|
|
|
|
Jeta nё plantacione ishte e rёndё. Njerёzit jetonin në kasolle tё stёrmbushura, pa ujё tё pijshëm dhe banjo. Fёmijёt detyroheshin tё futeshin herёt me punё, nё tё nuk u jepej pёr tё ngrёnё. Rigoberta Mençu filloi tё punonte nё plantacione qysh nё moshёn tetё vjeçare. Dy vёllezёr tё saj vdiqёn nga pesticidet qё u spёrkatёn, ndërsa punёtorёt punonin nё plantacione, kurse i treti vdiq nga uria. Indianёt autoktonё tё Guatemalёs nuk kishin tё drejta qytetare. Ato ishin rezervuar pёr njerёzit me prejardhje spanjolle. Në këtë mënyrë i ishin hapur dyert sundimit arbitrar. Guatemala bёn pjesё vendet me histori mё tё hidhur tё shkeljeve tё rёnda tё tё drejtave tё njeriut. Babai i Rigoberta Mençusë, Vincenti, udhëheqësi i lёvizjes sё bujqёve, u vra nё kohёn kur qeveria e udhёhequr nga ushtarakёt dhe pronarёt e mёdhenj tё tokave filluan t'i dёbonin me dhunё dhe t'u merrnin pasurinё indianёve. Ai kishte shkruar njё numёr tё madh peticionesh, tё cilat mbetёn tё pasukseshme. Kjo u pasua nga protestat e indianëve për të siguruar tokat, nё tё cilat jetonin dhe qё pjesёrisht i kishin trashёguar nga stёrgjyshёrit e tyre. Pasojё e gjithё kёsaj ishin protestat pёr sigurimin e tokave tё indianёve, nё tё cilat ata kishin jetuar dhe punuar mё parё. Pёr shkak tё angazhimit tё tij, Vincente Mençu u arrestua dhe u burgos disa herё. Nё vitin 1979 u arrestua, keqtrajtua dhe u dogj para familjes sё tij nga ushtarёt vёllai 16 vjeçar i Rigoberta Mençusë, Petrocinio. Nё vitin 1980 vdiq Vincente Mençu bashkё me 38 udhёheqёs tё tjerё indianё nё zjarrin brenda ambasadёs spanjolle, ku bashkё me tё indianё të tjerё protestonte kundёr shkeljes sё tё drejtave tё njeriut. Edhe e ёma e Rigoberta Mençusë u angazhua aktivisht nё lёvizjen opozitare. Njё vit më vonë edhe ajo u arrestua, u keqtrajtua, u dhunua dhe u vra. Ajo vetё ishte aktive nё lёvizjen e tё atit, Komitetin e Bashkuar tё Fshatarёve, dhe e kёrkuar nga organet shtetёrore. Pas vdekjes sё tё ёmёs u arratis nё Meksikё. Atje i diktoi nё vitin 1983 njё antropologeje autobiografinё e saj: "Unё...Rigoberta Mençu", e cila nuk shpalos vetёm historinё e vet, por edhe atё tё jetёs dhe zakoneve tё indianёve tё Guatemalёs (shih këshillë për lexim). Ky libёr dhe fushata e udhёhequr nga Rigoberta Mençu pёr drejtёsi sociale tёrhoqi vёmendjen e opinionit botёror nё konfliktin mes indianёve dhe shtetit ushtarak tё Gatemalёs. Nё vitin 1992 Rigoberte Mençu u nderua si më e reja e nderuar me Çmimin Nobel pёr Paqeishte indiania e parё nё historinё e Çmimit Nobel. Vendimi nuk ishte i pakontestueshёm, pasi qёndrimi i saj mbi dhunёn gjatё viteve tё rezistencёs mbeti ambivalent. Me tё ardhurat e Çmimit nё vlerё prej 1,2 milionë dollarё ajo themeloi fondacionin me emrin e babait pёr tё vazhduar mё tej luftёn pёr tё drejtat e indianёve tё Guatemalёs. Angazhimi i saj ka bёrё ndёr tё tjerash qё Kombet e Bashkuara ta shpallin vitin 1993 si "vit ndёrkombёtar pёr tё drejtat e popujve indogjenё".
Pёrshkrim (teksti i botuesit): "Rigoberta Mençu, 26 vjeçarja indiane e fisit Quiché, raporton pёr jetёn e saj. Ajo flet pёr ritualet dhe zakonet e popullit tё saj, raportin me "nёnёn natyrё", katёr elementet dhe ceremonitё e tyre. Ata praktikojnё ritualet e paraardhësve të tyre njё herё nё javё dhe njё herё nё javё ritualet e kishёs katolike. Qё nё fёmijёri ajo mёsohet t'u qёndrojё besnike paraardhёsve tё saj, rrёnjёs, traditёs dhe kulturёs tё saj. Familja e saj jetoi disa muaj nё vit nё fushё ku punonte tokёn. Mё pas u detyrua tё punonte nё plantacione tё mёdha, nё tё cilat prodhohej kafe dhe pambuk pёr eksport. Rigoberta filloi tё punonte qysh nё moshёn 8 vjeçe. Nё vitin 1973 arrestohet pёr herё tё parё i ati, ndёrsa "zotёrinjtё e pasur" marrin rolin e inxhinierёve dhe u tregojnё bujqve pa titull mbi tokёn se duhet tё shkojnё ose tё punojnё si punёtorё. Babai i saj kalon nё ilegalitet dhe vritet mё vonё ashtu si e ёma dhe njёri nga vёllezёrit. Fillon angazhimin nё CUC (Qendra pёr Bashkimin e Punёtorёve tё Tokave) dhe organizon fushata nё komunat e tjera." "I rekomanduar pёr lexim para sё gjithash, ngaqë njё person i dёnuar trefish si indiane, grua dhe e varfёr mori guxim tё mendonte, tё ushtronte rezistencё, tё qёndronte, tё thoshte "unё": 'Dhe kёshtu zgjoi vetёdijen tek unё.'" [Erich Hackl in: Die Zeit]
|
|
Temat:
Të
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitë
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qëndrueshmëria
|