|
|
|
|
Nёnė Tereza ndihmoi mё tё varfёrit e tё varfёrve. Tё tillё kishte dhe ka mjaft nё Kalkutё. Ky qytet sa magjepsės aq edhe tmerrues pёrbёn sfondin e veprёs sё Nёnёs Terezё tё dashurisё pėr tё afёrmin. Dy tekstet nė vazhdim japin njё pёrshtypje nga Kalkuta:
Kalkuta - njё metropol nё krizё "Pse tё mos shkruhet njё vjershё pёr njё grumbull muti qё Zoti e lёshoi nga lart dhe e quajti Kalkutё. Siē gёlon, kundёrmon dhe jeton dhe bёhet gjithnjё e mё shumё." Gynter Gras, i cili tha kёto fjalё, nuk ёshtё i vetmi, tё cilin ish-kryeqyteti i Indisё britanike e ēoi nё kufijtё e tij estetikė, moralė dhe fizikė. Madje edhe guvernatori i parё i pёrgjithshёm i Kalkutёs, Robert Clive, e pa si vendin mё tё prishur nё botё. Mahatma Gandi e quajti qytet nё vdekje, ndёrsa edhe pёr shkrimtarin indiano-karaibik V.S. Naipaul, Kalkuta ёshtё qytet pa tё ardhme. Ai shkruan: "Tё gjitha vuajtjet e tij janё vuajtje tё vdekjes. Unё nё fakt nuk njoh asnjё qytet tjetёr mё tё pashpresё." Pothuajse ēdo qytet i madh disamilionёsh i tё ashtuquajturёs "Bota e Tretё" mund tė mbajė nёntitullin "Njё metropol nė krizё". Megjithatė, varfёrisё, sёmundjes, mjerimit, vdekjes, rёnies dhe dėshpёrimit nuk ёshtё i lidhur aq ngushtė me asnjё qytet tjetёr tё botёs si me Kalkutёn, kryeqytetin e shtetit federal indian tė Bengalit Perёndimor. Shoku kulturor qё pёrjeton vizitori perёndimor, ёshtё jashtёzakonisht i madh - nё tёrё kuptimin e fjalёs, sepse mjerimi dhe kaosi i Kalkutёs pёrfshijnё ēdo kuptim. Ky mund tё jetё shkaku qė i ka shtyrё stacionet televizive, shkrimtarёt apo gazetarёt tё raportojnё mё shumё pёr Kalkutёn se sa pёr qytetet tjera, duke zgjuar pakёnaqёsinё e indianёve, tё cilёt ankohen pёr faktin se nё perёndim tregohen kryesisht anėt negative tё vendit tё tyre. Me me ndjenja tё pёrziera e panё edhe dhėnien e Ēmimit Nobel pёr Paqe Nёnё Terezёs, e cila deri atёherё nё Indi ishte krejtėsisht e panjohur, dhe tёrhoqi vёmendjen e botёs me anёt e shёmtuara tё Kalkutёs dhe publikimin e njё bestselleri francez, i cili pёrshkruan jetёn nё mjerim nё Kalkutё. Ky libėr u ndalua nё fillim nga qeveria, pёr tё kёrkuar mё pas ndryshime tё shumta, tё cilat bёnё qё tё mos mbetet pothuajse asgjё nga libri origjinal. Edhe mё ashpėr reaguan kalkutasit vetё - kalkutas quhet kёtu shtresa e mesme bengale dhe intelektualёt. Nё momentin kur Rajiv Gandi e quajti Kalkutёn qytet nё vdekje, duke shprehur nё kёtё mёnyrё atё qё mendojnё shumё indianё, qytetin u pėrfshi nga njё valё zemёrimi dhe debatesh disaditore nё parlamentin e Bengalit Perёndimor. Kalkutasit e duan me tё vёrtetё qytetin e tyre dhe vazhdojnё tё jetojnё tё nёnshtruar ndaj fatit, pavarėsisht nga shtёpitė tё prishura, ngushtёsia shtypёse, furnizimi i mangёt me ujё, pisllёku, ndёrprerja e pёrditshme e energjisė elektrike, mjetet e stёrmbushura tё transportit. Pёr ta Kalkuta ёshtё mё indiania nga tё gjitha qytetet e Indisё. Kjo Kalkutё, e cila sot demonstron problemet e pazgjidhshme tё zhvillimit tё qyteteve nё Botёn e Tretё, deri nё pavarёsinё dhe ndarjen e Indisё ishte britanike, qyteti mё i madh dhe mё i pasur i Indoisё, porti i saj mё i rёndёsishёm dhe pika mё e rёndёsishme industriale. Kalkuta ishte qyteti kolonial par excellence, ura mё e rёndёsishme e britanikёve me Indinё, nga e cila u shfrytёzua pjesa e tjetёr e vendit, edhe nё dobi tё elitave indiane nё Kalkutё. Varfёrimi i prapatokёs dhe migrimi i popullsisё sollёn nё qytet popullsinё e mjeruar fshatare. Vala e tė ardhurve u rrit pas ndarjes sё Indisё me vendosjen e refugjatёve nga pjesёt lindore tё Bengalit. Nga ana tjetėr, dhe nuk ofroi vende tё reja pune, ekuilibri edhe ashtu i luhatshėm mes numrit tё banorёve dhe mundёsisė pėr tё jetuar nё qytet, u shkatёrrua. E planifikuar nga britanikёt pёr maksimalisht njё milionė banorё, ankthi Kalkutё zjen sot nga tё gjitha anёt. Brenda 30 vjetёve numri i banorёve u rrit nga 4,4 milionė nё vitin 1961 nё 12 milionė, sa ka sot qyteti. Njёsoj si deti qė nuk mund tё pranojė mё shumё materie tё huaja, deri tek fundosja e Kalkutёs. Pasojat dramatike tё kёsaj pёrzierjeje brizante nga vėrshimi i popullsisё dhe tatėpjeta ekonomike duken gjithandej. Bashkё me Delhin, Kalkuta ёshtė njė ndėr shtatё qytetet me ndotjen mё tё madhe tё ajrit. Klima e rёndё mbytėse dhe e nxehtё bashkё me ajrin e ndotur nga dioksidet bёjnё qё gati gjysma e banorёve tё vuajnё nga bronkitisi, infeksionet e mushkёrive, tuberkulozi dhe sėmundje tё tjera tё rrugėve tė frymёmarrjes. I pasur me plumb si ajri ёshtё edhe uji i pijshėm, sepse tubat e rrjetit tё ujёsjellёsit janё tё shekullit tё kaluar. Vetёm gjysma e banorёve furnizohen nga ky rrjet. Kanalizime ka vetёm nё qendёr tё qytetit, kёshtu qё ēdo vit nё kohёn e reshjeve tё mёdha, rrugёt pėrmbyten nga ujёrat e zeza. Nё kushte tё tilla, ndёrprerjeve tё shpeshta tё energjisė elektrike nuk ua vё veshin askush. Mё tё rёndat janё ndёrkohė pasojat nga mbipopullimi i pashpresё. Nё njё kilometёr katror jetojnё mbi 30.000 banorё. Dy tё tretat e popullsisё sё Kalkutёs jetojnё nё lagjet e mjerimit, tё njohura zyrtarisht nga qeveria, tё ashtuquajturat bustees. Nė kėto lagje, njerёzit jetojnё pёr rreth 5 marka nё muaj nё kasolle primitive dheu, llamarine dhe druri. Fakti qė nё kёto lagje ekziston njё rrjet i ngushtё lidhjesh sociale dhe tё paktėn disa objekte sanitare bёnё qё banorёt e tyre tё konsiderohen si tё privilegjuar. Nёn ta vijnё tё ashtuquajturit squatters, tё cilёt jetojnё si kolonё tё egёr nё rrethana tё mjerueshme nё kasolle tekstili dhe mushama, tё ngritura pёr tё kaluar natёn nёn muret e shtёpive. Por nё gjendje mё mjerueshme nga tё gjithё jetojnё rreth njё milion vetё, tё cilёt pёrveē njё tasi alumin kanė e shumta edhe njė batanije tё hirnosur nga pisllėku, duke kaluar jetёn nё trotuarё, nё hyrjet e shtёpive, nёn karrocat e demave, afёr grumbujve tё mbeturinave dhe kanaleve tё hapura, mes mijve dhe qenve endacakė.Zhurma, kundёrmimi, varfёria masive dhe temperamenti i njohur kokёfortё i bengalёve e kanё shndёrruar Kalkutёn nё njё kazan shtrigash qё vlon. Disponimi askund nuk ёshtё mё agresiv se kёtu. Megjithatё! Kalkuta, ky qytet i ankthit, duket se gumėzhin nga jeta. Optimizmi, vitaliteti, humori, krijueshmėria karakterizojnё filozofinё e bengalёve. Duke pasur parasysh katastrofёn, kjo dёshirё pёr jetё duket se ndjehet fizikisht. Askund nё Indi nuk festohet dhe qeshet apo debatohet aq intensivisht dhe nё mёnyrё aq kontradiktore si nё Kalkutё. "Atё qё Bengali, bёn nesёr gjithё India" thotё njё shprehje indiane. Vendlindja e nobelistit tё parё indian, Rabindranath Tagore, qytetit i filozofёve Ramakrishna, Vivekananda dhe Sri Aurobindo, qendёr e intelektualёve dhe revolucionarёve indianё, konsiderohet metropol kulturor dhe artistik i subkontinentit. Askund tjetёr nuk xhirohen mё shumё filma artistik, qindra revista letrare, tё cilat edhe lexohen, qindra teatro, nё shumicёn e rasteve me aktorё amatorё, njё panair i pėrvitshėm libri me dy milionё vizitorё, shumica prej tyre nga Kalkuta dhe shumё prej tyre pa mundёsi pёr tё blerё njё libёr. Shkurt: njё jetё kulturore si nё nё asnjё qytet tjetёr indian. Pa marrё parasysh parashikimet e dekadave tё fundit pėr rrėnimin e Kalkutёs, bengalёt mburren me kryeqytetin e tyre. [Nxjerrё nga: Deutsch- Indische Gesellschaft Sachsen Anhalt e.V., http://www.dig-sa.de/kalkutta.htm]
Qyteti i mjerimit dhe i gёzimit Gratё ziejnё oriz mbi soba me qymyr nė tasa llamarine, fёmijёt kёrkojnё nёpёr kosha plehrash mbeturina perimesh, qentё endacakė dhe shpendё tё mёdhenj e tё zinj presin pёr pjesёn e tyre. Nё rrugё lёvizin nё ajrin qё tė zё frymёn veturat, motoēikletat dhe biēikletat. Kalkuta, kryeqyteti i shtetit federal Bengalit Perёndimor, ёshtё det mjerimi. Dhe valёt e tё varfёrve nga viset fshatare drejt qytetetit nuk kanё tё ndalur. Askush s'e di me saktёsi numrin e banorёve tё metropolit mё tё madh dhe mё tё ri tё Indisё. Tё paktė 12 milionė duhet t'i ketё ndёrkohё, e kёtij numri i shtohen pёr ēdo ditё rreth 2000 vetё tė tjerё. Tё gjithё kёta kёrkojnё vend nёpёr trotuaret e stёrmbushura tё qytetit. Nё vitin 1949, Nёnё Tereza hapi Shtёpinё e Urdhėrit "Misionaret e Dashurisё". Murgesha u jepte tё uriturve vakte tё nxehta, njerёzve para vdekjes njё shtrat dhe, e kjo ishte mё e rёndёsishme pёr tё, ajo iu dha ndjenjёn e tė qenit pjesё e fatit tė tyre. Shtёpia e Urdhėrit ndodhet nё njё ndёrtesё tё hirtё guri afёr tempullit tё perёndeshёs Kali. Pёrpara, pёr tё flijoheshin njerёz; sot, para tempullit buzё Huglit, njё degё e lumit tё shenjtё Gang, hindutė djegin kufomat e tё vdekurve tё tyre. Nga Kali rrjedh emri i fshatit tё peshkatarёve Kalikata, i pёrmendur pёr herё tё parё nga njё poet bengal nё vitin 1495. Ky fshat u shndėrrua nё metropolin bregdetar Kalkuta, themeluar nё vitin 1690 nga Anglezёt si degė e kompanisё tregtare tё Indisё Jugore. Nga viti 1773-1912 Kalkuta ishte kryeqytet i Indisё Britanike. Gjatё kohёs sё kolonializmit filloi zhvillimi ekonomik i qytetit. Filloi ndёrtimi i obekjeve tipike angleze me elemente indiane si monumenti Victoria. Shumica e vilave tё dikurshme tani janё prishur. Me shpresё se do tё gjejnё punё, qё nga viti 1914 nё Kalkutё u dyndėn gjithnjё e mё shumё banorё tё zonave fshatare. Nё vitin 1947, pas ndarjes nё konflikt tё Pakistanit mysliman (Pakistani jugor ёshtё Bangladeshi i sotёm), drejt Kalkutёs vёrshoi njё valё e madhe refugjatёsh. Kalkuta nuk ёshtё vetёm "qytet nё vdekje", siē e quajiti atё dikur Rajiv Gandi, kryeministri i fundit i dinastisё sё Nehrus. Kalkuta ёshtё njёkohёsisht edhe qendёr e intelektualёve indianё dhe e avangardёs artistike. Nё "qytetin e gёzimit" jetoi edhe shkrimtari francez Dominik Lapier, i cili nё romanin e tij kryesor shkroi, se si nė asnjė vend tjetёr nё botё, kishte gjetur nё lagjet e mjerimit tё Kalkutёs dashuri, mirėkuptim dhe lumturi. [Kirstin Wenk, Berliner Morgenpost e datёs 15 shtator 1997]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|