|
|
|
|
Le ta
falёnderojmё Zotin pёr kёtё rast tё mrekullueshёm pёr tё shprehur bashkёrisht kenaqёsinё qё ne paqe po pёrhapim, pёr tё shprehur lumturinё qё ne e
duam njёri-tjetrin edhe Atin, qё mė tё varfёrit janё
vёllezёrit dhe motrat tona. Pёr tё nuk ishte e mjaftueshme tё vdiste pёr ne; Ai donte qё ne ta duam njёri-tjetrin, qё ta shohim Atё tek i afėrmi.
Dhe pёr tё qenё tё sigurtё se vёrtetё dijmё se ēka duam, thoshte
ai, nё ēastin e vdekjes ne do tё gjykohemi nё atё mёnyrё se ēka kemi qenё ne pёr
tё varfёrit, tё uriturit, tё zhveshurit, tё dёbuarit. Ai e bёri veten tё uritur,
tё zhveshur, tё dёbuar, i uritur jo vetёm pёr njё kafshatё, por edhe pёr
dashuri, i zhveshur jo vetёm pёr njё pёlhurё, por i zhveshur pa dinjitet
njerёzor; i dёbuar jo vetёm se ishte pa atdhe, por i dёbuar se ishte i harruar,
i padёshiruar, pa pёrkujdesje, pёr askёnd i dashur. Dhe ai thoshte:
"Sadopak
qё u keni bёrё vёllezёrve tё mi, atё ma keni bёrё mua." Tё varfёrit tanё janё tё mrekullueshёm, ata janё njerёz tё dashur. Ata nuk kanё nevojё pёr keqardhjen dhe simpatinё tonё, ata kanё nevojё pёr dashurinё dhe mirёkuptimin tonё. Ata kanё nevojё pёr respektin tonё, ata duan qё ne t'i trajtojmё me dashuri dhe nderim. Unё e ndiej se kjo ёshtё varfėria mё e madhe, qё ne po pёrjetojmё dhe se fillimisht kёtё duhet tё mёsohemi ta kuptojmё se si ёshtё vdekja e njerёzve tanё. Kurrё nuk e harroj se si e largova njёherё njё njeri nga rruga. Ishte pёrlyer i tёri. Vetёm fytyra kishte mbetur e pastёr. E solla nё shtepinё e njerёzve pёr vdekje dhe mё tha vetёm njё fjali: "Kam jetuar nё rrugё si kafshё, por tanido tё vdes si engjėll, i dashur dhe me pёrkujdesje." Dhe ai vdiq i lumtur. Ai shkoi nё shtёpinё e Zotit. Vdekja nuk ёshtё asgjё tjetёr veēse rruga pёr nё shtёpinё e Zotit. Ndjeva se ai gėzohej pёr kёtё dashuri qё ai dėshironte, sepse ai ishte njё njeri pёr tjetrin. Kam njё bindje, tё cilёn dua ta ndaj me ju: Rrёnuesi mё i madh i paqes ёshtё klithma e pafajshme e fёmijёs sё palindur. Kur njё nёnё e vret fёmijёn e vet nё prehёrin e saj, atёherё ēfarё krimi mё tё madh ka se sa kur ne vrasim njёri-tjetrin. Madje edhe nё librin e shenjtё thuhet: "Edhe nёse nёna do ta harronte fёmijёn e vet, unё nuk do ta harroj." Ndėrsa sot po vriten me miliona fёmijё tё pafajshёm dhe ne nuk themi asgjё. Nё gazeta lexojmё kёtё apo atё, por askush nuk flet pёr miliona vogёlushё tё pranuar me tё njёjtёn dashuri si ju dhe une, me jetёn e Zotit. Dhe ne prapė nuk themi asgjё, ne heshtim. Pёr mua, kombet qё kane legalizuar abortin, janё vendet me tё varfёra. Ato u tremben tё vegjёlve, i tremben fёmijёs sё palindur. Dhe fёmija duhet tё vdesė, sepse ata kёtё fёmijё nuk duan ta mbajnё jo mё fёmijё dhe fёmija duhet tё vdesė. E unё ju lus nё emёr tё tё vegjёlve: Shpёtoni kёtё fёmijё tё palindur, njiheni praninё e Jezu Krishtit tek ai! Kur Maria po vizitonte Elizabetёn, fёmija kёrcente nga ngazёllimi nё prehёrin e nёnёs nё ēastin kur Maria hyri nё shtёpi. I palinduri sjell gёzim. Prandaj tё betohemi kёtu qё tё shpёtojmё ēdo fёmijё tё palindur. Jepni ēdo fёmije rastin tё dojё dhe ta duan nga tё tjerёt. Ne e luftojmё abortin me adaptim. Me mёshirёn e Zotit do ta arrijmё kёtё. Zoti e bekoftė punёn tonё. Ne kemi shpёtuar me mijёra fёmijё, ata kanё gjetur njё vatёr ku do t'i duan, aty ku ata janё tё dёshiruar, aty ku ata kanё sjellё gёzim. Pёr kёtё, sot, unё kёrkoj nga ju, lartёmadhёri, bujarё, zonja dhe zotёrinj, tё gjithё ju qё keni ardhur nga vende tё ndryshme tё botes: Lutuni tё kemi guximin tё mbrojmё jetёn e palindur. Sot, ketu nё Norvegji, ne kemi rastin tё angazhohemi pёr kёtё. Zoti ju bekoftё me mirёqenie, por nё shumё familje kёtu ndoshta ёshtё ndokush qё nuk ka uri pёr njё kafshate bukё, i cili ndihet i harruar apo i padёshiruar, i cili ka nevojё pёr dashuri. Dashuria fillon sё pari nё shtёpi. Kurrё nuk e harroj njё fёmijё, njё vogёlush hindu katёrvjeēar. Ai disi kishte dёgjuar: "Nёnё Tereza nuk ka sheqer pёr mua". Ai shkoi nё shtёpi te prindёrit e tij dhe tha: Tri ditё me radhe nuk do tё ha sheqer, atё do t'ia fal Nenё Terezёs. Pas tri ditёsh prindёrit e tij qenё tё detyruar ta sjellin atё tek unё dhe ai mё fali njё gotёz me sheqer. Sa shumё dashuri kishte tek ai voglush! Ai dashuronte deri nё dhimbje. Mos harroni se ka shumё fёmijё, shumё femra e shumё meshkuj nё kёtё botё, tё cilёt nuk kanё atё qė ju e keni, dhe mendoni nё qoftė se edhe ju doni dikё deri nё dhimbje. Para ca kohёsh e largova njё fёmijё nga rruga, nё fytyrёn e tij munda tё lexoj se ai ishte i uritur. Nuk di se sa ditё nuk kishte pasur pёr tё ngrёnё. I dhash njё copё bukё dhe vogёlushi hёngri madje edhe thėrrimet. I thashė fёmijёs: "Ja, haje tash kёtё copё bukё!". E fёmija mё pa dhe mё tha: "Kam frikė ta ha bukёn; kam frikė se kur tё mbarohet, do tė mė marrė uria pėrsėri. Madhёshtia e tё varfёrve ёshtё shumё e madhe. Njё ditё erdhi tek unė njё burrё dhe mё tha: "Atje jeton njё familje hindu me tetё fёmijё, tё cilёt ka kohё qё nuk kanё pёr tё ngrёnё." Mora oriz me vete dheua ēova. Edhe sytё e tyre ishin tё uritur. Ndėrsa qёndroja aty, nёna e ndau orizin dhe doli jashtё me gjysmёn tjetёr. Kur u kthye, e pyeta se ku ishte. U pёrgjigj: Edhe ata janё tё uritur. Ajo e dinte se edhe fqinjёt e saj, njё familje muslimane, ishin tё uritur. Ajo qё mё hutoi mua mё shumё ishte jo se ajo i dha diēka fqinjёve tё vet, por se ajo nё skamjen dhe urinё e saj e dinte se ka edhe tё uritur tё tjerё. Ajo kishte guximin ta ndante tё mirёn dhe dashurinё me tё tjerёt. Kjo ёshtё ajo qė do tė dёshiroja nga ju: Duajini tё varfёrit dhe mos u ktheni shpinёn, sepse duke iu kthyer shpinёn tё varfёrve, i ktheni shpinėn Krishtit. Ai e bёri veten tё uritur, tё zhveshur, tё dёbuar, nё mёnyrё qё ju dhe unё tё kemi mundėsinё ta duam. Ku ёshtё Zoti? Si ta duam atё? Nuk mjafton tё thuash: "O Zoti im, tё dua! Nё kёtё botё ne e duam Zotin duke falur diēka dhe duke hequr dorё nga diēka. Natyrisht unё mund ta ha sheqerin, por mund edhe ta ndaj me tё tjerёt. Unё mundem t'iu jap si tё rriturve ashtu edhe tё vegjёlve. Sikur ne ta jepnim tёrё ditёn, tёrё jetёn, vetёm kёshtu do tё habiteshim qё njė ditё njerёzit do tё ndanin me tё tjerёt dhe do tё gёzoheshin pёr kёtё. Andaj po lutem pёr ju, nё mёnyrё qё ju t'ua pёrcillni familjeve tuaja kёtё lutje. Fryti i lutjes ёshtё qё ne besojmё se kёtё e bёjmё pёr Krishtin. Sikur ne vёrtёtё tё besonim, atёherė ne do tё fillonim tё dashuronim, dhe ёshtё e qartё se do ta donim njёri-tjetrin. Sё pari nё shtёpitё tona, pastaj fqinjin tonё mё tё afёrt, pastaj njerёzit e vendit nё tё cilin jetojmё. Le tё lutemi sё bashku: O Zot, na jep guximin tё mbrojmё ēdo fёmijё tё palindur. Meqё fёmija ёshtё dhurata mё e ēmuar nga Zoti pёr familjen, pёr njё popull dhe pёr tė gjithė botёn.
Zoti ju bekoftё!
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|