Vatikani
Lart Komiteti Nobel Vatikani

 


 

Udhёrrёfyesit

Raport i Radio Vatikanit me rastin e vdekjes sё Nёnё Terezёs

Pёr vdekjen e Nёnё Terezёs

Murgesha dhe nobelistja 87 vjeēare vdiq tё premten, mё 5 shtator 1997 nё orёn 21.30 (koha lokale) nё Kalkutё pas njё infarkti nё zemёr.

Rruga jetёsore e Nёnё Terezёs

Agnes Gonxhe Bojaxhi - ky ishte emri i saj i fёmijёrisё. Lindi nё Shkup, nё atё kohё Maqedoni, nё vitin 1910. Prindёrit e saj ishin shqiptarё. Si motёr nderi, ligjёroi nё fillim nё njё shkollё nё Kalkutё, para se tė pёrjetonte njё lloj misionimi tё dytё gjatё njё udhёtimi me tren nёpёr Indi. Ajo filloi tė mblidhte dhe tё kujdesej pёr personat para vdejkes, tё shtrirё nёpёr rrugё. Nё orёt e fundit tё jetёs sё tyre ajo dёshironte t'u dhuronte pak dashuri. Nё kёtё mёnyrё, nё vitin 1950 filloi "Misionaret e Dashurisё", i cili sot, sё bashku me njё degё tё vogёl mashkullore kujdesen anembanё botёs pёr tё varfёrit dhe tё pafatėt. Receta e Nёnё Terezёs ёshtё dashuria. Pёr miliona njerёz dhe disa gjenerata, trupi i saj i pёrkulur ishte simbol i dashurisё sё Zotit pёr njeriun. Nёnё Tereza ishte njeri kokёfortё, shumё gazmore dhe me njё besim shumё tё thjeshtё. Nё vitin 1979 ajo u nderua me Ēmimin Nobel pёr Paqe, ndёrsa nё vitin 1980 me Medaljen Amerikane tё Lirisё. Shenjtorja e vogёl, kёshtu e quanin njerёzit, nuk bёnte politikё tё madhe dhe nuk shkroi maifeste, por pёrqafoi tё sёmurё nga Sida dhe ledhatoi njerёz nё shtratin e vdekjes. Pėr sa kohė mundi tė udhёtonte, bagazhi i saj kryesor ishte njё qese najloni me gjёra elementare dhe me disa rruzare tё lira apo medalje si dhurata. (...)

[Kreu i faqes]

Nderimet dhe reagimet me rastin e vdekjes sё Nёnё Terezёs

Ditёn pas vdekjes sё Nёnё Terezёs, tё shtunėn mё 6 shtator, papa Gjon Pali II mbajti nė rezidencёn e tij verore Castel Gandolfo meshёn e shenjtё pёr tё vdekurit. Me dhimbje dhe tronditje tё thellё, kёshtu u njoftua mё vonё, e mori lajmin pёr vdekjen e NёnёTerezёs. Papa dhe motra e nderit e njihnin mirё njёri-tjetrin. Nё njё telegram ngushёllimi nё Kalkutё, papa Gjon Pali e quajti NёnёTerezёn njё grua me besim tё paluhatshёm, njё dhuratё pёr kishёn dhe tёrё botёn. "Kujtimi pёr vizionin e saj tё jashtёzakonshёm shpirtёror do tё mbetet", u shpreh papa. Nё audiencёn e tё shtunės papa iu kthye pёrsёri NёnёTerezёs: "Ajo ishte njё shembull i rrallё i dashurisё pėr tё afёrmin", u shpreh ai, njё dёshmitare e paharrueshme e dashurisё pёr tё varfёrit. "Nёnё Tereza, vazhdoi papa, ka ndikuar historinё e shekullit tonё. Kёshtu ne kujtojmё njё grua tё guximshme, e cila dashurisё." (...)

Fakte dhe informacione

6 shtator, eshtrat e trupit tё Nёnё Terezёs u ēuan nё kishёn katolike Shёn Tomasit nё Kalkutё. Kufoma e saj u vendos nё njё arkivol tё qelqtё. Mё 13 shtator, qeveria e Indisё vendosi ta nderonte nobelisten me njё ceremoni shtetёrore varrimi, duke argumentuar se ajo i ka shёrbyer popullit tё Indisё pa ndonjё funksion publik. Edhe kryeministri i Indisё shprehu nderimet e tij tё fundit mbi arkivolin e Nёnё Terezёs. Thuajse tё gjitha gazetat e Indisё e nderuan Nёnё Terezёn nё titujt e faqeve tё para. Vendlindja shqiptare e Nёnё Terezёs dhe Kosova shpallёn ditё zie kombёtare me rastin vdekjes sё saj. Ceremonia e varrimit pёr Nёnё Terezёn do tё mbahej nё njё stadiumin me rituale multifetare. Kёshtu vendosёn misionaret e Dashurisё dhe qyteti i Kalkutёs. Nё kёtё ceremoni do tё lexohej njё tekst nga testamenti i vjetёr dhe njё nga ai i riu, si dhe psalme. Ceremonia, kёshtu thuhet nё Kalkutё, do tё ketё megjithatё shije shumёfetare. Papa Gjon Pali II ka emёruar njё delegacion zyrtar pёr varrimin e Nёnё Terezёs. Pёrveē sekretarit kardinal tё shtetit Angelo Sodano, nё tё bёjnё pjesё edhe kardinali indian Simon Lourdousamy, pёrfaqёsuesi i Papёs nё Nju Delhi, si dhe kryepeshkopi gjerman Georg Zur.
Qё nga e djela e kaluar, nё kishёn e Tomasit nё Kalkutё, Nёnё Terezёs i kanё shprehur nderimet e fundit mbi 100.000 vetė. Me durim prisnin para hyrjes sё kishёs pjesёtarё tё tё gjitha klasave dhe besimeve nё njё radhė tё gjatё deri nё tri kilometra, pёr t'i dhёnё nderimin e fundit "shenjtores sё mё tё varfёrve".

[Kreu i faqes]

Koment me rastin e vdekjes sё Lady D dhe Nёnё Terezёs

[Pater Eberhard von Gemmingen S.J.]

Vdekja e Nёnё Terezёs pak para varrimit tё princesёs Diana mё duket sikur tё ketё qenё porosi. Dy gra, tё cilat ishin takuar shpesh me njёra-tjetrёn, tё ndryshme por qё tё dyja tё admiruara nga tё gjithё: njёra e bukur, e re, ambicioze, jo pa gabime por megjithatё e gatshme pėr tё ndihmuar. Tjetra plakė, e frikshme dhe rropatur, pikėrisht pёr kёtё arsye e admiruar nga tё gjithё. Me sa duket Lady Diana e konsideronte Nёnё Terezёn si mesazh tё Zotit. Dhe sipas mendimit tim, ajo ishte e tillё: mesazh pёr tёrё njerёzimin nё prag tё shek. XXI. Qё tё mund ta fusim nё zemrat tona . Mesazhi i Ztit ёshtё: Ēdo njeri ёshtё i vlefshёm nё masё tё pakufizuar. Atij i duhet bukё, por mё shumё se pėr bukė, ai ka nevojė pėr dashuri. Ai ka nevojė pėr dashuri sidomos nё momentin e vdekjes. Dhe mesazhi i Zotit vazhdon: Nёse i pėrkushtohesh tё varfёrit, njeriut nё shtratin e vdekjes, atёherё ai do tё tё shpёrblejė. Tё varfёrit kanё shumё pёr t'i thёnё njerёzimit. Kjo ёshtё mesazhi i Zotit pёr njerёzit.

Nё fenomenin Nёnё Tereza mund tё shtrohen edhe dy pyetje kritike. E para: Pse nuk u pёrpoq kurrё t'i luftojё vetё shkaqet e varfёrisё? Ajo vetёm i mjekonte plagёt dhe u la tё tjerёve tё kujdeseshin qё askujt tё mos i shkaktoheshin plagё. Ndёrsa pyetja e dytё: A ёshtё varfёria materiale bekim pёr njerёzimin? A do tё ishte bota mё e varfёr pa tё varfёrit? Nёnё Tereza vetёm do tё kishte qeshur me kёto pyetje dhe pёrgjigjen do t'ua kishte lёnё filozofёve. Njё gjё megjithatё do ta kishte theksuar: Mё tё varfёrit janё njerёzit qё rriten pa dashuri, ata qё jetojnё nёpёr pallate, qoftё edhe nё Buckingham Palace, por pa ndjerё dashurinė e askujt. Mesazhi i Zotit pёrmes figurёs sё Nёnё Terezёs ёshtё: E gjithё ajo pёr tё cilёn ankoheni tёrё ditёn, qё tё keni pёr tё ngrёnё dhe tё keni ēati mbi kokё, qё tё keni vend pune dhe veturё, e gjithё kjo ёshtё shumё mё e parёndёsishme se sa dashuria. Ndёrsa dashuri nuk do tё thotё simpati pёr atё qё kam qejf, por t'i pёrkushtohem atij, prej tė cilit nё tё vёrtetё dua tė largohem, ndaj atij qė tё largon. Sepse dashuria, pёrkushtim ky tё cilit i largohem. Dashuri do tё thotё vetёtransferim pёrmes dashurisё sё Zotit ndaj meje, nё mёnyrё qё unё tё jem nё gjendje ta pёrqafoj me dashurinё time edhe njeriun mё largues. Ky ёshtё mesazhi i Nёnё Terezёs, e cila siē duket e ka prekur nё zemёr edhe princeshёn Diana. Mesazh, tė cilin edhe Lady Diana e pёrcolli, nё mёnyrёn e saj.

[Nxjerrё nga: Archiv von Radio Vatikan; http://www.kath.de/rv/archiv/rv970909.htm]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.