|

|
Rigoberta
Menēu Tum
Fjalimi me rastin e dhėnies
sё Ēmimit Nobel pёr Paqe (fragmente)
[Oslo,
10 dhjetor 1992]
[Fjalimin
e tёrё nё anglisht mund ta gjeni nё faqen Nobel
Prize] |
Jam
e prekur thellё, por edhe krenare
qё Ēmimi Nobel pёr Paqe i vitit 1992 mё ёshtё
dhėnė mua. E prekur thellё
personalisht dhe krenare pёr vendin tim dhe
kulturёn e tij shumё tё lashtё, pёr vlerat
e shoqёrisё dhe popullit qё i
pėrkas, pёr dashurinё ndaj tokёs sime dhe nёnёs natyrё.
Ata qё e kuptojnё kёtё, e respektojnё jetёn
dhe pёrkrahin luftёn pёr arritjen e kёtij qёllimi.
Kёtё Ēmim nuk e kuptoj si nderim personal, por si fitore
tё madhe tё luftёs pёr paqe, pёr tё drejtat njerёzore dhe
tё drejtat e popujve indigjenė, tё cilёt
plot 500 vjet me radhё u dёbuan
dhe u bёnё viktimё e gjenocidit, shtypjes dhe
diskriminimit...
Ēmimi Nobel... na nxit tё ecim pёrpara, tё tregojmё
pёr shkeljet e tё drejtave tё njeriut qё ushtrohen mbi
popullin nё Guatemalё, nё Amerikё dhe nё
botё, dhe tё luajmё rol pozitiv nё angazhimin pёr
zgjidhjen e problemeve emergjente nё
vendin tim, d.m.th. nё vendosjen e paqes dhe
drejtёsisё sociale.
Ēmimi
Nobel ёshtё simbol i paqes dhe i pёrpjekjes pёr ndёrtimin
njё demokracie tё mirёfilltё. Ai do
tė stimulojė
forcat qytetare, nё mёnyrё qё
qё
ato, nėpėrmjet
barazisė
kombёtare, tё mund
tė ndihmojnё procesin e bisedimeve,
i cili pasqyron dёshirёn e
pёrgjitshme tё shoqёrisё guatemalase nё kёrkim tё paqes, edhe pse ai
tani pėr tani nuk mund tё
shprehet pёr shkak tё frikёs: Dёshirёn pёr themelimin e njё
baze politike
dhe juridike, e cila do t'i jepte impulse tä pakthyeshme zgjidhjes sё asaj qё ka
shkaktuar konfliktin e brendshёm tё armatosur. Nuk ka asnjё
dyshim se ai jep njё sinjal
shprese nё luftёn e popujve indigjenė nё tёrё
kontinentin...
[Kreu
i faqes]
Rёndёsia e kёtij
ēmimi
duket edhe nё urimet qё kam marrё nga
tё
gjitha
anёt e botёs, nga
kryetarėt e shteteve, praktikisht nga
tё
gjithё presidentėt amerikanё,
nga
organizatat e popujve indigjenё
dhe organizatave
pёr tё drejtat e njeriut nga e gjithё bota...
Nё kundёrshtim me kёtё
dhe nё mёnyrё paradokse,
vendi im, ku kam hasur nё kundёrshtimet e
mёdha tė disa njerёzve,
ka
reaguar nё mёnyrё tё rezervuar dhe mospёrfillёse ndaj
dhėnies sё Ēmimit Nobel
njё indianeje
quiché.
Ndoshta edhe ngaqė nė
tё
gjitha shtetet e Amerikёs Latine,
pikёrisht Guatemala ёshtё
vendi,
ku
diskriminimi i popullit indigjen,
i grave dhe shtypja e dёshirёs pёr liri janё tё rrёnjosura thellё...
Me dhimbje tё thellё nga njёra
anё,
dhe me kёnaqёsi nё anёn tjetёr dua t'ju
them se ky Ēmim Nobel
pёr Paqe i vitit 1992 duhet tё qёndrojё pёrkohёsisht nё
qytetin
e
Meksikёs
dhe tё presё nё njё lloj roje tё vdekurish
deri
nё arritjen e paqes nё
Guiatemalё...
Dua tё them disa fjalё nё emёr tё tё gjithё atyre, zёri i tё
cilёve nuk mund tё dёgjohet apo tё cilёt shtypen
ngqė duan tė shprehin mendimin e tyre, nё emёr tё tё gjithё atyre, tё cilёt
janё pёrjashtuar nga shoqёria, diskriminuar,
jetojnё nё varfёri, nё emёr tё tё gjithё atyre, tё
cilёt janё viktimё e shtypjes dhe shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut.
Nё emёr tё atyre, tё cilёt megjithatё kanё qёndruar me shekuj tё
tёrё, qё nuk e kanё humbur ndёrgjegjen e tyre,
mёnyrёn e vendosjes dhe shpresёn.
Tё nderuara zonja dhe zotёrinj, ju lutem mё lejoni tё them disa
fjalё rreth vendit tim dhe kulturёs sё fiseve Maja.
Populli Maja jetonte nё njё sipёrfaqe prej mbi 300.000
kilometrash katrorё; popullonte pjesё tё
Meksikёs sё Jugut, Belizesė,
Guatemalёs si dhe Hondurasit dhe El Salvadorit;
u zhvillua njё kulturё shumё e pasur nё fushёn e organizimit
politik, nё atё sociale dhe ekonomike;
pjesёtarёt Majat ishin shkenctarё tё
mёdhenj nё fushat e matematikёs, astronomisё,
bujqёsisё, arkitekturёs dhe inxhinierisё;
ata ishin artistё tё mёdhenj nё fushёn e skulpturёs, pikturёs
dhe tё gdhendjes...
Parashikimet e tyre astronomike tё bazuara nё llogaritjet
matematikore dhe vёzhgimet shkencore ishin dhe janё ende befasuese.
Ata kishin njё kalendar mё tё saktё seē ishte ai gregorian...
Sot ёshtё me rёndёsi tё theksohet
respekti i thellё, tё cilin kultura Maja i dhuroi jetёs
dhe natyrёs nё pёrgjithёsi.
[Kreu
i faqes]
Kush mund tё thotё se sa
zbulime dhe zhvillime tjera shkencore do tė arrinin kёta njerёz po tё mos ishin
mbuluar me gjak dhe zjarr dhe po tё mos kishin qenё tё nёnshtruar etnocidit,
i cili gjatё 500 vjetёve ka prekur rreth
50 milionė nerёz.
Rёndёsinё e kёtij Ēmimi Nobel dua ta pёrshkruaj nё
radhė tё parё
si njё dedikim pёr popujt indianё,
tё cilёt u viktimizuan dhe u zhdukёn,
vetėm ngaqė synuan njё jetё dinjitoze dhe tё drejtё
nė vёllazёrim dhe mirёkuptim
ndёrmjet njerёzve...
Ai ėshtė edhe shenja pёr rritjen e interesimit dhe
mirёkuptimit ndёrkombёtar pёr tё drejtat autoktone tё popujve,
pёr tё ardhmen e mё shumё se 60 milionė
indianёve qė etojnё nё Amerikёn tonё,
dhe pёr kryengritjen e tyre pas shtypjes 500 vjeēare,
tё cilёn ishin tё detyruar ta duronin;
pёr gjenocidet e pashembullta, nga tё cilat ata vuajtёn
njё kohё shumё tё gjatё, dhe nga tё cilat
pėrfituan vendet e tjera dhe elitat amerikane...
Ai ėshtė njohja e fajit evropian ndaj
popujve indigjenė tё Amerikёs; ai ёshtё apel drejtuar
ndёrgjegjes sё njerёzimit, nё
mёnyrё qё tё mund tё zhduken kushtet e marxhinalizimit
qė e kanė shtyrė atė tё kolonializojё dhe tё
shfrytёzojё; ai ёshtё klithmё pёr jetё,
paqe,
drejtёsi, barazi dhe vėllazёrim mes
njerёzve...
Toka ėshtė rrёnja dhe burimi i kulturёs sonё.
Ajo ruan kujtimet tona, pranon paraardhėsit
tanё dhe kёrkon pёr kёtё arsye qё ta nderojmё dhe
t'i kthejmё prapё me dashuri
dhe respekt tё mirёn qė ajo na jep neve.
Ne duhet tё kujdesemi pёr tё dhe ta ruajmё nёnёn tokё, nё mёnyrё
qё fёmijёt dhe nipat tanё tė vazhdojnė tė pėrfitojnė
prej saj.
Nёse bota nuk mёson tani ta respektojё natyrёn,
ēfarё tё ardhmeje do tё kenё atёherё
brezat qё do tė vijnё?...
Po tё ishin nё gjendje kultura indiane dhe ajo evropiane pёr
njё shkёmbim paqёsor dhe harmonik, pa shkatёrrim,
shfrytёzim, diskriminim dhe varfёri, ato padyshim do tё ishin nё gjendje tё
arrinin vyrtyte mё tё vlefshme pёr njerёzimin.
[Kreu
i faqes]
Ne nuk duhet tё harrojmё kohёn kur evropianёt erdhёn nё Amerikё
dhe gjetёn kultura tё lulёzuara dhe tё
forta. Nuk mund tё flitet pёr njё zbulim tё Amerikёs,
sepse mund tė zbulosh vetёm diēka tё panjohur apo tё fshehur. Amerika
dhe kulturat e saj indigjene kishin zbuluar veten shumё kohё
para fundit tё Perandorisё Romake dhe Evropёs Mesjetare.
Kulturat e saj pёrbёjnё njё pjesё tё trashёgimisё njerёzore dhe akoma mahnisin
tё arsimuarit.
Unё mendoj se ёshtё e nevojshme qё
populli i indianёve, tё cilit unё i pėrkas, tё kontribuojё me shkencёn dhe
njohuritё e tij nė zhvillimin e njerёzimit, sepse ne kemi
potencial gjigant dhe mund ta integrojmё trashёgiminё
tonё shumё tё vjetёr nё arritjet e kulturёs nё Evropё si dhe nё pjesёt
e tjera
tё botёs...
Ne indianёt jemi tё gatshёm ta lidhim traditёn me modernizimin,
sidoqoftė jo me ēdo ēmim. Ne nuk do ta
tolerojmё dhe nuk do ta lejojmё shndёrrimin e tё ardhmes sonё nё rojtar
tё mundshёm tё projekteve etno-turistike
nё nivelin kontinental...
Tё nderuara zonja dhe zotёrinj, mё
lejoni tė them disa fjalё tё sinqerta mbi vendin tim.
Interesimin qё ka tёrhequr ky Ēmim Nobel pёr Paqe mbi Guatemalёn
do tё duhej tё sillte me vete ndёrprerjen e injorimit tё
shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut nё fushёn ndёrkombёtare.
Ai do tё nderojė edhe ata qė kanё
vdekur nё luftёn pёr drejtёsi sociale dhe drejtёsi nё vendin tim.
Kudo nё botё dihet se populli i Guatemalёs,
gjatė luftёs sё tij nё tetor tё vitit 1944
arriti tė fillonte njё fazё demokratike, ku
institucionaliteti dhe tё drejtat e njeriut pёrbёnin filozofinё dominuese.
Nё atё kohё Guatemala pёrbёnte nё
kontinentin amerikan njё rast tё jashtёzakonshёm pёr shkak tё luftёs pёr
sovranitet tё plotё kombёtar. Megjithatė nё vitin 1954,
njё komplot i qendrave tradicionale kombёtare, trashёgimi
e kolonializmit dhe interesave tё fuqishme tё huaja,
rrёzuan regjimin demokratik dhe instaluan sistemin e vjetёr shtypёs
qė ka shoqėruar historinё e vendit tim.
Nёnshtrimi ekonomik, social dhe politik gjatė Luftёs sё
Ftohtё ishte ai qė solli konfliktin e armatosur.
Shtypja e organizatave tё popullit,
partive demokratike dhe e intelektualёve, nё Guatemalё
filloi shumё kohё para fillimit tё luftёs. Kёtё nuk
duhet ta harrojmё.
[Kreu
i faqes]
Nё pёrpjekjen
pёr thyerjen e rezistencёs, diktaturat kanё
kryer mėnxyrat mё tё
tmerrshme. Ato kanё rrafshuar fshatrat me tokё,
kanё vrarё mijёra bujq, kryesisht
indianё, qindra sindikalistё dhe studentё,
intelektualё tё njohur dhe politikanё,
priftёrinj dhe murgesha. Gjatё gjithė pёrndjekjes
sistematike nё emёr tё sigurisё kombёtare u dёbuan me dhunё nga tokat e
tyre njё
milion bujq, 100.000 u detyruan tё arratiseshin nё
vendet fqinje. Nё Guatemalё sot
ekzistojnё gati 100.000 jetimё dhe mbi 40.000
tё gra tё veja... Ne e dimё,
unё vetё kam mbijetuar pas masakrёs mbi familjen time.
Vendi ra nё njё krizё tё pёrmasave tё panjohura mё parё dhe
ndryshimet globale detyruan dhe nxitėn ushtrinё pёr
tė lejuar hapjen politike qė do tė thoshte njė kushtetutė e re... Kёtё qeveri tё re ne e kemi
qysh prej tetё vjetėsh dhe nё drejtime tё caktuara u ndėrmorėn
hapa tė rėndėsishėm.
Pavarėsisht nga kėto hapa, ende ekziston shtypja dhe shkelja e tё drejtave tё njeriut nё mes tё njё krize ekonomike, e
cila bėhet ēdo ditё mё akute, deri nё atё masё, saqё sot, 84%
e popullsisё jeton nё varfёri dhe rreth 60%
nё varfёri tё plotė. Dёnimi dhe terrori
ende i pengojnё
njerёzit tė shrehin lirisht hallet dhe kёrkesat e tyre.
Konflikti i brendshёm i armatosur vazhdon ende...
Ёshtё e domosdoshme, qё pikėrisht kёtu nё Oslo
tё arrihet nё pёrfundimin se ēёshtja e tё drejtave tё njeriut
nё Guatemalё tani ėshtė problemi mё urgjent dhe qė duhet zgjidhur sa mё
parё... Siē kanё arritur nё pёrfundim edhe institucionet
ndёrkombёtare si United Nations
Commission on Human Rights, Interamerican Commission of Human Rights
dhe shumё organizata tё tjera humanitare,
Guatemala bёn pjesё nё vendet amerikane me numrin mё tё madh tё shkeljeve tё tё
drejtave tё njeriut...
Demokracia nё Guatemalё duhet tё vendoset
sa mё parё, nė pėrputhje tė plotė me tė
drejtat e njeriut. Ne duhet
ti japin fund racizmit, tė garantojmё nё tė
gjithё vendin
lirinё e bashkimit dhe tolerancёn. Shkurt, ёshtё urgjente
hapja e tё gjitha fushave nё njё shoqёri qytetare multietnike
me tё gjitha tё drejtat, ēmilitarizimi i vendit dhe
krijimi i bazёs pёr zhvillim, nё mёnyrё qё ai tё lirohet
nga zhvillimi i ulёt i sotёm dhe varfёria...
[Kreu
i faqes]
Nё shoqёrinё e re tё Guatemalёs
duhet tё bėhet njё riorganizim thelbёsor nё aspektin e
pronėsisė sё tokёs, nё mёnyrё qё tё
bėhet i mundur shfrytёzimi i potencialit
bujqёsor dhe rikthimi i tokave tё konfiskuara pronarёve tė
ligjshėm...
Jo mё pak e rёndёsishme pёr demokracinё ёshtё barazia sociale. Kjo kёrkon
zgjidhje pёr problemet si vdekshmёria foshnjore, uria, edukimi dhe pagat, tё
cilat nuk mjaftojnё pёt tё jetuar...
U bėj apel tё gjithё
faktorёve socialė dhe etnikė qё
pёrbёjnё popllin
e Guatemalёs,
qё tё ndikojnё nё mёnyrё aktive nё gjetjen e njё
zgjidhjeje
paqёsore pёr konfliktin e armatosur, tё themelohet
njё njёsi efektive,
e
pёrbёrё nga
latinos,
zezakёt
dhe indianёt...
Njёkohёsisht ftoj bashkёsinё ndёrkombёtare
qё tё ndikojё
nėpėrmjet aksioneve
pёrkatёse nё kapėrcimin e diferencave mes palёve nё konflikt, tё cilat bllokojnё
bisedimet, nё mёnyrё
qё tё nёnshkruhet nё
radhė tё parё njё
marrёveshje
pёr tё drejtat e njeriut...
Sot ne duhet tё luftojmё pёr njё botё mё tё mirё, pa varfёri, pa racizёm, me
paqe nё Lindjen e Mesme dhe nё Azinё Juglindore, ku drejtohem
me lutje pёr lirimin e Aung San Suu Kyija,
nobelistit
tё
vitit 1991;
pёr
njё zgjidhje tё drejtё dhe paqёsore nё Ballkan; pёr pёrfundimin e aparteidit
nё Afrikёn e Jugut; pёr stabilitet nё Nikaragua,
nё mёnyrё
qё tё respektohet marrёveshja e paqes nё Salvador; pёr rivendosjen e
demokracisё nё Haiti; pёr sovranitetin e plotё tё Panamsё...
[Kreu
i faqes]