|
| |
|

|
Lutje tё Nёnё Terezёs
Nёnё Tereza ishte njeri fjalёpak.
Si motёr nderi, mёnyra mё e rёndёsishme e shprehjes pёr
tё ishin lutjet, nga tё cilat kemi pёrmbledhur vetёm disa: |
O At, ti na ke
thёnё se Ati ynё nё qiell do tё kujdeset pёr ne, ashtu
siç kujdeset pёr vijat nё fushё dhe zogjtё nё qiell.
Ti qё nuk kishe tё paktën njё vend pёr ta shtrirё kokёn tёnde tё
lodhur, bёhu mёsuesi ynё. Na mёso
tё kemi besim nё parashikimin e Zotit dhe na ndihmo ta mundim lakminё tonё
njerёzore.
Lakmia nuk ka bёrё . Na
jep fuqi tё tё falemi tё tёrё, duke u bёrё mjet pёr
plotёsimin e vullnetit Tёnd. Bekoje pёrdorimin e parasё
nё botё, nё mёnyrё qё tё varfёrit tё kenё pёr tё ngrёnё,
tё zhveshurit pёr t'u veshur, që tё
varfёrit tё mund tё strehohen dhe tё sёmurёt tё
shërohen. Dhe Zot, na jep shpirtin Tёnd tё shenjtё,
nё mёnyrё qё ne tё njohim qartё pёrmes besimit qё ti na
jep se para teje
jemi mё tё vlefshёm se çdo zambak i bukur apo çdo laureshё
që këndon.
[Kreu
i faqes]
 |
I dashur Zot, ti mё ke dhёnё guxim pёrmes besimit qё
merr nga unё.
Mё lejo t'i dua tё gjithё tё padёshiruarit,
ashtu siç mё do Ti mua. Na
lër të bëhemi pjesё nё pasurinё e dashurisё tёnde.Atёherё edhe ne do ta pranojmё njёri-tjetrin.
Mё i dashuri Zot.
Ty do tё tё shoh sot dhe çdo ditё, tё mishёruar
te tё sёmurit e tu, dhe deri sa unё
kujdesem pёr ta, unё do t'i pakёsoj dhimbjet
e tua.
Nёse ti fshihesh edhe nё mantelin e
shqyer tё tё
neveriturit, tё atij qё kёrkon, tё tё
paarsyeshmit, duhet tё tё zbuloj dhe tё them:
"Jesu Krishti, pacienti im,
sa ёmbёl ёshtё tё të shёrbesh
Ty."
Zot, më jep njё besim tё dukshёm,
atёherё puna ime kurrё nuk do tё jetё mundim dhe unё do tё gjej shokё tё
rinj, nё pёrfilljen e trilleve,
nё pёrmbushjen e dёshirave tё tё gjithё tё varfёrve
tё pёrvuajtur. Ju tё dashur tё
sёmurё, ju mё jeni dyfish tё shtrenjtё,
sepse te ju shoh mishёrimin e Jezu Krishtit;
dhe çfarё mёshire e madhe ёshtё pёr mua tё
kujdesem
pёr ju. Mё i dashur Zot, mё
ndihmo ta kuptoj
dinjitetitn e thirrjes sime tё lartё,
me tё gjitha detyrimet e saj. Mos lejo kurrё qё tё bёhem
e padenjë kundrejt saj,
duke rёnё nё tё ftohtё, nё
pahare apo nё padurim.
Dhe, o Zot, meqё ti Jezu
Krisht je pacienti im,
bёhu i mёshirshёm edhe ti, Jezu Krishti im i
durueshёm,
mё fal pёr gabimet e mia
dhe shiko vetёm nё vullnetin tim,
i cili pёrpiqet tё tё dojё Ty,
tё të shёrbejë nё personin
e çdo tё sёmuri. Zot, forcoje
besimin tim, beko veprimin dhe punёn time,
tani e pёrgjithmonё. |
[Kreu
i faqes]
Bekuar qofsh
o Zot! Ti qё jetёs sime i solle aq shumё gёzim.
Unё qesh kur shoh pasurinё e bekimeve të tua.
Sytё e mi qeshin kur shohin se ngopen fёmijёt e uritur.
Buzёt e mia tё plakura qeshin kur shohin se
si njerёzit kuptojnё se si pёrdoren
prej Teje.
Shpesh, Zot, unё qesh me gjithë
shpirt sё
bashku me motrat, kur shohim se çfarё je Ti nё tё vёrtetё.
Dhe çdo ditё qeshim me gёzimin qё na jep kur ne tё kёndojmё
kёngё lavdёrimi.
Tё falenderoj pёr kёtё qeshje tё mrekullueshme dhe tё hareshme,
o Zot. Amen.
[Kreu
i faqes]
|