Jeta
Lart Jeta Citate Sfond Materiale Linklista

 


 

Udhёrrёfyesit

 

Nёnё Tereza - biografi e shkurtёr

Nёnё Tereza lindi nё Shkup mё 27 gusht 1910 si Agnes Gonxhe Bojaxhi. Sot Shkupi ёshtё kryeqytet i Maqedonisė. Gonxhja u rrit nё njё familje tё pasur shqiptare katolike. Prindёrit e saj ishin shumё fetarё. Nё moshёn dhjetё vjeēe i vdiq papritur i ati; pas kёsaj ajo iu dha edhe mё shumё besimit tё saj. Qysh nё moshёn 12 vjeēare vendosi tё bёhet murgeshё. Kёtё dёshirё tё saj e ndoqi pandёrprerё dhe nё moshёn 18 vjeēare paraqiti kёrkesёn pёr pranim nё Urdhėrin Loreto.

Ky Urdhėr me anёtarёt e tij angazhohej veēanёrisht nё sistemin arsimor nё Bengal/Indi. Ajo nuk mundi tё fillonte menjёherё me punёn e saj nё Indi. Sё pari u ftua nё qendrёn e Urdhėrit Loreto Irlandё. 28 shtator 1928 udhёtoi nga Shkupi pёr nё Irlandё. Pas vetёm dy muajsh iu plotёsua dёshira dhe u bashkua me Urdhėrin Loreto Bengal. Betimin e bėri nё Kalkutё. Mё pas punoi 17 vjet me radhё nё St. Mary's School nė Kalkuta. Sё pari si mёsuese, mė pas si drejtoreshё.

Gjatё njёrit prej udhёtimeve tė saj tė shumta nё Kalkutёn disamilionёshe nё vitin 1946 ndjeu thirrjen e Zotit pёr tė ndihmuar tё varfёrit. Dy vjet mё pas mori lejen pёr braktisjen e Urdhėrit. Tereza u eksklauzua, d.m.th. ajo mund tё largohej nga Urdhėri pa qenё e detyruar tė dorёzonte statusin e saj si murgeshė. Qё nga kjo kohё Tereza jetoi mes mё tё varfёrve nё Kalku. Njё portret i famshёm mbi tё nё revistёn LIFE i dha emrin "Saint of the Gutters".

Nё vitin 1949 mori nёnshtetёsinё indiane. Nё vitin 1950 themeloi Urdhėrin "Misionaret e Bamirėsisė". Anёtarёt e kёtij Urdhėri nuk duhet tё martohen dhe duhet t'i pėrkushtohen varfёrisё dhe dёgjueshmёrisё. Mё vonё Urdhėri u njoh nga papa dhe iu nёnshtrua kontrollit tё tij. Tereza me Urdhėrin e saj kujdesej veēanёrisht pёr personat para vdekjes, fёmijёt jetimė dhe tё sёmurёt. Angazhimi i saj i veēantё qёndroi nё kujdesin pėr tė sёmurёt me lebrozė. Nė Urdhėrin e Nёnё Terezёs sot bėjnė pjesė mbi 3000 motra nderi dhe mbi 500 vёllezёr nderi nё mbi 100 vende tё ndryshme tё botёs. Pёr angazhimin e saj tё palodhur ajo u shpёrblye me shumё ēmime. Mё i njohuri ёshtё natyrisht Ēmimi Nobel pёr Paqe i vitit 1979 [Fjalimi Nobel].

Pėr aftёsitё shpesh tё mangёta profesionale mjekėsore tё bashkёpunёtorёve tё saj Nёnё Tereza shprehej: "Jo suksesi por besnikёria nё besim ёshtё e rёndёsishme." Pёrveē njohjes anembanё botёs pёr angazhimin e saj, ajo u kritikua pёr pikёpamjen e saj konservative. Politikёn e abortit tё shumё vendeve e quajti "rrezik mё tё madh pёr paqen nё botё". Nё momentin kur nё Irlandё duhet tё votohej pёr legalizimin e divorcit, ajo ftoi irlandezёt tё votonin kundёr.

Nёёn Tereza vdiq mё 5 shtator 1997, pak ditё pas vdekjes sё princeshёs Diana, vdekje tё cilёn ajo e priti me keqardhje. U varros nё Kalkutё nёn pjesёmarrje tё madhe tё opinionit botёror.

"Yesterday is gone. Tomorrow has not yet come. We have only today. Let us begin."  [Mutter Theresa]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.