Shtypi
Lart Komiteti Nobel Letėr e hapur Shtypi

 

press


 

Udhёrrёfyesit

Artikuj shtypi mbi Rigoberta Menēu

Raportet nё vazhdim tё shtypit janё tё vitit 1992, vit ky nё tё cilin Rigoberta Menēu fitoi Ēmimin Nobel pёr Paqe. Ato pёrshkruajnё parahistorinё e nderimit dhe reagimet nё Guatemalё.

Teksti 1: Parahistoria e ndarjes sё Ēmimit Nobel Rigoberta Menēusė

Teksti 2: Reagimet nё Guatemalё pas dhėnies sё Ēmimit

Artikuj tё tjerё shtypi mbi dhėnien e Ēmimit Nobel Rigoberta Menēusė anglisht mund tё gjeni nё faqen Press.

Parahistoria e dhėnies sё Ēmimit Nobel

Rigoberta Menēu publikoi gjatė ekzilit nė Meksikė nё vitin 1983 librin tashmė tё pёrkthyer nё dhjetё gjuhё "Yo, Rigoberta Menchś". Ajo themeloi bashkё me refugjatё tё tjerё "Pёrfaqёsimin e Bashkuar tё Opozitёs Guatemalase" (RUOG), qė pёr njё kohё tё gjatё pёrfaqёsoi si organizatё e vetme popullsinё guatemalase pranё Komisionit tё Kombeve tė Bashkuara pёr tё Drejtat e Njeriut. Qё nga viti 1987 (...) ajo merr pjesё aktivisht nё "Dialogun Kombёtar", nё bisedimet e ndёrmjetёsuara nga kisha dhe politikanё tё huaj tё pajtimit mes qeverisё dhe guerilasve. Katёr universitete ndёrkombёtare e dekoruan Rigoberta Menēunė me titullin Doktor Nderi. Njё ēmim iu dha edhe nga UNESCO-ja.

Propozimi pёr shpёrblimin e luftёs sё palodhur pёr tё drejtat e popujve indigjen tё Rigoberta Menēusė me Ēmimin Nobel pёr Paqe doli nga njё vendim i Partisё Socialiste tё Italisё i vitit 1989. Nё vitin 1991, gjatё takimit tё dytё fushatёs latino-amerikane "500 vjet rezistencё e popujve indigjenė, zezakё dhe rezistencё popullore", merret vendimi pёr regjistrimin formal tё kandidimin pranё Komitetit tё Ēmimit Nobel nё Oslo. Tė nderuarit e mėparshėm me kėtė ēmim Aldolfo Peres Eskuivel, Oskar Arias dhe peshkopi Desmond Tutu u shprehёn haptazi pёr kandidimin. Nё shumё vende tё Evropёs, Kanada, SHBA dhe nё Japoni u themeluan komitete pёr pёrkrahjen e kandidaturёs. (...)

Ndёrsa nė Guatemalё fushata pёrparon shumė ngadalё. E madhe ёshtё frika nga raprezaljet pёr t'u shprehur publikisht pёr gruan e etiketuar nga presidenti Serrano si "shoqe e terroristėve". Pėr tė penguar kandidaturėn e Menēusė dhe pėr ta quajtur "turp kombёtar" propozimin pёr dhėnien e Ēmimit Nobel njё indianeje guatemalase, njё anėtareje tё popullit indigjen, organizatat e ndryshme konservatore bёnė madje edhe njё kundёrpropozim: Kandidatja e tyre ёshtё kryetare e njё shoqate pёr persona tё verbёr dhe me tё aftėsi tė kufizuara dёgjimi; por qė ishte nė radhė tė parė e bardhė. 

[Kreu i faqes]

Vetёm nё verёn tё vitit 1992, edhe konferenca e peshkopёve katolikё dhe sindikata e profesorėve tė universiteteve u shpreh pёr kandidaturёn e Menēusė. 15 korrik, pёrfaqёsues tё grupeve tё ndryshme politike, fetare dhe kulturore publikuan njё "campo pagado", njё reklamё tё paguar nё gazetёn e  pёrditshme "La Hora", kun u shprehёn pёr kandidimin e Menēusė.

Tingujt e muzikёs sё marimba-s, kitarёs dhe flautit nuk dёgjoheshin pothuajse fare nga duartrokitja e pandёrprera tė afro 1000 simpatizantёve nё momentin kut Rigoberta Menēu hyri nё sallёn e pritjes sё aeroportit "La Aurora" pasditen e 11 korrikut 1992 dhe shkeli tokёn e qytetit tё Guatemalёs. "Njė ndёr ēastet mё tё lumtura qё mund tё pёrjetojė njё zemёr njeriu, ėshtė edh kthimi nё vendlindje", shprehet indiania quiché 33 vjeēare nё njё fjalim tё improvizuar. "Sot ne jemi tё bashkuar, ashtu siē na kanё mёsuar paraardhёsit tanё. Gjithё ata qё kanё lindur nё kёtё copё tokё, e cila na pėrket tё gjithёve."

Ёshtё vizita e parё zyrtare e Rigoberta Menēusė nё vendlindje qё nga braktisja e saj nё vitin 1981. Ka ardhur tё diskutojė me organizata tё ndryshme tё indigjenёve mbi ķdentitetin dhe dhe tё drejtat e banorёve autokton latino-amerikanė. Bisedimet duhet tё pёrgatisin mbledhjen e Komisionit tё Kombeve tė Bashkuara kundёr diskriminimit dhe pёr mbrojtjen e pakicave, nё tё cilёn merr pjesё si gruaja e parё indigjene edhe Menēu (pasardhёse e banorёve tё lashtё).

Rruga shndёrrohet nё rrugё emocionesh. Ndėrkohė qė shumё njerёz nё rrugё dhe mё vonё edhe nёpёr fshatra festojnё kthimin e Menēusė, qysh gjatё rrugёs nga aeroporti pёr nё qendёr tё qytetit shfaqen nёpёr muret e shtёpive parullat e saposhkruara, sipas tė cilave organizatat popullore tё Guatemalёs dhe zonja Menēu quhen bashkėpunėtorė tė guerilasve. Mėngjesin tjetėr, nё vendbanimin Chimaltenango, me veturёn e Menēusė pёrplasen dy fuoristrada me xhama tė errėt – pёrpjekja e parё nga gjithsej tri sulme tė ushtruara ndaj saj gjatė qėndrimit prej vetėm pesė ditėsh. 

[Reimar Paul, : Evangelische Zeitung, 1. November 1992]

[Kreu i faqes]

Reagimet nё Guatemalё pėr dhėnien e ēmimit

Qindra fshatarё tё fshatit malor tё Guatemalёs San Marcos e brohoritėn tё entuziazmuar nobelisten e tyre Rigoberta Menēu. Rrugёt u bllokuan nga turma e njerёzve tё gёzuar. Ata ishin mbledhur pёr ta parё aktivisten 33 veēare pёr tё drejta tё njeriut, e cila nё Guatemalё koordinon tani pėr tani aksionet e protestave kundёr festimeve pёr nder tё 500 vjetorit tё ardhjes sё Kolombit nё Amerikё.

"Ajo ёshtё njё nga ne, ajo ёshtё grua qё lufton", u shpreh Usta Kuia Fuentes, e cila kishte ardhur nё kёmbё nga njё fshat fqinj. E emocionuar iu drejtua masёs nga dritarja e veturės, me tė cilėn kthehej nga kryeqyteti nё San Marcos. Pas njoftimit pёr dhėnien e Ēmimit Nobel ajo kishte qёndruar shumė pak nё kryeqytet. "Njerёzit e mi mё presin", u tha gazetarёve.

Qeveria e vendit tё ballafaquar me luftёn mё tё gjatё qytetare nё Amerikёn Qendrore reagoi nё mёnyrё tё pёrēarё mbi vendimin e Komitetit tё Ēmimit Nobel. Nё njё deklaratё zyrtare tё zyrёs sё presidentit Jorge Serrano thuhet se zonja Menēu mund ta pёrdorё "ndikimin dhe aotoritetin e dekorimit" pёr gjetjen e njё zgjidhjeje paqёsore pёr Guatemalёn. Ministri i jashtёm Park ndėrkohė deklaroi se ai ishte kundёr nderimit tё Menēusė, "sepse ajo u pёrket grupeve qė rrezikuan Guatemalёn". (...)

Zёdhёnёsi i organizatёs guerile Rezistenca e Bashkuar Kombёtare e Guatemalёs, Miguel Sandoval, foli nё qytetin e Meksikės pёr "lajmin e parё tё mirё qė banorёt e lashtё tё Guatemalёs kanё marrё 500 vjetёt e fundit". Edhe Oskar Arias, ish president i Kostarikёs dhe i nderuar i Ēmimit Nobel pёr Paqe tё vitit 1987, e quajti vendimin e jurisё "njohje tё 500 vjetёve tё mospёrfilljes dhe diskriminimit".

[AP, 18 tetor 1992]

[Kreu i faqes]

Rigoberta Menēu ka kёrkuar reforma thelbёsore nё Guatemalё, tё cilat do tė bėnin tė mundur pjesёmarrjen e drejtё tё shumicёs indiane tё popullsisё nё qeveri. Sipas saj, qeveria duhet tė respektojė kёrkesat e banorёve tё lashtё. "Pjesёmarrje e vёrtetё e indianёve nёnkupton domosdoshmёrinё e ndryshimit tё disa rregullave kёtu."

Zonja Menēu tha mё tej se ajo dёshiron tё pengojė harrimin e protestave kundёr festimeve me rastin e 500 vjetorit tё zbulimit tё Amerikёs nga Kolombi. Sipas saj, Ēmimi Nobel duhet tė ruajė tё zgjuar vёmendjen pёr shtypjen e indianёve. Zonja Menēu nuk pranoi tё quhej pėrfaqėsuese e indigjenёve: "Askush nuk ka autoritet politik dhe moral tё vendosё sot tė pёrfaqёsoj indianёt." Njё vendim tё tillё duhet ta marrin grupet bazё nė vend.

"Mashtrimi, kokёfortёsia, meskiniteti dhe egoja e pushtetarёve e kanё korruptuar shoqёrinё dhe kanё bёrё qё njerёzit tё besojnё se ata janё zotėr tё tokёs – e jo fёmijёt e saj", vazhdon nobelistja. Presidentin e shtetit tё Guatemalёs Jorge Serrano ajo e akuzoi se ka fshehur qёndrimin e tij tё vёrtetё rreth dhėnies sё ēmimit. Menēu tha nё vazhdim se ka pranuar urime tё shumta nga jashtё, para se presidenti tė kujtohej ta merrte nё telefon. Megjithatė, ajo shpreson se akuzat e ushtrisė qė e quajnė komuniste apo aktiviste nė rezistencėn e armatosur, do tė marrin fund. Me akuza tё tilla, shprehet ajo, forcat e armatosura "sulmojnё vetё Ēmimin Nobel pёr Paqe".

[Reuter, 19 tetor 1992]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.