TUTU:
Jo mė pėr shumė kohė. Pёr kёtё arsye unё
i kam kėrkuar ndihmė e opinionit botёror, me
qёllim qё qeveria e Afrikёs sё Jugut tё
ulet nё tryezėn e bisedimeve
pėrpara se tё jetё vonё. |
|
SPIEGEL:
Ēfarё mund tё bёjė bota pёr uljen e tensionit
nё Afrikёn e Jugut? |
TUTU:
Ajo duhet tė ndёrpresė bashkёpunimin me ata
qё zbatojnė aparteidin. |
|
SPIEGEL:
Nё cilat fusha? |
TUTU:
Fuqitё e mёdha, nėpėrmjet vetos sё
tyre kanё penguar mjaft
aksionet e Kombeve tė Bashkuara kundёr Afrikёs sё Jugut. Para pak
kohёsh, Bota ishte nё Evropё dhe u takua atje me pёrfaqёsues tё lartё
tё qeverive. Kjo ka rritur besueshmёrinё
e tij. |
|
SPIEGEL:
Ēfarё mendoni pėr investimet e huaja nё Afrikёn e
Jugut? |
TUTU:
Investimet duhet tё lejohen vetёm nёse respektohen disa
rregulla tё caktuara p.sh. punёtorёve zezakё duhet
t'iu lejohet tė jetojnė bashkė me
familjet e tyre afёr vendit tё tyre tё punёs.
Sindikatat duhet tё lejohen. Investitorёt duhet
tё sigurojnё se e refuzojnё sistemin e punёtorёve
emigrantė dhe ligjet e pasaportave. Sё fundi, qeverisё sё Afrikёs sё Jugut duhhet
t'i jepet njё afat prej 18-24 muajsh pёr plotёsimin e
kёtyre kushteve. |
|
SPIEGEL:
Mendoni se kёto kushte janё tё realizueshme
brenda njё kohe
tё shkurtёr? |
TUTU:
Jo, sepse kjo do tё nėnkuptonte rёnien e aparteidit.
Kjo do tё ishte tepёr e bukur. |
|
SPIEGEL: Afrika e Jugut, prej javёsh ėshtė pėrfshirė
nga trazira, tė cilat kanė shkaktuar tė vdekur e tė plagosur.
Sidomos tё rinjtё duket se nuk duan tё presin mё derisa tё
vijё dita kur tё bardhёt do tё jenё tё gatshёm tė
bisedojnё pёr ndarjen e pushtetit. A ka filluar
revolucioni? |
TUTU:
Kryengritja e zezakёve ka filluar nё vitin 1912
me themelimin e ANC-sё.
Revolucion nuk ėshtė vetёm lufta e pёrgjakshme. |
|
SPIEGEL:
Ju i kuptoni njerёzit tuaj si rrallё ndokush tjetёr:
pse janё fёmijёt ata qė u vёnё zjarrin shtёpive,
shkatёrrojnё shkolla, automjete
pёr transportimin e bukёs? |
TUTU:
Shkaku kryesor i ēdo trazire nё Afrikёn e Jugut ёshtё
aparteidi, atje mjafton njё shkёndijė.
Tė marrim si shembull vetёm edukimin e zezakёve. Hendrik
Vervoerd, babai i aparteidit,
ёshtё shprehur qartё se zezakёt nuk duhet tё
shkollohen mё shumё se deri nё njё nivel tё caktuar,
me qёllim qё t'iu shёrbejnё tё bardhёve.
Ky ёshtё shkaku i protestave. |
|
SPIEGEL:
Para pak kohёsh ju e keni krahasuar Afrikёn e Jugut me
Gjermaninё naziste. A nuk ёshtё kjo
pak e tepruar pavarėsisht nga aparteidi? |
TUTU:
Jo, unė e kam fjalėn pėr ideologjitё jo tė
krishtera tё tё dyja
sistemeve. Nё Afrikёn e Jugut, gjёja mё e
rёndёsishme e njeriut ёshtё raca e tij, si dikur
nё Gjermani. Gjermanёt kishin njё zgjidhje
pёrfundimtare, edhe kёta tipat kёtu kanё njё
zgjidhje pёrfundimtare. Ata u heqin njerёzve
nёnshtetёsinё dhe i pėrzėnė,
duke i transferuar nё tё ashtuquajturat homelands. |
|
SPIEGEL:
Nё rast se presidenti Bota do tё
thoshte: "ejani tё bisedojmё sё bashku pёr
problemet tona", do tё shkonit? |
TUTU:
Po, por nё bisedime duhet tё ekzistojė njё listё
temash. |
|
SPIEGEL:
Ēfarё duhet tё pёrmbajё kjo
listė? |
TUTU:
Fundin e aparteidit. |